{"id":711140,"date":"2024-11-24T17:32:44","date_gmt":"2024-11-24T16:32:44","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=711140"},"modified":"2024-11-24T17:46:02","modified_gmt":"2024-11-24T16:46:02","slug":"nga-dominimi-ne-deshperim-te-thelle-si-u-zhyt-gjermania-ne-mocal-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/11\/24\/nga-dominimi-ne-deshperim-te-thelle-si-u-zhyt-gjermania-ne-mocal-ekonomik\/","title":{"rendered":"Nga dominimi n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb, si u zhyt Gjermania n\u00eb mo\u00e7al ekonomik","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-711141\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/20241123_EUP001-ezgif.com-avif-to-jpg-converter.jpg\" alt=\"\" width=\"834\" height=\"469\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/20241123_EUP001-ezgif.com-avif-to-jpg-converter.jpg 834w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/20241123_EUP001-ezgif.com-avif-to-jpg-converter-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/20241123_EUP001-ezgif.com-avif-to-jpg-converter-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 834px) 100vw, 834px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministria e Financave e shtetit jugor gjerman t\u00eb Baden-W\u00fcrttemberg, sht\u00ebpia e gjigant\u00ebve si Bosch, Mercedes, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i keq p\u00ebr t\u00eb hetuar ankthet e Gjermanis\u00eb. Vendi \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebrthyer nga frika e deindustrializimit teksa po shkon drejt zgjedhjeve t\u00eb\u00a0 parakohshme q\u00eb duket e sigurt se do e largoj\u00eb nga pushteti kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz, n\u00ebse partia e tij nuk e shkarkon at\u00eb m\u00eb her\u00ebt. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Danyal Bayaz, shqet\u00ebsohet se Gjermania ka shp\u00ebrdoruar &#8220;dividendin e globalizimit&#8221; t\u00eb 15 viteve t\u00eb fundit, duke n\u00ebnfinancuar sfer\u00ebn publike n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb me norma t\u00eb ul\u00ebta interesi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani q\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb shtr\u00ebngim t\u00eb energjis\u00eb, konkurrenc\u00ebn n\u00eb rritje nga Kina dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb SHBA-ja e Donald Trump t\u00eb vendos\u00eb tarifa 10-20% mbi importet, modeli i biznesit t\u00eb vendit, frik\u00ebsohet ministri, \u00ebsht\u00eb &#8220;n\u00eb kolaps&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bayaz ankohet p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e Gjermanis\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrshtatur me teknologjin\u00eb e re, pavar\u00ebsisht nga pikat e saj t\u00eb forta p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebrkimit dhe inxhinieris\u00eb. Ai v\u00eb n\u00eb dukje se startup-i i fundit i madh i suksessh\u00ebm i Gjermanis\u00eb ishte SAP, nj\u00eb firm\u00eb softuer\u00ebsh. Gjermania ka mbi 60 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz se Estonia, por vet\u00ebm 15 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb startupe n\u00eb pron\u00ebsi private me vler\u00eb mbi 1 miliard dollar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e m\u00ebrzitshme. Industria gjermane, ve\u00e7an\u00ebrisht firmat e saj t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb inovacionin n\u00eb rritje, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr goditjet teknologjike si ardhja e automjeteve elektrike. Lidhjet komode midis biznesit, bankave dhe politikan\u00ebve ngjall\u00ebn vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi dhe rezistenc\u00eb ndaj reformave. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Respektimi dogmatik i rregullave fiskale \u00e7oi n\u00eb ndryshkje t\u00eb urave, n\u00eb prishje t\u00eb shkollave dhe n\u00eb vonesa t\u00eb trenave. Rritja n\u00eb tregjet e huaja majm\u00ebn fitimet (dhe t\u00eb ardhurat e thesarit) t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, por ai model i udh\u00ebhequr nga eksporti e la Gjermanin\u00eb t\u00eb ekspozuar kur er\u00ebrat e globalizimit u kthyen kund\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani Gjermania, e cila vitin e kaluar z\u00ebvend\u00ebsoi Japonin\u00eb si ekonomia e tret\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, po korr atq\u00eb ka mbjell\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh ndonj\u00eb rritje neto t\u00eb PBB-s\u00eb reale q\u00eb para pandemis\u00eb. Parashikimet jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb mira dhe nuk marrin parasysh rreziqet e nj\u00eb lufte tregtare Trumpiane. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Volkswagen, prodhuesi m\u00eb i madh i makinave n\u00eb Evrop\u00eb, po b\u00ebn thirrje p\u00ebr mbylljen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb fabrikave n\u00eb historin\u00eb e tij 87-vje\u00e7are, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb humbjen e deri n\u00eb 30,000 vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Papun\u00ebsia po rritet, ndon\u00ebse nga nj\u00eb baz\u00eb e ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi Gjermanis\u00eb iu desh t\u00eb largohej nga gazi rus pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Vladimir Putin n\u00eb shkurt 2022, jan\u00eb nj\u00eb ankth i zakonsh\u00ebm midis firmave n\u00eb nj\u00eb vend ku prodhimi ende p\u00ebrb\u00ebn 20% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar bruto. Kjo mbetet pothuajse dyfishi i shifr\u00ebs p\u00ebr Franc\u00ebn, edhe pse prodhimi industrial arriti kulmin n\u00eb vitin 2018 dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur m\u00eb shpejt se kudo tjet\u00ebr n\u00eb BE (shih grafikun 1), ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt me intensitet energjie si prodhimi i \u00e7elikut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Porosit\u00eb jan\u00eb ulur dhe investimet e planifikuara jan\u00eb shtyr\u00eb ose zhvendosur jasht\u00eb vendit. Shefi ekzekutiv i Thyssenkrupp, nj\u00eb prodhues \u00e7eliku me humbje, ka th\u00ebn\u00eb se Gjermania \u00ebsht\u00eb &#8220;n\u00eb mes t\u00eb deindustrializimit&#8221;. Edhe shit\u00ebsit me pakic\u00eb jan\u00eb goditur. Pas pushtimit t\u00eb Rusis\u00eb, Raoul Rossmann, i cili drejton nj\u00eb zinxhir farmacish me seli pran\u00eb Hanoverit q\u00eb mban mbiemrin e tij, vizitoi deg\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00eb gjetur se si t\u00eb kursehet n\u00eb faturat e energjis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ankesa t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb munges\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kualifikuar nd\u00ebrsa Gjermania po plaket, dhe shtresat e burokracis\u00eb, shumica e t\u00eb cilave buron nga Brukseli, q\u00eb Instituti Ifo n\u00eb Mynih llogarit se i kushtojn\u00eb ekonomis\u00eb 146 miliard\u00eb euro n\u00eb vit. Nj\u00eb zhvillim thelb\u00ebsor, sipas Sander Tordoir i institutit t\u00eb k\u00ebrkimit Qendra p\u00ebr Reform\u00ebn Evropiane, \u00ebsht\u00eb ndryshimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitet 2000 dhe 2010, Gjermania ishte n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb p\u00ebrkryer p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur oreksin kinez p\u00ebr makinat e saj, kimikatet dhe pajisjet e projektuara me sakt\u00ebsi: eksportet e mallrave n\u00eb Kin\u00eb u rrit\u00ebn me 34% midis 2015 dhe 2020, edhe pse ato n\u00eb vendet e tjera ran\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deri n\u00eb vitin 2020 Kina ishte nj\u00eb importues neto i makinave, por vitin e kaluar ajo u b\u00eb eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb. Firmat kineze po shnd\u00ebrrohen nga klient\u00eb n\u00eb konkurrent\u00eb dhe tashm\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb kullufitur jo vet\u00ebm buk\u00ebn e industris\u00eb gjermane t\u00eb automobilave, por edhe t\u00eb industrive t\u00eb mesme e t\u00eb vogla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cHistoria me makinat \u00ebsht\u00eb emblematike, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me makinerit\u00eb dhe kimikatet\u201d<\/em>, thot\u00eb Tordoir.