{"id":617171,"date":"2023-09-19T13:32:36","date_gmt":"2023-09-19T11:32:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=617171"},"modified":"2023-09-19T13:32:36","modified_gmt":"2023-09-19T11:32:36","slug":"komiteti-i-helsinkit-publikon-raportin-perfundimtar-te-zgjedhjeve-te-14-majit-liston-shkeljet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/09\/19\/komiteti-i-helsinkit-publikon-raportin-perfundimtar-te-zgjedhjeve-te-14-majit-liston-shkeljet\/","title":{"rendered":"Komiteti i Helsinkit publikon raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit, liston shkeljet","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/1694082570_votimi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-617172\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/1694082570_votimi.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/1694082570_votimi.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/1694082570_votimi-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/1694082570_votimi-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin p\u00ebrfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet pas monitorimit t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit. N\u00eb raportin e publikuar nga Komiteti i Helsinkit, jan\u00eb listuar disa nga shkeljet q\u00eb jan\u00eb hasur gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas KShH-s\u00eb, n\u00eb raport thuhet se n\u00eb nisje t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore nuk jan\u00eb respektuar afatet, duke krijuar kushte p\u00ebr gar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb midis subjekteve politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu Komiteti ka evidentuar shkelje n\u00eb shp\u00ebrndarjen e materialeve zgjedhore, parregullsi n\u00eb listat em\u00ebrore si dhe intimidime t\u00eb qytetar\u00ebve gjat\u00eb procesit zgjedhor. N\u00eb raport po ashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar se ka pasur prani t\u00eb personave t\u00eb paautorizuar n\u00ebp\u00ebr qendrat e votimit, duke cenuar lirin\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin e vot\u00ebs. Tjet\u00ebr shkelje e evidentuar ishin raste t\u00eb votimit familjar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebzhguesit e KShH konstatuan shkelje n\u00eb mas\u00eb t\u00eb parashikimeve t\u00eb heshtjes zgjedhore. Ve\u00e7 faktit q\u00eb procesi ka nisur me vones\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb ku u votua elektronikisht, KShH thot\u00eb se qytetar\u00ebt pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrdorimin e tyre, duke shkaktuar konfuzion n\u00eb votim. Sa i takon rip\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Rrogozhin\u00eb, KShH e cil\u00ebson vendim t\u00eb drejt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pjes\u00eb nga Raporti i Komitetit Shqiptar i Helsinkit<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Nga monitorimi i zbatimit t\u00eb publikimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve sipas pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 56 t\u00eb Kodit Zgjedhor, rezultoi se n\u00eb disa Bashki, p\u00ebrkat\u00ebsisht Bashkia Durr\u00ebs, Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr dhe Elbasan kishte mungesa apo mospublikime t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb listave sipas afateve t\u00eb caktuara. Gjithashtu, KShH vijoi t\u00eb konsideroj\u00eb me shqet\u00ebsim se listat fizike t\u00eb zgjedh\u00ebsve vijojn\u00eb t\u00eb pozicionohen n\u00eb vende t\u00eb cilat krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb aksesin e votuesve.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">KQZ ka leht\u00ebsuar qasjen e v\u00ebzhguesve n\u00eb monitorimin e pun\u00ebs s\u00eb tyre intensive n\u00ebp\u00ebrmjet transmetimit live t\u00eb mbledhjeve t\u00eb kryera n\u00eb kanalin YouTube t\u00eb institucionit. Gjithsesi, vendimet, urdh\u00ebrat e udh\u00ebzimet e miratuara dhe sidomos procesverbalet shoq\u00ebruese t\u00eb k\u00ebtyre mbledhjeve, shpesh her\u00eb jan\u00eb publikuar me vonesa t\u00eb konsiderueshme n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb \u00ebeb-it t\u00eb KQZ-s\u00eb, duke shkaktuar pengesa n\u00eb shqyrtimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb tyre dhe reagimin e shpejt\u00eb t\u00eb aktor\u00ebve monitorues.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht se n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb raport me zgjedhjet e kaluara, vendimmarrjet e KQZ p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore nuk ishin gjithmon\u00eb rezultat i nj\u00eb hetimi efektiv (brenda afateve), parashikuan sanksione simbolike e jo proporcionale, si dhe u vun\u00eb re q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve dhe KAS, duke sjell\u00eb n\u00eb disa raste favorizimin e subjekteve zgjedhore apo institucioneve q\u00eb ishin n\u00eb kushet e ndalimit.