{"id":610421,"date":"2023-08-11T09:52:27","date_gmt":"2023-08-11T07:52:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=610421"},"modified":"2023-08-11T09:58:39","modified_gmt":"2023-08-11T07:58:39","slug":"kulla-e-rradhes-e-mullari-i-baltes-komenti-i-gjate-i-rames-per-malin-64-katesh-te-berishajve-ne-mes-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/08\/11\/kulla-e-rradhes-e-mullari-i-baltes-komenti-i-gjate-i-rames-per-malin-64-katesh-te-berishajve-ne-mes-te-tiranes\/","title":{"rendered":"\u201cKulla e rradh\u00ebs e mullari i balt\u00ebs\u201d &#8211; Komenti i gjat\u00eb i Ram\u00ebs p\u00ebr \u2018Malin\u2019 64-kat\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610422\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"1000\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali.jpg 2000w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali-300x150.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali-1024x512.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali-768x384.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/ramamali-1536x768.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri Rama ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook lidhur me debatin\u00a0 e dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr kull\u00ebn pas Teatrit t\u00eb Operas. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb mbushur me ironi ndaj L\u00ebvizjes Bashk\u00eb e PD-s\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs e kund\u00ebrshta\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb media e rrjetet sociale, ai thekson se kulla \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vizionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Tiran\u00ebs dhe krejt vendit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama rr\u00ebfen m\u00ebnyr\u00ebn si u p\u00ebrzgjodh projekti p\u00ebr \u2018Malin e Tiran\u00ebs\u2019, duke n\u00ebnvizuar se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje private mes nd\u00ebrtuesve e pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs dhe se qeveria e tij i ka hapur rrug\u00ebn zhvillimit t\u00eb saj conform ligjit e vizionit p\u00ebr qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i qeveris\u00eb nuk la p\u00eb ironizuar n\u00eb shkrimin e tij edhe Sali Berish\u00ebn, Shk\u00eblzen Berish\u00ebn e Ilir Met\u00ebn nd\u00ebrsa e mbyll shkrimin duke shkruar se e ka b\u00ebr\u00eb sqarimin p\u00ebr t\u00eb shprehur q\u00ebndrimin e tij lidhur me projektin, i cili shkruan se do vijoj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sh\u00ebnimi i plot\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">MIR\u00cbM\u00cbNGJES me k\u00ebt\u00eb \u00e7ar\u00e7af, q\u00eb n\u00eb mos pa\u00e7i durim ta shtrini deri n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebmendjes suaj jeni plot\u00ebsisht t\u00eb mir\u00ebkuptuar dhe me urimin q\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb dit\u00eb sa m\u00eb t\u00eb bukur.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">KULLA E RRADH\u00cbS DHE MULLARI I BALT\u00cbS<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u organizua nj\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku nj\u00eb juri nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb kishte arkitekt\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur nga disa vende t\u00eb Europ\u00ebs, gjykoi me nj\u00eb debat skrupuloz n\u00eb \u00e7do detaj dhe mes pes\u00eb studiove t\u00eb huaja, zgjodhi projektin e studios daneze CEBRA, p\u00ebr kull\u00ebn q\u00eb sot, nj\u00eb vit m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vendosur si nj\u00eb hu i sapogjetur n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr mullarin e ri t\u00eb balt\u00ebs politiko &#8211; mediatike.