{"id":643396,"date":"2023-12-30T18:41:59","date_gmt":"2023-12-30T17:41:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=643396"},"modified":"2023-12-30T18:41:59","modified_gmt":"2023-12-30T17:41:59","slug":"perparim-rama-po-ndodh-transformimi-i-gjithanshem-i-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/12\/30\/perparim-rama-po-ndodh-transformimi-i-gjithanshem-i-prishtines\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Rama: Po ndodh transformimi i gjithansh\u00ebm i Prishtin\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-643397 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/as.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"522\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/as.jpg 696w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/as-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk i kishte shkuar nd\u00ebrmend se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb kryetar i qytetit ku u lind, u rrit dhe u detyrua ta l\u00ebshoj\u00eb. Sot P\u00ebrparim Rama (47) \u00ebsht\u00eb kryetari m\u00eb ndryshe i nj\u00eb komune dhe politikani m\u00eb jotipik i Kosov\u00ebs. Ai rikujton Prishtin\u00ebn e pasigurt t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thot\u00eb se \u201c<em>duhet t\u00eb ndjehemi krenar\u00eb q\u00eb e kemi Kosov\u00ebn e pavarur<\/em>\u201d. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr KDP.MK, Rama flet p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e tij profesionale dhe p\u00ebr besimin e dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb realizuar vizionin e tij n\u00eb drejtim t\u00eb transformimit urban t\u00eb kryeqytetit. Ai thot\u00eb se tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale, t\u00eb vjel\u00eb n\u00eb metropolet bot\u00ebrore, ta shkrij\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn. Rama flet p\u00ebr projektet e shumta gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb realizuara deri m\u00eb tani, si dhe p\u00ebr vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb transformim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb kryeqytetit. Ai thot\u00eb se Kosova ka potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb rinjve p\u00ebr zhvillim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrlidhjen me diaspor\u00ebn e sheh si nj\u00eb aspekt transformues t\u00eb fuqish\u00ebm pozitiv. Ideja p\u00ebr ta transformuar Prishtin\u00ebn n\u00eb qytet muze, n\u00eb nj\u00eb galeri t\u00eb artit publik tashm\u00eb ka sjell\u00eb rezultatet e para t\u00eb rritjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve. \u201d<em>\u00c7do euro q\u00eb investuam n\u00eb kultur\u00eb na \u00ebsht\u00eb kthyer kat\u00ebrfish m\u00eb shum\u00eb, si zhvillim ekonomik<\/em>\u201d, thot\u00eb Rama. Ai gjithashtu thot\u00eb se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb master plan edhe p\u00ebr fshatin olimpik p\u00ebr Loj\u00ebrat Olimpike Mesdhetare.<\/p>\n<p><strong>Intervistoi: Enis Shaqiri<\/strong><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>P\u00ebr shkak t\u00eb masave represive t\u00eb regjimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Beogradit, n\u00eb mosh\u00eb adoleshence u detyrove t\u00eb l\u00ebshoje Prishtin\u00ebn. U vendose n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ku kreve shkollimin. \u00a0Nga ajo koh\u00eb kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se tre dekada. Si e mbani mend Prishtin\u00ebn n\u00eb ato vite t\u00eb err\u00ebta represioni?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Ato kan\u00eb qen\u00eb koh\u00ebra t\u00eb vegj\u00eblis\u00eb sime. Deri n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are kam jetuar n\u00eb Prishtin\u00eb. Edhe i mbaj mend koh\u00ebrat kur Prishtina nuk ishte aq shum\u00eb e zhvilluar, sikurse \u00ebsht\u00eb sot. At\u00ebher\u00eb, ecej nga Ulpaina, pasi kam jetuar n\u00eb lagjen e Ulpian\u00ebs q\u00eb gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, ecej deri n\u00eb G\u00ebrmi, e cila tash \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pishin\u00eb e madhe, nd\u00ebrsa at\u00ebher\u00eb ishte si nj\u00eb mo\u00e7al natyral. Rruga nga Ulpiana deri atje ka qen\u00eb interesante si f\u00ebmij\u00eb. Tashm\u00eb, Prishtina e sotshme ka ndryshuar, si dhe \u00ebsht\u00eb transformuar thelb\u00ebsisht, edhe pse kemi pikat ky\u00e7e, pra