{"id":593092,"date":"2023-04-29T13:16:06","date_gmt":"2023-04-29T11:16:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=593092"},"modified":"2023-04-29T13:16:06","modified_gmt":"2023-04-29T11:16:06","slug":"rama-podkast-me-sipermarresin-kemi-paga-konkurruese-me-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/04\/29\/rama-podkast-me-sipermarresin-kemi-paga-konkurruese-me-evropen\/","title":{"rendered":"Rama podkast me sip\u00ebrmarr\u00ebsin: Kemi paga konkurruese me Evrop\u00ebn","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-593093\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama.jpg\" alt=\"\" width=\"1495\" height=\"812\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama.jpg 1495w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama-300x163.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama-1024x556.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/xhindoli-rama-768x417.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1495px) 100vw, 1495px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb episodin 4 t\u00eb podkastit \u201cFlasim\u201d, Kryeministri Edi Rama kishte t\u00eb ftuar sip\u00ebrmarr\u00ebsin Agim Xhindoli, i cili ka ngritur nj\u00eb biznes n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar me gurin dhe mermerin dhe ka 110 t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">F\u00ebmija i dymb\u00ebdhjet\u00eb i nj\u00eb familjeje \u201ckulak\u00ebsh\u201d, Xhindoli foli p\u00ebr urin\u00eb, luft\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00eb, emigrimin dhe vler\u00ebn e pa\u00e7muar t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb suksesin e nj\u00eb sip\u00ebrmarrjeje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim t\u00eb prezantimit, Rama tha se Xhindolin e ka takuar rast\u00ebsisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vizitonte fabrik\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Do shkoja t\u00eb hyja n\u00eb fabrik\u00ebn e nj\u00eb demokrati shum\u00eb t\u00eb flakt\u00eb, shum\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, me shum\u00eb nam dhe natyrisht pengesa psikologjike vinte dhe si rezultat edhe i respektit p\u00ebr faktin q\u00eb dikush v\u00ebrtet\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb bindjen e tij, por ka t\u00eb drejt\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb tij t\u00eb mos hap\u00eb der\u00ebn e fabrik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur prej tij dhe nuk e p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb at\u00eb sfer\u00ebn e bindjeve t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, dera u hap menj\u00ebher\u00eb, mikpritja ishte e jasht\u00ebzakonshme, \u00e7far\u00eb un\u00eb pash\u00eb aty ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe edhe ftes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu, Gimi iu p\u00ebrgjigj me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb<\/em>\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I lindur dhe rritur n\u00eb nj\u00eb familje myzeqare n\u00eb Lushnje, Xhindoli u shpreh se familja e tij rridhte nga nj\u00eb familje bejler\u00ebsh, ndaj konsiderohej nga sistemi\u00a0 si \u201ckulak\u00eb, reaksionar\u00eb\u201d dhe ishin \u2018t\u00eb zhveshur\u2019 nga \u00e7do pron\u00eb dhe nga \u00e7do e drejt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa tregoi gjith\u00eb peripecit\u00eb e rritjes n\u00eb kushtet e nj\u00eb sistemi t\u00eb till\u00eb, Xhindoli tregoi se u largua nga Shqip\u00ebria drejt Italis\u00eb me eksodin e \u201991.\u201d N\u00eb Itali kam ikur n\u00eb \u201991 e kam l\u00ebn\u00eb djalin 1 vje\u00e7 dhe kur jam kthyer e kam gjetur djalin 4 vje\u00e7. Kur kam ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pas 3 vjet\u00ebve, i tha djali t\u00eb \u00ebm\u00ebs \u201cKush \u00ebsht\u00eb ky burri q\u00eb fle k\u00ebtu?