{"id":597391,"date":"2023-05-21T21:08:57","date_gmt":"2023-05-21T19:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=597391"},"modified":"2023-05-21T21:22:13","modified_gmt":"2023-05-21T19:22:13","slug":"krime-pa-ndeshkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/05\/21\/krime-pa-ndeshkim\/","title":{"rendered":"Krime pa nd\u00ebshkim","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-597395\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi.jpg 1920w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi-768x480.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/skerdiliad-konomi-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a>Kur ndodh nj\u00eb vrasje, duket se mes nesh ka nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur. Mbi viktim\u00ebn nuk hidhet balt\u00eb. Policia her\u00eb pas here, pas nj\u00eb krimi t\u00eb till\u00eb, duke dashur t\u00eb tregoj\u00eb indirekt motivin, apo edhe p\u00ebr t\u00eb ulur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krimit, rendit precedent\u00ebt e viktim\u00ebs. E mes precedent\u00ebve q\u00eb tregon, ndodh q\u00eb nj\u00ebri, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb, por nj\u00ebri m\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, e b\u00ebn edhe Policin\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ngjarjen e ndodhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb kuptimin q\u00eb kur di hasm\u00ebrit\u00eb, konfliktet e problemet e nj\u00eb personi, apo nj\u00eb familje, nuk merr masa p\u00ebr ta parandaluar. Policia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka kontaktin e par\u00eb me viktim\u00ebn dhe autor\u00ebt. Ka kontaktin e par\u00eb me vendngjarjen, me mbledhje e provave e me gjetjen e d\u00ebshmitar\u00ebve. Por nuk mbeten pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, madje edhe m\u00eb t\u00eb madhe, institucionet e tjera ligjzbatuese, Prokuroria e Gjykata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E p\u00ebrgjegj\u00ebsia vijon t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe e shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto institucione, edhe p\u00ebr vrasjet q\u00eb nuk zbardhen. Ato q\u00eb mbeten pa autor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, llogariten t\u00eb ken\u00eb ndodhur 14 vrasje ku kan\u00eb mbetur t\u00eb vrar\u00eb 17 persona. Dy prej tyre, q\u00eb n\u00eb fakt konsiderohen edhe m\u00eb t\u00eb rendat, vijojn\u00eb t\u00eb mbeten pa autor. Vrasja e Mimoza Paj\u00ebs, n\u00eb sulmin me arm\u00eb n\u00eb lokalin e Fatjon Muratit, n\u00eb \u201cDon Bosko\u201d dhe vrasja e punonj\u00ebsit t\u00eb siguris\u00eb, Pal Kola, n\u00eb sulmin me arm\u00eb ndaj Top Channel.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur nuk gjendet autori i nj\u00eb vrasjeje, apo edhe kur lirohet, institucionet i pasojn\u00eb \u201cfajin\u201d nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Policia thot\u00eb: Ne e arrestuam vras\u00ebsin, por e liroi Gjykata. Prokuroria thot\u00eb: Policia solli nj\u00eb referim me mang\u00ebsi. Gjykata thot\u00eb: Prokuroria nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme. \u2026 Kjo vazhdon e p\u00ebrs\u00ebritet gjithmon\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por kjo histori vit pas viti mbush raftet e arkivave t\u00eb Policis\u00eb me dosje vrasjesh pa autor. Dosje q\u00eb ndoj\u00ebher\u00eb shfletohen sa p\u00ebr t\u2019u hequr pluhurin, me iniciativa drejtuesish t\u00eb rinj q\u00eb nisin pun\u00ebn me premtimin \u201cdo rihetoj ngjarjet e vjetra\u201d. E megjithat\u00eb vitet kan\u00eb d\u00ebshmuar se shum\u00eb pak vrasje t\u00eb vjetra zbardhen. Madje edhe disa t\u00eb reja jan\u00eb ende pa autor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krimi masiv i viteve \u201997-\u201998 n\u00eb vendin ton\u00eb ishte mjaft i nd\u00ebrlikuar. Armatosja e shoq\u00ebris\u00eb e diktati i rrug\u00ebs p\u00ebrball\u00eb ligjit prodhuan aq shum\u00eb krime, disa prej t\u00eb cilave edhe sot vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pa autor. N\u00eb vitin 1997, krimi i vrasjes arriti shifr\u00ebn maksimale q\u00eb ishte 50 p\u00ebr qind e kriminalitetit vjetor. Ndodh\u00ebn 1542 vrasje. Nj\u00eb shif\u00ebr e till\u00eb nuk ishte regjistruar asnj\u00ebhere. Madje edhe vitet e m\u00ebparshme, nga 1992 deri n\u00eb 1996 kishin prodhuar m\u00eb pak, 1150 vrasje. Nga viti n\u00eb vit kurba erdhi n\u00eb ulje, duke sh\u00ebnuar numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb vitin 2022, 43 vrasje me 49 viktima. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto jan\u00eb statistikat zyrtare t\u00eb Policis\u00eb, pa llogaritur persona t\u00eb zhdukur, q\u00eb edhe mund t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb. Sipas analizave t\u00eb publikuara nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit vit pas viti, n\u00eb 30 vjet rezulton t\u00eb ken\u00eb ndodhur 6158 vrasje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dosjet e shum\u00eb prej atyre vrasjeve q\u00eb jan\u00eb konsidruar si ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme nd\u00ebr vite, vijojn\u00eb edhe sot t\u00eb flen\u00eb n\u00eb zyrat e Policis\u00eb. Jan\u00eb mbyllur si dosje ose m\u00eb sakt\u00eb, akoma kan\u00eb sigl\u00ebn \u201ce pezulluar\u201d. Por edhe pse nd\u00ebr vite shteti ka qen\u00eb i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i zbardhur, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-597394\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje.jpg\" alt=\"\" width=\"1060\" height=\"581\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje.jpg 1060w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje-300x164.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje-1024x561.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/viktimat-e-vrasjes-me-dashje-768x421.