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Komisioneri miratoi Vendimin nr. 421, dat\u00eb 03 Maj 2023, bazuar n\u00eb nj\u00eb prej denoncimeve t\u00eb p\u00ebrcjella nga KShH, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit u vendos ndalimi i postimeve apo ripostimeve n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb nj\u00eb institucioni publik t\u00eb aktiviteteve t\u00eb cilat pasqyrohen n\u00eb profilin personal t\u00eb drejtuesit t\u00eb institucionit publik. Edhe pse KShH p\u00ebrsh\u00ebndeti precedentin pozitiv q\u00eb krijoi kjo vendimmarrje, KShH gjithashtu informoi KQZ-n\u00eb se gjat\u00eb verifikimeve t\u00eb m\u00ebtejshme kishte konstuar vijimin e ripublikimit t\u00eb aktiviteteve n\u00eb mediat sociale. KQZ edhe pse e mir\u00ebpriti k\u00ebt\u00eb informacion nuk arriti t\u00eb konkretizoj\u00eb shkeljen e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht masave paraprake t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe KQZ p\u00ebr zbatimin e procesit t\u00eb dekriminalizimit , gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore Maj 2023 rezultoi se procesi i verifikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasqyruara n\u00eb formular\u00ebt e vet\u00ebdeklarimit ende nuk kishte p\u00ebrfunduar. KShH, gjithashtu, konstaton me shqet\u00ebsim se asnj\u00eb prej partive politike nuk ka ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar verifikim t\u00eb thelluar p\u00ebr kandidat\u00ebt e mundsh\u00ebm t\u00eb tyre, duke treguar munges\u00eb interesi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka zbatimi efektik dhe n\u00eb koh\u00eb i k\u00ebtij ligji.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Ligji p\u00ebr partit\u00eb politike p\u00ebrmban rregullime q\u00eb avantazhojn\u00eb ndihm\u00ebn financiare t\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky fond p\u00ebr shkak se p\u00ebrmbushin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb disa prej kritereve t\u00eb k\u00ebrkuara. N\u00eb vler\u00ebsimin e KShH, shp\u00ebrndarja e fondeve duhet t\u00eb jet\u00eb proporcionale sepse si\u00e7 v\u00ebrehet edhe n\u00eb Vendimin nr. 309 t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve , dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike marrin af\u00ebrsisht 75% t\u00eb fondit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. Kjo formul\u00eb vlen t\u00eb rishikohet nga organi legjislativ duke vendosur kritere objektive q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb shp\u00ebrndarjen e drejt\u00eb dhe<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Gjer\u00ebsisht, u vu re se subjektet zgjedhore t\u00eb cilat mund t\u00eb propozojn\u00eb komisioner\u00eb t\u00eb KQV-ve p\u00ebrcoll\u00ebn listat vet\u00ebm n\u00eb ezaurim t\u00eb afatit t\u00eb caktuar5 dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht k\u00ebto lista kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsuara prej tyre me dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs. Pavar\u00ebsisht nga kjo, shumica e KZAZ-ve kan\u00eb zgjedhur t\u00eb vijojn\u00eb me ngritjen e KQV-ve. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e KShH, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb negative t\u00eb administrimit t\u00eb zgjedhjeve nga ana e KZAZ-ve, n\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrug\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb antar\u00ebve t\u00eb KQV prej subjekteve zgjedhore, vet\u00ebm pak dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve. KShH, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb rekomandimet e ODIHR-it, ka sugjeruar m\u00eb par\u00eb nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e nj\u00eb rrjeti personash t\u00eb trajnuar mbi ligjin zgjedhor t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen nevojave emergjente, sidomos n\u00eb prag t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Afatet e vendosura n\u00eb nenin 77 t\u00eb Kodit Zgjedhor mbi fushat\u00ebn zgjedhore nuk jan\u00eb respektuar duke krijuar k\u00ebshtu kushte p\u00ebr gar\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb midis subjekteve, n\u00eb favor t\u00eb atyre q\u00eb disponojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto aktivitete n\u00eb nj\u00eb shtrirje m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore, krahasimisht me subjektet zgjedhor\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">KShH njoftoi KQZ-n\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas konstatimeve t\u00eb shkeljes s\u00eb afatit t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb materialeve nga KZAZ-t\u00eb pran\u00eb KQV-ve sipas Nenit 99 t\u00eb Kodit Zgjedhor<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">KShH raportoi pran\u00eb KQZ-s\u00eb rastin e intimidimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb referuar se vota e tyre elektronike do t\u00eb identifikohej n\u00ebp\u00ebrmjet kryq\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave midis pajisjeve PEI dhe PEVN. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KShH, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve,z. Celibashi, deklaroi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dalje mediatike pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb e procesit.