{"id":716215,"date":"2024-12-23T09:19:07","date_gmt":"2024-12-23T08:19:07","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=716215"},"modified":"2024-12-23T09:19:07","modified_gmt":"2024-12-23T08:19:07","slug":"mandarinat-me-pesticide-ministria-e-bujqesise-gjoba-dhe-bllokim-aktiviteti-per-shkelesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/12\/23\/mandarinat-me-pesticide-ministria-e-bujqesise-gjoba-dhe-bllokim-aktiviteti-per-shkelesit\/","title":{"rendered":"Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb: Gjoba dhe bllokim aktiviteti p\u00ebr shkel\u00ebsit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-716216\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Screenshot-2024-12-23-091743.png\" alt=\"\" width=\"607\" height=\"360\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Screenshot-2024-12-23-091743.png 607w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Screenshot-2024-12-23-091743-300x178.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 607px) 100vw, 607px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka sqaruar situat\u00ebn e mandarinave shqiptare, duke theksuar se mbi 85% e prodhimit p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb shitur pa probleme dhe pas analizave, nuk jan\u00eb konstatuar mbetje pesticideje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Pavar\u00ebsisht tre ngarkesave t\u00eb eksportuara q\u00eb kishin probleme, Ministria siguron se jan\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb trajtuar rastet dhe se produktet jan\u00eb asgj\u00ebsuar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet vijojn\u00eb inspektimet p\u00ebr t\u00eb siguruar cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e produkteve, duke zbatuar protokolle strikte p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pesticideve dhe duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr praktikat m\u00eb t\u00eb mira bujq\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb:\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare p\u00ebr festat e fundvitit dhe n\u00eb vazhdim. P\u00ebr vitin 2024 mbi 85% e prodhimit t\u00eb mandarinave shqiptare \u00ebsht\u00eb vjel\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nga t\u00eb gjitha kontrollet dhe analizat e kryera nuk kan\u00eb rezultuar me mbetje t\u00eb pesticideve. Sot, kultivimi i mandarinave shtrihet n\u00eb mbi 1,000 ha nga fermer\u00eb tregu dhe prodhues m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">N\u00eb lidhje me debatin mediatik p\u00ebr situat\u00ebn e cilesis\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb mandarinave shqiptare n\u00eb vijim t\u00eb komunikimeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb deklaratat zyrtare t\u00eb Minsitris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, sqarojm\u00eb publikun se:<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr vitin 2024 jan\u00eb eksportuar nga kultivimi dhe t\u00eb vjelat e mandarin\u00ebs shqiptare 924 kamion\u00eb n\u00eb tregun europian e mbar\u00eb bot\u00ebror, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm 3 ngarkesa prej totalit jan\u00eb konstatuar me parregullsi p\u00ebr mbetje dhe jan\u00eb asgj\u00ebsuar. Ky raport nuk duhet t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb mundin dhe djers\u00ebn e nj\u00eb viti prodhimi t\u00eb fermer\u00ebve shqiptar\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb shqet\u00ebsim dhe panik tek konsumatori.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Sipas njoftimit t\u00eb Sistemt t\u00eb Njoftimit t\u00eb Shpejt\u00eb p\u00ebr Ushqim dhe Ushqim p\u00ebr Kafsh\u00eb \u2013 RASFF p\u00ebr mbetje t\u00eb pesticideve n\u00eb mandarina t\u00eb eksportuara nga Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, AKU ka marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe veprimet proceduriale mbi subjektet eksportues duke marr\u00eb masa dhe veprime konkrete p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar 20.482 kg Mandarine clementine, n\u00eb dat\u00ebn 19.12.2024, n\u00eb Qarkun e Fierit, ngarkes\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacis\u00eb. Procedura e asgj\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kryer s\u00ebbashku me pranin\u00eb e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Mjedisit, Drejtorin\u00eb e Tatimeve, si dhe me pranin\u00eb e disa mediave t\u00eb ndryshme.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bashk\u00ebpunim me Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve, n\u00eb dat\u00ebn 19.12.2024, u kryen inspektime dhe evidentime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Fshatin Mursi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues nj\u00eb nga fermer\u00ebt, i cili kishte asgj\u00ebsuar produktin mandarin\u00eb. P\u00ebr subjektet grumbulluese t\u00eb rezultuara n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore, p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb kryer kall\u00ebzim penal, sipas shkeljeve, jan\u00eb marr\u00eb edhe masa administrative gjob\u00eb, si dhe bllokim aktiviteti. P\u00ebr ndjekjen e situat\u00ebs n\u00eb vijim, \u00e7do dit\u00eb jan\u00eb kryer inspektime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb qarkun Berat, Bashkia Dimal.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Informojm\u00eb konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, t\u00eb raportuara nga shteti i Kroacis\u00eb p\u00ebr mbetje t\u00eb pesticideve sipas njoftimit t\u00eb sistemit RASFF, se nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar n\u00eb shtetin Kroat, nd\u00ebrsa tjetra nuk \u00ebsht\u00eb kthyer ende n\u00eb vendin e origjin\u00ebs. Jan\u00eb njoftuar t\u00eb gjitha PIK q\u00eb n\u00eb rast kthimi t\u00eb produktit, t\u00eb b\u00ebhet bllokimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i tij me destinacion asgj\u00ebsimin.