{"id":637970,"date":"2023-12-08T19:55:16","date_gmt":"2023-12-08T18:55:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=637970"},"modified":"2023-12-08T19:55:16","modified_gmt":"2023-12-08T18:55:16","slug":"ambasadorja-e-izraelit-smund-ta-pranojme-propozimin-e-rames-dhe-dicka-per-myslimanet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/12\/08\/ambasadorja-e-izraelit-smund-ta-pranojme-propozimin-e-rames-dhe-dicka-per-myslimanet-shqiptare\/","title":{"rendered":"Ambasadorja e Izraelit: S&#8217;mund ta pranojm\u00eb propozimin e Ram\u00ebs (dhe di\u00e7ka p\u00ebr mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-637973\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"900\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco.jpg 1600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Peleg-elona-meco-1536x864.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ambasadorja e Izraelit n\u00eb Tiran\u00eb, Galet Peleg, gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin \u201cPa Censur\u00eb\u201d t\u00eb gazetares Elona Me\u00e7o deklaroi se propozimi i Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e situat\u00ebs pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb tre kushte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas ambasadores Peleg tre kushtet jan\u00eb lirimi i t\u00eb gjitha pengjeve nga Hamasi, moskontrolli i Gaz\u00ebs nga Hamasi dhe q\u00eb \u00e7do zgjidhje duhet t\u00eb ket\u00eb masa sigurie p\u00ebr Izraelin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>\u00c7do zgjidhje q\u00eb do t\u00eb pranohet pas luft\u00ebs, duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb tre kushte dhe mendoj q\u00eb kryeministri Rama e kuptoi shum\u00eb mir\u00eb. 1. Q\u00eb pengjet duhet t\u00eb lirohen. T\u00eb gjith\u00eb! Pa kushte! 2. Q\u00eb Hamas-i t\u00eb mos e kontrolloj\u00eb Gaz\u00ebn. 3. \u00c7do zgjidhje duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb masa sigurie p\u00ebr Izraelin<\/em>\u201d-tha Ambasadorja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej diplomatja izraelite foli edhe p\u00ebr mysliman\u00ebt e Shq\u00ebip\u00ebris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe kan\u00eb tubuar pro palestin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Un\u00eb njoh shum\u00eb mysliman\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Jam e sigurt\u00eb se asnj\u00eb prej tyre nuk do t\u00eb binte dakord q\u00eb t\u00eb vriteshin foshnja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit, apo t\u2019u priten kokat njer\u00ebzve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit, ose t\u00eb p\u00ebrdhunohen gra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit<\/em>\u201d-tha Peleg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Ne k\u00ebtu jemi n\u00eb ambasad\u00eb, n\u00eb territor izraelit, teorikisht n\u00eb nj\u00eb territor n\u00eb luft\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jemi t\u00eb sigurt\u00eb. Por kjo luft\u00eb q\u00eb po zhvillohet, a e ka dob\u00ebsuar pozicionin e Izraelit p\u00ebr shkak t\u00eb viktimave t\u00eb shumta, pjesa m\u00eb e madhe gra dhe f\u00ebmij\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn dhe p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj interviste. Ne jemi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb, shum\u00eb miq\u00ebsor. Mendoj se shqiptar\u00ebt e kuptojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetuam. P\u00ebrpara se t\u00eb flasim p\u00ebr pozicionin e Izraelit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dua t\u00eb theksoj s\u00eb pari se Izraeli nuk e donte k\u00ebt\u00eb luft\u00eb.\u00a0 Kjo luft\u00eb nisi n\u00eb 7 tetor, kur Izraeli u sulmua nga Hamas-i p\u00ebrmes Gaz\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet ta kujtoj\u00eb. S\u00eb dyti, Izraeli \u00ebsht\u00eb i angazhuar t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt e tij. Prandaj, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u2019i ndodh\u00eb izraelit\u00ebve, Izraeli duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Ne kemi 2 q\u00ebllime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Nj\u00eb, t\u00eb lirojm\u00eb pengjet q\u00eb po mbahen n\u00eb Gaza dhe dy, Izraeli t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb Hamas-in, sepse ky \u00ebsht\u00eb burimi i k\u00ebtyre akteve t\u00eb dhunshme q\u00eb po ndodhin. Izraeli\u00a0 e ka deklaruar gjithmon\u00eb se civil\u00ebt palestinez\u00eb nuk jan\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb dhe nuk jan\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb. Ne po sh\u00ebnjestrojm\u00eb Hamasin. Problemi \u00ebsht\u00eb se Hamas-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb terroriste dhe i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur\u00a0 popullat\u00ebs civile. Po i p\u00ebrdorin ata si mburoja njer\u00ebzore. Ne kemi provuar me pamje se shtabet e tyre ishin t\u00eb vendosur n\u00eb spitale, n\u00eb xhami, n\u00eb shkolla, edhe n\u00eb godinat e agjencive t\u00eb OKB-s\u00eb. Kishin arm\u00eb atje, raketa. Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb luftosh Hamas-in pa viktima n\u00eb njer\u00ebz. Mendoj se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb kuptoj\u00eb\u00a0 dy gj\u00ebra. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb detyrim i Shtetit t\u00eb Izraelit t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt e vet. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt e vet duhet t\u00eb luftoj\u00eb Hamas-in. Dhe duke luftuar Hamas-in, ka viktima n\u00eb an\u00ebn e njer\u00ebzve. Ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb kuptoj\u00eb, pjesa m\u00eb e madhe e vendeve per\u00ebndimore e kupton, q\u00eb lufta me Hamas-in, lufta me terrorin, nuk \u00ebsht\u00eb problem i Izraelit. Sot \u00ebsht\u00eb Izraeli dhe nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb qendra e Europ\u00ebs. N\u00ebse nuk e luftojm\u00eb Hamas-in tani, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta gjej\u00eb veten n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me terrorin sesa ishte deri tani. Dhe nuk po them q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk ka vuajtur nga terrori. Prandaj, njer\u00ebzit n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar e din\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb. N\u00ebse ti nuk e lufton terrorin tani, ai do t\u00eb t\u00eb kafshoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Sapo jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 2 muaj q\u00eb kur Izraeli u sulmua barbarisht nga Hamasi, duke sh\u00ebnuar dhe nisjen e luft\u00ebs. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, keni patur mund\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebtoni n\u00eb Izrael?\u00a0Ndihet lufta n\u00eb qytetet kryesore? \u00c7far\u00eb perceptimi ka?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Nuk e kam patur ende mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb Izrael. Shpresoj t\u00eb shkoj brenda pak dit\u00ebve. Zemra ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb Izrael, por si\u00e7 i thash\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeministrit tuaj, zotit Rama, n\u00ebse nuk jam n\u00eb Izrael, jam e lumtur q\u00eb jam n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse k\u00ebtu ndihem mir\u00eb. P\u00ebrsa i p\u00ebrket asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Izrael, kur them se zemr\u00ebn e kam n\u00eb Izrael, dua t\u00eb them, para s\u00eb gjithash, se ne varros\u00ebm shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk u vran\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Ata nuk ishin ushtar\u00eb, por f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb moshuar, njer\u00ebz nga komunitete q\u00eb jetojn\u00eb pran\u00eb kufirit me Gaz\u00ebn. Disa nga k\u00ebto komunitete humb\u00ebn 25% t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre. Pra, ka shum\u00eb dhimbje dhe vuajtje tani. 127 mij\u00eb njer\u00ebz duhet t\u00eb largoheshin nga sht\u00ebpit\u00eb. Tani ata nuk kan\u00eb sht\u00ebpi, sepse sht\u00ebpit\u00eb e tyre u dogj\u00ebn. Ata jetojn\u00eb n\u00eb hotel, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Izraelit. Ajo q\u00eb mendoj p\u00ebr njer\u00ebzit atje \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse dikush do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb AND-n\u00eb e hebrenjve, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh. Q\u00eb prej 7 tetorit t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb dalin vullnetar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka\u00a0 p\u00ebr dik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb! N\u00eb 2 mij\u00eb vjet, jo vet\u00ebm tani, hebrenjt\u00eb jan\u00eb sulmuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb histori dhe ju e dini se koha m\u00eb e tmerrshme ishte gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, gjat\u00eb Holokaustit. Tani ndodhi 7 tetori, por ju nuk mund t\u00eb na shkat\u00ebrroni! Mund t\u00eb na l\u00ebndoni dhe ne jemi t\u00eb mbushur me dhimbje tani, por ne jemi t\u00eb pathyesh\u00ebm!