{"id":715576,"date":"2024-12-19T11:18:25","date_gmt":"2024-12-19T10:18:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=715576"},"modified":"2024-12-19T11:18:25","modified_gmt":"2024-12-19T10:18:25","slug":"ksamilin-e-degraduat-ne-bathore-te-dyte-kumbaro-5-3-mln-turiste-vizituan-parqet-tona-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/12\/19\/ksamilin-e-degraduat-ne-bathore-te-dyte-kumbaro-5-3-mln-turiste-vizituan-parqet-tona-kombetare\/","title":{"rendered":"\u201cKsamilin e degraduat n\u00eb Bathore t\u00eb dyt\u00eb\u201d, Kumbaro: 5.3 mln turist\u00eb vizituan parqet tona komb\u00ebtare","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-715577\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kumbaro1-3-744x450-1.jpg\" alt=\"\" width=\"744\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kumbaro1-3-744x450-1.jpg 744w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kumbaro1-3-744x450-1-300x181.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 744px) 100vw, 744px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka akuzuar opozit\u00ebn p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb ruajtjen e zonave t\u00eb mbrojtura natyrore, duke theksuar se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb, vendet si Ksamili u degraduan, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria humbi shum\u00eb pasuri natyrore. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo ka vler\u00ebsuar p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb aktuale p\u00ebr t\u00eb rikuperuar k\u00ebto zona dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar turizmin n\u00eb to, duke zgjeruar sip\u00ebrfaqen e zonave t\u00eb mbrojtura me 21.5%. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kumbaro ka n\u00ebnvizuar se ky proces ka p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, e cila ka mund\u00ebsuar administrimin e k\u00ebtyre territor\u00ebve dhe ka kontribuar n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb vizitor\u00ebve, me 5.3 milion\u00eb turist\u00eb n\u00eb parqet komb\u00ebtare k\u00ebt\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, ministrja theksoi se p\u00ebr hear\u00eb t\u00eb par\u00eb u shpall Park Komb\u00ebtar lumi i Vjos\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb duke punuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb UNESCO. Ajo kritikoi qeverisjen e m\u00ebparshme p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e biodiversitetit dhe shprehu angazhimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe zhvilluar turizmin ekologjik.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cP\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend se pal\u00ebs p\u00ebrball\u00eb i interesojn\u00eb zonat e mbrojtura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2014 askush s\u2019kishte d\u00ebgjuar n\u00eb publik t\u00eb flitej as p\u00ebr mjedis e as p\u00ebr zona t\u00eb mbrojtura natyrore pavar\u00ebsisht se kishte Ministri Mjedisi, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmend vet\u00ebm disa fakte. Agjencia Komb\u00ebtare e Zonave t\u00eb Mbrojtura, me 12 Agjencite e saj rajonale, nj\u00eb institucion q\u00eb sot na b\u00ebn krenar sepse kujdeset p\u00ebr \u00e7do park komb\u00ebtar e natyror, p\u00ebr \u00e7do monument natyre e peizazh, fal\u00eb nj\u00eb armate pasionant\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb terren, inxhinier\u00eb mjedisor\u00eb, inxhinier\u00eb pyjesh a veteriner\u00eb q\u00eb punojn\u00eb me shpirt p\u00ebr xhevahiret tona natyrore, e pra kjo agjenci \u2013 u krijua vet\u00ebm n\u00eb vitin 2015! Deri n\u00eb vitin 2015, Shqip\u00ebria nuk kishte nj\u00eb agjenci t\u00eb dedikuar p\u00ebr zonat e mbrojtura, nd\u00ebrsa sot kjo agjenci na b\u00ebn nder si vend dhe e kthen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rajon, pasi shum\u00eb vende n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ende nuk e kan\u00eb nj\u00eb agjenci t\u00eb dedikuar p\u00ebr zonat e mbrojtura. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hartuam e miratuam nj\u00eb ligj p\u00ebr zonat e mbrojtura natyrore n\u00eb vitin 2017! Sikur t\u00eb kishim pasur m\u00eb her\u00ebt t\u00eb tilla prioritete, me siguri q\u00eb shum\u00eb gjynahe t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb tranzicionit, do t\u00eb ishin shmangur. