{"id":691674,"date":"2024-08-01T16:00:41","date_gmt":"2024-08-01T14:00:41","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=691674"},"modified":"2024-08-01T16:00:41","modified_gmt":"2024-08-01T14:00:41","slug":"skandali-me-mikrokredite-bsh-reagon-pas-letres-se-begajt-ne-asnje-rast-nuk-kemi-lejuar-dhe-krijuar-paligjshmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/08\/01\/skandali-me-mikrokredite-bsh-reagon-pas-letres-se-begajt-ne-asnje-rast-nuk-kemi-lejuar-dhe-krijuar-paligjshmeri\/","title":{"rendered":"Skandali me mikrokredit\u00eb, BSH reagon pas letr\u00ebs s\u00eb Begajt: N\u00eb asnj\u00eb rast nuk kemi lejuar dhe krijuar paligjshm\u00ebri","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1722430184_begaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-691461\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1722430184_begaj.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1722430184_begaj.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1722430184_begaj-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1722430184_begaj-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar sot me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, pasi Presidenti i Republik\u00ebs publikoi dje nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku, presidenti sugjeronte hetimin parlamentar veprimtaris\u00eb s\u00eb bank\u00ebs qendrore n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e institucioneve t\u00eb mbledhjes s\u00eb kredive t\u00eb k\u00ebqija.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke sqaruar edhe nj\u00ebher\u00eb rolin e saj n\u00eb licencimin e k\u00ebtyre institucioneve, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se, n\u00eb asnj\u00eb rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshm\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Pra, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshm\u00ebri, por vet\u00ebm ka p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej kuadrin rregullativ mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr blerjen e kredive me probleme. Nga ana tjet\u00ebr, ky ishte nj\u00eb format i propozuar dhe mb\u00ebshtetur fuqimisht nga institucionet partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen, FMN dhe BB&#8221;,<\/em> njoftoi BSH.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se ka p\u00ebrmbushur kurdoher\u00eb misionin e saj kushtetues: ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb atij financiar n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cMe masat dhe veprimet tona nd\u00ebr vite, ne kemi kontribuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb me sukses pasojat e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krizash financiare, kemi mund\u00ebsuar q\u00eb brenda dekad\u00ebs s\u00eb fundit kredia me probleme t\u00eb ulet 5 her\u00eb, duke u vendosur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta historike,\u00a0 kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar rr\u00ebnj\u00ebsisht kuadrin rregullator n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb konsumatorit duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb interesat p\u00ebr kredin\u00eb t\u00eb ulen me 3 her\u00eb brenda 3 viteve t\u00eb fundit, por mbi t\u00eb gjitha, kemi garantuar sh\u00ebndetin financiar t\u00eb vendit, duke mbajtur t\u00eb sigurta kursimet e miliona qytetar\u00ebve,\u201d<\/em> shprehet Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njoftimi i plot\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me vler\u00ebsimin maksimal p\u00ebr shqet\u00ebsimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe me p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar sakt\u00eb dhe drejt publikun, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb gjen me vend t\u00eb ritheksoj\u00eb se:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrmbushur kurdoher\u00eb misionin e saj kushtetues: ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb atij financiar n\u00eb vend. Kjo arritje \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar sistematikisht nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta vendase, si dhe \u00ebsht\u00eb materializuar si n\u00eb Rezolutat Vjetore t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu edhe nga q\u00ebndrimet publike t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Banka Bot\u00ebrore, Komisioni Evropian etj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me masat dhe veprimet tona nd\u00ebr vite, ne kemi kontribuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb me sukses pasojat e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krizash financiare, kemi mund\u00ebsuar q\u00eb brenda dekad\u00ebs s\u00eb fundit kredia me probleme t\u00eb ulet 5 her\u00eb, duke u vendosur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta historike,\u00a0 kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar rr\u00ebnj\u00ebsisht kuadrin rregullator n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb konsumatorit duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb interesat p\u00ebr kredin\u00eb t\u00eb ulen me 3 her\u00eb brenda 3 viteve t\u00eb fundit, por mbi t\u00eb gjitha, kemi garantuar sh\u00ebndetin financiar t\u00eb vendit, duke mbajtur t\u00eb sigurta kursimet e miliona qytetar\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mandati ligjor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtja e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb atij financiar t\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion, vendimmarrja e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb administruar rrezikun e kredive joperformuese n\u00eb sistemin bankar, ka qen\u00eb dhe mbetet jetike p\u00ebr t\u00eb ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sistemit dhe mbi t\u00eb gjitha mbrojtjen e depozituesve nga rreziku i humbjes s\u00eb shumave t\u00eb depozituara n\u00eb rast t\u00eb tronditjes s\u00eb sistemit bankar dhe financiar, nga risku i moskthimit t\u00eb kredive t\u00eb marra prej konsumator\u00ebve apo shoq\u00ebrive tregtare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2015, u miratua \u201cPlani komb\u00ebtar p\u00ebr reduktimin e kredive me probleme\u201d, i cili u n\u00ebnshkrua nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrcaktonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrash p\u00ebr institucionet qeveritare dhe p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr detyrat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte licencimi i shoq\u00ebrive q\u00eb do t\u00eb angazhoheshin n\u00eb blerjen dhe administrimin e kredive me probleme, zgjidhje kjo e cila gjente mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb edhe n\u00eb parashikimet e Kodit Civil.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky aktivitet kryhej tashm\u00eb nga disa subjekte t\u00eb licencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrve\u00e7 kredidh\u00ebnies, mund t\u00eb blinin portofole t\u00eb kredive me probleme, pasi licenca q\u00eb g\u00ebzonin nuk e pengonte k\u00ebt\u00eb transaksion. Sipas p\u00ebrcaktimeve rregullative, aktiviteti i kredidh\u00ebnies ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7do moment edhe blerjen e kredive me probleme, ndaj n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, \u00e7do subjekt i licencuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kredidh\u00ebnie, mund t\u00eb blinte edhe portofole t\u00eb kredive me probleme nga bankat ose jobankat.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Rregullimi i b\u00ebr\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2016 nuk prekte aspektin licencues t\u00eb subjekteve t\u00eb pajisura tashm\u00eb me nj\u00eb licenc\u00eb kredidh\u00ebnieje, por b\u00ebnte t\u00eb mundur q\u00eb aktiviteti i blerjeve vet\u00ebm t\u00eb kredive me probleme t\u00eb kornizohej brenda k\u00ebrkesave rregullatore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (raportim, mbik\u00ebqyrje etj.).<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb aspektin licencues, ky rregullim solli ndryshim vet\u00ebm p\u00ebr institucionet e reja q\u00eb mund t\u00eb futeshin n\u00eb treg, portofoli i t\u00eb cilave do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej 100% vet\u00ebm nga kredi me probleme.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>K\u00ebto ndryshime, krahas faktit q\u00eb ishin nj\u00eb detyr\u00eb e l\u00ebn\u00eb nga \u201cPlani komb\u00ebtar p\u00ebr reduktimin e kredive me probleme\u201d i vitit 2015, erdhi si domosdoshm\u00ebri edhe p\u00ebr arsye se: kredia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt financiar dhe transferimi i k\u00ebtij produkti duhet t\u00eb b\u00ebhet detyrimisht drejt subjekteve t\u00eb licencuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb; \u00ebsht\u00eb e detyrueshme p\u00ebrmbushja e k\u00ebrkesave rregullatore p\u00ebr raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Regjistrin e Kredive me q\u00ebllim mospenalizimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e tyre p\u00ebr kreditim; administrimi i riskut n\u00ebp\u00ebrmjet inspektimeve n\u00eb vend dhe analizave nga jasht\u00eb, si dhe raportimet periodike pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb lart\u00eb;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb i kushton v\u00ebmendje maksimale konsumatorit n\u00eb drejtim t\u00eb transparenc\u00ebs, mbrojtjes nga veprimtari abuzive dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimit n\u00eb trajtimin e ankesave t\u00eb kredimarr\u00ebsve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pra, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshm\u00ebri, por vet\u00ebm ka p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej kuadrin rregullativ mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr blerjen e kredive me probleme. Nga ana tjet\u00ebr, ky ishte nj\u00eb format i propozuar dhe mb\u00ebshtetur fuqimisht nga institucionet partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb fenomen, FMN dhe BB.