{"id":609630,"date":"2023-08-06T14:03:50","date_gmt":"2023-08-06T12:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=609630"},"modified":"2023-08-06T14:03:50","modified_gmt":"2023-08-06T12:03:50","slug":"kryeqyteti-imagjinar-i-belshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/08\/06\/kryeqyteti-imagjinar-i-belshit\/","title":{"rendered":"Kryeqyteti imagjinar i Belshit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365724933_830937551938821_7278094056225523320_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-609631\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365724933_830937551938821_7278094056225523320_n.jpg\" alt=\"\" width=\"843\" height=\"771\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365724933_830937551938821_7278094056225523320_n.jpg 843w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365724933_830937551938821_7278094056225523320_n-300x274.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/365724933_830937551938821_7278094056225523320_n-768x702.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 843px) 100vw, 843px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Ben Blushi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pedonalen kryesore t\u00eb Belshit, ndodhet nj\u00eb bust i Sami Frash\u00ebrit q\u00eb e hedh hijen cdo pasdite mbi liqen. Sami Frash\u00ebri mund t\u00eb meritonte nj\u00eb bust n\u00eb cdo qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por lidhja e tij me Belshin ka nj\u00eb histori t\u00eb cuditshme, t\u00eb cil\u00ebn Sami Frash\u00ebri, derisa vdiq, nuk e ka ditur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Para se t\u00eb tregoj historin\u00eb, duhet t\u00eb them se Sami Frash\u00ebri nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Belsh. Ai jetoi n\u00eb Turqi, dhe sa ishte i vog\u00ebl, v\u00ebshtir\u00eb se ka par\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vec P\u00ebrmetit ku lindi dhe Janin\u00ebs ku b\u00ebri shkoll\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur shkroi librin \u201cShqip\u00ebria c\u2019ka qen\u00eb, c\u2019 \u00ebsht\u00eb, e c\u2019do t\u00eb b\u00ebhet \u201c Sami Frash\u00ebri krijoi nj\u00eb qytet imagjinar i cili duhet t\u00eb ishte kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tij, ky qytet duhet t\u00eb kishte tre cil\u00ebsi : e para t\u00eb fliste shqip, e dyta, t\u00eb ishte i ri, pra t\u00eb nd\u00ebrtohej nga e para dhe e treta, t\u00eb ndodhej n\u00eb mesin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kryqytetit imagjinar ai i vuri emrin Sk\u00ebnderbegas, p\u00ebr nder t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dhe n\u00eb librin e tij, emrin Belsh nuk e p\u00ebrmendi fare, sepse ndoshta nuk e njihte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por,meq\u00eb Sami Frash\u00ebri propozoi q\u00eb Kryeqyteti duhet t\u00eb ishte n\u00eb mes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Belsh kan\u00eb besuar se ai e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr ta. Dhe prandaj i kan\u00eb ngritur nj\u00eb bust para t\u00eb cilit parakalojn\u00eb cdo dit\u00eb belshak\u00ebt dhe turist\u00ebt q\u00eb nuk e din\u00eb pse ai bust ndodhet aty.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00ebse duket sikur lidhja e Sami Frash\u00ebrit me Belshin \u00ebsht\u00eb ngritur mbi nj\u00eb keqkuptim, nuk dua t\u00eb them se belshak\u00ebt e kan\u00eb patur gabim kur i ngrit\u00ebn atij nj\u00eb bust. Ata b\u00ebn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb sepse me k\u00ebt\u00eb rast rrit\u00ebn vet\u00ebbesimin e njer\u00ebzve t\u00eb nj\u00eb province t\u00eb vog\u00ebl, duke krijuar nj\u00eb histori t\u00eb bukur e cila, edhe pse bazohet mbi nj\u00eb lapsus gjeografik, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb e bukur. N\u00ebse e ve gishtin mbi hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebrkon mesin e art\u00eb, me siguri gishti do t\u00eb zhytet n\u00eb nj\u00eb nga 85 liqenet e mrekullueshme t\u00eb Belshit, t\u00eb cil\u00ebt Sami Frash\u00ebri fatkeq\u00ebsisht nuk i pa kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por a mund mund t\u00eb ishte Belshi kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb ?