{"id":680286,"date":"2024-06-08T16:35:13","date_gmt":"2024-06-08T14:35:13","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=680286"},"modified":"2024-06-08T16:35:13","modified_gmt":"2024-06-08T14:35:13","slug":"vjehrra-e-berishes-mehmet-loci-dhe-keshilltaret-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/06\/08\/vjehrra-e-berishes-mehmet-loci-dhe-keshilltaret-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Vjehrra e Berish\u00ebs, Mehmet Loci dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-680287\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri.png\" alt=\"\" width=\"1249\" height=\"753\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri.png 1249w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri-300x181.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri-1024x617.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/bedri-768x463.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1249px) 100vw, 1249px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Bedri Islami<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetari Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, pohoi se vjehrra e kreut t\u00eb Foltores, Berisha, ishte bashk\u00ebpun\u00ebtore e sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb serb, dhe se, n\u00eb shum\u00eb vite ajo \u00ebsht\u00eb ndjekur si e till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb sjell\u00eb nga burime t\u00eb tjera d\u00ebshmojn\u00eb se t\u00eb af\u00ebrmit e saj n\u00eb mbetjen Jugosllave, e m\u00eb pas n\u00eb Serbi, kan\u00eb pasur funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aparatin e Millosheviqit, dhe se, t\u00eb tjer\u00eb, nga e nj\u00ebjta familje n\u00eb Malin e Zi, do t\u00eb ishin kumbar\u00ebt e nj\u00eb lidhje mes shtetit shqiptar t\u00eb periudh\u00ebs presidenciale t\u00eb Berish\u00ebs dhe makineris\u00eb vrastare t\u00eb Millosheviqit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze, p\u00ebr shum\u00eb vite, si askush tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb e m\u00eb pas, ishte njeriu n\u00eb hije i ish kryeministrit apo ish presidentit Berisha, q\u00eb kishte autoritet m\u00eb shum\u00eb se secili minist\u00ebr pran\u00eb tij, p\u00ebrvijonte vij\u00ebn politike q\u00eb duhej ndjekur dhe, p\u00ebr shum\u00eb k\u00ebnd, ai trajtohej si porta hyr\u00ebse n\u00eb zyr\u00ebn e ish presidentit. Pra, \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo, edhe se familjar\u00ebt e tij, di p\u00ebr t\u00eb fshehtat dhe enigmat q\u00eb p\u00ebrv\u00eblojn\u00eb kreun e Foltores.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dyshimet p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn e sjell\u00eb nga Baze kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hershme. Shpesh her\u00eb pran\u00eb Berish\u00ebs, por edhe shefave t\u00eb tjer\u00eb qeveritar\u00eb, jan\u00eb shfaqur jo rast\u00ebsisht dhe jo befasisht, figura kontrakditore, t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb lidhjet e tyre me sh\u00ebrbimin e fsheht\u00eb serb, e, m\u00eb tej se kaq, si njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri pik\u00ebrisht p\u00ebrmes k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rrall\u00eb her\u00eb, n\u00eb institucionet shqiptare, jan\u00eb afruar, si nj\u00eb politik\u00eb e mir\u00eb dhe dometh\u00ebn\u00ebse, figura t\u00eb njohura n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj shtetit shqiptar. N\u00eb shum\u00eb raste kjo ka qen\u00eb vija zyrtare: p\u00ebrjashtimi nga jeta politike , e jo vet\u00ebm nga jeta politike, i atyre q\u00eb jan\u00eb njohur si mos p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb berishizmit apo rrymave t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, deri n\u00eb hartimin e nj\u00eb liste me 175 emra, t\u00eb figurave t\u00eb l\u00ebvizjes \u00e7lirimtare, q\u00eb k\u00ebrkonin ndryshimin e pozicionit politik t\u00eb Kosov\u00ebs, qoft\u00eb edhe p\u00ebrmes nj\u00eb rrjedhe ndryshe, t\u00eb pad\u00ebshiruar, por t\u00eb domosdoshme, luft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njeriu i par\u00eb q\u00eb erdhi nga sh\u00ebrbimi i fsheht\u00eb serb ( BIA ) ishte pik\u00ebrisht i lidhur me familjen, q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb b\u00ebhej familja presidenciale. N\u00eb janarin e vitit 1991, p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb, dhe njeriut t\u00eb saj, Ibush Klloko\u00e7i, q\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte shefi i UDB n\u00eb Prishtin\u00eb, emisari