{"id":615471,"date":"2023-09-10T13:10:01","date_gmt":"2023-09-10T11:10:01","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=615471"},"modified":"2023-09-10T13:10:01","modified_gmt":"2023-09-10T11:10:01","slug":"gjermania-do-tu-bashkohet-lidereve-ne-automobilet-elektrike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/09\/10\/gjermania-do-tu-bashkohet-lidereve-ne-automobilet-elektrike\/","title":{"rendered":"Gjermania do t&#8217;u bashkohet lider\u00ebve n\u00eb automobil\u00ebt elektrik\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-615472\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina.jpg\" alt=\"\" width=\"1110\" height=\"624\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina.jpg 1110w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/scholz-makina-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1110px) 100vw, 1110px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me deklarata t\u00eb vendosura lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb po p\u00ebrpiqen ta mbajn\u00eb n\u00eb shina nj\u00eb diskutim q\u00eb ka nisur n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb ardhmen e industris\u00eb automobilistike gjermane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kancelari i Gjermanis\u00eb Olaf Scholz mbrojti n\u00eb panairin e automobil\u00ebve IAA 2023, q\u00eb po mbahet n\u00eb Mynih aft\u00ebsin\u00eb konkurruese t\u00eb automobil\u00ebve gjerman\u00eb. &#8220;Aft\u00ebsia konkurruese nd\u00ebrkomb\u00ebtare e industris\u00eb automobilistike gjermane as diskutohet&#8221;, tha Scholz. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi tha ai q\u00eb pionieri i automobil\u00ebve elektrik\u00eb, Tesla, e nd\u00ebrtoi n\u00eb Brandenburg fabrik\u00ebn e tij. Nd\u00ebrsa kryeministri bavarez Markus S\u00f6der tha se landi i tij federal ndihet i p\u00ebrkushtuar ndaj automobil\u00ebve. &#8220;Bavaria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb land i automobil\u00ebve &#8220;, automobili \u00ebsht\u00eb &#8220;pjes\u00eb e ADN-s\u00eb son\u00eb bavareze&#8221;, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deklaratat b\u00ebhen n\u00eb sfondin e diskutimeve q\u00eb zhvillohen k\u00ebto koh\u00eb n\u00eb publik me t\u00eb cilat industris\u00eb gjermane t\u00eb automobil\u00ebve i parashikohet rr\u00ebnimi. Sipas disa kritik\u00ebve\u00a0ajo ka nj\u00eb prapambetje t\u00eb pariparueshme te automobil\u00ebt elektrik\u00eb. Shfaqja me vet\u00ebbesim t\u00eb madh, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb masivisht, n\u00eb Panairin e Automobil\u00ebve n\u00eb Mynih e prodhuesve kinez\u00eb t\u00eb automobil\u00ebve elektrik\u00eb (me 70 firma) i ka nxitur kritik\u00ebt. Shoqatat e automobilist\u00ebve gjerman\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u00e7mime energjie t\u00eb p\u00ebrballueshme, m\u00eb pak taksa e burokraci, q\u00eb puna t&#8217;ia vlej\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Motorit me djegie t\u00eb brendshme i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dat\u00eb skadence<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Diskutimi \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm, pasi Evropa dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr Gjermania po ndeshen me nj\u00eb konkurrenc\u00eb me agresive se pritej nga industria kineze e automobil\u00ebve. P\u00ebr Gjermanin\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb e ardhmja e nj\u00ebr\u00ebs nga industrit\u00eb ky\u00e7e t\u00eb vendit: pothuajse 1 milion vende pune n\u00eb Gjermani varen sot drejtp\u00ebrdrejt nga industria automobilistike. Mbi 3 milion\u00eb vetura (3.096.165) u prodhuan n\u00eb Gjermani, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit n\u00eb dispozicion (2021) (p\u00ebr krahasim Franca (918.000), Britania e Madhe (859.575) prodhuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb milion\u00eb vetura secila). Kjo shif\u00ebr p\u00ebr Gjermanin\u00eb \u00ebsht\u00eb megjithate larg shifr\u00ebs rekord t\u00eb vitit 2016, kur u prodhuan pothuajse 6 milion\u00eb vetura (5.746.808).