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o: <\/strong>Ju that\u00eb pak m\u00eb par\u00eb se ndiheni e k\u00ebnaqur q\u00eb jeni n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb ju jep Shqip\u00ebria. Kjo e p\u00ebrjashton pyetjen time, n\u00ebse izraelit\u00ebt k\u00ebtu mund t\u00eb ndihen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> S\u00eb pari, nuk ka shum\u00eb hebrenj n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb disa, por nuk besoj se ndihen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Jua them dhe pse. Mund t\u2019ju them personalisht se pas 7 tetorit mora nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh mesazhesh, ngush\u00ebllime, njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb \u201cne jemi me ju\u201d, \u201cne ju mb\u00ebshtesim\u201d, \u201cne ju kuptojm\u00eb\u201d. Ishte di\u00e7ka e mrekullueshme. U mburresha koleg\u00ebve t\u00eb mi, ambasador\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera, sepse shum\u00eb njer\u00ebz na mb\u00ebshtesin dhe jan\u00eb dakord me Izraelin. Por edhe n\u00ebse ka pak njer\u00ebz q\u00eb nuk bien dakord me Izraelin, q\u00ebndrimi nga presidenti tek qeveria, n\u00eb parlament, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb ose maxhoranc\u00eb, autoritete t\u00eb ndryshme, kemi marr\u00eb kaq shum\u00eb mb\u00ebshtetje, por edhe nga njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb. Prandaj mund t\u00eb them se jo, nuk shoh k\u00ebrc\u00ebnim k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Jua b\u00ebra k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt\u00ebn 2-3 protesta n\u00eb mb\u00ebshtetje, si\u00e7 u tha, t\u00eb popullit palestinez. Besoj ju ran\u00eb n\u00eb sy pankartat e tyre p\u00ebr krimet e luft\u00ebs apo genocidit t\u00eb Izraelit n\u00eb Gaza. Keni informacion p\u00ebr rritje t\u00eb ndjenjave antisemite n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> S\u00eb pari dua t\u00eb sqaroj se nuk ka genocid. Jan\u00eb lajme t\u00eb rreme q\u00eb po qarkullojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin nj\u00eb reputacion t\u00eb keq p\u00ebr Izraelin. Si mund t\u00eb ket\u00eb genocid, kur numri i palestinez\u00ebve dyfishohet \u00e7do vit?! Nuk ka genocid. Izraeli nuk ka asnj\u00eb problem me popullin palestinez. Mund t\u2019ju them edhe m\u00eb shum\u00eb. Si ambasadore k\u00ebtu, nuk kam asnj\u00eb problem me protestat pro palestineze. \u00cbsht\u00eb ok t\u00eb jesh pro palestinez. \u00cbsht\u00eb ok t\u00eb jesh pro izraelit. Kushdo mund t\u00eb ket\u00eb opinionin e vet, p\u00ebrsa koh\u00eb nuk sulmon pal\u00ebn tjet\u00ebr me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ekzistuar. Nuk mendoj se antisemitizmi po rritet n\u00eb Shqip\u00ebri. Mendoj se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb akoma si nj\u00eb perl\u00eb, si nj\u00eb rreze drite n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh sot n\u00eb Europ\u00eb. Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pozicioni i qeveris\u00eb, i policis\u00eb dhe si\u00e7 e thash\u00eb, i parlamentit. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Partis\u00eb Socialiste apo Partis\u00eb Demokratike. Mendoj se antisemitizmi nuk ekziston k\u00ebtu. Ne fol\u00ebm p\u00ebr ADN-n\u00eb, antisemitizmi nuk ekziston n\u00eb AND-n\u00eb e shqiptar\u00ebve. Kur flasim p\u00ebr fen\u00eb, njer\u00ebzit nuk jan\u00eb radikal\u00eb dhe v\u00ebrtet shpresoj q\u00eb ata element\u00eb radikal\u00eb nuk do t\u00eb inflitrohen n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne kemi marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb gjitha fet\u00eb k\u00ebtu dhe do t\u00eb doja t\u00eb v\u00ebzhdonte k\u00ebshtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Protestat q\u00eb u organizuan n\u00eb Tiran\u00eb kishin pankarta q\u00eb d\u00ebnonin, si\u00e7 thash\u00eb, genocidin dhe krimet e luft\u00ebs s\u00eb Izraelit n\u00eb Gaza, por a kan\u00eb ato edhe karakter fetar, duke qen\u00eb se jan\u00eb organizuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga organizata islamike?