{"id":595723,"date":"2023-05-12T10:42:26","date_gmt":"2023-05-12T08:42:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=595723"},"modified":"2023-05-12T10:42:26","modified_gmt":"2023-05-12T08:42:26","slug":"zgjedhjet-e-14-majit-policia-e-shtetit-prezanton-planin-e-plote-te-masave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/05\/12\/zgjedhjet-e-14-majit-policia-e-shtetit-prezanton-planin-e-plote-te-masave\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 14 majit, Policia e Shtetit prezanton planin e plot\u00eb t\u00eb masave","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-595724\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/rebani.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/rebani.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/rebani-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/rebani-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/rebani-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Drejtues i Lart\u00eb Rebani Jaupi, tha se p\u00ebr garantimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb zgjedhjeve jan\u00eb angazhuar e st\u00ebrvitur 7539 forca policie. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Jaupi tha gjithashtu se jan\u00eb siguruar t\u00eb gjitha pajisjet, automjetet e sh\u00ebrbimet e tjera ligjistike p\u00ebr sigurimin e 5211 qendrave t\u00eb votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cJam sot, k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prezente masat e nd\u00ebrmarra nga Policia e Shtetit, p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit, garantimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb subjekteve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, si dhe p\u00ebr ruajtjen e objekteve dhe t\u00eb materialeve q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d dhe t\u00eb detyrimeve ligjore q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kodin Zgjedhor, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit, masa t\u00eb cilat jan\u00eb ndjekur dhe po zbatohen n\u00eb t\u00eb gjitha fazat deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nd\u00ebr vite, nga agjencit\u00eb ligjzbatuese brenda dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebr standardet e arritura n\u00eb zbatimin me objektivitet t\u00eb ligjit gjat\u00eb proceseve zgjedhore t\u00eb zhvilluara n\u00eb vendin ton\u00eb. Nisur nga k\u00ebto arritje, sfida e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit mbetet ruajtja e k\u00ebtyre standardeve edhe gjat\u00eb k\u00ebtij procesi zgjedhor, si dhe rritja n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrmbushin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb sigurt detyrimet q\u00eb kan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit e filloi pun\u00ebn p\u00ebrgatitore, p\u00ebr hartimin dhe planifikimin e masave dhe t\u00eb detyrimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, q\u00eb n\u00eb muajin shkurt 2023, pun\u00eb e cila konsistoi paraprakisht n\u00eb hartimin e detyrave n\u00eb Programin e Pun\u00ebs, hartimin e planeve t\u00eb masave, si dhe t\u00eb akteve t\u00eb tjera, p\u00ebrmes t\u00eb cilave do t\u00eb p\u00ebrmbushen plot\u00ebsisht detyrat funksionale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kuadrin normativ t\u00eb k\u00ebtij procesi, gjat\u00eb muajit shkurt 2023 dhe n\u00eb vijim, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nxori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb urdhrash, p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e pikave t\u00eb kontaktit, me q\u00ebllim raportimin e t\u00eb gjitha veprimtarive me karakter publik ku p\u00ebrfshiheshin punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr raportimin e veprimtarive me karakter publik, t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr bashk\u00ebpunimin me KQZ-n\u00eb, pik\u00eb kontakti \u00ebsht\u00eb Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Rendit Publik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr bashk\u00ebpunimin me organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pika kontakti jan\u00eb Drejtori i Departamentit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu, me urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb n\u00eb muajin shkurt, u ngrit grupi i pun\u00ebs p\u00ebr monitorimin e angazhimit t\u00eb punonj\u00ebsve civil\u00eb, gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb vijim, u hartuan, u miratuan dhe u zbatuan urdhrat p\u00ebr planifikimin dhe organizimin e trajnimeve p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, n\u00eb strukturat e ngarkuara me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb trajnuar 7530 punonj\u00ebs policie, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb angazhohen me detyra gjat\u00eb procesit zgjedhor, sipas niveleve t\u00eb menaxhimit policor, q\u00eb nga niveli baz\u00eb i veprimit policor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Jan\u00eb kryer p\u00ebrllogaritjet e numrit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb dhe nevojave t\u00eb tyre p\u00ebr pajisje, automjete dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera logjistike, q\u00eb do t\u00eb angazhohen p\u00ebr sigurimin e 5211 qendrave t\u00eb votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Kodit Zgjedhor, brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, m\u00eb dat\u00eb 03.05.2023, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit d\u00ebrgoi n\u00eb KQZ:<\/em><\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> List\u00ebn me 5511 punonj\u00ebs policie q\u00eb do t\u00eb angazhohen p\u00ebr ruajtjen e objekteve zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb rast se