{"id":705189,"date":"2024-10-22T10:11:12","date_gmt":"2024-10-22T08:11:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=705189"},"modified":"2024-10-22T10:15:48","modified_gmt":"2024-10-22T08:15:48","slug":"arrestimi-policor-i-ilir-metes-dhe-7-shembuj-nga-strasburgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/10\/22\/arrestimi-policor-i-ilir-metes-dhe-7-shembuj-nga-strasburgu\/","title":{"rendered":"Arrestimi policor i Ilir Met\u00ebs dhe 7 shembuj nga Strasburgu","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-705191 size-medium\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/halimi2-e1729584648517-300x214.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"214\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/halimi2-e1729584648517-300x214.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/halimi2-e1729584648517-768x548.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/halimi2-e1729584648517-700x500.jpg 700w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/halimi2-e1729584648517.jpg 969w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nga Eduard Halimi<\/em><\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja:<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 21 tetor 2024, n\u00eb or\u00ebn 13.05,\u00a0 ish-presidenti dhe kryetar i PL,\u00a0 Ilir Meta u arrestua nga policia shqiptare, n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb incident q\u00eb ka ngjallur shum\u00eb debat publik dhe ligjor jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas d\u00ebshmive okular\u00eb dhe videove t\u00eb publikuara, disa makina private pa asnj\u00eb mbishkrim policor rrethuan makin\u00ebn e tij, dhe dhjet\u00ebra njer\u00ebz me maska dhe armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ku vet\u00ebm disa me mbishkrim n\u00eb kurriz\u00a0 bllokuan trafikun n\u00eb autostrad\u00eb, prangos\u00ebn dhunsh\u00ebm drejtuesin e mjetit Artemis Peca nj\u00eb funksionar politik te PL (pas asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor deri tani) nd\u00ebrsa Ilir Meta u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb nga automjeti i tij mes publikut me nj\u00eb trajtim degradues pa iu komunikuar asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor dhe pa i lexuar t\u00eb drejtat q\u00eb i takonin sipas Kushtetut\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dy funksionar\u00ebt politik\u00eb u prangos\u00ebn n\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb mes t\u00eb publikut n\u00eb mesdit\u00eb dhe u shoq\u00ebruan n\u00eb ambientet e policis\u00eb ku pas disa or\u00ebsh Met\u00ebs iu dha vendimi gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa Artemis Peca u lirua pasi nuk kishte asnj\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb dy deklarata t\u00eb shp\u00ebrndara, SPAK dhe BKH mohuan q\u00eb t\u0113 ken\u00eb b\u00ebr\u00eb ekzekutimin e vendimit t\u00eb GJKKO t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb dat\u00ebn 9.10.2024 dhe miratuar pas 11 dit\u00ebsh n\u00eb dat\u00ebn 20.10.2024 dit\u00ebn e diel, nd\u00ebrsa polica pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin por u justifikua p\u00ebr dhun\u00ebn nga rrethana ende te pakonfirmuara deri n\u00eb momentin e k\u00ebtij shkrimi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00eb prov\u00eb deri tani gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb publikuar nga policia se jan\u00eb respektuar qart\u00eb\u00a0 procedurat ligjore, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 28 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po e them q\u00eb n\u00eb fillim se nuk kam asnj\u00eb informacion m\u00eb shum\u00eb se njoftimi i SPAK dit\u00ebn e djeshme lidhur me dyshimet p\u00ebr kryerjen e veprave penale\u00a0 ndaj Ilir Met\u00ebs, dhe nuk kam as ndonj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr vendimin gjyq\u00ebsor q\u00eb po ashtu nuk e kam, por analiza m\u00eb posht\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekzekutimin e vendimit nga Policia e Shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ilir Meta ka avokat\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt me siguri jan\u00eb duke p\u00ebrgatitur mbrojtjen, por q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi, jasht\u00eb stigmatizimit t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe dyshimeve t\u00eb ngritura p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, \u00ebsht\u00eb interesi publik, n\u00ebse kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje e policis\u00eb, trajtimi degradues dhe gati \u00e7njer\u00ebzor, arrestimi publik i treguar n\u00eb videot e djeshme, p\u00ebrmbush standardet minimale ligjore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e t\u00eb arrestuarve, duke p\u00ebrfshir\u00eb vendime gjyq\u00ebsore nga Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (ECHR).