{"id":590041,"date":"2023-04-12T22:11:08","date_gmt":"2023-04-12T20:11:08","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=590041"},"modified":"2023-04-12T22:11:08","modified_gmt":"2023-04-12T20:11:08","slug":"bw-vrasja-e-xhoit-nga-kenia-drejt-zbardhjes-prova-qe-ka-ruajtur-e-ema","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/04\/12\/bw-vrasja-e-xhoit-nga-kenia-drejt-zbardhjes-prova-qe-ka-ruajtur-e-ema\/","title":{"rendered":"BW: Vrasja e Xhoit nga Kenia drejt zbardhjes, prova q\u00eb ka ruajtur e \u00ebma","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/JOY.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-585648\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/JOY.png\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"345\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/JOY.png 640w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/JOY-300x162.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia e Xhoit, vajz\u00ebs 22-vje\u00e7are nga Kenia, t\u00eb cil\u00ebs vendi yn\u00eb i mori jet\u00ebn n\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb dhe mizore rikthehet s\u00ebrish. Kan\u00eb kaluar 8 muaj nga ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e 13 gushtit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por drejt\u00ebsia ende nuk \u00ebsht\u00eb vendosur. Xhoi sot nuk jeton m\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebna e saj po vuan dhe ka nj\u00eb breng\u00eb t\u00eb madhe, ajo k\u00ebrkon drejt\u00ebsi p\u00ebr vajz\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u201cKush e vrau Xhoin?\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kan\u00eb kaluar dy muaj q\u00eb Xhoi nd\u00ebrroi jet\u00eb dhe 8 muaj nga ngjarja q\u00eb i solli asaj vdekjen. Autoritetet vijojn\u00eb ende hetimet, por ende asnj\u00eb rezultat. P\u00ebrse po zgjatet kaq shum\u00eb \u00e7\u00ebshtja e vajz\u00ebs keniane? P\u00ebrse drejt\u00ebsia nuk ka folur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb? Ne do t\u00eb tregojm\u00eb s\u00ebrish se \u00e7far\u00eb po ndodh me historin\u00eb e Xhoit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar deri m\u00eb tani dhe \u00e7far\u00eb e shkaktoi vdekjen e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">News24 e BalkanWeb kan\u00eb siguruar raportin e vdekjes s\u00eb Xhoit nga spitali i Kenias, ku ajo frymoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Raporti thot\u00eb se Xhoi nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 13 shkurt 2022 n\u00eb or\u00ebn 06:00 t\u00eb m\u00ebngjesit n\u00eb Spitalin Universitar Kenyatta nd\u00ebrsa po merrte aty trajtimin mjek\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Autopsia e vdekjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 15 shkurt 2023, dhe n\u00eb t\u00eb thuhet se vajza ka hematoma kranike n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb trurit t\u00eb vog\u00ebl me shenja nekroze dhe \u00ebnjtje. Po ashtu mushk\u00ebria e djatht\u00eb ka 60% ngjitje n\u00eb murin e kraharorit dhe struktur\u00ebn p\u00ebrreth si pasoj\u00eb e goditjeve q\u00eb ka marr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rezultati p\u00ebrfundimtar i raportit t\u00eb vdekjes s\u00eb Xhoit thot\u00eb se shkaku i vdekjes ishte edema e trurit p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb kok\u00ebs nga p\u00ebrplasja dhe goditjet me forc\u00eb. Truri i Xhoit ishte i fryr\u00eb dhe i mb\u00ebrthyer n\u00eb kafk\u00eb, thuhet n\u00eb raportin e vdekjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, sipas raportit, truri i Xhoit nga d\u00ebmtimet e r\u00ebnda dukej sikur kishte vdekur dhe nuk kishte asnj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe se ajo ishte pothuajse e vdekur kur arriti n\u00eb Kenia. Sipas p\u00ebrshkrimit n\u00eb raport, p\u00ebr shkak t\u00eb hematomave t\u00eb r\u00ebnda kuptohet q\u00eb mjek\u00ebt nuk mund t\u00eb b\u00ebnin asgj\u00eb p\u00ebr ta mbajtur Xhoin n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb raportin e vdekjes thuhet se vajza nd\u00ebrroi jet\u00eb prej d\u00ebmtimeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka marr\u00eb si pasoj\u00eb e dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar mbi t\u00eb. Pra ky raport v\u00ebrteton faktin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vrasje dhe se kushdo q\u00eb e ka sulmuar Joyn duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vdekjen e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Le t\u2019i rikthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb ngjarjes.