ikonat e kryeqytetit si Biblioteka Komb\u00ebtare, Pallati i Rinis\u00eb, Muzeu i Kryeqytetit dhe t\u00eb tjera. Kemi disa pika referente t\u00eb cilat na nd\u00ebrlidhin me kultur\u00ebn, tradit\u00ebn dhe at\u00eb pjes\u00ebn historike, pra t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb kryeqytetit, t\u00eb cilat mendoj q\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t`i mbrojm\u00eb, si dhe ta b\u00ebjm\u00eb nd\u00ebrlidhjen n\u00ebp\u00ebrmjet arkitektur\u00ebs me t\u00eb kaluar\u00ebn. Sot, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, kemi demokraci, ndjehemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb aspektin e l\u00ebvizjes, n\u00eb aspektin e shprehjes, dhe kjo ka qen\u00eb totalisht ndryshe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, apo t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Nuk kemi pasur mund\u00ebsi t\u00eb shprehemi lirsh\u00ebm sikurse shprehemi sot, pra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po them se k\u00ebt\u00eb lirin\u00eb e shprehjes, dhe ndjenj\u00ebn e liris\u00eb nuk e nd\u00ebrron asgj\u00eb, dhe sot duhet t\u00eb ndjehemi krenar q\u00eb e kemi nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur, ku edhe ndjehemi t\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb, t\u00eb veprojm\u00eb edhe t\u00eb planifikojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e mir\u00ebfillt\u00eb, p\u00ebr familjet tona, p\u00ebr rinin\u00eb ton\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>Po pas vitit 1990, kur filloi trancizioni, e mbani mend se si frymonte Prishtina?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Patjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb koha e demonstratave t\u00eb shumta. Un\u00eb, n\u00eb vitet e 90, kam qen\u00eb vet\u00ebm 14 vje\u00e7. E mbaj mend deri n\u00eb vitin 1992 kur edhe ka pasur probleme t\u00eb ndryshme. E mbaj mend kur n\u00eb shkoll\u00eb ka pasur edhe helmime masive n\u00ebp\u00ebrmjet ujit, si dhe e mbaj mend se ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me shum\u00eb trauma p\u00ebr rinin\u00eb, t\u00eb vegjlit dhe gjith\u00eb popullin. Ishte nj\u00eb koh\u00eb e pasiguris\u00eb, nj\u00eb koh\u00eb kur i kan\u00eb larguar nga puna prind\u00ebrit tan\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton se nuk kemi pasur siguri ekonomike, fizike, si dhe politike. Kemi qen\u00eb t\u00eb pasigurt, dhe ndjenja e pasiguris\u00eb t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihesh keq. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb vitin 1992, si 16 vje\u00e7ar, kam shkuar n\u00eb Lond\u00ebr, ku kam q\u00ebndruar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Para dy vitesh jam kthyer nga atje si kryetar i kryeqytetit.<\/em><br \/>\n<strong><br \/>\nKDP: <em>\u00c7far\u00eb kujtimesh keni nga vitit 1998, kur edhe nisi lufta n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Kujtimet gjat\u00eb luft\u00ebs i kam kryesisht prej perspektiv\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs dhe New York-ut. Kemi qen\u00eb n\u00eb ankth gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe jemi munduar q\u00eb t\u00eb organizohemi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vendit ton\u00eb nga k\u00ebto pika, pra, nga diaspora, n\u00ebp\u00ebrmjet organizimeve t\u00eb ndryshme, demonstratave, lobimit etj. Secili prej nesh ka qen\u00eb ambasador lobues p\u00ebr intervenim t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s, d.m.th, e kemi p\u00ebrkrahur at\u00eb agjend\u00eb, mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb se kemi p<\/em><\/p>\n<p><em>asur besimin se do t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ndoshta edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb kemi qen\u00eb jasht\u00eb, sesa p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb brenda, sepse kur je brenda, je me familjar\u00eb dhe sado pak je n\u00eb dijeni se \u00e7\u2019po ndodh, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb vet\u00ebm kemi marr\u00eb lajme t\u00eb kobshme, lajme negative, faktikisht, lajme q\u00eb e kan\u00eb treguar edhe realitetin n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb. Kjo na ka detyruar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb kemi qen\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lobuar n\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr intervenim, p\u00ebr lirin\u00eb e vendit ton\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Kan\u00eb qen\u00eb momente q\u00eb nuk ia d\u00ebshiroj askujt. Ka pasur momente, p\u00ebr dy muaj radhazi, nuk e kam ditur ku e kam familjen, dhe nuk e kam ditur n\u00ebse jan\u00eb gjall\u00eb apo jo, motrat, prind\u00ebrit. Ka pasur momente kur kam dashur q\u00eb t\u00eb kthehem dhe t\u00eb luftoj, edhe pse un\u00eb nuk besoj n\u00eb luft\u00eb, mir\u00ebpo jan\u00eb momente kur nuk ke arsye p\u00ebr \u00e7far\u00eb jeton, pasi kur nuk e ke familjen af\u00ebr, nuk e di n\u00ebse jan\u00eb gjall\u00eb apo jo, pra nuk ke arsye t\u00eb vazhdosh t\u00eb jetosh atje ku je. Ka pasur momente t\u00eb tilla kur edhe kam b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb lobuar. Ka pasur momente kur kam menduar t\u00eb kthehem dhe t\u00eb kap pushk\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe t\u00eb luftoj, edhe pse kam qen\u00eb i paaft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sepse aft\u00ebsia lobuese n\u00eb aspektin e prezantimit ose takimeve me ambasador\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u treguar se kush e ka mir\u00eb dhe kush keq, ndoshta ka qen\u00eb forca m\u00eb e madhe se sa t\u00eb vija dhe t\u00eb humbja jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb luft\u00eb, pasi ka qen\u00eb pak a shum\u00eb e pamundur q\u00eb me forcat tona t\u2019i kund\u00ebrvihemi nj\u00eb force t\u00eb madhe, si\u00e7 ka qen\u00eb at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb ushtria e ish-Jugosllavis\u00eb, faktikisht kund\u00ebr nj\u00eb popullat\u00eb t\u00eb pa mbrojtur.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-643398 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/11.png\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"353\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/11.png 696w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/11-300x152.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>A iu kishte shkuar mendja ndonj\u00ebher\u00eb se do t\u00eb jeni kryetar i Prishtin\u00ebs n\u00eb nj\u00eb moment kur Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Jo assesi. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb vitin 1999, kur edhe e kam par\u00eb q\u00eb NATO ka intervenuar n\u00eb Beograd fillimisht, dhe ka qen\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb cil\u00ebn nuk e kam besuar, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ka ndodhur, dhe prej atij momenti ka ndryshuar edhe historia e gjith\u00eb popullit ton\u00eb. Pas internimit, nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk kan\u00eb besuar se do t\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb sot na ofron mund\u00ebsi t\u00eb ndryshme p\u00ebr zhvillim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. \u00cbsht\u00eb faktikisht nj\u00eb shtet i ri ku ka nj\u00eb potencial t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb potencial madhor, me nj\u00eb rini t\u00eb mrekullueshme, inteligjente, shum\u00ebgjuh\u00ebsore. Faktikisht, me nj\u00eb nd\u00ebrlidhje me diaspor\u00ebn, nj\u00eb aspekt q\u00eb ka qen\u00eb negativ, sepse i ka detyruar qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb largohen, por tani \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb aspekt pozitiv. Kosova, Shqip\u00ebria dhe gjith\u00eb shqiptaria jan\u00eb tani shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, pasi jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura fuqish\u00ebm me shtete t\u00eb ndryshme bot\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet diaspor\u00ebs. Jam shum\u00eb optimist se e ardhmja jon\u00eb si komb, si Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, apo p\u00ebr t\u00eb gjitha trojet shqiptare \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb potencial q\u00eb nuk e kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori. Padyshim se duhet ta shfryt\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>Zoti Rama ju keni jetuar n\u00eb Lond\u00ebr, ata q\u00eb ju njohin thon\u00eb se deri tani keni sjell\u00eb pak Lond\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb. \u00c7far\u00eb e shtyu nj\u00eb arkitekt n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>\u00cbsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Personalisht, nuk kam menduar