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prodhimi zot\u00ebrohet nga koncernet e Volkswagenit- koncerni m\u00eb i madh automobilistik n\u00eb bot\u00eb &#8211; nga Daimler e nga BMW, si dhe shoq\u00ebrit\u00eb bija amerikane dhe franceze, Ford dhe Opel.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjerman\u00ebt dhe evropian\u00ebt e tjer\u00eb e shohin veten n\u00ebn presion edhe sepse motorit me djegie t\u00eb brendshme i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dat\u00eb skadence. Automjete t\u00eb reja, thjesht me motor me djegie mund t\u00eb shiten n\u00eb BE vet\u00ebm deri n\u00eb vitin 2035, pra edhe 12 vjet. (Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb KE pritet ta zgjas\u00eb k\u00ebt\u00eb afat p\u00ebr automjetet q\u00eb funksionojn\u00eb me karburante t\u00eb prodhuara me karbon t\u00eb kapur nga atmosfera dhe hidrogjen t\u00eb kapur nga energjia elektrike e rinovueshme. Karburantet sintetike (e-fuels), ende n\u00eb fillimet e tyre, priten me shpres\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Tre sfidat e industris\u00eb automobilistike gjermane<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria automobilistike n\u00eb Gjermani ndodhet para tre sfidave: ndryshimit t\u00eb klim\u00ebs, q\u00eb solli vendimin p\u00ebr automjetet elektrike; ndryshimit teknologjik dhe rritjes s\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb shpik\u00ebsja e automobilit, Gjermania i konstatoi me vones\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e automjeteve elektrike. Sukseset e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb shitjen e automjeteve me motor\u00eb me djegie t\u00eb brendshme ndoshta i p\u00ebrkund\u00ebn n\u00eb siguri t\u00eb gabuar prodhuesit gjerman\u00eb t\u00eb automobil\u00ebve. Me guxim Tesla amerikane hapi rrug\u00eb t\u00eb reja me automjetet e saj elektrike. Prodhuesit kinez\u00eb t\u00eb automobil\u00ebve shfryt\u00ebzuan gjithashtu shansin q\u00eb u ofroi ndryshimi teknologjik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb automjetet me motor me djegie, ku k\u00ebrkohet l\u00ebvizje me precizion e shum\u00eb pjes\u00ebve\u00a0 e p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm inxhinier\u00ebt gjerman\u00eb, kinez\u00ebt nuk u b\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb konkurrent\u00eb serioz\u00eb. Automjetet elektrike nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb teknikisht m\u00eb t\u00eb thjeshta. Me sponsorizim t\u00eb madh nga qeveria, nd\u00ebrtuesit kinez\u00eb investuan her\u00ebt n\u00eb teknik\u00ebn e automjeteve elektrike dhe n\u00eb rrjet\u00ebzimin e tyre. N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb panairin e automjeteve n\u00eb Shangai, gjerman\u00ebt pan\u00eb me admirim sa kishte p\u00ebrparuar Kina n\u00eb tre vitet e mbylljes s\u00eb pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gara p\u00ebr gjerman\u00ebt nuk ka p\u00ebrfunduar<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00eb presionin nga konkurrenca, gara p\u00ebr industrin\u00eb gjermane t\u00eb automobil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb e humbur. Dhe kjo p\u00ebr shum\u00eb arsye.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria gjermane e automobil\u00ebve ka kap\u00ebrcyer tashm\u00eb disa kriza n\u00eb 100 vitet e fundit. N\u00eb vitet &#8217;70-&#8217;80 ajo reagoi ndaj kriz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs duke nd\u00ebrtuar automjete m\u00eb kursimtare; kriz\u00ebn ekonomike n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90 koncernet gjermane si VW e p\u00ebrballuan me model t\u00eb ri t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs (jav\u00eb me kat\u00ebr dit\u00eb); kriz\u00ebn financiare t\u00eb 2008-\u00ebs, koncernet automobilistike