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si nj\u00eb njeri q\u00eb ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Tiran\u00eb, besoj se kushdo q\u00eb e ka menduar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi nuk e ka patur keq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e Shqip\u00ebris\u00eb ndoshta do ishte ndryshe, n\u00ebse Belshi do kishte qen\u00eb kryeqytet i vendit. Un\u00eb them se do ishte pak m\u00eb e but\u00eb nisur nga karakteristkat e Belshit si nj\u00eb qytet i qet\u00eb dhe ato t\u00eb Tiran\u00ebs si nj\u00eb qytet i eg\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke nisur nga emri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dyshimet se emri Tiran\u00eb, vjen nga Teheran do kishin r\u00ebn\u00eb ose do ishin t\u00eb shurdh\u00ebta, n\u00ebse Tirana nuk do ishte b\u00ebr\u00eb kryqytet. Dhe meq\u00eb jemi t\u00eb krahasimi i emrave, imagjinoni sikur kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb quhej Belsh. Duket si Belle,pra nj\u00eb qytet i bukur q\u00eb n\u00eb em\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndryshe nga Belshi q\u00eb duket sikur vjen nga fjala bukuri, Tirana e ka fjal\u00ebn tirani n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e vet. Dhe ky qytet ka nxjerr\u00eb shum\u00eb tiran\u00eb. Bejler\u00ebt e Tiran\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tiran\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, gjakat\u00ebr\u00eb mizor\u00eb q\u00eb vrisnin dhe dhunonin. Vet\u00ebm betejat feudale mes toptan\u00ebve dhe bargjin\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb derdhur kaq shum\u00eb gjak n\u00eb themelet e pallatave ku jetojm\u00eb, duhet t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme q\u00eb Tirana t\u00eb mos ishte zgjedhur kryeqytet. Por at\u00ebher\u00eb ishin koh\u00eb t\u00eb tjera dhe kriteret mbi t\u00eb cilat p\u00ebrzgjidheshin kryeqytetet nuk ishin ato t\u00eb Sami Frash\u00ebrit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe nj\u00eb her\u00eb kur Tirana mund t\u00eb shp\u00ebtonte nga grindjet e shumta mes fiseve t\u00eb Kruj\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, fati nuk ishte me t\u00eb. Kahamahmut Bushatlliu erdhi nga Shkodra ta pushtonte Tiran\u00ebn nga vitet 1700, por n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb b\u00ebhej gati t\u00eb sulmonte dhe kishte ngritur cadrat, diku n\u00eb Laprak\u00eb,aty ku \u00ebsht\u00eb Spitali Ushtarak, nj\u00eb miz\u00eb e mallkuar i hyri n\u00eb vesh dhe ai vdiq i lebetitur nga tortura dhe zhurmat n\u00eb kok\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mjek\u00ebt dinin t\u00eb nxirrnin shpatat nga trupat, por nuk dinin t\u00eb nxrirrnin mizat nga vesh\u00ebt. Sikur kjo miz\u00eb e mallkuar q\u00eb hyri n\u00eb veshin e gabuar t\u00eb kishte ngordhur nga ndonj\u00eb aksident, pra nga ndonj\u00eb p\u00ebrplasje me ndonj\u00eb pem\u00eb, Tirana do kishte patur nj\u00eb fat tjet\u00ebr. Do ishte qeverisur nga shkodran\u00ebt dhe jo nga krutan\u00ebt e tmerrsh\u00ebm sic ndodhi p\u00ebr nja dyqind vjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por le t\u00eb kthehemi te Belshi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo vet\u00ebm nga emri, Belshi e tejkalon Tiran\u00ebn n\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi. Aty \u00ebsht\u00eb m\u00eb that\u00eb, dimri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ngroht\u00eb dhe lag\u00ebshtia e Tiran\u00ebs e cila na futet deri n\u00eb kock\u00eb, mungon. N\u00eb Belsh qielli \u00ebsht\u00eb m\u00eb blu, aty bije m\u00eb pak shi dhe romantik\u00ebt e Tiran\u00ebs q\u00eb shkruajn\u00eb poezi me re t\u00eb ngrysura, do e kishin jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Ndoshta do ishin b\u00ebr\u00eb peshkatar\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zanat q\u00eb i mungon shum\u00eb Tiran\u00ebs, e cila ka vet\u00ebm nj\u00eb liqen artificial me peshk shum\u00eb t\u00eb keq, q\u00eb nuk haet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa Belshi ka 85 liqene fantastik\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb mbushur me zambak\u00eb me peshq t\u00eb bindur dhe zogj t\u00eb urt\u00eb, q\u00eb kalojn\u00eb mbi uj\u00eb si mbi nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb past\u00ebr sinqeriteti. Liqenet q\u00eb jan\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e Belshit, mund t\u00eb sh\u00ebrbenin si nj\u00eb kur\u00eb natyrale p\u00ebr qytetar\u00ebt e kryeqytetit q\u00eb zakonisht b\u00ebhen depresiv\u00eb nga trafiku, nga zhurma dhe nga mungesa e natyr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Imagjinoni sikur ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Tiran\u00eb dhe thon\u00eb jam nga Ali Demi, jam nga Kombinati, jam nga Kinostudio, nga Tirana e Re, nga Zogu i Zi,nga Treni, nga Sauku, nga Selvija, nga Pazari i Ri apo nga Vasil Shanto t\u00eb thoshin jam nga liqeni i Sami Frash\u00ebrit, apo nga liqeni Fan Noli,nga liqeni Migjeni, nga liqeni Vangjush Mio, nga liqeni Vace Zela,nga liqeni Frida Kalo, nga liqeni Charlie Chaplin, nga liqeni Coco Channel, apo nga liqeni Da Vinci, apo nga liqeni Viktor Hygo apo nga liqeni Napoleon Bonaparti ose nga liqeni Rita Ora.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeqyteti do organizohej sipas liqeneve, p\u00ebrreth t\u00eb cilave do ishin lagjet, zyrat, shkollat, universitetet, kinemat\u00eb, dyqanet,tregjet dhe sh\u00ebtitoret apo bulevardet.N\u00ebse kryeqyteti do kishte fat t\u00eb drejtohej nga nj\u00eb njeri me sqim\u00eb ai ndoshta do ti ndante 85 liqenet sipas funksioneve. Liqeni i administrat\u00ebs, liqeni i tregtis\u00eb, liqeni i artit, liqeni i sportit, liqeni i bixhuterive, liqeni i hoteleve, liqeni i rrobave, liqeni i mishit,liqeni i bulmetit, liqeni i elektronik\u00ebs, liqeni digjital, liqeni i kinemas\u00eb, liqeni i teatrit, liqeni i luft\u00ebs, liqeni i bixhozit, liqeni i t\u00eb pasurve, liqeni i t\u00eb papu\u00ebnve, liqeni i ambasadave, liqeni i burgjeve,liqeni i ushtris\u00eb, liqeni i pleqve,liqeni i zonjave,liqeni i rus\u00ebve,liqeni i kinezev\u00eb,liqeni i amerikan\u00ebve, liqeni i t\u00eb vdekurve,etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin, Belshi \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Elbasanit, Tiran\u00ebs dhe Beratit. Nga aty shkohet n\u00eb Korc\u00eb p\u00ebr 2 or\u00eb dhe n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb e gjys\u00ebm. N\u00eb Durr\u00ebs shkohet p\u00ebr 45 minuta. N\u00ebse Belshi do ishte kryeqytet, Elbasani do ishte punishtja e tij ose m\u00eb sakt\u00eb hekurishtja e tij, Lushnja do ishte ara e tij, Kavaja do ishte bregdeti, C\u00ebrriku do ishte aeroporti, Peqini do ishte koteci,Korca do ishte mali i tij dhe Berati do ishte muzeu i tij. Gramshi do ishte hidrocentrali nd\u00ebrsa Liqeni i Pogradecit do sh\u00ebrbente si nj\u00eb frigorifer p\u00ebr pensionist\u00ebt n\u00eb ver\u00eb. Gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb vijn\u00eb nga juglindja do kishin shp\u00ebtuar nga ferri shekullor i Krrab\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Tiran\u00eb