{"id":691706,"date":"2024-08-01T20:44:51","date_gmt":"2024-08-01T18:44:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=691706"},"modified":"2024-08-01T20:45:42","modified_gmt":"2024-08-01T18:45:42","slug":"nga-vrasjet-me-pagese-te-trafiku-i-kokaines-e-grabitja-e-parave-goditja-e-grupit-kriminal-te-copjave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/08\/01\/nga-vrasjet-me-pagese-te-trafiku-i-kokaines-e-grabitja-e-parave-goditja-e-grupit-kriminal-te-copjave\/","title":{"rendered":"\u201cNga vrasjet me pages\u00eb te trafiku i kokain\u00ebs e grabitja e parave\u201d- Goditja e grupit kriminal t\u00eb \u00c7opjave","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-691707\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja.png\" alt=\"\" width=\"1249\" height=\"779\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja.png 1249w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja-300x187.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja-1024x640.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/copja-768x479.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1249px) 100vw, 1249px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autoritetet shqiptare organizuan nj\u00eb operacion p\u00ebr goditjen e grupit kriminal t\u00eb udh\u00ebhequr nga v\u00ebllez\u00ebrit Franc dhe Hajdar \u00c7opja nga Elbasani.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Operacioni \u00ebsht\u00eb nisur nga inteligjenca e siguruar nga autoritet evropiane, (Europol) n\u00eb platformat SKY ECC dhe i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr SPAK-un i cili nisi hetimet ndaj grupit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas hetimeve t\u00eb SPAK-ut grupit t\u00eb \u00c7opjave u atribuohen t\u00eb pakt\u00ebn 4 atentate me 6 t\u00eb vrar\u00eb, 3 vrasje t\u00eb mbetura n\u00eb tentativ\u00eb,\u00a014 t\u00eb porositura, dhe grabitja e 10 milion\u00eb eurove\u00a0n\u00eb Rinas n\u00eb prillin e vitit 2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut m\u00eb 29 korrik\u00a0 l\u00ebshoi\u00a033 urdh\u00ebrarreste nga t\u00eb cilat gjat\u00eb operacionit &#8220;Plumbi i Art\u00eb 2&#8221;\u00a0t\u00eb zhvilluar m\u00eb 31 korrik 2024 n\u00eb disa qytete u arrit t\u00eb ekzekutoheshin 13, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb gjenden t\u00eb arrestuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 20 t\u00eb tjer\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb largoheshin megjith\u00ebse nga informacionet, ishin q\u00eb nj\u00eb pjese e tyre ndodheshin brenda vendit. Vet\u00eb Franc \u00c7opja ndodhet i arrestuar n\u00eb Belgjik\u00eb, nd\u00ebrsa Hajdar \u00c7opja ndodhet i arrestuar n\u00eb Dubai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">SPAK ka zbuluar dhe si v\u00ebllez\u00ebrit Franc dhe Hajdar \u00c7opja e nis\u00ebn aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 \u2013 2007, duke shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb sasi t\u00eb vogla kokaine, derisa arrit\u00ebn t\u00eb zgjeroheshin edhe ne vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs e jo vet\u00ebm dhe nj\u00eb nga grupet m\u00eb t\u00eb rrezikshme kriminale n\u00eb Elbasan.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr operacionin ndaj \u00c7opjave ka reaguar edhe Europol q\u00eb thot\u00eb se ishte bashk\u00ebpunim i tyre me autoritetet ligjzbatuese belge, shqiptare e franceze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi kriminal ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb shumta t\u00eb paligjshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb vrasje me pages\u00eb dhe pastrim parash n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pastrimi i parave kryhej p\u00ebrmes transaksioneve komplekse me kriptomonedha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Europol luajti nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zbulimin e mesazheve t\u00eb koduara n\u00eb aplikacionin Sky ECC, informacione t\u00eb cilat u kaluan tek SPAK. Policia belge, franceze dhe holandeze gjithashtu mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cAutoritetet shqiptare, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kan\u00eb p\u00ebrfunduar me sukses nj\u00eb operacion t\u00eb madh, duke arrestuar 15 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb grupi fam\u00ebkeq t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar n\u00ebn hetim n\u00eb juridiksione t\u00eb shumta.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrpjekja e koordinuar, e quajtur Operacioni GORGON, kulmoi me nj\u00eb seri bastisjesh t\u00eb kryera n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri, m\u00eb 31 korrik kund\u00ebr figurave ky\u00e7e brenda rrjetit kriminal. P\u00ebr pasoj\u00eb u sekuestruan pasuri t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebrfshir\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe 1 milion euro cash\u201d-thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb reagimin e Europol<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga vrasjet me pages\u00eb deri te pastrimi kompleks i parave<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky grup i profilit t\u00eb lart\u00eb shqiptar i krimit t\u00eb organizuar ishte i strukturuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hierarkike, me deg\u00eb q\u00eb vepronin nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Banda p\u00ebrb\u00ebhej kryesisht nga familjar\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb nga e nj\u00ebjta zon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. An\u00ebtar\u00ebt e grupit dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasje t\u00eb shumta me pages\u00eb, trafik n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb droge dhe pastrim t\u00eb fitimeve t\u00eb paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve komplekse t\u00eb kriptomonedhave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mes t\u00eb arrestuarve \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pastrues