{"id":582044,"date":"2023-02-28T12:07:38","date_gmt":"2023-02-28T11:07:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=582044"},"modified":"2023-02-28T12:09:40","modified_gmt":"2023-02-28T11:09:40","slug":"vizita-e-rames-ne-podgorice-pa-politike-pa-diplomaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/02\/28\/vizita-e-rames-ne-podgorice-pa-politike-pa-diplomaci\/","title":{"rendered":"Vizita e Ram\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb: Pa politik\u00eb, pa diplomaci &#8211; KD Politik","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><em><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-582047\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/ezgif.com-webp-to-jpg-1-8.jpg\" alt=\"\" width=\"1023\" height=\"575\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/ezgif.com-webp-to-jpg-1-8.jpg 1023w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/ezgif.com-webp-to-jpg-1-8-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/ezgif.com-webp-to-jpg-1-8-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\" \/><\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr Abazoviqin, por edhe p\u00ebr Malin e Zi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pyetja: a ishte paralajm\u00ebrimi p\u00ebr n\u00eb qershor i samitit \u201cBallkani i Hapur\u201d n\u00eb Podgoric\u00eb \u2013\u00a0\u00a0 improvizim i z. Rama, apo pala shqiptare vet\u00ebm e b\u00ebri publik vendimin p\u00ebr t\u00eb cilin mikprit\u00ebsi ka mundur ta dinte \u2013 dhe nuk na e paralajm\u00ebroi \u2013 ose nuk e ka ditur fare? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb boshti Vu\u00e7iq-Rama planifikon takime dhe merr vendime q\u00eb, volens-nolens Shkupi zyrtar, tani p\u00ebr tani, i p\u00ebrcjell\u00eb, e t\u00eb cilat Podgorica e gjymtuar zyrtare nuk ka forc\u00eb dhe guxim t\u2019ia paralajm\u00ebroj\u00eb Kuvendit t\u00eb vet dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em>Shkruan: Miodrag VLAHOVIQ*<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vizita e djeshme e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb tashm\u00eb po vler\u00ebsohet si \u201chistorike\u201d n\u00eb qarqet zyrtare shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm dhe, pa dyshim, i ekzagjeruar. Edhe pse leximit ton\u00eb t\u00eb nj\u00eb entuziazmi t\u00eb till\u00eb zyrtar n\u00eb Tiran\u00eb (t\u00eb pakt\u00ebn kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e atjeshme) mund t\u2032i b\u00ebhet v\u00ebrejtje: ne nuk jemi nga Tirana, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb kuptojm\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb mas\u00ebn e plot\u00eb, politik\u00ebn dhe synimet e kryetarit aktual t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebzhguar nga pik\u00ebpamja malazeze \u2013 si nga ajo zyrtare (\u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb kushtet e dh\u00ebna) ashtu edhe nga ajo jozyrtare, gj\u00ebrat nuk duken dhe aq lavdiplot\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbledhja e p\u00ebrbashk\u00ebt e dy qeverive \u2013 e cila, p\u00ebr nga vet\u00eb definicioni, por edhe p\u00ebr nga natyra e fenomeneve dhe proceseve ballkanike, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pozitive dhe shum\u00eb konstruktive \u2013 dhe konferenca e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp pas saj, kishte ve\u00e7ori q\u00eb tregonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe pa dyshim kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Mali i Zi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>PA POLITIK\u00cb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga nj\u00ebra an\u00eb problemi q\u00ebndron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si sillet, d.m.th. n\u00ebse di t\u00eb sillet si\u00e7 duhet Kryeministri \u201cteknik\u201d dhe Ministri n\u00eb Detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme n\u00eb aktivitetet diplomatike, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ai, Kabineti dhe koleg\u00ebt e tij kan\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme konsistente dhe logjikisht dhe politikisht t\u00eb q\u00ebndrueshme. Pra, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, a jan\u00eb t\u00eb interesuar sadopak