{"id":611110,"date":"2023-08-15T11:09:59","date_gmt":"2023-08-15T09:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=611110"},"modified":"2023-08-15T11:09:59","modified_gmt":"2023-08-15T09:09:59","slug":"rama-i-keqardhur-e-shqetesuar-nga-shfaqja-surreale-e-nderhyrjes-greke-ne-nje-ceshtje-te-drejtesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/08\/15\/rama-i-keqardhur-e-shqetesuar-nga-shfaqja-surreale-e-nderhyrjes-greke-ne-nje-ceshtje-te-drejtesise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Rama: I keqardhur e shqet\u00ebsuar nga shfaqja surreale e nd\u00ebrhyrjes greke n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-611111\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/367429919_850610336434629_7717106983607650816_n.jpg\" alt=\"\" width=\"939\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/367429919_850610336434629_7717106983607650816_n.jpg 939w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/367429919_850610336434629_7717106983607650816_n-300x230.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/367429919_850610336434629_7717106983607650816_n-768x589.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 939px) 100vw, 939px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Rama ka komentuar protest\u00ebn e djeshme n\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr lirimin e Fredit Belerit si dhe q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Athin\u00ebs lidhur me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, kreu i qeveris\u00eb shkruan se ndryshe nga sa pretendohet, nuk ka asnj\u00eb problem me pronat e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe nga sa ndodh me pronat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb kreu i qeveris\u00eb shkruan se ajo do trajtohet me durim e bazuar te faktet n\u00eb bashk\u00ebpunim me Athin\u00ebn zyrtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201c\u039d\u03cc\u03bc\u1ff3 \u03c0\u03b5\u03af\u03b8\u03bf\u03c5<\/em><em> &#8211; Bindju ligjit*<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>U b\u00ebn\u00eb disa muaj q\u00eb politikan\u00eb dhe media t\u00eb caktuara n\u00eb Greqi, k\u00ebrkojn\u00eb nga Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb liroj\u00eb nga burgu kryebashkiakun e zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs. P\u00ebrpara pak jav\u00ebsh, Margaritis Schinas, z\u00ebvend\u00ebs president i Komisionit Europian dhe mik i mir\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, publikoi nj\u00eb let\u00ebr drejtuar komisionerit Oliver Varheley. Me nj\u00eb ton diplomatikisht paralajm\u00ebrues p\u00ebr pengimin e ecuris\u00eb s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian, i k\u00ebrkoi kolegut t\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb pran\u00eb autoriteteve shqiptare, sepse p\u00ebrndryshe ai, pra zoti Schinas, sheh \u201cnj\u00eb rrezik imediat q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb raportin e progresit t\u00eb 2023 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe angazhimin e saj n\u00eb promovimin e rendit ligjor\u201d. N\u00eb k\u00ebto terma dhe me bindjen e nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb letr\u00ebn e lart\u00ebp\u00ebrmendur, edhe mbi \u201clidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje me respektin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat themelore apo \u00e7\u00ebshtjen e mbetur pezull t\u00eb pronave t\u00eb minoritetit grek n\u00eb zon\u00ebn e bashkis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, si edhe me akuzat p\u00ebr shkelje t\u00eb kufijve t\u00eb tyre nga ana e shtetit\u201d, si\u00e7 shkruhej n\u00eb letr\u00ebn e zotit Schinas, u zhvillua dje nj\u00eb protest\u00eb e organizuar nga politikan\u00eb grek\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Himar\u00ebs! (\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta kjo bindje e miqve grek\u00eb nuk bazohet n\u00eb as edhe nj\u00eb fakt konkret, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb provonte se n\u00eb Shqip\u00ebri ka v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb problem specifik t\u00eb drejtash apo pronash p\u00ebr minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi t\u00ebr\u00ebsor i trash\u00ebguar i Shqip\u00ebris\u00eb me pronat e gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, \u00e7ka edhe e kemi trajtuar e do ta trajtojm\u00eb vijim\u00ebsisht me respekt, me durim dhe me gjuh\u00ebn e fakteve me Athin\u00ebn zyrtare).\u201d<\/em> &#8211; shkruan Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej kreu i qeveris\u00eb shkruan se nuk ekziston asnj\u00eb rast tjet\u00ebr kur t\u00eb zgjedhurit e nj\u00eb shteti demokratik t\u00eb organizojn\u00eb protest\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtet demokratik kund\u00ebr autoriteteve. Rama shkruan me jo pak ironi se protesta n\u00eb fjal\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb \u2018pa fjal\u00eb\u2019 i kujton shprehjen ballkanase \u2018digjet jorgani p\u00ebr nj\u00eb plesht\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb memorien time nuk ka nj\u00eb rast tjet\u00ebr, kur t\u00eb zgjedhurit e nj\u00eb shteti demokratik organizojn\u00eb protest\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr demokratik, kund\u00ebr autoriteteve t\u00eb k\u00ebtij shteti. Jo vet\u00ebm kaq, po ku ata shfaqen si protestues kund\u00ebr vendimeve t\u00eb gjykatave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb cilin protestojn\u00eb, duke e absolutizuar p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb subjektit t\u00eb protest\u00ebs mbi \u00e7do norm\u00eb juridike, standard ligjor e logjik\u00eb demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato situata tipike, kur shprehja \u201cJam pa fjal\u00eb!