{"id":706128,"date":"2024-10-27T20:51:40","date_gmt":"2024-10-27T19:51:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=706128"},"modified":"2024-10-27T20:51:40","modified_gmt":"2024-10-27T19:51:40","slug":"ali-ahmeti-leter-nderkombetareve-e-rames-po-rrezikohen-arritjet-historike-te-shqiptareve-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/10\/27\/ali-ahmeti-leter-nderkombetareve-e-rames-po-rrezikohen-arritjet-historike-te-shqiptareve-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Ali Ahmeti let\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve e Ram\u00ebs: Po rrezikohen arritjet historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-706129\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/069c0000-0aff-0242-7edc-08dafd264fa5_w1023_r1_s-ezgif.com-avif-to-jpg-converter.jpg\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"575\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/069c0000-0aff-0242-7edc-08dafd264fa5_w1023_r1_s-ezgif.com-avif-to-jpg-converter.jpg 1023w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/069c0000-0aff-0242-7edc-08dafd264fa5_w1023_r1_s-ezgif.com-avif-to-jpg-converter-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/069c0000-0aff-0242-7edc-08dafd264fa5_w1023_r1_s-ezgif.com-avif-to-jpg-converter-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, u ka d\u00ebrguar let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas BDI-s\u00eb, letrat e d\u00ebrguara nga Ahmeti adresoj\u00eb tri vendime t\u00eb fundit: shfuqizimin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, ndalimin e identifikimit etnik n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe formimin e nj\u00eb qeverie pa p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb etnik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ahmeti, sipas BDI-s\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsime se k\u00ebto zhvillime, \u201crrezikojn\u00eb arritjet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe parimet e barazis\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb nj\u00eb shtet shumetnik\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cAhmeti thekson se tri vendime e fundit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime serioze p\u00ebr paqen dhe stabilitetin e vendit dhe t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ai u b\u00ebn thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e arritjeve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e BDI-s\u00eb t\u00eb publikuar m\u00eb 27 tetor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb mesin e udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb Ahmeti u ka d\u00ebrguar let\u00ebr jan\u00eb presidenti dhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentja dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dhjetor lidhur me fatin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, i cili u miratua shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hrisitjan Mickoski, t\u00eb shtun\u00ebn, tha se nuk kontestohet i gjith\u00eb ligji, por vet\u00ebm pjesa e gjyq\u00ebsorit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me Ligjin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut detyrohen t\u00eb lejojn\u00eb p\u00ebrdorimin zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebve q\u00eb fliten nga t\u00eb pakt\u00ebn 20% e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. Kjo p\u00ebrfshin gjuh\u00ebn shqipe, e cila p\u00ebrmendet si gjuha e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullat\u00ebs dhe p\u00ebrkufizohet n\u00eb nenin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji. Gjithashtu, ligji siguron p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb komuniteteve me p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 20%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji p\u00ebrcakton q\u00eb element\u00eb zyrtar\u00eb, si monedha, pullat postare, uniformat e policis\u00eb dhe zjarrfik\u00ebsve, t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu shkrime n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb flitet nga s\u00eb paku 20% e popullat\u00ebs, nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrah identitetin gjuh\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe komuniteteve t\u00eb tjera etnike n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kushtetuesja shfuqizoi Balancuesin<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 9 tetor, Gjykata Kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po ashtu vendosi t\u00eb shfuqizoj\u00eb Balancuesin, nj\u00eb mekaniz\u00ebm softuerik q\u00eb rregullonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin \u201ce drejt\u00eb dhe adekuat\u201d t\u00eb komuniteteve etnike n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky mekaniz\u00ebm ishte krijuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar Marr\u00ebveshjen e Ohrit t\u00eb vitit 2001 dhe siguronte q\u00eb p\u00ebrqindja e pun\u00ebsimeve t\u00eb p\u00ebrputhej me p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb popullsis\u00eb. Gjithashtu, shfuqizimi i Balancuesit ngre pik\u00ebpyetje mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dispozitave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave mbi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike gjat\u00eb pun\u00ebsimeve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb i vitit 2022, popullsia e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut num\u00ebron rreth 2 milion\u00eb banor\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 54.21% jan\u00eb maqedonas dhe 29.52% shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve m\u00eb t\u00eb vogla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shfuqizimit t\u00eb Balancuesit, koalicioni shqiptar VLEN, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb maqedonase, ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb hartimit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim etnik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij pohimi t\u00eb koalicionit VLEN, ministri i Administrat\u00ebs Publike, Goran Min\u00e7ev ka deklaruar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpiluar ligj p\u00ebr balancuesin ashtu si\u00e7 pretendon koalicioni VLEN\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNe edhe ashtu kishim marr\u00ebveshjes me VMRO-DPMNE p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb koalicioni se fillimisht duhet t\u00eb merremi vesh p\u00ebr ligjin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb pas, balancuesin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Arben Taravari, kryetar i nj\u00ebrit krah t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt, pjes\u00eb e koalicionit VLEN.