kurr\u00eb t\u00eb vij\u00eb, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk kam qen\u00eb i involvuar n\u00eb politik\u00eb. Un\u00eb kam kompanit\u00eb e mia n\u00eb Lond\u00ebr, edhe n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00eb aspektin profesional kam arritur t\u00eb realizoj t\u00eb gjith\u00eb ato \u00ebndrra q\u00eb i kam \u00ebnd\u00ebrruar, me \u00e7mime t\u00eb ndryshme dhe projekte t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Po ashtu, edhe n\u00eb aspektin e konsulenc\u00ebs, pasi kam qen\u00eb konsulent p\u00ebr shtete dhe qytete t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb aspektin profesional, jam ndier i p\u00ebrmbushur, po edhe n\u00eb at\u00eb financiar. Kam krijuar familje n\u00eb Lond\u00ebr, dhe kemi kaluar nj\u00eb jet\u00eb stabile dhe t\u00eb mir\u00eb. Kemi pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka nga vetja dhe ky ka qen\u00eb momenti kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb ofruar mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jap, pra t\u2019i jap popullit, kryeqytetit, dhe vendit ku kam lindur. Nuk kam mundur ta l\u00ebshoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb e kam m\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs time n\u00eb diaspor\u00eb, pra n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb New York, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb aspektin moral, profesional dhe etik\u00eb, ta kthej dhe ta shkrij\u00eb n\u00eb zhvillimin e kryeqytetit. Nuk ka p\u00ebrmbushje m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb kesh mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb un\u00eb sot e kam, si kryetar i kryeqytetit. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, e kam marr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer vendit tim, qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit. Mendoj se n\u00ebp\u00ebrmjet kryeqytetit, i cili \u00ebsht\u00eb motor i zhvillimit, i ndihmojm\u00eb poashtu gjith\u00eb Kosov\u00ebs. Dua t\u00eb theksoj se transformimi i Prishtin\u00ebs ka filluar me hapa t\u00eb shpejt\u00eb dhe jam shum\u00eb optimist q\u00eb Prishtina do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qytet me karakter unik n\u00eb bot\u00eb. Fokusi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb te qytetar\u00ebt, sh\u00ebndeti, dhe mir\u00ebqenia e secilit qytetar, pa marr\u00eb parasysh sfondin e tyre n\u00eb aspektin social, nacional, komb\u00ebtar. Ideja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Prishtina t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb realitet sot.<\/em><br \/>\n<strong><br \/>\nKDP: <em>Si gjet\u00ebt dhe si \u00ebsht\u00eb Prishtina sot?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Nga perspektiva e sfer\u00ebs sime profesionale, si arkitekt dhe urbanist, m\u00eb ka interesuar shum\u00eb zhvillimi i vendlindjes time dhe jam marr\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit. Kjo n\u00ebnkupton se e gjith\u00eb jeta ime profesionale ka qen\u00eb e nd\u00ebrlidhur me zhvillimet e kryeqytetit. Kam pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar secilin kryetar\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs n\u00eb kryeqytet. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, kjo ka krijuar dosjen e projekteve t\u00eb mia, t\u00eb cilat kam pasur synim t\u2019i ndaj edhe me kryetar\u00ebt paraprak t\u00eb Prishtin\u00ebs. Megjithat\u00eb, personalisht, kur nuk e kam pasur iden\u00eb t\u00eb b\u00ebhem kryetar. N\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb ofruar mund\u00ebsia t\u00eb garoj p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit, kjo m\u00eb ka ndihmuar. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, kam pasur nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr nevojat e kryeqytetit dhe propozimet e mia, t\u00eb cilat ua kam ofruar kryetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, projekte t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. Tani, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb besimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb lider i vizionit dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij misioni transformues t\u00eb kryeqytetit. Kjo sfid\u00eb tashm\u00eb ka filluar.