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Jam e sigurt\u00eb q\u00eb kan\u00eb. Por si\u00e7 e thash\u00eb, mendoj se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb radikal\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se cilit besim i p\u00ebrkasin. Dhe shpresoj se nuk do t\u00eb ndikohen nga radikal\u00ebt. Dua t\u00eb them di\u00e7ka q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb prej nisjes s\u00eb k\u00ebsaj lufte. N\u00ebse je mysliman, duhet t\u00eb jesh i pari q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebnosh Hamas-in. Sepse emri i tij \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja e Rezistenc\u00ebs Islame. Gjith\u00e7ka ata thon\u00eb se e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit. Un\u00eb njoh shum\u00eb mysliman\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Jam e sigurt\u00eb se asnj\u00eb prej tyre nuk do \u00a0t\u00eb binte dakord q\u00eb t\u00eb vriteshin foshnja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit, apo t\u2019u priten kokat njer\u00ebzve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit, ose t\u00eb p\u00ebrdhunohen gra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb islamit. Pra, n\u00ebse ka element\u00eb q\u00eb duan ta trajtojn\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb fes\u00eb myslimane, mendoj se jan\u00eb shum\u00eb gabim. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb t\u00eb thon\u00eb se kjo nuk na p\u00ebrfaq\u00ebson. Prandaj them se q\u00ebllimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar Hamas-in nga Gaza nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Izraelin, por edhe p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb Gaza, p\u00ebr myslyman\u00ebt n\u00eb Gaza.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Por ata e kan\u00eb votuar Hamas-in.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Askush nuk \u00ebsht\u00eb naiv q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se nuk ka mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Hamas-it n\u00eb Gaza. Keni absolutisht t\u00eb drejt\u00eb. U mbajt\u00ebn zgjedhje dhe ata fituan. Pa hile. Kjo nuk e ndryshon faktin q\u00eb ata po vuajn\u00eb. Shikoni, nj\u00eb shembull shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ata po luten q\u00eb ndihmat humanitare t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Gaza. Ndihma humanitrare po shkon n\u00eb Gaza dhe ku po shkon? Po shkon n\u00eb duart e Hamsa-it. Ata po ua japin ndihmat njer\u00ebzve t\u00eb tyre ose ndjek\u00ebsve t\u00eb tyre. E dini sa para jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn \u00e7do vit? Miliarda euro jan\u00eb derdhur n\u00eb Gaza. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dot Singapori i Lindjes s\u00eb Mesme? Sepse\u00a0 parat\u00eb e tyre i ka marr\u00eb Hamas-i. Ku jetojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre? Ata kan\u00eb vila n\u00eb Gaza, por jetojn\u00eb n\u00eb Katar, n\u00eb Doha, jetojn\u00eb n\u00eb hotele luksoze n\u00eb Ankara dhe n\u00eb Stamboll. Ata nuk rrin\u00eb n\u00eb Gaza.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Meq\u00eb jemi tek Stambolli. Un\u00eb k\u00ebmb\u00ebngula tek \u00e7\u00ebshtja fetare, pasi presidenti turk, rreth 2 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi se r\u00ebnia e Gaz\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr unitetin e bot\u00ebs islamike. Po p\u00ebrdoret feja islame p\u00ebr nxitjen e urrejtjes?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Fatkeq\u00ebsisht, Presidenti i Turqis\u00eb e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb prompovuar veten. Ai ka th\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme p\u00ebr Izraelin dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr pak, fare pak udh\u00ebheq\u00ebs\u00a0 n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet Hamas-in. Hamas-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb terroriste. N\u00ebse je mik me Hamas-in, nuk mund t\u00eb konsiderohesh si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs serioz q\u00eb v\u00ebrtet do q\u00eb t\u00eb arrish di\u00e7ka. Tani, n\u00eb lidhje me Gaz\u00ebn si nj\u00eb plag\u00eb p\u00ebr islamin, ku ishte ai 2 muaj m\u00eb par\u00eb? Ku ishte ai n\u00eb 6 tetor? Pra, dua t\u00eb them pse nuk e ndaloi Hamas-in p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Ndoshta nuk e dinte?