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit vijon kontrollet n\u00eb subjektet q\u00eb tregtojn\u00eb Produkte t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve dhe Produkte Pleh\u00ebruese, ku vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jav\u00eb jan\u00eb kontrolluar dhe verifikuar 46 subjekte tregtuese t\u00eb PMB-ve, n\u00eb t\u00eb cilat nuk u konstatuan shkelje t\u00eb dispozitave ligjore. Vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrpreje kontrollet n\u00eb pikat e tregtimit, pikat e grumbullimit dhe magazinimit t\u00eb fruta perimeve, ku p\u00ebrve\u00e7 18 mostrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb planin e monitorimit t\u00eb pesticideve p\u00ebr muajin Dhjetor, p\u00ebr produktin mandarin\u00eb, me qellim mbajtjen e situat\u00ebs n\u00eb kontroll, jan\u00eb marr\u00eb edhe 7 mostra t\u00eb tjera jasht\u00eb planit, p\u00ebr analizim n\u00eb Laboratorin e Referenc\u00ebs \u2013 ISUV.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Inspektimi vjetor n\u00eb territor nga AKU deri dit\u00ebn e sotme kap shifrat 806 inspektime p\u00ebr tregtimin e pesticideve dhe 862 inspektime p\u00ebr produktet pleh\u00ebruese. P\u00ebr vitin 2024 jan\u00eb analizuar 188 mostra gjithsej, nga k\u00ebto p\u00ebr pesticide 28, nga t\u00eb cilat 27 kan\u00eb rezultuar konform, kurse 1 \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces analizimi. P\u00ebr produkte pleh\u00ebruese jan\u00eb analizuar 160 mostra, nga t\u00eb cilat 24 jan\u00eb n\u00eb proces analizimi, 134 kan\u00eb rezultuar konform dhe 2 mostra jo konform, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ndjekur gjurmueshm\u00ebria dhe jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka t\u00eb miratuar dhe n\u00eb zbatim Planin e Veprimit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb Pesticideve, i cili p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e veprimit me stukturat q\u00ebndrore dhe institucionet e vart\u00ebsis\u00eb, pa p\u00ebrjashtuar mb\u00ebshtetjen e Universitetit Bujq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe prodhuesve shqiptar\u00eb. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij Planit i Veprimit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i duhur dhe i sigurt\u00eb i PMB-ve, p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb bim\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar prodhim me cil\u00ebsi dhe t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr konsumatorin, si dhe mbrojtjen e mjedisit ku p\u00ebrdoren.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb strukturave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural k\u00ebt\u00eb vit territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mbrojt e u mbajt i past\u00ebr nga S\u00ebmundja e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl, edhe pse vendet kufitare pat\u00ebn shp\u00ebrthime dhe d\u00ebme kolosale. Jan\u00eb menaxhuar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe pa e d\u00ebmtuar situat\u00ebn epizootike n\u00eb vend, rastet e shfaqjes s\u00eb Influenc\u00ebs Aviare dhe Murtaj\u00ebs Afrikane t\u00eb Derrave.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka vijuar puna e vazhdueshme p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim p\u00ebr prodhimin e produkteve biologjikisht t\u00eb pastra me an\u00eb t\u00eb luft\u00ebs biologjike, e cila vjen edhe me nj\u00eb nxitje fiskale leht\u00ebsuese. P\u00ebrdorimi strikt i protokolleve dhe ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb pesticiteve t\u00eb ndaluara edhe n\u00eb vendet e Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb fakt. K\u00ebrkohet q\u00eb edhe ata pak fermer\u00eb q\u00eb tentojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebrdorimin e tyre t\u00eb kuptojn\u00eb se kjo m\u00ebnyr\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi: zbulimin dhe v\u00ebnien p\u00ebrpara ligjit pasi kontrollet dhe gjurmueshmeria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. Fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, prodhuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar praktikat m\u00eb t\u00eb mira bujq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e prodhimit, deri tek konsumatori.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural \u00ebsht\u00eb transparente dhe ka t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e saj zyrtare, list\u00ebn e PMB-ve dhe etiketave t\u00eb p\u00ebrdorimit, si dhe list\u00ebn e produkteve pleh\u00ebruese, t\u00eb cilat p\u00ebrdit\u00ebsohen vazhdimisht duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb mos p\u00ebrdorin produkte kontraband\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndaluara n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe n\u00eb vendin ton\u00eb. Fermer\u00ebt, \u00e7do p\u00ebrdorues apo konsumator ka aksesin e mund\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacionin e plot\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin, por dhe pasojat nga keqp\u00ebrorimi i tyre.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Iu b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast paligjshm\u00ebrie, parregullsie apo abuzimi q\u00eb konstatojn\u00eb t\u00eb njoftojn\u00eb n\u00eb numrat e publikuar n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb MBZHR apo institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb garantimin dhe ruajtje e siguris\u00eb ushqimore n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka sqaruar situat\u00ebn e mandarinave shqiptare, duke theksuar se mbi 85% e prodhimit p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb shitur pa probleme dhe pas analizave, nuk jan\u00eb konstatuar mbetje pesticideje. Pavar\u00ebsisht tre ngarkesave t\u00eb eksportuara q\u00eb kishin probleme, Ministria siguron se jan\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb trajtuar rastet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":716216,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-716215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/716215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=716215"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/716215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":716217,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/716215\/revisions\/716217"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/716216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=716215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=716215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=716215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}