{"id":605248,"date":"2023-07-06T23:50:59","date_gmt":"2023-07-06T21:50:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=605248"},"modified":"2023-07-07T13:01:51","modified_gmt":"2023-07-07T11:01:51","slug":"te-vertete-genjeshtare-dhe-mekanizma-per-te-kapur-kundershtarin-mero-baze-analizon-ramen-berishen-meten-dhe-bashen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/07\/06\/te-vertete-genjeshtare-dhe-mekanizma-per-te-kapur-kundershtarin-mero-baze-analizon-ramen-berishen-meten-dhe-bashen\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, g\u00ebnjeshtar\u00eb dhe mekanizma p\u00ebr t\u00eb kapur kund\u00ebrshtarin\u201d \u2013 Mero Baze analizon Ram\u00ebn, Berish\u00ebn, Met\u00ebn dhe Bash\u00ebn","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-605253\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha.jpg 1920w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha-768x480.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/baze-rama-meta-berisha-basha-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Botuesi i Gazet\u00ebs TemA, Mero Baze n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cT\u00eb Pakespozuarit\u201d ka komentuar politkan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe disa nga momentet kryesore q\u00eb kan\u00eb definuar veprimet e tyre politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze ka treguar si e shikon Edi Ram\u00ebn n\u00eb perceptimin e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb politik\u00ebs, pse u \u201cprish\u201d me Berish\u00ebn dhe nj\u00eb histori t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb momentin e marr\u00ebveshjes s\u00eb 2017 me Ram\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu Baze komentoi edhe situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe qasjen e p\u00ebrdorur nga Albin Kurti n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Mendimi p\u00ebr Edi Ram\u00ebn <\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze tha se Rama e ka reklamuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si askush m\u00eb par\u00eb, duke ndihmuar edhe n\u00eb rritjen e turizmit n\u00eb vend. Po k\u00ebshtu ai deklaroi se Rama ka lidhje t\u00eb forta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb miq\u00ebsi dhe aleanca edhe me persona q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb apo jo dashamir\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze konsideron si t\u00eb met\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, faktin q\u00eb ai nuk e duron dot burokracin\u00eb e shtetit, ingranazhet e t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb ngadalta dhe k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00eb shpejt, shpesh fusin n\u00eb telashe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt u duhet t\u00eb firmosin edhe gj\u00ebra q\u00eb nuk b\u00ebhen apo t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb procedura duke p\u00ebrfunduar n\u00eb burg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas gazetarit, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kryeministri i p\u00eblqen shum\u00eb lider\u00ebt autoritar\u00eb si Erdogan dhe Orban, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka shum\u00eb kollaj, me nj\u00eb urdh\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me duart e veta. Ka dal\u00eb si njeri i rrug\u00ebs, si publicist, si intelektual, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb rrahur nga Berisha, ka mbijetuar, ka hyr\u00eb te socialist\u00ebt si jo konfirmist, ka qen\u00eb ministri m\u00eb problematik i t\u00eb gjith\u00eb qeverive, minist\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb patur frik\u00eb kryeministrat, n\u00eb m\u00ebnyra gati gati t\u00eb pacip\u00eb ka luftuar edhe q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet qeveria e tij, Fatos Nano, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend ambicien e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Partin\u00eb Socialiste. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar i madh edhe brenda t\u00eb majt\u00ebs, p\u00ebr ta marr\u00eb t\u00eb majt\u00ebn. Nuk ia ka dhuruar askush, e ka marr\u00eb me betej\u00ebn dhe meritat e veta.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nga pik\u00ebpamja kulturore, \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb nga kryeministrat m\u00eb t\u00eb kulturuar q\u00eb ka patur Shqip\u00ebria, kryeminist\u00ebr q\u00eb vazhdon t\u00eb lexoj\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb apdejtohet (p\u00ebrdit\u00ebsohet) me t\u00eb rejat m\u00eb t\u00eb fundit, q\u00eb ende shikon t\u00eb arriturat e fundit t\u00eb teknologjis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb, kinematografis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pangjash\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt. Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj lexuesi, por lexues i vjet\u00ebr i librave. T\u00eb tjer\u00ebt i &#8220;z\u00eb&#8221; libri, nuk kemi politikan\u00eb q\u00eb lexojn\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00cbsht\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb nderon n\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, agjenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i marketingut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 100 vite. Nuk kemi patur asnj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ti b\u00ebj\u00eb kaq shum\u00eb marketing Shqip\u00ebris\u00eb me ato ekzibicionizmat e tij, marr\u00ebzit\u00eb e veta ndonj\u00ebher\u00eb, karagjozll\u00ebqet e veta. Lidhjet e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebrtej k\u00ebtyre miteve, Soros, marr\u00ebzive q\u00eb thon\u00eb shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb arrin t\u00eb krijoj\u00eb raport edhe me armikun m\u00eb t\u00eb madh. Dhe me Turmp-in, p\u00ebr pak u b\u00eb mik. Ka sensin e aleancave tep\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe i ka b\u00ebr\u00eb nder t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb qeverisjen e brendshme, Edi Rama nuk ka ideologji, as i thua dot i majt\u00eb, as i djatht\u00eb. E urren partin\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq, e bezdis partia q\u00eb udh\u00ebheq dhe po ta vini re, e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb parti teknokrate, n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb. PS \u00ebsht\u00eb organizata m\u00eb e tmerrshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb aspektin e funksionimit, funksionon si nj\u00eb makin\u00eb, si nj\u00eb sahat, b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn q\u00eb u takon, nuk kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnduar. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb b\u00ebn. Ke k\u00ebt\u00eb kutin\u00eb e votimit, kan\u00eb qen\u00eb 27 vota, dua 29, kaq e ke pun\u00ebn\u2026<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt e ka kapilarizuar, e ka b\u00ebr\u00eb partin\u00eb moderne, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb parti e organizatave t\u00eb partis\u00eb baz\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb mbahet me fjalime, por nj\u00eb parti q\u00eb thon\u00eb cil\u00ebn kuti votimi ke ti, sa vota kemi patur dhe sa na duhen, kaq e ka pun\u00ebn.<br \/>\nMe k\u00ebto objektiva t\u00eb kapilarizuara, nga parti e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb frikshme dhe t\u00eb pamundshme, e cila mund t\u00eb mund\u00eb vet\u00ebveten, mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb luftrat e brendshme mes tyre.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb aspektin e qeverisjes s\u00eb vendit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Edi Rama ka vet\u00ebm nj\u00eb problem, q\u00eb nuk e korrigjon dot si kryeminist\u00ebr. Nuk e duron dot viskozitetin ligjor t\u00eb shtetit. Pra, q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb procedurat. Rama e vizaton nj\u00eb gj\u00eb, i thot\u00eb ma b\u00ebj pak. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb posht\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb tender, procedur\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb\u2026 Shteti \u00ebsht\u00eb i ngadalt\u00eb dhe ai nuk e duron dot. Problemet q\u00eb shkaktohen me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, kam frik\u00eb se vjen nga presioni q\u00eb ky ka q\u00eb nuk e duron dot, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, e ka objektivin jo t\u00eb keq por shteti funksionon si shtet dhe jo si nd\u00ebrmarrje private.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ndaj ai ka edhe adhurimin p\u00ebr figurat autoritare. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt \u00e7uditen, se si Edi Rama \u00ebsht\u00eb mik me Erdoganin, mik me Mitsotaqisin, me Sorosin dhe me Orbanin, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb armiq t\u00eb nj\u00ebri tjetrit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb autoritar\u00eb dhe kur marrin vendimet u b\u00ebhen menj\u00ebher\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u00ebndrra e tij e jet\u00ebs, t\u00eb thot\u00eb ma b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebr gjysm\u00eb ore ti ta kesh mbaruar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d-<\/em>tha Baze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnia me Berish\u00ebn<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Bazes, problemi kryesor i Berish\u00ebs me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, ishte n\u00ebse ata i tregonin p\u00ebr &#8220;b\u00ebmat&#8221; e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Ai e p\u00ebrshkruan PD-n\u00eb, si nj\u00eb parti q\u00eb Berisha e vendosi n\u00eb funksion t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve dhe interesave t\u00eb tyre ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetari foli p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e djalit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb biznesin e arm\u00ebve n\u00eb G\u00ebrdec dhe deklaroi se \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nga njer\u00ebz mjaft t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes Berisha. K\u00ebt\u00eb informacion, Baze ia ka komunikuar Berish\u00ebs dhe m\u00eb pas e ka th\u00ebn\u00eb edhe publikisht, akt ky q\u00eb m\u00eb pas solli shpalljen e tij si \u201carmik\u201d nga Berisha dhe e gjith\u00eb Partia Demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">&#8220;<em>Hipokrizia e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb donte t\u00eb mos i