{"id":609961,"date":"2023-08-08T14:09:10","date_gmt":"2023-08-08T12:09:10","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=609961"},"modified":"2023-08-08T17:15:14","modified_gmt":"2023-08-08T15:15:14","slug":"dritan-goxhaj-dhe-dhoma-speciale-e-inkuizicionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/08\/08\/dritan-goxhaj-dhe-dhoma-speciale-e-inkuizicionit\/","title":{"rendered":"Dritan Goxhaj dhe Dhoma Speciale e Inkuizicionit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-610005\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh.jpg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"680\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh.jpg 1200w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh-300x170.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh-1024x580.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/goxh-768x435.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Viktor Malaj<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur mora vesh lajmin se shtetasi shqiptar Dritan Goxhaj ishte burgosur n\u00eb Shqip\u00ebri me urdh\u00ebr t\u00eb s\u00eb quajtur\u00ebs Gjykat\u00eb Speciale e Hag\u00ebs p\u00ebr krimet e supozuara gjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare q\u00eb populli shqiptar i Kosov\u00ebs dhe Ushtria e tij b\u00ebn\u00eb kund\u00ebr pushtuesve, torturuesve, vras\u00ebsve dhe p\u00ebrdhunuesve serb\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999, mendova se zot\u00ebria i lartp\u00ebrmendur do t\u00eb ket\u00eb vrar\u00eb dik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pastaj e qortova veten, pasi logjika t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb shtetas shqiptar nga Tirana, nj\u00eb pilot dhe atdhetar i provuar nuk mund t\u00eb kishte pasur arsye t\u00eb kryente nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb kriminale. Lajmet e m\u00ebvonshme e informuan opinionin se z. Goxhaj, i cili s\u00eb bashku me baban\u00eb e tij, z. Dilaver Goxhaj mor\u00ebn pjes\u00eb vullnetarisht dhe kontribuuan n\u00eb shp\u00ebtimin e popullit nga dhuna shtet\u00ebrore serbe, qenka burgosur sepse n\u00eb shkrime publicistike apo intervista televizive qenka shprehur kund\u00ebr t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj qenka arrestuar edhe se paska p\u00ebrmendur emrat e disa banor\u00ebve q\u00eb mendohet se mund t\u00eb jen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale q\u00eb po gjykohet n\u00eb Hag\u00eb kund\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb e besojn\u00eb se drejt\u00ebsia e k\u00ebrkuar dhe e dh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb huajt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb drejt\u00ebsia e duhur, e ndershme dhe e sakt\u00eb, ky arrestim ting\u00ebllon i pabesuesh\u00ebm dhe revoltues. E pabesueshmja revoltuese na ndihmon t\u00eb kujtojm\u00eb m\u00ebsimin e historis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re se drejt\u00ebsia, sidomos ajo n\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb dhe mbetet po aq \u201ce drejt\u00eb\u201d sa politika dhe politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb nism\u00ebtar\u00eb, organizator\u00eb dhe drejtues t\u00eb saj n\u00eb sken\u00eb apo prapasken\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nuk mund t\u00eb pritet drejt\u00ebsi nga institucione t\u00eb akuz\u00ebs dhe gjykimit, t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur me iniciativ\u00ebn dhe presionin e individ\u00ebve, qarqeve apo institucioneve politike t\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb shteteve, q\u00eb jan\u00eb propozuar e ngritur jo nga ndjeshm\u00ebria njer\u00ebzore p\u00ebr drejt\u00ebsi apo dhimbjet p\u00ebr viktimat e pafajshme, por jan\u00eb ngritur dhe dirigjohen p\u00ebr t\u00eb \u201cbalancuar\u201d interesa dhe marr\u00ebdh\u00ebnie gjeopolitike, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur kancelari apo qeveri t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb sotme n\u00eb interes t\u00eb raporteve politike t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb institucion i till\u00eb, krejt artificial, i panevojsh\u00ebm, i gabuar dhe hipokrit \u00ebsht\u00eb edhe e quajtura Dhomat Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb kujtdo, por t\u00eb Kosov\u00ebs kurrsesi. Nuk jan\u00eb institucione juridike t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk jan\u00eb t\u00eb tilla sepse jan\u00eb ngritur n\u00ebn presionin e pashembullt t\u00eb kancelarive per\u00ebndimore, n\u00ebn presionin q\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishmit i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb voglit, t\u00eb dob\u00ebtit dhe t\u00eb varfrit, p\u00ebr interesat e veta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ato nuk jan\u00eb institucione t\u00eb Kosov\u00ebs pasi