{"id":603823,"date":"2023-06-28T08:05:11","date_gmt":"2023-06-28T06:05:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=603823"},"modified":"2023-06-28T08:05:11","modified_gmt":"2023-06-28T06:05:11","slug":"besimtaret-myslimane-kremtojne-kurban-bajramin-kreu-i-kmsh-te-sherbeje-si-dite-reflektimi-dhe-te-behemi-me-solidare-me-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/06\/28\/besimtaret-myslimane-kremtojne-kurban-bajramin-kreu-i-kmsh-te-sherbeje-si-dite-reflektimi-dhe-te-behemi-me-solidare-me-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"Besimtar\u00ebt mysliman\u00eb kremtojn\u00eb Kurban Bajramin, Kreu i KMSH: T\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si dit\u00eb reflektimi dhe t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb solidar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/kurban-bajrami.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-603824\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/kurban-bajrami.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"481\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/kurban-bajrami.jpg 900w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/kurban-bajrami-300x160.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/kurban-bajrami-768x410.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot besimtar\u00ebt mysliman\u00eb kremtojn\u00eb Kurban Bajramin. N\u00eb Tiran\u00eb mij\u00ebra besimtar\u00eb e fal\u00ebn namazin n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kreu i Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Spahiu b\u00ebri thirrje q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fjala e plot\u00eb e Bujar Spahiut<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dashur besimtar, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr shqiptar! Ne sot kremtojm\u00eb Kurban Bajramin. Kurban Bajrami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb madh\u00ebshtore, ngase ajo buron nga nj\u00eb akt i pashembullt dashurie,\u00a0 bindjeje dhe durimi i njeriut ndaj krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb historia e sprovimit t\u00eb dy profet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, Ibrahimit (a.s.) dhe djalit t\u00eb tij profet, Ismailit. Historia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb. Historia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim mitologjik. Histori e tyre \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kjo histori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull q\u00eb p\u00ebrcjell mesazhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin. Ibrahimi (a.s.) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profet q\u00eb ka fituar favorin e madh nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, ai u thirr Halilullah, \u2018miku\u2019 i Zotit. Ne mund ta marrim me mend devotshm\u00ebrin\u00eb e tij derisa ka fituar k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim kaq fisnik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj edhe ai nuk pati m\u00ebdyshje n\u00eb premtimin q\u00eb i pati dh\u00ebn\u00eb Zotit. Sepse ai e kishte t\u00eb qart\u00eb hierarkin\u00eb e dashuris\u00eb. \u00a0Kush e do Zotin duke besuar, p\u00ebrsiatet rreth Zotit, kush e do Zotin dhe nuk beson, p\u00ebrsiatet rreth vetes s\u00eb tij. Historia e tij na tregon se p\u00ebrsiatja e Ibrahimit (a.s.) ishte vet\u00ebm rreth Atij q\u00eb e meriton t\u2019i p\u00ebrsiatesh, Krijuesit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi i par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nxjerrim nga kjo ngjarje. Por besimtari s\u2019ndalet vet\u00ebm te njohja e k\u00ebsaj historie. Besimtari duhet ta njoh\u00eb m\u00eb tej. Njeriu p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, por sidomos n\u00eb dit\u00ebt e sotme shpesh her\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm te njohja e nj\u00eb ngjarjeje, njohje si koncept historik. Por nuk \u00ebsht\u00eb kjo zgjuarsia e k\u00ebsobot\u00ebshme. Kushdo q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb till\u00eb, t\u00eb mjaftohet vet\u00ebm duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb, un\u00eb e di historin\u00eb, e besoj, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje meskine. \u00a0Zoti thot\u00eb n\u00eb Kuranin fam\u00eblart\u00eb: A menduan njer\u00ebzit se do t\u00eb thon\u00eb: \u201cNe kemi besuar, e t\u00eb mos vihen n\u00eb sprov\u00eb?\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do besimtar\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahet besimit n\u00eb praktik\u00eb. Praktika \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb. Praktika na ruan mos rr\u00ebzohemi, sepse hapat e besimit duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Njeriu e humbet shpeshher\u00eb sprov\u00ebn nga njohja e besimit vet\u00ebm teorikisht. Ne mund t&#8217;i p\u00ebrshkruajm\u00eb hapat e besimit teorikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, por nuk i zbatojm\u00eb ato. \u00c7far\u00eb dua t\u00eb them? T\u00eb gjith\u00eb ne i dim\u00eb teorikisht detyrat q\u00eb lindin p\u00ebr t\u2019u praktikuar sipas besimit. \u00a0Por vet\u00ebm i themi ato dhe shpesh neglizhojm\u00eb n\u00eb praktikimin e tyre. Lum ai njeri q\u00eb i praktikon urdh\u00ebresat e fes\u00eb! Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, e them me plot\u00eb bindje se nuk kam ndeshur shum\u00eb shembuj kaq autentik t\u00eb kalor\u00ebsve t\u00eb besimit si Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.). P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrshkrimit n\u00eb Librin e Shenjt\u00eb, reflektime rreth k\u00ebsaj historie gjenden n\u00eb faqe t\u00eb pafundme librash e komentesh t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E p\u00ebrbashk\u00ebta e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mesazhi universal q\u00eb p\u00ebrcjell kurbani. Historia \u00ebsht\u00eb premtim i mbajtur i Ibrahimit (a.s.). \u00cbsht\u00eb devocion i lart\u00eb i tij. Durim i pashembull dhe i pam\u00ebdyshje i Ismailit (a.s.). \u00a0Dhe m\u00eb madh\u00ebshtorja \u00ebsht\u00eb M\u00ebshria e pakufijshme e Zotit ndaj robit t\u00eb tij. Kur profet\u00ebt kaluan sprov\u00ebn, Zoti xh.sh solli dashin p\u00ebr kurban. Sepse Zoti e do njeriun shum\u00ebfishin e asaj q\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb do f\u00ebmij\u00ebn e saj. M\u00ebshira e Zotit \u00ebsht\u00eb e pamat\u00eb! Besimi i sinqert\u00eb n\u00eb Zot i zgjon njeriut nj\u00eb pasion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe e ngre at\u00eb n\u00eb grada m\u00eb t\u00eb larta se engj\u00ebjt. E \u00e7do l\u00ebvizje drejt s\u00eb pafundmes b\u00ebhet me pasion e sinqeritet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, \u00a0ajo q\u00eb i mungon njeriut t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyetimi dhe pasioni. \u00a0Prandaj, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb caktuar, epoka jon\u00eb kapet pas jet\u00ebs aq fort sa nuk pranon t\u00eb vdes\u00eb, nd\u00ebrsa vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilit s\u2019ka shp\u00ebtim. Prandaj e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin prej nesh \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos krijoj\u00eb konfuzion konceptesh, mos ta shes\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pasuria e k\u00ebsaj bote, pushteti e rendja pas gj\u00ebrave t\u00eb padobishme. Por t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin final t\u00eb krijimit ton\u00eb, t\u00eb arrijm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Zotit me \u00e7do vep\u00ebr ton\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Besimtari duhet t&#8217;ia imponoj\u00eb vetes, jetes\u00ebn sipas porosive hyjnore, sa her\u00eb t\u00eb ndodhet n\u00ebn pushtetin e s\u00eb fundmes, ai duhet t\u2019i imponoj\u00eb vetes mundimsh\u00ebm n\u00ebnshtrimin ndaj Zotit, sepse nd\u00ebrgjegja e amshuar \u00ebsht\u00eb dashuria ndaj Zotit dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e lart\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet besimit njeriu nuk heq dor\u00eb nga asgj\u00eb, p\u00ebrkundrazi, n\u00ebp\u00ebrmjet besimit ai merr gjith\u00e7ka sakt\u00ebsisht n\u00eb po at\u00eb mas\u00eb q\u00eb punon p\u00ebr t\u00eb, madje pun\u00ebt e mira shp\u00ebrblehen shum\u00ebfish. Kush b\u00ebn mir\u00eb do ta marr\u00eb shp\u00ebrblimin e asaj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe anasjellta. Kjo jet\u00eb nuk do t\u2019i ler\u00eb kusur askujt, sepse Drejt\u00ebsia Absolute nuk i mbetet borxh askujt! E gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja e njeriut q\u00ebndron tek e p\u00ebrkoh\u00ebshmja dhe e pafundmja. Kush kupton k\u00ebt\u00eb do t\u00eb dij\u00eb t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb kuptim jet\u00ebs. T\u00eb dashur besimtar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shesh dhe qytetar\u00eb q\u00eb na d\u00ebgjoni p\u00ebrmes ekranit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7do njeri duhet t\u00eb mendoj\u00eb se- p\u00ebrderisa shqet\u00ebsimi q\u00eb t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb brenda meje dashuria ndaj Zotit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb arritur lumturin\u00eb tok\u00ebsore, un\u00eb ende mund ta shpetoj shpirtin tim. Lumturia e k\u00ebsaj bote arrihet n\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb mbushur me dashuri p\u00ebr Zotin s\u00eb pari. N\u00eb \u00e7astin e mbram\u00eb, njeriu ende mund ta p\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb t\u00ebr\u00eb shpirtin e tij te nj\u00eb v\u00ebshtrim i vet\u00ebm i kthyer drejt qiellit, nga i cili vjen \u00e7do dhurat\u00eb e vyer, dhe ky v\u00ebshtrim do t\u00eb shpreh\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb gjith\u00ebsecili ka besuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ashtu si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim. Profeti Ibrahim ka qen\u00eb \u201cmik i Zotit\u201d, e t\u00eb jesh mik i Zotit, do t\u00eb thot\u00eb ta duash At\u00eb aq shum\u00eb, saq\u00eb edhe Ai t\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb ty si t\u00eb dashur. Secili prej nesh q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb zbuloj\u00eb vendin e tij pran\u00eb Zotit, le t\u00eb shikoj\u00eb se \u00e7far\u00eb vendi i ka caktuar Zotit n\u00eb zemr\u00ebn e tij. Ibrahimi a.s i kishte caktuar Zotit n\u00eb zemr\u00ebn e tij, vendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm dhe t\u00eb