e p\u00ebballuan me ndihm\u00eb nga shteti: kompensim p\u00ebr pun\u00eb me orar t\u00eb reduktuar, kompensim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb ri dhe p\u00ebr d\u00ebrgimin p\u00ebr skrap t\u00eb automjeteve t\u00eb vjetra. Ndalimi\u00a0p\u00ebrkoh\u00ebsisht i prodhimit n\u00eb fabrika qe gjithashtu nj\u00eb metod\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb u ndoq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sfidat aktuale konsiderohen prej disave ekzistenciale. Aft\u00ebsit\u00eb e inxhinier\u00ebve gjerman\u00eb tradicionalisht jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb shquara n\u00eb nd\u00ebrtimin e motor\u00ebve me djegie, t\u00eb karoserive, n\u00eb mekanik\u00ebn e automjetit dhe n\u00eb leht\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb automobil\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zemra e automjetit sot megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb programi kompjuterik q\u00eb e drejton automjetin, software. Automobil\u00ebt\u00a0e sot\u00ebm\u00a0elektrik\u00eb\u00a0jan\u00eb kompjutera, \u201eplatforma t\u00eb dh\u00ebnash me rrota.&#8221; Pjes\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb automjetit elektrik sot jan\u00eb bateria, motori elektrik, elektronika e energjis\u00eb s\u00eb automjetit, karikuesi i automjetit elektrik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Gjermanis\u00eb si vend i prodhimit t\u00eb automobil\u00ebve<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prodhuesit gjerman\u00eb t\u00eb automobil\u00ebve, megjith\u00eb vones\u00ebn, ka vite q\u00eb e kan\u00eb nisur kursin p\u00ebr t\u00eb kapur lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb, Teslan dhe t\u00eb tjer\u00ebt: Volkswagen dhe Audi, Mercedes-Benz\u00a0dhe BMW kan\u00eb investuar prej vitesh me miliarda euro p\u00ebr tranzicionin n\u00eb elektromobilitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjermanin\u00eb e mb\u00ebshtesin n\u00eb tranzicion faktor\u00eb si tradita e gjat\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb automjeteve, rrjeti i furnizuesve kompetent\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha, formimi profesional i shk\u00eblqyer i punonj\u00ebsve. Prej fundit t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, Gjermania \u00ebsht\u00eb gjithashtu lidere bot\u00ebrore n\u00eb prodhimin dhe eksportin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ende Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i madh automobil\u00ebsh, p\u00ebr ta shprehur me fjal\u00ebt e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kinez n\u00eb panairin e Mynihut. T\u00eb pakt\u00ebn 64% t\u00eb automjeteve q\u00eb prodhon Gjermania i eksporton.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shifrat e prodhimit t\u00eb automobil\u00ebve elektrik\u00eb jan\u00eb gjithashtu dometh\u00ebn\u00ebse: gjysma e automjeteve elektrike q\u00eb shiten sot n\u00eb Evrop\u00eb prodhohen n\u00eb Gjermani (k\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe prodhimi i Teslas). P\u00ebr sa i p\u00ebrket automjeteve elektrike t\u00eb regjistruara n\u00eb Gjermani, n\u00eb gusht Volkswageni ia kaloi Teslas (mbi 41.000 automjete p\u00ebrball\u00eb 38.000 automjete).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pozicioni teknologjik i industris\u00eb automobilistike gjermane<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Studime t\u00eb ndryshme kan\u00eb konstatuar se deri pak vite m\u00eb par\u00eb (2017) nd\u00ebrtuesit gjerman\u00eb t\u00eb automobil\u00ebve kan\u00eb zot\u00ebruar 20% t\u00eb tregut bot\u00ebror p\u00ebr shitjen e automjeteve elektrike, ashtu si me automjetet konvencionale. Kurse n\u00eb automjetet hibride, pra n\u00eb automjetet elektrike si me bateri, ashtu edhe me motor me djegie, gjerman\u00ebt kan\u00eb zot\u00ebruar 40% t\u00eb tregut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb patentat p\u00ebr