{"id":680652,"date":"2024-06-10T13:25:54","date_gmt":"2024-06-10T11:25:54","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=680652"},"modified":"2024-06-10T13:25:54","modified_gmt":"2024-06-10T11:25:54","slug":"mbi-patriotet-shqiptare-dhe-konspiracionin-e-madh-rreth-udb-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/06\/10\/mbi-patriotet-shqiptare-dhe-konspiracionin-e-madh-rreth-udb-se\/","title":{"rendered":"Mbi \u201cpatriot\u00ebt\u201d shqiptar\u00eb dhe konspiracionin e madh rreth UDB-s\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot-2024-06-10-132358.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-680657\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot-2024-06-10-132358.png\" alt=\"\" width=\"972\" height=\"382\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot-2024-06-10-132358.png 972w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot-2024-06-10-132358-300x118.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot-2024-06-10-132358-768x302.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 972px) 100vw, 972px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lexova nj\u00eb shkrim t\u00eb Bedri Islamit botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dita dhe ribotuar mes t\u00eb tjerash dhe n\u00eb portalin e gazet\u00ebs TemA, lidhur me nj\u00eb deklarat\u00eb timen rreth vjehrr\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe m\u00eb pas me aludime t\u00eb tjera rreth nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb UDB n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb armik si Sali Berisha, dhe pastaj t\u2019i vesh\u00ebsh atij gjith\u00eb historit\u00eb e UDB n\u00eb Shqip\u00ebri e t\u2019i kalosh der\u00eb m\u00eb der\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb skem\u00eb konspirative rreth pranis\u00eb s\u00eb UDB n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si t\u00eb fsheh\u00ebsh \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb UDB e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e jona n\u00eb marr\u00ebzit\u00eb tona politike dhe t\u00eb shp\u00ebtosh UDB, duke p\u00ebrzier kokrrat me kasht\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prania e UDB n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e faktuar, por dhe pjesa e pafaktuar merret me mend. Ajo ka ekzistuar qysh kur \u00ebsht\u00eb krijuar shteti shqiptar, madje dhe para tij. Disa nga familjet q\u00eb ne i mbajm\u00eb si familje t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, madje me kontribute, i kan\u00eb pas t\u00eb par\u00ebt e tyre n\u00eb borderot\u00eb e Beogradit. Mjafton t\u00eb shikosh historin\u00eb e familjes s\u00eb Haxhi Lleshit, apo historit\u00eb e Xhelal Zogut, krer\u00ebve te Mirdit\u00ebs, apo Dukagjinit, para se t\u00eb krijohej shteti shqiptar, p\u00ebr ta kuptuar at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu ka vazhduar kjo me bashk\u00ebpunimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Ahmet Zogut me Jugosllavin\u00eb, bashk\u00ebpunimin e Enver Hoxh\u00ebs me Partin\u00eb Komuniste Jugosllave, q\u00eb e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb gati n\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Shtat\u00eb t\u00eb tyre e m\u00eb pas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me Enver Hoxh\u00ebn merr fund bashk\u00ebpunimi institucional i shtetit shqiptar me Serbin\u00eb. Pas tij \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb sh\u00ebrbimesh, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb normale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vjehrra e Sali Berish\u00ebs, natyrisht q\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me UDB dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nj\u00eb dosje t\u00eb qart\u00eb n\u00eb arkivat e shtetit shqiptar. Por ajo ka bashk\u00ebpunuar si shtetase serbe p\u00ebr atdheun e saj. Ajo ishte nj\u00eb serbe krenare p\u00ebr origjin\u00ebn e saj dhe natyrisht mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb ka dashur m\u00eb shum\u00eb Serbin\u00eb. Sipas dosjes s\u00eb saj, ajo ka qen\u00eb pjes\u00eb e