parash me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u ofronte sh\u00ebrbimet e tij disa grupeve t\u00eb tjera kriminale t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vrasje, korrupsion dhe trafik n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb droge, nd\u00ebr aktivitete t\u00eb tjera kriminale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimi zbuloi gjithashtu sesi kreu i k\u00ebtij grupi t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij urdh\u00ebruan vrasjen e disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupeve t\u00eb tjera kriminale shqiptare duke kontraktuar vras\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb vrasje i jan\u00eb atribuar k\u00ebtij grupi specifik kriminal midis viteve 2019 dhe 2020, nj\u00eb num\u00ebr prej t\u00eb cilave jan\u00eb kryer jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Aktiviteti kriminal i \u00c7opjave<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimet e prokuroris\u00eb speciale zbuluan se \u00c7opjat p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe zot\u00ebruar tregun n\u00eb vitin 2018 filloi eliminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet vrasjeve me pages\u00eb t\u00eb personave, t\u00eb cil\u00ebt kishin nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vrasja m\u00eb e bujshme \u00ebsht\u00eb ajo e 29 dhjetorit 2018, e njohur si \u201cMasakra e Bradasheshit\u201d, kur u eliminua Endrit Alibej dhe 2 persona t\u00eb tjer\u00eb, vrasje e cila u pasua me urdh\u00ebrimin dhe t\u00eb eliminimit t\u00eb disa personave t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">4 tentativa vrasjeje ishin n\u00eb drejtim t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Endrit Elibejt, bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Erion Alibej por q\u00eb t\u00eb gjitha d\u00ebshtuan nga n\u00ebntori 2019 n\u00eb n\u00ebntor 2020. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2 raste t\u00eb tjera ka qen\u00eb i penduari tjet\u00ebr i drejt\u00ebsis\u00eb Nuredin Dumani q\u00eb i ka shp\u00ebtuar atentateve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja jan\u00eb autor\u00eb edhe t\u00eb vrasjes s\u00eb Klevin Bahos dhe plagosjes e v\u00ebllait t\u00eb tij Aldo (Aleksand\u00ebr) Baho\u201d n\u00eb vitin .2019. Gjithashtu SPAKA ka vertetuar se ata jan\u00eb autor\u00eb edhe te vrasjes se Andi Zylyfi dhe plagosjes s\u00eb Ardit Uru\u00e7i, 13 dhjetorin 2019, n\u00eb fshatin P\u00ebrparim n\u00eb Peqin, si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit shtatorin e vitit 2020, n\u00eb fshatin Sinaballaj, Rrogozhin\u00eb. Nd\u00ebrsa kan\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb vrasjet e Kei Pikut 16 Janarin e vitit 2020 ne Elbasan; Irfan Azizit, n\u00ebntorin e vitit 2020, n\u00eb Ur\u00eb Vajgurore dhe nj\u00eb punonj\u00ebsi policie marsin e vitit 2018, n\u00eb Fier.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Organizata ka arritur t\u00eb rekrutoj\u00eb edhe dy punonj\u00ebs\u00a0t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe nj\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb gjykat\u00ebn e Elbasanit q\u00eb u jepte informacione sekrete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sekuestrimi i pasurive<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb zbuluar pasurin\u00eb e p\u00ebrfituar nga aktiviteti kriminal SPAK ka ushtruar kontrolle n\u00eb tet\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme, duke sekuestruar mbi 1 milion euro n\u00eb para t\u00eb gatshme, p\u00ebrfshir\u00eb valuta t\u00eb ndryshme dhe lek\u00eb. Jan\u00eb vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi 42 pasuri, p\u00ebrfshir\u00eb 38 pasuri t\u00eb paluajtshme si apartamente, vila, tok\u00eb ar\u00eb, dhe nj\u00eb pallat n\u00eb nd\u00ebrtim me kat\u00ebr kate, si dhe kat\u00ebr llogari bankare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas SPAK, organizata kriminale e drejtuar nga v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja ka investuar t\u00eb ardhura t\u00eb fituara nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drog\u00ebs n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri, duke p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e apartamenteve, vilave, bareve, restoranteve dhe sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb qytetet Tiran\u00eb, Elbasan dhe Durr\u00ebs. Shuma t\u00eb konsiderueshme parash jan\u00eb injektuar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit p\u00ebr realizimin e godinave t\u00eb banimit dhe komplekseve nga fillimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">SPAK gjithashtu raporton se Franc \u00c7opja ka transferuar shuma t\u00eb konsiderueshme parash p\u00ebrmes zyrave t\u00eb k\u00ebmbimit valutor brenda dhe jasht\u00eb vendit. K\u00ebto para jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pagesa t\u00eb vrasjeve t\u00eb porositura dhe p\u00ebr investime p\u00ebr llogari t\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet shqiptare organizuan nj\u00eb operacion p\u00ebr goditjen e grupit kriminal t\u00eb udh\u00ebhequr nga v\u00ebllez\u00ebrit Franc dhe Hajdar \u00c7opja nga Elbasani. Operacioni \u00ebsht\u00eb nisur nga inteligjenca e siguruar nga autoritet evropiane, (Europol) n\u00eb platformat SKY ECC dhe i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr SPAK-un i cili nisi hetimet ndaj grupit. Pas hetimeve t\u00eb SPAK-ut grupit t\u00eb \u00c7opjave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":691707,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-691706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/691706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=691706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/691706\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/691707"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=691706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=691706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=691706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}