{"id":654924,"date":"2024-02-17T13:08:46","date_gmt":"2024-02-17T12:08:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=654924"},"modified":"2024-02-17T13:27:30","modified_gmt":"2024-02-17T12:27:30","slug":"denimi-i-mcgonigal-basha-rama-e-korruptoi-per-te-me-goditur-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/02\/17\/denimi-i-mcgonigal-basha-rama-e-korruptoi-per-te-me-goditur-mua\/","title":{"rendered":"D\u00ebnimi i McGonigal, Basha: Rama e korruptoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb goditur mua","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/basha-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-654927\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/basha-2.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"475\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/basha-2.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/basha-2-300x186.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp ka folur p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-agjentit t\u00eb kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal p\u00ebr marrjen e pagesave t\u00eb fshehta (<span style=\"color: #3366ff;\"><a style=\"color: #3366ff;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/02\/16\/ish-zyrtari-i-fbi-se-mcgonigal-denohet-me-28-muaj-burg-per-fshehjen-e-pagesave-sekrete-wp\/\">lexo k\u00ebtu<\/a><\/span>).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Basha thot\u00eb se reagoi tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pasi priti q\u00eb t\u00eb fliste drejt\u00ebsia amerikane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i PD-s\u00eb e quan t\u00eb paprecedent\u00eb dhe t\u00eb pandodhur m\u00eb par\u00eb q\u00eb kryeministri i nj\u00eb vendi t\u00eb korruptoj\u00eb shefin e kund\u00ebrzbulimit t\u00eb nj\u00eb vendi mik p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtarin e tij politik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata e Bash\u00ebs:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot jam para jush p\u00ebr t\u00eb komunikuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb historin\u00eb e vendeve demokratike ku kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI p\u00ebr t\u00eb sulmuar kryetarin e opozit\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb histori e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar as n\u00eb vende diktatoriale ku kund\u00ebrshtari politik shihet si armik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb korruptoj\u00eb shefin e kund\u00ebrzbulimt t\u00eb nj\u00eb vendi mik, aleat dhe partner strategjik me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur dhe d\u00ebmtuar kund\u00ebrshtarin e tij politik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Lulzim Bash\u00ebn dhe PD.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb miq, dashamir\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebs kane shprehur habin\u00eb deri n\u00eb frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo edhe pse n\u00eb fakt q\u00eb prej dit\u00ebs se par\u00eb un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stisje e ndyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por t\u00eb jem i sinqert\u00eb, at\u00ebher\u00eb kurr\u00eb nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mendje se deri ku arrinte ky skenar, se kryeministri i vendit tim t\u00eb kryente nj\u00eb operacion t\u00eb till\u00eb kriminal kund\u00ebr kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe PD.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka pasur edhe nga ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jam i keqardhur q\u00eb ju bashkuan Edi Ram\u00ebs n\u00eb llumin e mashtrimeve, g\u00ebnjeshtrave dhe akuzave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u00a0I kam shp\u00ebrfillur dhe m\u00ebshiruar, i qet\u00eb dhe i vendosur n\u00eb vet\u00ebdijen time se asnj\u00ebh\u00ebre n\u00eb asnj\u00eb moment PD dhe un\u00eb nuk ishim p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb asgj\u00eb t\u00eb paligjshme e aq m\u00eb pak t\u00eb lidhur me shpifjet monstruoze t\u00eb prodhuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbush\u00ebn mediat, d\u00ebrguan madje dhe letra n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me shpres\u00ebn se do t\u00eb d\u00ebmtonin PD dhe Lulzim Bash\u00ebn. P\u00ebr keta kam vet\u00ebm keqardhje. Turpi \u00ebsht\u00eb i tyre dhe k\u00ebt\u00eb turp shqiptar\u00ebt e n\u00eb ve\u00e7anti demokrat\u00ebt nuk do tua harrojn\u00eb kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kam pritur me qet\u00ebsi, durim dhe besim q\u00eb ndon\u00ebse e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj ceshtje do merrte koh\u00eb ajo do t\u00eb zbardhej. Por kam qen\u00eb i sigurt\u00eb q\u00eb pas shpifjeve dhe sulmeve t\u00eb ul\u00ebta fshiheshin duar t\u00eb pista.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kam patur k\u00ebt\u00eb bindje para se t\u00eb dilte n\u00eb shesh e v\u00ebrteta e plot\u00eb p\u00ebrmes afer\u00ebs McGonigal. Por s\u00ebrish kam pritur t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj drejt\u00ebsia amerikane, p\u00ebr t\u00eb mos u krijuar asnj\u00eb alibi justifikimi n\u00ebp\u00ebr banaqet mediatike t\u00eb financuara me para krimi e korrupsioni nga ku mbushnin dynjan\u00eb me balt\u00ebn e p\u00ebrnatshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Drejt\u00ebsia amerikane foli. McGonigal pranoi t\u00eb gjith\u00eb operacionin e pis\u00ebt kund\u00ebr Lulzim Bashes dhe PD. Dhe dje mori d\u00ebnimin prej 2 vitesh e 4 muaj burg p\u00ebr rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb q\u00eb ka tronditur jo pak edhe opinion publik dhe agjensit\u00eb e ligjzbatimit dhe t\u00eb zbulimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Drejt\u00ebsia amerikane ka zbardhur n\u00eb detaje gjith\u00eb operacionin kriminal q\u00eb dirigjohej nga zyra e Edi Rames, ushqyer dhe mb\u00ebshtetur edhe nga disa gjoja opozitar\u00eb q\u00eb sot shesin moral.