i posa\u00e7\u00ebm i qeveris\u00eb s\u00eb Millosheviqit u takua n\u00eb Tiran\u00eb me Azem Hajdarin, solli financimet e para dhe udh\u00ebzimet p\u00ebr t\u00eb vepruar m\u00eb tej. P\u00ebr takimin e tyre dhe qenien e tij n\u00eb Tiran\u00eb, ai vazhdoi t\u00eb vinte her\u00eb pas here dhe zot\u00ebronte nj\u00eb banes\u00eb komode deri n\u00eb vitin 1997. Ishte informuar edhe presidenti i koh\u00ebs, Ramiz Alia, q\u00eb synoi t\u00eb b\u00ebnte izolimin e tij, por pa dobi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke pasur droj\u00ebn se bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre do t\u00eb mund t\u00eb dekonspiroheshin nga ish t\u00eb burgosurit politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin torturuar prej tyre kudo n\u00eb burgjet e Kosov\u00ebs, sh\u00ebrbimi i fsheht\u00eb serb shk\u00ebputi nga Bosnja nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb aktiv\u00eb dhe i solli n\u00eb Tiran\u00eb. Disa prej tyre: Shaban A. \u2013 i njohur si \u201c Bora\u201d, Qaush K.- \u201cBashkimi\u201d, Skender A. \u2013 \u201cBesa\u201d, Myrteza K. \u2013 \u201cToplica\u201d, Lutfi S. \u2013 \u201cSafiri\u201d, Hilmi P. \u2013 \u201cAzami\u201d, Hivzi M. \u2013 \u201c Tir\u201d, etj. K\u00ebta mor\u00ebn kontaktet e para me ish t\u00eb burgosurit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb d\u00ebnuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb jugosllav.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas marsit 1992 u rrit niveli i t\u00eb d\u00ebrguarve. Gj\u00ebrat nuk po b\u00ebheshin m\u00eb fshetas, por p\u00ebrmes nj\u00eb linje, q\u00eb quhej \u201czyrtare\u201d, nga seksionet e fshehta t\u00eb krijuara n\u00eb Kosov\u00eb, ku ishte dep\u00ebrtuar n\u00eb strukturat e larta t\u00eb partive politike shqiptare t\u00eb sapo krijuara, deri n\u00eb sh\u00ebrbimin informativ t\u00eb shtetit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk e kam kuptuar kurr\u00eb dhe vazhdoj t\u00eb mos e kuptoj, se si, kaq haptas dhe pa e ndjer\u00eb n\u00eb vete m\u00ebkatin politik, q\u00eb n\u00eb disa raste nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i till\u00eb, njer\u00ebzit e politik\u00ebs son\u00eb, kur ka qen\u00eb fjala p\u00ebr lidhjet me Kosov\u00ebn dhe nd\u00ebrthurjen e mendimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, m\u00eb leht\u00eb e kan\u00eb gjetur t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt, kan\u00eb qen\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb serb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00ebse aty ka pasur intelektual\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb dhe atdhetar\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do niveli, e, megjith\u00ebse p\u00ebrs\u00ebri ka t\u00eb till\u00eb, politika shqiptare n\u00eb Tiran\u00ebn zyrtare e ka pasur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb detyruar, t\u00eb zgjedh\u00eb dhe t\u00eb afroj\u00eb \u201cm\u00ebkatar\u00ebt\u201d shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam i bindur se shum\u00eb njer\u00ebz mund ta quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb paranoj\u00eb e kot\u00eb, q\u00eb nuk ka edhe aq lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe q\u00eb sillet si nj\u00eb fantazm\u00eb mbi politik\u00ebn e Tiran\u00ebs zyrtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 1990, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, ajo, menj\u00ebher\u00eb krijoi edhe sh\u00ebrbimin e saj t\u00eb fsheht\u00eb informativ. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi u vendos\u00a0Mehmet Loci,\u00a0nj\u00ebra nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb sh\u00ebrbimit informativ serb, drejtues i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb Pej\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rreth vetes dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me dy figura politike t\u00eb LDK-s\u00eb, me Rexhep Gjergjin dhe Anton Kol\u00ebn, ata krijuan nj\u00eb grupim t\u00eb rreziksh\u00ebm me figura t\u00eb njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb serb n\u00eb Prishtin\u00eb, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil Kajtazi, t\u00eb cil\u00ebt, gjat\u00eb luft\u00ebs, duke u prir\u00eb nga n\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Ekrem Kryeziu i Prizrenit, krijuan grupin p\u00ebr hetimin e \u201ckrimeve\u201d t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, dokumentimin e tyre dhe, t\u00eb dh\u00ebnat e tyre i p\u00ebrcoll\u00ebn