t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe n\u00ebse po, a din\u00eb ta zbatojn\u00eb at\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo, pas dy vitesh p\u00ebrvoj\u00eb me Abazoviqin, n\u00eb funksionet e tij t\u00eb ndryshme formale, \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb pyetje retorike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb: nuk kan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E gjith\u00eb p\u00ebrvoja dhe t\u00eb gjith\u00eb treguesit d\u00ebshmojn\u00eb se nuk ka as njohuri dhe as interes q\u00eb kjo Qeveri e Malit t\u00eb Zi \u2013 n\u00eb \u00e7far\u00ebdo \u201cgjendje agregate\u201d t\u00eb jet\u00eb, n\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb apo teknik \u2013 t\u00eb ket\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb pavarur, e cila me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb vlerat euroatlantike dhe q\u00eb n\u00eb thelb dhe sinqerisht do t\u00eb synonte axhend\u00ebn evropiane, duke marr\u00eb si themel dhe arsye t\u00eb vetme dhe p\u00ebrfundimtare interesat shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare malazeze.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00eb nga k\u00ebto.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Abazoviq ka treguar shum\u00eb her\u00eb tashm\u00eb, madje edhe me element\u00eb thuajse vaudevilian n\u00eb misionet e tij diplomatike, se p\u00ebr t\u00eb Beogradi dhe Tirana, Vu\u00e7iqi dhe Rama, jan\u00eb dy adresat qendrore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare n\u00eb vendimet, veprimet dhe politik\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrtej k\u00ebsaj, n\u00eb fakt, nuk ka asgj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli, sikurse dhe disa kryeqytete evropiane, pavar\u00ebsisht durimit pamas\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kryeministrin e ri e pa p\u00ebrvoj\u00eb dhe kabinetin e tij tashm\u00eb t\u00eb cunguar, madje edhe at\u00eb \u201cteknik\u201d, prej koh\u00ebsh kan\u00eb humbur durimin dhe mir\u00ebkuptimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">(Z\u00ebrat se Mali i Zi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Ja edhe miku m\u00eb i bindur malazez, komisioneri evropian Varheli, foli pasi u zgjodh\u00ebn tre gjyqtaret e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u2013 me nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se tani nevojiten zgjedhje. Unanimitet!)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb pozicion dhe rol i till\u00eb vart\u00ebs dhe i p\u00ebrllogaritur i Dritan Abazoviqit u duk qart\u00eb edhe gjat\u00eb aktiviteteve t\u00eb djeshme \u201ct\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d t\u00eb dy kryeministrave. Ishte aq e qart\u00eb se kush ishte \u201cm\u00eb i madh\u201d dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr nga mosha dhe gjat\u00ebsia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Abazoviqi p\u00ebrs\u00ebriti gabimin q\u00eb nuk ishte aq i duksh\u00ebm m\u00eb her\u00ebt (me rastin e fluturimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga Tirana n\u00eb Poloni, e m\u00eb pas n\u00eb Kiev, si mysafir i kryeministrit shqiptar n\u00eb at\u00eb \u2013 gjest pa dyshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr Ukrain\u00ebn).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cjunior partner\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i till\u00eb. Abazoviqi \u00ebsht\u00eb i till\u00eb ndaj Ram\u00ebs \u2013 sepse ai nuk e di dhe nuk mundet ndryshe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo n\u00eb rastin konkret nuk mund t\u00eb fshihej, edhe n\u00ebse kryeministri teknik t\u00eb donte ta fshihte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rama i arriti q\u00ebllimet e tij p\u00ebr t\u00eb cilat erdhi n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duke injoruar, nga nj\u00ebra an\u00eb, situat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme politike, n\u00eb kushtet e nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, duke harruar (v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se kjo \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme) karakterin, faktor\u00ebt dhe rolin e qeveris\u00eb aktuale teknike dhe t\u00eb