{"id":660325,"date":"2024-03-11T13:00:26","date_gmt":"2024-03-11T12:00:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=660325"},"modified":"2024-03-11T13:00:26","modified_gmt":"2024-03-11T12:00:26","slug":"perse-tec-vlora-eshte-nje-veper-e-deshtuar-qe-ne-nisje-reagon-ministria-e-infrastruktures-dhe-energjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/03\/11\/perse-tec-vlora-eshte-nje-veper-e-deshtuar-qe-ne-nisje-reagon-ministria-e-infrastruktures-dhe-energjise\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse TEC VLORA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb nisje? Reagon Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/WhatsApp-Image-2024-03-11-at-13.52.55_1904d8ef.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-660326\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/WhatsApp-Image-2024-03-11-at-13.52.55_1904d8ef.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/WhatsApp-Image-2024-03-11-at-13.52.55_1904d8ef.jpg 800w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/WhatsApp-Image-2024-03-11-at-13.52.55_1904d8ef-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/WhatsApp-Image-2024-03-11-at-13.52.55_1904d8ef-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke marr shkas nga nj\u00eb artikull investigativ n\u00eb titull, por spekulant n\u00eb p\u00ebrmbajtje, mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb hedhim drit\u00eb mbi disa fakte t\u00eb pakontestueshme q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb historin\u00eb e gjat\u00eb e t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb TEC Vlora.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Termocentrali i Vlor\u00ebs, i parashikuar p\u00ebr t\u00eb prodhuar 97MW energji elektrike n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb tij, p\u00ebr shkak t\u00eb projektimit t\u00eb gabuar dhe problematikave q\u00eb pasuan v\u00ebnien e tij n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb vitin 2011. Ky impiant \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshtim i trash\u00ebguar nga qeveria e asaj kohe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn MIE dhe KESH jan\u00eb p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha resurset e disponueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb operacional dhe p\u00ebr t\u00eb ulur e rikuperuar kostot financiare t\u00eb krijuara nga ky projekt i keqmenaxhuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Termocentrali u dor\u00ebzua p\u00ebrfundimisht n\u00eb tetor 2011, me dy vite vonese nga parashikimi kontraktual dhe ka qen\u00eb n\u00eb statusin afatgjat\u00eb t\u00eb konservimit, q\u00eb nga janari 2012. Impianti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb termocentral me cik\u00ebl t\u00eb kombinuar me nj\u00eb turbin\u00eb me gaz dhe nj\u00eb turbin\u00eb me avull. Fillimisht e planifikuar t\u00eb funksiononte me naft\u00eb me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ul\u00ebt squfuri, tek pritej q\u00eb gazi natyror t\u00eb ishte l\u00ebnda kryesore,\u00a0 pasi t\u00eb sigurohej lidhja me Gazsjell\u00ebsin Trans Adriatik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Impianti u komisionua me dy vjet vones\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb instalimi t\u00eb gabuar t\u00eb tubacionit t\u00eb ftohjes s\u00eb ujit t\u00eb detit n\u00eb brigje, fakt ky i pranuar nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb proces aso kohe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tentativa e par\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC Vlora, n\u00eb tetor 2009, shkaktoi nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ftohjes me ujin e detit. Kontraktori i inxhinieris\u00eb, prokurimit dhe nd\u00ebrtimit (EPC), kompania \u201cTecnimont\u201d, mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb riparuar sistemin e sapo nd\u00ebrtuar , pa asnj\u00eb or\u00eb pune konsum.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Menj\u00ebher\u00eb pas deklarimit se sistemi ftoh\u00ebs tashm\u00eb ishte riparuar, n\u00eb janar 2012,\u00a0 tentativa e dyt\u00eb rezultoi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ftohjes. Asnj\u00eb pun\u00eb riparimi apo rehabilitimi nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb nga kontraktori EPC apo ndonj\u00eb kompani tjet\u00ebr. Aktualisht KESH-i ka mbajtur Siguracionin e Performanc\u00ebs t\u00eb EPC, sipas detyrimeve kontraktuale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pretendimet se nj\u00eb stuhi detare ka shkaktuar problemet me sistemin e ftohjes ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me alibi, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb fshehin problemin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb impiantit, pasi dy tentativat p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC jan\u00eb kryer n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb 2 \u2013 vje\u00e7are dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb rast\u00ebsi e \u00e7uditshme q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebt e vendosjes n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC, t\u00eb ndodhnin dy stuhi kaq t\u00eb m\u00ebdha, sa t\u00eb shkaktonin d\u00ebmet e pariparueshme n\u00eb sistemin e\u00a0 ftohjes se TEC.