{"id":635603,"date":"2023-11-29T14:56:56","date_gmt":"2023-11-29T13:56:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=635603"},"modified":"2023-11-29T14:56:56","modified_gmt":"2023-11-29T13:56:56","slug":"berisha-28-nentori-dita-e-clirimit-shqiperia-ne-nje-pushtim-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/11\/29\/berisha-28-nentori-dita-e-clirimit-shqiperia-ne-nje-pushtim-te-ri\/","title":{"rendered":"Berisha: 28 N\u00ebntori, Dita e \u00c7lirimit. Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sali-berisha-oko.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-633880\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sali-berisha-oko.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sali-berisha-oko.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sali-berisha-oko-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sali-berisha-oko-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ish-kryeministri Sali Berisha iu \u00ebsht\u00eb bashkuar mesazheve p\u00ebr fest\u00ebn e \u00c7lirimit, por pa e njohur si dat\u00eb zyrtare t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Berisha i q\u00ebndron s\u00ebrish tez\u00ebs se data 28 n\u00ebntor p\u00ebrve\u00e7 Pavar\u00ebsis\u00eb, mbahet edhe si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, Berisha thekson se sot Shqip\u00ebria, nga nj\u00eb pushtim i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton n\u00eb Shqip\u00ebri politik\u00ebn e shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit komb\u00ebtar. Me dhun\u00ebn, terrorin, vjedhjen e vot\u00ebs, grabitjen e miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasurit\u00eb publike t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb keq se sa \u00e7do pushtues tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tij ai shnd\u00ebrroi shqiptar\u00ebt n\u00eb popullin e gomoneve dhe deboi me vrasje shprese nga vendi n\u00eb 10 vite 1.1 milion shqiptar\u00eb apo 35% t\u00eb popullat\u00ebs dom\u00ebth\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb civile ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr\u201d-<\/em> .shkruan Berisha.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">REAGIMI I BERISHES<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>28 n\u00ebntori 1944, Shqip\u00ebria \u2013 nga nj\u00eb pushtim i vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Data 28 n\u00ebntor 1944 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm dita e Pavar\u00ebsis\u00eb, por mbahet edhe si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithse edhe sot pasardh\u00ebsit e diktatorit stalinist vazhdojn\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb sipas ritit enveristo-serb me dat\u00eb 29 n\u00ebntor, pra me dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me dat\u00ebn 28 n\u00ebntor. R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, q\u00ebndron n\u00eb faktin se Enver Hoxha fallsifikoj edhe k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebr t\u2019a njehsuar k\u00ebt\u00eb feste jo me Dit\u00ebn e \u00e7lirimit, por me fest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, me dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb saj n\u00eb Jajc\u00eb, m\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1943. Pra ai fallsifikoi dat\u00ebn e \u00e7lirimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pas bashkimit t\u00eb Shqiperis\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb, t\u00eb festonin edhe shqiptaret me 29 n\u00ebntor s\u00ebbashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajc\u00ebn se aty nuk kishin qen\u00eb, por \u00c7lirimin e vendit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mir\u00ebpo mjerisht, ende sot e k\u00ebsaj dite, ka shqip-fol\u00ebs q\u00eb n\u00eb shembullin e Edi Ram\u00ebs, argatit t\u00eb Beogradit apo Pashiqit t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb edhe sot vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb si Mek\u00eb Beogradin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim un\u00eb do ndalem n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr themelor t\u00eb k\u00ebsaj date, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamohueshme historike, se 28 nentori i vitit 1944 sh\u00ebnoi jo vetem \u00e7lirimin nga nj\u00eb pushtim i huaj, por dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e atij pushtimi me nj\u00eb pushtim t\u00eb dyfisht\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr pushtim t\u00eb huaj dhe nj\u00eb pushtim t\u00eb brendesh\u00ebm si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo mbasi n\u00eb fronin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb u ul nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sot historian dhe studjues vendas dhe t\u00eb huaj me botimet e tyre serioze dhe t\u00eb shumta t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta t\u00eb arkivave t\u00eb vendit, t\u00eb atyre t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera