{"id":589505,"date":"2023-04-09T20:38:45","date_gmt":"2023-04-09T18:38:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=589505"},"modified":"2023-04-09T20:38:45","modified_gmt":"2023-04-09T18:38:45","slug":"lidhja-pa-lidhje-nga-berisha-e-aferes-mcgonigal-me-ambasadoren-kim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/04\/09\/lidhja-pa-lidhje-nga-berisha-e-aferes-mcgonigal-me-ambasadoren-kim\/","title":{"rendered":"Lidhja pa lidhje nga Berisha e afer\u00ebs \u201cMcGonigal\u201d me ambasadoren Kim","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/prec-zogaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-589506 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/prec-zogaj-e1681065459386.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/prec-zogaj-e1681065459386.jpg 640w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/prec-zogaj-e1681065459386-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk \u00ebsht\u00eb e re sot dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb e as nes\u00ebr, as n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidentit dhe Departamentit t\u00eb Shtetit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ndajn\u00eb me publikun shqiptar q\u00ebndrimin e SHBA kund\u00ebr personave t\u00eb shpallur non grata, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb marrin pushtet duke qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb subjekteve elektorale ose duke vendosur marioneta q\u00eb i komandojn\u00eb nga prapaskena.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim i vendit mik p\u00ebr nj\u00eb vend mik si Shqip\u00ebria. Me q\u00ebllim q\u00eb shqiptar\u00ebt ta din\u00eb. M\u00eb e pakta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E ka ber\u00eb Ambasadori Donald Lu, ka vijuar ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb reja, Ambasadoja Juri Kim, do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb, me sa duket edhe m\u00eb fort, Ambasadori i ri, David Kostelan\u00e7ik, q\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb shpejti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb konteks, gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb para pak dit\u00ebve dh\u00ebn\u00eb radios \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, zonja Kim u pyet n\u00eb lidhje me pjesmarrjen e personave t\u00eb shpallur non grata n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit dhe specifikisht t\u00eb zotit Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo tha: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e gabuar. \u00cbsht\u00eb e gabuar. N\u00eb mendimin objektiv dhe t\u00eb mir\u00ebmenduar t\u00eb Sheteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, personat t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, nuk duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton m\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebrkon m\u00eb mir\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb demokracia, me k\u00ebt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Dhe mendoj se kur ke njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr korrupsion dometh\u00ebn\u00ebs, kur k\u00ebta individ\u00eb pretendojn\u00eb q\u00eb do t\u00eb largojn\u00eb korrupsionin, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si zjarrv\u00ebn\u00ebsi i fshatit q\u00eb premton se do shuaj\u00eb t\u00eb gjitha zjarret; madje jo vet\u00ebm kaq, por k\u00ebrkon edhe t\u00eb gjitha shkrepset q\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt e tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb zgjuar dhe e din\u00eb se kjo nuk ka logjik\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrtej metafor\u00ebs me zjarrv\u00ebn\u00ebsin e fshatit dhe me shkrepset e fshatar\u00ebve, gjith\u00eb pjesa tjet\u00eb q\u00eb ka pesh\u00eb politike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se metafora, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e q\u00ebndrimeve sistematike amerikane, mbajtur nga zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb, Kongesit dhe Senatit. Do t\u00eb thot\u00eb se asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar n\u00eb Uashington. Ambasadorja Kim e n\u00ebnvizon k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Ambasador\u00ebt, jo vet\u00ebm t\u00eb SHBA-s\u00eb, mbajn\u00eb q\u00ebndrimet e shtetit t\u00eb tyre. Kjo ka qen\u00eb elementare n\u00eb \u00e7do epok\u00eb, edhe kur komunikimi dhe lajmi ishin me muaj larg. E jo m\u00eb sot kur lajmi dhe komunikimi jan\u00eb online n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga t\u00eb sanksionuarit aktiv\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 majit, reagoi ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb aren\u00eb me synimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb eksluzivitetin e opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke iu drejtuar miqve t\u00eb tij n\u00eb fb, zoti Berisha tha: \u201cGuvernatorja Yuri Kim n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fundit Edi Ram\u00ebs, foli sot nj\u00eblloj sikur t\u00eb fliste McGonigal me fustan. Por me deklarat\u00ebn e saj p\u00ebr zjarre dhe zjarr\u00ebv\u00ebn\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb fsheh\u00eb aferat e veta korruptive t\u00eb denoncuara publikisht, por edhe afera t\u00eb tjera. Ftoj inspektorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA t\u00eb hetoj\u00eb aferat korruptive t\u00eb guvernatores Kim, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu pronat e saj n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Cilat jan\u00eb konkretisht k\u00ebto afera korruptive q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fsheh\u00eb ambasadorja? Cilat jan\u00eb pronat e saj n\u00eb Shqip\u00ebri? Kur dhe kush i ka denoncuar publikisht? Asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb referenc\u00eb, asgj\u00eb. Po t\u00eb kishte ndonj\u00eb fakt sado t\u00eb vog\u00ebl, institucionet amerikane do t\u00eb kishin reaguar menj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur e ndodh vazhdimisht n\u00eb SHBA, ku zyrtar\u00eb t\u00eb \u00e7do niveli, deri n\u00eb majat me t\u00eb larta, hetohen, akuzohen dhe d\u00ebnohen nga drejt\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb akuzuarit me fakte largohen nga postet q\u00eb mbajn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, i