{"id":707105,"date":"2024-11-02T09:19:12","date_gmt":"2024-11-02T08:19:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=707105"},"modified":"2024-11-02T09:19:12","modified_gmt":"2024-11-02T08:19:12","slug":"pse-po-rikthehen-emigrantet-si-ka-perfituar-ekonomia-potenciali-i-rikthimit-te-emigranteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/11\/02\/pse-po-rikthehen-emigrantet-si-ka-perfituar-ekonomia-potenciali-i-rikthimit-te-emigranteve\/","title":{"rendered":"Pse po rikthehen emigrant\u00ebt, si ka p\u00ebrfituar ekonomia, potenciali i rikthimit t\u00eb emigrant\u00ebve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-707106 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Capture-17-768x430-1-300x168.jpg\" alt=\"\" width=\"730\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Capture-17-768x430-1-300x168.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Capture-17-768x430-1.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 730px) 100vw, 730px\" \/><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Mungesat n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe rritja e pagave n\u00eb dy vitet e fundit mund t\u00eb frenojn\u00eb largimin e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb nxis\u00eb rikthimet, por a \u00ebsht\u00eb gati Shqip\u00ebria t\u2019i pres\u00eb. Mungojn\u00eb strategjit\u00eb q\u00eb koordinojn\u00eb integrimin e tyre. Si ka p\u00ebrfituar ekonomia nga t\u00eb rikthyerit dhe sfidat q\u00eb jan\u00eb ndeshur imigrant\u00ebt. T\u00eb dh\u00ebnat nga Banka Bot\u00ebrore tregojn\u00eb se n\u00eb dy dekadat e fundit, nj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr emigrant\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer ose rreth 250 mij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Pas shum\u00eb vitesh n\u00eb emigracion, familja Prenga u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e lindjes n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs rreth 14 vite m\u00eb par\u00eb, duke ngritur nj\u00ebsin\u00eb e par\u00eb t\u00eb Agroturizmit n\u00eb vend. Sh\u00ebrbimet e tyre e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, teksa kan\u00eb rigjall\u00ebruar<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">zon\u00ebn, duke pun\u00ebsuar dhjet\u00ebra t\u00eb rinj dhe qindra t\u00eb tjer\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura duke shitur prodhimet n\u00eb zinxhirin e turizmit q\u00eb ka ngritur familja Prenga.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Fshati Fisht\u00eb tani ka zhvilluar nj\u00eb miniklast\u00ebr artizanati dhe shum\u00eb bujtina dhe restorante jan\u00eb hapur n\u00eb zon\u00eb pasi fshati \u201cFisht\u00eb\u201d tani \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mark\u00eb. Bujq\u00ebsia po zhvillohet dhe kulturat vendase po ringjall\u00ebn. Familja Prenga u b\u00eb nj\u00eb nga misionar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb agroturizmit n\u00eb vend dhe nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb po ndiqet nga qindra nj\u00ebsi. Prej k\u00ebsaj p\u00ebrvoje, Shqip\u00ebria po ofron nj\u00eb produkt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb turistik n\u00eb Rajonin e Ballkanit q\u00eb kombinon natyr\u00ebn me ushqimin dhe fshatin.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Plot shembuj inkurajues ka n\u00eb aktivitete dhe profesione t\u00eb tjera, ku t\u00eb rikthyerit po i japin vler\u00eb t\u00eb shtuar ekonomis\u00eb, por me tyre ka plot t\u00eb zhg\u00ebnjyer q\u00eb jan\u00eb kthyer kan\u00eb provuar dhe kan\u00eb ikur s\u00ebrish. Me gjith\u00eb shembujt pozitiv\u00eb, Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb shif\u00ebr zyrtare t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb rikthyer dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr potencialin e tyre.<\/span><\/p>\n<div id=\"beacon_c6c7ac3640\" style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=629&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpse-po-rikthehen-emigrantet-si-ka-perfituar-ekonomia-ctregojne-te-dhenat-e-bankes-boterore%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&amp;cb=c6c7ac3640\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/span><\/div>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb institucionet shqiptare mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi rikthimet e emigrant\u00ebve, por Banka Bot\u00ebrore n\u00eb studimin \u201cL\u00ebvizshm\u00ebria nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si nj\u00eb strategji zhvillimi\u201d q\u00eb u publikua n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 analizon t\u00eb dh\u00ebna mbi rikthimet e emigrant\u00ebve n\u00eb dy dekadat e fundit dhe gjendjen e tyre pas kthimit. Studimi i Bank\u00ebs p\u00ebrllogarit se rreth 250 emigrant\u00eb jan\u00eb kthyer nga viti 2001 deri n\u00eb vitin 2019<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">(t\u00eb dh\u00ebnat e fundit i p\u00ebrkasin 2019, pasi stoku i kthimeve t\u00eb emigrant\u00ebve kryhet n\u00eb anketa e posa\u00e7me q\u00eb nuk b\u00ebhen \u00e7do vit).