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb e di q\u00eb, n\u00ebse ky trajtim degradues e \u00e7njer\u00ebzor do t\u2019i kishte ndodhur nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb, shit\u00ebsi ambulant ose nj\u00eb studenti, me siguri reagimi qytetar do t\u00eb ishte i madh, por stigmatizimi dhe retorika politike nuk duhet t\u00eb na pengojn\u00eb q\u00eb t\u00eb themi qart\u00eb se ligji dhe kushtetuta jan\u00eb minimalisht t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se ndaj nj\u00eb ish-presidenti, ish-kryeministri si Meta dhe zyrtari si Artemis t\u00eb paarmatosur nuk paraqisnin duksh\u00ebm asnj\u00eb rrezik publik n\u00eb autostrad\u00eb, n\u00eb makin\u00ebn e tyre, q\u00eb dhjet\u00ebra makina pa mbishkrime policore dhe dhjet\u00ebra polic\u00eb me maska dhe pa shenja dalluese policore t\u00eb terrorizonin publikun me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nga makina personat e sip\u00ebrp\u00ebrmendur me nj\u00eb trajtim degradues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, policia, duke d\u00ebmtuar procedurat e ndjekura, mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja serioze p\u00ebr integritetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjith\u00eb procesin, p\u00ebr t\u00eb cilin interesi publik \u00ebsht\u00eb i madh gjithashtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Kushtetuta Shqiptare dhe Konventa Europiane<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb police n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb th\u00ebrrasin pedagog, nisur nga nj\u00eb eksperienc\u00eb e shkurt\u00ebr 2 vje\u00e7are n\u00eb Akademin\u00eb e Policis\u00eb 28 vjet m\u00eb par\u00eb, ku n\u00eb \u00e7do fillim t\u00eb sesionit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale e filloja duke i th\u00ebn\u00eb studenteve t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Akademi se leksioni i par\u00eb, \u00ebsht\u00eb : \u201cMos t\u00ebrhiqni zvarr\u00eb qytetar\u00ebt gjat\u00eb nj\u00eb arrestimi dhe lexojini te drejtat n\u00eb momentin e prangosjes.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe kaq gj\u00eb e di edhe dikush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb bankat e Akademis\u00eb s\u00eb policis\u00eb. Po \u00e7far\u00eb parashikon Kushtetuta dhe Konvente Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Neni 27\/1 i Kushtetut\u00ebs parashikon :<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Askujt nuk\u00a0 mund\u00a0 t\u2019i\u00a0 hiqet\u00a0 liria,\u00a0 p\u00ebrve\u00e7se\u00a0 n\u00eb\u00a0 rastet\u00a0 dhe\u00a0 sipas\u00a0 procedurave\u00a0 t\u00eb\u00a0 parashikuara\u00a0 me ligj.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Neni 28\/1 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb parashikon se:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Kushdo, t\u00eb cilit i hiqet liria, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njoftohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb ai kupton, p\u00ebr shkaqet e\u00a0 k\u00ebsaj\u00a0 mase,\u00a0 si\u00a0 dhe\u00a0 p\u00ebr\u00a0 akuz\u00ebn\u00a0 q\u00eb\u00a0 i\u00a0 b\u00ebhet.\u00a0 Personi,\u00a0 t\u00eb\u00a0 cilit\u00a0 i\u00a0 \u00ebsht\u00eb\u00a0 hequr\u00a0 liria, \u00a0duhet\u00a0 t\u00eb\u00a0 njoftohet\u00a0 se\u00a0 nuk\u00a0 ka\u00a0 asnj\u00eb\u00a0 detyrim\u00a0 t\u00eb\u00a0 b\u00ebj\u00eb\u00a0 ndonj\u00eb\u00a0 deklarat\u00eb\u00a0 dhe\u00a0 ka\u00a0 t\u00eb\u00a0 drejt\u00eb\u00a0 t\u00eb komunikoj\u00eb\u00a0 menj\u00ebher\u00eb me avokatin, si dhe t\u2019i jepet mund\u00ebsia p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tij.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konventa Evropiane e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut po ashtu n\u00eb nenin 5 te saj n\u00eb paragrafin 1 dhe, n\u00ebnparagrafet e tjer\u00eb parashikon nj\u00eblloj se \u201carrestimi duhet t\u00eb ndjek\u00eb procedurat e duhura dhe \u00e7do person i arrestuar ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb informohet menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr arsyen e arrestimit dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u vet\u00ebinkriminuar dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb avokat\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb rastin e djesh\u00ebm, d\u00ebshmit\u00eb tregojn\u00eb se as Ilir Meta dhe as personi tjet\u00ebr\u00a0 nuk u informuan p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta, nuk iu komunikua ndonj\u0113 vendim gjyq\u00ebsor, nuk u lejua te telefononin avokatin por u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb gj\u00eb q\u00eb duksh\u00ebm deri tani mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebje nj\u00eb shkelje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij neni. \u00c7do arrestim i b\u00ebr\u00eb pa ndjekur k\u00ebto procedura \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendime Gjyq\u00ebsore Relevante nga Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (ECHR)<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Jarrand v. Franca (2010): N\u00eb Franc\u00eb nj\u00eb individ u arrestua dhe u trajtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga policia franceze pa iu lexuar t\u00eb drejtat dhe pa ndjekur procedurat e rregullta. ECHR konstatoi se \u00e7do arrest q\u00eb nuk p\u00ebrmbush procedurat e k\u00ebrkuara nga ligji p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb nenit 5 t\u00eb Konvent\u00ebs, q\u00eb garanton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr liri dhe siguri. Ne vendimin Jarrand v. Franca GJEDNJ theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave gjat\u00eb arrestimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, policia nuk ndoqi procedurat e k\u00ebrkuara, dhe ECHR vendosi q\u00eb ndalimi i tij ishte i paligjsh\u00ebm, pasi t\u00eb drejtat e t\u00eb ndaluarit nuk ishin respektuar. Ky precedent mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull p\u00ebr rastet kur nj\u00eb person nuk informohet p\u00ebr arsyet e ndalimit dhe t\u00eb drejtat e tij .<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Van Der Leer v. Holand\u00ebs (1988): GJEDNJ konstatoi shkeljen e nenit 5 t\u00eb Autoritetet pretenduan se, p\u00ebr shkak se ajo paraqiste probleme psikike, ndalimi ishte i justifikuar. Megjithat\u00eb, Gjykata konstatoi se asaj nuk i ishin komunikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme arsyet e ndalimit, edhe pse mund te kishte probleme pskikike prandaj t\u00eb drejtat e saj sipas nenit 5 \u00a7 2 u shkel\u00ebn. Ky rast \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi tregon se, edhe n\u00eb rastin e ndalimeve civile (si ndalimi psikiatrik me detyrim), e drejta p\u00ebr t&#8217;u informuar menj\u00ebher\u00eb, qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur mbi arsyet e privimit nga liria vazhdon t\u00eb zbatohet.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Fox, Campbell dhe Hartley v. Mbret\u00ebria e Bashkuar (1990): N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebrkuesit argumentuan se informacioni i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me arrestimin e tyre nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm dhe se ata nuk u informuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme p\u00ebr arsyet substanciale t\u00eb arrestimit t\u00eb tyre, duke shkelur k\u00ebshtu t\u00eb drejtat e tyre n\u00ebn nenin 5 \u00a7 2. Ky rast thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb nenit 5 \u00a7 2, i cili garanton q\u00eb \u00e7do individ i arrestuar duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb arsyetimit t\u00eb arrestimit t\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme. Gjykata vler\u00ebson se informimi i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb ligjore t\u00eb p\u00ebrgjithshme, nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e nenit 5 \u00a7 2, duke theksuar se \u00e7do arrestim duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore dhe faktike q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb individ\u00ebve t\u00eb sfidojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e arrestimit t\u00eb tyre.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Turbylev v. Rusia (2015): Ky rast p\u00ebrfshinte ndalimin e nj\u00eb individi q\u00eb kishte p\u00ebsuar dhun\u00eb nga ana e policis\u00eb. ECHR vendosi q\u00eb ndalimi i nj\u00eb personi n\u00eb kushte t\u00eb tilla dhe p\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs gjat\u00eb arrestimit p\u00ebrb\u00ebnin shkelje t\u00eb nenit 3 (ndalimi i trajtimit \u00e7njer\u00ebzor ose degradues) dhe t\u00eb nenit 6 (e drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb). Arrestimi i Met\u00ebs, ku ai u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb dhe nuk iu lexuan t\u00eb drejtat, ngjan me k\u00ebt\u00eb rast dhe mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkelje t\u00eb ngjashme .<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Saadi v. Mbret\u00ebria e Bashkuar (2006): N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, aplikanti u ndalua, por nuk iu dha informacion i sakt\u00eb p\u00ebr arsyet e ndalimit n\u00eb momentin e arrestimit. Gjykata e gjeti t\u00eb papajtueshme k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsyet e ndalimit &#8220;menj\u00ebher\u00eb&#8221;. Ky rast thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ofrimit t\u00eb informacionit t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb mbi arsyet e ndalimit, edhe n\u00eb rastet e ndalimeve civile ose procedurave t\u00eb emigracionit. Ai rikonfirmon se shtetet kan\u00eb detyrimin t\u00eb informojn\u00eb t\u00eb ndaluarit p\u00ebr arsyet specifike t\u00eb arrestimit t\u00eb tyre menjehere, pa vonesa, dhe vonesat do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb nenit 5 \u00a7 2.