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1060px) 100vw, 1060px\" \/><\/a>26 Korrik 1996<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Bujar Kaloshi, drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebngjesin e 26 korrikut t\u00eb vitit 1996, vritet n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb t\u00eb organizuar, v\u00ebt\u00ebm pak metra larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, tek ish-fusha e aviacionit n\u00eb Tiran\u00eb, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Bujar Kaloshi. Pasi piu kafen\u00eb me prind\u00ebrit, u p\u00ebrshendet me bashk\u00ebshorten dhe dy vajzat q\u00eb po niseshin p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, ai hipi n\u00eb makin\u00ebn e tij dhe u nis. Makin\u00ebn e drejtonte shoferi i tij. Pak metra me larg, tre vet\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb. Ata i b\u00ebn\u00eb shenj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalonte dhe duke menduar se mos kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, ai iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb tyre. E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment autor\u00ebt hap\u00ebn zjarr duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur Bujar Kaloshin, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 40 vje\u00e7. Bresh\u00ebria e kallashnikovit u d\u00ebgjua edhe nga familja e tij, pak metra m\u00eb tej. Autor\u00ebt nxituan p\u00ebr t\u2019u larguar dhe hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb fshehur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje u akuzuan fillimisht an\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs \u201cHakmarrja p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d. Por m\u00eb 13 shkurt t\u00eb vitit 2017, Gjykata e Apelit shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj organizate. Rrjedhimisht, vrasja e Bujar Kaloshit \u00ebsht\u00eb e arkivuar me sigl\u00ebn \u201cpa autor\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>10 Shkurt 1997<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet gjat\u00eb nj\u00eb revolte n\u00eb Vlor\u00eb, Artur Rustemi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mengjesin e 9 shkurtit t\u00eb vitit 1997 Vlora gdhihet e mbushur nga forca t\u00eb shumta policie q\u00eb kishin ardhur nga Tirana, t\u00eb vendosura kryesisht p\u00ebrgjat\u00eb bulevardit Vlor\u00eb-Skel\u00eb. Forcat e policis\u00eb shtuan edhe\u00eb m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrimin e popullit q\u00eb kishte nisur protestat. Revoltat nis\u00ebn t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzonin si pasoj\u00eb e shembjes s\u00eb firmave piramidale. At\u00eb m\u00ebngjes, Policia arrestoi t\u00eb pakt\u00ebn 240 persona, q\u00eb u burgos\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Kur qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs m\u00ebsuan p\u00ebr k\u00ebto arrestime, rreth or\u00ebs 19:00 organizuan nj\u00eb revolt\u00eb p\u00ebrball\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb zgjati deri n\u00eb or\u00ebn 21:00. N\u00eb ato dy or\u00eb revolt\u00eb Policia u dor\u00ebzua. Por m\u00ebngjesin tjet\u00ebr, m\u00eb 10 shkurt, Vlora u gjend e rrethuar dhe n\u00eb qytet nuk futej dot askush. Nga Skela deri n\u00eb Pusin e Mezinit, qyteti ishte rrethuar me ushtar\u00eb. Rreth or\u00ebs 07:30 nisi p\u00ebrleshja e popullit me forcat ushtarake. Gjat\u00eb k\u00ebsaj koh\u00eb nisi edhe p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestuesit. N\u00eb mesin e protestuesve u q\u00ebllua 30-vje\u00e7ari Artur Rustemi. Ai u shnd\u00ebrruar n\u00eb d\u00ebshmorin e par\u00eb t\u00eb atij viti trazirash.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Varrimi i tij, ku mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 40 mij\u00eb vet\u00eb ishte nj\u00eb protest\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. T\u00eb pranishmit n\u00eb ceremoni, q\u00eb mbanin arkivolin n\u00eb duar, vijonin t\u00eb faj\u00ebsonin Policin\u00eb p\u00ebr vrasjen e Artur Rustemit. Megjithat\u00eb, vrasja e 30-vje\u00e7arit, edhe sot pas 26 vitesh, vijon t\u00eb jet\u00eb pa autor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>21 Shtator 1998<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Ahmet Krasniqi, minist\u00ebr i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb 21 shtatorit t vitit 1998, ekzekutohet pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, ministri i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs, koloneli Ahmet Krasniqi, 50 vje\u00e7. Ngjarja ka ndodhur rreth or\u00ebs 23:15, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Medreses\u00eb, para shtepois\u00eb ku ai kishte nisur t\u00eb jetonte pak koh\u00eb para se t\u00eb vritej. Tre persona t\u00eb maskuar, q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite kan\u00eb mbetur t\u00eb paidentifikuar, kan\u00eb realizuar vrasjen e Krasniqit e m\u00eb pas jan\u00eb larguar n\u00ebp\u00ebr err\u00ebsir\u00eb. Policia e Tiran\u00ebs, saqaronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se funksionari m\u00eb i lart\u00eb i ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ka q\u00ebn\u00eb duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi pas nj\u00eb darke festive me miqt\u00eb e tij, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me tre atentator\u00ebt q\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb para port\u00ebs. Ata e kan\u00eb q\u00eblluar Krasniqin tri her\u00eb n\u00eb kok\u00eb. E vetmja prov\u00eb n\u00eb duart e Sektorit t\u00eb Antiterrorit dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb hetimet p\u00ebr ngjarjen, ishin tri g\u00ebzhojat e gjetura n\u00eb vendngjarje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebllai i tij, Behxhet Krasniqi, thot\u00eb se Gjykata Speciale do t\u00eb merret edhe me vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke qen\u00eb se e ka n\u00eb juridiksion. \u00a0P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve, ka pasur disa t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen e tij, q\u00eb e lidhnin at\u00eb kryesisht me kryesisht me faktin q\u00eb drejtori Forcat e Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Atentati ndaj tij, n\u00eb Kosov\u00eb u konsiderua tradh\u00ebti, por se kush e tradh\u00ebtoi e kush e q\u00eblloi p\u00ebr vdekje nuk u m\u00ebsua asnj\u00ebher\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, colonel Ahmet Krasniqi, i njohur si Minist\u00ebr i Luft\u00ebs, u shpall hero.