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Ai nuk e dinte?! Ai \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i ngusht\u00eb i Hamas-it. Izraeli nuk ka ambicie p\u00ebr t\u00eb kontrolluar Gaz\u00ebn. Ne u t\u00ebrhoq\u00ebm nga Gaza n\u00eb 2005-\u00ebn dhe nuk kemi arsye t\u00eb kthehemi atje. Prandaj, Gaza nuk do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb duart e Izraelit. Izraeli do q\u00eb t\u00eb eliminoj\u00eb Hamas-in, t\u00eb kthej\u00eb pengjet n\u00eb atdhe dhe t\u00eb ikim nga Gaza. Ne nuk duam asnj\u00eb ushtar n\u00eb Gaza. Nuk duam t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb rrezik asnj\u00eb izraelit, por ne nuk do t\u00eb tolerojm\u00eb q\u00eb, n\u00eb t\u00eb ardhmen, t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb naziste terroriste q\u00eb provoi se mizoria e saj shkon p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong>\u00a0 Q\u00ebllimi i deklaruar i luft\u00ebs q\u00eb Izraeli po b\u00ebn n\u00eb Gaza \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i Hamas-it, gj\u00eb q\u00eb duket pak realiste. Sepse Hamasi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb fizike, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa individ\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb apo ushtarak\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vriten. Organizata \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide dhe idet\u00eb nuk vriten dot, por ka dhe financa t\u00eb forta, si\u00e7 that\u00eb ju, financohet miliarda euro. Si do ta shkat\u00ebrroni Hamas-in, sa do t\u00eb zgjas\u00eb lufta? \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit: <\/strong>S\u00eb pari, ne e kemi p\u00ebrgatitur veten p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ne nuk e dim\u00eb se kur do t\u00eb mbaroj\u00eb. Nuk e di se cila do t\u00eb ishte pamja e fitores q\u00eb ju po k\u00ebrkoni, por mund t\u2019ju them se jam dakord me ju q\u00eb nuk mund t\u00eb mbarosh shpejt pun\u00eb me Hamas-in. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb gjarp\u00ebr q\u00eb i pret kok\u00ebn dhe rritet s\u00ebrish. Jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Idea \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ushtarake n\u00eb Gaza, k\u00ebshtu q\u00eb ata nuk mund t\u00eb veprojn\u00eb nga Gaza. T\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb selit\u00eb e tyre, arm\u00ebt dhe t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb zinxhirin e komandimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb organizata t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne po punojm\u00eb me t\u00eb gjitha qeverit\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kontrollohet furnizimi me para q\u00eb ata marrin, pra financimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> N\u00eb lidhje me financimin. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ambasadori i Izraelit n\u00eb OKB akuzoi George dhe Alexander Soros, se financojn\u00eb organizata pro Hamasit, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e Izraelit. Sa t\u00eb besueshme jan\u00eb k\u00ebto deklarata, kur George Soros \u00ebsht\u00eb vet\u00eb hebre? Pse do t\u2019i interesonte kjo?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Nuk jam nj\u00eb specialiste p\u00ebr Sorosin, as p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tij dhe as p\u00ebr aktivitetin e tij aktual. Mund t\u00eb them se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ka kritika p\u00ebr aktivitetin e tij n\u00eb Lindjen e Mesme, pra p\u00ebr fondacionin e tij, jo p\u00ebr t\u00eb personalisht. Fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb hebre nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb. Ka hebrenj q\u00eb punojn\u00eb kund\u00ebr Izraelit dhe kjo nuk t\u00eb jep nj\u00eb certifikat\u00eb sigurie. Ka organizata q\u00eb e prezantojn\u00eb veten si liberale, progresiste, pro njer\u00ebzve, por kur shikon m\u00eb thell\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato, gjen se ata po financojn\u00eb edhe aktivitet anti-izraelit. Prandaj mendoj se k\u00ebt\u00eb ka dashur t\u00eb thot\u00eb ambasadori. Nuk mendoj se ka dashur t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Soros po financon terrorin. Por mjafton q\u00eb ka organizata t\u00eb cilat brohorasin \u201cq\u00eb nga lumi deri n\u00eb det, Palestina do t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb\u2019. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cq\u00eb nga lumi deri n\u00eb det\u201d, pra q\u00eb nga lumi Jordan deri n\u00eb detin Mesdhe. \u00c7far\u00eb ka n\u00eb mes t\u00eb lumit Jordan dhe detit Mesdhe? \u00cbsht\u00eb Izraeli. N\u00ebse b\u00ebrtet \u201cnga lumi n\u00eb det\u201d, n\u00eb fakt, po thua me fjal\u00eb t\u00eb tjera se dua t\u00eb shkat\u00ebrroj Shtetin e Izraelit. T\u2019ju them se k\u00ebto George Soros ia thot\u00eb vetes \u00e7do m\u00ebngjes? Nuk mendoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, por n\u00ebse ai mb\u00ebshtet organizata q\u00eb b\u00ebrtasin k\u00ebt\u00eb parrull\u00eb, at\u00ebher\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, ai po mb\u00ebshtet nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Izraelit. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Kryeministri Rama ka propozuar nj\u00eb koalicion shum\u00ebkomb\u00ebsh t\u00eb Lig\u00ebs Arabe dhe Turqis\u00eb, me mandat t\u00eb OKB-s\u00eb, q\u00eb, kur t\u00eb mbaroj\u00eb lufta, t\u00eb marr\u00eb kontrollin e Gaz\u00ebs dhe\u00a0 t\u00eb b\u00ebj\u00eb kalimin e qeverisjes nga Hamas-i tek Autoriteti Palestinez. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb s\u00eb Izraelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim, kur dihet se Izraeli nuk \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb Autoriteti Palestinez t\u00eb marr\u00eb kontrollin e Gaz\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Pata nj\u00eb takim me kryeministrin, gjithashtu edhe me Ministrin e Jasht\u00ebm. Ishte nj\u00eb takim shum\u00eb i mir\u00eb. S\u00eb pari, dua t\u00eb them se ne e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrimin shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb kryeministrit dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb lidhje me p\u00ebrkrahjen e Izraelit kund\u00ebr terrorit dhe p\u00ebr d\u00ebnimin shum\u00eb qart\u00eb t\u00eb Hamas-it. Jo \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ishte mjaftuesh\u00ebm kurajoz p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb, pra, pozicionin shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kryeministrit. Gjithashtu, ne vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje. M\u00eb duhet t\u00eb them se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ne nuk po shohim p\u00ebr dit\u00ebn q\u00eb vjen pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs. Po shohim se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb tani, sepse gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb gjith\u00eb pengjet dhe t\u00eb sigurohemi q\u00eb Hamas-i nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb Gaza. \u00c7do zgjidhje q\u00eb do t\u00eb pranohet pas luft\u00ebs, duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb tre kushte dhe mendoj q\u00eb kryeministri Rama e kuptoi shum\u00eb mir\u00eb. 1. Q\u00eb pengjet duhet t\u00eb lirohen. T\u00eb gjith\u00eb! Pa kushte! 2. Q\u00eb Hamas-i t\u00eb mos e kontrolloj\u00eb Gaz\u00ebn. 3. \u00c7do zgjidhje duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb masa sigurie p\u00ebr Izraelin. Tani, pyetja e madhe \u00ebsht\u00eb: kush mund t\u00eb jet\u00eb mjaftuesh\u00ebm i fort\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb siguri q\u00eb k\u00ebto kushte do t\u00eb p\u00ebrmbushen? Ajo q\u00eb ne mendojm\u00eb tani \u00ebsht\u00eb se Autoriteti Palestinez \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i dob\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb se ne nuk duam q\u00eb ata t\u00eb kontrollojn\u00eb Gaz\u00ebn n\u00eb t\u00eb ardhmen. Gaza \u00ebsht\u00eb palestineze, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb ishte e natyrshme q\u00eb Autoriteti Palestinez ta kontrolloj\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb a jan\u00eb ata mjaftuesh\u00ebm t\u00eb fort\u00eb tani q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb se Hamas nuk kthehet psh. brenda 3 jav\u00ebsh? I thash\u00eb kryeministrit Rama se, kur Presidenti i Turqis\u00eb deklaron se Hamas-i \u00ebsht\u00eb luft\u00ebtar i liris\u00eb dhe Izraeli \u00ebsht\u00eb terrorist, nuk mendoj se Izraeli do t\u00eb bjer\u00eb dakord q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb njeriu, i cili do t\u00eb na jap\u00eb sigurin\u00eb se Hamas-i nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb Gaza. Mendoj se nuk mund t\u00eb nxjerrim t\u00eb gjith\u00eb letrat mbi tavolin\u00eb p\u00ebrpara se lufta t\u00eb mbaroj\u00eb. Ne kemi nj\u00eb mision shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe dua ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u2019ju treguar nj\u00eb fotografi, se pse lufta duhet t\u00eb mbaroj\u00eb dhe pse ajo nuk mund t\u00eb mbaroj\u00eb p\u00ebrpara se k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi. Ne akoma kemi pengje n\u00eb Gaza. Ky foshnj\u00eb, e ka emrin Kfir. U \u00e7ua n\u00eb 7 tetor n\u00eb Gaza me v\u00ebllan\u00eb Ariel. At\u00ebher\u00eb ishte 9 muajsh. Sot \u00ebsht\u00eb 11 muajsh. E kan\u00eb marr\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> A e dini n\u00ebse jan\u00eb gjall\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Nuk dim\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta. Dim\u00eb q\u00eb babai i tyre \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, gjithashtu