\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Xhindoli tregoi se n\u00eb vitin 1994 u rikthye n\u00eb Lushnj\u00eb ku hapi biznesin bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit dhe pun\u00ebsoi 3 italian\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Kam sjell\u00eb shkoll\u00ebn e par\u00eb moderne nga Italia q\u00eb ishte makina brenda n\u00eb klas\u00eb, t\u00eb gjitha tipet e mjeteve dhe kam sjell\u00eb, gjith\u00eb pajisjet p\u00ebr lyerjet e makinave, kam sjell\u00eb nj\u00eb bojaxhi, nj\u00eb karrocier p\u00ebr llamarinat dhe nj\u00eb mekanik, q\u00eb n\u00eb \u201994. Kan\u00eb punuar 3 vjet n\u00eb Shqip\u00ebri, u martuan me gra shqiptare dhe kan\u00eb familjet sot e k\u00ebsaj dite<\/em>\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Xhindoli tregoi se si arriti t\u00eb ngrinte pas \u201997 biznesin e gurit dhe mermerit. \u201c<em>Kemi dh\u00ebn\u00eb kontributin ton\u00eb n\u00eb Lushnje. Un\u00eb dhe biznesin e kam n\u00eb Lushnje, nuk jam zhvendosur dhe sht\u00ebpin\u00eb aty e kam. Q\u00eb n\u00eb 2003 kam marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb italiane. Nuk jetoj n\u00eb Itali. Vet\u00ebm n\u00eb Lushnj\u00eb jetoj<\/em>\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai kujtoi se Kryeministrin Rama e ka par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin \u201887 kur ishte n\u00eb Lushnj\u00eb kur nd\u00ebrtohej muzeu. \u201c<em>Ne kemi qen\u00eb shofer\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe ne t\u00eb rinjt\u00eb juve ju shikonim, se Lushnja qytet provincial i vog\u00ebl. Ti q\u00eb at\u00ebher\u00eb ke qen\u00eb nga natyra rebel, ke qen\u00eb modern, inovativ, ne t\u00eb shikonim idhull, ta them me sinqeritet<\/em>\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Un\u00eb jam krenar. Un\u00eb dhe familja ime e them me plot goj\u00ebn, q\u00eb jemi t\u00eb vetmit gjat\u00eb 32 viteve q\u00eb nuk kemi luajtur nga PD dhe jemi te PD, atje ku kam kontributin 32-vje\u00e7ar un\u00eb dhe familja ime. Jemi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, nuk fshihemi. Prandaj respektohemi se jemi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Japim kontributin ton\u00eb, por s\u2019kam asnj\u00eb kompleks. Madje dhe kur erdh\u00ebt ju te fabrika se un\u00eb ju vler\u00ebsoj shum\u00eb dhe ju respektoj n\u00eb maksimum se je kryeministri i par\u00eb, \u2013 se un\u00eb n\u00eb biznes nuk kam as 3 dit\u00eb, as tre muaj, as 3 vjet, n\u00eb 1 maj tani, mbush 29 vjet \u2013 dhe nuk ka ardhur njeri nga politika, nga PD q\u00eb un\u00eb kam kontributin tim familjar, t\u00eb m\u00eb ket\u00eb vizituar fabrik\u00ebn, as p\u00ebr mire, as p\u00ebr keq<\/em>\u201d, shtoi Xhindoli.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke folur p\u00ebr pagat n\u00eb fabrik\u00ebn e tij dhe trajtimin e pun\u00ebtor\u00ebve, Xhindoli tha se ka pagat konkurruese me Evrop\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Ne si kompani kemi 3 gj\u00ebra q\u00eb i kemi t\u00eb shenjta q\u00eb jan\u00eb paga e pun\u00ebtorit, k\u00ebsti i kredis\u00eb dhe data e dor\u00ebzimit t\u00eb porosis\u00eb tek klienti<\/em>\u201d, shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Hemorragjia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Mua m\u00eb lidh puna q\u00eb kam shum\u00eb miq dhe n\u00eb Itali dhe n\u00eb Ballkan, po han\u00eb dynjan\u00eb dhe italian\u00ebt. Po n\u00eb Itali edhe nj\u00eb pun\u00ebtor, nj\u00eb specialist aq merr, 1000-1200 euro, por i vete sht\u00ebpia 500 euro, kurse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet. N\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri merr nj\u00eb pah\u00eb 800 apo 1000 euro n\u00eb muaj, \u00e7a do m\u00eb? Dhe e keqja \u00ebsht\u00eb kjo, k\u00ebtu 8 or\u00eb dhe rri n\u00eb kafe, atje ven\u00eb punojn\u00eb nga 16 or\u00eb, shqyhen, po punon 16 or\u00eb ti, ka pun\u00eb sa t\u00eb duash. Vet\u00ebm puna nuk mungon k\u00ebtu<\/em>\u201d, shtoi ai, nd\u00ebrsa u shpreh se ka pasur edhe t\u00eb kthyer nga emigrimi n\u00eb fabrik\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama tha se \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shum\u00eb kritike kjo n\u00eb fakt p\u00ebr ekonomin\u00eb edhe p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shum\u00eb kritike sepse t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn biznesi yt dhe kjo kategori e k\u00ebtij lloji mentaliteti dhe e k\u00ebsaj lloj qasjeje me biznesin, nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja pamje e realitetit t\u00eb biznesit shqiptar, ka edhe nj\u00eb pamje tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb realiteti i shfryt\u00ebzimit t\u00eb punonj\u00ebsve deri n\u00eb aty ku s\u2019mban<\/em>\u201d, shtoi kryeministri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri vler\u00ebsoi n\u00eb fabrik\u00ebn e Xhindolit, kapacitetin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrtej kufijve dhe p\u00ebr t\u00eb eksportuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Kemi marr\u00ebdh\u00ebnie me shum\u00eb shtete. Marrim n\u00eb Kin\u00eb, marrim n\u00eb Indi, marrim n\u00eb