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qart\u00ebsisht projekti inxhinierik ishte i mang\u00ebt dhe implementimi akoma me i mang\u00ebt, ndaj edhe n\u00ebse duam t\u00eb aludojme p\u00ebr stuhi a tsunami n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs, minimalisht ky projekt pavar\u00ebsisht se parashikonte nd\u00ebrtimin e nj\u00eb TEC n\u00eb brigjet e detit Adriatik,\u00a0 nuk kishte parashikuar situata t\u00eb mundshme stuhish detare.\u00a0 Pastaj edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb versioni i nj\u00eb stuhie t\u00eb paprecedent\u00eb nga ato q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 100 vjet si ngjarje q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb vitin 2012, po n\u00eb 2009 kur u deklarua i p\u00ebrfunduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb TEC Vlora,\u00a0 pse nuk punoj asnj\u00eb dit\u00eb? Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit ftoh\u00ebs, q\u00eb u projektua dhe implementua gabim q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb dhe nuk u arrit kurr\u00eb t\u2019i jepej zgjidhje, pavar\u00ebsisht mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb q\u00eb iu dha nga qeveria e asaj kohe kompanis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Situata n\u00eb sistemin energjetik n\u00eb vitin 2013<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh sot e t\u00eb thuash \u00e7\u2019i ka qeveria apo KESH 13 milion euro , q\u00eb t\u00eb rregullonte nj\u00eb gabim teknologjik q\u00eb i kushtoi vendit miliona euro, por mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb freskojm\u00eb pak memorien e investigator\u00ebve t\u00eb shkrimit , pasi sistemi energjitik i nj\u00eb vendi trajtohet si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb e jo si ishuj t\u00eb izoluar mes prodhimit, transmetimit dhe shp\u00ebrndarjes.\u00a0 N\u00eb vitin 2013, sistemi elektroenergjetik Shqiptar gjendej n\u00eb situat\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb kolapsi jo m\u00eb vet\u00ebm teknik si n\u00eb vitet 2000 por tashm\u00eb edhe financiar:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Humbjet n\u00eb sistemin e shp\u00ebrndarjes ishin mbi 45%, pra rreth gjysma e energjis\u00eb s\u00eb prodhuar apo t\u00eb importuar shkonte d\u00ebm.\u00a0 Kjo si rrjedhoj\u00eb e munges\u00ebs se vizionit, strategjis\u00eb dhe implementimit\u00a0 t\u00eb investimeve n\u00eb rrjet. Mungesa e kontrollit n\u00eb territor dhe dor\u00ebzimi i shtetit para vjedhjes e abuzimit me energjin\u00eb elektrike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjendja teknike e HEC-eve n\u00eb kaskad\u00ebn e lumit Drin ishte n\u00eb momentet m\u00eb kritike, me munges\u00eb n\u00eb mir\u00ebmbajtje, me efekte deri n\u00eb rr\u00ebshqitje t\u00eb dig\u00ebs Koman n\u00eb vitin 2011 si nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb zbuloi pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb shteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb ndaj nj\u00eb nga asetet m\u00eb t\u00eb vyera t\u00eb vendit. Mungesa e vler\u00ebsimit operacional t\u00eb aseteve energjitike t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit, mungesa e investimeve dhe norma t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i pakontestuesh\u00ebm, bazuar n\u00eb dokumenta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sikur te mos mjaftonte l\u00ebnia n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit t\u00eb Kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit, sistemi elektroenergjitik u rendua nga nj\u00eb vendim arbitrar p\u00ebr t\u00eb hequr nga portofoli i kompanis\u00eb publike t\u00eb gjenerimit\u00a0 HEC\u00a0 Bistrica 1 \u2013 2 dhe Ul\u00ebz-Shkopeti. T\u00eb shitura me nj\u00eb vler\u00ebsim qesharak , pasi as \u00e7mim nuk mund t\u00eb quhet procedura q\u00eb u zgjodh nga qeveria p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto hidrocentrale tek privati, duke shkat\u00ebrruar pa kthim balanc\u00ebn