kan\u00eb rishkruar historin\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtetave historike t\u00eb pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb shkrir\u00eb si rrezet e diellit brym\u00ebn, malin e lart\u00eb t\u00eb fallsifikimeve t\u00eb histeriografis\u00eb hoxhiste. Prandaj sot bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat historike shkencore \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim t\u00eb thell\u00eb nga \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb jeton p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si dhe n\u00eb rastin konkret edhe rreth k\u00ebsaj date<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>studimet, botimet themelore t\u00eb ketij \u00e7erek shekulli t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta dhe raporte t\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shterruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb serbomadhis\u00eb themeluan me dy qellime kryesore me t\u00eb d\u00ebrguarit e tyre n\u00eb nentor t\u00eb vitit 1941 n\u00eb Tiran\u00eb, Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqiperise, si deg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Popovi\u00e7- Mugosha. Q\u00ebllimi i par\u00eb dhe m\u00eb kryesor ishte krijimi i kalit t\u00eb troj\u00ebs, pra i nj\u00eb partie dhe l\u00ebvizje jugosllave n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb drejtuar dhe urdh\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur prej tyre kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare. Q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb porosive t\u00eb Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forc\u00eb dhe kjo l\u00ebvizje shqiptaro-serbe t\u00eb mobilizonte shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst komunist\u00ebt serbo-malazez shkruajt\u00ebn programin e k\u00ebsaj partie pa ju referuar as dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme Kosov\u00ebs dhe \u00e7eshtjes shqiptare, vendos\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb saj Miladin Popovi\u00e7in dhe em\u00ebruan rreth tij Enver Hoxh\u00ebn dhe vasalet e tjer\u00eb. Pra p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serbo-malazez t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb (PKJ) si\u00e7 pohon dhe vet\u00eb Tito, themeluan, udh\u00ebhoq\u00ebn dhe urdh\u00ebruan Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqiperis\u00eb (PKSH) dhe njesit\u00eb e saj partizane gjat\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebs si parti dhe levizje jugosllave dhe m\u00eb konkretisht serbe.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>PKJ me kalin e saja t\u00eb troj\u00ebs PKSH arriti me sukses t\u00eb bllokoj\u00eb bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashkimin e kombit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ata me ndihm\u00ebn direkte t\u00eb PKSH dhe Enver Hoxh\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve me origjin\u00eb nga Kosova si Fadil Hoxha etj q\u00eb u d\u00ebrguan aty me mision, arrit\u00ebn t\u00eb vendosnin Kosov\u00ebn n\u00ebn vart\u00ebsin e PKJ, pavar\u00ebsisht se Mbret\u00ebria e Sllav\u00ebve t\u00eb jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin.Tito dhe PKJ n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjes s\u00eb tyre jugosllave q\u00eb themeluan n\u00eb Tiran\u00eb realizuan sa m\u00eb sip\u00ebr duke p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare nga programi i PKSH.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po k\u00ebshtu ata imponuan anullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, injorimin dhe asgjesimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bujanit dhe urdh\u00ebruan d\u00ebrgimin e brigadave dhe divisioneve partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb pretekstin e \u00e7lirimit nga gjerman\u00ebt, por n\u00eb fakt si pararoje e pushtimit t\u00eb saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes s\u00eb saj n\u00eb administrim ushtarak nga Tito.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Krahas k\u00ebtyre, historian\u00ebt dhe studiuesit kan\u00eb faktuar me dokumenta t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se: udh\u00ebheq\u00ebsit jugosllav dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943, luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve e degraduan n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kryesisht vlla-vras\u00ebse civile dhe se PKSH si\u00e7 pranon unanimisht vet\u00eb Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja tjeter e k\u00ebsaj partie n\u00eb pleniumin e dyt\u00eb t\u00eb Beratit zbatoi gjat\u00eb luft\u00ebs nj\u00eb vij\u00eb politike terroriste, pra veproi si nj\u00eb organizat\u00eb terroriste duke kryer n\u00eb dhjetra e qindra raste akte t\u00eb mir\u00ebfillta terroriste.