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>A po nxiten rikthimet?!<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Rritja e ofert\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb, pagat m\u00eb t\u00eb larta dhe zhvillimet pozitive n\u00eb sektorin e turizmit mund t\u00eb b\u00ebhen shkak p\u00ebr t\u00eb frenuar emigracionin e t\u00eb rinjve dhe nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb nxisin kthimin e t\u00eb larguarve.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Ciklet e emigrimit dhe imigrimit tregojn\u00eb se ka ardhur koha q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb rikthimin e emigrant\u00ebve si nj\u00eb potencial me vler\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit n\u00eb ardhmen. Profesor Ilir G\u00ebdeshi, i cili drejton Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale me fokus edhe<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">zhvillimet demografike n\u00eb vend, vler\u00ebson se ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb plan efikas p\u00ebr t\u00eb nxitur rikthimin e imigrant\u00ebve, por fillimisht duhet t\u00eb merren masa p\u00ebr t\u00eb frenuar ikjet ende t\u00eb larta n\u00eb mesin e t\u00eb rinjve dhe njer\u00ebzve t\u00eb arsimuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb rikthyerit p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga dy kategori. E para jan\u00eb emigrant\u00ebt e kthyer me forc\u00eb nga vendet e BE s\u00eb dhe Britania e Madhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb azilk\u00ebrkuesit Kategoria e dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Profesor Ilir G\u00ebdeshi, i cili drejton Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Ekonomike dhe Sociale me<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">fokus edhe zhvillimet demografike n\u00eb vend, vler\u00ebson se ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb plan efikas p\u00ebr t\u00eb nxitur rikthimin e imigrant\u00ebve, por fillimisht duhet t\u00eb merren masa p\u00ebr t\u00eb frenuar ikjet ende t\u00eb larta n\u00eb mesin e t\u00eb rinjve dhe njer\u00ebzve t\u00eb arsimuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb rikthyerit p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga dy kategori. E para jan\u00eb emigrant\u00ebt e kthyer me forc\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb dhe Britania e Madhe, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb azilk\u00ebrkuesit. Kategoria e dyt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga persona q\u00eb kan\u00eb jetuar m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb emigracion dhe duan t\u00eb maksimizojn\u00eb fitimet n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrvoj\u00ebs dhe kapitalit t\u00eb fituar n\u00eb emigracion.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Nga kthimi i k\u00ebsaj kategorie, ekonomia e vendit ka p\u00ebrfitime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb familja Prenga, e cila zot\u00ebron nj\u00ebsin\u00eb e agroturizmit \u201cMrizi i Zanave\u201d n\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs. P\u00ebr emigrant\u00ebt e kthyer, vendet kryesore prit\u00ebse kishin qen\u00eb Greqia, Italia dhe Gjermania. Kthimi nga Greqia dhe Italia ishte ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00ebrhapur pas kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008. Nd\u00ebrsa kthimet nga Gjermania jan\u00eb rritur vitet e fundit, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion kryesor i synuar p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit nga Shqip\u00ebria pas vitit 2014. Kjo kategori p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb kthyerit pa d\u00ebshir\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkoh\u00ebsisht, sa t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re emigrimi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Profili i emigrant\u00ebve t\u00eb kthyer<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Emigrant\u00ebt e rikthyer jan\u00eb nj\u00eb grup heterogjen, megjith\u00ebse priren t\u00eb jen\u00eb meshkuj n\u00eb mosh\u00eb pune me nivel t\u00eb mes\u00ebm arsimor. Banka Bot\u00ebrore n\u00eb studimin \u201cL\u00ebvizshm\u00ebria nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si nj\u00eb strategji zhvillimi\u201d referon se t\u00eb kthyerit aktual\u00eb jan\u00eb kryesisht burra t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb pune (midis mosh\u00ebs 18 64 vje\u00e7) me arsim t\u00eb mes\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Anketa Komb\u00ebtare e vitit 2013 mbi \u201cMigracionin e Kthyer\u201d, 50% e tyre ishin n\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 dhe 35% ishin n\u00ebn mosh\u00ebn 30 vje\u00e7. Kjo sugjeron se shum\u00eb imigrant\u00eb po kthehen n\u00eb