{"id":606471,"date":"2023-07-16T10:24:48","date_gmt":"2023-07-16T08:24:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=606471"},"modified":"2023-07-16T10:24:48","modified_gmt":"2023-07-16T08:24:48","slug":"bashkite-administruan-930-mln-euro-me-2022-varesi-e-larte-nga-ndertimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/07\/16\/bashkite-administruan-930-mln-euro-me-2022-varesi-e-larte-nga-ndertimet\/","title":{"rendered":"Bashkit\u00eb administruan 930 mln euro m\u00eb 2022, var\u00ebsi e lart\u00eb nga nd\u00ebrtimet","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1689489808_ndertime.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-606472\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1689489808_ndertime.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1689489808_ndertime.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1689489808_ndertime-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/1689489808_ndertime-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Burimet financiare t\u00eb pushtetit vendor arrit\u00ebn vitin e kaluar n\u00eb 930 milion\u00eb euro, me zgjerim vjetor 4%. Raporti i Financave Vendore, q\u00eb u hartua nga Co-Plan, tregoi se u rrit m\u00eb tej var\u00ebsia e t\u00eb ardhurave ndaj taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, q\u00eb vilet ndaj nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja. Kjo po rrit var\u00ebsin\u00eb e bashkive ndaj lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, shpenzimet po rriten me shpejt\u00ebsi p\u00ebr personelin, teksa investimet sh\u00ebnuan r\u00ebnie t\u00eb mpreht\u00eb vitin e kaluar. Bashkit\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nivelin e qeverisjes m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, me ndikim potencial n\u00eb identifikimin dhe zgjedhjen e nevojave t\u00eb komuniteteve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por me gjith\u00eb Reform\u00ebn e re Territoriale, e cila transferoi nj\u00eb seri sh\u00ebrbimesh dhe financash tek vendor\u00ebt, sh\u00ebrbimet ndaj komuniteteve jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb disa raste, teksa administrimi financiar dhe buxhetimi jan\u00eb bazuar te nj\u00eb model jo i q\u00ebndruesh\u00ebm zhvillimi. N\u00eb vitin 2022, bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin rrit\u00ebn m\u00eb tej ekspozimin e t\u00eb ardhurave buxhetore ndaj taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb vilet ndaj nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shpenzimet ndaj personelit u rrit\u00ebn m\u00eb tej dhe investimet kapitale u p\u00ebrkeq\u00ebsuan.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Raporti i Financave Vendore q\u00eb u hartua nga Co-Plan tregoi se gjat\u00eb vitit 2022, Bashkit\u00eb kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb mjete financiare n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet dhe kompetencat. Zgjerimi i burimeve financiare n\u00eb dispozicion u shtri n\u00eb t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore, t\u00eb hyrat nga transfertat nd\u00ebrqeveritare t\u00eb pakusht\u00ebzuara dhe taksat e ndara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, kontributi pozitiv i t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar gjer\u00ebsisht nga rritja e t\u00eb ardhurave nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja mbledhur n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb terma strukturor\u00eb, var\u00ebsia e buxheteve vendore nga transfertat nd\u00ebrqeveritare vijon t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb, nga nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar taksash dhe tarifash vendore t\u00eb gjeneruara n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar bashkish.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Treguesit e decentralizimit n\u00eb kahun e shpenzimeve n\u00eb vitin 2022 u ngadal\u00ebsuan, ndon\u00ebse shpenzimet totale rezultojn\u00eb n\u00eb rritje. Mbulimi i shpenzimeve korrente (p\u00ebr shpenzime personeli, operative dhe t\u00eb tjera) vijon t\u00eb p\u00ebrthith\u00eb burime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme (me fonde t\u00eb veta dhe t\u00eb kusht\u00ebzuara). Komponenti i investimeve paraqet luhatshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb pavavar\u00ebsisht kontributit nga fondet p\u00ebr investime t\u00eb kusht\u00ebzuara. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, investimet e kryera me fonde t\u00eb veta t\u00eb bashkive, ndon\u00ebse n\u00eb rritje vjetore, sh\u00ebnuan vlera t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb dy vitet e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Portofoli i burimeve financiare n\u00eb dispozicion t\u00eb bashkive u zgjerua n\u00eb vitin 2022. T\u00eb hyrat n\u00eb buxhetin vendor rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb rritur p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore (7%), t\u00eb hyrat nga transferta t\u00eb pakusht\u00ebzuara (6%) dhe t\u00eb hyra nga taksat e ndara (12%). N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb hyrat nga transfertat e kusht\u00ebzuara sh\u00ebnuan r\u00ebnie vjetore me rreth 7%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Roli i qeverisjes vendore, p\u00ebrkundrejt asaj t\u00eb p\u00ebrgjithshme, u moderua. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore ndaj PBB-s\u00eb u vler\u00ebsuan n\u00eb nivelin 1.5% dhe ndaj totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 5.5% t\u00eb tyre (tregues t\u00eb decentralizimit n\u00eb kahun e t\u00eb ardhurave). T\u00eb dy k\u00ebta tregues kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie krahasuar me nivelin e tyre n\u00eb vitin 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat vendore, var\u00ebsi nga sektori i nd\u00ebrtimit<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 31% t\u00eb burimeve totale n\u00eb dispozicion t\u00eb bashkive gjat\u00eb vitit 2022, n\u00eb rritje me rreth 7% n\u00eb terma vjetor\u00eb. T\u00eb ardhurat nga tarifat vendore ishin kontribuues kryesor n\u00eb zgjerimin e t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar rreth 38% t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori dhe duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb rritje vjetore me rreth 12%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb terma nominal\u00eb, 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend mblodh\u00ebn rreth 32 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2022, n\u00eb rritje me rreth 7% krahasuar me nivelin e t\u00eb ardhurave t\u00eb mbledhura n\u00eb vitin 2021. P\u00ebrjashtuar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs (e cila mblodhi rreth 45% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore p\u00ebr vitin 2022), kjo kategori t\u00eb ardhurash sh\u00ebnoi rritje me rreth 14% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga taksat vendore, ndon\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 59% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore, dhan\u00eb kontribut pozitiv m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb ecurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet vendore. Prirja e rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb vijoi gjat\u00eb vitit 2022, duke u vler\u00ebsuar n\u00eb rreth 0.5% t\u00eb PBB-s\u00eb nominale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga rreth 10.1 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga TNI, rreth 73% e tyre \u00ebsht\u00eb mbledhur n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. P\u00ebrjashtuar t\u00eb ardhurat e ark\u00ebtuara nga Bashkia e Tiran\u00ebs, 60 bashkit\u00eb e tjera n\u00eb vend mblodh\u00ebn rreth 2.7 miliard\u00eb lek\u00eb nga TNI, n\u00eb rritje me rreth 26% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00eb an\u00eb, TNI ka kontribuar pozitivisht n\u00eb rritjen e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhetin vendor, nga ana tjet\u00ebr, i vendos ato n\u00eb nj\u00eb pozicion sfidues p\u00ebr ofrimin e infrastrukturave t\u00eb nevojshme publike, t\u00eb cilat gjithashtu k\u00ebrkojn\u00eb financime si n\u00eb zhvillim fillestar, ashtu dhe n\u00eb mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme, duke rritur presionin p\u00ebr sh\u00ebrbime infrastrukturore p\u00ebr bashkit\u00eb. Performanca n\u00eb t\u00eb ardhurat nga TNI sugjeron p\u00ebr vijim\u00ebsi t\u00eb presioneve zhvillimore matur nga t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr numrin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe sip\u00ebrfaqen nd\u00ebrtimore, ndon\u00ebse ky presion \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, taksa mbi pasurit\u00eb e paluajtshme ende nuk po jep efektet e pritura n\u00eb buxhetet vendore. Problematikat n\u00eb zbatim, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr taks\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs, pengojn\u00eb shfryt\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb potencialit q\u00eb paraqet kjo taks\u00eb p\u00ebr bashkit\u00eb. N\u00eb vitin 2022, nga taksat mbi tok\u00ebn bujq\u00ebsore, truallin dhe nd\u00ebrtes\u00ebn u mblodh\u00ebn rreth 5.3 miliard\u00eb lek\u00eb, nivel ky m\u00eb i ul\u00ebt se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb shtonim t\u00eb ardhurat nga taksa mbi transferimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, t\u00eb ardhurat totale nga taksimi i pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme regjistrojn\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 6.1 miliard\u00eb lek\u00ebsh, pothuajse e nj\u00ebjt\u00eb me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb (vler\u00ebsuar n\u00eb rreth 0.3% t\u00eb PBB-s\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shpenzimet e bashkive arrijn\u00eb n\u00eb 930 mln euro, zgjerohen 4% m\u00eb 2022<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2022, bashkit\u00eb shpenzuan rreth 98 miliard\u00eb lek\u00eb (930 milion\u00eb euro), n\u00eb rritje me rreth 4% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Ndon\u00ebse me nj\u00eb prirje rritje q\u00eb prej vitit 2015, norma e rritjes s\u00eb shpenzimeve totale \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit (me dhe pa fondet e trash\u00ebguara nga nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analiza tregon se sipas burimit t\u00eb financimit, 59% e shpenzimeve totale