n\u00ebpun\u00ebsve jugosllav\u00eb q\u00eb punuan n\u00eb koh\u00ebn e bashkim v\u00ebllaz\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me Jugsollavin\u00eb, si sekretare pran\u00eb komisionit dypal\u00ebsh t\u00eb eksport- import t\u00eb mineraleve, m\u00eb pas n\u00eb Aeroport dhe n\u00eb vitin 1948 ka pas m\u00ebdyshje t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb k\u00ebtu apo t\u00eb iki n\u00eb Serbi. Dhe ka q\u00ebndruar k\u00ebtu duke vazhduar kontaktet me Ambasad\u00ebn dhe njer\u00ebzit e saj. Asaj nuk i them dot tradhtare e Shqip\u00ebris\u00eb. Se ishte serbe. Ka punuar p\u00ebr vendin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se Sali Berisha, kur anatemon kund\u00ebrshtar\u00ebt apo \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb i del para p\u00ebr t\u00eb quajtur spiun\u00eb t\u00eb UDB, duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh se e ka pas bashk\u00ebpun\u00ebtoren e UDB njeriun e tij m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb familjes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jap\u00eb sqarime. Ai duhet t\u00eb jap\u00eb sqarime p\u00ebrse i hapi Miloshevi\u00e7it kufijt\u00eb p\u00ebr ta furnizuar me naft\u00eb makinerin\u00eb m\u00eb vras\u00ebse n\u00eb Ballkan, q\u00eb luftonte mes t\u00eb tejrash kudn\u00ebr Per\u00ebndimit. E kam nj\u00eb shpjegim. E b\u00ebri se pa q\u00eb SHBA po i rr\u00ebzonte fronin dhe donte t\u2019i b\u00ebnte karshill\u00ebk duke u dukur se kishte n\u00eb dor\u00eb \u00e7el\u00ebsat e stabilitetit n\u00eb Ballkan. Por nuk ja doli dot. Iku para Miloshevi\u00e7it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe kaq mjafton t\u00eb ul\u00eb kok\u00ebn e t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr shkrimi ka nj\u00eb qasje ideologjike ndaj UDB dhe do t\u00eb na tregoj\u00eb q\u00eb kur UDB \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik, \u00ebsht\u00eb e keqe, dhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast duket q\u00eb ai transmeton mllefin dhe indoktrinimin e luftetar\u00ebve dhe veprimtareve t\u00eb LKP s\u00eb viteve 80 -90, t\u00eb cil\u00ebt ishin nacionalist\u00ebt romantik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb mendonin se Kosova \u00e7lirohej dhe pavar\u00ebsohej me nacional-komunizmin e Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb fakt ata jan\u00eb realisht njer\u00ebz patriot\u00eb, por t\u00eb destinuar t\u00eb d\u00ebshtonin, pasi asocimi i tyre n\u00eb Per\u00ebndim me komunizmin e Enver Hoxh\u00ebs i vizatonte ata si grupe t\u00eb paguara nga Shqip\u00ebria komuniste p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe Kosov\u00ebn komuniste. N\u00eb fakt Shqip\u00ebria komuniste m\u00eb shum\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me UDB, se me ata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kosova e bindi Per\u00ebndimin se ndaj saj duhej kthyer v\u00ebmendja fal\u00eb LDK dhe Ibrahim Rugov\u00ebs. Vendosm\u00ebria dhe vizioni i tij p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb demokracis\u00eb dhe liris\u00eb q\u00eb erdhi pas r\u00ebnies s\u00eb \u201cMurit t\u00eb Berlinit\u201d ishte fati i madh i Kosov\u00ebs. Ibrahim Rugova vendosi ta \u00e7liroj\u00eb Kosov\u00ebn me Per\u00ebndimin, dhe jo me sh\u00ebrbime sekrete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk mund t\u00eb banalizohet krijimi i LDK (q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krijuar m\u00eb 1989 dhe m\u00eb 1990), me ndonj\u00eb individ q\u00eb ka infiltruar aty p\u00ebr UDB. Besoj se ka pasur m\u00eb shum\u00eb se sa di Bedriu, por kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr doktrin\u00ebn e Ibrahim Rugov\u00ebs. Askush nuk e l\u00ebkundi at\u00eb nga vendosm\u00ebria p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs me mb\u00ebshtetje t\u00eb NATO n\u00ebn protektoraratin e OKB dhe ja arriti. Nuk u t\u00ebrhoq as nga presioni kriminal i komunistit t\u00eb fundit jugosllav, Slobodan Miloshevi\u00e7, as nga ndryshku i enverist\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fal\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, Per\u00ebndimi