baterit\u00eb p\u00ebr automjetet elektrike, Gjermania \u00ebsht\u00eb nga lojtar\u00ebt kryesor\u00eb global\u00eb, 10-15% e patentave p\u00ebr k\u00ebto bateri i kan\u00eb gjerman\u00ebt. Dob\u00ebsi ka n\u00eb prodhimin e celulave t\u00eb baterive, p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. P\u00ebr k\u00ebto gjerman\u00ebt kan\u00eb nisur bashk\u00ebpunime me amerikan\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjerman\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb shum\u00eb patenta edhe p\u00ebr elektronik\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb automjetit dhe p\u00ebr karikuesit e automjetit elektrik. Edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket prodhimit dhe eksportit t\u00eb motor\u00ebve elektrik\u00eb gjerman\u00ebt kan\u00eb pozicion t\u00eb mir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Disa modele automjetesh elektrike gjermane konkurrojn\u00eb tashm\u00eb me sukses n\u00eb tregun bot\u00ebror. Audi e-Tron, Mercedes EQS, Porsche Taycan, Volkswageni me Enyaq t\u00eb Skodas, jan\u00eb modelet m\u00eb t\u00eb suksesshme. N\u00eb shifra: n\u00eb vitin 2023, 20% e automjeteve q\u00eb eksporton Gjermania jan\u00eb automjete elektrike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket software-s s\u00eb automjetit, BMW ka nd\u00ebrtuar programin e saj BMW OS7, Mercedes-Benz\u00a0MB.OS kurse VW sistemin VW.OS. Pritet t\u00eb shihet sa shpejt do ta p\u00ebrballojn\u00eb sistemet gjermane konkurrenc\u00ebn e TESLA-s, por edhe t\u00eb sistemeve kineze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Aft\u00ebsi krijuese konkurruese t\u00eb inxhinier\u00ebve gjerman\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Inxhinier\u00ebt gjerman\u00eb shquhen p\u00ebr kreativitet. N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim sasior dhe cil\u00ebsor t\u00eb 29 koncerneve bot\u00ebrore automobilistike dhe 90 markave, q\u00eb u b\u00eb sivjet nga Center of Automotive Management (CAM), si koncerne kryesojn\u00eb gjerman\u00ebt p\u00ebr risit\u00eb, t\u00eb pasuar nga kinez\u00ebt. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr risi teknike n\u00eb automjet q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebrfitimin e klientit n\u00eb krahasim me t\u00eb kaluar\u00ebn, risi n\u00eb motor\u00ebt elektrik\u00eb, n\u00eb udh\u00ebtimet autonome, n\u00eb konektivitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi i Volkswagenit dhe Mercedes-Benz\u00a0z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 160 dhe 145 risi teknike. Pasohen nga dy koncerne kineze. BMW vjen n\u00eb vend t\u00eb 7-t\u00eb me 90 risi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Platforma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta prodhimi me amerikan\u00ebt dhe kinez\u00ebt<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ve\u00e7 aft\u00ebsiv\u00eb q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb konkuruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, inxhinier\u00ebt gjerman\u00eb t\u00eb koncerneve po nd\u00ebrtojn\u00eb platforma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta prodhimi me amerikan\u00ebt dhe kinez\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb prodhuar baterit\u00eb e automjeteve, BMW ka planifikuar t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb Gjermani nj\u00eb fabrik\u00eb me zhvilluesen amerikane t\u00eb baterive, Solid Power. Volkswageni \u00ebsht\u00eb sponsori kryesor i startup-it t\u00eb Silicon Valley-t QuantumScape, q\u00eb po nd\u00ebrton prototipe baterish moderne p\u00ebr koncernin gjerman.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koncerni i Volkswagenit do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb platformat e automjeteve t\u00eb prodhuesit kinez t\u00eb automobil\u00ebve Xpeng p\u00ebr produktet e tij. BMW po zhvillon me koncernin kinez Muri i Madh platform\u00ebn p\u00ebr automjetet m\u00eb t\u00eb vogla elektrike Mini Cooper S. Mercedes-Benz\u00a0prodhimin e automjetit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl SMART ia ka l\u00ebn\u00eb koncernit kinez Geely.