{"id":701323,"date":"2024-09-30T20:54:36","date_gmt":"2024-09-30T18:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=701323"},"modified":"2024-09-30T20:54:36","modified_gmt":"2024-09-30T18:54:36","slug":"takimi-me-shqiptaret-ne-micigan-berisha-kombi-po-shkretohet-zgjedhjet-vdesin-para-se-vota-te-hyje-ne-kuti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/09\/30\/takimi-me-shqiptaret-ne-micigan-berisha-kombi-po-shkretohet-zgjedhjet-vdesin-para-se-vota-te-hyje-ne-kuti\/","title":{"rendered":"Takimi me shqiptar\u00ebt n\u00eb Mi\u00e7igan, Berisha: Kombi po shkretohet, zgjedhjet vdesin para se vota t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kuti","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-701324 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/SalI-Berisha1-1-624x450-1-300x216.jpg\" alt=\"\" width=\"791\" height=\"569\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/SalI-Berisha1-1-624x450-1-300x216.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/SalI-Berisha1-1-624x450-1.jpg 624w\" sizes=\"auto, (max-width: 791px) 100vw, 791px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb takimin me shqiptar\u00ebt n\u00eb Mi\u00e7igan, ku theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e diaspor\u00ebs dhe sfidat q\u00eb p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e p\u00ebrshkruar situat\u00ebn aktuale si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb e quajti &#8220;mobokraci&#8221;.<\/span><\/p>\n<div id=\"taboola-sponsored-mid-article\" class=\"trc_related_container trc_spotlight_widget tbl-trecs-container trc_elastic trc_elastic_sc-ma-balkanweb\" data-placement-name=\"Sponsored Mid Article\">\n<div class=\"trc_rbox_container\">\n<div id=\"trc_wrapper_6719623855\" class=\"trc_rbox sc-ma-balkanweb trc-content-sponsored\">\n<div class=\"trc_clearer\">\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai e konsideroi k\u00ebt\u00eb regjim m\u00eb t\u00eb keq se regjimet e kaluara komuniste dhe naziste, duke argumentuar se qeveria aktuale e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi frik\u00ebn dhe krimin. Berisha shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr zbrazjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si proceset zgjedhore jan\u00eb t\u00eb manipulueshme dhe t\u00eb dhunshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai u shpreh se pa opozit\u00eb, nuk ka sovranitet t\u00eb brendsh\u00ebm dhe ajo q\u00eb ndodhi me lobimin korruptiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Xhorxh Soros sipas tij kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, shnd\u00ebrrimin e opozit\u00ebs shqiptare n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i PD-s\u00eb u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb angazhohen m\u00eb aktivisht n\u00eb politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht duke votuar n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, duke e p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendin e tyre.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Berisha p\u00ebrfundoi fjalimin duke theksuar se, pavar\u00ebsisht sfidave, ai dhe partia e tij nuk do t\u00eb dor\u00ebzohen, duke theksuar se diaspora luan nj\u00eb rol aktiv n\u00eb ndryshimin e situat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;P\u00ebrsh\u00ebndetjet e mia m\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore p\u00ebr secilin q\u00eb jeni sot n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme p\u00ebr pranin\u00eb tuaj. P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta zoti Nik Gjonaj, imzot Prek Kalaj, zotit Eduart Alikaj. P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta Belind dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve. Jam i emocionuar nga ky takim n\u00eb distanc\u00eb me ju p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diaspor\u00ebs dhe emigracionit shqiptar n\u00eb Mi\u00e7igan.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb Mi\u00e7igan kam zhvilluar nj\u00eb nga takimet m\u00eb t\u00eb para n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs time politike dhe kam gjetur aty mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr PD-n\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Ruaj me shum\u00eb mir\u00ebnjohje pritjet, takimet q\u00eb ishin p\u00ebr ne nj\u00eb mb\u00ebshtetje e madhe. Por emigracioni dhe diaspora e Mi\u00e7iganit kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol thelb\u00ebsor dhe n\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shum\u00eb her\u00eb e kam pyetur veten, si ka mund\u00ebsi, pse diaspora shqiptare krahasuar me t\u00eb tjerat, numerikisht m\u00eb e vog\u00ebl, krahasuar me pasurit\u00eb e t\u00eb tjerave, m\u00eb pak e pasur, por arrin t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e vendit se sa diaspora e shum\u00eb e shum\u00eb vendeve t\u00eb tjera. Se si ajo arrin t\u00eb paraqitet dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb kombit p\u00ebr lirin\u00eb dhe dinjitet komb\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb atdhetaria, \u00ebsht\u00eb shqiptarizmi, \u00ebsht\u00eb patriotizmi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mi\u00e7igan dhe SHBA q\u00eb i b\u00ebn ata nj\u00eb nga diasporat m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare dhe \u00e7\u00ebshtjet e kombit t\u00eb tyre. T\u00eb dashur miq, ne bisedojm\u00eb sonte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb vendosur ajo q\u00eb Samuel Hantington e ka quajtur form\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb t\u00eb gjitha diktaturave, mobokracia.