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>21 Shkurt 1999<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Kleanthi Ko\u00e7i, kryetar i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb ngjarje e mjaft e r\u00ebnd\u00eb tronditi Tiran\u00ebn mbr\u00ebmjen e 21 shkurtit t\u00eb vitit 1999. Nj\u00eb nga jurist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur, kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb, Kleanthi Ko\u00e7i, mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb pas nj\u00eb atentati q\u00eb u organizua ndaj tij. N\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej, shum\u00eb pran\u00eb 15-kat\u00ebshit, dikush i afrohet, i thot\u00eb di\u00e7ka dhe e q\u00ebllon 3 her\u00eb me pistolet\u00eb n\u00eb trup.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mjek\u00ebt dhan\u00eb shpresa p\u00ebr jet\u00ebn dhe e nis\u00ebn at\u00eb p\u00ebr kurim n\u00eb Itali. Por pas disa minutash fluturim, Kleanthi Ko\u00e7i nd\u00ebrroi jet\u00eb nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr, m\u00eb 28 shkurt. Para se t\u00eb vdiste, kur polic\u00ebt i kishin treguar atij disa fotografi, p\u00ebrgjigjja e avokatit ka qen\u00eb: Do t\u2019ua tregoj, kur t\u00eb dal nga spitali.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo ka \u00e7uar n\u00eb iden\u00eb e ripyetjes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij, sidomos koleg\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb kishin dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb problem n\u00eb detyr\u00ebn si avokat. Nj\u00eb tjet\u00ebr element jo pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishin edhe \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore q\u00eb kishte n\u00eb shqyrtim Kleanthi Ko\u00e7i. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, q\u00eb nga momenti q\u00eb ai doli si avokat, kishte marr\u00eb vet\u00ebm dy \u00e7\u00ebshtje penale. Nj\u00ebra si avokat i Ramiz Alis\u00eb dhe tjetra si avokat i Leka Zogut p\u00ebr ngjarjen e 3 korrikut t\u00eb vitit 1997, n\u00eb Tiran\u00eb. Dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk i soll\u00ebn ndonj\u00eb problem. Ajo q\u00eb u hodh si pist\u00eb m\u00eb von\u00eb ishin \u00e7\u00ebshtjet civile, q\u00eb Ko\u00e7i kishte marr\u00eb n\u00eb mbrojtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vras\u00ebsi q\u00eb mesa duket Kleanthi Ko\u00e7i e kishte njohur dhe u tha Polic\u00ebve se do ua tregonte kur t\u00eb dilte nga spitali, nuk u arrit t\u00eb identrifikohej kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>13 Janar 2003<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Salih Tivari, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Komunitetit Mysliman<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me 13 janar t\u00eb vitit 2003, rreth or\u00ebs 08.30 t\u00eb m\u00ebngjesit, u ekzekutua n\u00eb zyr\u00ebn e tij, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Komunitetit Mysliman. Sali Tivari, 58 vje\u00e7, banues n\u00eb Durr\u00ebs, u gjet i vrar\u00eb mbi tavolin\u00ebn e tij t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb selin\u00eb q\u00eb ndodhej shum\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Policia shoq\u00ebroi si d\u00ebshmitar t\u00eb ngjarjes n\u00ebnkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Ermir Gjinishi bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa si t\u00eb dyshuar, Policia pati n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb person nga Durr\u00ebsi i lidhur jo pak n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me komunitetin Mysliman, Artan Kriston, i njohur edhe me emrin Muhamet Abdylla. Kristo p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e Policis\u00eb, si nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb dyshuarit kryesor\u00eb. \u00c7do levizje e tij brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb e kontrolluar, ose dhe e ndaluar hera-her\u00ebs, si n\u00eb rastet kur i bllokohej pasaporta, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve q\u00eb binin mbi t\u00eb n\u00eb lidhje me vrasjen e Tivarit. Dyshime q\u00eb nuk u provuan kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kirmi i ndodhur 20 vite m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe nj\u00eb goditje e fort\u00eb edhe n\u00eb aspektin fetar. Me vrasjen e Salih Tivarit, u godit figura kryesore q\u00eb menaxhonte t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet fetare dhe pron\u00ebsore t\u00eb Komunitetit Mysliman t\u00eb asaj kohe. Ajo q\u00eb e b\u00ebnte edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, ishte fakti se vrasja ndodhi brenda institucionit fetar, n\u00eb tavolin\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb 58-vje\u00e7arit Tivari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Komunitetit Mysliman ishte ndjer\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb komunitet nga prania e t\u00eb rinjve q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb sillnin frym\u00ebn fondamentaliste. Tri vitet e fundit, para se t\u00eb vritej, Tivari vizitonte shpesh zyrat e Sh\u00ebrbimit Informativ Komb\u00ebtar, madje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ish-kryetari Fatos Klosi konfirmonte se e kishte pritur dhe kishte disktuar lidhur me problemet e tij. Shqet\u00ebsimi i Tivarit lidhej me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb komunitet t\u00eb t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb shkolla ushtarake n\u00eb Arabi, persona t\u00eb cil\u00ebt ai dyshonte se ishin m\u00eb t\u00eb prirur kundrejt\u00eb akteve terroriste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja u hetua nga Prokuroria n\u00eb disa drejtime, ku n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si pist\u00eb kryesore u ngrit ajo e mosmarveshjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie t\u00eb Komunitetit Mysliman. Por prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i asaj kohe, Theodhori Sollaku, shprehej se nuk p\u00ebrjashtohej as pista hetimore p\u00ebr nj\u00eb vrasje me frym\u00ebzim fondamentalist.