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Automjetet elektrike pak t\u00eb p\u00ebrhapura<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Autonomia<\/em>\u00a0e\u00a0<em>baterive<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb sfida kryesore p\u00ebr prodhuesit e automjeteve elektrike. Nj\u00eb rreze prej 50-100 km udh\u00ebtim me nj\u00eb ngarkim\u00a0baterie veture \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb vitin 2023. Ka natyrisht p\u00ebrjashtime, si automobili elektrik EQS i Mercedes-Benz-it, q\u00eb arrin aktualisht 700 km me nj\u00eb ngarkim. Toyota japoneze premton p\u00ebr vitet 2026-2027 nj\u00eb bateri automjeti p\u00ebr deri nj\u00eb 1000 km me nj\u00eb ngarkim. Gara p\u00ebr baterin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka nisur: nga litium-jon drejt baterive t\u00eb ngurta (solid state).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deri at\u00ebher\u00eb,\u00a0<em>infrastruktura p\u00ebr ngarkimin e automjeteve elektrike<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb vendimtare q\u00eb automjetet elektrike t\u00eb p\u00ebrhapen m\u00eb shpejt n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Evrop\u00eb. Elementi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia e ngarkimit t\u00eb automjetit elektrik. T\u00eb dyja k\u00ebto probleme qeveria gjermane ka vendosur t&#8217;i m\u00ebnjanoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jav\u00ebt e ardhshme Gjermania do t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj, q\u00eb i detyron pronar\u00ebt e pikave t\u00eb karburantit t\u00eb instalojn\u00eb ngarkues t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr automjetet elektrike, me t\u00eb pakt\u00ebn 150 kilovat. 1 milion\u00eb pika ngarkimi do t\u00eb ngrihen deri n\u00eb vitin 2030. Aktualisht n\u00eb Gjermani ka mbi 90.000 pika ngarkimi publike dhe 700.000 private. Banka Gjermane p\u00ebr Zhvillimin KfW do t&#8217;i subvencionoj\u00eb me kredi pikat private t\u00eb ngarkimit, n\u00eb kombinim me panelet djellore dhe ruajt\u00ebsit e energjis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe koncernet automobilistike vet\u00eb, VW, Mercedes-Benz, BMW, Ford dhe Hyundai me nj\u00eb operator t\u00eb posa\u00e7\u00ebm (Ionity) do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pika t\u00eb ngarkimit t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr automjetet elektrike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjerman\u00ebt po tregojn\u00eb interes edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e<em>\u00a0hidrogjenit<\/em>\u00a0n\u00eb industrin\u00eb automobilistike. Ata jan\u00eb bashkuar me evropian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe eksperimentet e para jan\u00eb premtuese.\u00a0Hidrogjeni mendohet se mund t\u00eb p\u00ebrdoret ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kamion\u00ebt, pasi kamion\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr baterit\u00eb elektrike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnia e ve\u00e7ant\u00eb e gjerman\u00ebve me automobilin<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bot\u00eb, automobil\u00ebt gjerman\u00eb i \u00e7mojn\u00eb lart p\u00ebr fuqin\u00eb, p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb dhe rezistenc\u00ebn e tyre. Epiteti &#8220;dragoj fluturues\u201d i ka shoq\u00ebruar rregullisht k\u00ebto vepra arti t\u00eb inxhinier\u00ebve gjerman\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kurse n\u00eb Gjermani, p\u00ebr vendasit automobili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit, ai \u00ebsht\u00eb simbol i liris\u00eb, i pavar\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrcaktime gjerman\u00ebt i lidhin me automobil\u00ebt konvencional\u00eb