{"id":668780,"date":"2024-04-19T07:28:18","date_gmt":"2024-04-19T05:28:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=668780"},"modified":"2024-04-19T07:28:18","modified_gmt":"2024-04-19T05:28:18","slug":"projektligji-kushtet-e-reja-per-abortin-dhe-lindjet-invitro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/04\/19\/projektligji-kushtet-e-reja-per-abortin-dhe-lindjet-invitro\/","title":{"rendered":"Projektligji, kushtet e reja p\u00ebr abortin dhe lindjet invitro","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-668781\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/bebe.png\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/bebe.png 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/bebe-300x169.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/bebe-1024x576.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/bebe-768x432.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gati nj\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues\u201d q\u00eb ka si qellim garantimin e t\u00eb drejtave seksuale dhe riprodhuese t\u00eb individ\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projektligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsultimit dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim rregullimin ligjor kryesisht p\u00ebr teknikat e riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar dhe nd\u00ebrprerjen e shtatz\u00ebnis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtatz\u00ebnit\u00eb me surrogato.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projektligji ngarkon ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e e kritereve, rregulloreve dhe funksionimin e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Aborti, kushtet e reja<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas projektligjit nd\u00ebrprerja e shtatz\u00ebnis\u00eb kryhet n\u00eb nj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb akredituar publik ose jo publik, q\u00eb plot\u00ebson kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe n\u00eb udh\u00ebzimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb, kryhet sipas protokolleve t\u00eb miratuara. Vendimi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e shtatz\u00ebnis\u00eb merret t\u00eb pakt\u00ebn 3 dit\u00eb pas marrjes s\u00eb informacionit. N\u00eb rast se afati prej 3 dit\u00ebsh b\u00ebn q\u00eb t\u00eb tejkalohen afatet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, mjeku mund t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb ky afat t\u00eb mos respektohet. Nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb mund t\u00eb kryhet brenda kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gruas shtatz\u00ebn\u00eb dhe duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat e m\u00ebposhtme:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">a) T\u00eb kryhet nga nj\u00eb mjek specialist obstet\u00ebr gjinekolog.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">b) T\u00eb kryhet me p\u00eblqimin e shprehur me shkrim t\u00eb gruas shtatz\u00ebn\u00eb.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">c) T\u00eb kryhet me p\u00eblqimin e prindit ose kujdestarit ligjor p\u00ebr t\u00eb miturat n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00e7) T\u00eb miturat e pamartuara mbi 16 vje\u00e7 mund t\u00eb japin vet\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr nd\u00ebrprerjen vullnetare t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn njeri nga prind\u00ebrit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do t\u00eb realizohet n\u00ebse e mitura ka arsye bind\u00ebse se njoftimi do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, k\u00ebrc\u00ebnime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mjeku t\u00eb cilit i k\u00ebrkohet nd\u00ebrprerja vullnetare e shtatz\u00ebnis\u00eb, q\u00eb n\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb duhet t\u00eb informoj\u00eb gruan p\u00ebr rreziqet mjek\u00ebsore q\u00eb sjell nd\u00ebrprerja e shtatz\u00ebnis\u00eb, si dhe problemet e mundshme sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrhyrjes mjek\u00ebsore. T\u00eb drejtat, ndihm\u00ebn dhe avantazhet e garantuara me ligj p\u00ebr familjen, n\u00ebn\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebn, si dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e adoptimit bir\u00ebsimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb priten t\u00eb lindin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Teknikat e riprodhimit invitro, kuad\u00ebr i ri ligjor<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas projektligjit teknikat e riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar, p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr parandalimin e disa s\u00ebmundjeve me origjin\u00eb gjenetike, q\u00eb mund t\u00eb transmetohen nga prindi te f\u00ebmija. P\u00ebrdorues t\u00eb k\u00ebtyre teknikave do t\u00eb jen\u00eb \u00e7iftet heterologe t\u00eb martuara, ose q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb si dhe gruaja e pa partner.