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky fakt u rikonfirmua nga vet\u00eb Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb prononcimin e tyre m\u00eb t\u00eb fundit zyrtar, t\u00eb pyetur drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, citojm\u00eb: \u201c\u2026\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e njohur publikisht q\u00eb analizat n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb mb\u00ebshtetur nga FMN n\u00eb vitet 2015 dhe 2016 identifikuan nivele t\u00eb larta t\u00eb kredive me probleme, si nj\u00eb element cenueshm\u00ebrie p\u00ebr sektorin bankar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, FMN miratoi planin e veprimit t\u00eb autoriteteve shqiptare t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr t\u00eb reduktuar kredit\u00eb me probleme.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky plan, mes t\u00eb tjerash, i dha Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mandatin e licencimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb menaxhimit t\u00eb kredive me probleme, duke pasur parasysh nd\u00ebrlidhjen e tyre me sistemin bankar. \u2026\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb t\u00eb gjitha kritereve rregullatore dhe respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore, mb\u00ebshtetur n\u00eb analiza t\u00eb thelluara t\u00eb riskut, si dhe me asistenc\u00ebn e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e bashk\u00ebpunimin e institucioneve n\u00eb vend, licencoi n\u00eb vijim subjektet t\u00eb cilat i p\u00ebrmbushnin plot\u00ebsisht kriteret rregullatore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb vijim, gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka ushtruar me profesionaliz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb funksionin e saj mbik\u00ebqyr\u00ebs, n\u00eb respektim t\u00eb detyrimeve ligjore dhe rregullatore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nga momenti i licencimit, t\u00eb gjitha k\u00ebto subjekte iu jan\u00eb n\u00ebnshtruar inspektimeve periodike nga ana e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe konkretisht, inspektime t\u00eb vazhdueshme nga jasht\u00eb, ekzaminime t\u00eb plota dhe atyre t\u00eb pjesshme, si dhe monitorimit 3-mujor t\u00eb pasqyrave dhe treguesve financiar\u00eb t\u00eb raportuar prej tyre.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka marr\u00eb sa her\u00eb e nevojshme masat e duhura mbik\u00ebqyr\u00ebse, t\u00eb cilat, n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb fundit, jan\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar deri n\u00eb revokim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb licenc\u00ebs s\u00eb subjekteve q\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit kishin shkelur detyrimet rregullatore t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb materializuara n\u00eb vendimmarrje t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb iniciativash institucionale, t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mbrojtje t\u00eb konsumatorit, si: kufizimin e mas\u00ebs s\u00eb penaliteteve t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u2019u paguar nga kredimarr\u00ebsit n\u00eb vones\u00eb n\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 30% t\u00eb shum\u00ebs totale t\u00eb detyrimit t\u00eb mbetur t\u00eb kredis\u00eb; vendosjen e nj\u00eb kufiri t\u00eb norm\u00ebs maksimale t\u00eb interesit; heqjen e pages\u00ebs s\u00eb nj\u00eb penaliteti n\u00eb rast t\u00eb shlyerjes para afatit t\u00eb disa prej kategorive t\u00eb kredis\u00eb; heqjen e tarif\u00ebs s\u00eb marrjes s\u00eb raportit t\u00eb kredimarr\u00ebsit nga Regjistri i Kredive q\u00eb administrohet nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt kredimarr\u00ebs; etj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, po punohet me asistenc\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, mbi rishikimin e kuadrit rregullativ mbik\u00ebqyr\u00ebs, duke pasur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fokus mbrojtjen e konsumatorit n\u00eb veprimtarin\u00eb e subjekteve financiare jobanka.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Paralelisht, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vijuar t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe asistoj\u00eb me seriozitet \u00e7do ankes\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb subjekteve t\u00eb mbik\u00ebqyrura prej saj. Ajo \u00e7ka ka dominuar gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, \u00ebsht\u00eb fakti se numri m\u00eb i madh i ankimimeve t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nga klient\u00ebt e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive lidhet me procesin e ekzekutimit t\u00eb detyruesh\u00ebm. Ky fakt konfirmohet edhe sot, kur nj\u00eb grup pune i dedikuar brenda Bank\u00ebs se Shqip\u00ebris\u00eb po trajton ankesat e kredimarr\u00ebsve t\u00eb institucioneve financiare, t\u00eb cilave tashm\u00eb u \u00ebsht\u00eb revokuar licenca.