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nisur nga d\u00ebshmit\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb komunitetit t\u00eb ndodhur n\u00eb godin\u00eb n\u00eb momentin e vrasjes, policia pati realizuar edhe nj\u00eb identikit t\u00eb nj\u00eb shtetasi, i cili ishte par\u00eb n\u00eb korridoret e selis\u00eb pas vrasjes. N\u00eb librin e sh\u00ebrbimit t\u00eb roj\u00ebs s\u00eb selis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar emri i ndonj\u00eb personi t\u00eb huaj t\u00eb ndodhur n\u00eb godin\u00eb n\u00eb m\u00ebngjesin e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs q\u00eb u krye krimi. Por p\u00ebrshkrimet e d\u00ebshmitar\u00ebve jan\u00eb konkretizuar n\u00eb portretin e ekzekutorit t\u00eb mundsh\u00ebm. Ky identikit i nj\u00eb mashkulli n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re u shp\u00ebrnda n\u00eb t\u00eb gjitha komisariatet e vendit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimin e personave me karakteristika t\u00eb ngjaashme Portreti kishte tipare t\u00eb rregullta, sy dhe flok\u00eb n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt, mjek\u00ebr dhe ishte me trup mbi 1 e 70 metra. Megjithat\u00eb, bashk\u00eb me dosjen, edhe portreti i vras\u00ebsit misterioz, fle n\u00eb sirtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/numri-i-vrasjeve.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-597392\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/numri-i-vrasjeve.jpg\" alt=\"\" width=\"855\" height=\"515\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/numri-i-vrasjeve.jpg 855w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/numri-i-vrasjeve-300x181.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/numri-i-vrasjeve-768x463.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 855px) 100vw, 855px\" \/><\/a>9 Prill 2003<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Florian Vila, biznesmen i hekurit n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Biznesmeni 38-vje\u00e7ar, Florian Vila, vritet n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij mbr\u00ebmjen e 9 prillit t\u00eb vitit 2003. Vila, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb kulmin e biznesit t\u00eb tij u gjend p\u00ebrball\u00eb bresh\u00ebris\u00eb s\u00eb plumbave, teksa ndaloi p\u00ebr t\u00eb hapur port\u00ebn e rezidenc\u00ebs \u201cFlevi\u201d. Kjo vrasje alarmoi Policin\u00eb e Tiran\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr pak dit\u00eb realizoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb operacionesh, por pa rezultat. Nd\u00ebrkaq, familjar\u00ebt e viktim\u00ebs, n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre k\u00ebrkonin vet\u00ebm q\u00eb ngjarja t\u00eb zbardhej sa m\u00eb par\u00eb, duke mos pasur asnj\u00eb em\u00ebr apo dyshim konkret.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ora sh\u00ebnonte 21:20 nat\u00ebn e 9 prillit, kur biznesmeni, Florian Vila, po kthehej n\u00eb kompleksin e tij rezidencial &#8220;Flevi&#8221;, n\u00eb Laprak\u00eb, pran\u00eb zon\u00ebs ku ndahet Rruga e Durr\u00ebsit me segmentin q\u00eb shkon n\u00eb drejtim t\u00eb Kamz\u00ebs. Aty, si gjithmon\u00eb, e priste bashk\u00ebshortja me dy f\u00ebmij\u00ebt. Autor\u00ebt ishin dy persona q\u00eb e q\u00eblluan nj\u00ebkoh\u00ebsisht me arm\u00eb, duke i shkaktuar vdekjen e menj\u00ebhershme. Vila ishte nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend p\u00ebr eksportin e skrapit dhe importin e hekurit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fillimisht pas ngjarjes u p\u00ebrhap versioni se dy atentator\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb veshur me uniforma policie, por ky variant \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar m\u00eb pas gjat\u00eb hetimeve. Pista e par\u00eb e hetimeve ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb konflikt i presidentit t\u00eb firm\u00ebs q\u00eb merrej me tregti hekuri me familjar\u00ebt e nj\u00eb puntori t\u00eb aksidentuar gjat\u00eb pun\u00ebs. Por ky variant hetimi ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para pas ngjarjes pasi vet\u00eb familjar\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebve jan\u00eb shprehur se viktima Florian Vila ishte p\u00ebrgjigjur familjes s\u00eb d\u00ebmtuar me nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim material.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Familjar\u00ebt e Vil\u00ebs shpreheshin se viktima nuk kishte marr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim apo gjob\u00eb. Ai l\u00ebvizte vet\u00eb, i pa shqet\u00ebsuar dhe pa mrbojtje nga truproja. Dosja e vrasjes s\u00eb biznesmenit Florian Vila \u00ebsht\u00eb hapur edhe dissa vite me par\u00eb, me pretendimin e gjetjes s\u00eb disa provave t\u00eb reja, por q\u00eb nuk pat\u00ebn rezultat dhe gjith\u00e7ka u kthye n\u00eb pik\u00ebn zero.