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Projekti fitues nuk pati asnj\u00eb kontestim p\u00ebr t\u2019u mbajtur sh\u00ebnim dhe u pasqyrua p\u00eblqyesh\u00ebm jo vet\u00ebm (shum\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht) n\u00eb mediat tona, po edhe (aspak \u00e7udit\u00ebrisht) n\u00eb disa media t\u00eb specializuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb reja arkitektonike n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. N\u00eb grupin danez b\u00ebnte pjes\u00eb edhe nj\u00eb arkitekt i ri shqiptar, me banim n\u00eb Danimark\u00eb. N\u00eb momentet e fitores s\u00eb konkursit ai tha shprehimisht: Do t\u2019u telefonoj tani prind\u00ebrve t\u00eb mi n\u00eb Elbasan dhe do t\u2019u them, para se t\u00eb thoni her\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ia del dot askush pa miq e pa rryshfet, mos e harroni rastin tim e t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi danez\u00eb, q\u00eb erdh\u00ebm pa njohur ask\u00ebnd dhe pa pik\u00ebn e besimit se konkursi ishte real, por do t\u00eb kthehemi n\u00eb Danimark\u00eb t\u00eb lumturuar nga eksperienca fantastike q\u00eb pat\u00ebm me organizimin e me seriozitetin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij konkursi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Pas p\u00ebrgatitjes thuajse nj\u00ebvje\u00e7are t\u00eb projektit ekzekutiv, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00ebra nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha inxhinierike t\u00eb bot\u00ebs, Arup, me eksperienc\u00eb 75 vje\u00e7are, 18.000 inxhinjer\u00eb, dizajner, ekspert\u00eb e k\u00ebshilltar\u00eb me aktivitet n\u00eb 140 vende t\u00eb bot\u00ebs, si edhe pas pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs rreth 4 milion\u00eb \u20ac n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, kompania zhvilluese n\u00eb marr\u00ebveshje me pronar\u00ebt e tok\u00ebs, q\u00eb zakonisht n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb deri gjysm\u00ebn e investimit, rrethoi truallin p\u00ebr t\u00eb ngritur kantierin e nd\u00ebrtimit.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Fillimisht nj\u00eb grupth q\u00eb endet n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb me misionin e shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga murtaja kapitaliste, u mblodh tek rrethimi i kantierit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb kuj\u00ebn e tij karakteristike t\u00eb kund\u00ebrshtis\u00eb qorre, duke hedhur pjes\u00ebn e vet t\u00eb balt\u00ebs rreth hurit t\u00eb mullarit t\u00eb ri, ku shum\u00eb shpejt nxituan t\u00eb turren plot nga t\u00eb zakonshmit e k\u00ebtyre rasteve; ca t\u00eb pagjum\u00eb nga drejt\u00ebsia e re q\u00eb po u rrethon trojet e xanuna t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre publike pa atdhe, din e iman; ca t\u00eb vrerosur nga d\u00ebshtimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb revolucioneve t\u00eb dhunshme, q\u00eb i plak\u00ebn kanal m\u00eb kanal e portal m\u00eb portal, po s\u2019erdh\u00ebn kurr\u00eb; ca me vul\u00eb, ca pa vul\u00eb e ca me vul\u00ebasvul\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe ndonj\u00eb derdimen i sapozgjuar, me bluz\u00ebn e jeshilosur nga djersa e gjumit t\u00eb st\u00ebrgjat\u00eb, ama me flok\u00ebt pik\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb \u00e7astin kur u zhduk n\u00ebn jorgan n\u00eb hyrje t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb shkuar, plus ndonj\u00eb pinjoll i p\u00ebrc\u00eblluar, si th\u00ebngjill ende i pazbuluar n\u00eb n\u00ebntokat e xanuna, po edhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr akoma, pa lidhje fare me k\u00ebta, q\u00eb i\u2019u turr projektit t\u00eb kull\u00ebs, si t\u00eb ishte hart\u00eb e vjet\u00ebr romake q\u00eb t\u00eb \u00e7on tek zbulimi i nj\u00eb thesari, krijuar k\u00ebt\u00eb her\u00eb nga nj\u00eb konspiracion i madh financiar, me prapavij\u00eb konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se nga un\u00eb dora vet\u00eb, q\u00eb u hidhk\u00ebrkam kocka kund\u00ebrshtar\u00ebve nga frika se mos m\u00eb kafshojn\u00eb me goj\u00ebn e tyre t\u00eb mosozotshme, ku thuajse s\u2019ka mbetur asnj\u00eb dh\u00ebmb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">U hap\u00ebn k\u00ebshtu thas\u00ebt e balt\u00ebs, marr\u00eb turravrap n\u00eb krah\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur rreth hurit t\u00eb gjetur mes vap\u00ebs s\u00eb gushtit mullarin e \u201cgrabitjes\u201d s\u00eb radh\u00ebs, duke ushqyer d\u00ebgjues, lexues e thashethemues q\u00eb kan\u00eb ende d\u00ebshir\u00eb e nge t\u00eb p\u00ebrtypin balt\u00eb nga e thas\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre hamejve t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe duke mbajtur k\u00ebsisoj vetveten me gajretin e pavdeksh\u00ebm t\u00eb iluzionit t\u00eb vjet\u00ebr, se