\u201d \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb t\u00eb vjen n\u00eb mend dhe do t\u00eb doje t\u00eb ndaleshe me aq. Por kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga ato situata tipike, kur n\u00eb Ballkan merr jet\u00eb ajo shprehja \u201cDigjet jorgani p\u00ebr nj\u00eb plesht!\u201d prandaj edhe duhet folur e b\u00ebr\u00eb \u00e7mos, q\u00eb ky t\u00eb mos jet\u00eb kurr\u00ebsesi rasti.\u201d<\/em> &#8211; shton kreu i qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama thekson se Fredi Beleri nuk mund t\u00eb lirohet pasi nuk ka asnj\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga qytetar\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb akuzohen p\u00ebr shitblerje votash q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me burg ose presin gjykimin. Ai shkruan se Beleri akuzohet p\u00ebr shitblerje votash e i duhet t\u2019i pres\u00eb n\u00eb paraburgim tre shkall\u00ebt e gjykimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cLironi Belerin dhe pik\u00eb!\u201d. <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po kush dhe si mund ta liroj\u00eb sot nga burgu nj\u00eb qytetar shqiptar me komb\u00ebsi greke, i cili si kandidat p\u00ebr kryetar bashkie, akuzohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit e Krimit t\u00eb Organizuar, se ka kryer krimin e blerjes s\u00eb votave &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin Kodi Penal i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe drastik &#8211; nd\u00ebrsa sipas vendimit t\u00eb pandryshuar n\u00eb t\u00eb treja shkall\u00ebt e gjykimit, nuk mund ta ler\u00eb paraburgimin deri n\u00eb fund t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor ndaj tij?! Vall\u00eb komb\u00ebsia greke i jep qytetarit shqiptar t\u00eb akuzuar nga SPAK-u dhe mbajtur n\u00eb paraburgim nga gjykatat e vendit, nj\u00eb status t\u00eb ndrysh\u00ebm nga 48 qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb me komb\u00ebsi shqiptare, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe disa kryebashkiak\u00eb t\u00eb partis\u00eb time, q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb paraburgosur n\u00ebn akuzat e t\u00eb nj\u00ebjtit organ, me vendime identike t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave gjykata?!\u201d<\/em> &#8211; shton Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri ka kritikuar politizimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe protest\u00ebn e djeshme n\u00eb Himar\u00eb ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe dy kryebashkiak\u00ebt e Athin\u00ebs dhe Selanikut si dhe deklaratat e tyre, t\u00eb cilat i quajti pjes\u00eb skenari t\u00eb nj\u00eb filmi sarkastik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cUn\u00eb nuk e kam fshehur mendimin tim shum\u00eb pozitiv, e as ndjenjat e mia shum\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr kryeministrin Mitsotakis. Tek ai kam par\u00eb qysh n\u00eb fillim nj\u00eb lider modern europian dhe kam gjetur n\u00eb vazhdim\u00ebsi nj\u00eb njeri t\u00eb admiruesh\u00ebm. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u2019i fsheh mendimin e ndjenjat e mia as sot, kur kolegut t\u00eb nderuar e mikut tim t\u00eb dashur Kyriakos, do t\u2019i duhet t\u00eb lexoj\u00eb opinionin tim t\u00eb mir\u00ebformuar dhe t\u00eb mir\u00ebinformuar, i cili nuk p\u00ebrkon gj\u00ebkundi me opinionin e miqve protestues. P\u00ebr mua, ky politizim i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb t\u00eb organizohet nj\u00eb protest\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri nga autoritete t\u00eb zgjedhura n\u00eb Greqi, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, po edhe kryebashkiak\u00ebt e dy qyteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Greqis\u00eb, mund t\u2019i shkonte skenarit t\u00eb nj\u00eb filmi sarkastik p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb Ballkan t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr stereotipin e vet t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrplasjeve \u201ckush jam un\u00eb e kush je ti!\u201d, po jo realitetit demokratik t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb europiane, mes nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00eb vendi q\u00eb aktualisht negocion an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE.\u201d<\/em> &#8211; shkruan Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb tej Rama shton se ndjen keqardhje dhe \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Athin\u00ebs zyrtare si dhe eurodeputet\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat sipas kryeministrit mund t\u00eb ndezin flak\u00ebt nacionaliste e ndjenjat negative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cUn\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend ta fsheh n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb as k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr progresin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb s\u00eb bashku me kryeministrin grek kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet e fundit, p\u00ebr t\u2019i shkrir\u00eb me frym\u00eb europiane akujt ballkanik\u00eb q\u00eb ishin krijuar nd\u00ebr vite n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro &#8211; greke, duke e par\u00eb nj\u00ebri &#8211; tjetrin n\u00eb sy dhe duke i adresuar me mendje t\u00eb hapur e vullnet t\u00eb mir\u00eb ng\u00ebr\u00e7et e vjetra. Por s\u2019kam se si e fsheh edhe keqardhjen e madhe, p\u00ebrball\u00eb shfaqjes surreale t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb pal\u00ebs greke n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb deklaratat nga Athina dhe p\u00ebr\u00e7apjet e miqve tan\u00eb grek\u00eb n\u00eb Bruksel, p\u00ebr ta paraqitur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtuar gjerm\u00ebtash nga drejt\u00ebsia p\u00ebr akuz\u00ebn e krimit elektoral, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit grek, p\u00ebrshkall\u00ebzohen me nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre, t\u00eb pashoqe n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs &#8211; t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dijenin\u00eb time! Jam jo vet\u00ebm shum\u00eb i keqardhur, por edhe seriozisht i shqet\u00ebsuar. Sepse ky hap i hedhur si k\u00ebmba e elefantit n\u00eb nj\u00eb dyqan qelqurinash, mund t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00ebn regresive t\u00eb rindezjes s\u00eb flam\u00ebs s\u00eb nacionalizmit, e t\u00eb ndjenjave negative reciproke q\u00eb ajo flam\u00eb lind n\u00eb shtresa t\u00eb keqinformuara e n\u00eb grupe t\u00eb caktuara ekstremist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt i mezipresin k\u00ebto raste me bidon benzine n\u00eb dor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb as nuk e dyshoj nj\u00eb sekond\u00eb se jo vet\u00ebm un\u00eb dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e d\u00ebshirojn\u00eb hi\u00e7 asfare.\u201d<\/em> &#8211; shkruan kreu i qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama shkruan se n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndarje pushtetesh nj\u00ebsoj si n\u00eb Greqi dhe se askush nuk mund t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e gjyq\u00ebsorit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNgado q\u00eb rrotullohem p\u00ebr t\u2019u futur \u201cn\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e tjetrit\u201d, un\u00eb nuk e gjej dot nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb m\u00eb nxjerr n\u00eb shtegun e justifikimit t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje ndaj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe nuk e kuptoj dot, se si mund t\u00eb zgjidhet ky hall \u201ci \u00e7uditsh\u00ebm\u201d i fqinj\u00ebve dhe miqve tan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se duke e l\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb e patrazuar pun\u00ebn e saj! Prandaj nuk e di se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb them tjet\u00ebr, sepse Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; ndarja e qart\u00eb e pushteteve, e cila fal\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi (GREQIA NJ\u00cbSOJ SI SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E TJERA T\u00cb BASHKIMIT EUROPIAN E KA MB\u00cbSHTETUR REFORM\u00cbN PA ASNJ\u00cb REZERV\u00cb) dhe vullnetit t\u00eb hekurt t\u00eb shumic\u00ebs son\u00eb qeveris\u00ebse p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb komente politike mbi vendimet e gjykatave, po i jep nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb munguar n\u00eb historin\u00eb e shtetit t\u00eb saj, Shqip\u00ebris\u00eb demokratike n\u00eb rrug\u00ebn drejt Familjes s\u00eb Bashkuar Europiane; vet\u00eb standarti i panegociuesh\u00ebm i Bashkimit Europian, p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrzier kurr\u00ebsesi n\u00eb pun\u00ebt e gjyq\u00ebsorit p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje politike; po edhe vizioni e vullneti im p\u00ebr t\u00eb mos i kompromentuar kurr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e jashtme strategjike, me fryrjen e ndodhive episodike si kjo, ma b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrsiatem m\u00eb shum\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb episod sa banal, aq edhe t\u00eb rreziksh\u00ebm brenda suaz\u00ebs s\u00eb t\u00eb menduarit ngusht\u00ebsisht ballkanik.