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Studimet e dekadave t\u00eb fundit t\u00eb bazuara n\u00eb dokumenta t\u00eb panum\u00ebrta kan\u00eb provuar se serb\u00ebt dhe Enver Hoxha dhe vasal\u00ebt e tyre t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryen gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve genocid dhe krime t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj shqiptar\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kjo klik\u00eb terroriste dhunoi n\u00eb qindra e qindra raste konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjenev\u00ebs, Hag\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e popullat\u00ebs civile, rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve t\u00eb luft\u00ebs etj etj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>E v\u00ebrteta t\u00eb detyron prandaj sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb raportit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb Kombit t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: A u \u00e7liruam v\u00ebrtet\u00eb ne shqiptar\u00ebt, me dat\u00eb 28 n\u00ebntor 1944?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje objektive t\u00eb k\u00ebsaj pyetje do t\u00eb gjejm\u00eb se e v\u00ebrteta e \u00e7lirimit ton\u00eb dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr dat\u00ebn 28 apo 29, por p\u00ebr \u00e7lirimin si t\u00eb tille \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medalje me dy faqe.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se, n\u00eb raport me pushtimin gjerman, ne u \u00e7liruam mbasi gjerman\u00ebt n\u00eb humbje e sip\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Shqip\u00ebria dhe ne dol\u00ebm nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore si t\u00eb renditur n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve fitimtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Enver Hoxha u instalua n\u00eb Tiran\u00eb me qeverin\u00eb e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjat\u00eb t\u00eb fitores. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt historik, flijuan jet\u00ebn dhe rinin\u00eb e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs mij\u00ebra djem dhe vajza, burra e gra t\u00eb kombit ton\u00eb dhe dhjetra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb luftuan me guxim, vendosm\u00ebri pushtuesit nazifashist\u00eb dhe rendit\u00ebn k\u00ebshtu Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nderimi p\u00ebr ata q\u00eb flijuan jet\u00ebn p\u00ebr idealet e liris\u00eb, do mbetet i p\u00ebrjetesh\u00ebm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron n\u00eb themele t\u00eb liris\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. Sikund\u00ebr i till\u00eb do mbetet nderimi edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftuan kund\u00ebr pushtuesve p\u00ebr lirin\u00eb komb\u00ebtare dhe nuk u soll\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs si kain ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, nuk kryen akte terroriste, genocide dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb fundit p\u00ebr krimet e tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar aty ku dhe e kan\u00eb vendin, si xhelat te popullit tyre, n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta historike nuk mund t\u00eb mohohen, pavar\u00ebsisht nga manipulimet dhe fallsifikimet monstruoze t\u00eb luft\u00ebs nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, si: rritja me disa her\u00eb i numrit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, shpikja e betejave edhe t\u00eb paqena, st\u00ebrfryrja e humbjeve t\u00eb shkaktuara armikut etj etj. K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr luft\u00ebn partizane nuk mund t\u00eb mohohet as nga genocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb udh\u00ebheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjat\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cilat meriton \u00e7do denim, madje nuk mund t\u00eb mohohen as dhe nga karakteri v\u00eblla-vras\u00ebs dhe civil q\u00eb dominoi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb pasi Enver Hoxha dhe klika e tij p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb pushtetit personal dhe i urdh\u00ebruar nga padron\u00ebt e tij serb, i dhan\u00eb asaj pas shkelmimit nga ai t\u00eb Marr\u00ebveshjes historike t\u00eb Mukjes n\u00eb shtator te vitit 1943.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb iden\u00eb e saj, lufta kund\u00ebr pushtuesve ishte nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb .<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Aleat\u00ebt anglo-amerikan\u00eb kishin njohur, vler\u00ebsuar dhe mb\u00ebshtetur, financuar dhe furnizuar me arm\u00eb, uniforma, ushqime e specialist\u00eb ushtrin\u00eb partizane.Qeverit\u00eb e tyre kishin p\u00ebrsh\u00ebndetur q\u00eb n\u00eb fillim luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesit\u00eb m\u00eb t\u00eb organizuara dhe m\u00eb numerike n\u00eb teatrin e luft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo jo p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb popull, por para s\u00eb gjithash p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb pamohueshme t\u00eb nacionalist\u00ebve shqiptar. Esht\u00eb i drejt\u00eb dhe plot\u00ebsisht i justifikuar dhe mendoj un\u00eb i detyruesh\u00ebm d\u00ebnimi me ashp\u00ebrsi i t\u00eb gjitha qendrimeve \u00e7njerzore antikomb\u00ebtare i klik\u00ebs serbo-shqiptare q\u00eb udh\u00ebhoqi luft\u00ebn parizane. Por \u00ebsht\u00eb tejet i gabuar mohimi i luft\u00ebs, i gjakut t\u00eb derdhur dhe sakrifcave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb partizan\u00ebt b\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb se renditja n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr dinjitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr faktin se me t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb aleat\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr pushtuesve, ata q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs kishin len\u00eb t\u00eb hapur dhe k\u00ebtu me sa duket n\u00ebn ndikimin e Greqis\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrcaktimit kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tyre kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb caktoheshin pas luft\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. K\u00ebtu qendron m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do drejtim tjet\u00ebr dhe r\u00ebnd\u00ebsia e pamohueshme e renditjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve. Mbasi renditja n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt edhe mund t\u00eb shoq\u00ebrohej me nd\u00ebshkime t\u00eb r\u00ebnda si pal\u00eb e humbur. Por \u00e7\u00ebshtja e vendosjes s\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, mbarte n\u00eb vetvete mundesin\u00eb e bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trojeve t\u00eb tjera shqiptare me Shqiperin\u00eb, natyrisht kjo n\u00eb rast se shqiptar\u00ebt do luftonin t\u00eb bashkuar kund\u00ebr pushtuesve nazi-fashist si\u00e7 vendos\u00ebn edhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e aleat\u00ebve Britanik n\u00eb Mukje.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>-Por ana tjet\u00ebr, ana e zez\u00eb e medaljes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb 28 nentorit 1944, pra dat\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit \u00ebsht\u00eb se kjo dat\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb sh\u00ebnonte \u00e7lirimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptarve dhe Shqip\u00ebris\u00eb, por vet\u00ebm do t\u00eb sh\u00ebnonte apo sillte z\u00ebvend\u00ebsimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr vet ezkistenc\u00ebn e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktatur\u00ebs 46 vje\u00e7are m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, m\u00eb moniste, si pushtimi i brendsh\u00ebm m\u00eb barbar q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb kjo dit\u00eb e n\u00ebntorit te vitit 1944, ne vend q\u00eb t\u00eb ishte dita e mrekullis\u00eb komb\u00ebtare dhe viti 1944 t\u00eb ishte annus mirabilis \u00ebsht\u00eb dita e vendosjes s\u00eb nj\u00eb pushtimi t\u00eb zi dhe nj\u00eb annus horribilis p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb ndalem shkurtimisht n\u00eb vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1944 n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Zevend\u00ebsimi i pushtimeve ndodhi sepse, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pushtet do t\u00eb vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt pasi shit\u00ebn Kosov\u00ebn, kishin vendosur dhe punonin s\u00eb bashku me Beogradin p\u00ebr projektin ogurzi e antikombetare,aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Jugosllavis\u00eb. Pra, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb, duke brohoritur p\u00ebr nj\u00eb klik\u00eb terroriste jugosllavo-shqiptare q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb dhe hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri t\u00eb dyfisht\u00eb, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>At Zef P\u00ebllumbi, d\u00ebshmitar i \u00e7lirimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, shkruan n\u00eb kryevepr\u00ebn e tij \u2018Rrno vet\u00ebm me tregue\u2019 se: m\u00eb dat\u00ebn 29 n\u00ebntor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllav\u00eb dhe se n\u00eb k\u00ebmbanoren e Katedrales s\u00eb qytetit, flamuri shqiptar pa yll u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb partisan me flamurin jugosllav. Pra n\u00eb qytetin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve val\u00ebvitej flamuri i pushtuesve t\u00eb rinj, si d\u00ebshmi tragjike e z\u00ebvendesimit t\u00eb pushtuesve. Flamuri i pushtuesit q\u00eb iku u z\u00ebvend\u00ebsua jo me flamurin komb\u00ebtar, por me flamurin e pushtuesit t\u00eb ri. K\u00ebshtu, me 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1994 shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb t\u00eb