i mbajtur peng n\u00eb Gaza, ve\u00e7mas. Me k\u00ebto karta po luan Hamas-i. P\u00ebrve\u00e7 tyre, ne kemi 137 burra t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme, si dhe disa gra, q\u00eb po mbahen ende si pengje. Pra, ju i shihni k\u00ebto fotografi dhe t\u00eb gjith\u00eb duhet ta shohin beben Kfir p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse ne nuk i japim dot fund luft\u00ebs p\u00ebrpara se k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Zonja ambasadore, n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb intervistoja p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Autoritetit Palestinez k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, ai t\u00eb m\u00eb tregonte f\u00ebmij\u00ebt\u00a0 e vrar\u00eb n\u00eb Gaza dhe ju do ta shihnit nga televizori, \u00e7far\u00eb p\u00ebrshtypje do t\u2019ju b\u00ebnte? Dhe ai do t\u2019ju b\u00ebnte ju fajtor, si\u00e7 b\u00ebni ju Hamas-in.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Shiko, nj\u00eb gj\u00eb nuk do ta b\u00ebja kurr\u00eb. Nuk mendoj se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ka vler\u00eb t\u00eb ndryshme k\u00ebtu apo atje. Kur shoh nj\u00eb foshnj\u00eb t\u00eb vrar\u00eb apo t\u00eb plagosur m\u00eb thyhet zemra. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb komb\u00ebsie ka, por k\u00ebtu ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. P\u00ebr k\u00ebto foshnje q\u00eb ju tregova n\u00eb fotografi, dikush shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, n\u00eb shtratin e tyre, i mori dhe i \u00e7oi n\u00eb Gaza. Fqinj\u00ebt e e tij u masakruan n\u00eb shtrat. Nuk ndodhi gjat\u00eb luft\u00ebs, nuk ndodhi gjat\u00eb bombardimeve. M\u00eb vjen v\u00ebrtet keq p\u00ebr \u00e7do civil t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb po l\u00ebndohen nga lufta. Por Izraeli, as qeveria, as ushtria, nuk kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nj\u00eb foshnj\u00eb, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb civil apo\u00a0 zonjat. K\u00ebta ishin sh\u00ebnjestra dhe ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Gjat\u00eb takimit q\u00eb pat\u00ebt, kryeministri Rama jua shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr konfliktin e tejzgjatur n\u00eb Gaza, p\u00ebr shkak t\u00eb shkat\u00ebrrimit, viktimave, vuajtjeve, si\u00e7 u shpreh n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb platform\u00ebn X?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Sigurisht q\u00eb i shprehu. Dhe nuk e kund\u00ebrshtova. Por duhet t\u00eb them di\u00e7ka. Ka shum\u00eb statistika q\u00eb po shp\u00ebrndahen nga lufta. Pyesni veten nga vijn\u00eb k\u00ebta numra? Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb Hamas, por, megjithat\u00eb, p\u00ebr mua nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1 foshnj\u00eb apo 10 mij\u00eb foshnj\u00eb. Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb civil\u00ebt po l\u00ebndohen, por faji \u00ebsht\u00eb i Hamas-it. Kur Hamas-i sulmoi Izraelin ata e dinin q\u00eb Izraeli do t\u00eb reagonte. \u00c7far\u00eb menduan ata, q\u00eb forcat tona ajrore do t\u00eb uleshin dhe do t\u00eb thonin \u201cooo jooo, ne nuk do t\u00eb l\u00ebndojm\u00eb ask\u00ebnd\u201d. Jo! Kjo \u00ebsht\u00eb luft\u00eb! Kur ti deklaron nj\u00eb luft\u00eb, ti e di q\u00eb njer\u00ebzit e tu do t\u00eb vriten. Por ata nuk duan t\u2019ia din\u00eb. Ata e kan\u00eb n\u00ebn kontroll Gaz\u00ebn, jan\u00eb qeveria e Gaz\u00ebs q\u00eb prej 2006-\u00ebs. Nuk nd\u00ebrtuan qoft\u00eb edhe nj\u00eb streh\u00eb mbrojt\u00ebse. E dini \u00e7far\u00eb nd\u00ebrtuan? 500 kilometra tunele. Kur u pyet\u00ebn nga media nd\u00ebrkomb\u00ebtare pse kur bombardoheni nga Izraeli nuk i \u00e7oni civil\u00ebt n\u00eb tunele, ata than\u00eb \u201cjo, tunelet jan\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. Na duhen.\u201d. Hamas-i duhet t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7do foshnje q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar n\u00eb Gaza, p\u00ebr \u00e7do viktim\u00eb n\u00eb Gaza. Dhe e dini \u00e7far\u00eb? Njer\u00ebzit kan\u00eb nisur t\u00eb zgjohen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Po tani q\u00eb ushtria izraelite \u00ebsht\u00eb n\u00eb jug, ku do t\u00eb shkojn\u00eb palestinez\u00ebt? Do t\u00eb vriten edhe m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Duhet t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe pastaj do t\u00eb p\u00ebrgjigjem. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb dhe Izraeli duhet t\u00eb mbroj\u00eb civil\u00ebt e tij. Ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb Hamasin me \u00e7do \u00e7mim. Duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ne i marrim n\u00eb konsiderat\u00eb civil\u00ebt n\u00eb Gaza. Kur rinisi sulmet, Izraeli shp\u00ebrndau fletushka me zona specifike n\u00eb Gaza ku thuh\u00ebj \u201cshkoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb tjetr\u00ebn do t\u00eb bombardohet\u201d. M\u00eb tregoni nj\u00eb ushtri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndan fletushka tek njer\u00ebzit p\u00ebrpara bombardimeve, duke u th\u00ebn\u00eb se po bombardojm\u00eb k\u00ebtu dhe jo atje. Ne e dim\u00eb q\u00eb Hamas-i po i p\u00ebrdor k\u00ebta civil\u00eb dhe gjithashtu jan\u00eb mes tyre dhe jan\u00eb duke u arratisur me ta. E dim\u00eb, e kemi marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, prandaj kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb sesa duhet t\u00eb ishte, sepse ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb civil\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Elona Me\u00e7o:<\/strong> Do t\u00eb doja t\u2019ju b\u00ebja edhe shum\u00eb pyetje t\u00eb tjera, por jemi n\u00eb fund p\u00ebr shkak t\u00eb minutazhit. \u00c7far\u00eb zgjidhje kan\u00eb palestinez\u00ebt? Ju deklaruat tre kushtet dhe nj\u00ebri prej tyre ishte p\u00ebrjashtimi i Hamas-it. \u00c7far\u00eb zgjidhje u keni l\u00ebn\u00eb? Nuk ka Hamas, nuk ka Autoritet Palestinez. Kush do t\u2019i qeveris\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ambasadorja e Izraelit:<\/strong> Palestinez\u00ebt duhet t\u00eb vendosin, n\u00ebse ata duan q\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb komb q\u00eb ka nj\u00eb shtet, si\u00e7 mund\u00ebm ne ta kishim n\u00eb 1948-\u00ebn. Ata duhet t\u00eb vendosin q\u00eb t\u00eb braktisin terrorin dhe t\u00eb nisin t\u00eb sillen si njer\u00ebz q\u00eb nuk duan t\u00eb luftojn\u00eb me terror. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb kur lufta t\u00eb mbaroj\u00eb dhe do t\u00eb mbaroj\u00eb, mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb muaj apo nj\u00eb muaj tjet\u00ebr, por do t\u00eb mbaroj\u00eb dhe Hamas-i do t\u00eb largohet nga Gaza, pra, kur lufta t\u00eb mbaroj\u00eb, n\u00ebse duan nj\u00eb shtet, duhet t\u00eb nisin t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebt e tyre pa terror. Terrori nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Sapo ata ta deklarojn\u00eb dhe jo vet\u00ebm ta deklarojn\u00eb, por edhe ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, palestinez\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb ardhme. Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, Gaza mund t\u00eb jet\u00eb Singapori i Lindjes s\u00eb Mesme. Parat\u00eb nuk jan\u00eb problem. Minut\u00ebn q\u00eb lufta do t\u00eb mbaroj\u00eb, do t\u00eb shohim se vendet donatore do t\u00eb hedhin miliarda euro n\u00eb Gaza p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebto para? Do t\u2019i ivestojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb terror dhe bomba, duke sulmuar Izraelin? Golda Meyer, ish kryeministre e Izraelit ka th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb bukur dikur: \u201cPaqja do t\u00eb triumfoj\u00eb, kur palestinez\u00ebt do t\u00eb duan f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb shum\u00eb sesa na urrejn\u00eb ne\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse ata vendosin t\u00eb duan veten m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb urrejn\u00eb Izraelin mendoj se kjo mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Izraelit n\u00eb Tiran\u00eb, Galet Peleg, gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin \u201cPa Censur\u00eb\u201d t\u00eb gazetares Elona Me\u00e7o deklaroi se propozimi i Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e situat\u00ebs pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb tre kushte. Sipas ambasadores Peleg tre kushtet jan\u00eb lirimi i t\u00eb gjitha pengjeve nga Hamasi, moskontrolli i Gaz\u00ebs nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":637973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-637970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=637970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637970\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/637973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=637970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=637970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=637970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}