u ngrit\u00ebn gati 20 vjet pas ngjarjeve dhe, mbi t\u00eb gjitha, u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar drejtuesit e nj\u00eb ushtrie q\u00eb u krijua dhe veproi brenda territorit t\u00eb vendit t\u00eb vet dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin e vet. Ato nuk jan\u00eb institucione t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs sa p\u00ebr shkak se selit\u00eb e tyre ndodhen jasht\u00eb Kosov\u00ebs, aq edhe se asnj\u00eb hetues, prokuror apo gjyqtar i tyre nuk \u00ebsht\u00eb nga Kosova dhe as i jep llogari popullit apo institucioneve kosovare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhomat Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs u ngrit\u00ebn pas paraqitjes n\u00eb institucionet politike evropiane n\u00eb vitin 2010 t\u00eb nj\u00eb raporti \u201cinvestigues\u201d t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb politikan zviceran me emrin Dik Marti (Dick Marty), i cili pretendonte se kishte gjetur prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb v\u00ebrtetonin trajtimin \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb popullit gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe trafikimin e organeve njer\u00ebzore t\u00eb kryer n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Matit (n\u00eb Shqip\u00ebri) nga U\u00c7K-ja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe pasi trafikimi i organeve u provua se ishte nj\u00eb sajes\u00eb dhe g\u00ebnjesht\u00ebr me bisht e brir\u00eb, raporti vazhdoi t\u00eb q\u00ebndronte dhe t\u00eb b\u00ebhej pretekst p\u00ebr krijimin e Dhomave Speciale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas informacioneve mediatike ky institucion ka hetuar dhe \u00ebsht\u00eb duke shqyrtuar akuzat kundrejt kat\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Sipas akt-akuz\u00ebs, t\u00eb kat\u00ebr \u201ckriminel\u00ebt\u201d paskan qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb <em>\u201cNd\u00ebrmarrjeje Kriminale t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt<\/em>\u201d. Nuk do shum\u00eb mend p\u00ebr t\u00eb kuptuar, pavar\u00ebsisht p\u00ebrrallave q\u00eb tregojn\u00eb her\u00eb pas here prokuror\u00ebt apo z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebtij institucioni, se politikisht kjo \u00ebsht\u00eb minim me mjete juridike i asaj q\u00eb ishte v\u00ebrtet\u00eb U\u00c7K-ja, i misionit dhe objektivit t\u00eb saj t\u00eb arritur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bomb\u00eb shkat\u00ebrrimtare q\u00eb hedh n\u00eb er\u00eb t\u00eb gjitha arsyet dhe arsyetimet q\u00eb vendet kryesore per\u00ebndimore i paraqit\u00ebn opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur bombat q\u00eb hodh\u00ebn mbi ushtrin\u00eb dhe institucionet e shtetit pushtues serb n\u00eb vitin 1999.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga pik\u00ebpamja juridike, edhe nj\u00eb jurist i shtetit m\u00eb t\u00eb prapambetur t\u00eb bot\u00ebs e di se kur nj\u00eb grup individ\u00ebsh akuzohen p\u00ebr \u201cNd\u00ebrmarrje Kriminale t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d kjo do t\u00eb thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt apo drejtuesit e k\u00ebsaj \u201corganizate kriminale\u201d jan\u00eb marr\u00eb vesh qysh p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb kryer krimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen dhe, madje, kryerja e k\u00ebtyre krimeve ka qen\u00eb q\u00ebllimi kryesor, n\u00ebse jo i vet\u00ebm, i krijimit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre. Nuk mundet q\u00eb drejtuesit e nj\u00eb grupimi politik, ushtarak apo ordiner t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb drejtues t\u00eb nj\u00eb \u201cNd\u00ebrmarrjeje Kriminale t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, nd\u00ebrsa gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb atij grupimi t\u00eb jen\u00eb atdhetar\u00eb, heronj dhe njer\u00ebz fisnik\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur si q\u00ebllim ndalimin e dhun\u00ebs shtet\u00ebrore dhe arritjen e liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit dhe popullit t\u00eb vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kuptimin figurativ, luft\u00ebrat pushtuese jan\u00eb si s\u00ebmundjet vdekjeprur\u00ebse, nd\u00ebrsa luft\u00ebrat \u00e7lirimtare jan\u00eb ila\u00e7et kund\u00ebr k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve. Si \u00e7do ila\u00e7, edhe lufta \u00e7lirimtare ka ekseset dhe efektet e veta an\u00ebsore. A mos duhet q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve an\u00ebsore t\u00eb mos e p\u00ebrdorim fare k\u00ebt\u00eb \u201cila\u00e7\u201d apo t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb \u201cmjek\u00ebt\u201d q\u00eb e kan\u00eb shpikur dhe ata q\u00eb e kan\u00eb rekomanduar p\u00ebrdorimin e tij?