thoshe, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tu b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu. Pra ti nuk duhet t\u00eb lije gjurm\u00eb p\u00ebrpara tij, q\u00eb ti e di q\u00eb djali \u00ebsht\u00eb hajdut. K\u00ebtu e kishte problemin me mua dhe k\u00ebtu vazhdojn\u00eb ta ken\u00eb. Un\u00eb i thash\u00eb, ore po t\u00eb vjedh djali, e ke shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Djali i tij drejtonte \u00e7do gj\u00eb, \u00e7do gj\u00eb, \u00e7do privatizim, \u00e7do tok\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i del emri q\u00eb nga Ksamili me 30 hektar\u00eb, deri n\u00eb Gjirin e Lal\u00ebzit me 300, n\u00eb \u00e7do vend, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, toka tendera, koncesione, ankande, drejtonte t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Vajza e tij kishte nj\u00eb studio ligjore, ku njer\u00ebzit shkonin si tek Sudja, e paguanin 5 mij\u00eb euro, sikur shkonin te Kisha e La\u00e7it, sepse nuk i duhej gj\u00eb, vet\u00ebm t\u00eb thoshin q\u00eb kemi paguar edhe ne atje<\/em>&#8220;, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Baze.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze tha se q\u00ebndrimi i Berish\u00ebs sot n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb dhe i pangjash\u00ebm me asnj\u00eb vend t\u00eb Lindjes komuniste, ku lider\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pushtetin jan\u00eb larguar me koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetari e shpjegon q\u00ebndrimin e ish kryeministrit me \u00e7do kusht n\u00eb politik\u00eb, me iden\u00eb e Berish\u00ebs se \u201chistoria e ka thirrur p\u00ebr t\u00eb sunduar k\u00ebt\u00eb vend\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Berisha \u00ebsht\u00eb ndoshta fenomeni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i t\u00eb gjith\u00eb Lindjes komuniste. Asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Lindjes komuniste nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebri ky, q\u00eb t\u00eb rezistonte jo vet\u00ebm kaq gjat\u00eb por kaq pa moral dhe kaq pa kuptim, sepse tani \u00ebsht\u00eb edhe pa kuptim. Ai aty rri p\u00ebr t\u00eb vdekur, jo p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e ka caktuar histori t\u00eb vet\u00ebn, q\u00eb n\u00eb fakt nuk i ka p\u00ebrfunduar ashtu si\u00e7 ai \u00ebnd\u00ebrronte. Fenomen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lindjen, p\u00ebr shkak se shok\u00ebt e tij, t\u00eb ngjashmit e tij n\u00eb Lindje, u eleminuan nga gara. Lech Walesa apo Zhelevi, u eleminuan brenda viteve 90\u2019.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky iku me qamet t\u00eb madh n\u00eb vitin 1997 me djegien e Shqip\u00ebris\u00eb. U rikthye n\u00eb vitin 2005 dhe iku prap\u00eb me qamet t\u00eb madh, me vrasje me hedhje n\u00eb er\u00eb t\u00eb bizneseve t\u00eb djalit t\u00eb tij dhe vazhdon q\u00ebndron n\u00eb politik\u00eb. B\u00ebri sikur ndryshoi kryetarin, em\u00ebroi nj\u00eb njeri, u provua q\u00eb em\u00ebroi, sepse n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb i doli nga kontrolli, nxorri kthetrat dhe mori prap\u00eb gj\u00ebn\u00eb q\u00eb i dha. Ky \u00ebsht\u00eb tipik nj\u00eb komunist q\u00eb vet\u00ebm nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ligjore t\u00eb t\u00eb pushkatoj\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb vret, por t\u00eb t\u00eb pushkatoj\u00eb me ligj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ai vet\u00eb nuk ka asnj\u00eb shpjegim se p\u00ebrse duhet t\u00eb ik\u00eb, ai mendon se i takon ajo dhe historia e ka thirrur q\u00eb t\u00eb sundoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ai edhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, sillet sikur \u00ebsht\u00eb President i vendit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Saliu \u00ebsht\u00eb njeri i pav\u00ebrtet\u00eb, nuk ka asnj\u00eb raport me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Edhe brenda vetes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb, as vetes s\u00eb tij nuk ia thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ndeshet. Ai do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb realitet virtual, ka nj\u00eb auto-sugjestion ndaj vetes. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe kur b\u00ebnte sikur reformonte PD-n\u00eb, me KOP-in, gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb histori fallco p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb auto-sugjestion, q\u00eb ne po reformohemi dhe po ndryshojm\u00eb, por \u00ebsht\u00eb njeri krejt i pav\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb nuk p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb vend.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr aq sa kemi patur konfidenca personale me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ti i thua t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ai thoshte po po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, por na duhet k\u00ebshtu.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>T\u00eb tregoj nj\u00eb histori tani. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 99\u2019 ose fillimi i vitit 2000. Ishte koha kur Meta ishte b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr dhe kishte marr\u00eb n\u00eb qeveri zotin Pre\u00e7 Zogaj dhe Zef Pre\u00e7i dhe pastaj e hoqi Zef Pre\u00e7in. Ky ishte shum\u00eb kurioz se p\u00ebrse e hoqi dhe e caktoi vet\u00eb pse e hoqi. Doli dhe tha, e hoq\u00ebn lobet e naft\u00ebs sepse kontrabanda e naft\u00ebs, Angjeli, monopoli i naft\u00ebs\u2026 U krijua nj\u00eb shqet\u00ebsim, e krijoi fabul\u00ebn ky, por ai ishte z\u00ebne me Ilir Met\u00ebn, a ku e di pse e hoqi Ilir Meta. Edhe m\u00eb kap Shefqet Kastrati me Friden Kuqin, biznesmen\u00ebt e naft\u00ebs edhe m\u00eb thon\u00eb, ore i duhet th\u00ebn\u00eb atij doktorit q\u00eb k\u00ebt\u00eb Llazin, ky Llazi \u00ebsht\u00eb me ne, pra ajo q\u00eb thot\u00eb doktori p\u00ebr monopolin e naft\u00ebs ekziston, por jo ky, ne jemi p\u00ebrball\u00eb atyre dhe Llazi \u00ebsht\u00eb me ne! Un\u00eb vajta i thash\u00eb, doktor ja ke futur kot se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, po deshe ata t\u00eb takojn\u00eb. L\u00ebr\u00eb tha, se nuk e di ti k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb Llazi. Edhe shkuan ata dhe ia shpjeguan se nuk ka lidhje Angjeli. M\u00eb thot\u00eb mua pastaj, ore e njeh ti k\u00ebt\u00eb Llaz Angjelin ti? Po i thash\u00eb \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb. Mir\u00eb tha, thuaj m\u00eb duhet armik nja tre muaj sepse m\u00eb duhet me mbiemrin Angjeli\u2026 Iku e h\u00ebngri Llazi doli monopolist, ai dy pika nafte kishte gjithsej. Pra, mekanizmi q\u00eb p\u00ebrdor<\/em>&#8220;, deklaroi Baze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Analiza p\u00ebr Met\u00ebn<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr Ilir Met\u00ebn, Baze tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb luftarak\u00eb, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb beteja shum\u00eb t\u00eb forta dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb se Sali Berisha, por e p\u00ebkufizoi si nj\u00eb person bipolar dhe q\u00eb gjithmon\u00eb ka vuajtur nga ideja se PS nuk e pranoi asnj\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze deklaroi se Meta gjithmon\u00eb e ka par\u00eb Sali Berish\u00ebn si t\u00eb ardhmen e tij politike dhe ka vepruar i diktuar nga ideja se si t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar tek e djathta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze tregoi edhe nj\u00eb histori nga zgjedhjet e vitit 2009, ku ishte takuar me Met\u00ebn para se ai t\u00eb b\u00ebnte koalicion me Berish\u00ebn dhe m\u00eb pas Meta e p\u00ebrdori takimin p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb sinjale Berish\u00ebs se \u201cnderi\u201d, pra koalicioni, kishte nj\u00eb \u00e7mim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cN\u00eb raport me Sali Berish\u00ebn, Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb brenda vetes, nuk i ka k\u00ebto auto-sugjestionet e Berish\u00ebs, nuk shpik realitete t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb. Kur vepron, kur b\u00ebn llogari dhe hidhet n\u00eb betej\u00eb, i llogarit faktor\u00ebt ashtu si\u00e7 jan\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ilir Meta, kam frik\u00eb se ka nj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb bipolar, n\u00eb sjellje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb duhet t\u00eb kurohet.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>E njoh shum\u00eb mir\u00eb nga af\u00ebr, e njoh shum\u00eb mir\u00eb si mik, si kund\u00ebrshtar, e njoh si armik, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pozicionet. Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga politikan\u00ebt q\u00eb po t\u00eb tregoi nj\u00eb ngjarje, e tregon m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, ta tregon me detaje, nuk e ka fantazin\u00eb e t\u00eb g\u00ebnjyerit, e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb ngjarjes si t\u00eb duhet ty.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ilir Meta ka aft\u00ebsi t\u00eb forta organizative, q\u00eb nuk i ka Sali Berisha, si\u00e7 i ka Ilir Meta. \u00cbsht\u00eb edhe njeri betejash, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb beteja shum\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. K\u00ebto beteja natyrisht e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe pis, e kan\u00eb keqp\u00ebrdorur, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb v\u00ebshtira psiqike p\u00ebrball\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb politikan fatkeq, q\u00eb vuan ndjenj\u00ebn q\u00eb nuk e p\u00ebrfilli kurr\u00eb partia e madhe ku hyri, nuk u b\u00eb kurr\u00eb partia e tij, Partia Socialiste dhe iu desh t\u00eb mbijetonte n\u00eb politik\u00eb duke shk\u00ebputur nj\u00eb cop\u00eb prej saj, duke krijuar nj\u00eb fraksion politik, p\u00ebr t\u2019ja \u00e7uar t\u00eb djatht\u00ebs.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja politike, Ilir Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb renegat i s\u00eb majt\u00ebs shqiptare, jo se ka k\u00ebputur nj\u00eb cop\u00eb dhe ka ikur, sepse ajo \u00ebsht\u00eb burr\u00ebri q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, sepse ka b\u00ebr\u00eb betej\u00eb p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Meta e ka kuptuar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb e vetja Partia Socialiste, kurr\u00eb nuk e kan\u00eb g\u00eblltitur dhe pranuar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Qysh n\u00eb fillimet e tij, kur ishte n\u00eb krye t\u00eb forumit rinor, ai n\u00eb mendjen e vet\u00eb, n\u00eb objektivin e vet\u00eb afatgjat\u00eb, b\u00ebri aleanc\u00eb me Sali Berish\u00ebn. Ishte njeri i dor\u00ebzuar te Sali Berisha qysh n\u00eb opozit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve 90\u2019. Jemi d\u00ebshmitar\u00eb, se si ai edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nesh, bashk\u00ebpunonte me Sali Berish\u00ebn. Ishte i bindur q\u00eb e ardhmja e tij politike ishte Sali Berisha.