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria zgjeroi sip\u00ebrfaqet e zonave t\u00eb mbrojtura n\u00eb vitin 2022 duke e \u00e7uar sip\u00ebrfaqen\u00a0 e mbrojtjes n\u00eb 21,5% t\u00eb territorit! Po, sot 21,5% e territorit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur me vullnetin e k\u00ebsaj mazhorance, me pun\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e k\u00ebsaj mazhorance! Dhe nuk ka qen\u00eb nj\u00eb vendim aspak i leht\u00eb,plot\u00a0 vende t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe askush nga vendet e rajonit nuk e ka marr\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb vendim mbrojt\u00ebs. \u00cbsht\u00eb vendim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse Shqip\u00ebria, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb kufizuar, ku duhen harmonizuar patjet\u00ebr nevojat e komuniteteve, e njer\u00ebzve p\u00ebr zhvillim e mir\u00ebqenie me vizionin dhe synimin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur natyr\u00ebn si pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar q\u00eb i l\u00ebm\u00eb brezave! Pik\u00ebrisht kjo mazhoranc\u00eb q\u00eb ndjek cdo dit\u00eb zhvillimet n\u00eb territor, p\u00ebr ta ruajtur at\u00eb ekuiliber realist, mes zhvillimit t\u00eb qendruesh\u00ebm dhe mbrojtjes s\u00eb biodiversitetit, sic ka p\u00ebrdit\u00ebsuar studimin e zonave t\u00eb mbrojtura p\u00ebrdit\u00ebsoi ligjin e vitit 2017 n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij viti, sepse duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjemi realitetit, nevojave demografike q\u00eb t\u00eb mos vijojn\u00eb boshatisje t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb territorit! Pik\u00ebrisht k\u00ebsaj Shqip\u00ebrie q\u00eb ec\u00ebn shum\u00eb m\u00eb shpejt se kjo opozita juaj pa kok\u00eb e me gjymtyr\u00eb t\u00eb hallakatura!\u201d, tha Kumbaro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit hodhi edhe akuza mbi qeverin\u00eb e p\u00ebrpara vitit 2013, duke th\u00ebn\u00eb se ka shkaktuar d\u00ebme n\u00eb zonat e mbrojtura dhe n\u00eb biodiversitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cPasurit\u00eb dhe burimet natyrore, aty kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr dekada, por p\u00ebr gjith\u00eb ato dekada as ka dashur t\u00eb merret njeri, dhe as i ka pasur njeri n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb prioritet jo se jo! P\u00ebr t\u2019i abuzuar, shkat\u00ebrruar, nd\u00ebrtuar kuturu pa koke, pa plan e me bab\u00ebzi sic na kan\u00eb par\u00eb syt\u00eb jo m\u00eb larg por deri 10 vite m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb kaluar deri n\u00eb vitin 2013 kur mij\u00ebra e mij\u00ebra \u00e7iban\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm u mboll\u00ebn n\u00eb territor, n\u00eb zona natyrore e kulturore, n\u00eb shtrate lumenjsh e plazhe me r\u00ebr\u00eb\u2026. Po, k\u00ebt\u00eb na lat\u00eb trash\u00ebgim ju! Kjo ka qene historia n\u00eb 25 vite! Dhe nuk do p\u00ebrmend Bathoren, as Tiran\u00ebn e vitit 2000, por Ksamilin q\u00eb nga nj\u00eb kod\u00ebr n\u00eb Zon\u00eb t\u00eb mbrojtur e degraduat n\u00eb Bathoren e bregdetit, duke i hequr \u00e7do arsye dhe argument p\u00ebr biodiversitet q\u00eb ne me programet e rikualifikimit urban po e sjellim n\u00eb terezi, duke ekuilibruar edhe problemet sociale t\u00eb popullsis\u00eb me rrug\u00eb, ndri\u00e7im, kanalizime, me restaurime dhe rikualifikime t\u00eb hap\u00ebsirave publike, duke ua rritur vler\u00ebn edhe objekteve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e Historise, por edhe duke sinkronizuar nd\u00ebrhyrjet e investitoreve privat\u00eb n\u00eb sinergji me territorin, por me kritere t\u00eb rrepta dhe vet\u00ebm me vendim t\u00eb KKT\u201d, u shpreh Kumbaro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb lidhje me ligjin e ri t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura, Kumbaro qart\u00ebsoi se p\u00ebrkund\u00ebr pretendimeve ligji nuk cenon asnj\u00eb Direktiv\u00eb Europiane dhe respekton parimet e Unionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Mbrojtjen e Natyr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cSi\u00e7 jua kam th\u00ebn\u00eb, ligji i ri e mban t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek Agjencia e Zonave t\u00eb Mbrojtura kontrollin dhe administrimin n\u00eb territor te k\u00ebtyre zonave! Ligji nuk c\u00ebnon asnj\u00eb Direktive europiane, dhe respekton parimet e IUCN \u2013 organizmi sip\u00ebror kur vjen fjala p\u00ebr ekseprtiz\u00ebm n\u00eb administrimin e zonave t\u00eb mbrojtura, i cili n\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin e menaxhimi te zonave t\u00eb mbrojtura e thot\u00eb shum\u00eb qart\u00eb: \u201cJan\u00eb shtetet ato q\u00eb kan\u00eb tagrin e vendimit final dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr administrimin dhe p\u00ebrdorimin e burimeve natyrore t\u00eb tok\u00ebs dhe t\u00eb ujit, prandaj jane vet\u00eb k\u00ebto shtete q\u00eb vendosin edhe p\u00ebr kategorin\u00ebhe administrimin e nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur. Por ju k\u00ebto as nuk i lexoni dhe as nuk doni t\u2019i dini, sepse k\u00ebrkoni dezinformim!