<\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>N\u00eb betimin tuaj si kryetar i kryeqytetit, para an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs keni deklaruar se \u201cPrishtina do t\u00eb jet\u00eb qytet i f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb moshuarave, prind\u00ebrve, sportist\u00ebve e artist\u00ebve. Vend plot mund\u00ebsi, qytet i gjelb\u00ebr. Me trafik t\u00eb komunikuesh\u00ebm e i digjitalizuar\u201d. Sa keni arritur t\u00eb realizoni k\u00ebto premtime dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Kemi filluar me projekte t\u00eb shumta dhe t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7lirimin e hap\u00ebsirave publike dhe trotuareve p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr ecjen e qytetar\u00ebve. Gjithashtu, kemi nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, themelimi i shkollave n\u00eb pjes\u00ebt periferike, infrastruktura rrugore si rruga AA dhe Jim Xhema, rruga B, si dhe projektet p\u00ebr unaz\u00ebn e kryeqytetit dhe unaz\u00ebn brendshme, e cila do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb s\u00eb shpejti. Kemi investuar gjithashtu n\u00eb krijimin e parqeve, duke krijuar shtat\u00eb parqe vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, dhe vazhdojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur synimet tona, kemi nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb krijimit t\u00eb hap\u00ebsirave rekreative dhe sportive, duke krijuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb fushave sportive n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit si dhe n\u00eb zonat rurale. Poashtu, jemi p\u00ebrqendruar n\u00eb procesin e digjitalizimit t\u00eb shkollave dhe zonave urbane p\u00ebr t\u00eb pasur informata t\u00eb sakta p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb planifikimin e kryeqytetit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb analizave t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat do t\u00eb na ndihmojn\u00eb n\u00eb planifikimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kryeqytetit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto projekte, nuk ndodhin menj\u00ebher\u00eb, por k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar, dhe kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga paralajm\u00ebrimet e mia q\u00eb nga fillimi i mandatit tim, por edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs. Jam shprehur se m\u00eb duhen tet\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb transformuar kryeqytetin dhe ky proces ka filluar. Sot, po shohim hap\u00ebsira m\u00eb t\u00eb lira, m\u00eb t\u00eb sigurta dhe m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtimin e shkollave t\u00eb reja dhe restaurimin e atyre ekzistuese, si dhe progresin n\u00eb digjitalizim, infrastruktur\u00ebn rrugore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebt e qytetit, si dhe rregullativat p\u00ebr mbrojtjen e ambientit, dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb paralelisht kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kryeqytetit.<\/em><\/p>\n<p><strong>KDP:<em> Prishtina \u00ebsht\u00eb shpallur fituese p\u00ebr organizimin e Loj\u00ebrave Olimpike Mesdhetare, q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb vitin 2030. Mund t\u00eb na thoni si cilat jan\u00eb planet dhe investimet konkrete q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrgatitjen optimale t\u00eb kryeqytetit p\u00ebr k\u00ebto gara? Si dhe \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn organizimi i k\u00ebtyre loj\u00ebrave Olimpike?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment historik p\u00ebr kryeqytetin dhe gjith\u00eb vendin. Tashm\u00eb jemi shpallur fitues dhe do t\u00eb jemi nikoqir p\u00ebr Loj\u00ebrat Olimpike Mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d, ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i qyteteve tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Durr\u00ebsin, pra Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Nga k\u00ebtu, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj Komunitetin Olimpik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe kryeministrin Edi Rama, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb na dalin n\u00eb ndihm\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment unik n\u00eb historin\u00eb e Garave Olimpike Mesdhetare, pasi nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka dalje n\u00eb bregdet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Prishtina, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nikoqir i garave olimpike mesdhetare, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb ka qasje n\u00eb det. Ky rezultat \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrmes nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe nj\u00eb pune t\u00eb palodhur t\u00eb komunitetit olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs, me Ismet Krasniqin dhe Besim Ajetin, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb fenomenale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, fal\u00ebnderoj edhe administrat\u00ebn e Prishtin\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn e tyre dhe tashm\u00eb e kemi nj\u00eb pik\u00eb ku n\u00eb t\u00eb ardhmen duhet q\u00eb t\u00eb kemi pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi nikoqir\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jo vet\u00ebm kryeqytetin, por gjithashtu p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e sportit n\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptarin\u00eb. Tashm\u00eb kemi nj\u00eb master plan t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr fshatin olimpik, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb stadium i ri, nj\u00eb aren\u00eb multifunksionale, nj\u00eb qend\u00ebr xhudo, nj\u00eb pishin\u00eb olimpike, fusha tenisi, si dhe infrastruktur\u00eb p\u00ebr sporte t\u00eb ndryshme t\u00eb atletik\u00ebs. Procesi i transformimit dhe fuqizimit t\u00eb aspektit sportiv ka filluar me sukses dhe me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb madhe.<\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>Cili \u00ebsht\u00eb kohabitacioni mes jush si kryetar i kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe pushtetit qendror. Sa e ndihmoni nj\u00ebri-tjetrin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Un\u00eb kam ardhur nga jasht\u00eb, nga diaspora, dhe nuk kam ardhur nga asnj\u00eb parti politike. Pra, nuk jam politikan n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Gjithmon\u00eb e kam par\u00eb vendin tim, si dhe partit\u00eb politike, si nj\u00eb, pra si shqiptar\u00eb t\u00eb bashkuar. Fokusi im personal ka qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashkohemi edhe kund\u00ebr ndarjeve politike q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb, dhe t\u00eb kemi fokusin n\u00eb transformimin pozitiv t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00eb kryeqytetit, dhe gjithashtu t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebs. Mundemi dhe kemi kapacitete, por duhet t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb dhe t\u00eb dalim nga egot politike, kund\u00ebrshtimet partiake, dhe inatet e grupeve t\u00eb ngushta t\u00eb interesit, t\u00eb cilat i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm vendit ton\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb dalim nga korniza q\u00eb na ka mbajtur mbrapa. P\u00ebrtej partive politike, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, t\u00eb p\u00ebrbashkohemi dhe t\u2019i shtyjm\u00eb proceset p\u00ebrpara. Mir\u00ebpo, a e kemi arritur k\u00ebt\u00eb? Mendoj se shum\u00eb pak, l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Megjithat\u00eb, un\u00eb jam optimist dhe besoj se me pak pozitivitet mund ta thyejm\u00eb k\u00ebt\u00eb barrier\u00eb dhe mund ta mund\u00ebsojm\u00eb zhvillimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-643399 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/12-1.png\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"349\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/12-1.png 696w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/12-1-300x150.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/em><\/p>\n<p><strong>KDP: <em>Si e vler\u00ebsoni zhvillimin e kryeqytetit deri m\u00eb tani? Dhe si e shihni Prishtin\u00ebn n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama<\/strong>: <em>Si\u00e7 edhe e p\u00ebrmenda, transformimi vet\u00ebm sa ka filluar me projekte t\u00eb shumta q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb edhe vitin e kaluar edhe k\u00ebt\u00eb vit. Vet\u00ebm vitin e kaluar si nikoqir t\u00eb bienales \u201cManifesta\u201d kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb gazetar\u00ebve, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb, dhe un\u00eb personalisht e kam pasur fatin t\u00eb jem edhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i manifestit, para se t\u00eb vendos q\u00eb t\u00eb garoj si kryetar i kryeqytetit. Prej at\u00ebher\u00eb, e kam par\u00eb Prishtin\u00ebn si potencial p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb qytet muze. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Ne nuk kemi pasur muze t\u00eb artit modern, dhe e kam potencuar se n\u00ebse duam t\u00eb jemi nikoqir i Manifesta Biennale, m\u00eb e madhja n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e artit dhe arkitektur\u00ebs, at\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb potenciale q\u00eb ka qyteti, dhe t\u00eb mendojm\u00eb jasht\u00eb kutis\u00eb, pra ta transformojm\u00eb vet\u00eb qytetin n\u00eb nj\u00eb galeri arti. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk duhen ftuar qytetar\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb shohin artin, por e kund\u00ebrta: arti duhet t\u00eb shkoj\u00eb tek qytetar\u00ebt, duke i transformuar lagjet e ndryshme n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb artit publik, duke i transformuar lagjet e ndryshme n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb artit publik, t\u00eb cilat gjithashtu transformohen n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr debat, diskutim dhe p\u00ebrbashkim t\u00eb komuniteteve, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb inkluzive se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb e kemi arritur, dhe si rezultat kemi pasur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb shkrimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb revista bot\u00ebrore si n\u00eb The Guardian, El Pais, Le Figaro, The New York Times, q\u00eb kan\u00eb diskutuar dhe raportuar rreth organizimit t\u00eb Manifesta Biennale n\u00eb kryeqytet. Ndjenja e tyre n\u00eb kryeqytet ka qen\u00eb shum\u00eb pozitive dhe si rezultat kemi pasur nj\u00eb rritje t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm t\u00eb turist\u00ebve nga diaspora, por edhe t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb nuk kishin menduar t\u00eb vizitonin Prishtin\u00ebn m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa tani, vijn\u00eb si rezultat i raportimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe. Nga ana tjet\u00ebr, dua t\u00eb shtoj se aktualisht kemi nj\u00eb munges\u00eb n\u00eb sektorin e hoteleris\u00eb. Mendoj se ka kapacitete p\u00ebr zhvillim n\u00eb kryeqytet, por \u00e7far\u00eb na duhet? Mendoj se duhet t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb art dhe kultur\u00eb, sepse kemi par\u00eb shembuj si Manifesta Biennale, ku \u00e7do euro q\u00eb investuam n\u00eb kultur\u00eb na \u00ebsht\u00eb kthyer kat\u00ebrfish m\u00eb shum\u00eb si zhvillim ekonomik. Shohim se arti dhe kultura jan\u00eb nj\u00eb motor i fuqish\u00ebm ekonomik. Ne n\u00eb kryeqytet nuk kemi bregdet, as lumenj p\u00ebr fat t\u00eb keq, por kemi nj\u00eb rini kreative me potencial madhor p\u00ebr zhvillim. Kemi industri t\u00eb ndryshme, si ajo e teknologjis\u00eb, q\u00eb nuk ka pasur ndihm\u00ebn e asnj\u00eb institucioni, por ka arritur suksessh\u00ebm t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime, si nj\u00eb industri, p\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, pik\u00ebrisht nga kryeqyteti. Dhe ne k\u00ebt\u00eb e kemi marr\u00eb si informacion shtes\u00eb. Tani po e shfryt\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsira fizike n\u00eb Pallatin e Rinis\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn industriale dhe komerciale n\u00eb Shkabaj dhe B\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Poshtme, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ideve kreative t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb lidhen me art dhe teknologji. Gjithashtu, duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb revolucionin e inteligjenc\u00ebs artificiale, e cila mund\u00ebson q\u00eb vendet, pa marr\u00eb parasysh nivelin e tyre t\u00eb zhvillimit ekonomik, t\u00eb kapin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb fillimet e transformimit t\u00eb industrive t\u00eb ndryshme, dhe si rezultat i inteligjenc\u00ebs artificiale, mund t\u00eb kalojm\u00eb nga t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb par\u00ebt. Besoj se e kemi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, edhe si qeverisje e kryeqytetit jemi duke investuar shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhen me katapultimin e zhvillimit ekonomik dhe shoq\u00ebror.