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>10 Gusht 2004<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Emin Spahia, kreu i pajtimit t\u00eb gjaqeve n\u00eb Shkod\u00ebr<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emin Spahija, kryetari i Lidhjes s\u00eb Misionar\u00ebve t\u00eb Paqes u ekzekutua mbr\u00ebmjen e 10 gushtit t\u00eb vitit 2004 n\u00eb Shkod\u00ebr. Ai u q\u00ebllua p\u00ebrpara banes\u00ebs s\u00eb tij ku po kthehej i vet\u00ebm nga nj\u00eb dasm\u00eb. Pasi ka parkuar makin\u00ebne tij rreth 200 met\u00ebr larg hyrjes s\u00eb pallatit ku banonte, 39-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me disa plumba pistolete pas shpine. Trupi i pajet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga askush deri n\u00eb m\u00ebngjes kur fqinj\u00ebt e kan\u00eb gjetur t\u00eb pa jet\u00eb. Ekspert\u00ebt e Policis\u00eb than\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se ai ishte vrar\u00eb rreth or\u00ebs 02:00 pas mesnate. U ngrit\u00ebn disa pista e disa t\u00eb tjera u p\u00ebrjashtun. Nd\u00ebrsa Policia than \u00eb at\u00eb koh\u00eb se puna p\u00ebr pajtimin e gjaqeve n\u00eb Shkod\u00ebr ishte nj\u00eb nga pistat e mundshme, nga ku mund t\u00eb zbulohej edhe motivi i vrasjes s\u00eb kryetarit t\u00eb Misionar\u00ebve t\u00eb Paqes. Kjo organizat\u00eb funksionon prej vitesh n\u00eb Shkod\u00ebr duke pajtuar me qindra gjaqe dhe duke ndihmuar n\u00eb lirimin nga ngujimi t\u00eb shum\u00eb familjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koh\u00eb pas ngjarjes, Policia pati edhe nj\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen. Ai ishte Astrit Kurmenaj. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2004 Policia e cil\u00ebsonte Kurmemajn, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, si person t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen e Emin Spahis\u00eb. Spahija rezultonte se kishte nd\u00ebrhyr\u00eb mes dy familjeve Kurmemaj dhe Mu\u00e7a p\u00ebr t\u2019u pajtuar pas vrasjes s\u00eb Genc Mu\u00e7\u00ebs. Me gjith\u00eb variantin e Policis\u00eb, nuk u gjet\u00ebn prova dhe familja e viktim\u00ebs Spahia pohoi se nuk kishte asnj\u00eb dyshim mbi Kurmemajn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Astrit Kurmemaj u vra pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb lagjes \u201cKiras\u201d, n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 14 mars t\u00eb vitit 2011, kur kishte dal\u00eb me leje nga burgu dhe po kthehej n\u00eb institucionin e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa vrasja e Emin Spahis\u00eb, kryer para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Shkod\u00ebr, vijon edhe sot t\u00eb mbetet mister.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>3 Maj 2009<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Fatmir Xhindi, deputet i Partis\u00eb Socialiste<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputeti socialist i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Xhindi ekzekutohet mbr\u00ebmjen e 3 majoit t\u00eb vitit 2009, pak metra larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Roskovec.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kan\u00eb kaluar 14 vjet nga ajo ngjarje, jan\u00eb nd\u00ebrruar qeveri, ministra t\u00eb brendsh\u00ebm, prokuror\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, madje edhe gjith\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, por ende nuk ka nj\u00eb autor t\u00eb asaj ngjarje. Deri m\u00eb tani ka vet\u00ebm spekulime dhe deklarata politike dhe asgj\u00eb konkrete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbr\u00ebmjen e ngjarjes, deputeti socialist ka qen\u00eb duke u udh\u00ebtuar drejt banes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Roskovec, me nj\u00eb fuoristrad\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ai kishte qen\u00eb duke punuar tok\u00ebn n\u00eb fshatin Kurjan e bashk\u00eb me t\u00eb kishte qen\u00eb edhe djali i tij i vog\u00ebl. Por at\u00eb nat\u00eb i biri k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb fshat tek gjyshi dhe Xhindi u kthye i vet\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rreth 30 metra larg banes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Roskovec, n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb mbuluar nga bari i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar nj\u00eb person q\u00eb nuk u identifikua kurr\u00eb. Ai ka q\u00ebndruar aty i fshehur duke pritur q\u00eb Fatmir Xhindi t\u00eb shfaqej para tij. Vras\u00ebsi kishte zgjedhur vendin perfekt edhe p\u00ebr t\u00eb pasur fush\u00ebpamje edhe p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishte err\u00ebsuar kur fuoristrada e zez\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonte Xhindi mb\u00ebrriti dhe iu drejtua oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ishte ora rreth 20:45 e mbr\u00ebmjes. Ai zbriti nga makina, dhe hapi bagazhit p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rrobat, q\u00eb kishte veshur kur punonte n\u00eb fshat. Nga rruga p\u00ebrball\u00eb tij nis\u00ebn t\u00eb sht\u00ebnat e kallashnikovit drejt deputetit. Fatmir Xhindi u godit pas shpine me 6 plumba. Sikur t\u00eb mos mjaftonin goditjet n\u00eb distanc\u00eb, autori \u00ebsht\u00eb afruar dhe e ka q\u00eblluar edhe n\u00eb kok\u00eb nga af\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vras\u00ebsi u largua nga e nj\u00ebjta rrug\u00eb q\u00eb kishte ardhur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb pas del n\u00eb unaz\u00ebn e qytetit t\u00eb Roskovecit dhe ec\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebmbv\u00eb derisa humb gjurm\u00ebt. Nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor mendohet se e priste me makin\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar n\u00eb drejtim t\u00eb paditur dhe p\u00ebr t\u00eb mos u gjetur as sot e k\u00ebsaj dite.