njejtin vend zuri edhe pran\u00eb Tij. K\u00ebt\u00eb pozit\u00eb na e m\u00ebson Zoti n\u00eb Kuran, i cili thot\u00eb: \u201cAllahu e zgjodhi Ibrahimin si t\u00eb dashurin e Tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 5 pofet\u00ebt m\u00eb t\u00eb vendosur, t\u00eb quajtur ndryshe si \u201cUlul Azm\u201d. Quhen pes\u00eb profet\u00ebt m\u00eb t\u00eb vendosur, pasi jan\u00eb profet\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur m\u00eb shum\u00eb me sfida dhe v\u00ebshtir\u00ebsi. Zoti i ka p\u00ebrmendur k\u00ebta, n\u00eb nj\u00eb ajet t\u00eb vet\u00ebm dhe thot\u00eb: \u201cP\u00ebrkujto kur Ne mor\u00ebm prej profet\u00ebve bes\u00ebn e tyre. Edhe prej teje (o Muhamed), prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, t\u00eb birit t\u00eb Merjemes, pra mor\u00ebm prej tyre bes\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d (Ahzab 7)\u00a0\u00a0Vet\u00eb Zoti e ka quajtur at\u00eb \u201cUmet\u201d. Ai thot\u00eb: \u201cV\u00ebrtet, Ibrahimi ka qen\u00eb nj\u00eb umet (bashk\u00ebsi njer\u00ebzish), adhurues i Allahut, besimtar i drejt\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb nga idhujtar\u00ebt\u201d\u00a0(Nahl 120)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, pesha e besimit t\u00eb tij, ka q\u00ebn\u00eb sa pesha e besimit t\u00eb nj\u00eb umeti t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por edhe se veprat e mira q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb sa t\u00ebr\u00eb veprat e mira t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie njer\u00ebzish. Kishte nga shok\u00ebt e Profetit ton\u00eb t\u00eb dashur, si psh. Ebu Bekri r.a apo Omeri r.a, q\u00eb p\u00ebr ta njer\u00ebzit thonin se jan\u00eb sa p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb burra. Ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb sa p\u00ebr dhjet\u00eb burra, por ka edhe gra, q\u00eb jan\u00eb sa p\u00ebr nj\u00ebqind burra. Gjith\u00ebsecili t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebsh\u00ebn e tij n\u00eb besim apo n\u00eb vepra. Ibrahimi a.s ishte njeri i bes\u00ebs, me Zotin dhe me njer\u00ebzit. Thot\u00eb Allahu n\u00eb Kuran: \u201cDhe Ibrahimi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e mbajti bes\u00ebn\u201d (Nexhm 37) Po si e mbajti bes\u00ebn ai? E mbajti duke zbatuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkoi Zoti. Po ne vall\u00eb, a jemi t\u00eb bes\u00ebs karshi Krijuesit ton\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A i zbatojm\u00eb urdh\u00ebrat q\u00eb Ai na ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb? \u201cO ju q\u00eb besuat! Zbatoni premtimet, pra obligimet\u201d (Maide 1) T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, sot n\u00eb vendet e shenjta ndodhen miliona besimtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer haxhin, e mes tyre qindra nga Shqip\u00ebria. \u00a0I lutemi Zotit q\u00eb t\u2019ua pranoj\u00eb lutjet atyre dhe ne. \u00a0I lutem Zotit q\u00eb t\u2019ua pranoj\u00eb kurbanet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tij \u00e7do njeriu. \u00a0I lutem Zotit q\u00eb ky Bajram t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim i brendsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do njeri. T\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb besim ndaj Zotit, m\u00eb t\u00eb dashur e solidar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. T\u2019u shtrijm\u00eb dor\u00ebn e ndihm\u00ebs atyre q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb. I lutem Zotit q\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb paqja dhe prosperiteti mes popujve. I lutem Zotit q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb durimin dhe maturin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situatat e fundit t\u00eb tensioneve dhe provokimeve n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00a0I lutem Zotit q\u00eb kombi yn\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt. \u00a0Edhe nj\u00eb her\u00eb dua t\u2019i uroj p\u00ebrzem\u00ebrsisht g\u00ebzuar Kurban Bajramin \u00e7do familje shqiptare. G\u00ebzuar!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot besimtar\u00ebt mysliman\u00eb kremtojn\u00eb Kurban Bajramin. N\u00eb Tiran\u00eb mij\u00ebra besimtar\u00eb e fal\u00ebn namazin n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Kreu i Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Spahiu b\u00ebri thirrje q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim. Fjala e plot\u00eb e Bujar Spahiut T\u00eb dashur besimtar, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr shqiptar! Ne sot kremtojm\u00eb Kurban Bajramin. Kurban Bajrami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":603824,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-603823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/603823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=603823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/603823\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/603824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=603823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=603823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=603823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}