elektroenergjitike shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb situata financiare karakterizohej\u00a0 nga\u00a0 borxhe ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta, n\u00eb mbi 200 MLN Euro. Nga borxhe tatimore t\u00eb shoq\u00ebrive publike, deri edhe n\u00eb mospagesa t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Kostot e\u00a0 humbjeve mbuloheshin nga buxheti i shtetit me hua buxhetore dhe hua n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb KESh sh.a, deri n\u00eb 500 MLN Euro. Ekspozime me hua n\u00eb banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb me pamund\u00ebsi p\u00ebr tu ripaguar, ishin nj\u00eb normalitet i atyre viteve. Pa dyshim i gjith\u00eb ky kaos do t\u00eb sillte munges\u00eb\u00a0 t\u00eb plot\u00eb t\u00eb investimeve publike p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja gjeneruese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebn nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb till\u00eb, konsolidimi financiar i sistemit energjetik ishte prioritar, nd\u00ebrsa hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb siguruar investime t\u00eb tjera shtes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb tashm\u00eb ishte i ngarkuar me kredi t\u00eb m\u00ebdha si ai i TEC Vlora, ishin t\u00eb pamundura<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Raportet e ECA (2017) dhe Roland Berger (2018)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">MIE dhe KESH jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes TEC Vlora, por jan\u00eb angazhuar me t\u00eb gjitha kapacitetet, q\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr gjetjen e mund\u00ebsive p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC-it, duke k\u00ebrkuar asistenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb specializuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga konsulent\u00eb t\u00eb specializuar jan\u00eb siguruar si rrjedhim i k\u00ebtij angazhimi, nj\u00ebri n\u00eb vitin 2017 nga ECA (Economic Consulting Association)\u00a0 dhe tjetri n\u00eb 2018 nga \u201cRoland Berger\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Studimi i ECA \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb pozicionin e TEC Vlor\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zhvillimit t\u00eb rrjetit dhe tregut t\u00eb gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke lidhur ngusht\u00ebsisht nevoj\u00ebn e rrjetit t\u00eb furnizimit t\u00eb TEC-it me gaz p\u00ebr vijimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim parashikohet nj\u00eb kosto prej 13 milion\u00eb eurosh vet\u00ebm p\u00ebr riparimin e sistemit t\u00eb ftohjes, por raporti nuk ka llogaritur edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kostosh t\u00eb tjera p\u00ebr vendosjen n\u00eb pun\u00eb t\u00eb impiantit, q\u00eb lidhen me gjith\u00eb sistemet e tjera t\u00eb TEC-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo sepse ECA nuk ka pasur si detyr\u00eb b\u00ebrjen e nj\u00eb analize t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb TEC Vlora, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i statusit teknik t\u00eb tij duke mos analizuar t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e funksionalitetit t\u00eb asetit<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Raporti i \u201cRoland Berger\u201d ka analizuar mund\u00ebsit\u00eb e vendosjes n\u00eb operim TEC-in e Vlor\u00ebs duke konsideruar disa opsione:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Modeli i dh\u00ebnies n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe ,duke p\u00ebrfshir\u00eb tubacionin Fier-Vlor\u00eb, i cili sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga projektet konkrete t\u00eb MIE, por jo n\u00eb 2013, kur nevojat e sistemit elektroenergjitik ishin bazike, energji p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb vinin nga nj\u00eb periudhe me shk\u00ebputje disa oresh\u00eb n\u00eb dit\u00eb, e deri tek rikuperimi i financave t\u00eb rr\u00ebnuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Modeli i dh\u00ebnies n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe (p\u00ebrjashtuar tubacionin Fier-Vlor\u00eb)<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Privatizimi i pjessh\u00ebm<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Modeli i ofruesit t\u00eb sh\u00ebrbimit operacional<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dy konsulent\u00ebt n\u00eb raportet e tyre nuk kan\u00eb p\u00ebrcaktuar koston p\u00ebrfundimtare, por kan\u00eb sugjeruar kryerjen e nj\u00eb studimi fizibiliteti tekniko \u2013 ekonomik p\u00ebr p\u00ebrcaktimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb kostove reale t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC Vlora.