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb ndalimin\/pezullimin e proceseve t\u00eb ekzekutimit t\u00eb detyrimeve, pasi kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb me ligj i \u00ebsht\u00eb njohur vet\u00ebm gjykat\u00ebs kompetente. Autoriteti ligjor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim i gjykat\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar urdhri i ekzekutimit p\u00ebr t\u00eb rikuperuar kredin\u00eb e pashlyer. \u00c7do proces p\u00ebrtej k\u00ebtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo \u00e7do veprim tjet\u00ebr procedural i nd\u00ebrmarr\u00eb nga shoq\u00ebria p\u00ebrmbarimore) \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kompetencave ligjore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ndiqet apo rregullohet prej saj. Gjejm\u00eb rastin t\u00eb ritheksojm\u00eb se kontratat e kredive dhe marr\u00ebdh\u00ebniet apo mosmarr\u00ebveshjet mes kreditor\u00ebve dhe klient\u00ebve jan\u00eb subjekt ekskluziv i Kodit Civil dhe Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile q\u00eb prevalojn\u00eb mbi \u00e7do ligj apo rregullore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si t\u00eb tilla jan\u00eb objekt ekskluziv i organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po ashtu, veprimtaria e sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor, qofshin k\u00ebto t\u00eb organizuara si sh\u00ebrbim shtet\u00ebror apo privat, nuk licencohet apo mbik\u00ebqyret nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, veprimtaria e sh\u00ebrbimit p\u00ebrmbarimor nuk \u00ebsht\u00eb objekt kontrolli i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Th\u00ebn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb publikun dhe deklarojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave t\u00eb saj ligjore, ka ushtruar pand\u00ebrprer\u00eb, me p\u00ebrpikm\u00ebri, profesionaliz\u00ebm, integritet dhe fokus mbrojtjen e konsumatorit, t\u00eb gjitha funksionet e saj mbik\u00ebqyr\u00ebse e rregullatore, brenda t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave atribuuar asaj nga ligjet n\u00eb fuqi. Funksioni i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb dhe rregulloj\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tregut financiar brenda tagrave q\u00eb i njeh ligji, si dhe t\u00eb adresoj\u00eb fenomenet e pad\u00ebshiruara me zgjidhje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb nivel sistemik, duke gjetur ekuilibrat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm midis ruajtjes s\u00eb stabilitetit financiar dhe mbrojtjes s\u00eb konsumatorit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sidoqoft\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj problematikave q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar edhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb procesit, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrtej juridiksionit t\u00eb saj. N\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb tyre, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vijon t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb si dhe i ka trajtuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb gjitha komunikimet me Dhom\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb P\u00ebrmbaruesve, si dhe me Shoqat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Bankave.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Konkretisht, kemi pasur komunikime shkresore dhe takime t\u00eb vazhdueshme. Kemi k\u00ebrkuar ngritjen e grupeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb pun\u00ebs. Kemi k\u00ebrkuar shk\u00ebmbimin e informacionit sa her\u00eb prej nj\u00eb institucioni jan\u00eb konstatuar gjetje t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme dhe q\u00eb e preknin k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kemi k\u00ebrkuar konfirmim zyrtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga organet ligjv\u00ebn\u00ebse mbi hetime\/procedime t\u00eb mundshme t\u00eb k\u00ebtyre subjekteve apo aksioner\u00ebve\/administrator\u00ebve t\u00eb tyre.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Krahas sa m\u00eb sip\u00ebr, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ka sugjeruar veprime t\u00eb bashk\u00ebrenduara p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi. Nga vet\u00eb natyra e tyre, k\u00ebto veprime k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrfshirjen edhe t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb tjera.