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Z.H. v. Hungari (2012): Rasti shqyrton shkeljen e nenit 5 \u00a7 2 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, i cili parashikon se informacioni t\u00eb jepet n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme, duke i mund\u00ebsuar individit t\u00eb sfidoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e arrestimit t\u00eb tij p\u00ebrmes gjykatave, si\u00e7 parashikohet n\u00eb nenin 5 \u00a7 4. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Gjykata thekson se autoritetet nuk arrit\u00ebn t\u00eb ofronin informacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr aplikantin q\u00eb t\u00eb kuptonte arsyet e ndalimit t\u00eb tij, gj\u00eb q\u00eb cenon t\u00eb drejtat e tij n\u00ebn k\u00ebt\u00eb nen. Ky rast thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb nenit 5 \u00a7 2 p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt, pa p\u00ebrjashtim, t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb mbrojtura, duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u informuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr arsyet e ndalimit. Kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00ebnvizon se \u00e7do vones\u00eb ose munges\u00eb n\u00eb ofrimin e k\u00ebtij informacioni p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Dvorski v. Kroacia (2016): N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, GJEDNJ trajtoi t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim ligjor. Autoritetet kroate nuk lejuan avokatin e zgjedhur t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb procesin e tij t\u00eb ndalimit. Gjykata konstatoi se moslejimi i t\u00eb pandehurit t\u00eb zgjidhte avokatin e tij dhe ndalimi i informacionit p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e cila garanton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfundime<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Arrestimi i Ilir Met\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga pozita e tij si ish-president apo lider politik, duhet t\u00eb trajtohet me respektimin maksimal t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese dhe procedurave ligjore. Ligji shqiptar dhe normat nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u00e7do individ ne momentin e ndalimit nuk mund te ushtrohet dhun\u00eb n\u00ebse nuk paraqet rrezik publik, nuk \u00ebsht\u00eb i armatosur. \u00c7do trajtim denigrues dhe degradues rrept\u00ebsisht\u00eb i ndaluar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai duhet t\u00eb informohet p\u00ebr arsyen e arrestimit,\u00a0 dhe t\u00eb drejtat e tij. N\u00ebse k\u00ebto t\u00eb drejta shkelen, si\u00e7 tregojn\u00eb provat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, at\u00ebher\u00eb arrestimi me gjasa mund te\u00a0 konsiderohet i paligjsh\u00ebm. Hetimi i plot\u00eb i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe respektimi i t\u00eb drejtave kushtetuese jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr ruajtjen e sundimit t\u00eb ligjit dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Precedent\u00ebt e vendosur nga Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut na tregojn\u00eb qart\u00eb se nj\u00eb arrestim i paligjsh\u00ebm mund t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze p\u00ebr integritetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr gjith\u00eb procesin n\u00eb vijim ku verifikimi i dyshimeve t\u00eb prokuroris\u00eb pritet me interes t\u00eb madh publik.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard Halimi Ngjarja: M\u00eb 21 tetor 2024, n\u00eb or\u00ebn 13.05,\u00a0 ish-presidenti dhe kryetar i PL,\u00a0 Ilir Meta u arrestua nga policia shqiptare, n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb incident q\u00eb ka ngjallur shum\u00eb debat publik dhe ligjor jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas d\u00ebshmive okular\u00eb dhe videove t\u00eb publikuara, disa makina private pa asnj\u00eb mbishkrim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":705191,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-705189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/705189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=705189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/705189\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/705191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=705189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=705189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=705189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}