k\u00ebshtu do t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb regjimin. Dhe u nakatos\u00ebn bashk\u00eb me balt\u00ebn e g\u00ebrrg\u00ebrrdit\u00ebsve t\u00eb zakonsh\u00ebm edhe kunja t\u00eb vjetra, gozhda inatesh t\u00eb pandryshkura, vida gjelozirash t\u00eb pash\u00ebrueshme e jarg\u00eb zilirash t\u00eb pangush\u00ebllueshme dhe mullari u lart\u00ebsua me shpejt\u00ebsi, n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb u krahasua deri edhe me \u201cdjeg\u00ebsat\u201d fam\u00ebk\u00ebqinj apo u shikua si nj\u00eb i atill\u00eb katallan i zi, q\u00eb mund edhe t\u2019i linte vet\u00eb \u201cdjeg\u00ebsat\u201d n\u00ebn hijen e tij. U ngrit rrufe edhe padia e radh\u00ebs p\u00ebr SPAK-un, e cila tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb patatja dhe gjella e \u00e7dokujt q\u00eb ka nj\u00eb gur p\u00ebr t\u00eb hedhur, nj\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur a nj\u00eb kunj\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb, duke e detyruar organin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb vend, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb legjislacioni t\u00eb mbingarkuar mbi shpin\u00ebn e tij, t\u00eb merret edhe me letr\u00ebn e fundit anonime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ka duart e z\u00ebna seriozisht me patate gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Arsyeja pse po i shkruaj k\u00ebto radh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, largqoft\u00eb, t\u00eb merrem me t\u00ebr\u00eb ata e ato, t\u00eb cil\u00ebt gjetjen e hunjve dhe ngritjen e mullar\u00ebve t\u00eb balt\u00ebs e kan\u00eb si reaksion kimik t\u00eb trurit ndaj absolutisht \u00e7do vepre, q\u00eb kjo qeveri e posht\u00ebr realizon n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Fundja n\u00eb 1 nga 100 hunj q\u00eb ngulin arrin\u00eb t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb n\u00eb shenj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb pak, po t\u00eb llogaris\u00ebsh se kan\u00eb 100 vjet q\u00eb gjejn\u00eb e ngulin mesatarisht 1 hu \u00e7do 3 dit\u00eb. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Po duke e ndjekur nga larg ngritjen e k\u00ebtij mullari balte t\u00eb radh\u00ebs dhe duke qen\u00eb personalisht i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cafer\u00eb\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs e t\u00eb pasionit tim p\u00ebr transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk rrija dot pa ndar\u00eb me ata q\u00eb kan\u00eb pasur ngen\u00eb e nervat t\u00eb arrin\u00eb deri tek ky rresht i k\u00ebtij \u00e7ar\u00e7afi t\u00eb gjat\u00eb, hallin tim p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj gjykate\u00a0 laramane t\u00eb mbledhur kund\u00ebr kull\u00ebs s\u00eb re, ku halli i nj\u00eb gjykat\u00ebsi nuk i ngjan hallit t\u00eb gjykat\u00ebsit tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i imi nuk ka lidhje fare, po fare, me asnj\u00eb nga hallet e tyre.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Halli im k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fatmir\u00ebsisht m\u00eb i r\u00ebndi dhe m\u00eb i thjeshti! Si t\u00eb nxjerrim maksimumin e fuqis\u00eb rrezatuese dhe t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr Tiran\u00ebn, duke realizuar nj\u00eb tjet\u00ebr kull\u00eb ikonike, t\u00eb cil\u00ebn nuk e financon e as e nd\u00ebrton shteti, po e mund\u00ebson marr\u00ebveshja krejt private mes pronar\u00ebve, investitor\u00ebve, arkitekt\u00ebve e inxhinier\u00ebve, po ku, ama, autoriteti p\u00ebrkat\u00ebs shtet\u00ebror ka jo vet\u00ebm detyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb zhvillimit legjitim t\u00eb nj\u00eb prone private, konform vizionit t\u00eb zhvillimit t\u00eb kryeqytetit, po edhe t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga zhvilluesit cil\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundshme arkitektonike e inxhinierike.