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur 20 vite m\u00eb par\u00eb lexoja Hantingtonin, nj\u00eb studiues i madh, por u befasova me vler\u00ebsimin e tij. Ai e quante mobokracin\u00eb nj\u00eb dikatur\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se nazist\u00ebn, se komunisten, se teokratiken. N\u00eb Shqip\u00ebri u instalua mobokracia nga Edi Rama p\u00ebr dy arsye. E para, ai ka nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb bllokut komunist, me t\u00eb cilin frika e qytetar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn mjetin kryesor t\u00eb sundimit. S\u00eb dyti, ai kanabizoi Shqip\u00ebrin\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb zyrtare pothuajse, Edi Rama mbolli nga thell\u00ebsit\u00eb e Alpeve t\u00eb veriut n\u00eb kufi me Plav\u00ebn, gjer n\u00eb Pogon me mij\u00ebra e mij\u00ebra plantacione kanabisi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai nd\u00ebrtoi narkoshtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Por, kjo p\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb e krimit, drog\u00ebs, e cila vendos n\u00eb kutit\u00eb e votimit, vendos n\u00eb parlament, vendos n\u00eb qeveri, vendos n\u00eb rrug\u00eb, vendos n\u00eb prit\u00eb, vendos kudo. Edi Rama hapi apo vendosi vendin t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb sundimin e bandave m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Un\u00eb dua t\u2019u jap shkurtimisht dy-tre t\u00eb dh\u00ebna.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sot n\u00eb Tiran\u00eb keni konstatuar se nd\u00ebrtohen si k\u00ebrpudha kulla 30, 40, 50 kat\u00ebshe.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliard\u00eb euro. Nga k\u00ebto, vet\u00ebm 800 milion\u00eb vijn\u00eb nga bankat. T\u00eb gjitha jan\u00eb para droge, para t\u00eb n\u00ebndheshme. Ka 56 mij\u00eb apartamente bosh. \u00c7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb tretat m\u00eb t\u00eb lartat pas Mynihut dhe Parisit. Nj\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament, duhet t\u00eb punoj\u00eb 104 vite. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb ikur, t\u00eb dashur miq. Kurr\u00eb n\u00eb histori n\u00eb asnj\u00eb pushtim t\u00eb cilitdo lloji qoft\u00eb, nuk ka ndodhur q\u00eb nga viti 2014 gjer n\u00eb vitin 2022, t\u00eb braktisin Shqip\u00ebrin\u00eb 34 p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shqip\u00ebria po zbrazet me Shqip\u00ebri, kombi po shkretohet. Proceset elektorale, zgjedhjet, vdesin para se vota t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kuti. Nj\u00eb makineri gjigante e blerjes s\u00eb vot\u00ebs e b\u00ebn procesin zgjedhor nj\u00eb fars\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Shum\u00eb her\u00eb kam pyetur veten pse Hantington shkruan se mobokracit\u00eb jan\u00eb forma m\u00eb e eg\u00ebr? Ai thot\u00eb se ato nuk ndjekin asnj\u00eb rregull.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Por un\u00eb konsideroj mjerisht se ata kan\u00eb mb\u00ebshtetje jo t\u00eb vog\u00ebl nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kan\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb e tejkalon imagjinat\u00ebn ton\u00eb. Ajo q\u00eb keni d\u00ebgjuar me McGonigalin, ajo u garantoj ju se \u00ebsht\u00eb maja e ajsbergut e fuqis\u00eb korruptive t\u00eb narkoshtetit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Shqip\u00ebria kaloi k\u00ebto vite, 3-4 vite, t\u2019u them haptas, nj\u00eb grusht shteti. Grushtet e shtetit p\u00ebr nj\u00eb vend nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmbytjet e qeveris\u00eb. Jo, grushtet e shtetit ndodhin edhe kur synohet t\u00eb p\u00ebrmbytet opozita. Pse kjo? Se \u00e7do vend ka sovranitet t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. N\u00eb diktatura nuk ka sovranitet t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pa opozit\u00eb, nuk ka sovranitet t\u00eb brendsh\u00ebm dhe ajo q\u00eb ndodhi me lobimin korruptiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Xhorxh Soros, kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, shnd\u00ebrrimin e opozit\u00ebs shqiptare n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Por ne ia dol\u00ebm.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me sakrifica, me p\u00ebrpjekje dhe ne jemi shqiptar\u00eb, ua them un\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb gj\u00eb ju, kur Sekretari i Shtetit m\u00eb shpalli non-grata tet\u00eb vite pasi isha larguar nga \u00e7do funksion, por vet\u00ebm mbroja interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, mbroja interesin publik n\u00eb Shqip\u00ebri si detyrim madhor q\u00eb ndjeja, un\u00eb pothuajse isha n\u00eb prag t\u00eb largimit tim nga politika.