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>9 Shtator 2011<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Skerdilajd Konomi, gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Magjistrati i \u00e7\u00ebshtjeve civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs, Skerdilajd Konomi, humbi jet\u00ebn pasi nj\u00eb shp\u00ebrthim q\u00eb ndodhi n\u00eb makin\u00ebn e tij m\u00eb 9 shtator 2011, teksa gjyqtari shkonte n\u00eb pun\u00eb. At\u00eb m\u00ebngjes, gjyqtari i ri ishte me mjaft nxitim p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. E priste nj\u00eb dit\u00eb e ngarkuar me shum\u00eb gjyqe. Teksa po hipte n\u00eb makin\u00ebn e tij, vuri re q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb goma dhe duke qen\u00eb se nxitonte hipi n\u00eb makin\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb makin\u00eb tip \u201cBenz\u201d, model i vjet\u00ebr, q\u00eb krytesisht e p\u00ebrdorte bashk\u00ebshortja. Por duket se e gjith\u00eb kjo ishte nj\u00eb kurth p\u00ebr t\u00eb. Eksplozivi ishte vendosur pik\u00ebrisht n\u00eb makin\u00ebn ku ai hipi dhe jo n\u00eb at\u00eb me gom\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konomi udh\u00ebtoi vet\u00ebm pak metra dhe makina shp\u00ebrtheu n\u00eb ecje. Ai mbeti i vdekur, nd\u00ebrsa pistat kryesore t\u00eb hetimit ishin vrasja p\u00ebr detyr\u00ebn dhe konfliktet e pron\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda rihapi hetimet n\u00eb vitin 2013, pasi ishte vler\u00ebsuar e nevojshme rihapja e dosjes me an\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb provave q\u00eb ndodhen n\u00eb fashikull. Ekzekutimi me eksploziv n\u00eb makin\u00eb, i gjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs, Skerdilajd Konomi, edhe pse u hetua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mbeti pa autor. Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda pezulloi kryerjen e veprimeve hetimore, pasi u vler\u00ebsua se nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr identifikimin e autorit t\u00eb krimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>24 Tetor 2011<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Isa \u00c7opa, oficer i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror n\u00eb Durr\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Isa \u00c7opa, oficer i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror n\u00eb Durr\u00ebs u gjet i djegur, pasi ishte vrar\u00eb, brenda makin\u00ebs s\u00eb tij \u201cOpel Korsa\u201d, mbr\u00ebmjen e 24 tetorit t\u00eb vitit 2011. N\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb mbledhjes s\u00eb provave t\u00eb reja, dosja u arkivua nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Para kalimit t\u00eb dosjes n\u00eb Tiran\u00eb, u zhvillua nj\u00eb mbledhje midis titullar\u00ebve t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, prokuror\u00ebve t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe dy hetuesve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. N\u00eb konkluzionet e hetuesve t\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebrcaktohej se vrasja mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, duke par\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat e ngjarjes dhe sken\u00ebn e krimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e akuz\u00ebs pretendonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se hetimi ka qen\u00eb i plot\u00eb dhe dyshimet e ngritura ishin paraqitur me prova shkencore, por pranonin se kishin hasur shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Kjo p\u00ebr faktin se dosjet e SHISH-it, duke u konsideruar sekrete nuk u ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion prokuror\u00ebve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, hetuesit k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb evidentoheshin t\u00eb gjitha arm\u00ebt e llojit pistolet\u00eb \u201cMakarov\u201d, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb krahasimi me g\u00ebzhoj\u00ebn e gjetur brenda n\u00eb automjetin ku u gjet i vrar\u00eb Isa \u00c7opa. K\u00ebrkesa e hetuesve t\u00eb Durr\u00ebsit ishte p\u00ebr t\u00eb verifikuar t\u00eb gjitha arm\u00ebt e k\u00ebtij lloji q\u00eb kan\u00eb me leje punonj\u00ebsit e agjencive ligjzbatuese n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb SHISH, Polici, Prokurori etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja q\u00eb fillimisht u tentua t\u00eb mos raportohej si vrasje me arm\u00eb zjarri, duke ia l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb zjarrit n\u00eb makin\u00eb, edhe sot pas 12 vitesh vijon t\u00eb jet\u00eb e mbuluar me mister.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>26 Qershor 2014<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Artan Santo, biznesmen, drejtor i bank\u00ebs \u201cCredins\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb ndodhi m\u00ebngjesin e 26 qershorit t\u00eb vitit 2014 n\u00eb Tiran\u00eb. Artan Santo, drejtori i Bank\u00ebs \u201cCredins\u201d dhe aksioner n\u00eb dy televizione u q\u00ebllua me plumb n\u00eb kok\u00eb. Dy autor\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb shmangin Policin\u00eb. Ende pa hedhur dy hapa drejt bank\u00ebs q\u00eb ai vet\u00eb themeloi, 58-vje\u00e7ari ka r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb atentati t\u00eb mirorganizuar ndaj tij. Dy persona me motor dhe me skafandra n\u00eb kok\u00eb q\u00eblluan me pistolet\u00eb biznesmenin e njohur. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi 58-vje\u00e7ar, i njohur n\u00eb fush\u00ebn e bankave, u q\u00ebllua me tre plumba duke gjetur vdekjen e menj\u00ebhershme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja ndodhi rreth or\u00ebs 09:15 n\u00eb kryq\u00ebzimin e zon\u00ebs s\u00eb ish-Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb, ku ndodhen zyrat qendrore t\u00eb Bank\u00ebs Credins e drejtuar deri at\u00eb dit\u00eb nga Artan Santo. At\u00eb m\u00ebngjes ai kishte dal\u00eb nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb banimi pas Televizionit Publik Shqiptar rreth or\u00ebs 08:50, ku e prisnin dhe atentator\u00ebt. Ata e kan\u00eb ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebz dhe kan\u00eb zgjedhur ta kryejn\u00eb vrasjen pik\u00ebrisht aty, para bank\u00ebs n\u00eb ish-Bllok.