{"id":637022,"date":"2023-12-05T13:57:04","date_gmt":"2023-12-05T12:57:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=637022"},"modified":"2023-12-05T13:57:51","modified_gmt":"2023-12-05T12:57:51","slug":"mirush-kabashi-ndahet-nga-jeta-aktoret-kinematografise-shqiptare-shprehin-ngushellimet-dhe-admirimin-per-artistin-e-njohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/12\/05\/mirush-kabashi-ndahet-nga-jeta-aktoret-kinematografise-shqiptare-shprehin-ngushellimet-dhe-admirimin-per-artistin-e-njohur\/","title":{"rendered":"Mirush Kabashi ndahet nga jeta, aktor\u00ebt e kinematografis\u00eb shqiptare shprehin ngush\u00ebllimet dhe admirimin p\u00ebr artistin e njohur\u00a0","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-637023 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/1701759950_mirushkabashi.jpg\" alt=\"\" width=\"826\" height=\"466\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/1701759950_mirushkabashi.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/1701759950_mirushkabashi-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/1701759950_mirushkabashi-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 826px) 100vw, 826px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Disa nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb kinematografis\u00eb shqiptare, kan\u00eb shprehur ngush\u00ebllimet e tyre lidhur me ndarjen nga jeta t\u00eb artistit t\u00eb madh Mirush Kabashi, duke e konsideruar artin n\u00eb zi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Bujar Kapexhiu e vler\u00ebsoi figur\u00ebn e Kabashit, nd\u00ebrsa theksoi se ai ishte tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nga talenti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Ai shprehet se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr familjen, miqt\u00eb, shok\u00ebt dhe artin shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Gjithashtu shton se aktorin e dallonte nga t\u00eb tjer\u00ebt, serioziteti, k\u00ebmb\u00ebngulja dhe puna q\u00eb b\u00ebnte me rolin,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr familjen, miqt\u00eb, shok\u00ebt dhe artin shqiptar. Themi shpesh p\u00ebr aktor\u00ebt dhe regjisor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, por p\u00ebr Mirushin fjala e sinqert\u00eb \u00ebsht\u00eb; nj\u00eb aktor dhe artist i rrall\u00eb. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb aktor i talentuar, virtuoz. At\u00eb e dallonte nga t\u00eb tjer\u00ebt, serioziteti, k\u00ebmb\u00ebngulja dhe puna q\u00eb b\u00ebnte me rolin, madje ne thonim; e tepron m\u00eb k\u00ebt\u00eb seriozitet. Mbi k\u00ebt\u00eb material m\u00eb pas kishte nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ai kishte korrektes\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka.\u201d, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">tha ai.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkaq Sotiraq Bratko shprehet se ndarja nga jeta e \u2018Nderit t\u00eb Kombit\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje jasht\u00ebzakonisht e madhe p\u00ebr artin shqiptar. M\u00eb tej ai thot\u00eb se <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2018Shkruaj dhe lotoj\u2026 shk\u00ebmb i madh ne themelet e teatrit dhe kinemas\u00eb.\u2019<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Bratko dhe Kabashi kan\u00eb luajtur n\u00eb filmin \u201cShoqja nga fshati\u201d, ku luanin rolin e nipit dhe daj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Lajm shume i hidhur p\u00ebr mua. Luftoi shume, por s\u00ebmundja p\u00ebr te cil\u00ebn ai me shume fuqi p\u00ebr ta mposhtur e paska vene posht\u00eb\u2026 Me thoshte vazhdimisht, \u201cDo te me vere posht\u00eb por un\u00eb do ta superoj\u201d.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ohhh i madhi njeri! Ohhh i madhi artist! Ohh i madhi mik dhe shok! Ohhh i madherishmi Mirush! Sic emrin kishte dhe do mbetet i mire e i p\u00ebrjetsh\u00ebm!<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Humbje jasht\u00ebzakonisht e madhe p\u00ebr kombin. I madhi ne thjesht\u00ebsi, t\u2019i jete e lehte toka! Kurr\u00eb nuk pretendoi me shume se te ishe i thjeshte qeshur i dashur NJERI.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Shkruaj dhe lotoj\u2026 Shk\u00ebmb i madh ne themelet e teatrit dhe kinemas\u00eb. I p\u00ebrjetshme do mbetet jo vetme p\u00ebr ne por p\u00ebr gjith\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebsit ne rruzullin Toke, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">shkruan Bratko.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">M\u00eb tej, n\u00eb nj\u00eb dalje n\u00eb media, Kita u ndal te njohja e saj me Kabashin, ku tha se \u00ebsht\u00eb njohur q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e saj dhe e kan\u00eb pasur nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo tha se Kabashi ishte nj\u00eb artit i madh i sken\u00ebs shqiptare dhe se her\u00eb q\u00eb shkonte n\u00eb festivalin \u2018Koko Fest\u2019 jepte ide dhe sugjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb jo e mir\u00eb p\u00ebr sken\u00ebn dhe artdash\u00ebsit shqiptar\u00eb. Lidhja me Kabashin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hershme. Kam krijuar dhe nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb me t\u00eb.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Mirushi zhvillonte ide p\u00ebr t\u00eb perfeksionuar festivalin e \u2018Koko Fest\u2019. Karriera e tij dhe mjesht\u00ebria e madhe e tij ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u2018Nderi i Kombit\u2019 dhe mjeshtri i madh i sken\u00ebs. Ne jo vet\u00ebm q\u00eb kemi ndjekur shfaqjet, por jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb sh\u00ebtisnim n\u00eb vende t\u00eb bukura turistike t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, ku ne kemi marr\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi.\u00a0<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Doja t\u00eb shprehja ngush\u00ebllimet p\u00ebr familjar\u00ebve, komunitetet artistik dhe kujtdo q\u00eb ka ndjekur veprat e tij.\u201d, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">u shpreh Kita.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Nd\u00ebr aktor\u00ebt q\u00eb gjithashtu shprehu dhimbjen dhe admirimin p\u00ebr artistin e madh t\u00eb sken\u00ebs, Mirush Kabashi \u00ebsht\u00eb edhe aktori Ndri\u00e7im Xhepa, i cili e vler\u00ebson figur\u00ebn e aktorit si em\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb radh\u00ebn e artist\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb dalje gjithashtu p\u00ebr mediat Xhepa u kthye pas n\u00eb koh\u00eb, kur luajti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Kabashin n\u00eb filmin \u2018Koh\u00eb e larg\u00ebt\u2019, nd\u00ebrsa theksoi se ky i fundit ishte maniak i p\u00ebrpik\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cLajm i trisht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebngjes dhjetori. \u00cbsht\u00eb lajm i trisht\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshorten, p\u00ebr dy vajzat e tij dhe komunitetin e teatrit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku punoi p\u00ebr shum\u00eb vite. Ka pasur edhe prezenc\u00eb n\u00eb televizionin shqiptar, n\u00eb spektakle t\u00eb fundvitit dhe m\u00eb pas erdhi n\u00eb teatrin Komb\u00ebtar pas viteve 2000.\u00a0<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ka bashk\u00ebpunuar me t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt. Ishte prezent n\u00eb shum\u00eb institucione dhe p\u00ebr spektatorin dhe artdash\u00ebsit q\u00eb prek\u00ebn artin e tij. Mirushin, e kam takuar shtatorin q\u00eb kaloi. E pash\u00eb mir\u00eb nga ana psiko-fizike, pasi kishte disa koh\u00eb q\u00eb vuante nga kjo s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Ishte natyr\u00eb vitale, sikur nuk e ndjeje fare q\u00eb ai kalonte nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0Ndejm\u00eb dhe biseduam dhe menduam se do t\u2019ia kalonte. Por ja q\u00eb s\u2019paska qen\u00eb e th\u00ebn\u00eb. Pasi ai ishte notar, sportist, nuk p\u00ebrdorte alkool dhe as cigare, por nuk qenka e shkruar. Ishte nj\u00eb aktor pun\u00ebtor, maniak dhe me ekzigjenca t\u00eb m\u00ebdha. Ne jemi bashkuar n\u00eb jav\u00ebt e fundit t\u00eb filmit \u2018Koh\u00eb e larg\u00ebt\u2019, ishim n\u00eb ishullin e Presp\u00ebs dhe punuam vet\u00ebm bashk\u00eb dhe vura re nj\u00eb maniak\u00ebri.\u201d,<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> tha Xhepa.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Nj\u00eb tjet\u00ebr aktor i cili u shpreh mbi k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb artit n\u00eb zi \u00ebsht\u00eb edhe aktori Vasjan Lami, ku p\u00ebrve\u00e7 admirimit dhe fjal\u00ebve t\u00eb mira p\u00ebr aktorin, Lami thekson se Mirush Kabashi nuk u shp\u00ebrblye aq sa meritonte. Ai tha se Kabashi ishte nj\u00eb etalon i aktorit jasht\u00ebzakonisht pun\u00ebtor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cPubliku ka adhuruar \u00e7do rol t\u00eb Mirush Kabashit. Ai ishte i ve\u00e7ant\u00eb. I jepje pun\u00ebn dhe rrije i qet\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb njeri shum\u00eb vital e shum\u00eb familjar. P\u00ebrpos k\u00ebsaj ai ishte shum\u00eb korrekt, elegant\u201d<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, u shpreh Lami.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr aktori i cili ka luajtur me Mirushin n\u00eb filmin \u201cTelefoni i nj\u00eb m\u00ebngjesi\u201d foli edhe p\u00ebr shp\u00ebrblimin e aktor\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cAsgj\u00eb nuk ka qen\u00eb e shp\u00ebrblyer sa e meritojn\u00eb artist\u00ebt. Aktori \u00ebsht\u00eb profesion i privilegjuar, ka edhe adhurim n\u00eb popull.\u00a0<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb na e shohin t\u00eb gjith\u00eb, por \u00ebsht\u00eb profesion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasi vihesh p\u00ebrball\u00eb dhe gjykohesh nga shum\u00eb njer\u00ebz. Shp\u00ebrblimi p\u00ebr aktor\u00ebt \u00ebsht\u00eb i pallogaritsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb qesharak!\u201d, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">tha ai.<\/span><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb kinematografis\u00eb shqiptare, kan\u00eb shprehur ngush\u00ebllimet e tyre lidhur me ndarjen nga jeta t\u00eb artistit t\u00eb madh Mirush Kabashi, duke e konsideruar artin n\u00eb zi. Bujar Kapexhiu e vler\u00ebsoi figur\u00ebn e Kabashit, nd\u00ebrsa theksoi se ai ishte tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nga talenti. Ai shprehet se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":4,"featured_media":637023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[53],"tags":[],"class_list":["post-637022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fast-foodi"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=637022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637022\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/637023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=637022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=637022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=637022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}