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Mungesa e hetimeve t\u00eb shpejta, transparente, t\u00eb gjith\u00ebanshme, si dhe mungesa e ofrimit t\u00eb nj\u00eb mbrojtje efektive ndaj kall\u00ebzuesve t\u00eb krimeve zgjedhore, jan\u00eb element\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur edhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve. Hetimet mbi krimin zgjedhor kan\u00eb vijuar t\u00eb shtrihen vet\u00ebm n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb organizimit politik. T\u00eb dh\u00ebnat paraprake mbi hetimin e krimeve zgjedhore evidentojn\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb dy standartizuar hetimore nga prokurorit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb informacioni q\u00eb organet proceduese ndajn\u00eb me publikun \u00ebsht\u00eb minimal.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebzhguesit e KShH konstatuan shkelje n\u00eb mas\u00eb t\u00eb parashikimeve t\u00eb heshtjes zgjedhore. N\u00eb vijim t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb k\u00ebtij informacioni nga KShH, KQZ mori Vendimin nr. 516, dat\u00eb 13.05.2023, t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ngarkoi Policin\u00eb e Shtetit dhe Policit\u00eb Bashkiake p\u00ebrkat\u00ebse me heqjen e materialeve propagandistike nga t\u00eb gjitha ekranet led\u00eball\/billboards n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb KQV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve. KShH v\u00ebren se nj\u00eb vendimmarrje e<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\">till\u00eb dhe mobilizimi i institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb ishte kryer q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 13 Maj 2023.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Procesi i votimit, i zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 14 Maj 2023, u monitorua nga v\u00ebzhguesit e KShH n\u00eb 200 Qendra Votimi, t\u00eb ngritura n\u00eb 15 prej Bashkive t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb QV-ve t\u00eb v\u00ebzhguara nga KShH, procesi i votimit filloi me vones\u00eb si rrjedhoj\u00eb e keqfunksionimit t\u00eb Pajisjeve Elektronike t\u00eb Identifikimit (PEI) apo munges\u00ebs s\u00eb njohurive dhe koordinimit midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQV-ve. Nga 20 Qendrat e Votimit t\u00eb monitoruara pran\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan dhe Bashkis\u00eb Kam\u00ebz ku u zbatua procesi i votimit dhe num\u00ebrimit elektronik, problematika<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\">kryesore ishte paqart\u00ebsia e votuesve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb PEVN-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Me p\u00ebrjashtimin e KZAZ nr. 24 (Bashkia Durr\u00ebs) dhe KZAZ-ve t\u00eb Bashkis\u00eb Vlor\u00eb 7 Nga verifikimet n\u00eb terren t\u00eb KShH, rezultoi se shp\u00ebrndarja e materialeve t\u00eb votimit pran\u00eb disa prej KZAZ-ve t\u00eb monitoruara ishte kryer me vonesa t\u00eb ndjeshme duke arritur deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb pasdites s\u00eb dat\u00ebs 12 Maj apo n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 13 Maj, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar veprimtarin\u00eb e KZAZ-ve n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb impenjative t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebzhguesit e KShH konstatuan komunikime t\u00eb shpeshta t\u00eb komisioner\u00ebve t\u00eb KQV-ve me v\u00ebzhgues t\u00eb akredituar t\u00eb subjekteve politike, gjat\u00eb s\u00eb cilave thuhej me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb numri rendor i zgjedh\u00ebsit, i cili paraqitej pran\u00eb KQV-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar. V\u00ebzhguesit e subjekteve politike sh\u00ebnonin me kryq apo me grep k\u00ebto numra n\u00eb formate tabelare apo n\u00eb aplikacione t\u00eb p\u00ebrshtatshme celulare. KShH mendon se KQZ-ja n\u00eb raste t\u00eb tilla ka vepruar me vones\u00eb e, si rrjedhoj\u00eb, parandalimi i k\u00ebsaj shkeljeje ka qen\u00eb i dob\u00ebt.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Nenit 109, pika 6 t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe Urdh\u00ebrit nr. 62, dt. 03.05.2023, t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, v\u00ebzhguesit e KShH kan\u00eb raportuar prezenc\u00eb konstante t\u00eb personave t\u00eb paautorizuar n\u00eb zonat rreth Qendrave t\u00eb Votimit. KShH i p\u00ebrcolli k\u00ebto evidentime t\u00eb kryera gjat\u00eb monitorimit KQZ-s\u00eb, duke specifikuar se Komisioner\u00ebt e QV-ve neglizhojn\u00eb ose jan\u00eb shum\u00eb pasiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar ambientet n\u00eb korridoret dhe oborret e godinave ku jan\u00eb vendosur personat e paautorizuar.