kaloi n\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs aq shum\u00eb sa n\u00eb vitin 1998- 1999, kur Serbia nisi ofensiv\u00ebn e madhe, u b\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndimin e pranueshme dhe ideja e U\u00c7K dhe ata zun\u00eb vendin e nderit n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ibrahim Rugova e ka merit\u00eb historike q\u00eb ndihmoi q\u00eb U\u00c7K t\u00eb b\u00ebhej aleate e Per\u00ebndimit, duke braktisur mentalitetin ideologjik q\u00eb ishte n\u00eb zanafill\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Histori e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb histori sh\u00ebrbimesh t\u00eb UDB, pavar\u00ebsisht individ\u00ebve. \u00cbsht\u00eb historia m\u00eb dinjitoze e shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mend\u00ebsia e mbivler\u00ebsimit t\u00eb rolit t\u00eb UDB dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00ebr\u00ebsisht komuniste, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht ka qen\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn dhe mendjen e shum\u00eb veprimtar\u00ebve ideologjik\u00eb t\u00eb LPK, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin baz\u00ebn e U\u00c7K dhe q\u00eb m\u00eb von\u00eb me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, por dhe gjat\u00eb saj, u kthye dhe n\u00eb ushtrim dhune ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve q\u00eb ata i quanin armiq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pjes\u00eb q\u00eb njollosi udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K me nxitjen e akteve kriminale sporadike, q\u00eb Serbia arriti t\u2019i marr\u00eb e t\u2019i paketoj\u00eb si terroriz\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn padrejt\u00ebsisht sot jan\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, ajka drejtuese e U\u00c7K. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb frym\u00ebzuar ato krime ideologjikisht, tani duhet t\u00eb ulin kok\u00ebn dhe jo t\u00eb japin leksione patriotizmi mbushur me t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe s\u00eb fundmi dua t\u00eb them dy fjal\u00eb dhe p\u00ebr akuzat ndaj Edi Ram\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij nga Kosova apo miqt\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb e njoh dhe Kosov\u00ebn, dhe Edi Ram\u00ebn. Edi Rama para se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr, nuk ka pas ndonj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. E ka trajtuar m\u00eb shum\u00eb si atdheu i Hashim Tha\u00e7it, t\u00eb cilin p\u00ebr fat e kishte mik t\u00eb mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Miqt\u00eb e Edi Ram\u00ebs nga Kosova nuk jan\u00eb miqt\u00eb e mi. Madje dis prej tyre si kam njohur kurr\u00eb. Besa Shahinin se kam takuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por m\u00eb ka pas l\u00ebn\u00eb shije t\u00eb mir\u00eb si nj\u00eb ministre e ardhur nga Kosova, q\u00eb arriti t\u00eb kuptonte Shqip\u00ebrin\u00eb, por nuk arriti ta pranonte. Nuk \u00ebsht\u00eb pak, edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb e minuar p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb nuk vjen nga klanet politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb Edi Rama ka thirrur nga Kosova. Kemi s\u00eb paku dy ministra dhe kat\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsministra, p\u00ebrfshi dhe kryetaren e sh\u00ebrbimit secret, nga Kosova. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i \u00e7mendur i nj\u00eb njeriu q\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebrkon ta ballafaqoj\u00eb Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb institucione. Dhe po b\u00ebn gj\u00ebn\u00eb e duhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani po t\u00eb merrnim mend e Berish\u00ebs mund t\u00eb themi q\u00eb k\u00ebta ja ka dh\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iqi, apo po t\u00eb ecim me paranojat e zotit Islami mund t\u00eb themi q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb planifikuar q\u00eb nga koha e Pashiqit