e cila do ishte xhungla e tij e fshehur pas murit gjigand t\u00eb Krrab\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meq\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra do ishin ndryshe dhe un\u00eb nuk do ta kisha b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn e mesme tek gjimnazi Sami Frash\u00ebri i Tiran\u00ebs, por tek gjimnazi Sami Frash\u00ebri i Belshit dhe n\u00eb vend q\u00eb ta kisha sht\u00ebpin\u00eb te Ministria e Jashtme, mund ta kisha patur te liqeni Charlie Chaplin dhe me pak fat mund t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb rregjisor, ose tek liqeni Napoleon Bonaparti dhe me shum\u00eb gjas\u00eb do isha b\u00ebr\u00eb ushtarak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb ku i dihet. Belshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i duruar dhe natyra e tij karstike \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb pres\u00eb me shekuj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndoshta shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur Tirana t\u00eb tejmbushet dhe kodrat p\u00ebrreth t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb vend, Belshi mund t\u00eb jet\u00eb Kryeqyteti rezerv\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb. Kodrat e bukura dhe t\u00eb rrumbullak\u00ebta t\u00eb Belshit jan\u00eb mik\u00ebprit\u00ebse dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht armiq\u00ebsore ndaj pallateve. N\u00eb dunat e tyre t\u00eb buta mund t\u00eb ngriheshin vila t\u00eb ul\u00ebta dhe godina sh\u00ebrbimi t\u00eb cilat nuk do lejoheshin t\u00eb kalonin mbi lart\u00ebsin\u00eb e kodrave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">At\u00ebher\u00eb nga ult\u00ebsira e Belshit, njer\u00ebzit do flisnin p\u00ebr Tiran\u00ebn si p\u00ebr nj\u00eb qytet metalik nga i cili kan\u00eb ikur sepse aty nuk kishte m\u00eb vend p\u00ebr zogj dhe farat e luleve nuk kishin ku t\u00eb mbinin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Cfar\u00eb ngush\u00ebllimi do ishin liqenet e Belshit, p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb sa her\u00eb dalin pasdite n\u00eb ballkonet e tyre, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shohin ndeshjet e futbollit q\u00eb burrat e djersitur ndjekin n\u00eb ballkonet p\u00ebrball\u00eb. Ata mund t\u00eb mendonin p\u00ebr Belshin, kryeqytetin imagjinar, duke fjetur rehat, n\u00eb vap\u00ebn p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb dremitje e sip\u00ebr, duke \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr Belshin, do bindeshin se Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet madh\u00ebshtor, i vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm dhe pa komplekse q\u00eb t\u00eb jep mund\u00ebsi t\u00eb mendosh p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Ben Blushi N\u00eb pedonalen kryesore t\u00eb Belshit, ndodhet nj\u00eb bust i Sami Frash\u00ebrit q\u00eb e hedh hijen cdo pasdite mbi liqen. Sami Frash\u00ebri mund t\u00eb meritonte nj\u00eb bust n\u00eb cdo qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por lidhja e tij me Belshin ka nj\u00eb histori t\u00eb cuditshme, t\u00eb cil\u00ebn Sami Frash\u00ebri, derisa vdiq, nuk e ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":609631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-609630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=609630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609630\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/609631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=609630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=609630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=609630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}