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po t\u00eb gjykojm\u00eb me logjik\u00ebn dhe pasionet e grupit akuzues t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb Hag\u00ebs, at\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00c7ur\u00e7illi, Stalini dhe Rusvelti do duhej t\u00eb merrnin d\u00ebnime kapitale p\u00ebr pasojat tragjike dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb soll\u00ebn bombardimet e Forcat Aleate kund\u00ebr Gjermanis\u00eb n\u00eb zonat civile t\u00eb qyteteve. U vran\u00eb mij\u00ebra civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe u shkat\u00ebrruan pasuri t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs dhe artit q\u00eb i p\u00ebrkisnin mbar\u00eb njer\u00ebzimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A ka pasur eksese dhe krime gjat\u00eb luft\u00ebs dhe a mund ta ken\u00eb p\u00ebsuar edhe njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm? Sigurisht q\u00eb po. Historia e njer\u00ebzimit nuk njeh rast t\u00eb \u201cluft\u00ebrave t\u00eb pastra\u201d. Ekseset jan\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruara dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb pashmangshme. Por, q\u00eb t\u00eb akuzohen kat\u00ebr ish-drejtuesit e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb ndodhen t\u00eb arrestuar n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb individ\u00eb apo nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tyre, do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb gjendet dhe paraqitet n\u00eb gjyq ndonj\u00eb platform\u00eb politiko-ushtarake, e n\u00ebnshkruar prej tyre, e cila parashikon, udh\u00ebzon dhe urdh\u00ebron vrasjet apo torturimet e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk i ishin bashkuar kauz\u00ebs dhe ushtris\u00eb s\u00eb tyre. N\u00ebse gjat\u00eb luft\u00ebs jan\u00eb ndaluar, arrestuar, burgosur apo asgj\u00ebsuar individ\u00eb q\u00eb iu p\u00ebrkasin t\u00eb gjitha bashk\u00ebsive fetare, etnike, politike apo krahinore, at\u00ebher\u00eb konkluzioni \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb pasi shkaku i trajtimeve t\u00eb tilla nuk ka qen\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre, por dyshimi real apo i hamend\u00ebsuar se ata ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtuesit serb. Dhe nuk ka kurrfar\u00eb \u00e7udie q\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e 1999, ashtu si kudo e kurdoher\u00eb n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebrave, dhe jo vet\u00ebm, individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtuesit, duke i dh\u00ebn\u00eb atij informacione apo duke u rreshtuar me arm\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me logjik\u00ebn dhe arsyetimin e pal\u00ebs akuzuese t\u00eb Hag\u00ebs, edhe z. Zelenski i Ukrain\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb penalizohet nes\u00ebr p\u00ebr dhjet\u00ebra apo qindra vrasje q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Ukrain\u00eb qysh nga fillimi i luft\u00ebs, vrasje civil\u00ebsh t\u00eb thjesht\u00eb e deri kryetar\u00eb bashkish q\u00eb besohej se po i sh\u00ebrbenin pushtuesit rus.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb vijm\u00eb tani tek akuzat dhe arrestimi i z. Dritan Goxhaj. Shprehjen e mendimeve dhe konsiderat\u00ebs p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe p\u00ebrmendjen e emrave t\u00eb disa shtetasve kosovar\u00eb si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb gjyqin q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Hag\u00eb, prokuroria dhe gjykata p\u00ebrkat\u00ebse e kan\u00eb cil\u00ebsuar (klasifikuar) si krim. K\u00ebtu lindin hamendje dhe pyetje: Pse disa shtetas kosovar\u00eb t\u00eb futur n\u00eb listat e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb akuz\u00ebs jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb deri dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb thirren n\u00eb gjyq? A jan\u00eb k\u00ebta individ\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe okular\u00eb t\u00eb ngjarjeve, urdhrave apo porosive q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pandehurit? Meq\u00eb, prej k\u00ebtyre d\u00ebshmitar\u00ebve ka ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe n\u00eb gjyqe t\u00eb m\u00ebparshme kund\u00ebr ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, mos kemi vall\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u201cd\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb marr\u00eb me qira\u201d, t\u00eb sajuar apo t\u00eb paguar nga ata q\u00eb U\u00c7K-n\u00eb e pat\u00ebn paraqitur n\u00eb opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar si \u201corganizat\u00eb terroriste\u201d dhe, rrjedhimisht, luft\u00ebn \u00e7lirimtare si \u201cnd\u00ebrmarrje kriminale e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A