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje Clemens Fuest nga Ifo, Kina tani p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm 6% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve gjermane, me t\u00eb nj\u00ebjtin pjes\u00eb me Holand\u00ebn fqinje. Por historia e Kin\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me var\u00ebsin\u00eb nga eksporti. N\u00eb nj\u00eb punim t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr CER (Qendra p\u00ebr Reforma Evropiane), Tordoir dhe Brad Setser, nj\u00eb ekonomist n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb, nj\u00eb institut amerikan, p\u00ebrshkruajn\u00eb se si &#8220;goditja e dyt\u00eb nga Kina&#8221; mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb problemet industriale t\u00eb Gjermanis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tregu i brendsh\u00ebm i Kin\u00ebs nuk mund t\u00eb thith\u00eb m\u00eb prodhimin e tep\u00ebrt t\u00eb prodhuesve t\u00eb saj t\u00eb subvencionuar nga shteti dhe nd\u00ebrsa ata k\u00ebrkojn\u00eb klient\u00eb jasht\u00eb vendit, suficiti tregtar i vendit \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. Kjo paraqet v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr firmat gjermane n\u00eb vend dhe n\u00eb tregjet jasht\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cTregjet e drejtuara nga shteti n\u00eb Kin\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb nivele t\u00eb paarsyeshme financimi p\u00ebr investimet kineze n\u00eb kapacitete t\u00eb reja, p\u00ebr m\u00eb gjat\u00eb sesa shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb industris\u00eb gjermane mund t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsi pagesash\u201d<\/em>, shkruajn\u00eb dyshja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa eksportet gjermane drejt Kin\u00ebs jan\u00eb zvog\u00ebluar, Amerika ka nd\u00ebrhyr\u00eb pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbushur boshll\u00ebkun (shih grafikun 2). Disa kompani kan\u00eb p\u00ebrfituar nga mund\u00ebsit\u00eb e krijuara nga shk\u00ebputja e Amerik\u00ebs nga teknologjia kineze; t\u00eb tjera jan\u00eb pasuruar nga subvencionet e m\u00ebdha t\u00eb iniciuara nga Akti i Reduktimit t\u00eb Inflacionit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por Donald Trump rrezikon t\u00eb ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Jo vet\u00ebm q\u00eb tarifat amerikane duken n\u00eb horizont &#8211; Bundesbank mendon se ato mund t\u00eb ulin GDP-n\u00eb e Gjermanis\u00eb me nj\u00eb pik\u00eb p\u00ebrqindjeje &#8211; por kufizimet e reja amerikane mund t\u00eb godasin prodhuesit gjerman\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs kinez\u00eb. Ato do p\u00ebrshpejtojn\u00eb gjithashtu p\u00ebrpjekjet e eksportuesve kinez\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur tregje alternative, p\u00ebrfshir\u00eb Evrop\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria gjermane ka q\u00ebndrime t\u00eb ndara p\u00ebr Kin\u00ebn, v\u00ebren nj\u00eb diplomat: nd\u00ebrsa shum\u00eb kompani t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme (Mittelstand), ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb makinerive, mb\u00ebshtesin politik\u00ebn e &#8220;reduktimit t\u00eb rrezikut&#8221;, prodhuesit e makinave dhe konglomeratet si BASF po dyfishojn\u00eb angazhimin e tyre. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Volkswagen dhe BMW po planifikojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb reja n\u00eb prodhimin n\u00eb Kin\u00eb, ashtu si dhe firmat e pjes\u00ebve t\u00eb makinave si Continental. Lobimi nga sektori i automobilave ndihmoi q\u00eb Gjermania t\u00eb ishte nj\u00eb nga vet\u00ebm pes\u00eb vendet q\u00eb votuan kund\u00ebr tarifave t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr importet kineze t\u00eb makinave elektrike n\u00eb tetor. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Brenda qeveris\u00eb gjermane, ka tensione midis diplomat\u00ebve dhe agjent\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb Kin\u00ebn me kufizime tregtare p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e saj ndaj luft\u00ebs t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe atyre q\u00eb shqet\u00ebsohen se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb Gjermania me rritje t\u00eb ul\u00ebt nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fundi i fetishit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e deindustrializimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar sesa duket. Humbja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin e prodhimit ndikon n\u00eb produktivitetin tashm\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb Gjermanis\u00eb. Megjithat\u00eb, vlera bruto e shtuar n\u00eb prodhim ka mbetur e q\u00ebndrueshme, edhe pse prodhimi ka r\u00ebn\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, disa prodhues gjerman\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb duke prodhuar mallra m\u00eb cil\u00ebsore, edhe pse shesin m\u00eb