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0TAP<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dy raportet e konsulent\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb sugjerojn\u00eb funksionimin e TEC Vlora me gaz, ku furnizimi t\u00eb kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjes me tubacionin e TAP. MIE s\u00eb bashku me KESH kan\u00eb eksploruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme vendosjen n\u00eb funksionim t\u00eb TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb strategji.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb mars t\u00eb vitit 2017 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje e angazhimit midis Qeveris\u00eb Shqiptare dhe TAP p\u00ebr zhvillimin e tregut t\u00eb gazit dhe marr\u00ebveshjes p\u00ebr p\u00ebrfitimet vendase, e miratuar me VKM Nr. 233 dat\u00eb 21.03.2017.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj marr\u00ebveshje TAP u angazhua n\u00eb nd\u00ebrtimin e pik\u00ebs s\u00eb daljes n\u00eb zon\u00ebn e Fierit sipas t\u00eb dh\u00ebnave teknike baz\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsuara. P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij angazhimi, mes MIE dhe TAP \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 09 Korrik 2021, nj\u00eb Marr\u00ebveshje p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe dor\u00ebzimin e pik\u00ebs s\u00eb daljes n\u00eb jug t\u00eb Fierit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje shoq\u00ebria e projektit TAP do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb me kostot e saj pik\u00ebn e daljes n\u00eb Fier, pik\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb lidhet infrastruktura e transmetimit t\u00eb gazit, pjes\u00eb e IAP, me drejtim Vlor\u00ebn, e cila do t\u00eb zot\u00ebrohet nga shoq\u00ebria publike Albgaz sh.a.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zhvillimi i k\u00ebsaj infrastrukture, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, u kusht\u00ebzua negativisht nga nj\u00eb faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ai i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe impaktit q\u00eb pati n\u00eb tregjet e energjis\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe gazit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht tregjet e gazit dhe t\u00eb energjis\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr situat\u00eb, ku kushtet e zhvillimit t\u00eb projekteve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta dhe q\u00ebllimet e k\u00ebtyre projekteve jan\u00eb t\u00eb orientuara edhe n\u00eb sigurin\u00eb e sistemeve komb\u00ebtare dhe europiane t\u00eb energjis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb marr\u00ebveshjen me TAP, \u00ebsht\u00eb e mundshme lidhja me stacionin e kompresorit t\u00eb Fierit dhe TAP ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb lidhjen e tubacionit Fier-Vlor\u00eb me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lidhje, si investim i TAP.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e TEC Vlora \u00ebsht\u00eb ngusht\u00ebsisht i lidhur me tubacionin e gazit Fier-Vlor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht AlbGaz po punon p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimin e projektit t\u00eb tubacionit Fier-Vlor\u00eb, i cili do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb edhe TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs sipas edhe rekomandimeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrpjekjet aktuale p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb operim t\u00eb TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb funksion t\u00eb riv\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC Vlor\u00eb dhe n\u00eb zbatim t\u00eb rekomandimeve t\u00eb konsulentit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cRoland Berger\u201d, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 \u00ebsht\u00eb zhvilluar gara nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u201cRehabilitimi dhe v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Termocentralit t\u00eb Vlor\u00eb-s si dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tubacionit Fier-Vlor\u00eb p\u00ebr furnizimin me gaz t\u00eb tij\u201d. Kjo procedur\u00eb nuk rezultoi e suksesshme, pasi ofertat e paraqitura nuk p\u00ebrputheshin me kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentet e koncensionit\/PPP t\u00eb form\u00ebs R.O.O.T.