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE<\/span><\/strong>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e<span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/ali-ahmeti-leter-nderkombetareve-gjendja-shqiptaret-maqedoni-veriut\/33175334.html\"> Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb posht\u00eb letra e plot\u00eb d\u00ebrguar kryeministrit Rama<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cI nderuar Z. Edi Rama,<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ju shkruaj sot me shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb cilat rrezikojn\u00eb arritjet historike t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe parimet themelore t\u00eb barazis\u00eb dhe paqes n\u00eb shtetin ton\u00eb shum\u00ebetnik, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Planet e trishta, edhe at\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb paralajm\u00ebruara nga Qeveria e vendit, se Gjykata Kushtetuese pritet t\u00eb shfuqizoj\u00eb dispozitat kryesore t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, q\u00eb b\u00ebn gjuh\u00ebn shqipe nj\u00eb gjuh\u00eb zyrtare t\u00eb barabart\u00eb sipas Amandamentit 5 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi Marr\u00ebveshjen e Ohrit, barazin\u00eb, harmonin\u00eb nd\u00ebretnike dhe stabilitetin n\u00eb vend.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ndaluar identifikimin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore shkel parimin e t\u00eb drejtave kolektive t\u00eb komuniteteve etnike, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb anulon edhe instrumentet kryesore t\u00eb balancuesit dhe t\u00eb mekanizmit t\u00eb Badenterit, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb thelb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Ky mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat kolektive t\u00eb komuniteteve etnike sipas realitetit demografik, duke siguruar nj\u00eb mbrojtje themelore ndaj \u00e7do mbizot\u00ebrimi. Gjykata kushtetuese duke eliminuar deklarimin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike shkel vet\u00eb Kushtetut\u00ebn, ku si vler\u00eb themelore t\u00eb saj ka p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb dhe adekuat, dhe se na kthen n\u00eb gjendjen para arritjes s\u00eb Marreveshjes Paq\u00ebsore t\u00eb Ohrit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>S\u00eb fundmi, pas zgjedhjeve t\u00eb fundit, parimi themelor i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, q\u00eb k\u00ebrkon formimin e nj\u00eb shumice politike bazuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb komuniteteve etnike, \u00ebsht\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb. Ky veprim nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me BDI-n\u00eb, por prek parimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb drejt\u00eb, i garantuar nga Amandamenti 6 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, dhe q\u00ebndron si nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb parandaluar mbizot\u00ebrimin e shumic\u00ebs ndaj joshumic\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>K\u00ebto tre goditje t\u00eb m\u00ebdha ndaj themeleve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr paqen, stabilitetin, harmonin\u00eb nd\u00ebretnike dhe demokracin\u00eb multietnike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme politike, por kan\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr rajonin dhe p\u00ebr stabilitetin e tij. K\u00ebto nd\u00ebrhyrje k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb t\u00eb zhduk\u00eb elementet ky\u00e7e t\u00eb paqes dhe t\u00eb barazis\u00eb, duke na kthyer n\u00eb kushtet e para vitit 2001, q\u00eb ishin shkaktar\u00ebt e kriz\u00ebs dhe luft\u00ebs s\u00eb atij viti.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kritik, ju b\u00ebj thirrje p\u00ebr veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur arritjet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe t\u00eb drejtat e garantuara t\u00eb shqiptar\u00ebve. Angazhimi juaj p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe institucionet relevante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb kushtetuese dhe politike \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr p\u00ebrkushtimin tuaj t\u00eb palodhsh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare dhe stabilitetit t\u00eb rajonit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me nderime t\u00eb larta dhe respekt,<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ali Ahmeti<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kryetar i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) n\u00eb opozit\u00eb, Ali Ahmeti, u ka d\u00ebrguar let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Sipas BDI-s\u00eb, letrat e d\u00ebrguara nga Ahmeti adresoj\u00eb tri vendime t\u00eb fundit: shfuqizimin e Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":706129,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-706128","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/706128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=706128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/706128\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/706129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=706128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=706128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=706128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}