{"id":680842,"date":"2024-06-11T10:38:43","date_gmt":"2024-06-11T08:38:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=680842"},"modified":"2024-06-12T10:04:16","modified_gmt":"2024-06-12T08:04:16","slug":"vula-e-pd-apeli-vendos-sot-nese-i-takon-bashes-apo-berishes-cfare-pritet-te-ndodhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/06\/11\/vula-e-pd-apeli-vendos-sot-nese-i-takon-bashes-apo-berishes-cfare-pritet-te-ndodhe\/","title":{"rendered":"Vendoset sot fati p\u00ebr vul\u00ebn e PD-s\u00eb, Gjykata t\u00ebrhiqet p\u00ebr vendimin, cilat jan\u00eb pretendimet e pal\u00ebve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-680843 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Lulzim-Basha-Sali-Berisha.jpg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"630\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Lulzim-Basha-Sali-Berisha.jpg 1200w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Lulzim-Basha-Sali-Berisha-300x158.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Lulzim-Basha-Sali-Berisha-1024x538.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Lulzim-Basha-Sali-Berisha-768x403.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Gjykata e Apelit ka nisur sot gjyqin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vul\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit t\u00eb Rithemelimit q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha. Nd\u00ebrkoh\u00eb Lulzim Basha, referuar regjistrimit t\u00eb partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-s\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb vul\u00ebn dhe logon e k\u00ebsaj partie, ta kontrolloj\u00eb ai dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si PD zyrtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja n\u00eb Apel po shqyrtohet nga nj\u00eb treshe gjyqtar\u00ebsh me relatore Alma Ahmeti, nd\u00ebrsa dy an\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb kjo treshe gjyq\u00ebsore do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Pasi u k\u00ebshilluan n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim n\u00ebse do t\u00eb legjitimoj\u00eb pal\u00ebn e PD zyrtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Pas shqyrtimit mes trup\u00ebs gjykuese, gjykata vendosi t\u00eb rezervoj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, me shkrim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\"><em>\u201cVendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shprehur p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Rithemelimi p\u00ebr t\u00eb mospranuar PD-n\u00eb zyrtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar.\u201d,<\/em> u tha n\u00eb q\u00ebndrimin e pal\u00ebs gjykuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjyqi po vijon me parashtrimet e pretendimeve t\u00eb pal\u00ebve. Duke iu referuar procedurave ligjore, Gjykata ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb tilla t\u00eb mos shprehet, por t\u00eb shprehet n\u00eb fund t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me shkrimin, ne vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b>PRETENDIMET E PALEVE P\u00cbR VUL\u00cbN<\/b><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb seanc\u00ebs, Ivi Kaso paraqiti nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake t\u00eb mos pranohet ankimimi i Enkelejd Alibeajt me pretendimin se nuk legjitimohet si pal\u00eb dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit \u2018Zhukri\u2019 dhe njohja e vendimeve te Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb dat\u00ebs 11 dhjetor 2021. Sakaq, k\u00ebsaj k\u00ebrkese, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PD zyrtare, Kthupi i p\u00ebrgjigj se; K\u00ebrkesa e pal\u00ebs tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, ndaj k\u00ebrkojm\u00eb rr\u00ebzimin e saj. Sakaq, T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkoi dhe Indrit Sefa, i cili pretendoi se duhet t\u00eb vijohet me shqyrtimin n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Sipas informacioneve t\u00eb pranish\u00ebm nga PD e Rithelemuar jan\u00eb Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor jan\u00eb Oerd Bylykbashi e\u00a0 Ivi Kaso. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga PD e Bash\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor jan\u00eb Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, nd\u00ebrsa i pranish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtari i Kryesis\u00eb Endri Hasa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka arritur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn kontroll numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare (2021) n\u00ebn sigl\u00ebn e PD-s\u00eb. Gjithashtu Berisha, pavar\u00ebsisht se nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsua me logon e PD n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale, arriti t\u00eb marr\u00eb rreth 500 mij\u00eb vota, n\u00ebn sigl\u00ebn e nj\u00eb koalicioni q\u00eb u mb\u00ebshtet nga LSI (PL e sotme), PBDNJ dhe parti t\u00eb tjera opozitare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb teza n\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasjet q\u00eb Berisha apo mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij kan\u00eb pasur me Lulzim Bash\u00ebn apo grupimin e tij, kan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb debatin se kujt i p\u00ebrket vula zyrtare e PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij pretendojn\u00eb se kan\u00eb shumic\u00ebn e demokrat\u00ebve dhe n\u00eb kushte t\u00eb tilla vula i p\u00ebrket pik\u00ebrisht atyre. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Basha u rikthye n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb pas nj\u00eb t\u00ebrheqjeje pothuajse 1 vje\u00e7are, duke ia deleguar drejtimin e partis\u00eb, Enkelejd Alibeajt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">P\u00ebrplasjet n\u00eb PD nga shtatori i 2021 deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme kan\u00eb prodhuar l\u00ebvizje nga nj\u00ebri krah n\u00eb tjetrin t\u00eb disa prej emrave dhe figurave t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">K\u00ebshtu Gazment Bardhi, i cili n\u00eb koh\u00ebn kur Lulzim Basha vendosi p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga grupi parlamentar ishte Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb. Bardhi u rreshtua nd\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs. Me kalimin e koh\u00ebs ai iu bashkua grupimit t\u00eb drejtuar nga ish-kryeministri bashk\u00eb me shum\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsish, n\u00eb at\u00eb q\u00eb u konsiderua si \u201cbashkimi n\u00eb diversitet mendimesh\u201d. Dhe ofrimi me krahun e Berish\u00ebs nartyrisht q\u00eb krijoi p\u00ebrplasjen mes Bardhit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Bash\u00ebs, por ai vijoi t\u00eb mbante pozicionin e Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb. Dhe si p\u00ebr ironi, n\u00ebse n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb krah t\u00eb Bash\u00ebs firmoste largimin nga Grupi i PD-s\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs, sot \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrjashtimin e deputet\u00ebve nga grupi, sepse jan\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Bash\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b>Gjykimi p\u00ebr vul\u00ebn<\/b><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja p\u00ebr vul\u00ebn e PD u gjykua n\u00eb dhjetor t\u00eb 2023-it n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, e cila vendosi ta rikthej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Apel. N\u00eb vendimin e marsit 2024, Gjykata e Lart\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb gjykim themeli, me nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, nga ajo q\u00eb kishte shqyrtuar nj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">N\u00eb vendim, Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb vler\u00ebson se Apeli nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nuk ka kuptuar natyr\u00ebn e mosmarr\u00ebveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb rreth vul\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit, p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim vendimin e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor, duhet t\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje faktit n\u00ebse, vendimi i marr\u00eb sipas nj\u00eb gjykimi gracioz, a mund t\u00eb ankimohet n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjykimi nga nj\u00eb pal\u00eb, e cila nuk ka qen\u00eb e legjitimuar as nga pik\u00ebpamja formale dhe as nga pik\u00ebpamja procedurale si pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb zhvilluar n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Par\u00eb\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Gjithashtu, gjykata thekson se rezulton i provuar fakti se, Komisioni i Rithemelimit \u00ebsht\u00eb krijuar dhe miratuar nga mbledhja e Kuvendit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb dat\u00ebs 11.12.2021, i thirrur sipas parashikimeve statutore nga \u00bc e an\u00ebtar\u00ebve\/delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend \u00ebsht\u00eb pretenduar se nj\u00eb nga vendimet e marra prej tij \u00ebsht\u00eb edhe vendimi p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb PDSH, z.Lulzim Basha, i cili ka si funksion p\u00ebrfaq\u00ebsimin e subjektit PDSH te t\u00eb tret\u00ebt. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit dhe gjykata \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb gjykim gracioz, ankimi ndaj vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb gjykimi nga kryetari i PDSH Lulzim Basha, p\u00ebrfaq\u00ebsuar me autorizim nga deputeti Enkelejd Alibeaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb saj, Gjykata e Apelit ka arritur n\u00eb konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon t\u00eb jet\u00eb kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor n\u00eb faktin se k\u00ebrkesa p\u00ebr heqje dor\u00eb nga funksioni i kryetarit t\u00eb PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar me shkrim, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb regjistrin e partive politike\u201d,<\/em> \u2013 citohet vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Ish-Kryeministri Sali Berisha ka n\u00eb favorin e tij nj\u00eb vendim t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin dhe Kuvendin e zhvilluar m\u00eb 11 dhjetor 2021, n\u00eb kulmin e p\u00ebrplasjeve mes Berish\u00ebs, t\u00eb cilin Lulzim Basha me nj\u00eb vendim t\u00eb 9 shtatorit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit e p\u00ebrjashtoi nga grupi parlamentar pas shpalljes \u2018non grata\u2019 nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Vendimi i Zhukrit u apelua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga grupimi i Lulzim Bash\u00ebs, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr vite mbeti sirtar\u00ebve t\u00eb gjykatave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Nuk dihet se \u00e7far\u00eb vendimi mund t\u00eb marr\u00eb nes\u00ebr Apeli, apo edhe sa koh\u00eb duhet q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb zgjidhje ligjore, por nga grupimi i Berish\u00ebs jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjalet q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen do e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Strasburg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Prej koh\u00ebsh grupimi i Berish\u00ebs akuzon se drejt\u00ebsin\u00eb e kontrollon Kryeministri. Dhe n\u00eb vijim t\u00eb akuzave, aludohet se Kryeministri me ndikimin e tij n\u00eb drejt\u00ebsi, do t\u00eb favorizoj\u00eb Lulzim Bash\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb vul\u00ebn. N\u00eb kushte t\u00eb tilla duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur terreni edhe n\u00ebse vendimi shkon n\u00eb favor t\u00eb Bash\u00ebs dhe grupimit t\u00eb tij, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se beteja do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka nisur sot gjyqin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vul\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit t\u00eb Rithemelimit q\u00eb drejtohet nga Sali Berisha. Nd\u00ebrkoh\u00eb Lulzim Basha, referuar regjistrimit t\u00eb partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-s\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb vul\u00ebn dhe logon e k\u00ebsaj partie, ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":4,"featured_media":680843,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-680842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=680842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680842\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=680842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=680842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=680842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}