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Po pse e mbaj un\u00eb k\u00ebt\u00eb hall, p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb sapo thash\u00eb?! Eh, ja k\u00ebtu, mu k\u00ebtu, halli im b\u00ebhet, fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb thjesht\u00ebsisht i r\u00ebnd\u00eb, sepse s\u2019ka Zot apo m\u00eb sakt\u00eb, sepse p\u00ebrve\u00e7 Zotit dhe atyre q\u00eb m\u00eb njohin sadopak nga af\u00ebr, m\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur, absolutisht e pamundur, t\u2019ia rr\u00ebfej gjykat\u00ebs laramane, po edhe ndjek\u00ebsve t\u00eb saj t\u00eb etur p\u00ebr balt\u00eb, gjak e teori konspiracioni, se halli im nis e mbaron me realizimin sa m\u00eb bukur t\u00eb nj\u00eb vepre si kjo apo si \u00e7donj\u00ebra nga kullat, nd\u00ebrtesat, shkollat, spitalet, rrug\u00ebt, bulevardet, muzet\u00eb e me radh\u00eb, q\u00eb po e ndryshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dita &#8211; dit\u00ebs, po q\u00eb nuk mjaftojn\u00eb e duhen b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb\u2026 <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">E pamundur t\u2019u shpjegosh atyre q\u00eb kan\u00eb Zot paran\u00eb, q\u00eb udh\u00ebhiqen n\u00eb jet\u00eb nga urrejtja, q\u00eb verbohen n\u00eb gjykim nga xhelozia, q\u00eb sundohen n\u00eb veprim nga ndjenja t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parimeve t\u00eb larta apo q\u00eb thjesht duan t\u2019u dal\u00eb e tyrja edhe sikur t\u00eb b\u00ebhet shkrumb e hi, lumturin\u00eb e krijimit, realizimit t\u00eb nj\u00eb vepre q\u00eb i sh\u00ebrben njer\u00ebzve, vendit, historis\u00eb s\u00eb shkruar duke ndezur n\u00eb \u00e7do hap nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dit\u00eb nat\u00ebn e vjet\u00ebr qindra vjet mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb vog\u00ebl shqiptare, n\u00eb vend se t\u00eb mallkosh p\u00ebrdit\u00eb err\u00ebsir\u00ebn, pa t\u00eb cil\u00ebn lakuriq\u00ebt e turlillojsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi nuk e luajn\u00eb dot rolin e shqiponjave! <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">E pamundur t\u2019u tregosh se si nata b\u00ebhet m\u00eb e shkurt\u00ebr nga zgjatja e \u00ebndrrave me sy hapur p\u00ebr veprat q\u00eb i mbars pasioni, i ushqen d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i lindur dhe i sjell n\u00eb jet\u00eb e i zhvillon mundimi, shpeshher\u00eb i pashoq, n\u00eb kap\u00ebrcimin e dhjet\u00eb pengesave t\u00eb parashikuara e nganj\u00ebher\u00eb, edhe e nj\u00ebqind t\u00eb tjerave t\u00eb paparashikuara! E pamundur t\u00eb ndash me ta dhimbjet torturuese t\u00eb lindjes s\u00eb nj\u00eb vepre mbi tok\u00ebn e rr\u00ebshqitshme t\u00eb \u201cShqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet\u201d dhe \u00e7lirimin jet\u00ebzgjat\u00ebs t\u00eb kundrimit t\u00eb saj, kur vepra ka hyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme si nj\u00eb hallk\u00eb e re e zinxhirit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs q\u00eb vazhdon drejt drit\u00ebs!\u2026<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb lajmi i mir\u00eb, p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd befasues, i nj\u00eb destinacioni t\u00eb ri n\u00eb Mesdheun e peshqve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb turizmit bot\u00ebror, e kjo Shqip\u00ebri s\u2019ka dal\u00eb nga deti, s\u2019ka r\u00ebn\u00eb as nga mali, se detet e malet aty ishin edhe kur k\u00ebtu, turisti m\u00eb europian vinte nga Gjakova a nga Tetova, po ka ardhur nga vite t\u00eb t\u00ebra pune, Rilindjeje Urbane nga Vermoshi n\u00eb Berat e Gjirokast\u00ebr, n\u00eb Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Himar\u00eb e Sarand\u00eb, investimesh t\u00eb mir\u00ebsh\u00ebnjestruara n\u00eb infrastruktur\u00eb, aty ku jan\u00eb \u00e7liruar potenciale t\u00eb fjetura turistike, nga Thethi n\u00eb Nivic\u00eb; agroturizmash q\u00eb mbijn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb si k\u00ebpurdhat n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rurale apo kantinash vere q\u00eb t\u00ebrheqin \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb deri n\u00eb Mirdit\u00eb e n\u00eb Poli\u00e7an, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes me grante nga qeveria e Bashkimi Europian; parqesh arkeologjike e monumentesh kultura t\u00eb rilindura n\u00eb buz\u00eb t\u00eb humner\u00ebs s\u00eb zhdukjes p\u00ebrgjithmon\u00eb; investimesh gjithnj\u00eb e m\u00eb cil\u00ebsore private n\u00eb industrin\u00eb e mikpritjes p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, nga Velipoja e deri n\u00eb Ksamil, po edhe natyrisht, transformimit rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00ebs, ku kullat e ngritura krahas mullar\u00ebve t\u00eb balt\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb si hije vajtojcash t\u00eb \u201ck\u00ebtij vendi q\u00eb s\u2019b\u00ebhet\u201d nd\u00ebrtimin e tyre, jan\u00eb motor\u00ebt e fuqish\u00ebm t\u00eb ndryshimit, optimizmit, shpres\u00ebs dhe ambicies p\u00ebr t\u00eb ardhmen. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">I gjith\u00eb ky zhvillim q\u00eb po e nxjerr p\u00ebrgjithnj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga cepi i err\u00ebt i p\u00ebrbuzjes bot\u00ebrore n\u00eb detin e hapur t\u00eb jet\u00ebs europiane, ku era e ndryshimit po sjell nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt numra marramend\u00ebs turist\u00ebsh t\u00eb magjepsur prej k\u00ebtij vendi q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ka filluar t\u00eb b\u00ebhet, ka patjet\u00ebr edhe gabimet, deformimet, ekseset e veta, por s\u2019ka mullar balte dhe gjyq q\u00ebllimesh q\u00eb ia zeron dot p\u00ebrmas\u00ebn historike, e cila \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb e pasionit dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb paepur, n\u00eb nj\u00eb mjedis politik e mediatik t\u00eb pushtuar nga lig\u00ebsia e gjallesave t\u00eb destinuara t\u00eb harrohen, nj\u00ebsoj si balta pas shiut apo si mullar\u00ebt e balt\u00ebs pas nd\u00ebrtimit t\u00eb kull\u00ebs s\u00eb radh\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Prandaj, teksa gjyqi inkuizicional i kull\u00ebs m\u00eb t\u00eb re do t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb edhe ai misionin e vet t\u00eb mallkimit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mbin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, kulla tjet\u00ebr e radh\u00ebs do t\u00eb shfaqet me patjet\u00ebr, si nj\u00eb tjet\u00ebr fryt i pasionit dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe si ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr gjyq me mullarin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb balt\u00ebs s\u00eb dal\u00eb nga thas\u00ebt e aradhes\u00eb s\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb mallkimit, sepse mbase ky vend s\u2019do shp\u00ebtoj\u00eb kurr\u00eb nga ata q\u00eb balt\u00ebn e kan\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs, po pa asnj\u00eb diskutim, as Tirana e as Shqip\u00ebria nuk kan\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur pas shekujsh zvarritjeje dhe as f\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ia kan\u00eb borxh t\u00eb nes\u00ebrmen e tyre tuf\u00ebs laramane t\u00eb atyre q\u00eb vesi i vjet\u00ebr i baltosjes me shkulm e zulm t\u00eb \u00e7do vepre a qoft\u00eb edhe vet\u00ebm q\u00ebllimi t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, do t\u2019u dal\u00eb ve\u00e7 me shpirtin.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">POST SCRIPTUM<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Mbase kushedi ndonj\u00ebri ngrihet e thot\u00eb s\u2019kemi gj\u00eb me kull\u00ebn, po me k\u00ebt\u00eb e at\u00eb q\u00eb themi-thuhet-than\u00eb- thon\u00eb-thomi-thumi se fshihen pas saj, prandaj po e p\u00ebrs\u00ebris se ky \u00e7ar\u00e7af u var k\u00ebtu thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr hallin e autorit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebra arsyet e th\u00ebna m\u00eb lart e d\u00ebshiron me gjithsej nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs s\u00eb re. T\u00eb askujt tjet\u00ebr.<\/span><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610423\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1187\" height=\"848\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n.jpg 1187w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n-300x214.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n-1024x732.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n-768x549.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365182248_848514349977561_6193350705268411100_n-700x500.jpg 700w\" sizes=\"auto, (max-width: 1187px) 100vw, 1187px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610424\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364804461_848514359977560_5007648207370180443_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1228\" height=\"776\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364804461_848514359977560_5007648207370180443_n.jpg 1228w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364804461_848514359977560_5007648207370180443_n-300x190.