njohur gjer\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rasti i ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, McGonigal. Ky u p\u00ebrzu nga FBI n\u00eb vitin 2018, sapo puna e tij mori er\u00eb. Pra shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se faktet e dyshuara t\u00eb imlikimit t\u00eb tij n\u00eb afera korruptive n\u00eb Tiran\u00eb dhe angazhimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb konfidenciale t\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Lulzim Basha, t\u00eb hetoheshin penalisht nga Prokurori i Distrikit t\u00eb Kolumbias dhe akuza zyrtare t\u00eb shkonte p\u00ebr gjykim n\u00eb gjykat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka gjithnj\u00eb edhe n\u00eb SHBA zyrtar\u00eb q\u00eb korruptohen, shkelin ligjet, b\u00ebjn\u00eb krime. Por jan\u00eb vet\u00eb institucionet dhe sistemi amerikan i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u u jep hakun konform ligjit. K\u00ebtu edhe sekreti i vet\u00ebmbrojtjes s\u00eb SHBA-ve dhe demokracive funksionale nga kalb\u00ebzimi. Sali Berisha vazhdon ta tregoj\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb rastin \u201cMcgonigal\u201d sikur e ka zbuluar ai n\u00eb Tiran\u00eb dhe SHBA nuk po b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta hetuar e d\u00ebnuar! Duke dashur ta mbaj\u00eb gjith\u00eb diskurin n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb ndjek\u00ebsve, ai sajon lidhje pa lidhje, n\u00eb shkap\u00ebrcim t\u00eb datave, kronologjis\u00eb dhe gjith\u00e7kaje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rrug\u00ebn q\u00eb ndjek vendimarrja e lart\u00eb n\u00eb SHBA, si e si q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb ata t\u00eb fiksuar pas g\u00ebnj\u00ebshtres se sanksionimi i ka ardhur nga McGonigal dhe \u201cMcGonigal me fustan\u201d. N\u00eb fakt e ka me Juri Kim, e cila si zyrtare e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe si ambasadore e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri nga fillimi i vitit 2020 nuk mund t\u00eb gjendej dhe nuk gjendet n\u00eb asnj\u00eb episod t\u00eb afer\u00ebs \u201cMcGonigal\u201d. Berisha e fut arbitrarisht, p\u00ebr t\u2019ua hedhur fansave pa tru, q\u00eb reklamojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkat\u00ebsi, por jo arsyetim, si\u00e7 thot\u00eb Ivan Krastev.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb politik\u00eb, vjen nj\u00eb moment kur ndjek\u00ebsit e bombarduar me narrativa nj\u00ebp\u00ebrdorimeshe fillojn\u00eb t\u2019i ngjajn\u00eb nj\u00eb piramide q\u00eb duhet t\u00eb ushqehet \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrndryshe fillon t\u00eb shembet. K\u00ebtu edhe \u201cftesa\u201d e Berish\u00ebs drejtuar Departamentit t\u00eb Shtetit, FBI-se dhe Kongresi p\u00ebr t\u00eb hetuar \u201caferat korruptive t\u00eb guvernatores Kim, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu pronat e saj n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Thirrje n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, jo se nuk ka kush ta d\u00ebgjoj\u00eb, por p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb bosh sa i takon referimit t\u00eb ndonj\u00eb fakti sado t\u00eb vog\u00ebl. Por fatkq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb plot me munges\u00eb t\u00eb respektit minimal p\u00ebr k\u00ebto institucione dhe me mllef ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Presidentit Biden n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb em\u00ebruar nga ish Presidenti Tramp. Kjo \u201cftes\u00eb\u201d t\u00eb kujton nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ngjashme muaj m\u00eb par\u00eb kur i b\u00ebnte thirrje nga Foltorja Sekretarit t\u00eb Shtetit , Biden, \u201cd\u00ebrgo provat n\u00eb Franc\u00eb\u201d. Kur s\u2019kishte e s\u2019mund t\u00eb kishte asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr prova nga Franca dhe Blinker-it nuk i mbetej gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u2019i hidhte n\u00eb Sen\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sali Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb zhvilloj\u00eb betej\u00ebn e tij kund\u00ebr sanksionimit \u201cnon grata\u201d. Nuk duhej ta kishte p\u00ebrfshir\u00eb PD-n\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb suksesit, PD e bashkuar dhe e rritur mund ta kishte ndihmuar at\u00eb. Duke e b\u00ebr\u00eb PD-n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemit t\u00eb tij, ai e p\u00ebr\u00e7au, e zvog\u00ebloi. Nd\u00ebrkaq, do s\u2019do, i ka dh\u00ebn\u00eb betej\u00ebs p\u00ebr dinjitet natyr\u00ebn e sfid\u00ebs ndaj SHBA-ve. Dakord. Le ta sfidoj\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb demokratike mund ta b\u00ebj\u00eb kushdo, n\u00eb shkjelje t\u00eb mir\u00ebnjohjes dhe vizonit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmeje demokratike t\u00eb sigurt e m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb partneritet t\u00eb ngusht\u00eb me SHBA. Por logjika elementare e shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve k\u00ebtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mas\u00eb m\u00eb alogjizmat e e zotit Berisha. Pa llogaritur ojentimin e tyre euroatlantik.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj Nuk \u00ebsht\u00eb e re sot dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb e as nes\u00ebr, as n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidentit dhe Departamentit t\u00eb Shtetit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ndajn\u00eb me publikun shqiptar q\u00ebndrimin e SHBA kund\u00ebr personave t\u00eb shpallur non grata, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb marrin pushtet duke qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":589506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20,13],"tags":[],"class_list":["post-589505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/589505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=589505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/589505\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/589506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=589505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=589505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=589505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}