e Miloshevi\u00e7it, por ky \u00ebsht\u00eb banalitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb elit\u00ebs jugosllave kan\u00eb kontribuar p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Jo doemos me pushk\u00eb n\u00eb mal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Veton Surroi e ka pas babain ambasador, por nuk mund t\u2019i heqim meritat e tij si aktivist dhe publicist i shquar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Shk\u00eblzen Maliqi e ka pas babain thuajse minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm gjat\u00eb autonomis\u00eb, por roli i tij si intelektual n\u00eb zhvillimet demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb mohohet. P\u00ebr Bes\u00ebn nuk po flas se ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Por Baton Haxhiun po ashtu e njoh prej vitit 1993, dhe ka qen\u00eb nj\u00ebsoj si sot, i kudogjendur, i paparashikuesh\u00ebm, i pakorrigjueshem shpesh n\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, por njeri i qart\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij. Koha Ditore e drejtuar prej tij n\u00eb vitet 1997- 1999 ishte thuajse gazet\u00eb zyrtare e U\u00c7K, madje e eg\u00ebr kund\u00ebr Rugov\u00ebs. Tani si duhet ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb direktiv\u00eb e UDB q\u00eb gazeta m\u00eb popullore e Kosov\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshteste U\u00c7K, sepse Batoni ka takuar Stanshi\u00e7in, por q\u00eb nuk v\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zjarr q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb takuar dhe t\u00eb tjer\u00eb? Ato ai i ka pohuar vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb tani p\u00ebr inatet ndaj Edi Ram\u00ebs, t\u00eb shpallim gjith\u00eb njerezit q\u00eb ai i ka miq n\u00eb Kosov\u00eb, si pjes\u00eb e UDB.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dyshoj se ky sulm ndoshta vjen dhe nga fakti q\u00eb Edi Rama do marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb LDK, duke reflektuar p\u00ebr figur\u00ebn e Ibrahim Rugov\u00ebs. Dikujt mund t\u2019i pengoj\u00eb kjo gj\u00eb. Por edhe pse von\u00eb, Edi Rama po b\u00ebn at\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebnte q\u00eb n\u00eb krye.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani me k\u00ebt\u00eb kriter, hajde t\u2019i themi dhe Blendi Fevziut q\u00eb \u00ebsht\u00eb agjent i UDB, meq\u00eb do flas\u00eb dhe ai aty, se dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb se e ka dash Rugov\u00ebn dikur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky v\u00ebshtrim ideologjik i raporteve Shqip\u00ebri- Kosov\u00eb ka qen\u00eb stili i Enver Hoxh\u00ebs Ai i kishte kat\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb i tregonin se kush ishte armik i Shqip\u00ebris\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Kosoves e kush mik. Klasifikimi ishte kush ishte me Enver Hoxh\u00ebn e kush jo. Ajo koh\u00eb ka vdekur. Ajo mend\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e vetmja njolle ndryshku n\u00eb historin\u00eb e art\u00eb t\u00eb U\u00c7K. Mos e rrisni m\u00eb at\u00eb njoll\u00eb, por p\u00ebrpiquni ta fshini krejt.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Lexova nj\u00eb shkrim t\u00eb Bedri Islamit botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dita dhe ribotuar mes t\u00eb tjerash dhe n\u00eb portalin e gazet\u00ebs TemA, lidhur me nj\u00eb deklarat\u00eb timen rreth vjehrr\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe m\u00eb pas me aludime t\u00eb tjera rreth nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb UDB n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb armik si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":680657,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-680652","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=680652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=680652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=680652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=680652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}