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb angazhimi dhe p\u00ebrpjekjet e MIE dhe KESH p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb TEC Vlor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe nuk kan\u00eb ndalur as gjat\u00eb situat\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs globale energjitike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kontekstin e bashk\u00ebpunimit me SHBA dhe zhvillimin e sektorit t\u00eb gazit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2021, MIE n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje mir\u00ebkuptimi me kompanit\u00eb amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy p\u00ebr projektin e integruar t\u00eb rijet\u00ebsimit t\u00eb TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs dhe furnizimin e tij me gaz p\u00ebrmes terminalit t\u00eb lundruesh\u00ebm t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e siguris\u00eb energjitike dhe diversifikimi i burimeve t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike mbeten prioritete kryesore t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare dhe Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr riv\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e TEC Vlora ka pasur nj\u00eb v\u00ebmendje dhe angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, por problematika e rrjedhur nga projekti i d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb nisje dhe i mbivendosur m\u00eb pas me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jo m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si kriza globale energjitike dhe lufta n\u00eb Ukranin\u00eb, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrtej gjith\u00eb k\u00ebtyre v\u00ebshtir\u00ebsive objektive, mund\u00ebsit\u00eb e integrimit t\u00eb projektit fillestar t\u00eb TEC Vlora me infrastrukturat e gazit natyror q\u00eb po planifikohen t\u00eb zhvillohen n\u00eb vend, kan\u00eb krijuar tashm\u00eb klim\u00ebn e nevojshme dhe hap\u00ebsirat e duhura p\u00ebr t\u00eb rivitalizuar parkun energjitik t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se si nj\u00eb artikull i financuar p\u00ebr arsyen e mir\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs dhe me etiket\u00ebn\u00a0 artikull investigativ, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hedh drit\u00eb e ti referohet fakteve t\u00eb v\u00ebrteta, krijon thjesht alibi p\u00ebr t\u00eb mbuluar diellin me shosh\u00eb, hedh akuza tek ata q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb punuar e punojn\u00eb jo thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problematik\u00ebn e projektimit t\u00eb gabuar n\u00eb sistemin e ftohjes t\u00eb vitit 2009, por p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb operime nj\u00ebher\u00eb e mire TEC Vlora dhe jo vet\u00ebm me 97MWH fuqi si ishte parashikuar, por me tre module q\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb tre faza, n\u00eb fund do t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb aset termal prej 350MWH fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E v\u00ebrteta del gjithmon\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe p\u00ebrmes pun\u00ebs, por i b\u00ebjm\u00eb thirrje gazetar\u00ebve \u201cinvestigativ\u201d t\u00eb tregohen t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe t\u00eb mos disinformojn\u00eb publikun p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme , madje t\u00eb konsideruara thelb\u00ebsore p\u00ebr infrastruktur\u00ebn kritike t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke marr shkas nga nj\u00eb artikull investigativ n\u00eb titull, por spekulant n\u00eb p\u00ebrmbajtje, mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb hedhim drit\u00eb mbi disa fakte t\u00eb pakontestueshme q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb historin\u00eb e gjat\u00eb e t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb TEC Vlora. Termocentrali i Vlor\u00ebs, i parashikuar p\u00ebr t\u00eb prodhuar 97MW energji elektrike n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebshtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":660326,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-660325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/660325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=660325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/660325\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/660326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=660325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=660325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=660325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}