u krye me fonde nga burime t\u00eb veta, nd\u00ebrsa 41% e tyre me fonde t\u00eb kusht\u00ebzuara. Shpenzimet me fondet e veta t\u00eb bashkive regjistruan nj\u00eb nivel prej rreth 58 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, n\u00eb rritje me rreth 12% krahasuar me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shpenzimet e kryera me fonde t\u00eb kusht\u00ebzuara sh\u00ebnuan nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 40 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie me rreth 7% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Bazuar n\u00eb klasifikimin sipas natyr\u00ebs ekonomike t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta, n\u00eb vitin 2022 bashkit\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn rreth 80% t\u00eb fondeve t\u00eb tyre p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve korrente (rreth 47 miliard\u00eb lek\u00eb) dhe rreth 20% n\u00eb mbulimin e shpenzimeve kapitale (rreth 12 miliard\u00eb lek\u00eb). Kahu i zhvillimeve n\u00eb shpenzimet me fonde t\u00eb veta n\u00eb vitin 2022 u p\u00ebrcaktua nga ecuria e shpenzimeve korrente, t\u00eb cilat sh\u00ebnuan rritje vjetore t\u00eb ndjeshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shpenzimet operative, n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shpenzimet operative dhe t\u00eb tjera regjistruan nj\u00eb nivel prej rreth 22 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, n\u00eb rritje me rreth 25% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 37% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta. Nd\u00ebr shpenzimet operative dhe t\u00eb tjera, shpenzimet operative t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb sh\u00ebnuan nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 19 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb rritje me rreth 19% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb zgjerimin e shpenzimeve operative kontribuuan rritja e shpenzimeve p\u00ebr sh\u00ebrbime nga t\u00eb tret\u00eb (31%); shpenzimeve t\u00eb transportit (25%); shpenzimeve t\u00eb tjera operative (10%); shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit (42%) dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb zakonshme (11%). N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, shpenzimet p\u00ebr materiale zyre sh\u00ebnuan r\u00ebnie me rreth 3% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Duke filluar prej vitit 2015, ecuria e shpenzimeve operative qart\u00ebsisht po ndjek nj\u00eb trajektore rritje vit pas viti, ku fundi i vitit 2022 sh\u00ebnoi nivelin maksimal t\u00eb tyre. Ndon\u00ebse, rritja e shpenzimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori rezulton t\u00eb jet\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnz\u00ebrat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Investimet kapitale, r\u00ebnie me 7% n\u00eb vitin 2022<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb terma nominal\u00eb, shpenzimet kapitale sh\u00ebnuan nj\u00eb nivel prej rreth 11.6 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie me rreth 7% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Shpenzimet kapitale p\u00ebrfaq\u00ebsuan vet\u00ebm 20% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta n\u00eb vitin 2022, pesha m\u00eb e ul\u00ebt historike n\u00eb totalin e shpenzimeve me fonde t\u00eb veta n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb analiz\u00eb. Historikisht, ecuria e shpenzimeve kapitale t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar gjer\u00ebsisht nga shpenzimet p\u00ebr investime t\u00eb kryera nga Bashkit\u00eb e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Kamz\u00ebs. N\u00eb vitin 2022, shpenzimet kapitale t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 29% t\u00eb shpenzimeve totale p\u00ebr investime t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta nga 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend. Ky nivel investimesh rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb r\u00ebnie me rreth 5% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb investimeve t\u00eb kryera nga Bashkia e Tiran\u00ebs q\u00eb prej vitit 2015.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E dyta p\u00ebr nga pesha n\u00eb investimet me fonde t\u00eb veta renditet Bashkia e Kamz\u00ebs (me rreth 9% ndaj totalit) dhe n\u00eb rritje vjetore me rreth 11% n\u00eb vitin 2022. Investimet me fonde t\u00eb veta t\u00eb kryera nga Bashkia e Durr\u00ebsit u vler\u00ebsuan n\u00eb rreth 6% ndaj totalit dhe sh\u00ebnuan rritje me rreth 18% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Rritja e investimeve vler\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb 39\/61 bashki, p\u00ebrfshir\u00eb Bashkit\u00eb e Skraparit, Devollit, Mallakastr\u00ebs, Konispolit, Dibr\u00ebs, Pustecit, Poli\u00e7anit, Libohov\u00ebs, Kuk\u00ebsit, Matit etj. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, shpenzimet kapitale vler\u00ebsohet t\u00eb jen\u00eb rritur n\u00eb 22\/61 bashki, p\u00ebrfshir\u00eb Bashkit\u00eb e Kurbinit, Delvin\u00ebs, Puk\u00ebs, Gramshit, Lushnj\u00ebs, Tropoj\u00ebs, Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, Mirdit\u00ebs, K\u00eblcyr\u00ebs, Vlor\u00ebs etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Financimi i investimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bashkit\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb financuara me fondet e veta. Bazuar n\u00eb parashikimet e ligjit nr. 68\/2017 \u201cP\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore\u201d, t\u00eb ardhurat nga TNI duhet t\u00eb p\u00ebrdoren \u201ckryesisht\u201d p\u00ebr financimin e investimeve. Ndon\u00ebse n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb parashikimi t\u00eb till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur gjurmueshm\u00ebria nga burimi i s\u00eb ardhur\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrdorimin e saj. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201ckryesisht\u201d n\u00eb terma sasior\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar. Mesatarisht p\u00ebr 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend, n\u00eb vitin 2022, t\u00eb ardhurat nga TNI mbulojn\u00eb potencialisht rreth 87% t\u00eb shpenzimeve kapitale t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta, raport ky i nj\u00ebjt\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrjashtonim Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, mesatarisht n\u00eb 60 bashkit\u00eb e tjera t\u00eb ardhurat nga TNI arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb vet\u00ebm 32% t\u00eb shpenzimeve kapitale t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta n\u00eb vitin 2022 (raport ky n\u00eb rritje me rreth 3 pik\u00eb p\u00ebrqindje krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb). T\u00eb ardhurat nga TNI t\u00eb mbledhura nga Bashkit\u00eb e Kavaj\u00ebs, Himar\u00ebs, Tiran\u00ebs, Sarand\u00ebs dhe Vlor\u00ebs rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se vlera e investimeve t\u00eb kryera me fonde t\u00eb veta gjat\u00eb vitit 2022. T\u00eb ardhurat nga TNI t\u00eb mbledhura nga Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2022 ishin m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i shpenzimeve kapitale t\u00eb kryera prej tyre. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, ky tregues, edhe nj\u00eb her\u00eb, n\u00ebnvizon p\u00ebrqendrimin e presioneve zhvillimore n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe pamund\u00ebsin\u00eb e bashkive t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb financuar projekte investimesh (ve\u00e7an\u00ebrisht ato me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stoku i detyrimeve t\u00eb prapambetura, r\u00ebnie vjetore me 10%<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stoku i detyrimeve t\u00eb prapambetura sh\u00ebnoi nj\u00eb nivel prej rreth 5.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, n\u00eb r\u00ebnie vjetore me rreth 10%, ndikuar nga nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb qendrore n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb transferte specifike prej rreth 1 miliard lek\u00ebsh. Bashkia e Tiran\u00ebs regjistron nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb detyrimeve t\u00eb prapambetura, ndjekur nga Bashkia e Kavaj\u00ebs dhe Vor\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkia e Pustecit ndodhet n\u00eb gjendjen e paaft\u00ebsis\u00eb paguese, pasi raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve t\u00eb prapambetura ndaj shpenzimeve vjetore (shpenzimet faktike t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb vitin 2022) sh\u00ebnoi nivelin 1.7, duke q\u00ebndruar ndjesh\u00ebm mbi nivelin referenc\u00eb. Zhvillime n\u00eb kahun p\u00ebrmir\u00ebsues regjistrohen p\u00ebr Bashkit\u00eb e Vor\u00ebs dhe Kavaj\u00ebs, t\u00eb cilat vler\u00ebsohet t\u00eb ken\u00eb regjistruar nj\u00eb nivel t\u00eb treguesit n\u00ebn kufirin e 80%, duke dal\u00eb nga zona e v\u00ebshtir\u00ebsive financiare t\u00eb llogaritura n\u00eb vitin 2021.\/<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/bashkite-administruan-930-mln-euro-me-2022-varesi-e-larte-nga-ndertimet-2\/\">Monitor<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Burimet financiare t\u00eb pushtetit vendor arrit\u00ebn vitin e kaluar n\u00eb 930 milion\u00eb euro, me zgjerim vjetor 4%. Raporti i Financave Vendore, q\u00eb u hartua nga Co-Plan, tregoi se u rrit m\u00eb tej var\u00ebsia e t\u00eb ardhurave ndaj taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, q\u00eb vilet ndaj nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja. Kjo po rrit var\u00ebsin\u00eb e bashkive ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":606472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[53],"tags":[],"class_list":["post-606471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fast-foodi"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/606471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=606471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/606471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/606472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=606471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=606471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=606471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}