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364804461_848514359977560_5007648207370180443_n-1024x647.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364804461_848514359977560_5007648207370180443_n-768x485.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1228px) 100vw, 1228px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610425\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365231767_848514286644234_4127321909948320505_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1206\" height=\"757\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365231767_848514286644234_4127321909948320505_n.jpg 1206w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365231767_848514286644234_4127321909948320505_n-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365231767_848514286644234_4127321909948320505_n-1024x643.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365231767_848514286644234_4127321909948320505_n-768x482.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1206px) 100vw, 1206px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610426\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365207237_848514296644233_648543215955773501_n.jpg\" alt=\"\" width=\"876\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365207237_848514296644233_648543215955773501_n.jpg 876w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365207237_848514296644233_648543215955773501_n-205x300.jpg 205w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365207237_848514296644233_648543215955773501_n-701x1024.jpg 701w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365207237_848514296644233_648543215955773501_n-768x1122.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 876px) 100vw, 876px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610427\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/366556720_848514229977573_6976725295757320640_n.jpg\" alt=\"\" width=\"918\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/366556720_848514229977573_6976725295757320640_n.jpg 918w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/366556720_848514229977573_6976725295757320640_n-215x300.jpg 215w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/366556720_848514229977573_6976725295757320640_n-734x1024.jpg 734w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/366556720_848514229977573_6976725295757320640_n-768x1071.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 918px) 100vw, 918px\" \/><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610428\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364809577_848514216644241_3656452985674635753_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"954\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364809577_848514216644241_3656452985674635753_n.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364809577_848514216644241_3656452985674635753_n-300x224.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364809577_848514216644241_3656452985674635753_n-1024x763.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/364809577_848514216644241_3656452985674635753_n-768x572.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook lidhur me debatin\u00a0 e dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr kull\u00ebn pas Teatrit t\u00eb Operas. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb mbushur me ironi ndaj L\u00ebvizjes Bashk\u00eb e PD-s\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs e kund\u00ebrshta\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb media e rrjetet sociale, ai thekson se kulla \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vizionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":610422,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-610421","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/610421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=610421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/610421\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/610422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=610421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=610421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=610421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}