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb ndodhi rreth or\u00ebs 4 pas mesnat\u00ebs t\u00eb 13 gushtit n\u00eb dhom\u00ebn e Xhoit, kush ishin personat q\u00eb u fut\u00ebn brenda dhom\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs 22-vje\u00e7are? Grupi hetimor ka prova se e gjith\u00eb ngjarja \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb banes\u00ebn ku jetonte Xhoi.\u00a0<strong>News24<\/strong>\u00a0m\u00ebson nga burime t\u00eb sigurta pran\u00eb grupit hetimor se brenda dhom\u00ebs s\u00eb Joyt ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb person. Pra, kjo ngjarje ka autor\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Ka dyshime t\u00eb forta se Xhoi \u00ebsht\u00eb dhunuar nga m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb njeri. E gjith\u00eb ngjarja \u00ebsht\u00eb zhvilluar nga ora 03:30 minuta deri n\u00eb or\u00ebn 06:30 kur n\u00eb banes\u00eb mb\u00ebrriti shoqja e dhom\u00ebs s\u00eb Xhoit, Emili Mutua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb roli ka Emili n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, shoqja e dhom\u00ebs s\u00eb Xhoit, e cila u kthye nga puna m\u00ebngjesin e 13 gushtit dhe nuk e gjeti Xhoin n\u00eb banes\u00eb? P\u00ebrse m\u00eb pas ajo i k\u00ebrkoi shoqes s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Xhoit paswordet e dy telefonave t\u00eb saj? Joy Brenda shoqja e 22-vje\u00e7ares konfirmon faktin se Emili i ka marr\u00eb paswordet e telefonave te Joyt.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Emili m\u00eb ka telefonuar dhe m\u00eb ka k\u00ebrkuar passwordin e telefonave t\u00eb Xhoit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb telefonoi e m\u00eb tha se pran\u00eb saj ishte policia dhe se k\u00ebrkonin t\u00eb dinin passwordet e Xhoit, sigurisht n\u00ebse i kisha. Ne p\u00ebrdornim t\u00eb nj\u00ebjtin password me Xhoin dhe ia dhash\u00eb policis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoja n\u00eb hetim sepse bisedat jan\u00eb n\u00eb telefon dhe policia mund t\u00eb shikoj\u00eb \u00e7do person me t\u00eb cilin bisedonte Xhoi. K\u00ebshtu q\u00eb isha e vet\u00ebdijshme q\u00eb do t\u00eb ndihmoja n\u00eb hetimin e ngjarjes. Nuk m\u00eb kujtohet data e sakt\u00eb apo dita q\u00eb ma k\u00ebrkuan paswordin sepse ka kaluar pothuajse nj\u00eb vit, por Emili m\u00eb tha q\u00eb ishte me policin\u00eb dhe se policia po k\u00ebrkonte fjal\u00ebkalimin e telefonit. Pasi dhash\u00eb kodin, nuk kam biseduar m\u00eb me Emilin\u00eb n\u00eb lidhje me ngjarjen. Nuk e kam pyetur kurr\u00eb Emilin\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ose n\u00ebse di di\u00e7ka. Ne nuk kemi folur kurr\u00eb p\u00ebr Xhoin\u201d, ka deklaruar Joy Brenda, shoqja e 21-vje\u00e7ares q\u00eb u vra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb shihte Emili n\u00eb telefonat e Xhoit apo \u00e7far\u00eb donte t\u00eb fshinte nga dy telefonat? A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Emili i k\u00ebrkoi paswordet e telefonave t\u00eb Xhoit n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb n\u00eb or\u00ebn 1 t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 14 gushtit kur b\u00ebri edhe denoncimin p\u00ebr zhdukjen e shoqes s\u00eb saj t\u00eb dhom\u00ebs? P\u00ebrse policia duhet t\u2019i k\u00ebrkonte Emilis\u00eb t\u00eb telefononte Xhoi Brend\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kodin e telefonave t\u00eb Xhoit, kur kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb policia mund ta b\u00ebnte vet\u00eb?