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">U konstatuan raste t\u00eb votimit familjar q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb qartazi shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb toleruar nga KQV. Mosdokumentimi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm i dh\u00ebnies s\u00eb ndihm\u00ebs ndaj zgjedh\u00ebsve q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb ve\u00e7anta nuk mund t\u00eb votojn\u00eb vet\u00eb mbetet problematik dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces votimi. KShH njoftoi menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr rastet e evidentuara KQZ-n\u00eb.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave u karakterizua nga nj\u00eb klim\u00eb e qet\u00eb, p\u00ebrpos miratimit t\u00eb Urdh\u00ebrit nr. 71, dt. 15.05.2023, t\u00eb Komisionerit, procesi i num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb pezulluar p\u00ebr disa or\u00eb pran\u00eb 13 prej 20 VNV t\u00eb monitoruara. KShH gjithashtu v\u00ebren me shqet\u00ebsim munges\u00ebn e qasjes s\u00eb unifikuar sa i takon klasifikimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb votave. Prezenca e personave t\u00eb paautorizuar ka vijuar t\u00eb jet\u00eb problematike n\u00eb VNV, duke qen\u00eb se megjith\u00eb kontrollin rigoroz t\u00eb ushtruar nga Policia e Shtetit n\u00eb hyrje t\u00eb godinave, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e personave prezent\u00eb nuk mbanin t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb duksh\u00ebm akreditimet e tyre, duke krijuar k\u00ebshtu dyshime mbi autorizimin e prezenc\u00ebs s\u00eb tyre.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">KShH ka par\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi trajtimin e Vendimit nr. 174, dt. 06.06.2023, t\u00eb KAS, ku shumica e an\u00ebtar\u00ebve argumentoi se pretendimeve p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e rezultatit t\u00eb QV-s\u00eb nr. 2224\/01 t\u00eb ngritur pran\u00eb IEVP Rrogozhin\u00eb i mungonte bazueshm\u00ebria ligjore. KShH vler\u00ebson, duke u bazuar n\u00eb Vendimin nr. 40, dat\u00eb 16.11.2007 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, se votimi i t\u00eb burgosurve n\u00eb IEVP \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstraligjore, duke qen\u00eb se votimi i tyre p\u00ebr pushtetin vendor pran\u00eb nj\u00eb bashkie pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ata nuk banojn\u00eb \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\">KShH vler\u00ebson se Vendimi nr. 28 i Kolegjit Zgjedhor Gjyq\u00ebsor n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit u vendos p\u00ebrs\u00ebritja e procesit zgjedhor n\u00eb Bashkin\u00eb Rrogozhin\u00eb ishte i drejt\u00eb. Sipas parashikimeve t\u00eb Kodit Civil dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, institucionet e ekzekutimit t\u00eb vendimit penal jan\u00eb vendq\u00ebndrime e jo vendbanime t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb burgosurit duhet t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr organet e pushtetit vendor vet\u00ebm kur jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs ku vuajn\u00eb d\u00ebnimin. Nga rip\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve n\u00eb Bashkin\u00eb Rrogozhin\u00eb, institucionet kan\u00eb informuar KShH-n\u00eb se pran\u00eb IEVP Rrogozhin\u00eb, nga 89 t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb akomoduar me t\u00eb drejt\u00eb vote, vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrat e gjendjes civile t\u00eb k\u00ebsaj Bashkie, dhe rrjedhimisht g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar specifikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Bashki. Rrjedhimisht, pran\u00eb IEVP Rrogozhin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb QV n\u00eb respektim t\u00eb nenit 62, pika 2 e Kodit Zgjedhor (q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pakt\u00ebn 15 zgjedh\u00ebs me t\u00eb drejte vote p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Bashki).<\/span><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin p\u00ebrfundimtar me gjetjet dhe rekomandimet pas monitorimit t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 14 majit. N\u00eb raportin e publikuar nga Komiteti i Helsinkit, jan\u00eb listuar disa nga shkeljet q\u00eb jan\u00eb hasur gjat\u00eb procesit zgjedhor. Sipas KShH-s\u00eb, n\u00eb raport thuhet se n\u00eb nisje t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore nuk jan\u00eb respektuar afatet, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":617172,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-617171","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/617171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=617171"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/617171\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/617172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=617171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=617171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=617171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}