jan\u00eb ballafaquar k\u00ebta d\u00ebshmitar\u00eb me t\u00eb akuzuarit gjat\u00eb procesit hetimor apo ruhen si \u201csurpriz\u00eb\u201d p\u00ebr seancat gjyq\u00ebsore, duke iu hequr mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb arrestuarve t\u00eb mbledhin prova n\u00ebp\u00ebrmjet avokat\u00ebve t\u00eb tyre, prova q\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet e d\u00ebshmitar\u00ebve, q\u00eb mund t\u00eb provojn\u00eb mosqenien e tyre n\u00eb vendngjarjet e p\u00ebrmendura, apo qenien e tyre t\u00eb m\u00ebhershme n\u00eb list\u00ebpagesat e pushtuesve serb\u00eb? Detyr\u00eb e kujt \u00ebsht\u00eb ruajtja e anonimitetit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, detyr\u00eb e gjykat\u00ebs dhe pal\u00ebs akuzuese apo detyrim i qytetar\u00ebve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb z. Dritan Goxhaj?! A e dinte v\u00ebrtet\u00eb z. Goxhaj se k\u00ebta d\u00ebshmitar\u00eb ishin shpallur anonim\u00eb nga gjykata n\u00eb Hag\u00eb dhe, n\u00ebse po, kush e kishte njoftuar at\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga pik\u00ebpamja juridike lind dyshimi se pala akuzuese e ka mb\u00ebshtetur akuz\u00ebn dhe provimin e faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurve vet\u00ebm n\u00eb th\u00ebniet e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe beson se l\u00ebkundjet apo mosparaqitja e ndonj\u00ebrit prej tyre n\u00eb gjyq mund t\u2019i \u201cturp\u00ebroj\u00eb\u201d prokuror\u00ebt p\u00ebr ngritjen e akuzave mbi prova t\u00eb rreme. N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar jan\u00eb akuzuar dhe d\u00ebnuar me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm apo kan\u00eb shkuar n\u00eb dhomat e gazit qindra shtetas amerikan\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb th\u00ebniet e d\u00ebshmitar\u00ebve. Pas zbulimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb analizave krahasuese t\u00eb ADN-s\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar se ishin d\u00ebnuar njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb prej tyre humb\u00ebn jet\u00ebn \u201cligj\u00ebrisht\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb kaluan nga 30-40 vjet n\u00ebp\u00ebr burgje. E pra, k\u00ebta fatzinj qen\u00eb akuzuar e d\u00ebnuar nga Xhek Smith\u00ebt e sot\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i v\u00ebn\u00eb n\u00eb shpin\u00eb nga tridhjet\u00eb apo dyzet akuza edhe ish-Presidentit Donald Tramp dhe n\u00eb fund iu shfryhen t\u00eb gjitha. N\u00eb SHBA dhe disa vende per\u00ebndimore shtypi ka botuar sekrete q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare, por gazetar\u00ebt apo publicist\u00ebt q\u00eb ia kan\u00eb njoftuar opinionit nuk jan\u00eb arrestuar, ngaq\u00eb sekretet shtet\u00ebrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe gj\u00ebra shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 jan\u00eb emrat e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb proces penal, duhen ruajtur nga ata q\u00eb i kan\u00eb dhe jo nga ata q\u00eb hulumtojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke pasur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, shteti shqiptar nuk duhet kurrsesi ta ekstradoj\u00eb qytetarin e pafajsh\u00ebm Dritan Goxhaj dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb quajturat Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, duhet ta lirojn\u00eb at\u00eb burr\u00eb, dhe jo vet\u00ebm, nga akuzat absurde.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nuk duan t\u00eb mbeten n\u00eb histori si \u201c<em>Nd\u00ebrmarrje e P\u00ebrbashk\u00ebt Kriminale\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/gazetadita.al\/dritan-goxhaj-dhe-dhoma-speciale-e-inkuizicionit\/\">DITA<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Viktor Malaj Kur mora vesh lajmin se shtetasi shqiptar Dritan Goxhaj ishte burgosur n\u00eb Shqip\u00ebri me urdh\u00ebr t\u00eb s\u00eb quajtur\u00ebs Gjykat\u00eb Speciale e Hag\u00ebs p\u00ebr krimet e supozuara gjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare q\u00eb populli shqiptar i Kosov\u00ebs dhe Ushtria e tij b\u00ebn\u00eb kund\u00ebr pushtuesve, torturuesve, vras\u00ebsve dhe p\u00ebrdhunuesve serb\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999, mendova se zot\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":610005,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-609961","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=609961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609961\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/610005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=609961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=609961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=609961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}