{"id":690057,"date":"2024-07-24T14:58:21","date_gmt":"2024-07-24T12:58:21","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=690057"},"modified":"2024-07-24T14:58:21","modified_gmt":"2024-07-24T12:58:21","slug":"komisioni-per-tims-mbylli-dje-punimet-salianji-duhet-hetim-i-plote-i-thelluar-dhe-i-gjithanshem-nga-spak-u","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/07\/24\/komisioni-per-tims-mbylli-dje-punimet-salianji-duhet-hetim-i-plote-i-thelluar-dhe-i-gjithanshem-nga-spak-u\/","title":{"rendered":"Komisioni p\u00ebr\u201d TIMS\u201d mbylli dje punimet, Salianji: Duhet hetim i plot\u00eb, i thelluar dhe i gjithansh\u00ebm nga SPAK-u","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/salianji.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-679350\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/salianji.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"508\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/salianji.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/salianji-300x198.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komisioni hetimor n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebn\u00ebt e TIMS, mbylli dhe punimet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i komisioni Ervin Salianji, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, njoftoi se komisioni arriti t\u00eb faktoj\u00eb abuzimet dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb sistemin TIMS, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtoi se Prokuroria e Posa\u00e7me duhet t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cP\u00ebr hetimin e rolit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb paligjshme t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve, vler\u00ebsojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kryhet nj\u00eb hetim i plot\u00eb, i thelluar dhe i gjithansh\u00ebm nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb edhe fakte t\u00eb reja t\u00eb paligjshme, ashtu si edhe t\u00eb identifikoj\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb identifikuar gjat\u00eb hetimit parlamentar\u201d,<\/em> shkruan Salianji.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai u shpreh gjithashtu se p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjes s\u00eb d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion nga deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, vones\u00ebs n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e p\u00ebrgjigjeve nga institucionet, si n\u00eb rastin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme hetimore q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Postimi i plot\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb respekt t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb koleg\u00ebve q\u00eb n\u00ebn trysni, pengesa dhe ndalesa antiligjore q\u00eb deputet\u00ebt socialist\u00eb me forc\u00eb kartoni u b\u00ebn\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb me duhet t\u00eb sqaroj q\u00eb asnj\u00eb pagese apo pag\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr deputetet p\u00ebr asnj\u00eb nga ne nuk ka asnj\u00eb qindark\u00eb shtes\u00eb, abuzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke keqinterpretuar pagat per ekspertet dhe sekretariatin teknik, asnj\u00eb deputet nuk merr asnj\u00eb pag\u00eb shtes\u00eb! Zero!<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pavar\u00ebsisht pengesave Komisioni Hetimor b\u00ebri gjetje p\u00ebrtej parashikimeve dhe arrit\u00ebm t\u00eb faktonim abuzimet dhe nderhyrjet ne sistemin TIMS!<\/em><\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e par\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Mu\u00e7a nuk p\u00ebrmbushte kushtet p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht p\u00ebr falsifikim dokumentesh n\u00eb shtetin italian n\u00eb vitin 2007, ishte refuzuar leja e q\u00ebndrimit n\u00eb vitin 2008, nuk kishte plot\u00ebsuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, nuk ishte pajisur me Certifikat\u00ebn e Sigurimit t\u00eb Personelit dhe ishte nj\u00ebko\u00ebsisht i pun\u00ebsuar si k\u00ebshilltar i drejtoresh\u00ebs s\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, megjith\u00ebse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kan\u00eb gjetur ndonj\u00eb produkt konkret pune.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e dyt\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit t\u00eb ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kan\u00eb qen\u00eb fiktive dhe me rezultat t\u00eb paracaktuar. Kjo duket nga fakti q\u00eb ata kan\u00eb aplikuar dokumentet p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebto pozicione para krijimit t\u00eb vakanc\u00ebs, nuk ka pasur asnj\u00eb shpallje p\u00ebr vendin vakant n\u00eb k\u00ebto pozicione dhe kan\u00eb qen\u00eb kandidaturat e vetme q\u00eb i jan\u00eb paraqitur p\u00ebr miratim Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Nga ana tjet\u00ebr, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit apo sistemet e informatike t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit dhe nuk ishte pajisur me \u00e7ertifikat\u00eb sigurie, nd\u00ebrsa duket se marr\u00ebdh\u00ebnia miq\u00ebsore me shtetasin Ervin Mu\u00e7a ka qen\u00eb vendimtare p\u00ebr em\u00ebrimin e tij.