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aplikimi i teknikave t\u00eb RMA p\u00ebr trajtimin e infertilitetit fillon pas mosh\u00ebs 18 vje\u00e7are dhe p\u00ebrfundon n\u00eb mosh\u00ebn 53 vje\u00e7are.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Embrionet dhe vez\u00ebt e pafekonduara mund t\u00eb ruhen n\u00eb ngrirje deri sa gruaja te mbush\u00eb mosh\u00ebn 53 vje\u00e7. Pas k\u00ebsaj moshe, vezet ose embrionet n\u00ebse nuk dhurohen, duhet t\u00eb asgj\u00ebsohen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aplikimi i teknikave t\u00eb RMA n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb i zbatojn\u00eb k\u00ebto teknika, b\u00ebhen sipas protokolleve klinike t\u00eb miratuara nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe kryhet nga nj\u00eb ekip profesionist\u00ebsh t\u00eb specializuar dhe li\u00e7encuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kriteret q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb strukturat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb licensuara p\u00ebr t\u00eb aplikuar teknikat e RMA dhe procedura e miratimit, p\u00ebrcaktohen me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Te gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrdoruesve t\u00eb k\u00ebtyre teknikave p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale dhe i n\u00ebnshtrohen legjslacionit n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kushtet dhe rregullat p\u00ebr dhuruesit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhuruesit e qelizave riprodhuese p\u00ebr fekondim heterolog, i dhurojn\u00eb qelizat riprodhuese institucionit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb procedur\u00ebn e RMA dhe q\u00eb disponon banka p\u00ebr ruajtjen e qelizave riprodhuese, ose embrioneve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhuruesi(ja) i\/e qelizave riprodhuese \u00ebsht\u00eb i\/e detyruar t\u2019i n\u00ebnshtrohet ekzaminimeve dhe analizave laboratorike t\u00eb nevojshme, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb tij\/saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mosha e donator\u00ebve femra p\u00ebr dhurimin e vez\u00ebve fillon pas mosh\u00ebs 18 vje\u00e7 dhe p\u00ebrfundon n\u00eb moshen 35 vje\u00e7. P\u00ebr donatoret meshkuj, dhurimi i spermatozoideve fillon nga mosha 18 vje\u00e7 dhe p\u00ebrfundon n\u00eb mosh\u00ebn 45 vje\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhurimi do t\u00eb jet\u00eb anonim dhe duhet t\u00eb garantoj\u00eb konfidencialitetin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb identitetit t\u00eb dhuruesve nga bankat e qelizave riprodhuese, si dhe nga regjistrat e dhuruesve. institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor ku kryhet dhurimi, n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim me dhuruesin, ku p\u00ebrcaktohen t\u00eb drejtat dhe detyrimet e pal\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhurimi do t\u00eb jet\u00eb i revokuesh\u00ebm vet\u00ebm kur dhuruesi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb qelizat riprodhuese t\u00eb dhuruara, p\u00ebr ti p\u00ebrdorur p\u00ebr veten e tij, gjithmon\u00eb n\u00ebse n\u00eb dat\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs ato do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb disponueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Numri maksimal i autorizuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb gjenerohen me qeliza riprodhuese t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit dhurues, si p\u00ebr dhuruesin e spermatozoideve, ashtu edhe per dhuruesen e vez\u00ebve, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se 5 (pes\u00eb). N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrjashtime, kur gruaja ose \u00e7ifti k\u00ebrkon nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb nga i\/e nj\u00ebjti\/nj\u00ebjta dhurues\/dhuruese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjith\u00eb dhurimet duhet t\u00eb deklarohen nga institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb kryen procedur\u00ebn RMA, n\u00eb regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb RMA me q\u00ebllim identifikimin e dhurimeve. institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb gjith\u00eb personat e autorizuar p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb RMA , duhet t\u00eb ruajn\u00eb anonimatin e dhuruesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E drejta p\u00ebr riprodhim mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar, p\u00ebrfshin te drejt\u00ebn e riprodhimit p\u00ebr \u00e7iftet heteroseksuale dhe femr\u00ebs pa partner.