{"id":636310,"date":"2023-12-02T14:17:31","date_gmt":"2023-12-02T13:17:31","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=636310"},"modified":"2023-12-02T14:17:31","modified_gmt":"2023-12-02T13:17:31","slug":"rezoluta-e-rithemelimit-shqiptaret-te-bashkohen-ne-nje-front-te-gjere-opozitar-perballe-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/12\/02\/rezoluta-e-rithemelimit-shqiptaret-te-bashkohen-ne-nje-front-te-gjere-opozitar-perballe-qeverise\/","title":{"rendered":"Rezoluta e Rithemelimit: Shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb opozitar p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-636311 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/sali-berisha62.jpg\" alt=\"\" width=\"957\" height=\"474\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/sali-berisha62.jpg 957w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/sali-berisha62-300x149.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/sali-berisha62-768x380.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 957px) 100vw, 957px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">Kuvendi Komb\u00ebtar i Rithemelimit i thirrur dit\u00ebn e sotme ka dal\u00eb me nj\u00eb rezolut\u00eb ku i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb opozitar p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400; color: #000000;\">N\u00eb rezolut\u00eb thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u201cPartia Demokratike i k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rezistuar dhe nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha sakrificat q\u00eb koha dikton, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur pa kthim n\u00eb betej\u00ebn me regjimin autokratik t\u00eb narko-shtetit, me q\u00ebllim mbrojtjen e vlerave dhe arritjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebto 32 vite pluraliz\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b>Rezoluta<\/b><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, mbledhur sot m\u00eb dat\u00eb 2 dhjetor 2023, pasi mori n\u00eb shqyrtim situat\u00ebn politike, ekonomike n\u00eb vend, konstaton se:<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Tridhjet\u00eb vjet pas p\u00ebrmbysje s\u00eb regjimit totalitar komunist m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri aktualisht \u00ebsht\u00eb vendosur narko-diktatura e bazuar ne drog\u00ebn, krimin dhe korrupsionin. Shtyllat e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, shtyllat e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, institucionet e Republik\u00ebs Parlamentare, parlamentarizmi, zgjedhjet e lira, liria ekonomike, rendi dhe dhe siguria, jan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike nga narko-regjimi i instaluar ne Shqiperi. Edi Rama ka vendosur tashm\u00eb kontrollin e tij t\u00eb plot\u00eb mbi \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyq\u00ebsor, ekonomin\u00eb dhe mediat e vendit;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Regjimi mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga bashk\u00ebpunimi i tij i ngusht\u00eb me krimin e organizuar, n\u00ebp\u00ebrmjet financimit me parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga trafiku i drog\u00ebs dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lart\u00eb dhe i kudogjendur qeveritar. Instalimi i k\u00ebtij narko-regjimi sh\u00ebnon nj\u00eb rast t\u00eb paprecedent\u00eb, rastin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, ku nj\u00eb vend i cili aspiron t\u00eb ardhmen evropiane, qeveriset nga pushtetar\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me krimin e organizuar, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes q\u00ebndrore dhe vendore;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Regjimi i Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb makineri gjigande t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb kontrollit te vullnetit te tyre dhe deformimit t\u00eb thell\u00eb, me t\u00eb gjitha instrumentet, t\u00eb institucionit t\u00eb zgjedhjeve. N\u00ebp\u00ebrmjet industris\u00eb s\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, dhe makinerise se frikesimit te qytetar\u00ebve, regjimi shnd\u00ebrron krimin n\u00eb vot\u00eb dhe vot\u00ebn n\u00eb krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur \u201cde facto\u201d monizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Shtetit i s\u00eb drejt\u00ebs po zhb\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga narkoshteti: krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb vendimarr\u00ebsi kryesor n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb egzekutivin, legjislativin dhe gjyqesorin shqiptar. Parimet themelore kushtetuese si pluralizmi politik, ndarja e<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">pushteteve, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb individit, e drejta e patjet\u00ebrsueshme e pron\u00ebsis\u00eb, ekzistenca e nj\u00eb media t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, jan\u00eb tashm\u00eb n\u00ebn nje agresion real t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr zhb\u00ebrjen e tyre dhe kapjes nga ky narko-regjim;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Regjimi, ka asgj\u00ebsuar \u201cde facto\u201d Kushtetut\u00ebn dhe pluralizmin parlamentar n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb drejtat kushtetuese dhe ligjore t\u00eb deputeteve te opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e Komisioneve hetimore Parlametare si dhe zgjedhjen e perfaqesueseve te tyre ne komisionet parlamentare, inisiativat e tyre ligjevense, jan\u00eb zeruar nga ky regjim me logjik\u00ebn e ftoht\u00eb dhe kalkuluese t\u00eb nj\u00eb autokratik. Deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike dhe Opozita trajtohen si armiq t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb vendit. Pluralizmin politik n\u00eb parliament \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me monizmin e partis\u00eb-shtet;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb ngritura p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pavarura, po ndjekin nj\u00eb axhend\u00eb politike agresive t\u00eb mazhoranc\u00ebs, duke i sh\u00ebrbyer interesave t\u00eb saj dhe aspak drejt\u00ebsis\u00eb dhe shtetit ligjor. \u201cHeronjt\u00eb e Antikorrupsionit\u201d nuk guxojn\u00eb t\u00eb godasin asnj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb socialist pa miratimin e kreut t\u00eb qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa Opozit\u00ebs i rezervohen metodat staliniste t\u00eb ngritjes s\u00eb akuzave dhe fabrikimit t\u00eb provave t\u00eb rreme. Goditja n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre \u201cakuzave\u201d e liderit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, jan\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme e kapjes totale t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga ana e Edi Ram\u00ebs dhe q\u00ebndrimit armiq\u00ebsor t\u00eb tij ndaj opozit\u00ebs;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Korrupsioni galopant n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn dhe familjen e klanet qeveritare. Korrupsioni po rr\u00ebnon \u00e7do dit\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe sigurin\u00eb ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb ngritura p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e korrupsionit n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Europ\u00ebs, kan\u00eb d\u00ebshtuar q\u00ebllimisht duke demostruar anshm\u00ebrin\u00eb e tyre politike p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend dhe mbrojtur interesin publik;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Partia Demokratike si forca kryesore opozitare, ndodhet prej vitesh n\u00ebn nj\u00eb sulm politik t\u00eb paprecedent, t\u00eb papajtuesh\u00ebm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik n\u00eb nj\u00eb republike parlamentare. Ky sulm \u00ebsht\u00eb orkestruar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Edi Rama me q\u00ebllim zhb\u00ebrjen e opozit\u00ebs dhe vlerave t\u00eb saj t\u00eb q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, goditjen e reformave t\u00eb thella t\u00eb nd\u00ebrmarra q\u00eb kan\u00eb transformuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj evropiane, goditjen e trash\u00ebgimis\u00eb politike dhe t\u00eb lidershipit t\u00eb saj;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Partia Demokratike u shantazhua n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat p\u00ebr ta detyruar at\u00eb t\u00eb mos merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar d\u00ebshtoi, mazhoranca manipuloi thell\u00ebsisht zgjedhjet vendore, n\u00eb fush\u00ebn zgjedhore m\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga vendosja e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 C\u00ebnimi i t\u00eb drejtave politike t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb seriozisht n\u00eb pik\u00ebpyetje garantimin e t\u00eb drejtave kushtetuese p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe per tu zgjedhur, \u00e7ka ka d\u00ebmtuar dhe rrezikon t\u00eb bllokoj\u00eb procesin e integrimit europian t\u00eb vendit.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">-Opozit\u00ebs, si pasoj\u00eb e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb kapur politikisht nga mazhoranca, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb \u00e7do norme juridike, si edhe kapjes politike t\u00eb organeve<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">administruese t\u00eb procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb patur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb administrimin dhe mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij procesi;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Raporti OSBE\/OHDIR rr\u00ebzoi p\u00ebrfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e r\u00ebnda t\u00eb ngritura nga Partia Demokratike p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe pas periudh\u00ebs zgjedhore;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b><i>Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr:<\/i><\/b><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Gjendjen dramatike t\u00eb demokracis\u00eb dhe shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Rrezikun imediat t\u00eb shpopullimit dhe zhb\u00ebrjes s\u00eb vendit, kur mafia, korrupsioni i kudogjendur, zhb\u00ebrja e institucioneve demokratike, dhunimi i lirive dhe te drejtave thelb\u00ebsore t\u00eb individit, varferia e frikshme ne rritje, mungesa e shpres\u00ebs dhe e t\u00eb ardhmes po i detyrojn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb marrin p\u00ebrs\u00ebri rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Faktin se Partia Demokratike dhe aleat\u00ebt e saj p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sot t\u00eb vetmin institucion opozitar q\u00eb nuk kontrollohet nga rregjimi autokratik dhe t\u00eb vetmin instrument p\u00ebr t\u00eb normalizuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb vendit;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><b><i>Kuvendi Komb\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike deklaron se:<\/i><\/b><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rezolute, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, miraton si doktrin\u00ebn e saj dokumentin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Vlerave t\u00eb Djathta, si baz\u00eb programore dhe ideore p\u00ebr programet elektorale dhe qeverisjen e nes\u00ebrme.