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e tret\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedura e ndjekur p\u00ebr em\u00ebrimin e Drejtores s\u00eb Hetimit t\u00eb Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qen\u00eb fiktive dhe me rezultat t\u00eb paracaktuar. Kjo del qartazi nga fakti se zonja Gjana ka depozituar dokumentacionin p\u00ebrpara shpalljes s\u00eb vendit vakant, ka qen\u00eb kandidatur\u00eb e vetme, aplikimet jan\u00eb hapur vet\u00ebm p\u00ebr dy dit\u00eb dhe em\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara trajnimit n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb p\u00ebrcaktimeve ligjore t\u00eb Ligjit nr. 1082014 \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d. Po ashtu, rezulton se zonja Gjana nuk kishte asnj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e siguris\u00eb nuk ishte konform detyr\u00ebs s\u00eb re dhe n\u00eb vitin 2014 q\u00eb p\u00ebrkon me largimin nga detyra e specialistes s\u00eb Sektorit t\u00eb Serverave n\u00eb Drejtorin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit, ishin referuar materialet proceduriale si e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cVjedhjes\u201d, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e kat\u00ebrt: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se njoftimi i par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb sistemin TIMS ka ardhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb email-i n\u00eb or\u00ebn 1451 t\u00eb dat\u00ebs 02.08.2023 nga shefi i Sektorit t\u00eb Serverave, zoti Ardit Mu\u00e7o, i cili iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. M\u00eb pas njoftimi i dyt\u00eb ka ardhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb email-i n\u00eb or\u00ebn 2254 t\u00eb dat\u00ebs 02.08.2023, ku krahas drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, jan\u00eb informuar mediat dhe drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb Ministrin e Brendsh\u00ebm dhe drejtorin e Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore. Megjith\u00eb njoftimet e marra nga Ministri i Brendsh\u00ebm, zoti Taulant Balla, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore n\u00eb dat\u00ebn 02.08.2023, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka filluar edhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb sistemin TIMS, reagimi institucional ka ardhur vet\u00ebm dit\u00ebn e nes\u00ebrme n\u00eb dat\u00ebn 03.08.2023. Deklarimet e zotit Balla, zotit Rrumbullaku dhe zoti Veliu sa i p\u00ebrket marrjes dijeni dhe komunikimeve me nj\u00ebri-tjetrin jan\u00eb kontradiktore dhe nuk p\u00ebrputhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00ebse reagimi do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrhyrja e filluar n\u00eb or\u00ebn 1800 t\u00eb dat\u00ebs 02.08.2023 dhe e shtrir\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 0200 t\u00eb dat\u00ebs 03.08.2023, mund t\u00eb ishte parandaluar.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e pest\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Mu\u00e7a, me detyr\u00eb Drejtor i Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, s\u00eb bashku me Drejtorin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb, kan\u00eb kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh ligjore, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb e sistemit t\u00eb dh\u00ebnave TIMS. Konkretisht, k\u00ebta shtetas n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin kan\u00eb lejuar hyrjen e paautorizuar n\u00eb ambientet e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nuk kan\u00eb marr\u00eb leje apo autorizim paraprak nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb back-up-it, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb transferimin pjes\u00ebrisht t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS n\u00eb pajisje t\u00eb jashtme, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb godin\u00eb duke p\u00ebrdorur kodin e nj\u00eb punonj\u00ebse q\u00eb ishte me leje vjetore, kan\u00eb operuar n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs dhe jasht\u00eb orarit zyrtar, kan\u00eb urdh\u00ebruar vart\u00ebsit p\u00ebr kryerjen e detyrave n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe nuk kan\u00eb hartuar aktet sipas Urdh\u00ebrit Nr. 3410, dat\u00eb 28.04.2023 t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Megjith\u00eb shkeljet flagrante t\u00eb ligjit, k\u00ebta punonj\u00ebs jan\u00eb pezulluar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5-ditore dhe m\u00eb pas jan\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb pun\u00ebn normalisht, pa filluar procedura e shkarkimit nga detyra, n\u00eb kushtet kur qoft\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ashtu edhe Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore kishin konstatuar kryerjen e veprimeve a mosveprimeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb e nj\u00eb infrastrukture kritike p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e gjasht\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor rezultoi se n\u00eb dat\u00ebn 14 tetor 2021, ka pasur nj\u00eb sulm kibernetik n\u00eb sistemet informatike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe sistemin TIMS. Ky sulm nuk \u00ebsht\u00eb raportuar, nuk jan\u00eb kryer verifikime apo hetime t\u00eb thelluara, si dhe nuk jan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr pastrimin e sistemeve nga viruse t\u00eb mundshme apo forcimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr rreziqe q\u00eb mund t\u2019i kanoseshin sistemit nga sulme kibernetike. Po ashtu, rezultoi se n\u00eb dat\u00ebn 9 shtator 2022 ka pasur nj\u00eb sulm t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sistemeve informatike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb sistemin TIMS, i cili sipas d\u00ebshmive ishte pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e mosmarrjes s\u00eb masave n\u00eb rastin e sulmit kibernetik t\u00eb tetorit 2021. Si rezultat i k\u00ebtyre dy sulmeve, drejtuesit e Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit kan\u00eb deklaruar se t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS deri n\u00eb shtatorin e vitit 2022 gjendet n\u00eb kanale online, dhe mund t\u00eb blihen nga \u00e7do person q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i interesuar. Lidhur me k\u00ebto pretendime, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten edhe n\u00eb dokumentacion zyrtar nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur hetime t\u00eb thelluara administrative apo penale nga institucionet ligjzbatuese. Moskryerja e k\u00ebtyre hetimeve dhe marrja e masave t\u00eb nevojshme rrit rrezikun p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e sulmeve kibernetike me pasoja shkat\u00ebrruese p\u00ebr sistemet kritike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e shtat\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se persona t\u00eb caktuar kan\u00eb pasur akses t\u00eb paautorizuar n\u00eb sistemin TIMS. Megjith\u00ebse, ligji dhe aktet n\u00ebnligjore parashikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar se si nj\u00eb personi i jepet akses n\u00eb sistemin TIMS, mbetet e paqart\u00eb se si persona privat\u00eb, pra q\u00eb nuk ushtrojn\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb lidhet me aksesimin dhe p\u00ebrdorimin e sistemit TIMS, iu \u00ebsht\u00eb akses n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Jo vet\u00ebm m\u00ebnyra, por edhe personat q\u00eb iu kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb akses, q\u00ebllimet dhe motivet e k\u00ebtyre personave privat\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur akses n\u00eb sistemin TIMS mbeten t\u00eb paqarta dhe ngrejn\u00eb dyshime serioze p\u00ebr paligjshm\u00ebri. Sistemi TIMS p\u00ebrmban nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb dh\u00ebnash, ashtu si\u00e7 e kemi shpjeguar m\u00eb lart, dhe aksesi i lir\u00eb nga persona t\u00eb paautorizuar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Kjo situat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qoft\u00eb Ministri, ashtu edhe drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit duken se ishin n\u00eb dijeni, duhet t\u00eb kishte nxitur k\u00ebta t\u00eb fundit p\u00ebr marrjen e masave urgjente p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar t\u00eb hyrjeve t\u00eb paautorizuar n\u00eb sistemin TIMS dhe marrjen e masave q\u00eb situata t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e tet\u00eb: Nga t\u00eb dh\u00ebnat publike dhe faktet e njohura bot\u00ebrisht, t\u00eb cilat u soll\u00ebn nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Hetimor, rezulton se punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb dhe administrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS, e kan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb drejt\u00ebn e aksesit p\u00ebr t\u2019ua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij sistemi element\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb, urdh\u00ebrat e arrestit, ndalimit, k\u00ebrkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyq\u00ebsore penale nga autoritetet shqiptare apo t\u00eb huaja, automjetet me t\u00eb cilat l\u00ebvizin shtetas t\u00eb caktuar etj. P\u00ebr marrjen e k\u00ebtij informacioni, k\u00ebta shtetas jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojn\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme monetare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale informacione q\u00eb p\u00ebrmban sistemi TIMS p\u00eb rata vet\u00eb apo kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre. T\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS iu kan\u00eb sh\u00ebrbyer grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb eleminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb kufizuar l\u00ebvizjet jasht\u00eb vendit apo edhe p\u00ebr t\u2019u arratisur n\u00eb rastet kur ndaj tyre jan\u00eb l\u00ebshuar urdh\u00ebr arreste komb\u00ebtare apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> Gjetja e n\u00ebnt\u00eb: Nga dokumentacioni i administruar dhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se n\u00eb sistemin TIMS jan\u00eb kryer nd\u00ebrhyrje, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb q\u00eb p\u00ebr persona t\u00eb caktuar, t\u00eb mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe n\u00ebse regjistrohen, k\u00ebrkimi n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS nuk b\u00ebhet i plot\u00eb duke shmangur databazat e t\u00eb dh\u00ebnave kriminale, \u00e7ka mund\u00ebson q\u00eb shtetas shqiptar apo t\u00eb huaj q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim komb\u00ebtar a nd\u00ebrkomb\u00ebtar, apo t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr kryerjen e krimeve, t\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin lirisht nga territori pa pasur ndonj\u00eb alert nga sistemi. Ky devijim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Drejtori i Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb, zoti Ervin Mu\u00e7a, iu sh\u00ebrben kryesisht individ\u00ebve me rekorde kriminale dhe mund t\u00eb shpjegoj\u00eb edhe faktin se si persona n\u00eb k\u00ebrkim nga organet shqiptare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb dalin apo hyjn\u00eb n\u00eb territorin e vendit ton\u00eb pa u zbuluar nga institucionet ligjzbatuese. Edhe kjo problematik\u00eb meriton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe adresim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pasi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb, si dhe d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb pun\u00ebn e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, qofshin ato shqiptare apo t\u00eb huaja.<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale: N\u00eb vijim t\u00eb gjetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e veprimeve a mosveprimeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesat e shtetit dhe duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme p\u00ebr shtetas t\u00eb caktuar, funksionar\u00ebt si vijon<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(i)Ministri i Brendsh\u00ebm, zoti Taulant Balla;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(ii)Ish-Ministri i Brendsh\u00ebm, zoti Bledar \u00c7u\u00e7i;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(iii)Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(iv)Ish-Drejtori i Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(v)Drejtori i Departamentit t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, zoti Ervin Mu\u00e7a;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(vi)Ish-Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sistemeve n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(vii)Ish-Drejtorja e Drejtoris\u00eb s\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(viii)Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, zoti Zef Laska;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(ix) Specialisti i Drejtoris\u00eb s\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.<\/em><\/span><\/p>\n<ol start=\"11\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> P\u00ebr hetimin e rolit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb paligjshme t\u00eb k\u00ebtyre shtetasve, vler\u00ebsojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kryhet nj\u00eb hetim i plot\u00eb, i thelluar dhe i gjith\u00ebansh\u00ebm nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb edhe fakte t\u00eb reja t\u00eb paligjshme, ashtu si edhe t\u00eb identifikoj\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb identifikuar gjat\u00eb hetimit parlamentar. Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje, se p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjes s\u00eb d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion nga deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, vones\u00ebs n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e p\u00ebrgjigjeve nga institucionet, si n\u00eb rastin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme hetimore q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Prandaj, SPAK, pasi t\u2019i vihet n\u00eb dispozicion ky material, n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me kompetenc\u00ebn e saj l\u00ebndore t\u00eb parashikuar nga neni 135, pika 2, e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe neni 75a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ka mund\u00ebsi t\u00eb hetoj\u00eb dhe zbardh\u00eb t\u00eb plot\u00eb veprimtarin\u00eb e paligjshme t\u00eb personave t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/em><\/span><\/li>\n<\/ol>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni hetimor n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebn\u00ebt e TIMS, mbylli dhe punimet. Kryetari i komisioni Ervin Salianji, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, njoftoi se komisioni arriti t\u00eb faktoj\u00eb abuzimet dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb sistemin TIMS, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtoi se Prokuroria e Posa\u00e7me duhet t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201cP\u00ebr hetimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":679350,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-690057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=690057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/690057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/679350"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=690057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=690057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=690057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}