Brazil, marrim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Kemi investuar n\u00eb teknologji, n\u00eb makineri bashk\u00ebkohore dhe punojm\u00eb me arkitekt\u00eb. Marrim projekte dhe i b\u00ebjm\u00eb dhe kemi goxha pun\u00eb edhe p\u00ebr klient\u00eb t\u00eb huaj. Tani jan\u00eb aktualisht 110 pun\u00ebtor\u00eb. Pothuajse 80-90% jan\u00eb t\u00eb kualifikuar, kam gati 20 vet\u00eb q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb turq q\u00eb punojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr karriera. Q\u00eb kan\u00eb eksperienc\u00eb<\/em>\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke iu drejtuar t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, Xhindoli u shpreh se \u201cme pun\u00eb arrihet gjith\u00e7ka\u201d. \u201c<em>Un\u00eb sot po t\u00eb kem edhe 40 veta, 50 veta i marr qysh nes\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. Edhe specialist\u00eb, edhe i paguaj m\u00eb mir\u00eb, nuk ka m\u00eb, mir\u00ebpo k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do ikim. Por un\u00eb i them t\u00eb rinjve, q\u00eb me mund e me sakrific\u00eb arrihet gjith\u00e7ka. Pun\u00eb ka. Kur t\u00eb vij\u00eb momenti q\u00eb ty t\u00eb krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi e l\u00eb dhe vazhdon pun\u00ebn tjet\u00ebr<\/em>\u201d, shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Djali im ka filluar pun\u00eb q\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 5-t\u00eb. Punonte tek fabrika 3 muajt e beharit. E paguaja un\u00eb. Jo vet\u00ebm djali im, por edhe f\u00ebmij\u00ebt e v\u00ebllez\u00ebrve. Un\u00eb nuk e quaj veten pronar, jam nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs. Un\u00eb jam nj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Pronar un\u00eb jam i pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme. Nuk jam pronar i pun\u00ebtorit. Un\u00eb pa ata s\u2019b\u00ebj asgj\u00eb. Edhe ata p\u00ebr mua. Un\u00eb kam marr\u00eb nj\u00eb risk q\u00eb si sip\u00ebrmarr\u00ebs do t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka, edhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me ata. Dhe k\u00ebshtu i konsideroj pun\u00ebtor\u00ebt. Jam shum\u00eb i lidhur me ta<\/em>\u201d, shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke folur p\u00ebr klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vend, Xhindoli u shpreh se: \u201c<em>kjo \u00ebsht\u00eb super e v\u00ebrtet\u00eb dhe un\u00eb prandaj ju vler\u00ebsoj, ju respektoj dhe sa t\u00eb jem gjall\u00eb do t\u2019ju mb\u00ebshtes se ju jeni pun\u00ebtor si puna ime. Edhe ty s\u2019t\u00eb ka fal asnj\u00ebri asgj\u00eb, as mua<\/em>\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201c<em>Megjithat\u00eb ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma dhe jam i bindur q\u00eb me sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb punonj\u00ebsin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, me nj\u00eb qeveri q\u00eb e vler\u00ebson sip\u00ebrmarrjen m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr dhe me nj\u00eb nd\u00ebrveprim mes qeveris\u00eb dhe sip\u00ebrmarrjes dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, do t\u00eb ecim shum\u00eb m\u00eb shpejt p\u00ebrpara, jam i bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<\/em>\u201d, shtoi Rama.<\/span><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F195252069980067%2F&amp;show_text=0&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb episodin 4 t\u00eb podkastit \u201cFlasim\u201d, Kryeministri Edi Rama kishte t\u00eb ftuar sip\u00ebrmarr\u00ebsin Agim Xhindoli, i cili ka ngritur nj\u00eb biznes n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar me gurin dhe mermerin dhe ka 110 t\u00eb pun\u00ebsuar. F\u00ebmija i dymb\u00ebdhjet\u00eb i nj\u00eb familjeje \u201ckulak\u00ebsh\u201d, Xhindoli foli p\u00ebr urin\u00eb, luft\u00ebn p\u00ebr mbijetes\u00eb, emigrimin dhe vler\u00ebn e pa\u00e7muar t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":593093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-593092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/593092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=593092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/593092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/593093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=593092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=593092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=593092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}