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Mbrojtja e Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, pluralizmit, ruajta e interesit komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve pavar\u00ebsisht se ku ata jetojn\u00eb, mbrojtja e opozitarizmit dhe t\u00eb demokracis\u00eb, lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe sundimit t\u00eb ligjit si dhe mb\u00ebshtetja e integrimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb evropian si objektivi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik p\u00ebr vendin, jan\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb misionet e patjet\u00ebrsueshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb themeluar, ekziston dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb krijuar mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre premisave dhe i konsideron t\u00eb shenjta ato. Ajo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka, \u00e7do sip\u00ebrmjarrje, \u00e7do sakrific\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrp\u00ebrcej\u00eb \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rikthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb, vlerave evropiane dhe ta shp\u00ebtoj\u00eb at\u00eb nga regjimi i narkoshtetit q\u00eb po shkat\u00ebrron \u00e7do dit\u00eb;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Partia Demokratike i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb kuptuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi k\u00ebt\u00eb \u00e7ast shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb vendi po kalon dhe ta konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb moment si p\u00ebrcaktues n\u00eb historin\u00eb e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e vlerave demokratike t\u00eb saj;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Partia Demokratike i k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">saj, t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rezistuar dhe nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha sakrificat q\u00eb koha dikton, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur pa kthim n\u00eb betej\u00ebn me rregjimin autokratik t\u00eb narko-shtetit, me q\u00ebllim mbrojtjen e vlerave dhe arritjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebto 32 vite pluraliz\u00ebm;<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Partia Demokratike nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet kurr\u00eb nga ky mision historik i saj. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb japim \u00e7do kontribut dhe pranojm\u00eb \u00e7do sakrific\u00eb p\u00ebr rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr kontributin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa asnj\u00eb dallim partiak, q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik dhe pluralizmi politik dhe opozitarizmi jan\u00eb vlera te paz\u00ebvend\u00ebsueshme te shoq\u00ebrive t\u00eb lira demokratike.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2013 Partia Demokratike shpreh besimin e saj t\u00eb plot\u00eb se thirrjes s\u00eb saj do t`i bashkohen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb jetike t\u00eb pluralizmit politik dhe opozit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si kusht vendimtar p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane. Bashkimi n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm garanton fitoren ton\u00eb, fitoren e demokracis\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes t\u00eb sigurt\u00eb evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/i><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komb\u00ebtar i Rithemelimit i thirrur dit\u00ebn e sotme ka dal\u00eb me nj\u00eb rezolut\u00eb ku i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb opozitar p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb rezolut\u00eb thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u201cPartia Demokratike i k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb front [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":4,"featured_media":636311,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-636310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/636310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=636310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/636310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/636311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=636310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=636310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=636310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}