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Konkretisht, ne kemi gjykuar dhe gjykojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhen ndryshime n\u00eb:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kodin e Procedur\u00ebs Civile p\u00ebr rregullimin e t\u00eb gjitha veprimeve me karakter procedural t\u00eb p\u00ebrmbaruesve gjyq\u00ebsor\u00eb gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb titujve ekzekutiv\u00eb;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Hartimin, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, t\u00eb nj\u00eb Ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e konsumatorit n\u00eb veprimtarin\u00eb e subjekteve financiare jobanka;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrkthimin n\u00eb ligje t\u00eb ndryshimeve rregullative t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, mbi vendosjen e tavaneve p\u00ebr penalitetet dhe normat e interesit<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shnd\u00ebrrimin e t\u00eb gjitha subjekteve financiare jobanka n\u00eb shoq\u00ebri aksionare, me q\u00ebllim rritjen e kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe organizimin e drejtimit me 2 nivele;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Regjistrimin kontab\u00ebl vet\u00ebm t\u00eb principalit dhe interesit n\u00eb rastin e blerjes s\u00eb portofoleve, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrcaktimin e tavaneve ligjore p\u00ebr normat e interesit;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, hartimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kamatat ligjore p\u00ebr kredin\u00eb konsumatore dhe hipotekare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr t\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka ushtruar detyrimin e llogaridh\u00ebnies n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme pran\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet: sqarimeve t\u00eb detajuara t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore t\u00eb thirrura posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Komisioni i Ekonomis\u00eb dhe Financave, raportimit periodik t\u00eb aktivitetit vjetor t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb k\u00ebtij Komisioni por dhe n\u00eb Seanca Plenare, publikimit t\u00eb Raportit Vjetor t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes, dh\u00ebnies s\u00eb informacionit t\u00eb plot\u00eb ndaj t\u00eb gjitha institucioneve, si dhe p\u00ebrgjigjes s\u00eb interesimit t\u00eb mediave kurdoher\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe \u00ebsht\u00eb gjykuar e nevojshme.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sot, miliona shqiptar\u00eb i kan\u00eb besuar sistemit bankar e financiar rreth 16 miliard\u00eb euro, sistem mbi t\u00eb cilin Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vigjilon pareshtur, ndaj \u00e7do keqinformim mbi rolin dhe funksionet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rrezikon cenimin e reputacionit t\u00eb k\u00ebtij institucioni, i cili ka marr\u00eb kurdoher\u00eb vler\u00ebsime maksimale nga partner\u00ebt dhe institucione prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por mbi t\u00eb gjitha, duke iu referuar s\u00ebrish deklarat\u00ebs s\u00eb fundit zyrtare nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, citojm\u00eb: \u201c\u2026Gjithashtu, duam t\u00eb shtojm\u00eb se ruajtja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe atij financiar\u2026\u201d cenimi i reputacionit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik tep\u00ebr serioz mbi stabilitetin financiar dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend!<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb \u00e7do rast, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka bashk\u00ebpunuar dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht me t\u00eb gjitha organet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sqaruar dhe qart\u00ebsuar \u00e7do aspekt t\u00eb rolit t\u00eb saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ne mbetemi t\u00eb hapur t\u00eb japim t\u00eb gjith\u00eb kontributin, informacionin, e sqarimet e nevojshme duke e konsideruar transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien e plot\u00eb ndaj t\u00eb gjitha pal\u00ebve, e ve\u00e7an\u00ebrisht publikut, nj\u00eb element ky\u00e7 t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj dhe tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e nj\u00ebrit prej mandateve t\u00eb saj ligjore, at\u00eb t\u00eb stabilitetit financiar t\u00eb vendit.<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar sot me nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, pasi Presidenti i Republik\u00ebs publikoi dje nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb drejtuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku, presidenti sugjeronte hetimin parlamentar veprimtaris\u00eb s\u00eb bank\u00ebs qendrore n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e institucioneve t\u00eb mbledhjes s\u00eb kredive t\u00eb k\u00ebqija. Duke sqaruar edhe nj\u00ebher\u00eb rolin e saj n\u00eb licencimin e k\u00ebtyre institucioneve, Banka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":691461,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-691674","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/691674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=691674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/691674\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/691461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=691674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=691674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=691674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}