{"id":676092,"date":"2024-05-20T14:14:51","date_gmt":"2024-05-20T12:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=676092"},"modified":"2024-05-20T14:18:50","modified_gmt":"2024-05-20T12:18:50","slug":"mesazhi-i-marteses-lesbike-mbi-bashki","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/05\/20\/mesazhi-i-marteses-lesbike-mbi-bashki\/","title":{"rendered":"Mesazhi i martes\u00ebs lesbike mbi Bashki","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/1716149934_edliramara-780x439-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-676096\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/1716149934_edliramara-780x439-1.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"439\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/1716149934_edliramara-780x439-1.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/1716149934_edliramara-780x439-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/05\/1716149934_edliramara-780x439-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Indrit Vokshi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Cfar\u00eb quajm\u00eb martes\u00eb?<br \/>\n<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Me date 19 maj 2024 n\u00eb tarac\u00ebn e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb ngjarje; dy lesbike n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe dy pastor\u00eb britanik\u00eb, kan\u00eb imituar celebrimin e nj\u00eb martese midis dy lesbikeve. Them \u00ebsht\u00eb imituar nj\u00eb martes\u00eb sepse nj\u00eb ngjarje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se imitim i martes\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb martes\u00eb, pasi martesa \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe si zhvillohet. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Imitimet e martesave jan\u00eb t\u00eb njohura, f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrshembull, dikur ,teksa luanin me nj\u00ebri-tjetrin, luanin \u201csht\u00ebpiash\u201d dhe caktonin rolet; thonin ti je mami, un\u00eb jam babi, ajo \u00ebsht\u00eb motra, ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai. Me ket\u00eb imitim t\u00eb martes\u00ebs, thjesht qeshej, sepse kuptohej q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt po imitonin t\u00eb rriturit, pasi f\u00ebmij\u00ebt nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr tu martuar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Imituesit e sot\u00ebm t\u00eb martes\u00ebs, flamurtar\u00ebt gay-lesbike, po e paraqesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive nenin 53 t\u00eb Kushtetut\u00ebs ku shkruhet se <strong>\u201cKushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb martohet..\u201d.<\/strong> Ne shtrojm\u00eb pyetjen: Po n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt do ta p\u00ebrdornin ket\u00eb cop\u00eb neni t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar e legjitimuar imitimin e tyre, a duhet t\u00eb martojm\u00eb edhe f\u00ebmij\u00eb, pasi kushdo paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb martohet? Le ta shpjegojm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Flamurtar\u00ebt e martesave gay-lesbike, abuzojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe eg\u00ebrsisht me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb sepse nenin 53 ata e paraqesin t\u00eb p\u00ebrgjysmuar; pika 1 e nenit 53 shkruan \u201c<strong>Kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb martohet dhe t\u00eb ket\u00eb familje\u201d,<\/strong> pra martesa \u00ebsht\u00eb e lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me <strong>familjen<\/strong> dhe familja dihet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb lexim teleologjik t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pra n\u00ebse do t\u2019i shkojm\u00eb n\u00eb burim e do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb n\u00ebnkuptuar hartuesit e Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 1998 me fjal\u00ebn <strong>\u201cfamilje\u201d,<\/strong> ne do t\u00eb gjejm\u00eb se as shkruesit e Kushtetut\u00ebs, as deputet\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb votuar \u201cpropjekt-Kushtetut\u00ebn\u201d n\u00eb parlament dhe, as populli shqiptar i cili e ka miratuar ket\u00eb skushtetut\u00eb me referendum, nuk kan\u00eb pasur nd\u00ebrmend e as q\u00ebllim q\u00eb me fjal\u00ebn familje t\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb familjen gay apo familjen lesbike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo domethen\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr martesa gay e lesbike nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ndalim ligjor prej Kodit t\u00eb Familjes por \u00ebsht\u00eb mir\u00ebfilli ndalim kushtetues. Pra n\u00ebse dikush synon t\u00eb legalizoj\u00eb martesat gay, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, jo