k\u00ebrkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja;<\/em><\/span><\/li>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><em> List\u00ebn me 305 automjete civile, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Jan\u00eb prodhuar nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve t\u00eb librit t\u00eb xhepit, p\u00ebr detyrat funksionale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb, gjat\u00eb procesit zgjedhor, kopje t\u00eb cilat jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat e Policis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe miratuar urdhri i p\u00ebrbashk\u00ebt i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr marrjen n\u00eb ruajtje t\u00eb 57 objekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cilat do t\u00eb sigurohen nga 192 punonj\u00ebs policie nga forcat \u201cKomando\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka ngritur grupin e drejtimit n\u00eb nivel qendror, i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksionim p\u00ebr menaxhimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor, me q\u00ebllim vler\u00ebsimin e \u00e7do informacioni nga t\u00eb gjitha burimet, si dhe p\u00ebr verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin nr. 12, t\u00eb dat\u00ebs 30.12.2020, t\u00eb KQZ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur dhe miratuar nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, regjistri i posa\u00e7\u00ebm \u201cP\u00ebr \u00e7do njoftim dhe referim t\u00eb veprave penale n\u00eb fush\u00ebn zgjedhore\u201d, i cili administrohet q\u00eb prej fillimit t\u00eb procesit zgjedhor nga \u00e7do komisariat policie, drejtori vendore policie, si dhe nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ky regjist\u00ebr \u00ebsht\u00eb i aksesuesh\u00ebm nga KQZ-ja dhe nga subjektet elektorale.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit, me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, p\u00ebr sa i p\u00ebrket tentativ\u00ebs p\u00ebr shit-blerje t\u00eb vot\u00ebs, bazuar n\u00eb informacionet e siguruara nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb n\u00eb terren, si dhe n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kodin Zgjedhor, ka iniciuar hetime proaktive, t\u00eb cilat po kryhen n\u00eb drejtimin e prokurorive t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit. P\u00ebr shkak t\u00eb konfidencialitetit t\u00eb hetimeve p\u00ebr k\u00ebto raste, nuk mund t\u00eb japim informacione t\u00eb tjera.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu, strukturat e Policis\u00eb n\u00eb Has, Kavaj\u00eb, Patos, Kuk\u00ebs dhe Durr\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me prokurorit\u00eb respektive, kan\u00eb trajtuar dhe aktualisht kan\u00eb n\u00eb hetim, denoncime nga subjekte t\u00eb ndryshme, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me procesin zgjedhor. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, strukturat e Policis\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb njoftim p\u00ebr median dhe qytetar\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjithashtu, ka qen\u00eb permanent dhe intensiv, bashk\u00ebpunimi me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, OSCE\/ODIHR, t\u00eb cilat monitorojn\u00eb procesin zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, Prezenca e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka mb\u00ebshtetur zhvillimin e procesit t\u00eb trajnimeve p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Masa jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb edhe p\u00ebr komunikimin, informimin dhe mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs edhe p\u00ebr v\u00ebzhguesit afatgjat\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb akses q\u00eb t\u00eb monitorojn\u00eb zbatimin e masave t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit zgjedhor, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtorit\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Deri tani nuk kemi ndonj\u00eb konstatim prej tyre, lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit. Gjithashtu, deri tani nuk kemi asnj\u00eb rast t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb evidentuar n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore, punonj\u00ebs t\u00eb kompromentuar p\u00ebr pozicionin e tyre si punonj\u00ebs t\u00eb depolitizuar apo punonj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb reflektuar q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebanshme apo politike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb vijim, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim t\u00eb plot\u00eb aplikacioni dixhital me numrat e kontaktit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb angazhuar n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi, si dhe me numrat e p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb tyre, me q\u00ebllim raportimin e zbatimit t\u00eb masave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ky aplikacion \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb grupit t\u00eb drejtimit n\u00eb DPPSH.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Grupi i drejtimit do t\u00eb ndjek\u00eb online, zbatimin e masave t\u00eb Policis\u00eb, duke bashk\u00ebpunuar me grupet e drejtimit n\u00eb 12 drejtorit\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb. Q\u00ebllimi i krijimit t\u00eb k\u00ebtij aplikacioni dhe i krijimit t\u00eb hart\u00ebs dixhitale \u00ebsht\u00eb q\u00eb Policia e Shtetit t\u00eb monitoroj\u00eb plot\u00ebsisht situat\u00ebn p\u00ebr realizimin e detyrave funksionale gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb dhe dit\u00ebs s\u00eb diel. Nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sigurohet nj\u00eb komunikim i shpejt\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb reale, p\u00ebr \u00e7do rast kur punonj\u00ebsit e Policis\u00eb t\u00eb angazhuar gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr orientime q\u00eb do t\u00eb garantojn\u00eb zgjidhje efektive.