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Meta pati nj\u00eb moment reflektimi dhe iu duk sikur u b\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e PS kur u b\u00eb aksidentalisht kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 2000 dhe t\u00eb gjith\u00eb kompleksin q\u00eb kishte ndaj Berish\u00ebs, q\u00eb kishte bashk\u00ebpunuar me t\u00eb, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb plane si t\u00eb linin Nanon n\u00eb burg dhe t\u00eb merrnin pushtetin bashk\u00eb, e mori dhe b\u00ebri at\u00eb gjestin radikal q\u00eb e arrestoi Berish\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb pastruar historin\u00eb e tij dhe p\u00ebr tu dukur. Ishte gjest i fort\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebllqe t\u00eb tjer\u00ebt ta b\u00ebjn\u00eb, ai e b\u00ebri sepse ai \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb rrug\u00ebn e tij si politikan. Pastaj kur e pa q\u00eb PS e rr\u00ebzoi, p\u00ebrs\u00ebri u dor\u00ebzua te Berisha dhe nuk u nda m\u00eb. E gjith\u00eb jeta e tij politike \u00ebsht\u00eb si t\u00eb funksionoj\u00eb nga e majta p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb koalicion me t\u00eb djatht\u00ebn.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mbaj mend nj\u00eb moment shum\u00eb personal n\u00eb zgjedhjet e 2009. Un\u00eb e dija q\u00eb PS nuk i fitonte dot e vetme pa LSI-n\u00eb. Isha nga t\u00eb pakt\u00ebt vet\u00eb, 2-3 vet\u00eb q\u00eb rrinin af\u00ebr Edi Ram\u00ebs, q\u00eb i b\u00ebnim presion q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte koalicion me Met\u00ebn. Nat\u00ebn e fundit, mbaj mend nj\u00eb dark\u00eb, ku Rama tha duhet ta b\u00ebjm\u00eb, me ku\u00e7 e me ma\u00e7 t\u00eb mblidhemi, por t\u00eb nes\u00ebrmen reflektoi, k\u00ebto historit\u00eb, Gjinushi q\u00eb e donte dhe nuk e donte\u2026 Mendoi se mund t\u2019ja dilte edhe pa Ilir Met\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gabimet e tij fatale t\u00eb asaj kohe, sepse edhe historia e Ilir Met\u00ebs mund t\u00eb ishte edhe m\u00eb ndryshe.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ilir Meta doli m\u00eb vete dhe un\u00eb e kam mb\u00ebshtetur fort, sepse m\u00eb dukej nj\u00eb njeri q\u00eb po b\u00ebnte nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbijetonte. Ishte n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij. Ishte shk\u00ebputur nga PS n\u00eb 2005, kishte betej\u00ebn e par\u00eb t\u00eb madhe pas shk\u00ebputjes.<br \/>\nRama ndjente q\u00eb Meta do ta kusht\u00ebzonte fort dhe do ti merrte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pushtetit, por u detyrua t\u2019ja jepte at\u00eb n\u00eb 2013.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur mbaruan zgjedhjet dhe dol\u00ebn 69 mandate Berisha, Meta 4 dhe 66 k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt.\u00a0 \u00a0Mua m\u00eb th\u00ebrret Ilir Meta n\u00eb telefon dhe m\u00eb thon\u00eb a mund t\u00eb takohemi. M\u00eb tha, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb tani, jam n\u00eb hall. I thash\u00eb nuk ke \u00e7\u2019b\u00ebn tani, do t\u00eb shkosh me Partin\u00eb Demokratike, por ti duhet t\u00eb q\u00ebndrosh besnik, p\u00ebr premtimin elektoral q\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb q\u00eb Ram\u00ebn dhe Berish\u00ebn nuk i b\u00ebj kryeministra. I thuaj Berish\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb, por jo ti kryeminist\u00ebr, nj\u00eb njeri tjet\u00ebr nga PD.<br \/>\nAi u pre n\u00eb fytyr\u00eb dhe b\u00ebnte k\u00ebto gjestet, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Pas dy or\u00ebsh b\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb, b\u00ebn\u00eb qeverin\u00eb. Kur pas dy dit\u00ebsh, del dhe thot\u00eb q\u00eb n\u00eb minutat e fundit m\u00eb d\u00ebrgoi Edi Rama nj\u00ebrin q\u00eb m\u00eb tha merr 40 milion\u00eb euro vet\u00ebm mos shko te Berisha. Ky i binte t\u00eb isha un\u00eb. N\u00eb fakt nuk fol\u00ebm as p\u00ebr lek\u00eb, se p\u00ebr \u00e7\u2019lek\u00eb do flisnim?! 40 milion\u00eb\u2026. N\u00eb fillim u nxeha shum\u00eb, pastaj u qet\u00ebsova dhe b\u00ebra shkrim. E kuptova thelbin, ai po i thoshte Berish\u00ebs, q\u00eb m\u00eb ke borxh 40 milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebra.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ky \u00ebsht\u00eb Ilir Meta. Nj\u00eb politikan luft\u00ebtar, nga m\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, mbijetues p\u00ebrball\u00eb \u00e7do skandali. Nuk ka korniza morale p\u00ebrball\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Thot\u00eb parrulla kineze kur ngelet keq, nuk e vret mendjen<\/em>&#8220;, deklaroi Baze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Si Basha g\u00ebnjeu Ram\u00ebn gjat\u00eb negociatave p\u00ebr 17 majin<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mero Baze ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga takimi i Lulzim Bash\u00ebs me Edi Ram\u00ebn n\u00eb vitin 2017, ku vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze deklaroi se fillimisht kishte fituar nj\u00eb lloj simpatie p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, i cili p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, u duk se b\u00ebri nj\u00eb marr\u00ebveshje pa lejen e Sali Berish\u00ebs, por n\u00eb fakt m\u00eb pas zbuloi se Basha kishte komunikuar gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb takimit me mesazhe me Sali Berish\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Ram\u00ebs i deklaronte se po fliste me Oerd Bylykbashin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cNj\u00eb gj\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje te deal (marr\u00ebveshja) e Lulit me Edi Ram\u00ebn n\u00eb 2017. Fitova befas nj\u00eb lloj simpatie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Lulin, se si guxoi t\u00eb b\u00ebnte pa pyetur Berish\u00ebn, si hyri aty dhe b\u00ebri marr\u00ebveshje, q\u00eb ishte e fort\u00eb, sepse hyri n\u00eb bisedime dhe doli me gjasht\u00eb ministra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E pyeta Edi Ram\u00ebn, privatisht, i thash\u00eb do t\u00eb m\u00eb shpjegosh vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndejt\u00ebt bashk\u00eb aty brenda, ky a foli ndonj\u00ebher\u00eb me Sali Berish\u00ebn? Jo tha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po a je sigurt, i thash\u00eb un\u00eb. Po tha, shkruante mesazhe me Oerd Bylykbashin, sepse e pyeta me k\u00eb shkruan dhe m\u00eb tha me Oerdin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb krijova nj\u00eb lloj simpatie se si e mori ky (Basha) gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kurajo pa Berish\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani mbrapa e takova Lulin dhe e pyeta, kam nj\u00eb pyetje q\u00eb m\u00eb ka ngelur merak, se jam edhe njeri q\u00eb shkruaj libra, k\u00ebt\u00eb historin\u00eb n\u00eb 2017, l\u00ebre \u00e7far\u00eb thon\u00eb k\u00ebta jo humbe apo fitove, se ishte deal i fort\u00eb politik, si e b\u00ebre ti pa Berish\u00ebn?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo tha, me Berish\u00ebn e b\u00ebra! I thash\u00eb, po un\u00eb pyeta Ram\u00ebn dhe m\u00eb tha q\u00eb s\u2019ka folur me Berish\u00ebn ai. E g\u00ebnjeva at\u00eb tha Luli, i thash\u00eb flas me Oerdin, por me Saliun flisja\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po pse nuk e thua k\u00ebt\u00eb publikisht? Po si ta them, se \u00ebsht\u00eb turp m\u00eb tha Luli\u2026 Pra \u00e7do gj\u00eb ia ka diktuar Berisha dhe nuk e ka rruajtur fare. Rama ishte bindur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Mekanizmi i Ram\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb kapur<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Bazes, Rama dhe qeveria u ka \u201cndar\u00eb\u201d p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha financiare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb resort dhe nj\u00eb kull\u00eb 64 kate n\u00eb Tiran\u00eb, njer\u00ebzve pran\u00eb Berish\u00ebs dhe t\u00eb birit t\u00eb tij Shk\u00eblzenit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, t\u00eb vazhdojn\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb opozit\u00eb dhe k\u00ebshtu t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00ebndrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze tha se kompromentimi i opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cllogari regresive\u201d q\u00eb nuk i sh\u00ebrben vendit dhe nuk lejon daljen e politikan\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Problemi q\u00eb kam un\u00eb dhe q\u00eb e kam me Edi Ram\u00ebn dhe qeverin\u00eb e socialist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ashtu si\u00e7 jan\u00eb, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e tyre, kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb met\u00eb themelor\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb si k\u00ebto tonat, q\u00eb duhet t\u00eb ringrihen patjet\u00ebr n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit nuk duhet ta ken\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e din\u00eb q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb hajdut familjarisht. E din\u00eb q\u00eb t\u00eb birin e tij, mund ta arrestosh p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb, t\u2019ia gjesh letrat, e din\u00eb q\u00eb dh\u00ebndri i tij ka privatizuar parkun, e din\u00eb q\u00eb Shk\u00eblzeni nd\u00ebrton n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn, nga Lal\u00ebzi n\u00eb Tiran\u00eb dhe e lejojn\u00eb, sepse kan\u00eb k\u00ebt\u00eb parimin q\u00eb shiko se ky na duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb loj\u00eb, sepse na b\u00ebn pun\u00eb. Duke qen\u00eb ky n\u00eb loj\u00eb, le t\u00eb b\u00ebj\u00eb ca lek\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb ca lek\u00eb, ky ndihet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke u ndjer\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ky nuk ik\u00ebn nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrim\u00eb n\u00eb pushtet. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb llogari regresive, duket pak si konspiracion por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nuk mund t\u00eb them dot q\u00eb Edi Rama nuk e di q\u00eb Shk\u00eblzen Berisha \u00ebsht\u00eb ortak tek ai resorti q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ky si investitor strategjik n\u00eb Lal\u00ebz\u2026 Nuk besoj dot q\u00eb Edi Rama nuk e di q\u00eb ai q\u00eb ka marr\u00eb kull\u00ebn 64 kat\u00ebshe (n\u00eb Tiran\u00eb), \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar i Shk\u00eblzenit\u2026 Okej nuk e ka emrin por e dim\u00eb se si funksionojn\u00eb, mund ti b\u00ebsh nja dy provokime t\u00eb vogla dhe ata t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00eb se kush jan\u00eb dhe si funksionojn\u00eb. Dhe k\u00ebta e din\u00eb, por thon\u00eb le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb lek. \u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ndaj them q\u00eb beteja ime me Berish\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb obsesionale, un\u00eb nuk kam obsesion ndaj Berish\u00ebs por nuk e duroj dot k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb k\u00ebta b\u00ebjn\u00eb sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka ikur, por t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb m\u00eb thon\u00eb mua q\u00eb ke obsesion, luftojn\u00eb q\u00eb Berisha t\u00eb rrij\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb problemi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>E mbajn\u00eb me iden\u00eb, na duhet ky, le t\u00eb rrij\u00eb sepse ky nuk fiton m\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruesi i krahut t\u00eb vet, mban nj\u00eb grusht idiot\u00ebsh\u2026<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Atyre u duhet, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb regresive p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, sepse duhet ta l\u00ebsh gar\u00ebn t\u00eb hapur dhe duhet ti jap\u00ebsh shansin shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb dalin element\u00eb opozitar\u00eb, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb avant-garde. Un\u00eb e di q\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zoti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por m\u00eb i zoti akoma do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse lejon q\u00eb p\u00ebrball\u00eb tij t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb i zoti, por ai e ka b\u00ebr\u00eb loj\u00ebn q\u00eb p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb jet\u00eb Saliu dhe tani Saliu e ka aset komb\u00ebtar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nuk \u00ebsht\u00eb obsesion, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar Saliu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i pazgjidhur. \u00cbsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tani, si shkat\u00ebrrues i opozit\u00ebs<\/em>&#8220;, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Baze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Situata n\u00eb Kosov\u00eb dhe qasja e Albin Kurtit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baze deklaroi se Kosova ka shum\u00eb gjasa ta humbas\u00eb Veriun, nd\u00ebrsa tha se opozita nuk \u00ebsht\u00eb e konsoliduar dhe nuk lufton kund\u00ebr \u201cnacionalizmit\u201d t\u00eb Kurtit edhe nga frika e humbjes s\u00eb votave, por kryesisht e bazon aksionin e vet duke \u201cp\u00ebrgjuar\u201d se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Albin Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Politika e Kosov\u00ebs, ndryshe nga politika e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e parcelizuar mbi t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb djatht\u00ebn historike, si\u00e7 e kemi ne, q\u00eb kemi caktuar q\u00eb e majta jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me Partin\u00eb e Pun\u00ebs dhe e djathta ata nuk kan\u00eb qen\u00eb me Partin\u00eb e Pun\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kosova p\u00ebr fakt t\u00eb keq e ka m\u00eb t\u00eb parcelizuar dhe krahinor. Partit\u00eb jan\u00eb formuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb krahinave. Grupi i Drenic\u00ebs ka Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Grupi i Dukagjinit ka Haradinajt. Grupi i Malishev\u00ebs ka Limajn. Grupi i Podujev\u00ebs, Prishtin\u00ebs dhe Ferizajt ka LDK-n\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Lindi Vet\u00ebvendosja, e vetmja parti me karakter ideologjik, si nj\u00eb parti marksiste radikale, e mb\u00ebshtetur me nj\u00eb lloj nacional komunizmi, nj\u00eb lloj imitimi i Hoxh\u00ebs, q\u00eb ishte edhe trim edhe i pavarur\u2026 Ata e maskuan k\u00ebt\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, q\u00eb n\u00eb fakt ka qen\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00ebrhoq\u00ebn brezin e ri rreth partis\u00eb. Fituan Prishtin\u00ebn duke qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, q\u00eb ishte e vetmja gj\u00eb politike q\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00ebn e pas viteve t\u00eb liris\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ajo parti kur erdhi n\u00eb pushtet u kthye n\u00eb nj\u00eb rrezik real p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe sot Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb lig\u00eb t\u00eb Albin Kurtit, p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar historin\u00eb e tij n\u00eb funksion t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai e do Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ilustruar historin\u00eb e vet dhe jo ti shtohet Kosov\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ai \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, po e lodh Per\u00ebndimin, sepse e di q\u00eb P\u00ebr\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb i lodhur. Ai nuk do q\u00eb t\u00eb quhet Rugova i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, \u00e7lirimtar i Kosov\u00ebs, por duhet q\u00eb Kosova ose t\u00eb njoh\u00eb historin\u00eb e tij, sepse e vuan iden\u00eb q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb protagonist n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, nuk e ka pranuar kurr\u00eb as \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, as pavar\u00ebsin\u00eb as Eulex-in dhe tani po b\u00ebn betej\u00eb t\u00eb paprincipt\u00eb p\u00ebr ta sanksionuar Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019u viktimizuar, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ne kemi nj\u00eb armik t\u00eb madh, Per\u00ebndimin, q\u00eb po na merr Veriun.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke ikur, p\u00ebr fat t\u00eb keq besoj se \u00ebsht\u00eb duke ikur. Nuk do t\u2019i ik\u00eb Serbis\u00eb por do t\u2019i ik\u00eb nga duart Kosov\u00ebs duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb e forcave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe atje Albin Kurti as si turist nuk do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb, p\u00ebr shkak se nuk do t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb do ta b\u00ebnte Veriun pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, me autonomi t\u00eb zgjeruar t\u00eb serb\u00ebve, por do q\u00eb t\u2019ja rr\u00ebmbejn\u00eb Veriun dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb na e rr\u00ebmbyen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt ndaj nuk duhet ti kemi aleat\u00eb. Do t\u00eb ilustroj\u00eb idet\u00eb e veta duke p\u00ebrdorur Kosov\u00ebn.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ajo q\u00eb ka problem Kosova tani \u00ebsht\u00eb opozita e cila \u00ebsht\u00eb si opozita e Shqip\u00ebris\u00eb. Opozita e Kosov\u00ebs nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebrgjon Kurtin dhe thot\u00eb \u00e7far\u00eb mendon ky p\u00ebr ne, sikur t\u00eb gaboj\u00eb ai a mund t\u00eb fitojm\u00eb ne. Nuk kan\u00eb betej\u00eb t\u00eb tyren. Po p\u00ebrgjojn\u00eb Albin Kurtin q\u00eb b\u00ebn marr\u00ebzira, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i dalin p\u00ebrball\u00eb. Albin Kurti u ka dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb atyre, ka vajtur n\u00eb burg p\u00ebrball\u00eb tyre. Ata duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr atij nacionalizmi, sepse nuk \u00ebsht\u00eb nacionaliz\u00ebm por shkat\u00ebrrim p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb si Shqip\u00ebria, as si Serbia, Maqedonia dhe Greqia. Kosova mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vend demokratik, sepse ndryshe ajo zhb\u00ebhet, nuk e l\u00eb Per\u00ebndimi nj\u00eb vend q\u00eb e ka prodhuar vet\u00eb, t\u00eb jet\u00eb vend me udh\u00ebheq\u00ebs autoritar q\u00eb nuk pyet njeri. Kosov\u00ebn e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vend demokratike, p\u00ebr vend jo demokratik ishte Milloshevi\u00e7i, nuk kishte pse e ndante.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>At\u00eb q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb Milloshevi\u00e7i shqiptar\u00ebve, Albin Kurti k\u00ebrkon t\u2019ua b\u00ebj\u00eb seb\u00ebve t\u00eb Veriut. Ka caktuar nj\u00eb budalla atje q\u00eb rri n\u00eb Komun\u00eb dhe ka tre jav\u00eb pa l\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbyllur ai dhe thot\u00eb do t\u00eb vdes k\u00ebtu. Nuk \u00ebsht\u00eb ai Kosova, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb, e kan\u00eb votuar 37 vet\u00eb<\/em>\u201d, tha Baze.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Botuesi i Gazet\u00ebs TemA, Mero Baze n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cT\u00eb Pakespozuarit\u201d ka komentuar politkan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe disa nga momentet kryesore q\u00eb kan\u00eb definuar veprimet e tyre politike. Baze ka treguar si e shikon Edi Ram\u00ebn n\u00eb perceptimin e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb politik\u00ebs, pse u \u201cprish\u201d me Berish\u00ebn dhe nj\u00eb histori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":605253,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-605248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/605248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=605248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/605248\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/605253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=605248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=605248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=605248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}