Kodin e Familjes. E n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb ta ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, duhet q\u00eb ndryshimin t\u2019ia n\u00ebnshtroj\u00eb referendumit popullor. Si\u00e7 populli e ka miratuar ket\u00eb familje me referendum, le ta miratoj\u00eb edhe martes\u00ebn gay me referendum. Kjo \u00e7\u00ebshtje kaq me r\u00ebnd\u00ebsi nuk mund t\u00eb kalohet vjedhurazi e t\u00eb ndryshohet Kushtetuta midis nat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur ket\u00eb pik\u00eb, duhet shtuar se n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 53 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, shkruhet: <strong>\u201cLidhja dhe zgjidhja e martes\u00ebs rregullohen me ligj.\u201d<\/strong> N\u00eb nj\u00eb lexim kronologjik t\u00eb nenit 53 i cili ka tri pika, ne shohim se n\u00eb dy pikat e para \u00ebsht\u00eb sanksionuar se kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb martohet e t\u00eb ket\u00eb familje, \u00ebsht\u00eb sanksionuar gjithashtu se martesa g\u00ebzon mbrojtjen e shtetit. Nd\u00ebrsa pikat e tret\u00eb sanksionon se lidhja dhe zgjidhja e martes\u00ebs (pra e asaj martes\u00ebs e cila mbrohet n\u00eb pikat 1 dhe 2), rregullohet me ligj, p\u00ebrkat\u00ebsisht rregullohet me ligjin \u201cKodi i Familjes\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Th\u00ebn\u00eb kjo, Kodi i Familjes nuk p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb martesa, at\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar vet\u00eb Kushtetuta. Kodi i Familjes thjesht dhe vet\u00ebm rregullon lidhjen dhe zgjidhjen e asaj martes\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrshkruar Kushtetuta. K\u00ebsisoji \u00e7do prekje e Kodit t\u00eb Familjes \u00ebsht\u00eb totalisht anti-kushtetuese e anti-vullnetit t\u00eb popullit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pastor\u00ebt britanik\u00eb mbi tarac\u00ebn e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia Tiran\u00eb dhe kryetari i saj kan\u00eb shkelur Kushtetut\u00ebn duke lejuar imitime martesash n\u00eb tarac\u00ebn e institucionit\u00a0 i cili supozohet se si baz\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij ka vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn. N\u00eb nenin 4 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, shkruhet: <strong>\u201c<\/strong><strong>E drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit\u201d.<\/strong> N\u00eb cilin nen t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs bazohet kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb kur e p\u00ebrdor institucionin p\u00ebr ekzibicione t\u00eb tilla? Po pastor\u00ebt britanik\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb tarac\u00ebn e bashkis\u00eb Tiran\u00eb? N\u00eb ket\u00eb imitim q\u00ebndron edhe nj\u00eb paradoks: N\u00ebse dy lesbiket n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb martohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fetare ato do t\u00eb duhej t\u00eb shkonin n\u00eb kish\u00ebn ku sh\u00ebrbejn\u00eb pastoret britanik\u00eb. A po p\u00ebrdoret Per\u00ebndimi dhe fuqia e Per\u00ebndimit p\u00ebr diktatur\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Legjitimiteti Perendimor n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur. Para disa dit\u00ebsh n\u00eb Nerw York Times u publikua nj\u00eb shkrim i mendimtarit kinez <strong>Yan Xuetong<\/strong><strong>, <\/strong><strong>shkrimi fliste mbi fuqin\u00eb e Kin\u00ebs dhe si duhej t\u00eb vepronte Kina n\u00eb rang global n\u00eb rivalitetin me Shtetet e Bashkuara. Autori na sjell pik\u00ebpamjen e mendimtarit t\u00eb lasht\u00eb kinez Xunzi i cili pati identifikuar se ekzistojn\u00eb tri forma pushtet; tirania, hegjemonia dhe, autoriteti njer\u00ebzor.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke shpjeguar k\u00ebto forma t\u00eb pushtetit, mendimtari Yan Xuetong shkruan se ka studiuar mendimtar\u00ebt si Guanzi, Konfuci, Xunzi dhe Mencius dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta mendimtar\u00eb, duke analizuar supremacin\u00eb kineze para dinastin\u00eb Qin, kan\u00eb konsensus se autoriteti njer\u00ebzor dhe legjitimiteti moral i sunduesve \u00ebsht\u00eb mjet me ndikim shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, madje shpesh-her\u00eb ndikon m\u00eb fort sesa fuqia ekonomike apo fuqia ushtarake &#8211; kjo sepse autoriteti njer\u00ebzor fiton mendjet dhe zemrat e njer\u00ebzve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur kjo me rastin e Shqip\u00ebris\u00eb ne duhet t\u00eb kemi parasysh se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb fituar legjitimitet dhe autoritet njer\u00ebzor nd\u00ebr shqiptar\u00eb duke kontribuar n\u00eb rr\u00ebzimin e komunizmit, duke kontribuar n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs si dhe duke kontribuar aktualisht n\u00eb reformimin e sistemit gjyq\u00ebsor. Duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn ushtarake dhe ekonomike, amerikan\u00ebt kan\u00eb kryer veprime t\u00eb leverdisshme p\u00ebr ta por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb drejta, sepse kan\u00eb p\u00ebrmbysur nj\u00eb sistem gjakatar, kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb e ndaluar nj\u00eb regjim gjakatar si i Millosheviqit dhe, kan\u00eb premtuar luft\u00eb kund\u00eb krimit dhe politikan\u00ebve t\u00eb lidhur me t\u00eb. Kjo iu ka dh\u00ebn\u00eb legjitimitet t\u00eb fort\u00eb dhe autoritet njer\u00ebzor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb momentin kur Perendimi dhe amerikan\u00ebt si drejtues t\u00eb Per\u00ebndimit do t\u00eb p\u00ebrdorin fuqin\u00eb ushtarake dhe ekonomike p\u00ebr t\u00eb imponuar ngjarje dhe modele politike me interes p\u00ebr ta por haptas t\u00eb padrejta, n\u00eb at\u00eb moment legjitimiteti i tyre do t\u00eb d\u00ebmtohet sepse do tiu d\u00ebmtohet autoriteti njer\u00ebzor dhe supremacia morale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb: Rusia p\u00ebrshembull preferon modelet politike me lider\u00eb t\u00eb fort\u00eb e autoritar\u00eb, nacionalist\u00eb, lider\u00eb t\u00eb cil\u00ebt grumbullojn\u00eb pushtet privat dhe ushtrojn\u00eb dhun\u00eb ekstralegale dhe ekstrakushtetuese. N\u00ebse edhe Per\u00ebndimi do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb modele politike t\u00eb padrejta, do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb diktatura dhe pushtete kontrolluese mbi popullin por t\u00eb pakontrollueshme nga askush, modele t\u00eb cilat p\u00ebrmes dhun\u00ebs e prepotenc\u00ebs e n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb e t\u00eb t\u00eb drejtave (duke i keqinterpretuar turpsh\u00ebm), u imponojn\u00eb popujve martesa gay, padrejt\u00ebsisht, eg\u00ebrsisht dhe duke iu ndryshuar Kushtetut\u00ebn dhe vullnetin me fuqin\u00eb imponuese per\u00ebndimore, kjo do ta rr\u00ebnoj\u00eb autoritetin njer\u00ebzor t\u00eb perendimor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Esht\u00eb krejt e kuptueshme se eksportimi i k\u00ebtyre modeleve artificiale e t\u00eb prodhuara n\u00eb laboratore si dhe zbatimi i tyre mbi popujt, \u00ebsht\u00eb program e projekt me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb relativizuar dhe p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar strukturat tradicionale t\u00eb popujve; familjen, komunitetin, shtetin, legjistacionin klasik etj. Mir\u00ebpo Perendimi do t\u00eb p\u00ebrballet me rezistenc\u00eb sepse popujt i kan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ato struktura. Rusia duke e kuptuar qart\u00eb ket\u00eb sekret t\u00eb popujve, si model t\u00eb saj p\u00ebr ndikim, ka projektuar nacionalizmin, fen\u00eb, familjen, tradit\u00ebn, historin\u00eb dhe po i promovon ato p\u00ebr tiu th\u00ebn\u00eb popujve t\u00eb Europ\u00ebs Lindore se ajo \u00ebsht\u00eb mbart\u00ebsja e k\u00ebtyre vlerave, p\u00ebrkund\u00ebr Perendimit i cili i sulmon eg\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb leverdi p\u00ebr tu shkat\u00ebrruar legjitimiteti amerikan dhe europian n\u00eb Shqip\u00ebri sepse i shikojn\u00eb ata si meritor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shkat\u00ebrruan Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs 1913 dhe instaluan nj\u00eb pakt t\u00eb ri n\u00eb Ballkan, pakt i cili po garanton paqe. Po amerikan\u00ebt dhe europian\u00ebt a kan\u00eb leverdi p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar legjitimitetin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri duke imponuar me dhun\u00eb modelet e \u201cCancel Culture\u201d?<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Indrit Vokshi Cfar\u00eb quajm\u00eb martes\u00eb? Me date 19 maj 2024 n\u00eb tarac\u00ebn e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb ngjarje; dy lesbike n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe dy pastor\u00eb britanik\u00eb, kan\u00eb imituar celebrimin e nj\u00eb martese midis dy lesbikeve. Them \u00ebsht\u00eb imituar nj\u00eb martes\u00eb sepse nj\u00eb ngjarje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se imitim i martes\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":676096,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-676092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/676092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=676092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/676092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/676096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=676092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=676092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=676092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}