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit, subjektet politike dhe kandidat\u00ebt e tyre jan\u00eb njohur me vendimin e KQZ-s\u00eb, nr. 424, t\u00eb dat\u00ebs 03.05.2023, \u201cP\u00ebr heqjen e materialeve propagandistike q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb sh\u00ebnimin \u201cProdhuar n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb\u2026\u201d(vijon emri i subjektit zgjedhor)\u201d, vendim i cili ngarkon Policin\u00eb e Shtetit dhe Policin\u00eb Bashkiake p\u00ebr ta zbatuar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Prej dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb ka nisur shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore nga KQZ-ja drejt KZAZ-ve, materiale t\u00eb cilat jan\u00eb shoq\u00ebruar nga patrulla t\u00eb Policis\u00eb Rrugore dhe nga sh\u00ebrbime t\u00eb forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Tashm\u00eb jemi n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs detyrat e Policis\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtuara dhe p\u00ebr kryerjen e tyre k\u00ebrkohen edhe m\u00eb shum\u00eb angazhim dhe burime njer\u00ebzore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, duke filluar prej or\u00ebs 18:00 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit zgjedhor, t\u00eb gjitha strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, kalojn\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb \u201cSh\u00ebrbim i P\u00ebrforcuar\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kjo mas\u00eb merret me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen me sukses t\u00eb k\u00ebsaj detyre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb cil\u00ebn na ngarkon ligji dhe detyrimi ndaj qytetar\u00ebve, p\u00ebr ofrimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt si parakusht p\u00ebr ushtrimin e lir\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrmes vot\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Lidhur me p\u00ebrmbushjen konform ligjit, t\u00eb detyrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb procesit zgjedhor, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, iu ka d\u00ebrguar vazhdimisht udh\u00ebzime, drejtuesve qendror\u00eb dhe vendor\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave ka k\u00ebrkuar angazhim maksimal dhe profesional nga t\u00eb gjitha strukturat policore n\u00eb baz\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, Kodit Zgjedhor dhe t\u00eb akteve t\u00eb tjera normative, k\u00ebrkohet kryerja e veprimeve t\u00eb shpejta, profesionale, rritja e bashk\u00ebpunimit me institucionet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse sipas fush\u00ebs, ruajtja e gjakftoht\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb dhe rrethan\u00eb, si dhe komunikim me etik\u00eb policore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Masat shtes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi zgjedhor, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit, garantimin dhe promovimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve dhe subjekteve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, si dhe p\u00ebr ruajtjen e objekteve dhe materialeve q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtij procesi, do t\u00eb zbatohen duke filluar nga sot deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Theksojm\u00eb se punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, deri tani, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime q\u00eb bien ndesh me ligjin \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d dhe me Kodin Zgjedhor, p\u00ebrkundrazi, ata jan\u00eb angazhuar maksimalisht p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb planet e masave, urdhrat dhe udh\u00ebzimet ligjore, t\u00eb miratuara me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, si dhe p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb, gjat\u00eb tubimeve elektorale dhe gjat\u00eb gjith\u00eb procesit zgjedhor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb tejet e vendosur dhe e angazhuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, sundimin e ligjit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Policia e Shtetit apelon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe subjektet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha detyrimet ligjore me t\u00eb cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetar\u00ebt se ka nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha masat, q\u00eb e drejta e tyre kushtetuese p\u00ebr zgjedhjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pushtetit lokal, t\u00eb ushtrohet e lir\u00eb, e qet\u00eb, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Drejtues i Lart\u00eb Rebani Jaupi, tha se p\u00ebr garantimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb zgjedhjeve jan\u00eb angazhuar e st\u00ebrvitur 7539 forca policie. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":595724,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-595723","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/595723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=595723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/595723\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/595724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=595723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=595723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=595723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}