mashtruar si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre dhe duke mos e kuptuar ndoshta shumica e tyre se pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ata hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri. M\u00eb sakt\u00eb ata brohorit\u00ebn at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb klik\u00eb shqiptaro-jugosllave me nq krye Enver Hoxhqn qe u instalua n\u00eb pushtet me projektin makab\u00ebr t\u00eb asgjesimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aneksimin e saj si Republik\u00eb e 7-t\u00eb n\u00eb federat\u00ebn e sllav\u00ebve t\u00eb jugut t\u00eb dominuar nga serb\u00ebt armiqt\u00eb shekullor t\u00eb Kombit Shqiptar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pas k\u00ebsaj dite pra 28 n\u00ebntorit 1944 instalimit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb klik\u00ebs shqiptaro-serbe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, vendosjes s\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas edhe Kosov\u00ebs nga Tito n\u00eb pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb merrnin dhjetra, mij\u00ebra jet\u00eb t\u00eb pafajshme ose do t\u00eb largonin nga vendi mbi qindra, mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb dhe terror t\u00eb eg\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ecnin me vendosm\u00ebri n\u00eb zbatimin e doktrin\u00ebs s\u00eb \u00c7ubrillovi\u00e7it n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre dhe n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe manu militari do t\u00eb zhduknin \u00e7do penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e rianeksimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs si krahin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe per asgj\u00ebsimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit me Federat\u00ebn e Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, si Republik\u00eb e shtat\u00eb e saj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedis\u00eb s\u00eb madhe shqiptare q\u00eb Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptar\u00ebve. Ky akt, vinte si kuror\u00ebzim i instalimit t\u00eb kalit t\u00eb troj\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, injorimit total gjat\u00eb luft\u00ebs nga Enver Hoxha, t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, vendosjes s\u00eb tyre n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb PKJ dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushtimit serb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e ish- Jugosllavis\u00eb, ishte nj\u00eb projekt i Titos dhe udh\u00ebheqjes jugosllave, q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs. Me p\u00ebrfshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave, p\u00ebrve\u00e7 \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, daljes s\u00eb saj n\u00eb Durr\u00ebs, sipas tyre do t\u00eb merrte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare edhe problemi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuadrin Fedeat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Madje, duket se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, ata kishin bindur edhe vet\u00eb Stalinin, i cili n\u00eb takimin me Titon dhe delegacionin e tij n\u00eb Mosk\u00eb, i kishte porositur q\u00eb t\u00eb \u201cgllabronin Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb dokumentin e AVNOJ-it, n\u00eb n\u00ebntor 1943, udh\u00ebheqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb kishte premtuar, Kosov\u00ebn e la si krahin\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb Tito shpalli n\u00eb let\u00ebr Republik\u00ebn Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe nj\u00ebsit\u00eb apo republiklat e saja. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e pranimit n\u00eb federat\u00eb t\u00eb republikave t\u00eb tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqip\u00ebrin\u00eb por duke vetkuptuar, para s\u00eb gjithash, at\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>K\u00ebshtu q\u00eb pas dat\u00ebs 28 nentor 1944 jo rast\u00ebsisht, por n\u00eb funksion t\u00eb zbatimt t\u00eb projektit t\u00eb aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga federata e Titos , n\u00eb zyrat e pushtetit t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e tij n\u00eb parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, nd\u00ebrtim, miniera, etj., etj., do t\u00eb v\u00ebrshonin mij\u00ebra k\u00ebshilltar\u00ebt jugosllav\u00eb, vendim-marr\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit. Jugosllavizimi me shpejt\u00ebsi dhe n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ishte misioni i tyre m\u00eb kryesor. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxh\u00ebs, do t\u00eb instalonin n\u00eb Shkod\u00ebr, legalisht nj\u00eb seksion t\u00eb sh\u00ebrbimit te tyre fam\u00ebzi OZNA, q\u00eb vepronte e ushtronte terror nj\u00eblloj si n\u00eb Kosov\u00eb, i pavarur dhe me autoritet t\u00eb plot\u00eb mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb mbar\u00eb veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rr\u00ebmbente p\u00ebr n\u00eb ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qindra dhe qindra shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ky sh\u00ebrbim i konsideronte anti-jugosllav\u00eb. N\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebshilltar\u00ebt e Titos dhe me zell dhe entuziaz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, udh\u00ebheqja komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundonte dhe do t\u00eb firmoste me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, q\u00eb n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 1944, Traktatin e Bashk\u00ebpunimit dhe Ndihm\u00ebs s\u00eb dyanshme midis Tiran\u00ebs dhe Beogradit, si paradhom\u00eb ligjore e bashkimit midis dy vendeve.Traktatin rrufeshem e firmosi vet\u00eb Marshalli Tito.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb dy qeverit\u00eb, po n\u00eb procesin e bashkimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dy vendeve, firmos\u00ebn nj\u00eb seri marr\u00ebveshjesh t\u00eb tjera p\u00ebr bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej m\u00eb von\u00eb nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi q\u00eb t\u00eb dislokoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri divizione t\u00eb ushtris\u00eb Jugosllave, dhe pas k\u00ebsaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me nj\u00eb Komand\u00eb dhe Shtatmadh\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pra unifikimin e komand\u00ebs ushtarake t\u00eb t\u00eb dy ushtrive<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb sistemin arsimor t\u00eb vendit, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, serbishtja do t\u00eb b\u00ebhej gjuha e detyruar. T\u00eb gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, bu\u00e7isnin nga k\u00ebng\u00ebt dhe brohoritjet p\u00ebr Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do t\u00eb mbushnin boshll\u00ebkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetur apo kishin kund\u00ebrshtuar vendosjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Enver Hoxha do t\u00eb mbante fjalime n\u00eb Ku\u00e7 e gjetiu kund\u00ebr Fisht\u00ebs, do t\u00eb krahasonte gjeniun e epik\u00ebs s\u00eb letrave tona me Vladan Gjeorgjevi\u00e7in, ish-kryeministrin serb n\u00eb vitin 1913, q\u00eb kishte kryer masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj shqiptar\u00ebve dhe ishte shprehur se \u201cshqiptar\u00ebt, jan\u00eb njer\u00ebz primitiv\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ekonomia shqiptare u vendos e t\u00ebra n\u00eb duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra nd\u00ebrmarrjeve jugosllave, q\u00eb u krijuan me shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha shk\u00ebmbimet tregtare b\u00ebheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto shk\u00ebmbime, midis t\u00eb tjerash, Beogradi grabiste nga Shqip\u00ebria sasin\u00eb kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera t\u00eb cilat pushtetar\u00ebt komunist\u00eb ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtar\u00ebve, sip\u00ebrmarr\u00ebsve, qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mor\u00ebn nga Jugosllavia si kund\u00ebr vler\u00eb punishte, vagona, hekurishte t\u00eb pa vler\u00eb. P\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn dhe suit\u00ebn e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, bashkimi i saj me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e e saj , ishte e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e sigurt e kombit shqiptar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb kontekstin e aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, asgj\u00ebsimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike, t\u00eb dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb, propozon \u201cbashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm te PKSH Mareshallin Titon, si kusht i domosdosh\u00ebm i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebis\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave.Vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr zhdukjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e saj si republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave, Enver Hoxha, do ta d\u00ebshmonte edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb.N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Enver Hoxha shkruan: \u201cnga shoku Savo, na \u00ebsht\u00eb sygjeruar \u2026.. nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara n\u00eb lidhje me formimin e shteteve tona, dometh\u00ebn\u00eb., n\u00eb rast se shkohet sa m\u00eb shpejt n\u00eb bashkimin e dy popujve tan\u00eb\u201d, dhe se: \u201cky bashkim, s\u2019ka asgj\u00eb formale por ndihet thell\u00eb n\u00eb zemrat e popullit ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb konkretisht p\u00ebr federat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb punohet me t\u00eb gjitha format\u201d, dhe vazhdon \u201cpor \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ne duhet t\u00eb marrim iniciativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikund\u00ebr na \u00ebsht\u00eb sygjeruar nga shok\u00ebt jugosllav\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb\u201d dhe lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Hoxha vazhdon \u201cne kemi nevoj\u00eb t\u00eb na thuhet nga ju, n\u00ebse ka ardhur momenti kur neve duhet t\u00eb marrim n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit dhe t\u00eb mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb konkluzione\u201d, dhe s\u00eb fundi \u201cne kemi bindjen se, sikund\u00ebr Komiteti Central i Jugosllavis\u00eb do t\u00eb na sqaroj\u00eb dhe do t\u00eb na k\u00ebshilloj\u00eb hapat dhe shoq\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy vendet tona\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe deklarata e Titos, dh\u00ebn\u00eb agjensis\u00eb AP, n\u00eb vitin 1946, se, \u201cKosova dhe territoret e tjera shqiptare do t\u2019i aneksohen Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Kjo deklarat\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm me projektin e \u201cgllab\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike\u201d pra, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera shqiptare, si dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb Republik\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky projekt ogurzi, n\u00eb t\u00eb cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me or\u00ebn e Beogradit, q\u00eb po shkonte i sigurt dhe pandalsh\u00ebm drejt realizimit t\u00eb tij, do t\u00eb d\u00ebshtonte vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb keq\u00ebsimit dhe prishjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb apo marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro- jugosllave, por q\u00eb sigurisht, tashti Stalini nuk do t\u00eb pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Keto te dhena deshmojne ne menyre t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se ajo q\u00eb quhet dat\u00eb \u00e7lirimi dhe q\u00eb e majta shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi q\u00eb nga Enver Hoxha deri tek neobllokmen\u00ebt e sot\u00ebm e mbajn\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb mir\u00ebfillta ideologjike si kryefest\u00ebn e tyre, e festojn\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do fest\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr Kombin Shqiptar nj\u00eb dit\u00eb me hipotek\u00eb t\u00eb zez\u00eb, madje m\u00eb t\u00eb zez\u00ebn n\u00eb kalendarin e shtetit Shqiptar. Kjo dit\u00eb sh\u00ebnon largimin, t\u00ebrheqjen e gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe vendosjen e pushtimit t\u00eb ri dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga serb\u00ebt, armiqt\u00eb e tyre shekullor. Shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt n\u00eb shekuj ishin p\u00ebrballur me dhjetra e dhjetra her\u00eb. Nga mesi i viteve 1800 e k\u00ebtej serb\u00ebt i kishin fituar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha luft\u00ebrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kishin dalq n\u00eb Durr\u00ebs dhe pushtuar shumic\u00ebn e territoreve tona, kishin kryer genocide dhe masakrat m\u00eb t\u00eb tmerrshme ndaj nesh. Por nq t\u00eb gjitha k\u00ebto luftra serb\u00ebt kishin patur ndihm\u00ebn politike, ushtarake, financiare t\u00eb perendorive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 Austro-Hungaris\u00eb. Kurse fitoren e tyre m\u00eb t\u00eb madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1994 serb\u00ebt e arrit\u00ebn jo me mb\u00ebshtetjen dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb an\u00ebn e tyre t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, por e realizuan n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve, l\u00ebvizjes jugosllave q\u00eb themeluan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb me Enver Hoxhen dhe veglat e tyre.Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot pas 76 vitesh e majta shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri me ne krye argatin e beogradit Edi Ram\u00ebn megjith\u00ebse ish-pushtuesit e asaj kohe jan\u00eb miqt\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb strategjik mban si kryefest\u00eb t\u00eb saj dit\u00ebn e largimit t\u00eb gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe dit\u00ebn par\u00eb t\u00eb pushtimit serb dhe kjo vet\u00ebm si trash\u00ebgimi t\u00eb et\u00ebrve barbar\u00eb e tradh\u00ebtar\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptar\u00ebve se ai ka mik dhe \u00ebsht\u00eb krenar me miq\u00ebsin\u00eb me Presidentin serbomadh Aleksander Vu\u00e7i\u00e7, ish-Geobelsi i Milloshevi\u00e7it i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs do t\u00eb betohej se Serbia do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e