{"id":576777,"date":"2023-02-01T17:11:58","date_gmt":"2023-02-01T16:11:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=576777"},"modified":"2023-02-01T20:03:31","modified_gmt":"2023-02-01T19:03:31","slug":"ben-blushi-nje-pergjigje-per-vajzen-e-ismail-kadarese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/02\/01\/ben-blushi-nje-pergjigje-per-vajzen-e-ismail-kadarese\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr vajz\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Besiana-Kadare-dhe-Ben-Blushi.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-576809 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Besiana-Kadare-dhe-Ben-Blushi-e1675278126417.png\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"333\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Besiana-Kadare-dhe-Ben-Blushi-e1675278126417.png 640w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Besiana-Kadare-dhe-Ben-Blushi-e1675278126417-300x156.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gazetari dhe autori Ben Blushi, ka reaguar ndaj vajz\u00ebs s\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Blushi shkruan se Besiana Kadare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb pa denj\u00eb ndaj tij, por ai nuk do i p\u00ebrgjigjet si\u00e7 e meriton sepse ajo \u00ebsht\u00eb vajza e Kadares\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Blushi shkruan se ai \u00ebsht\u00eb takuar me Kadaren\u00eb pas disa her\u00ebve q\u00eb nuk e kishte takuar dot dhe se gjith\u00eb biseda q\u00eb ka ndodhur at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera Blushi shkruan pasi e kishte futur k\u00ebt\u00eb bised\u00eb n\u00eb librin e tij \u201841 sekretet\u2019 ja kishte treguar Ismailit dhe ai ishte g\u00ebzuar shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb e kam marr\u00eb vazhdimisht n\u00eb telefon Kadaren\u00eb, tha ai, e kam uruar p\u00ebr Krishtlindje dhe p\u00ebr dit\u00eblindje, por vajz\u00ebn e mir\u00ebkuptoj thot\u00eb Blushi, Ismaili s\u2019ka pse t\u2019ja tregoj\u00eb bisedat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me mua, ashtu si\u00e7 nuk ja tregoj un\u00eb vajz\u00ebs sime, bisedat q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me Kadaren\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Reagimi i plot\u00eb:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr vajz\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb\u00a0<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Vajza e Ismail Kadares\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim shum\u00eb t\u00eb padenj\u00eb n\u00eb adres\u00ebn time, t\u00eb cilit nuk do i p\u00ebrgjigjem si\u00e7 e meriton, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb vajza e Ismail Kadares\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shkak i k\u00ebtij reagimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e imja me Ismailin, e cila \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb librin tim t\u00eb fundit 41 Sekrete.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me Ismail Kadaren\u00eb nuk isha takuar asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shum\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb disa raste miq t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, m\u00eb sillnin her\u00eb pas here gjykime t\u00eb Ismailit mbi librat e mi, por kjo nuk ishte nj\u00eb nxitje p\u00ebr ta takuar. Un\u00eb kisha mendimin tim p\u00ebr let\u00ebrsine e tij dhe kjo m\u00eb mjaftonte.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ndoshta nuk do ishim takuar ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00ebse vitin e kaluar Alda Bardhyli, nj\u00eb mikesh\u00eb e af\u00ebrt e familjes Kadare, nuk do m\u00eb kishte d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh ku thoshte: Beni a do t\u00eb pish nj\u00eb kafe me Kadaren\u00eb? I thash\u00eb se at\u00eb dit\u00eb ishte e pamundur sepse po nisesha p\u00ebr varrimin e nj\u00eb njeriu t\u00eb dashur, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Alda m\u00eb ftoi s\u00ebrish p\u00ebr nj\u00eb kafe me Ismailin dhe i thash\u00eb se at\u00eb dit\u00eb duhet t\u00eb shkoja n\u00eb Sh\u00ebngjin, p\u00ebr t\u00eb fotografuar nj\u00eb basketbolliste afgane.