drejt dosjeve t\u00eb tashme serbe n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mehmet Loci, nga nj\u00eb prej t\u00eb burgosurve politik\u00eb, t\u00eb torturuar prej tij, \u00ebsht\u00eb portretizuar si \u201cspiun i friksh\u00ebm, i fort\u00eb, shtaz\u00eb e uritur, i pangopsh\u00ebm, q\u00eb kishte Serbin\u00eb atdhe. Ai njihej edhe si \u201cHitleri prej Peje\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mehmet Loci do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb shpejt, pas majit t\u00eb vitit 1992, nj\u00ebra nd\u00ebr figurat lidh\u00ebse mes bashk\u00ebpunimit t\u00eb heshtur, por efektiv, mes Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb shtetit Shqiptar dhe atij t\u00eb krijuar nga LDK-ja, e q\u00eb n\u00eb fakt ishte nj\u00eb zgjatim i forc\u00ebs serbe n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb po zgjatej edhe drejt Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillimin e vitit 1992, menj\u00ebher\u00eb pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb PD-s\u00eb dhe ngritjes s\u00eb strukturave t\u00eb para t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb ri inteligjent, i cili iu besua nj\u00eb njeriu t\u00eb af\u00ebrt me Berish\u00ebn, por q\u00eb m\u00eb pas ishte i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb afera t\u00eb tjera; n\u00eb Tiran\u00eb, gjithnj\u00eb e m\u00eb af\u00ebr qeveris\u00eb, sidomos Gazidedes, u shfaq nj\u00eb shqiptaro-maqedonas, me emrin\u00a0Petrit Ame.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr pak koh\u00eb ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb mik t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Gazidedes, dhe u b\u00eb \u201ceminenca gri\u201d e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve q\u00eb mori, se ky njeri, i burgosur m\u00eb par\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb, p\u00ebr trafik droge dhe pjes\u00eb e grupimeve mafioze, ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb nd\u00ebr miqt\u00eb e af\u00ebrt t\u00eb Arkanit, Zheljko Raznjatovi\u00e7, i njohur si kreu i paraushtarak\u00ebve serb\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve i gjen n\u00eb t\u00eb gjitha krimet serbe t\u00eb fund shekullit t\u00eb shkuar, p\u00ebrs\u00ebri e b\u00ebri njeri t\u00eb af\u00ebrt dhe i besoi pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb karburanteve p\u00ebrmes Malit t\u00eb Zi, e m\u00eb pas edhe t\u00eb trafiqeve t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Petrit Ame dhe, v\u00ebllai i tij, Flamuri, jan\u00eb dibran\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb shtetit maqedon. Ame, Petrit, p\u00ebrmes veprimtarive t\u00eb paligjshme n\u00eb disa shtete t\u00eb Evrop\u00ebs, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejt\u00ebsin\u00eb. Para fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ai ishte gjithnj\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb mjedise ku ishin edhe politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb dhe, duke patur mb\u00ebshtetjen e Sh\u00ebrbimit Informativ, trafikun e drog\u00ebs dhe t\u00eb arm\u00ebve e b\u00ebnte p\u00ebrmes dogan\u00ebs s\u00eb Bllac\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb sken\u00ebn politike e m\u00eb pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u b\u00eb i njohur, kur, jo rast\u00ebsisht, u b\u00eb publik nj\u00eb takim i pap\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kurr\u00eb i Arkanit ( Zheljko Raznjatovi\u00e7), ish shef i paramilitar\u00ebve serb\u00eb me ish shefin e Sh\u00ebrbimit Informativ Komb\u00ebtar, Gazidede. Nd\u00ebrmjet\u00ebsi i k\u00ebtij takimi jo rast\u00ebsisht ishte pik\u00ebrisht Petrit Ame.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Takimi i tyre u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb pulari n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Dy punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb shoq\u00ebruan shefin e tyre n\u00eb takim, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb rrethana ende t\u00eb pa zbuluara, jan\u00eb eleminuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ame dhe Arkan kishin qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg n\u00eb Belgjik\u00eb \u2013 Bruksel dhe aty ishin b\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebr gjaku. Pik\u00ebrisht nga ndikimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e k\u00ebtyre strukturave, me influenc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe posa\u00e7\u00ebrisht