pak. Kjo &#8220;cil\u00ebsi mbi sasin\u00eb&#8221;, si\u00e7 e quan Deutsche Bank, sugjeron nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr firmat gjermane n\u00eb teknologjin\u00eb e avancuar, p\u00ebrfshir\u00eb makinat luksoze. Gjermania gjithashtu ruan nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb teknologjin\u00eb e gjelb\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb turbinat me er\u00eb dhe elektrolizator\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb kompensoj\u00eb humbjet n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Gjermania duhet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb &#8220;fetishin e industris\u00eb&#8221;, mendon Moritz Schularick nga Instituti Kiel p\u00ebr Ekonomin\u00eb Bot\u00ebrore. Industrive me konsum t\u00eb lart\u00eb energjie nuk u \u00ebsht\u00eb rritur kapaciteti prej dy dekadash. Sektori i automobilave ka humbur vende pune p\u00ebr gjasht\u00eb vite radhazi, dhe nj\u00eb kthes\u00eb duket e pamundur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cP\u00ebr vite ata besonin se \u2018ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt\u2019, dhe papritur gjith\u00e7ka mori fund,\u201d <\/em>thot\u00eb nj\u00eb zyrtar i BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Forca t\u00eb thella strukturore po ndryshojn\u00eb modelin industrial t\u00eb Gjermanis\u00eb. Bindja e gjerman\u00ebve se ekziston nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj t\u00eb qenit Exportweltmeister (kampion\u00eb bot\u00ebror\u00eb eksporti) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon vite, jo muaj. Edhe kompensimi p\u00ebr r\u00ebnien e tregtis\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb: pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Gjermanis\u00eb, negociatat p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb me Mercosur, nj\u00eb bllok i madh tregtar i Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut, kan\u00eb zgjatur p\u00ebr 25 vite. (Franca, nd\u00ebr t\u00eb tjera, vijon t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb.)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr disa, nj\u00eb mjet m\u00eb praktik p\u00ebr t\u00eb nxitur ekonomin\u00eb do ishte reforma e nj\u00eb pjese tjet\u00ebr t\u00eb modelit gjerman q\u00eb duket se nuk funksionon m\u00eb: frena e borxhit, nj\u00eb ve\u00e7anti e Kushtetut\u00ebs q\u00eb kufizon deficitin vjetor strukturor t\u00eb buxhetit federal n\u00eb 0.35% t\u00eb prodhimit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kufiri i borxhit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relike e nj\u00eb epoke t\u00eb kaluar, thot\u00eb Max Krah\u00e9 nga Dezernat Zukunft, nj\u00eb qend\u00ebr k\u00ebrkimore n\u00eb Berlin, kur Gjermania mb\u00ebshtetej n\u00eb deficitet e vendeve t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb nxitur ekonomin\u00eb e saj. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku globalizimi ka ngecur, ky model nuk funksionon m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebrkesat p\u00ebr investime publike n\u00eb Gjermani &#8211; sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb gjer\u00eb, rreth 600 miliard\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb decade &#8211; jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u anashkaluar (shih grafikun 3). P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, do nevojiten fonde t\u00eb reja p\u00ebr mbrojtjen. K\u00ebt\u00eb vit, Gjermania arriti m\u00eb n\u00eb fund objektivin e NATO-s prej 2% t\u00eb PBB-s\u00eb, por vet\u00ebm fal\u00eb nj\u00eb fondi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb do skadoj\u00eb s\u00eb shpejti. Madje mund t\u00eb nevojiten edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar administrat\u00ebn e re Trump.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebto arsye, ekziston nj\u00eb ndjenj\u00eb n\u00eb rritje se koalicioni i ardhsh\u00ebm, ndoshta i udh\u00ebhequr nga Friedrich Merz, kreu i KristianDemokrat\u00ebve t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb i hapur p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb modeste mbi borxhin. (Gjermania do mbaj\u00eb zgjedhje n\u00eb shkurt, pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb koalicionit k\u00ebt\u00eb muaj.)