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">D\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por edhe pamje t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, tregonin se rreth 20 minuta para se biznesmeni Artan Santo t\u00eb dilte nga banesa e tij, itinerari q\u00eb ai p\u00ebrshkonte thuajse \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cpatrulluar\u201d nga motori i vras\u00ebsve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb motor t\u00eb madh sportiv t\u00eb mark\u00ebs \u201cSuzuki V Strom\u201d. Ky motor ka qarkulluar s\u00eb paku dy her\u00eb pran\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb biznesmenit, duke kontrolluar n\u00ebse Artan Santo kishte dal\u00eb nga banesa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Artan Santo ishte ulur n\u00eb vendin e pasagjerit n\u00eb sediljen e p\u00ebrparme t\u00eb makin\u00ebs. Pasi automjeti ka mb\u00ebrritur n\u00eb kryq\u00ebzim, para bank\u00ebs, biznesmeni ka hapur der\u00ebn dhe ka zbritur nga makina. Nd\u00ebrkoh\u00eb motori i vras\u00ebsve kishte ndaluar n\u00eb kryq\u00ebzim. N\u00eb momentin kur Santo \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr t\u00eb hipur n\u00eb trotuar, nj\u00ebri nga personat n\u00eb motor ka q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb tij. Ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ecte drejt bank\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb goditur mes shpatullave nga plumbi i par\u00eb duke u rr\u00ebzuar pak metra larg der\u00ebs kryesore t\u00eb bank\u00ebs. M\u00eb pas autor\u00ebt jan\u00eb afruar te biznesmeni i r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb kok\u00eb, duke i shkaktuar vdekjen e menj\u00ebhershme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ndodhi rreth 300 metra larg Kryeministris\u00eb, m\u00eb pak se 400 metra larg Presidenc\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb Tiran\u00ebs, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara selit\u00eb e institucioneve e bizneseve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, edhe sot vijon t\u00eb jet\u00eb e pa zbardhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>22 Mars 2019<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet Ravik Gurra, avoka i \u00c7apjave e Emiljano Shullazit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbr\u00ebmjen e 22 marsit t\u00eb vitit 2019, ekzekutohet me plumb n\u00eb kok\u00eb Ravik Gurra, avokati i Emiljano Shullazit dhe mik e p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor n\u00eb disa raste edhe i familjes \u00c7apja. Avokati \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me nj\u00eb pistolet\u00eb me silenciator nga nj\u00eb person i maskuar, i cili m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb larguar me nj\u00eb automjet tip \u201cBenz\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngjarja ka ndodhur rreth or\u00ebs 19:35, n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vje\u00e7, ishte ulur n\u00eb verand\u00ebn e nj\u00eb lokali mjaft t\u00eb frekuentuar bashk\u00eb me dy persona t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve avokat, kur \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar p\u00ebr vdekje. Autori dyshohet se i \u00ebsht\u00eb afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka q\u00eblluar dy her\u00eb n\u00eb kok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Avokati Ravik Gurra para disa vitesh kishte marr\u00eb pasaport\u00eb angleze dhe b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Anglis\u00eb ku jetonte edhe familjen e tij. P\u00ebr grupin hetimor, porva kryesore ishin dosjet e \u00e7\u00ebshtjevce q\u00eb ai kishte mbrojtur, t\u00eb cilat i lexoi e i rilexoi por nuk gjeti asgj\u00eb. Vras\u00ebsi as sot nuk dihet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>1 N\u00ebntor 2021<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet n\u00eb La\u00e7 Xhelal Re\u00e7i, ish-efektiv Policie<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Xhelal Re\u00e7i, dikur punonj\u00ebs policie, q\u00eb kishte disa biznese n\u00eb La\u00e7 dhe konsiderohej si person pa problem, u ekzekutua m\u00eb 1 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, teksa po futej n\u00eb nj\u00eb prej bizneseve t\u00eb tij.\u00a0 Nj\u00eb kamera sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes s\u00eb tij. N\u00eb video shfaqet Xhelal Re\u00e7i, i cili futet n\u00eb nj\u00eb prej bizneseve n\u00eb qytetin e La\u00e7it. Pak \u00e7aste me pas, nj\u00eb makin\u00eb \u201cToyota\u201d ndalet para hyrjes se biznesit ku ai ishte futur.\u00a0 Dy persona t\u00eb armatosur me automatik\u00eb zbresin nga mjeti dhe hapin zjarr n\u00eb drejtim t\u00eb tij, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas ngjarjes autor\u00ebt largohen me shpejt\u00ebsi. Makina e tyre gjendet e djegur pak koh\u00eb pas ngjarjes n\u00eb Milot.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas vrasjes s\u00eb tij, Policia i p\u00ebrqendroi hetimet n\u00eb konfliktet e djalit t\u00eb tij, Besnikut, i cili i shp\u00ebtoi nj\u00eb atentati n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, autor\u00ebt iu afruan makin\u00ebs s\u00eb Besnik Re\u00e7it me nj\u00eb motor dhe hap\u00ebn zjarr edhe pse ai shoq\u00ebrohej nga bashk\u00ebshortja dhe f\u00ebmij\u00ebt. Re\u00e7i mundi t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb manovrimit t\u00eb shpejt\u00eb. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb nuk ka asnj\u00eb autor t\u00eb identifikuar t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje e po ashtu as p\u00ebr vrasjen e Xhelal Re\u00e7it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>17 Korrik 2022<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vritet n\u00eb atentat nipi i Ervis Martinajt e dy miqt\u00eb e tij<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mesdit\u00ebn e 17 korrikut t\u00eb vitit 2022, nj\u00eb atentat i friksh\u00ebm i ndodhur n\u00eb mbikalimin e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, tronditi vendin. Tre t\u00eb rinj, u q\u00eblluan brenda nj\u00eb makin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs m\u00eb pas iu vu flaka. Asnj\u00ebri nuk arriti t\u00eb mbijetoj\u00eb. Nj\u00eb prej vitkimave ishte Brilant Martinaj, djali i xhaxhait t\u00eb Ervis Martinajt, por q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njihej si nipi i tij.