fazat e hershme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Vet\u00ebm 6% e t\u00eb kthyerve ishin mbi mosh\u00ebn 65-vje\u00e7are t\u00eb pensionit. \u00cbsht\u00eb interesante se gati 75% e t\u00eb kthyerve ishin meshkuj, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e ndryshme nga balanca gjinore e v\u00ebrejtur te shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket statusit martesor, afro 50% ishin t\u00eb martuar para emigrimit dhe 30% u kthyen beqar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb kthyerit ishin gjithashtu kryesisht me aft\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebta, dhe mbi 50% kishin arsim t\u00eb mes\u00ebm ose m\u00eb pak. Vet\u00ebm rreth 6% e t\u00eb kthyerve kishin arsim t\u00eb lart\u00eb, megjith\u00ebse pothuajse gjysma e t\u00eb kthyerve e kishin marr\u00eb arsimin e lart\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrqindja e imigrant\u00ebve me diplom\u00eb profesionale gjithashtu u rrit nga 4.3% para emigrimit n\u00eb 6.2% pas kthimit. Pak m\u00eb shum\u00eb se 70% e imigrant\u00ebve t\u00eb kthyer n\u00eb anket\u00ebn e 2013 kishin p\u00ebrvoj\u00eb pune n\u00eb tre sektor\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb fituar gjat\u00eb koh\u00ebs jasht\u00eb vendit, bujq\u00ebsi (14.6%), nd\u00ebrtim (44.3%) dhe hotele dhe restorante (12%).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit nga Anketa e Migracionit Familjar n\u00eb 2019 sugjerojn\u00eb se t\u00eb kthyerit kan\u00eb nivele arsimore pak m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb kthyerit para 2011. Shumica d\u00ebrrmuese e t\u00eb kthyerve gjat\u00eb viteve 2010 ishin ende n\u00eb mosh\u00eb pune (84%), por vet\u00ebm rreth 40% ishin n\u00ebn mosh\u00ebn 35 vje\u00e7 dhe nj\u00eb 9% ishin mbi mosh\u00ebn e pensionit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit tregojn\u00eb ende se gati 75% e t\u00eb kthyerve jan\u00eb meshkuj, \u00e7ka tregon se burrat kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb imigrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ciklike ose sezonale dhe m\u00eb pas t\u00eb kthehen n\u00eb krahasim me grat\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se pas vitit 2011, rreth 12% e t\u00eb kthyerve<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb. Megjith\u00ebse shumica e t\u00eb kthyerve aktualisht jan\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebta, ka gjasa q\u00eb t\u00eb kthyerit e ardhsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb imigrant\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb, pasi profili i atyre q\u00eb emigrojn\u00eb ka ndryshuar dekad\u00ebn e fundit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Arsyet e kthimit<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb dallim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb profilin e t\u00eb kthyerve lind midis atyre q\u00eb zgjedhin t\u00eb kthehen dhe atyre q\u00eb detyrohen t\u00eb kthehen. Ky shpesh shihet si nj\u00eb dallim midis imigrant\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb zgjedhin t\u00eb kthehen (p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme) dhe azilk\u00ebrkuesve t\u00eb cil\u00ebve iu refuzohet hyrja dhe detyrohen t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, referon Banka Bot\u00ebrore. P\u00ebrgjith\u00ebsisht arsyet e kthimit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga kushtet e tyre aktuale n\u00eb vendet ku kan\u00eb jetuar dhe nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e emigrant\u00ebve largohen nga Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00ebsim, shum\u00eb prej tyre kthehen p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Sipas Anket\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, mbi 26% e emigrant\u00ebve t\u00eb kthyer pas 2011 raportuan se ishin kthyer p\u00ebr q\u00ebllime pun\u00ebsimi, megjith\u00ebse kjo ndryshonte sipas vendit t\u00eb destinacionit, nga 17.6% e t\u00eb kthyerve nga Gjermania n\u00eb mbi 30% p\u00ebr t\u00eb kthyerit nga Greqia.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Motivimi p\u00ebr kthim \u00ebsht\u00eb hapja e nj\u00eb biznesi, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim aft\u00ebsit\u00eb e reja t\u00eb fituara jasht\u00eb vendit. Shkalla e vet\u00ebpun\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb kthyerve u rrit nga 7.5% para migrimit n\u00eb 21.6% pas kthimit. Anketat kan\u00eb treguar se p\u00ebr disa imigrant\u00eb, motivimi p\u00ebr kthim mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zvog\u00eblimit t\u00eb perspektiv\u00ebs n\u00eb vendet e tyre t\u00eb destinacionit. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare n\u00eb Greqi, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve u rrit nga 6% n\u00eb 40%, duke nxitur shum\u00eb prej tyre kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa shum\u00eb emigrant\u00eb kthehen p\u00ebr arsye ekonomike, t\u00eb tjer\u00eb kthehen p\u00ebr motive familjare dhe t\u00eb tjera. T\u00eb dh\u00ebnat sugjerojn\u00eb se arsyet p\u00ebr kthim jan\u00eb t\u00eb lidhura me gjinin\u00eb dhe variabla t\u00eb tjer\u00eb demografik\u00eb. P\u00ebr shembull, grat\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb kthehen p\u00ebr arsye familjare sesa burrat.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Motivimi p\u00ebr kthim \u00ebsht\u00eb hapja e nj\u00eb biznesi, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim aft\u00ebsit\u00eb e reja t\u00eb fituara jasht\u00eb vendit. Shkalla e vet\u00ebpun\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb kthyerve u rrit nga 7.5% para migrimit n\u00eb 21.6% pas kthimit. Anketat kan\u00eb treguar se p\u00ebr disa imigrant\u00eb, motivimi p\u00ebr kthim mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zvog\u00eblimit t\u00eb perspektiv\u00ebs n\u00eb vendet e tyre t\u00eb destinacionit. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare n\u00eb Greqi, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve u rrit nga 6% n\u00eb 40%, duke nxitur shum\u00eb prej tyre kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>P\u00ebrfitimet ekonomike nga kthimi<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Studimi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore referon se pas kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008, emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb u kthyen nga Greqia kishin ndikuar pozitivisht n\u00eb tregun vendas t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk u larguan kurr\u00eb. Hulumtimet tregojn\u00eb se nj\u00eb rritje me 1 pik\u00eb p\u00ebrqindje e imigrant\u00ebve t\u00eb kthyer rriti shanset e pun\u00ebsimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk emigruan kurr\u00eb me 0,6% dhe rriti pagat reale me 2-2,5%. Ndikimet pozitive t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs nga t\u00eb kthyerit u p\u00ebrkthyen n\u00eb rritje ekonomike p\u00ebr vendin, pasi ata gjeneruan fitime p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale midis 0.8 dhe 1.3% t\u00eb PBB-s\u00eb 2009, duke kompensuar 60-80% t\u00eb efektit negativ t\u00eb reduktimit t\u00eb remitancave gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore globale e rikthyer me aft\u00ebsi dhe p\u00ebrvoj\u00eb rezultoi nj\u00eb aset i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillim. Pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb fort\u00eb ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri, tani ka munges\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive dhe imigrant\u00ebt e kthyer mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vendin e duhur p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Sipas sondazheve, m\u00eb shum\u00eb se 50% e bizneseve n\u00eb Shqip\u00ebri u p\u00ebrball\u00ebn me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rekrutimin e punonj\u00ebsve dhe atyre me p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb Barometrin e Ballkanit m\u00eb 2023, mungesa e punonj\u00ebsve u konsiderua shqet\u00ebsimi kryesor i bizneseve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, projeksionet e ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb deri n\u00eb vitin 2030 sugjerojn\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vendet e pun\u00ebs me nivel t\u00eb ul\u00ebt arsimor.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb forca globale e pun\u00ebs ofron nj\u00eb grup pun\u00ebtor\u00ebsh me larmishm\u00ebri t\u00eb aft\u00ebsive dhe p\u00ebrvoj\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb trajtoj\u00eb k\u00ebto boshll\u00ebqe dhe mungesa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<span style=\"color: #0000ff;\"><strong><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/potenciali-i-rikthimit-te-emigranteve-2\/\"> \/Monitor\/<\/a><\/strong><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesat n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe rritja e pagave n\u00eb dy vitet e fundit mund t\u00eb frenojn\u00eb largimin e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb nxis\u00eb rikthimet, por a \u00ebsht\u00eb gati Shqip\u00ebria t\u2019i pres\u00eb. Mungojn\u00eb strategjit\u00eb q\u00eb koordinojn\u00eb integrimin e tyre. Si ka p\u00ebrfituar ekonomia nga t\u00eb rikthyerit dhe sfidat q\u00eb jan\u00eb ndeshur imigrant\u00ebt. T\u00eb dh\u00ebnat nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":707106,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-707105","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=707105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/707105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/707106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=707105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=707105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=707105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}