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Por vendimi i lobuar nga Xhorxh Soros dhe Edi Rama, pa asnj\u00eb fakt, pa asnj\u00eb baz\u00eb, kishte vet\u00ebm nj\u00eb synim, asgj\u00ebsimin e opozitarizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Natyrisht ishte vendim i gabuar. I gabuar sepse ne jemi shqiptar\u00eb, ne kemi nj\u00eb shprehje: Zoti m\u00eb ruajt\u00eb nga miqt\u00eb, se nga armiqt\u00eb ruhem vet\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>U detyruam t\u00eb gjith\u00eb si demokrat\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb pasur opozit\u00eb Shqip\u00ebria. Dhe sot Shqip\u00ebria ka opozit\u00eb, n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pasi u gjet\u00ebm para t\u00eb papritur\u00ebs, menduan se e arkivuan Sali Berish\u00ebn dhe e damkos\u00ebn me turp, ai u rikthye fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe ky ishte nj\u00eb d\u00ebshtim i madh n\u00eb at\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb u b\u00eb. Pas k\u00ebsaj, hap\u00ebn dosje dhe kujtuan se do blinin heshtjen time, po heshtja ime nuk mund t\u00eb blihet.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Si\u00e7 e dini, kat\u00ebr vite hetimi, n\u00eb fund p\u00ebrfunduan tek pagesat q\u00eb vajza ime ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua, pagesa familjare apo bamir\u00ebsit\u00eb e tyre ndaj f\u00ebmij\u00ebve autik\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>U ndala n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb treguar se si u ndihmua instalimi i mobokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mir\u00ebpo, n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb, njeriu kurr\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se beson nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nuk duhet \u00ebt dor\u00ebzohet.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe ne u garantoj ju, nuk dor\u00ebzohemi, por ne do b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ta kthejm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb rrug\u00ebn e Zotit, n\u00eb rrug\u00ebn e shpres\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sot, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebr ndihm\u00ebn tuaj, p\u00ebr angazhimin tuaj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb jo e leht\u00eb. Un\u00eb u dhash\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull, por mund t\u2019u jap shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe un\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb se kjo ndihm\u00eb, kjo mb\u00ebshtetje nuk do mungoj\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Jemi p\u00ebrpjekur p\u00ebr vite q\u00eb diaspora t\u00eb votoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e juaja. Mohimi i vot\u00ebs suaj ishte reminishenc\u00eb e politik\u00ebs hoxhiste ndaj diaspor\u00ebs dhe emigracionit. M\u00eb n\u00eb fund u arrit dhe k\u00ebt\u00eb e konsideruam nj\u00eb zhvillim shum\u00eb t\u00eb madh dhe k\u00ebrkoj ndjes\u00eb para jush se u arrit me vones\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Por, kjo arritje, t\u00eb dashur miq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb potencial shum\u00eb i madh i juaji p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb shp\u00ebtimin e vendit nga kjo diktatur\u00eb me vot\u00ebn tuaj. Ndaj dhe ftoj \u00e7donj\u00ebrin prej jush, t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb siguruar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb pjes\u00ebmarrjes tuaj n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Si nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila n\u00eb fakt po rrokulliset, po zbrazet si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Por meq\u00eb jam k\u00ebtu tek roli juaj, mund\u00ebsia juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebrs\u00ebri. T\u00eb rrisni ndjeshm\u00ebrin\u00eb tek ligjv\u00ebn\u00ebsit tuaj, t\u00eb cil\u00ebt historikisht kan\u00eb mb\u00ebshtetur shqiptar\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn e tyre t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn dramatike dhe p\u00ebr ndikimin armiq\u00ebsor, antidemokratik, antishqiptar t\u00eb superspekulantit t\u00eb planetit, Xhorxh Soros.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Un\u00eb dua t\u2019u informoj ju se t\u00eb gjitha projektet nga viti 2013, p\u00ebrve\u00e7 periudh\u00ebs s\u00eb presidentit Tramp, madje edhe gjat\u00eb asaj periudhe, m\u00eb falni, t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, jan\u00eb projekte t\u00eb firmosura nga Fondacionit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur n\u00eb Beograd. Ndarja e Kosov\u00ebs, Ballkani i Hapur, droga n\u00eb Shqip\u00ebri, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb dashur miq, ju duhet t\u00eb dini sot se Xhorxh Sorosi n\u00eb trurin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi vendosi Luan Omarin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hartuesin e Kushtetut\u00ebs m\u00eb fam\u00ebzez\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, Kushtetut\u00ebs q\u00eb shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb shtet ateist n\u00eb vitin 1974. A mund ta imagjinoni ju k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Cilat jan\u00eb pasojat e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi sot, e cila u realizua me angazhimin total t\u00eb diplomat\u00ebve sorosian\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb? Cilat jan\u00eb pasojat? Ua them un\u00eb ju. Sot \u00e7do shqiptar, p\u00ebr nj\u00eb proces civil, dhe jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna zyrtare k\u00ebto, duhet t\u00eb pres\u00eb 14.6 vite p\u00ebr nj\u00eb vendim n\u00eb gjykat\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale duhet t\u00eb pres\u00eb 10 vite.