prej tyre, u hartua edhe lista e 175 njer\u00ebzve, figura t\u00eb lidhura me l\u00ebvizjen \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve, ose nuk do u lejohej hyrja n\u00eb Shqip\u00ebri, ose do t\u00eb survejoheshin nga sh\u00ebrbimi informativ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Disa prej k\u00ebtyre, si do t\u00eb b\u00ebhej e njohur m\u00eb pas, do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb personalitetet e larta drejtuese t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, sot Heroj t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7udit\u00ebrisht jan\u00eb ndjekur pik\u00ebrisht ata q\u00eb e donin m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb donin t\u00eb bashk\u00ebrendonin me strukturat e shtetit shqiptar, por q\u00eb iu dha porosia e qart\u00eb ; \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb merreni me \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, me tregti, me nd\u00ebrtim, me blerje e shitje, por vet\u00ebm me l\u00ebvizje \u00e7lirimtare kurr\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fakt i dhimbsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00eb marsin e vitit 1998, kur sapo lufta kishte filluar dhe po merrte p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, qeveria e koh\u00ebs kishte ngurrimin t\u00eb mb\u00ebshteste k\u00ebto struktura, dhe, p\u00ebr habi, e gjente m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb komode t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb ato struktura ku ishte mb\u00ebshtetur edhe qeveria pararend\u00ebse e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb reales ajo \u00e7ka d\u00ebshmoi njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i dikursh\u00ebm i Berish\u00ebs, gazetari i njohur Mero Baze. Sipas saj, edhe n\u00eb koh\u00ebn e sundimit autokrat t\u00eb Berish\u00ebs, vemendja e tij ishte e kthyer nga Beogradi dhe habitej p\u00ebrse qeverit\u00eb greke b\u00ebjn\u00eb kaq shum\u00eb zhurm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr fat t\u00eb keq vazhdoi thirrja pran\u00eb pushtetit e njer\u00ebzve q\u00eb kishin njer\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb linj\u00ebn serbe. Grupi i njohur si \u201cGrupi i Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, i shfaqur befasisht n\u00eb vitin 2005, menj\u00ebher\u00eb ose pak para fitores s\u00eb opozit\u00ebs, nd\u00ebrtimit t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre, kishte n\u00eb vete edhe njer\u00ebz q\u00eb kishin enigma n\u00eb ardhjen e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga ata q\u00eb jan\u00eb thirrur nga opozita e Berish\u00ebs, pik\u00ebrisht kur do t\u00eb ishte pjes\u00eb e pushtetit n\u00eb vitin e larg\u00ebt 2005. Ishte si nj\u00eb dhurat\u00eb qenia e tij n\u00eb vath\u00ebn e politik\u00ebs, q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr kishte lidhje me tri enigma t\u00eb m\u00ebdha:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qenia e tij n\u00eb strukturat q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e hetimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, af\u00ebrsin\u00eb e tij me zonj\u00ebn Malltezi \u2013 Berisha, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs erdhi klani i saj nga Kosova n\u00eb PD, dhe, ajo m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me komplekse q\u00ebndron n\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e tij t\u00eb papritur me biznesmenin serbo \u2013 boshnjak, Fazliq, nipi i Stanishiqit, shefit t\u00eb sh\u00ebrbimit famkeq serb n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb kriminel lufte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto tri enigma nuk u zbardh\u00ebn kurr\u00eb, por p\u00ebrmes tyre ai u b\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs. Bile pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj. N\u00eb qeverin\u00eb e demokratiskave t\u00eb vitit 2005 ai mori postet m\u00eb kryesore: her\u00ebn e par\u00eb at\u00eb ku ishin financimet e m\u00ebdha, her\u00ebn e dyt\u00eb ku do t\u00eb b\u00ebheshin shitjet e m\u00ebdha, her\u00ebn e tret\u00eb ku do t\u00eb ndodhnin vrasjet e m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ende pa u diplomuar si duhet, dikush e gjeti si me dor\u00eb dhe e d\u00ebrgoi n\u00eb zyrat e UNMIK-ut, n\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00eb me bij\u00ebn e Berish\u00ebs, pik\u00ebrisht aty ku shum\u00eb shpejt do t\u00eb hetohej mbi t\u00eb ashtuquajturat krime t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ishte