{"id":662508,"date":"2024-03-20T21:01:01","date_gmt":"2024-03-20T20:01:01","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=662508"},"modified":"2024-03-20T21:01:01","modified_gmt":"2024-03-20T20:01:01","slug":"butrinti-ministri-gonxhe-reagon-per-raportin-e-unesco-s-duke-punuar-per-nje-plan-teresor-qe-rrit-transparencen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/03\/20\/butrinti-ministri-gonxhe-reagon-per-raportin-e-unesco-s-duke-punuar-per-nje-plan-teresor-qe-rrit-transparencen\/","title":{"rendered":"Butrinti\/Ministri Gonxhe reagon p\u00ebr raportin e UNESCO-s: Duke punuar p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00ebr\u00ebsor q\u00eb rrit transparenc\u00ebn","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/432058643_920862276705984_7495643286334777169_n-768x533-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-662509\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/432058643_920862276705984_7495643286334777169_n-768x533-1.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"533\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/432058643_920862276705984_7495643286334777169_n-768x533-1.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/432058643_920862276705984_7495643286334777169_n-768x533-1-300x208.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot n\u00eb lidhje me raportin e UNESCO-s p\u00ebr Butrintin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit ka shqyrtuar me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rekomandimet e Raportit t\u00eb UNESCO\/ICOMOS, si nj\u00eb dokument objektiv, konstruktiv dhe shum\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm, dhe gjen rekomandimet e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me vizionin dhe q\u00ebndrimin e k\u00ebtij institucioni p\u00ebr administrimin e q\u00ebndruesh\u00ebm e t\u00eb integruar t\u00eb Butrintit.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Reagimi i plot\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit ndjek me v\u00ebmendje dhe prioritet rrethanat e reja t\u00eb krijuara me modelin e ri t\u00eb administrimit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit dhe \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr hartimin e nj\u00eb plani t\u00ebr\u00ebsor veprimesh, q\u00eb synon:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>a) forcimin e rolit dhe koordinimit t\u00eb institucioneve publike, qendrore dhe vendore;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>b) rritjen e transparenc\u00ebs dhe gjith\u00eb-p\u00ebrfshirjen n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>c) koherenc\u00ebn e nevojshme n\u00eb administrimin e gjith\u00eb territorit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e vetme.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI ka shqyrtuar me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rekomandimet e Raportit t\u00eb UNESCO\/ICOMOS, si nj\u00eb dokument objektiv, konstruktiv dhe shum\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm, dhe gjen rekomandimet e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me vizionin dhe q\u00ebndrimin ton\u00eb p\u00ebr administrimin e q\u00ebndruesh\u00ebm e t\u00eb integruar t\u00eb Butrintit. Natyrisht, kemi v\u00ebmendje edhe ndaj diskutimeve zyrtare dhe publike lidhur me k\u00ebt\u00eb Raport, si dhe form\u00ebn e re t\u00eb administrimit t\u00eb nj\u00eb n\u00ebnzone t\u00eb Butrintit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI ka ndjekur edhe diskursin politik t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh t\u00eb opozit\u00ebs (e drejt\u00eb e rolit t\u00eb tyre parlamentar), si dhe k\u00ebrkes\u00ebn e tyre n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr moskushtetueshm\u00ebrin\u00eb e Ligjit nr. 50\/2022 \u201cP\u00ebr miratimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr administrimin e n\u00ebnzonave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe peizazhit kulturor, pjes\u00eb e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit\u201d. N\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjykimit t\u00eb pavarur t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, MEKI nuk ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim publik n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por deklaratat e dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr Raportin e misionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore dhe ICOMOS, na nxisin t\u00eb informojm\u00eb publikun p\u00ebr vler\u00ebsimin ton\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb Raport.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme se analiza e modelit t\u00eb ri t\u00eb administrimit t\u00eb Butrintit duhet t\u00eb zhvillohet rreth Vlerave t\u00eb Jasht\u00ebzakonshme Universale q\u00eb mbart kjo pasuri kulturore e njer\u00ebzimit. Vler\u00ebsimi i Raportit t\u00eb UNESCO\/ICOMOS se k\u00ebto vlera jan\u00eb t\u00eb pacenuara \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por, edhe vler\u00ebsimi tjet\u00ebr se k\u00ebto vlera mbeten t\u00eb ekspozuara ndaj rreziqeve potenciale natyrore dhe njer\u00ebzore, p\u00ebrputhet gjithashtu me gjykimin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, roli qendror i Shtetit, jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb zbehet n\u00eb form\u00ebn e re administruese t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb pasuris\u00eb universale, por do t\u00eb jet\u00eb garantues i koherenc\u00ebs s\u00eb mbrojtjes dhe zhvillimit t\u00eb gjith\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit dhe entet e tjera shtet\u00ebrore, qendrore dhe vendore, do t\u00eb ngrem\u00eb Komitetin e Koordinimit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, me nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekspertize dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb koordinuar dhe monitoruar zbatimin e strategjive dhe politikave t\u00eb konservimit dhe administrimit t\u00eb pasuris\u00eb universale t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mbivendosja e shum\u00eb vendimeve, hartave dhe ndryshimeve t\u00eb kufijve t\u00eb Parkut nd\u00ebr vite, ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Raporti i fundit i UNESCO\/ICOMOS e vler\u00ebson si konfuze. Kjo nuk ndihmon n\u00eb p\u00ebrcaktimin e qart\u00eb t\u00eb detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb gjith\u00eb enteve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb mbrojtjen, konservimin dhe zhvillimin e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, ndaj MEKI ka nisur pun\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin e detajuar t\u00eb k\u00ebsaj situate. N\u00eb bashk\u00ebpunim me MTM-n\u00eb, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe komunitetin, do t\u00eb hartojm\u00eb dhe propozojm\u00eb nj\u00eb variant ku detyrat, t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb t\u00eb jen\u00eb qartazi t\u00eb identifikuara.