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Riprodhimi mjek\u00ebsor i asistuar, mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe kur ka nj\u00eb marr\u00ebveshje midis nj\u00eb gruaje q\u00eb mbart n\u00eb mitr\u00ebn e saj dhe lind nj\u00eb f\u00ebmije p\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, e cila e ka t\u00eb pamundur t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7do grua mbi 18 vje\u00e7 deri n\u00eb 50 vje\u00e7, me aft\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituese apo p\u00ebrdoruese e teknikave q\u00eb rregullohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, sa koh\u00eb q\u00eb jep p\u00eblqimin e saj me shkrim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gruaja mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfituese apo p\u00ebrdoruese e teknikave t\u00eb rregulluara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj pavar\u00ebsisht gj\u00ebndjes s\u00eb saj civile.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse gruaja \u00ebsht\u00eb e martuar ose bashk\u00ebjeton, do t\u00eb duhet edhe p\u00eblqimi i bashk\u00ebshortit ose bashk\u00ebjetuesit t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb informacionin q\u00eb i jepet gruas, para dh\u00ebnies s\u00eb miratimit p\u00ebr aplikimin e k\u00ebtyre teknikave, do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb \u00e7do rast, edhe ai p\u00ebr rreziqet e mund\u00ebshme p\u00ebr vet\u00eb at\u00eb, gjat\u00eb trajtimit, gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb si dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, t\u00eb cilat mund t\u00eb rrjedhin nga m\u00ebm\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb klinikisht t\u00eb pap\u00ebrshtat\u00ebshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Specialisti i fertilitetit ose ekipi i ekspert\u00ebve t\u00eb bank\u00ebs t\u00eb qelizave riprodhuese, kryen ekzaminimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe analizat gjenetike dhe n\u00eb fund pranon ose refuzon personin dhurues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ruajtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe administrimi i informacionit sh\u00ebndet\u00ebsor<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor duhet t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe mjek\u00ebsore t\u00eb dhuruesit dhe pranuesit, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale. Formati dhe m\u00ebnyra e administrimit t\u00eb dh\u00ebnave dhe dokumenteve sh\u00ebndet\u00ebsore, let\u00ebr dhe elektronike, p\u00ebrcaktohet nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur me teknikat e riprodhimit t\u00eb asistuar, do t\u00eb rregullohen sipas legjislacionit p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave sensitive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb asnj\u00eb rast, regjistrimi n\u00eb gjendjen civile nuk do t\u00eb pasqyroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb karakterin e gjenerimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">As gruaja n\u00ebn\u00eb as bashk\u00ebshorti, pasi kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tyre formal me shkrim, para realizimit te teknikave t\u00eb RMA me kontributin e dhuruesit, nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale martesore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb lindur si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtij fekondimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore publike dhe jo publike t\u00eb licensuara, duhet t\u00eb ken\u00eb regjistrin e rasteve q\u00eb kan\u00eb kryer procedurat e RMA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Regjistri i institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike dhe jo publike q\u00eb kryejn\u00eb procedura RMA, duhet t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb RMA, q\u00eb administrohet nga ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebnyra e funksionimit dhe administrimit t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb RMA, p\u00ebrcaktohet me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ja \u00e7far\u00eb ndalohet<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Projektligji ndalon si m\u00eb posht\u00eb:<\/strong><\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">a) P\u00ebrdorimi i embrionit p\u00ebr q\u00ebllime tregtare dhe eksperimentale.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">b) Manipulimi gjenetik n\u00eb embrion.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">c) Trafikimi i qelizave riprodhuese dhe embrioneve.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">d) P\u00ebrzierja e qelizave riprodhuese.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">dh) Kryerja e teknikave t\u00eb FIV me q\u00ebllim p\u00ebrzgjedhjen e gjinis\u00eb, p\u00ebrpara implantimit n\u00eb mitr\u00ebn e nj\u00eb gruaje, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur k\u00ebrkohet t\u00eb parandalohet nj\u00eb s\u00ebmundje serioze e trash\u00ebguar, e lidhur me gjinin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">e) Kryerja e klonimit n\u00eb qeniet njer\u00ebzore.