madhe, vetkuptohet pra duke marr\u00eb dhe spastruar territore tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Vet\u00ebm dy muaj m\u00eb par\u00eb ky serbomadh do t\u00eb deklaronte se q\u00ebllimi i udh\u00ebheqjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u2018shkat\u00ebrrimi i shtetit tone\u2019 dometh\u00ebn\u00eb i k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb shtetin e Serbis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot pas dy dekadave t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, argati i Beogradit n\u00eb Tiran\u00eb apo Pashiqi i Tiran\u00ebs, nj\u00eblloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxh\u00ebt mban n\u00eb duar dhe tund flamurin e zi t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00eb projektin e ndarjes dhe coptimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Edvin Kristaq Rama, n\u00eb akt tradh\u00ebtie t\u00eb hapur komb\u00ebtar lidhi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb Trilaterale Beograd-Shkup-Tiran\u00eb dhe vendosi Kosov\u00ebn n\u00eb dar\u00ebn e klikave armiq\u00ebsore serbo-shqiptaro-maqedonase n\u00eb nism\u00ebn Ballkani i Hapur, e cila i kund\u00ebrvihet haptas nism\u00ebs s\u00eb Berlinit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pas agresionit barbar t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putin ndaj Ukrain\u00ebs dhe vendosjes t\u00eb sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe NATO ndaj Rusis\u00eb, Putini i vogsl i Ballkanit Aleksandsr Vu\u00e7i\u00e7 refuzoi zbatimin e k\u00ebtyre sanksioneve. Edi Rama si vasal i Vu\u00e7i\u00e7it kalonte nga samiti n\u00eb samit duke b\u00ebr\u00eb haptas thirrje q\u00eb t\u00eb mos i k\u00ebrkohet Serbis\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb sanksionet dhe mbrojtur direkt padronin e tij dhe shnd\u00ebrrimin e Serbis\u00eb n\u00eb nj\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb, de facto m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb Rusi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Ballkan. Nd\u00ebrkoh\u00eb ky armik i eg\u00ebr i Kombit Shqiptar do t\u00eb ishte i pari n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb turpsh\u00ebm dhe armiq\u00ebsor vendosi sanksione ndaj Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton n\u00eb Shqip\u00ebri politik\u00ebn e shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit komb\u00ebtar. Me dhun\u00ebn, terrorin, vjedhjen e vot\u00ebs, grabitjen e miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasurit\u00eb publike t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb keq se sa \u00e7do pushtues tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tij ai shnd\u00ebrroi shqiptar\u00ebt n\u00eb popullin e gomoneve dhe deboi me vrasje shprese nga vendi n\u00eb 10 vite 1.1 milion shqiptar\u00eb apo 35% t\u00eb popullat\u00ebs dom\u00ebth\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb civile ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ai ka p\u00ebrqendruar sot t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij, ka krijuar narko-shtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb krimin, drog\u00ebn, vjedhjen e shqiptar\u00ebve. Ndaj sot p\u00ebr \u00e7do shqiptar thirrja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr bete\u00ebj pa kthim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rregjimin e tij.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ps. Ky artikull ribotohet me ndryshime p\u00ebr shkak t\u00eb aktualitetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shtoj gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim une u ndala vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin aspekt tragjik q\u00eb mbart n\u00eb vehte ajo q\u00eb festohet si dite \u00e7lirimi dhe jo n\u00eb aspektin e saj me katastrofal si dit\u00eb e par\u00eb e vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb barabare t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebri, Diktatur\u00ebs Hoxhiste.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha iu \u00ebsht\u00eb bashkuar mesazheve p\u00ebr fest\u00ebn e \u00c7lirimit, por pa e njohur si dat\u00eb zyrtare t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb vendit. Berisha i q\u00ebndron s\u00ebrish tez\u00ebs se data 28 n\u00ebntor p\u00ebrve\u00e7 Pavar\u00ebsis\u00eb, mbahet edhe si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, Berisha thekson se sot Shqip\u00ebria, nga nj\u00eb pushtim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":633880,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-635603","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=635603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635603\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/633880"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=635603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=635603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=635603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}