\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kumbaro p\u00ebrmendi edhe pun\u00ebn p\u00ebr Vjos\u00ebn, q\u00eb pasi u shpall Park Komb\u00ebtar, tanim\u00eb po avancon puna p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb UNESCO.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cAty ka qen\u00eb Vjosa nd\u00ebr shekuj e dekada, asnj\u00eb qeveri paraardh\u00ebse nuk pati as iden\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ta mbronte! Dhe Vjosa nuk mbeti i fundit lum\u00eb i eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb se u mbrojt, por p\u00ebrkundrazi, sepse pa asnj\u00eb vizion p\u00ebr gjith\u00eb at\u00eb zon\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 1\/3 e Shqip\u00ebris\u00eb, e zbraz\u00ebt duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb largohen sepse nuk shihnin asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar ekonomi e p\u00ebr t\u00eb jetuar aty ku prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit e tyre kishin lindur. Aty ku sot po rikthehen, nga Memaliaj n\u00eb Tepelen\u00eb, nga P\u00ebrmeti n\u00eb Libohov\u00eb, nga B\u00ebn\u00e7a n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb, nga Dar\u00ebzeza n\u00eb Vlor\u00eb. 480 kilometra t\u00eb Vjos\u00ebs, bashk\u00eb me Drinon, B\u00ebn\u00e7\u00ebn dhe Shushic\u00ebn, i shpall\u00ebm Park Komb\u00ebtar, jo thjesht prej emocionit, por p\u00ebrmes vendimmarrjes racionale dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunimi ekselent me shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri, me partner\u00eb t\u00eb huaj si Patagonia, me Unionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Natyr\u00ebs IUCN, duke krijuar nj\u00eb model dinjitoz q\u00eb u shnd\u00ebrrua me shpejt\u00ebsi n\u00eb kartivizit\u00eb prezantuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me Vjos\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn i kemi dh\u00ebn\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb vetmin Park Komb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb lumi t\u00eb eg\u00ebr, shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr stad: P\u00ebrfshirjen e Vjos\u00ebs n\u00eb UNESCO, n\u00eb kategorin\u00eb \u201cNjeriu dhe Biosfera\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr kategorit\u00eb m\u00eb interesante q\u00eb ka UNESCO kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zona t\u00eb mbrojtura natyrore, ku njeriu bashk\u00ebjeton me natyr\u00ebn.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit p\u00ebrmendi edhe shifrat e vizitor\u00ebve n\u00eb zonat e mbrojtura. \u201c5,3 milion\u00eb vizitor\u00eb kishim n\u00eb parqet tona komb\u00ebtare dhe natyrore gjat\u00eb periudh\u00ebs janar \u2013 n\u00ebntor 2024, ose 1 milion\u00eb m\u00eb shum\u00eb se i gjith\u00eb viti i kaluar. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja vet\u00ebm tek shifrat, por tek ekonomia q\u00eb zhvillohet p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave, q\u00eb nuk po nd\u00ebrtojn\u00eb hidrocentrale, \u2013 madje krejt e kund\u00ebrta, ne po anulojm\u00eb edhe ato kontratat hec-esh q\u00eb n\u00ebnshkruat ju \u2013 por bujtina, agroturizme, restorante t\u00eb vogla q\u00eb m\u00eb pas z\u00ebn\u00eb faqet e para t\u00eb mediave t\u00eb cilat i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb mikpritjes shqiptare dhe buz\u00ebqeshjes s\u00eb \u00ebmb\u00ebl t\u00eb amvisave tona!\u201d<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka akuzuar opozit\u00ebn p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb ruajtjen e zonave t\u00eb mbrojtura natyrore, duke theksuar se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb, vendet si Ksamili u degraduan, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria humbi shum\u00eb pasuri natyrore. Ajo ka vler\u00ebsuar p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb aktuale p\u00ebr t\u00eb rikuperuar k\u00ebto zona dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar turizmin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":715577,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-715576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/715576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=715576"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/715576\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":715578,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/715576\/revisions\/715578"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/715577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=715576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=715576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=715576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}