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi hetimor mblodhi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prova t\u00eb shumta n\u00eb vendngjarje, dy aparate celular\u00eb pjes\u00ebrisht t\u00eb djegur dhe m\u00eb shum\u00eb se 60 or\u00eb filmime t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb. Nga rind\u00ebrtimi i sken\u00ebs s\u00eb krimit, u konkludua se autor\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb kat\u00ebr persona t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ngjarje t\u00eb tilla dhe q\u00eb e njihnin mir\u00eb zon\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tre prej tyre kan\u00eb hapur zjarr me bresh\u00ebri sapo mjeti \u201cPassat\u201d me t\u00eb cilin udh\u00ebtonin viktimat u fut n\u00eb mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, q\u00eb Martinaj, Hoxha dhe Vata t\u00eb mos kishin asnj\u00eb mund\u00ebsi shp\u00ebtimi. Edhe pse u pyet\u00ebn n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje, si persona q\u00eb mund t\u00eb kishin dijeni, Prokuroria nuk mundi t\u00eb provonte asgj\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb. At\u00ebher\u00eb kur pritej nj\u00eb kund\u00ebrsulm, q\u00eb do t\u00eb merrte hak p\u00ebr vrasjen e Brilant Martinajt, pa u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb muaj nga ngjarja, Ervis Martinaj denoncohet i zhdukur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, del n\u00eb sken\u00eb emri i Fatjon Muratit, i cili bashk\u00eb me familjen ishte objektiv i nj\u00eb atentati m\u00eb 12 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, ku mbeti e vrar\u00eb banakierja Mimoza Paja n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Prokuroria e Kruj\u00ebs k\u00ebrkoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb disa personave n\u00eb lidhje me atentatin me tre t\u00eb vrar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mes emrave q\u00eb k\u00ebrkonte organi i akuz\u00ebs p\u00ebr t\u2019u pyetur ishin, Fatjon Murati, Gentjan Re\u00e7i, nipi i ish-policit t\u00eb vrar\u00eb Xhelal Re\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lidhje krushqie me Endrit Doklen, por edhe vet\u00eb Dokle. Megjithat\u00eb, edhe kjo vrasje, si shum\u00eb t\u00eb tjera, vijon t\u00eb jet\u00eb pa autor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00ebri nga ne nuk mund t\u00eb peshoj\u00eb fajin e askujt. Aq m\u00eb pak t\u00eb viktim\u00ebs. Asgj\u00eb nuk e justifikon nj\u00eb vrasje. P\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk justifikohet nj\u00eb vrasje, nuk mund t\u00eb justifikohet as paaft\u00ebsia e organeve ligjzbatuese. Paaft\u00ebsia, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire, por n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq mungesa e vullnetit dhe e profesionalizmit p\u00ebr t\u00eb zbardhur nj\u00eb krim a p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb krim tjet\u00ebr. Mungesa e vullnetit shpesh ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mbylljen e nj\u00ebrit sy. Arsyet p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb qarta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa pasojat e k\u00ebsaj verb\u00ebrie t\u00eb q\u00ebllimshme po i shohim dita dit\u00ebs. Ashtu sikurse t\u00eb gjith\u00eb biem darkord q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb fajtor i lir\u00eb sesa nj\u00eb i pafajsh\u00ebm n\u00eb burg, po ashtu duhet t\u00eb biem darkord t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi e vonuar sesa nj\u00eb drejt\u00ebsi e munguar. Drejt\u00ebsia e vonuar do vijoj\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb viktima, por q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment, sado t\u00eb von\u00eb, do ket\u00eb persona q\u00eb do mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb krim dhe do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg. Nd\u00ebrsa kur drejt\u00ebsia do vazhdoj\u00eb t\u00eb mungoj\u00eb, fatkeq\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb shpesh ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb\u2026<\/span><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"'Gj\u00ebrat tona'\/ Krime pa nd\u00ebshkim | ABC News Albania\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/xtRPu-eWqCw\" width=\"905\" height=\"525\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/abcnews.al\/gjerat-tona-krime-pa-ndeshkim\/\"><span style=\"color: #3366ff;\"><strong>Abc News<\/strong><\/span> <\/a>nga Etleva Delia<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur ndodh nj\u00eb vrasje, duket se mes nesh ka nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur. Mbi viktim\u00ebn nuk hidhet balt\u00eb. Policia her\u00eb pas here, pas nj\u00eb krimi t\u00eb till\u00eb, duke dashur t\u00eb tregoj\u00eb indirekt motivin, apo edhe p\u00ebr t\u00eb ulur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krimit, rendit precedent\u00ebt e viktim\u00ebs. E mes precedent\u00ebve q\u00eb tregon, ndodh q\u00eb nj\u00ebri, ndonj\u00ebher\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":597395,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-597391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/597391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=597391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/597391\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/597395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=597391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=597391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=597391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}