n\u00eb sektorin e hetimeve t\u00eb UNMIK-ut nga dol\u00ebn dosje t\u00eb t\u00ebra t\u00eb Milloshevi\u00e7it, ato t\u00eb brendshmet fare. N\u00eb gjyqin e tij n\u00eb Hag\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht, ai, kasapi i Ballkanit, ishte nj\u00eb hap para d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb ardhur nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebve ua dinte edhe ato q\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb n\u00eb bisedat e lira me hetuesit e huaj dhe p\u00ebrkthyesit shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb afrosh pran\u00eb vetes, qoft\u00eb si k\u00ebshilltar\u00eb politik\u00eb apo si drejtues institucionesh figura q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb a tjetr\u00ebn, kan\u00eb qen\u00eb a jan\u00eb t\u00eb lidhur me bot\u00ebn e sh\u00ebrbimeve informative t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs serbe, nuk \u00ebsht\u00eb modernitet dhe as largim i asaj q\u00eb quhej luft\u00eb e klasave. Jo rrall\u00eb prej tyre kan\u00eb ardhur q\u00ebndrime paternaliste t\u00eb politik\u00ebs, jan\u00eb krijuar shtjella t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb. Kjo i ndodhi edhe s\u00eb majt\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baton Haxhiu n\u00eb pragun e fillimit t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb takuar fshehtas me shefin e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Serbis\u00eb, Stanishiqin e njohur. Sit del m\u00eb par\u00eb se t\u00eb dal\u00eb Rama dhe d\u00ebshmon ai l\u00ebvizjet e tij qeveritare, etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillimin e mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb kryeministror, shefi i qeveris\u00eb, Rama kishte vendosur q\u00eb k\u00ebshilltari i tij p\u00ebr rajonin t\u00eb ishte Shkelzen Maliqi, i cili \u00ebsht\u00eb njeri i ditur, por edhe i biri i Mehmet Maliqit, ish ministrit \u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, organizator i planit \u201cBistrica\u201d, p\u00ebrmes s\u00eb cilit u vran\u00eb nacionalisti, Hasan Remniku dhe grupi i tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb njer\u00ebn nga qeverit\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs, ministre e Arsimit ishte zonja Besa Shahini. Mund t\u00eb ishte tejet e aft\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e dinte m\u00eb mir\u00eb ai q\u00eb e ka vendosur. Por, nj\u00ebkohsisht ajo \u00ebsht\u00eb edhe mbesa e kryeshefit t\u00eb UDB-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Ibush Kllokoqi, i cili ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb sadist\u00ebt n\u00eb burgosjet e shqiptar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve, her\u00eb t\u00eb hapura dhe her\u00eb t\u00eb mbuluara n\u00ebn petkun e njer\u00ebzve intelektual\u00eb, kan\u00eb l\u00ebvizur milionat e bot\u00ebs s\u00eb zez\u00eb financiare, t\u00eb cilat kan\u00eb ushqyer partit\u00eb dhe drejtuesit e tyre, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb oligarki t\u00eb rrezikshme, t\u00eb gatshme q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb re, t\u00eb nxjerrin n\u00eb ankand gjith\u00eb \u00e7ka m\u00eb t\u00eb dashur dhe m\u00eb t\u00eb vyer ky vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE<\/span>: Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #3366ff;\"><a style=\"color: #3366ff;\" href=\"https:\/\/gazetadita.al\/vjehrra-e-berishes-mehmet-loci-dhe-keshilltaret-e-edi-rames\/\">Gazeta Dita<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bedri Islami Gazetari Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv, pohoi se vjehrra e kreut t\u00eb Foltores, Berisha, ishte bashk\u00ebpun\u00ebtore e sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb serb, dhe se, n\u00eb shum\u00eb vite ajo \u00ebsht\u00eb ndjekur si e till\u00eb. T\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb sjell\u00eb nga burime t\u00eb tjera d\u00ebshmojn\u00eb se t\u00eb af\u00ebrmit e saj n\u00eb mbetjen Jugosllave, e m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":680287,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-680286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=680286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/680286\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=680286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=680286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=680286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}