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pra, kombi juaj, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmit n\u00eb bot\u00eb sot q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb ligjor. Fal\u00eb k\u00ebsaj reforme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn taksapaguesit amerikan\u00eb kan\u00eb shpenzuar dhjet\u00ebra milion\u00eb. Aspekti i dyt\u00eb i k\u00ebsaj reforme \u00ebsht\u00eb prokuroria politike q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute identike nj\u00eblloj si n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, lider\u00ebt e tre partive kryesore opozitare jan\u00eb n\u00eb ndjekje penale. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb bashk\u00ebmoshatar i Belind K\u00eblli\u00e7it, deputet, u burgos. Pse u burgos? Ervin Salianji u burgos vet\u00ebm se Fatmir Xhafaj dhe v\u00ebllaz\u00ebria Xhafaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga v\u00ebllaz\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb drog\u00ebs dhe krimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb v\u00eblla i Fatmir Xhaf\u00ebs, i quajtur Geron Xhafa, ishte d\u00ebnuar n\u00eb Itali me vite t\u00eb t\u00ebra, por bridhte mir\u00eb e bukur dhe nga Vlora drejtonte trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb gazetar guximtar konstatoi se ai transportonte tonelata drog\u00eb nga Vlora drejt Italis\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>A mund t\u00eb imagjinoni ju?<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ervin Salianji publikoi regjistrimin. Trafikanti u transferua n\u00eb Itali, n\u00eb burg, i v\u00ebllai dhe dor\u00ebheqjen, por para se t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen, me d\u00ebshmitar t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, than\u00eb se z\u00ebri nuk ishte i v\u00ebllait t\u00eb ministrit dhe trafikanti e paditi deputetin ton\u00eb dhe pas 6 vitesh, Edi Rama me urdh\u00ebr e nis 2 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb burg, njeriun q\u00eb i b\u00ebri sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb madh shqiptar\u00ebve, duke denoncuar nj\u00eb nga v\u00ebllaz\u00ebrit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb drog\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ua dhash\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull se shembull t\u00eb pafund mund t\u00eb ju jap, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa jetik \u00ebsht\u00eb roli i secilit prej jush dhe mbar\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekjen e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr k\u00ebsa diktature, n\u00eb vendin ku ju jeni.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb dashur miq!<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Un\u00eb u zgjata, pak m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspoze dhe ju them se, situata \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por u them gjithashtu se ne absolutisht ne nuk dor\u00ebzohemi por do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo gjendje.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me k\u00ebt\u00eb rast u ftoj dhe nj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb mobilizim maksimal p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb vitin 2025 p\u00ebr<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shqip\u00ebrin\u00eb, por para se t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Partin\u00eb Demokratike, ftoj ju, ftoj t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Nik Gjonajn, kryetarin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Oakland Countri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues dinjitoz q\u00eb b\u00ebn krenar \u00e7do shqiptar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Miqt\u00eb e mi, ne jemi parti simot\u00ebr e Partis\u00eb Republikane. Sigurisht un\u00eb nuk nd\u00ebrhy n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA, por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PD-s\u00eb, dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i saj, e ftoj q\u00eb me vot\u00ebn e tij t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb partin\u00eb simot\u00ebr republikane dhe kandidatin e saj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shum\u00eb faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb m\u00eb kushtuat!&#8221;,<\/em> u shpreh p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb takimin me shqiptar\u00ebt n\u00eb Mi\u00e7igan, ku theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e diaspor\u00ebs dhe sfidat q\u00eb p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e p\u00ebrshkruar situat\u00ebn aktuale si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb e quajti &#8220;mobokraci&#8221;. Ai e konsideroi k\u00ebt\u00eb regjim m\u00eb t\u00eb keq se regjimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":701324,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-701323","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/701323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=701323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/701323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/701324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=701323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=701323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=701323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}