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse kjo ndodh, thot\u00eb Tordoir, nj\u00eb bum investimesh mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb kompensimin e humbjeve nga eksportet n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr; n\u00ebse menaxhohen mir\u00eb, investimet n\u00eb arsim, ku Gjermania mbetet pas vendeve t\u00eb tjera, dhe n\u00eb infrastruktur\u00eb mund t\u00eb rrisin norm\u00ebn e rritjes afatgjat\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekzistojn\u00eb shum\u00eb ide p\u00ebr reforma, duke p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e kufirit t\u00eb lejuar p\u00ebr deficitin (ose z\u00ebvend\u00ebsimin e tij me udh\u00ebzime m\u00eb t\u00eb gjera), p\u00ebrjashtimin e investimeve publike nga kufijt\u00eb e huamarrjes, ose krijimin e fondeve jasht\u00eb buxhetit p\u00ebr infrastruktur\u00eb ose mbrojtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndryshime kushtetuese, t\u00eb gjitha k\u00ebto do k\u00ebrkonin nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretave n\u00eb dy dhomat e parlamentit. Dhe ka shum\u00eb gjasa q\u00eb partit\u00eb ekstreme t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb bllokuese prej nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn n\u00eb Bundestag pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, SocialDemokrat\u00ebt n\u00eb qeveri i kan\u00eb k\u00ebrkuar Merz t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb reform\u00ebn tani, duke i dh\u00ebn\u00eb partive pro-reform\u00eb numrat e nevojsh\u00ebm. Deri tani, ai ka kund\u00ebrshtuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Thorsten Benner, drejtues i Institutit Global t\u00eb Politikave Publike n\u00eb Berlin, thot\u00eb se Gjermania ka kaluar nga &#8220;optimizmi i leht\u00eb&#8221; i viteve t\u00eb Angela Merkel n\u00eb nj\u00eb &#8220;kurth d\u00ebshp\u00ebrimi&#8221;, ku politika jofunksionale, kufizimet nga kufijt\u00eb e borxhit, mbiburokratizimi dhe mosbesimi publik forcojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Ai shpreson q\u00eb qeveria e ardhshme t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb &#8220;shk\u00ebput\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qark&#8221;.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo nuk duket e pamundur. Gjendja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq e zymt\u00eb, sa q\u00eb, ndryshe nga gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, ekziston nj\u00eb ndjenj\u00eb e re se ndryshimi i thell\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky do jet\u00eb sfondi i marr\u00ebveshjes s\u00eb ardhshme t\u00eb koalicionit, e cila mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb &#8220;pazar t\u00eb madh&#8221;, ku Merz pranon ndryshime n\u00eb kufijt\u00eb e borxhit n\u00ebse partner\u00ebt e tij bien dakord p\u00ebr ulje taksash ose reforma n\u00eb sistemin e mir\u00ebqenies. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por do ishte nj\u00eb ironi t\u00eb zymt\u00eb n\u00ebse aritmetika parlamentare do pengonte ndryshimin, pik\u00ebrisht kur kushtet p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbushur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.economist.com\/europe\/2024\/11\/20\/once-dominant-germany-is-now-desperate\">The Economist<\/a><\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgatiti p\u00ebr <span style=\"color: #0000ff;\">Hashtag.al,<\/span> Klodian Manjani<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Financave e shtetit jugor gjerman t\u00eb Baden-W\u00fcrttemberg, sht\u00ebpia e gjigant\u00ebve si Bosch, Mercedes, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i keq p\u00ebr t\u00eb hetuar ankthet e Gjermanis\u00eb. Vendi \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebrthyer nga frika e deindustrializimit teksa po shkon drejt zgjedhjeve t\u00eb\u00a0 parakohshme q\u00eb duket e sigurt se do e largoj\u00eb nga pushteti kancelarin socialdemokrat Olaf [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":711141,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-711140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=711140"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":711143,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/711140\/revisions\/711143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/711141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=711140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=711140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=711140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}