\u00a0<strong>News24<\/strong>\u00a0ka informacione se Emili i ka k\u00ebrkuar Xhoi Brend\u00ebs paswordet e telefonave te Xhoi Ayokos para se t\u00eb shkonte n\u00eb polici dhe t\u00eb b\u00ebnte kall\u00ebzim, madje mund t\u00eb tregojm\u00eb edhe paswordin me t\u00eb cilin u hap telefoni i Xhoit, ai ishte 14 78 52. Pra, vet\u00eb shoqja e Xhoit, Xhoi Brenda v\u00ebrtetoi se Emili i mori kodet e telefonave t\u00eb Xhoit. Por edhe n\u00ebna e Xhoit, Ruth Abongo m\u00eb par\u00eb shpjegoi se si veproi Emili, duke hedhur dyshime t\u00eb forta si bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb fshehjen e provave t\u00eb ngjarjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>D\u00cbSHMIA E N\u00cbN\u00cbS S\u00cb EMILI, RUTH ABONGO<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Menaxheri ka telefonuar Emilin\u00eb n\u00eb or\u00ebn 14:30 t\u00eb drek\u00ebs dhe e ka pyetur \u201cSi je Emili? Xhoi nuk ka ardhur n\u00eb pun\u00eb dhe ajo i kthehet \u201cMe sa shoh nga krevati i saj, duket sikur di\u00e7ka e frikshme ka ndodhur. Xhoi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb krevat dhe krevati \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 e gjeta n\u00eb m\u00ebngjes. Un\u00eb ndihem e frik\u00ebsuar\u201d. Dhe menaxheri i thot\u00eb, \u201cn\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb? At\u00ebher\u00eb m\u00eb prit sa t\u00eb vij n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Emili i thot\u00eb, \u201cjo mos hajde n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb vij te zyra sepse jam e frik\u00ebsuar dhe m\u00eb pas kthehemi t\u00eb dy n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emili shkon n\u00eb kompani duke e l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ashtu si\u00e7 ishte dhe m\u00eb pas kthehet n\u00eb banes\u00eb me tre menaxher\u00eb: menaxherin q\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00eb telefon, menaxherin e turnit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr menaxher. Pra, vijn\u00eb tre menaxher\u00eb dhe Emili. Ajo q\u00eb nuk kuptoj \u00ebsht\u00eb se Emilija i telefonoi Xhoi Brend\u00ebs dhe m\u00eb pas ose Emilija, ose Xhoi Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ajo po kthehej n\u00eb sht\u00ebpi ajo takoi shoferin n\u00eb zyr\u00eb. Mes shum\u00eb shofer\u00ebve q\u00eb kompania ka, pse ata i telefonuan k\u00ebtij shoferi at\u00eb dit\u00eb? Xhoi Brenda i telefonoi shoferit pasi Emili i kishte telefonuar Xhoi Brend\u00ebs p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse Xhoi ishte me t\u00eb sepse t\u00eb dy telefonat e saj gjendeshin n\u00eb banes\u00eb dhe shtrati i saj ishte rr\u00ebmuj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duket sikur ka pasur nj\u00eb luft\u00eb dhe di\u00e7ka e keqe mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur. Duke qen\u00eb se Xhoi Brenda e dinte p\u00ebr shoferin, Xhoi Brenda i telefonon shoferit dhe e pyet a \u00ebsht\u00eb me Xhoin. A ke ndonj\u00eb informacion sepse ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb pas Xhoi Brenda i jep Emilis\u00eb paswordin p\u00ebr telefonat e Xhoit pasi t\u00eb dy telefonat e saj ishin mbi shtrat. Emilia nuk e dinte paswordin por Xhoi Brenda duke qen\u00eb shoqe e ngusht\u00eb me vajz\u00ebn time e dinte kodin. Nuk e di pse Emili nuk m\u00eb tregoi p\u00ebr arsyet se p\u00ebrse ajo hapi telefonat e Xhoit. Por ajo kontrolloi t\u00eb gjith\u00eb komunikimet q\u00eb ishin n\u00eb telefon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebt\u00eb fakt mund ta v\u00ebrtetoj\u00eb edhe policia me prova, duke hapur tabulatet telefonike. N\u00ebse Emili i k\u00ebrkoi Xhoi Brendas kodin e telefonave para se t\u00eb shkonte n\u00eb polici, at\u00ebhere Emili di t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e asaj q\u00eb ndodhi me Xhoin. P\u00ebr veprimet q\u00eb ka kryer Emili sipas ligjit ka konsumuar vepr\u00ebn penale \u201cveprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d dhe nuk duhej t\u00eb ishte e lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu shoqja e saj e ngusht\u00eb e Xhoi Ayokos, Xhoi Brenda thot\u00eb se edhe pse ishte shoqe me Xhoin ajo nuk dinte \u00e7do gj\u00eb rreth jet\u00ebs s\u00eb saj, pasi nuk jetonin bashk\u00eb dhe se n\u00ebse do t\u00eb jetonin bashk\u00eb ajo do t\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi me shoqen e saj. Mesazh ky i Xhoi Brend\u00ebs p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb Emili di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, Nd\u00ebrkoh\u00eb, si\u00e7 dihet Xhoi Ayoko jetonte