\u201d<\/em> &#8211; vijon Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri shkruan se miqt\u00eb grek\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb mes t\u00eb pushimeve duke dh\u00ebn\u00eb shfaqje, jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur, edhe p\u00ebr t\u00eb protestuar pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend tolerant e evropian, gj\u00eb q\u00eb e ka treguar me pritjen e ebrejve, afgan\u00ebve dhe grek\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile n\u00eb vendin fqinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPor miqve grek\u00eb, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Himar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb pushimeve dhe dhan\u00eb shfaqjen e tyre unikale edhe p\u00ebr turist\u00ebt nga t\u00ebr\u00eb Europa, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb zbarkuar m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb se kurdoher\u00eb n\u00eb bregdetin shqiptar, u them se jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe p\u00ebr t\u00eb protestuar po t\u00eb duan! <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sepse Shqip\u00ebria e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend europian, tolerant me \u00e7do protestues bashk\u00ebkohor, po edhe historikisht mikprit\u00ebs p\u00ebr \u00e7do t\u00eb huaj, pa dallim ngjyre, gjuhe e feje, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb plot momente t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, kur shqiptar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb \u00ebngj\u00ebjt mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, q\u00eb nga ebrejt\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb e deri tek afgan\u00ebt n\u00eb dit\u00ebt tona &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb edhe grek\u00ebt e goditur nga varf\u00ebria ekstreme n\u00eb veriun e vendit t\u00eb tyre gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme civile, t\u00eb cil\u00ebt trokit\u00ebn t\u00eb rraskapitur n\u00eb dyert e familjeve shqiptare n\u00eb juglindjen e vendit ton\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, po Shqip\u00ebria e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend europian me nj\u00eb legjislacion t\u00eb ri shembullor p\u00ebr t\u00eb gjitha minoritetet, ku minoriteti grek g\u00ebzon liri e t\u00eb drejta t\u00eb nj\u00ebjta me bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare, ku qytetar\u00ebt tan\u00eb me komb\u00ebsi greke zgjedhin e zgjidhen lirisht, si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb zgjedhjet bashkiake t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Dropull e n\u00eb Finiq, pas nj\u00eb fushate elektorale me mesazhet e dh\u00ebna shqip e greqisht (edhe nga un\u00eb vet\u00eb madje, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk e flas gjuh\u00ebn e mrekullueshme greke); ku flamuri grek u val\u00ebvit lirisht mes k\u00ebng\u00ebve e valleve tradicionale dropullite dhe kandidat\u00ebt e minoritetit grek mor\u00ebn mandatet p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb qeverisin t\u00eb patrazuar komunitetet e tyre; ku n\u00eb periudh\u00ebn e qeverisjes time, familjeve greke u jan\u00eb legalizuar masivisht sht\u00ebpit\u00eb e nd\u00ebrtuara pa leje n\u00eb vitet e tranzicionit, e u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me mij\u00ebra tituj pron\u00ebsie t\u00eb mohuar me dekada, ashtu sikund\u00ebr u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kishave, ku besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb kryejn\u00eb ritualet fetare, titujt e pronave t\u00eb rr\u00ebmbyera nga regjimi komunist, t\u00eb paregjistruara deri kur un\u00eb erdha n\u00eb qeveri.\u201d<\/em> &#8211; n\u00ebnvizon kreu i qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama fton mediat greke q\u00eb mbush\u00ebn faqet me protes\u00ebn e Himar\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb edhe an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kamban\u00ebs duke theksuar se \u00e7\u00ebshtja e provave ka nj\u00eb histori tejet t\u00eb nd\u00ebrlikuar, t\u00eb cil\u00ebn qeveria e tij \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar ta zgjidh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cMediave greke q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb u b\u00eb shkak p\u00ebr k\u00ebta rreshta, u them se jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura ta d\u00ebgjojn\u00eb edhe k\u00ebmban\u00ebn tjet\u00ebr n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb, kur t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb apo edhe n\u00eb Himar\u00eb po t\u00eb duan, ku i presim gjithnj\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi me t\u00eb v\u00ebrtetat tona! Sepse Shqip\u00ebria sot, ka nj\u00eb qeveri q\u00eb thot\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn dhe b\u00ebn at\u00eb q\u00eb thot\u00eb, si p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr edhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e p\u00ebr pronat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb minoritetit grek. T\u00eb cilat, kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rast, nuk jan\u00eb trajtuar nga autoritetet e sotme shqiptare ndryshe nga ato t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. L\u00ebmshi i titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e keqe e krijuar nga komunizmi dhe e p\u00ebrkeq\u00ebsuar deri n\u00eb agoni nga tranzicioni demokratik, gjat\u00eb t\u00eb cilit pronat u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra objekt i nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie t\u00eb neveritshme t\u00eb legjislativit, ekzekutivit dhe gjyq\u00ebsorit. Prandaj edhe ne kemi pasur nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn pron\u00ebsore dhe procesi i vonuar me dekada i trajtimit t\u00eb pronave n\u00eb zona t\u00eb caktuara, nga fushat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe e malet e g\u00ebshtenjave n\u00eb Tropoj\u00eb, deri posht\u00eb n\u00eb kullotat e ullishtat e brigjeve t\u00eb Jonit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje me sens t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie nga ana e qeveris\u00eb son\u00eb dhe rezultatet konkrete, t\u00eb nj\u00eb pune aspak t\u00eb leht\u00eb q\u00eb vazhdon, jan\u00eb t\u00eb padiskutueshme.