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">D\u00ebnimi i ish-agjentit t\u00eb FBI, Charles McGonigal, nga Gjykata Federale e Washingtonit nxori n\u00eb pah luft\u00ebn e paprincipt\u00eb dhe t\u00eb pamoral t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj opozit\u00ebs shqiptare dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj meje si drejtues i saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai nuk u mjaftua vet\u00ebm me p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje, me shitblerjen e vot\u00ebs, me kriminalizimin e shtetit, me p\u00ebrdorimin e aseteve publike dhe privatizimin e shtetit p\u00ebr mbledhje votash, por korruptoi edhe zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb FBI vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur Lulzim Bash\u00ebn, PD, opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb penguar rotacionin politik vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo nuk eshte nj\u00eb ngjarje e vetme dhe as e izoluar. \u00cbsht\u00eb pjese e nj\u00eb fushate t\u00eb nd\u00ebrtuar, financuar dhe zbatuar nga kryeministri i vendit p\u00ebmes nj\u00eb lufte me mjete t\u00eb ndyra kund\u00ebr kreut t\u00eb opozit\u00ebs dhe rivalit p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ju t\u00eb gjith\u00eb i mbani mend investigimet mediatike t\u00eb 2021 t\u00eb cilat zbuluan para shqiptar\u00ebve se Edi Ram\u00ebs nuk i mjaftoi vet\u00ebm operacioni kriminal i manipulimit dhe diktimit t\u00eb votave, por kishte paguar p\u00ebr mbi 50 milion\u00eb mesazhe denigruese kund\u00ebr meje neper rrjetet sociale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb nga 2005 ku i jam bashkuar politik\u00ebs kam qen\u00eb njeriu m\u00eb i sulmuar dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq jo vet\u00ebm nga kund\u00ebrshtari politik. Por gjithmon\u00eb kam besuar se e v\u00ebrteta sado t\u00eb zhytet, kurr\u00eb nuk do t\u00eb mbytet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe ja ku jemi sot, gjith\u00e7ka ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit. Gjith\u00eb balta, llumi shpifjet dhe mashtrimet u jan\u00eb kthyer dhe p\u00ebrplasur n\u00eb fytyr\u00eb autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij operacioni kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por pas nj\u00eb investigimi bazuar n\u00eb fakte dhe prova \u00ebsht\u00eb zbuluar edhe nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pagesat dhe shp\u00ebrblimet ndaj tij jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb me shum\u00eb se sa kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb publik. Prandaj kjo \u00e7\u00ebshtje nuk do t\u00eb mbyllet me kaq. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb paraqesim n\u00eb detaje t\u00eb gjitha lidhjet e afer\u00ebs McGonigal me afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me em\u00ebr e mbiem\u00ebr t\u00eb gjitha do ti depozitojm\u00eb ne SPAK krahas kall\u00ebzimit t\u00eb paralajm\u00ebruar tashm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen personalisht t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve sic e ka rr\u00ebfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dje drejt\u00ebsia amerikane foli, McGonigal pranoi t\u00eb gjith\u00eb operacionin e pis\u00ebt kund\u00ebr Lulzim Bashes dhe PD dhe u d\u00ebnua me 2 vite e 4 muaj burg p\u00ebr rolin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dikush shpreson qe ky t\u00eb jet\u00eb kapaku i k\u00ebsaj historie rr\u00ebqeth\u00ebse korrupsioni dhe kompromentimi t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta. Jam sot p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb, mos g\u00ebnje veten. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i zbulimit t\u00eb zinxhirit t\u00eb aferave t\u00eb tmerrshme korruptive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sado koh\u00eb t\u00eb marr\u00eb, 8 dit\u00eb, tet\u00eb jav\u00eb, tet\u00eb muaj apo tet\u00eb vjet, e v\u00ebrteta do zbardhet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nuk do ti shp\u00ebtoj\u00eb dot askush. S\u00eb fundmi ju drejtohem s\u00ebrish miqve, mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe n\u00eb ve\u00e7anti demokrat\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndon\u00ebse gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb i qet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time pasi isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr falsitetin dhe lig\u00ebsin\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb ndyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, m\u00eb ka munduar ndjenja e keqardhjes p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb l\u00ebnduar nga k\u00ebto sulme. U jam gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndruan bashk\u00eb me mua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lufta p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira, por \u00e7do kapitull suksesi i shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore sh\u00ebnohet nga triumfi i saj mbi g\u00ebnjeshtr\u00ebn. K\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp ka folur p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-agjentit t\u00eb kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb Charles McGonigal p\u00ebr marrjen e pagesave t\u00eb fshehta (lexo k\u00ebtu). Basha thot\u00eb se reagoi tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pasi priti q\u00eb t\u00eb fliste drejt\u00ebsia amerikane. Kreu i PD-s\u00eb e quan t\u00eb paprecedent\u00eb dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":654927,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-654924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=654924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/654927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=654924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=654924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=654924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}