<\/em><\/p>\n<p><strong><br \/>\nKDP: <em>Si e vler\u00ebsoni bashk\u00ebpunimin rajonal, dhe si mund te intensifikohet?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:\u00a0<\/strong><em>Si nivel lokal jemi t\u00eb fokusuar n\u00eb transformimin dhe zhvillimin e kryeqytetit. Kemi bashk\u00ebpunime t\u00eb mir\u00ebfillta me t\u00eb gjitha qendrat rajonale. Me Tiran\u00ebn kemi bashk\u00ebpunime fantastike, nd\u00ebrsa me Shkodr\u00ebn poashtu. Kemi pasur takime t\u00eb shumta edhe me kryetar\u00eb t\u00eb qendrave t\u00eb tjera, si t\u00eb Podgoric\u00ebs, Shkupit, Tetov\u00ebs, Ulqinit, etj. Mir\u00ebpo, po e ritheksoj se fokusi yn\u00eb, si nivel lokal, \u00ebsht\u00eb transformimi i kryeqytetit, si dhe krijimi i kapaciteteve fizike, infrastrukturore, kulturore, sportive, edukative p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushur dhe m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb kryeqytet.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>KDP: Ikja dhe kthimi i trurit: si t\u00eb ndalet largimi dhe si t\u00eb nxitet kthimi i kapacitetit njer\u00ebzor ne vend?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrparim Rama:<\/strong><em>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb transformimi urban i kryeqytetit, i cili mund\u00ebson zhvillimin e k\u00ebtyre potencialeve t\u00eb ndryshme q\u00eb i p\u00ebrmenda n\u00eb relacion t\u00eb artit, kultur\u00ebs, teknologjis\u00eb, inteligjenc\u00ebs artificiale dhe hap\u00ebsirave publike. Oferta e kryeqytetit, q\u00eb ndoshta ka edhe nj\u00eb portofol t\u00eb madh q\u00eb p\u00ebrkon me nevojat e ndryshme t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshin dimensione t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut dhe p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto aspekte, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb sjellim joshjen e qytetar\u00ebve nga jasht\u00eb. Sot, mundemi t\u00eb p\u00ebrdorim teknologjin\u00eb informative dhe nuk kemi m\u00eb barriera n\u00eb aspektin e nd\u00ebrlidhjes profesionale p\u00ebr t\u00eb jetuar k\u00ebtu, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrlidhur me t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Pra, sot kemi nj\u00eb mund\u00ebsi shtes\u00eb pasi na mund\u00ebson teknologjia, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb pasi jemi t\u00eb nd\u00ebrlidhur me t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet diaspor\u00ebs. Shum\u00eb shpejt\u00eb, mir\u00eb dhe leht\u00eb, mundemi t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shumta, q\u00eb ndoshta edhe vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs nuk i kan\u00eb. Por ne, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, i kemi si rezultat i diaspor\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> <\/strong><span style=\"color: #000000;\">Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e<\/span> <strong><span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/kdp.mk\/2023\/12\/30\/ekskluzivisht-per-kdp-flet-perparim-rama-po-ndodh-transformimi-i-gjithanshem-i-prishtines\/\">KDP<\/a>\u00a0<\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk i kishte shkuar nd\u00ebrmend se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb kryetar i qytetit ku u lind, u rrit dhe u detyrua ta l\u00ebshoj\u00eb. Sot P\u00ebrparim Rama (47) \u00ebsht\u00eb kryetari m\u00eb ndryshe i nj\u00eb komune dhe politikani m\u00eb jotipik i Kosov\u00ebs. Ai rikujton Prishtin\u00ebn e pasigurt t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":4,"featured_media":643397,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-643396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/643396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=643396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/643396\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/643397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=643396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=643396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=643396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}