partnerit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb ri Abazoviq. Prandaj kjo vizit\u00eb, me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr urimet e sinqerta t\u00eb fqinj\u00ebve dhe miqve tan\u00eb shqiptar\u00eb, nuk mund t\u00eb ishte \u201chistorike\u201d. Sepse p\u00ebr nj\u00eb tango t\u00eb till\u00eb historik nevojiten dy pal\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu, politika e jashtme aktuale e Malit t\u00eb Zi pa personalitet, e personalizuar pik\u00ebrisht pa personalitet nga Abazoviqi, u p\u00ebrplas edhe nj\u00eb her\u00eb me realitetin: \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, margjinale, dometh\u00ebn\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 edhe n\u00eb adresat q\u00eb n\u00eb fakt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb qeveri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Abazoviqi, e mbajm\u00eb m\u00ebnd, num\u00ebronte makinat e eskortit gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd. K\u00ebsaj radhe mund t\u00eb num\u00ebronte vet\u00ebm lulet n\u00eb buqetat q\u00eb pionier\u00ebt \u2013 ashtu si dikur \u2013 i dhan\u00eb t\u00eb ftuarit t\u00eb dashur nga Shqip\u00ebria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>PA DIPLOMACI<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mesazhi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga takimi mes dy kryeministrave erdhi \u2013 logjikisht dhe si\u00e7 pritej \u2013 nga i ftuari. Sipas kryeministrit Rama, nj\u00eb samit i t\u00eb ashtuquajturit \u201cBallkani i Hapur\u201d parashikohet t\u00eb mbahet n\u00eb qershor n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk kishte asnj\u00eb njoftim paraprak p\u00ebr nj\u00eb lajm t\u00eb till\u00eb \u2013 n\u00ebse nuk llogarisim, me gjith\u00eb vullnetin e mir\u00eb, takimin e \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb fundit n\u00eb vil\u00ebn \u201cGorica\u201d t\u00eb z. Jokoviq me kolegun e tij, Ministrin e Bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut (dhe \u201cdiskutimin me panelist\u00eb\u201d q\u00eb u organizua me at\u00eb rast), t\u00eb cilin, me gjith\u00eb respekt, askush nuk e mori seriozisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj njoftimi i Ram\u00ebs se, n\u00eb vendin n\u00eb t\u00eb cilin ka ardhur si mysafir (?!) do t\u00eb mbahet \u201ckjo dhe ajo, at\u00ebher\u00eb dhe aty\u201d ishte i pak\u00ebndsh\u00ebm edhe p\u00ebr mikprit\u00ebsin, i cili mundohej q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb dukej po aq i relaksuar dhe \u201ci fuqish\u00ebm\u201d si mysafiri i tij i lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb takim jozyrtar, u p\u00ebrpoq t\u00eb improvizoj\u00eb kryeministri teknik i paditur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr Abazoviqin, por edhe p\u00ebr Malin e Zi, mbetet nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: a ishte ky nj\u00eb improvizim i z. Rama, apo pala shqiptare thjesht shpalli vendimin p\u00ebr t\u00eb cilin mik\u00ebprit\u00ebsi ishte n\u00eb dijeni \u2013 por nuk na e b\u00ebri t\u00eb ditur m\u00eb par\u00eb \u2013 apo t\u00eb cilin as q\u00eb e dinte? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse boshti Vu\u00e7iq-Rama planifikon takime dhe merr vendime q\u00eb, volens-nolens, Shkupi zyrtar i ndjek (tani s\u00eb paku) dhe q\u00eb Podgorica zyrtare e cunguar nuk ka forc\u00ebn dhe guximin t\u2019ia paraqes\u00eb Kuvendit t\u00eb saj dhe qytetar\u00ebve t\u00eb vet?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">(K\u00ebsaj radhe do e l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb se cilat parti dhe politikan\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb pro hyrjes n\u00eb \u201cOpen Balkans\u201d, dmth. k\u00eb mendon z. Rama t\u00eb b\u00ebj\u00eb histori?)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto pyetje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe pashmangsh\u00ebm dramatike p\u00ebr ne, duke pasur parasysh procesin e ngecur t\u00eb integrimit europian, nuk mund t\u00eb margjinalizojn\u00eb apo fshehin mesazhin qendror t\u00eb z. Rama gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit jan\u00eb komplementar, tha i ftuari i Abazoviqit. Dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq: Ballkani i Hapur p\u00ebrshpejtoi dhe forcoi Procesin e Berlinit! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr: as k\u00ebta, as ata, p\u00ebrfshir\u00eb Marsian\u00ebt, nuk mund t\u00eb na e imponojn\u00eb, por as gjerman\u00ebt! \u201cAs gjerman\u00ebt!\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo pjes\u00eb me Gjermanin\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesante. Vjen pas dhe pavar\u00ebsisht konkluzioneve t\u00eb qarta dhe t\u00eb padyshimta t\u00eb Samitit t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Aty, \u201cBallkani i Hapur\u201d p\u00ebrkufizohet si nj\u00eb nism\u00eb e paqart\u00eb, e pap\u00ebrfunduar dhe e panevojshme. Pas k\u00ebsaj vijuan q\u00ebndrime t\u00eb shprehura disa her\u00eb, me d\u00ebshir\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb miqve gjerman\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ambasadorin Peter Felten k\u00ebtu n\u00eb Podgoric\u00eb, q\u00eb nuk linin asnj\u00eb grim\u00eb dyshimi se \u00e7far\u00eb dhe pse mendojn\u00eb ashtu p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d n\u00eb at\u00eb adres\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E gjith\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme dhe me sa duket as edhe aq serioze p\u00ebr Ram\u00ebn dhe p\u00ebr Abazoviqin, i cili i ndjek me obedienc\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto (\u201cteknikisht\u201d \u2013 n\u00eb emrin ton\u00eb!). Nuk e din\u00eb gjerman\u00ebt se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben Procesi i Berlinit, ndaj do t\u2019ua shpjegojm\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Podgorica zyrtare, n\u00ebp\u00ebrmjet Abazoviqit dhe Jokoviqit t\u00eb lartp\u00ebrmendur, si dhe ministrave n\u00eb \u201cqeverin\u00eb n\u00eb largim\u201d t\u00eb cil\u00ebt, me p\u00ebrjashtime sporadike, kan\u00eb (m\u00eb falni!) rolin e kon\u00ebve, tregoi se diplomacia e saj i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar dy adresave rajonale, disa floskulave t\u00eb rastit (p\u00ebrputhje formale 100% me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, etj.) dhe nj\u00eb iniciative t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb BE (n\u00ebse nuk llogarisim Hungarin\u00eb e Orbanit dhe t\u00eb Varhelit, sigurisht) e konsiderojn\u00eb t\u00eb panevojshme dhe kund\u00ebrproduktive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebshtu q\u00eb nuk kemi pse t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr form\u00ebn, kur nuk kemi p\u00ebrmbajtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ose anasjelltas \u2013 n\u00ebse e kemi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i shohim k\u00ebshtu takimet \u201chistorike\u201d n\u00eb t\u00eb cilat mungon jo vet\u00ebm historia, por nuk ka as Mal t\u00eb Zi t\u00eb pavarur dhe sovran.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">(Autori \u00ebsht\u00eb komentator i gazet\u00ebs Pobjeda p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material wshtw pronwsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/kdp.mk\/2023\/02\/28\/vizita-e-rames-ne-podgorice-pa-politike-pa-diplomaci\/\">KDP.mk<\/a><\/span><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Abazoviqin, por edhe p\u00ebr Malin e Zi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pyetja: a ishte paralajm\u00ebrimi p\u00ebr n\u00eb qershor i samitit \u201cBallkani i Hapur\u201d n\u00eb Podgoric\u00eb \u2013\u00a0\u00a0 improvizim i z. Rama, apo pala shqiptare vet\u00ebm e b\u00ebri publik vendimin p\u00ebr t\u00eb cilin mikprit\u00ebsi ka mundur ta dinte \u2013 dhe nuk na e paralajm\u00ebroi \u2013 ose nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":582047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-582044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/582044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=582044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/582044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/582047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=582044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=582044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=582044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}