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00eb) Kryerja e riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar, kur qelizat riprodhuese vijn\u00eb nga individ\u00eb me lidhje gjenetike t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kodin e Familjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Si do t\u00eb p\u00ebrdoret \u201cShtatz\u00ebnia surrogative \u201c<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shtatz\u00ebnia surrogative b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim midis gruas q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por q\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb mjek\u00ebsore, dhe gruas q\u00eb do t\u00eb bart\u00eb fetusin n\u00eb mitr\u00ebn e saj dhe do t\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb s\u00eb par\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gruaja q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb infertile ose ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb ket\u00eb nje shtatz\u00ebni n\u00eb trupin e saj p\u00ebr arsye anatomike, mjek\u00ebsore ose t\u00eb nj\u00eb risku t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj, n\u00eb rast se mbetet shtatz\u00ebn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gruaja z\u00ebvendesuese (surrogate) nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb vez\u00ebt e saj p\u00ebr arritjen e shtatz\u00ebnis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebna surrogate duhet t\u00eb jet\u00eb mbi 25 vje\u00e7 dhe t\u00eb ket\u00eb lindur t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Procedurat dhe kushtet q\u00eb duhen plot\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb shtatz\u00ebni surrogate, p\u00ebrcaktohen n\u00eb protokollin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb miratuar me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">F\u00ebmij\u00ebt e lindur sipas teknik\u00ebs s\u00eb riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar n\u00ebp\u00ebrmjet shtatz\u00ebnis\u00eb surrogate, i n\u00ebnshtrohen dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Familjes p\u00ebr bir\u00ebsimin surrogativ.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ruajtja e qelizave riprodhuese<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qelizat riprodhuese, embrioni dhe indi vezorial q\u00eb teprojn\u00eb nga aplikimi i teknikave t\u00eb fertilizimit in vitro dhe q\u00eb nuk i transferohen gruas n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb RMA, mund t\u00eb ruhen n\u00eb bankat e autorizuara nga ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb sipas nj\u00eb afati t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb marr\u00ebveshjen midis institucionit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe dhuruesit.<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Individi ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga institucioni q\u00eb ruan qelizat riprodhuese t\u00eb tij, ti asgj\u00ebsoje pas nj\u00eb k\u00ebrkese me shkrim. \u00c7ifti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga institucioni q\u00eb ruan embrionin ta asgj\u00ebsoje at\u00eb pas nj\u00eb k\u00ebrkese me shkrim nga t\u00eb dy partner\u00ebt.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrdorime t\u00eb mundshme p\u00ebr embrionet e ruajtura n\u00eb ngrirje, ashtu si edhe p\u00ebr qelizat riprodhuese dhe indin e vezores t\u00eb ruajtura n\u00eb ngrirje, mund t\u00eb jen\u00eb:<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">a) P\u00ebrdorimi i tyre nga vet\u00eb gruaja dhe bashk\u00ebshorti i saj.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">b) Dhurimi p\u00ebr q\u00ebllime riprodhuese.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/projektligji-kushtet-e-reja-per-abortin-dhe-lindjet-invitro\/\">Monitor<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gati nj\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr sh\u00ebndetin seksual dhe riprodhues\u201d q\u00eb ka si qellim garantimin e t\u00eb drejtave seksuale dhe riprodhuese t\u00eb individ\u00ebve. Projektligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsultimit dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim rregullimin ligjor kryesisht p\u00ebr teknikat e riprodhimit mjek\u00ebsor t\u00eb asistuar dhe nd\u00ebrprerjen e shtatz\u00ebnis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtatz\u00ebnit\u00eb me surrogato. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":668781,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-668780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/668780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=668780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/668780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/668781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=668780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=668780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=668780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}