me Emilin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>D\u00cbSHMIA E SHOQES XHOI BRENDA<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>Shum\u00eb nga ju mendoni se ne dim\u00eb gjith\u00e7ka. Edhe pse un\u00eb jam shoqja e saj, nuk di shum\u00eb gj\u00ebra. Kam pyetur veten, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo, mund t\u00eb mendoj se ajo po takonte k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb person, por nuk e di se ne as nuk jetonim s\u00eb bashku. Po t\u00eb kishim jetuar s\u00eb bashku do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb ndryshe sepse Xhoi ishte nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb fliste. Kur dilte, do m\u00eb thoshte, Xhoi un\u00eb po dal ose do t\u00eb shkoj t\u00eb takoj k\u00ebt\u00eb person, ose po shkoj p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb di\u00e7ka me k\u00ebta shok\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por un\u00eb nuk ishte e gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sepse isha e z\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe pastaj isha e z\u00ebn\u00eb me jet\u00ebn time personale k\u00ebshtu q\u00eb ne takoheshim vet\u00ebm n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndeteshim dhe kaq sepse ishim nga departamente krejt t\u00eb ndryshme. Ne po b\u00ebnim gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme n\u00eb kompani k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebt\u00eb doja t\u00eb sqaroja sepse njer\u00ebzit thon\u00eb se un\u00eb kam shum\u00eb informacion por q\u00eb nuk i jap k\u00ebto informacione. Pse duhet ta mbaj informacionin t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mike t\u00eb cil\u00ebn e kam humbur. Nuk ka kuptim, apo jo. Dua ta sqaroj k\u00ebt\u00eb, mos mendoni se kur njer\u00ebzit jan\u00eb miq mund t\u00eb din\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Po t\u00eb pyes\u00ebsh miqt\u00eb e mi nuk do t\u00eb din\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e mia sepse nuk din\u00eb gjith\u00e7ka. Ata din\u00eb vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb un\u00eb dua q\u00eb ata t\u00eb din\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb par\u00eb n\u00ebna e Xhoit Ruth Abongo n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr<strong>\u00a0News24<\/strong>\u00a0deklaroi se 4 dit\u00eb para ngjarjes Xhoi udh\u00ebtoi n\u00eb Durr\u00ebs me shoferin. News24 ka m\u00ebsuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim ka pasur edhe persona t\u00eb tjer\u00eb dhe ky fakt \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb dosjen hetimore. Sipas n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs at\u00eb dit\u00eb pas kthimit nga Durr\u00ebsi Xhoi kishte bllokuar n\u00eb telefon shoferin dhe se t\u00eb nes\u00ebrmen ai kishte k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb kontaktonte s\u00ebrish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vje\u00e7ares Joy Brend\u00ebn, nj\u00eb dit\u00eb pasi ata kishin qen\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cT\u00eb mart\u00ebn, Xhoi Brenda (shoqja e Xhoit) po shkonte p\u00ebr t\u00eb punuar m\u00eb duket dhe \u00ebsht\u00eb me k\u00ebt\u00eb shoferin n\u00eb makin\u00eb. Ai i thot\u00eb Xhoi Brendas q\u00eb shoqja jote m\u00eb ka bllokuar n\u00eb \u00e7do aplikacion. Si mund ta kontaktoj at\u00eb? Dhe Xhoi Brenda i thot\u00eb \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra jote ofensive. N\u00eb Kenia ne nuk i ndjekim vajzat n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. M\u00ebnyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfirmim q\u00eb shoferi u bllokua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur e pyesim Xhoi Brend\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, ajo nuk preferon t\u00eb komentoj\u00eb dhe jep nj\u00eb p\u00ebrgjigje duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka informacion, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk do q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb emra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk do t\u00eb b\u00ebj komente n\u00eb lidhje me Xhoin, e cila bllokoi shoferin e kazinos\u00eb. Sa i p\u00ebrket pyetjes