dhe jo me ata elektrik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Automobili \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjerman\u00ebt m\u00eb tej nj\u00eb objekt i \u00e7muar me vler\u00eb, jo thjesht nj\u00eb objekt p\u00ebrdorimi, si shihet ai p.sh. nga fqinj\u00ebt francez\u00eb. Me mark\u00ebn dhe klas\u00ebn e automobilit shum\u00eb gjerman\u00eb lidhin edhe statusin shoq\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndon\u00ebse kjo tradit\u00eb po l\u00ebkundet disi n\u00eb brezin m\u00eb t\u00eb ri (te 18-29 vje\u00e7ar\u00ebt), q\u00eb preferon p\u00ebr l\u00ebvizshm\u00ebri edhe mjete m\u00eb miq\u00ebsore ndaj ambjentit, si bi\u00e7ikletat (elektrike), skuterat elektrik\u00eb, gjerman\u00ebt jan\u00eb larg braktisjes s\u00eb automobilit.\u00a0&#8220;Jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb shkojn\u00eb me bi\u00e7iklet\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj moti&#8221;, tha s\u00eb fundi kryeministri bavarez S\u00f6der.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gara p\u00ebr \u00e7mimin<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gara sot b\u00ebhet p\u00ebr \u00e7mimin e automobil\u00ebve elektrik\u00eb. P\u00ebrpar\u00ebsi e automobil\u00ebve kinez\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i tyre i ul\u00ebt (edhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb sponsorizimit t\u00eb prodhimit nga qeveria kineze): ato kushtojn\u00eb mesatarisht rreth 40% m\u00eb pak se automjetet gjermane. Kjo lidhet edhe me faktin se kinez\u00ebt ofrojn\u00eb mjaft automobil\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm. Automobil\u00ebt elektrik\u00eb gjerman\u00eb jan\u00eb kryesisht luksoz\u00eb (premium), megjithat\u00eb portofoli i prodhuesve gjerman\u00eb po zgjerohet me modele t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria automobilistike gjermane ka arritur gj\u00ebra t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb 100 vitet e fundit. Baza q\u00eb gjerman\u00ebt ta vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb k\u00ebt\u00eb histori suksesi teknologjik ekziston. N\u00eb epok\u00ebn e individualist\u00ebve, n\u00eb segmentin e automobil\u00ebve\u00a0luksoz\u00eb\u00a0elektrik\u00eb\u00a0gjerman\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebrball\u00eb &#8220;brumit uniform\u00eb&#8221; t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #3366ff;\"><strong><a style=\"color: #3366ff;\" href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/gjermania-do-tu-bashkohet-lider%C3%ABve-bot%C3%ABror%C3%AB-n%C3%AB-automobil%C3%ABt-elektrik%C3%AB\/a-66765330\">DW<\/a><\/strong><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Me deklarata t\u00eb vendosura lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb po p\u00ebrpiqen ta mbajn\u00eb n\u00eb shina nj\u00eb diskutim q\u00eb ka nisur n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u00eb ardhmen e industris\u00eb automobilistike gjermane. Kancelari i Gjermanis\u00eb Olaf Scholz mbrojti n\u00eb panairin e automobil\u00ebve IAA 2023, q\u00eb po mbahet n\u00eb Mynih aft\u00ebsin\u00eb konkurruese t\u00eb automobil\u00ebve gjerman\u00eb. &#8220;Aft\u00ebsia konkurruese nd\u00ebrkomb\u00ebtare e industris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":615472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6,13],"tags":[],"class_list":["post-615471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-nderkombetare","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/615471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=615471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/615471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/615472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=615471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=615471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=615471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}