\u201d<\/em> &#8211; shkruan Rama.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund kryeministri fton edhe grek\u00ebt q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ku do ndjehen si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre pasi vendi po b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, investuar e pushuar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama v\u00ebren se shqiptar\u00ebt e grek\u00ebt jan\u00eb miq e fqinj q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb koh\u00ebrave dhe se kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr ndarjes q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga politika gjat\u00eb historis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i qeveris\u00eb thot\u00eb se grek\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e motrat e shqiptar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt e ardhmja na bashkon pazgjidhshm\u00ebrisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNd\u00ebrsa popullit grek i them, ejani n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do t\u00eb ndjeheni si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj, sepse pas nj\u00eb izolimi tragjik q\u00eb na ndau p\u00ebr s\u00eb gjalli p\u00ebr gjys\u00ebm shekulli dhe pas nj\u00eb tranzicioni dramatik me probleme t\u00eb r\u00ebnda e halle t\u00eb m\u00ebdha, Shqip\u00ebria po b\u00ebhet \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vend i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, investuar, luajtur muzik\u00eb ose teat\u00ebr, ekspozuar artin e kultur\u00ebn tuaj t\u00eb admirueshme apo edhe p\u00ebr t\u00eb pushuar, n\u00eb detet a n\u00eb malet tona t\u00eb magjishme. Po edhe sepse shqiptar\u00ebt e grek\u00ebt jan\u00eb qysh n\u00eb lindje t\u00eb koh\u00ebrave dy popuj miq, q\u00eb gjeografia i ka b\u00ebr\u00eb gjiton\u00eb dhe historia i ka bashkuar p\u00ebr pun\u00ebt e p\u00ebr hallet e p\u00ebrbashk\u00ebta, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa i kan\u00eb ndar\u00eb politikan\u00ebt p\u00ebr epshet e tyre p\u00ebr pushtet e p\u00ebr dalldit\u00eb e tyre nacionaliste p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs gjarp\u00ebruese t\u00eb historis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon ku \u00ebsht\u00eb prodhuar gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb histori sesa kapacitete p\u00ebr t\u2019i tretur prodhimet e historis\u00eb. Nd\u00ebrsa e sotmja na ka riafruar p\u00ebrgjithmon\u00eb, qoft\u00eb fal\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve t\u00eb dal\u00eb kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb nga bunkeri i varf\u00ebris\u00eb komuniste, q\u00eb erdh\u00ebn drejt jush n\u00eb vitet e mundimshme \u201890 dhe tanim\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs suaj n\u00eb Greqi, qoft\u00eb fal\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr ta pasur gjithnj\u00eb t\u00eb hapur der\u00ebn p\u00ebr ju. Sepse ju jeni v\u00ebllez\u00ebrit e motrat tona, me t\u00eb cil\u00ebt e ardhmja na bashkon pazgjidhshm\u00ebrisht, si dy popuj europian\u00eb q\u00eb dallojm\u00eb nga gjuha, por q\u00eb duam s\u2019duam, jemi si\u00e7 thuhet n\u00eb at\u00eb filmin e famsh\u00ebm italian t\u00eb Giuseppe Tornatores, \u201cmia fatsa, mia razza\u201d. *Th\u00ebnie q\u00eb i atribuohet Shtat\u00eb t\u00eb Urt\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb.\u201d<\/em> &#8211; mbyll sh\u00ebnimin Rama.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka komentuar protest\u00ebn e djeshme n\u00eb Himar\u00eb p\u00ebr lirimin e Fredit Belerit si dhe q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Athin\u00ebs lidhur me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, kreu i qeveris\u00eb shkruan se ndryshe nga sa pretendohet, nuk ka asnj\u00eb problem me pronat e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe nga sa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":611111,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-611110","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/611110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=611110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/611110\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/611111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=611110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=611110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=611110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}