q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Durr\u00ebsin. Une nuk di gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, di vet\u00ebm p\u00ebr bllokimin q\u00eb ndodhi shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara. Nuk kishin kaluar shum\u00eb muaj, ne ishim ende t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe di vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb bllokim. Sa i perket p\u00ebr ndonj\u00eb bllokim n\u00eb Durr\u00ebs nuk kam asnj\u00eb ide sepse un\u00eb di vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb bllokim q\u00eb ndodhi shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara, por s\u00ebrish Xhoi i b\u00ebri bllok shoferit, por pas nj\u00eb jave e kishte zhbllokuar dhe ishin b\u00ebr\u00eb miq. Vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb bllokim di, nd\u00ebrsa p\u00ebr bllokimin n\u00eb Durr\u00ebs nuk kam asnj\u00eb informacion.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grupi hetimor po i heton t\u00eb gjitha pistat, njohjet q\u00eb kishte Xhoi, miqt\u00eb e saj dhe shqet\u00ebsimet q\u00eb ajo kishte shfaqur te shoq\u00ebria. Ne kontakuam me Stephanie shoqen e Xhoit e cila jeton n\u00eb Kenia, por ajo nuk na u p\u00ebrgjigj edhe pse e lexoi mesazhin. Ajo ka folur me Xhoi pak para ngjarjes, si\u00e7 ajo e thot\u00eb vet\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb go-fundme p\u00ebr mbledhjen e fondeve p\u00ebr shoqen e saj q\u00eb ajo e konsideron si mot\u00ebr. \u201cIsha n\u00eb nj\u00eb video-telefonat\u00eb me shoqen time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur ajo sapo ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi nga puna dhe telefoni i saj u mbyll! Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrvjetori i saj i gjasht\u00eb muajve n\u00eb Shqip\u00ebri, ku shkoi p\u00ebr t\u00eb punuar, ajo u gjet posht\u00eb pallatit ku banonte ku ishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdiste\u201d, shkruan Stephanie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stephanie zot\u00ebron edhe nj\u00eb video q\u00eb ia ka d\u00ebrguar Xhoi, ku ajo i thot\u00eb se ndjehet e k\u00ebrc\u00ebnuar nga nj\u00eb person. K\u00ebt\u00eb video Xhoi ia ka d\u00ebrguar dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer nga udh\u00ebtimi n\u00eb Durr\u00ebs me shoferin e kazinos\u00eb, 4 dit\u00eb para ngjarjes. A e ka kontaktuar grupi hetimor Stephanie si nj\u00eb nga personat e fundit q\u00eb ka folur me Xhoin?<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">N\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr News24 n\u00ebna e Xhoit foli edhe p\u00ebr njohjen e vajz\u00ebs s\u00eb saj m\u00eb nj\u00eb biznesmen, p\u00ebr t\u00eb cilin ajo tha se nuk asnj\u00eb lidhje me ngjarjen. T\u00eb nj\u00ebjtin fakt e pohon edhe shoqja Xhoi Brenda, e cila thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia e Xhoit me k\u00ebt\u00eb person ishte shum\u00eb e mir\u00eb dhe se e p\u00eblqenin nj\u00ebri-tjetrin dhe se biznesmeni nuk ka lidhje me kazinon\u00eb dhe se nuk e ka njohur aty\u201d, deklaron n\u00ebna e Joyt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cSa i p\u00ebrket t\u00eb dashurit t\u00eb Xhoit, sipas historis\u00eb q\u00eb di, Xhoi nuk e takoi dhe nuk u njoh me t\u00eb n\u00eb kazino. E takoi at\u00eb jasht\u00eb kazinos\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre, kur un\u00eb i pash\u00eb, Xhoi e p\u00eblqente shum\u00eb djalin dhe djali dukej person shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm. Sipas meje, ai dukej djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe kishin nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me Xhoin dhe nuk mund t\u00eb komentoj shum\u00eb, sepse marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb mes dy personave. Marr\u00ebdh\u00ebnia ishte mes tyre dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb di shum\u00eb gj\u00ebra, por ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb Xhoi e p\u00eblqente djalin dhe ai djali e p\u00eblqente Xhoin. Marr\u00ebdh\u00ebnia ishte e mir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb shoqja e Joyt, Joy Brenda.