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu, MEKI angazhohet p\u00ebr arritjen e objektivit t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, duke afruar sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur kufijt\u00eb e Pasuris\u00eb Bot\u00ebrore dhe t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb Mbrojtur (Buffer Zone), me n\u00ebnzonat e klasifikuara nga specialist\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, s\u00eb bashku me regjimet specifike t\u00eb mbrojtjes s\u00eb secil\u00ebs prej tyre.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Qendra e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, si institucioni q\u00eb monitoron dhe siguron zbatimin e Konvent\u00ebs s\u00eb Parisit, sikurse edhe Raporti i fundit i UNESCO\/ICOMOS, nuk kan\u00eb shprehur n\u00eb asnj\u00eb rast shqet\u00ebsim p\u00ebr shkelje t\u00eb mundshme t\u00eb Konvent\u00ebs nga Shteti Pal\u00eb (Shqip\u00ebria). Roli qendror i shtetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij ndaj Konvent\u00ebs nuk cenohen as nga forma e re e administrimit t\u00eb n\u00ebn-zon\u00ebs A3 t\u00eb Parkut nga Fondacioni p\u00ebr Menaxhimin e Butrintit dhe as nga Bordi i tij i drejtor\u00ebve. Ky i fundit, nuk \u00ebsht\u00eb konceptuar dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb aren\u00eb e p\u00ebrballjeve t\u00eb \u201cvotave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb me votat e pal\u00ebs tjet\u00ebr\u201d. Nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb votave t\u00eb Bordit jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes, konservimit dhe zhvillimit t\u00eb pasuris\u00eb kulturore e natyrore. Sidoqoft\u00eb, MEKI beson se grupet e interesit, ve\u00e7an\u00ebrisht komunitetet vendore, mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb Bord me statusin e v\u00ebzhguesit (si\u00e7 sugjeron edhe Raporti i fundit), n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI e vler\u00ebson si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme faz\u00ebn tranzitore drejt vendosjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb ri administrues n\u00eb n\u00ebnzon\u00ebn A3 t\u00eb Parkut t\u00eb Butrintit. Plani i konservimit arkeologjik, me nd\u00ebrhyrjet prioritare t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Plani i Menaxhimit, do t\u00eb filloj\u00eb zbatimin menj\u00ebher\u00eb. Fondet e nevojshme p\u00ebr aktivitetin e parashikuar prej tij, do t\u00eb vendosen n\u00eb dispozicion t\u00eb strukturave dhe aktiviteti k\u00ebrkimor do t\u00eb gjall\u00ebrohet duke nisur nga ky sezon, me pjes\u00ebmarrjen e institucioneve k\u00ebrkimore dhe universiteteve t\u00eb ndryshme.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me konstatimet e raportit t\u00eb fundit t\u00eb UNESCO, se:<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>a) Plani i Integruar i Menaxhimit ofron nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb ardhmen e administrimit t\u00eb Butrintit;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>b) vendimmarrja p\u00ebr zhvendosjen e nj\u00eb pjese t\u00eb territorit urban t\u00eb Ksamilit nga zona e mbrojtur e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me propozimet e Planit t\u00eb Integruar t\u00eb Menaxhimit dhe synon kufizimin e zhvillimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm urban t\u00eb zon\u00ebs;<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>c) nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb cenim t\u00eb Vlerave t\u00eb Jasht\u00ebzakonshme Universale t\u00eb pasuris\u00eb bot\u00ebrore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>MEKI e konsideron vendimmarrjen e sip\u00ebrcituar nj\u00eb hap shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr harmonizimin e interesave zhvillimore t\u00eb komuniteteve vendore, me interesat e mbrojtjes s\u00eb vlerave kulturore dhe peizazheve t\u00eb Butrintit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, po identifikojm\u00eb hapat p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb strukturave tona, n\u00eb rolin e kontaktit me Qendr\u00ebn e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, si dhe t\u00eb harmonizimit t\u00eb vendimeve shtet\u00ebrore me rekomandimet e saj. Zhvillimi i zon\u00ebs jasht\u00eb territorit t\u00eb Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrje t\u00eb vazhdueshme, me synim vendosjen e detyrueshme t\u00eb standardit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Ndikimit mbi Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot n\u00eb lidhje me raportin e UNESCO-s p\u00ebr Butrintin. Sipas tij, Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit ka shqyrtuar me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rekomandimet e Raportit t\u00eb UNESCO\/ICOMOS, si nj\u00eb dokument objektiv, konstruktiv dhe shum\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm, dhe gjen rekomandimet e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":662509,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-662508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/662508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=662508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/662508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/662509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=662508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=662508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=662508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}