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur jemi interesuar pran\u00eb grupit hetimor p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e hetimeve, p\u00ebrgjigja q\u00eb kemi marr\u00eb \u00ebsht\u00eb se po punojn\u00eb p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes dhe se po k\u00ebqyrin t\u00eb gjitha provat q\u00eb mund t\u00eb hedhin drit\u00eb rreth t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb, a ka grupi hetimor t\u00eb gjitha provat q\u00eb mund t\u00eb zbardhin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Hetuesit kan\u00eb dy telefonat e Xhoit t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces ekspertimi, rrobat q\u00eb kishte veshur Xhoi kur ndodhi ngjarja, pasi n\u00eb to mund t\u00eb gjenden profile ADN-je t\u00eb autor\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu pamjet filmike t\u00eb ambasad\u00ebs turke t\u00eb cilat jan\u00eb sekuestruar dhe kan\u00eb filmuar hyrje daljet n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb rezidenc\u00ebn ku jetonte Xhoi. Hetuesit kan\u00eb edhe p\u00ebrgjigjen e Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore p\u00ebr akt-ekspertiz\u00ebn, q\u00eb fillimisht u b\u00eb nga nj\u00eb mjek dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb dat\u00eb 9 shtator 2022 nga grupi hetimor q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nga tre mjek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekspertiza e dyt\u00eb tashm\u00eb zot\u00ebrohet nga grupi hetimor dhe ka n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Pra, provat jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb hetimit, por nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk ndodhet n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kenia. \u00cbsht\u00eb laptopi i Xhoit, t\u00eb cilin e zot\u00ebron n\u00ebna e saj Ruth Abongo. Laptopi nuk \u00ebsht\u00eb sekuestruar dhe \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme pse nj\u00eb prov\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga prokuroria q\u00eb t\u00eb merret si prov\u00eb n\u00eb hetim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb laptop ndodhen t\u00eb hapura t\u00eb gjitha rrjetet sociale t\u00eb Xhoit dhe komunikimet e saj, po ashtu \u00ebsht\u00eb i hapur edhe e-maili i vajz\u00ebs, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe account i telefonit t\u00eb Xhoit. N\u00eb back up-in e gmail ka shum\u00eb prova q\u00eb mund t\u00eb zbardhin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kjo prov\u00eb ndodhet n\u00eb duart e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Xhoit, e cila po pret nga autoritetet shqiptare q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet drejt\u00ebsi p\u00ebr vajz\u00ebn e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas k\u00ebtyre provave i takon autoriteteve shqiptare t\u00eb zbardhin k\u00ebt\u00eb ngjarje tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb vendosin autor\u00ebt p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/dokumentari-vrasja-e-xhoit-drejt-zbardhjes-prova-e-forte-qe-ka-ruajtur-nena-autoret-me-shume-se-nje\/\"><span style=\"color: #3366ff;\"><strong>BW<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e Xhoit, vajz\u00ebs 22-vje\u00e7are nga Kenia, t\u00eb cil\u00ebs vendi yn\u00eb i mori jet\u00ebn n\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb dhe mizore rikthehet s\u00ebrish. Kan\u00eb kaluar 8 muaj nga ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e 13 gushtit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por drejt\u00ebsia ende nuk \u00ebsht\u00eb vendosur. Xhoi sot nuk jeton m\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebna [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":585648,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-590041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/590041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=590041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/590041\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/585648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=590041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=590041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=590041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}