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Ald\u00ebs dhe sigurisht p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time, u takuam t\u00eb tre, tetorin e vitit t\u00eb kaluar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb merresha shum\u00eb me fotografi, duke rendur nga veriu n\u00eb jug, n\u00ebp\u00ebr plazhe t\u00eb boshatisura e n\u00ebp\u00ebr provinca, p\u00ebr t\u00eb kapur fytyra njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt m\u00eb m\u00ebsuan t\u00eb fotografoj. Kur u mund\u00ebsua ky takim, mendova se ja vlente ta kisha edhe Ismailin n\u00eb katalogun tim t\u00eb portreteve t\u00eb cilat sot jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 mij\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Megjith\u00ebse nuk njiheshim, biseda jon\u00eb ishte aq e thjesht\u00eb dhe spontane saq\u00eb, mendova ta shkruaj dhe ta botoj n\u00eb librin tim 41 Sekrete, ku p\u00ebrve\u00e7 Ismailit jan\u00eb dhe 40 personazhe t\u00eb tjer\u00eb disa t\u00eb njohur, disa t\u00eb panjohur dhe disa shum\u00eb t\u00eb njohur sic ishte dhe rasti i Kadares\u00eb. K\u00ebt\u00eb plan, t\u00eb cilin nuk e kisha, n\u00eb fakt ma imponoi vet\u00eb Ismaili. Ai foli aq qet\u00eb, saq\u00eb mua m\u00eb lindi d\u00ebshira p\u00ebr ta shkruar at\u00eb tekst n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artistike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Ismail Kadare u b\u00eb pjes\u00eb e librit q\u00eb u botua n\u00eb n\u00ebntor.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i kujdessh\u00ebm deri n\u00eb fund, para botimit t\u00eb librit 41 Sekrete e kam marr\u00eb Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb telefon dhe i kam th\u00ebn\u00eb se kam nd\u00ebrmend t\u00eb botoj bised\u00ebn q\u00eb zhvilluam bashk\u00eb. Natyrisht i thash\u00eb, kam treguar gj\u00ebrat e thjeshta p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebm, \u00e7far\u00eb ha, sa fle,kur zgjohesh, a shef televizor, a lexon, a pi cigare, a i jep makin\u00ebs, a ke ftoht\u00eb, si do doje ta kishte emrin, a je i vetmuar,a ke frik\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh etj. Ismaili u g\u00ebzua dhe m\u00eb falend\u00ebroi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur libri 41 Sekrete u botua, i d\u00ebrgova nj\u00eb kopje edhe Ismail Kadares\u00eb. Pasi lexoi pjes\u00ebn e vet t\u00eb titulluar, Ismail Kadare Pasdite, ai m\u00eb mori n\u00eb telefon dh\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderoi, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se i kishte p\u00eblqyer ai tekst.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Q\u00eb nga dita q\u00eb jemi njohur, flas me Ismailin n\u00eb telefon dhe si\u00e7 m\u00eb merr edhe e marr sa her\u00eb mendoj se ky komunikim shum\u00eb i thjesht\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb angazhim p\u00ebr asnj\u00ebrin, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsjellje reciproke. Her\u00ebn e fundit Ismaili m\u00eb mori dhe m\u00eb uroi Krishtlindjen, si\u00e7 e urova un\u00eb p\u00ebrpara disa dit\u00ebsh p\u00ebr ditlindjen.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kjo \u00ebsht\u00eb historia ime me Ismail Kadaren\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin dikur kam menduar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar i shk\u00eblqyer, tani mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar shum\u00eb i mir\u00eb. S\u00eb fundi, kur e njoha, e simpatizova shum\u00eb edhe si njeri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Meq\u00eb vajza e Ismail Kadares\u00eb pretendon se un\u00eb nuk kam marr\u00eb p\u00eblqimin e tij, duhet ti them se kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb \u00e7ka vlen edhe p\u00ebr tekstin, i cili respekton n\u00eb \u00e7do g\u00ebrm\u00eb gjishka q\u00eb kemi biseduar un\u00eb, ai dhe Alda Bardhyli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, un\u00eb e mir\u00ebkuptoj vajz\u00ebn, sepse natyrisht Ismaili nuk ka pse ti\u2019i tregjoj\u00eb asaj \u00e7far\u00eb flet me mua, si\u00e7 edhe nuk i tregoj vajz\u00ebs sime \u00e7far\u00eb flas me Ismailin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kaq.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb jo rrall\u00eb, nj\u00eb tem\u00eb bisede n\u00eb rrethet q\u00eb un\u00eb frekuentoj dhe prandaj koh\u00ebt e fundit, nga njer\u00ebz q\u00eb e takojn\u00eb, kisha d\u00ebgjuar se ai refuzon t\u00eb bisedoj\u00eb, se mbyllet dhe nuk flet p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra me njeri, se b\u00ebn sikur nuk njeh ata q\u00eb takon, ose edhe nuk i njeh v\u00ebrtet dhe se p\u00ebr shkak t\u00eb per\u00ebndimit t\u00eb mosh\u00ebs mund t\u00eb mos jet\u00eb shum\u00eb i kthjell\u00ebt.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kur e takova, nuk gjeta asnj\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebrhumbjeje apo seniliteti gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrova me t\u00eb, por edhe m\u00eb pas kur kemi komunikuar. Ismaili ishte plot\u00ebsisht i qart\u00eb, lucid dhe i p\u00ebrq\u00ebndruar dhe n\u00ebse b\u00ebnte sikur harronte apo nuk kuptonte gj\u00eb, kjo ishte nj\u00eb loj\u00eb e tij. Sipas meje nj\u00eb kapricio. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb kam shkruar dhe ky tekst ka vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim : t\u00eb fotografoj\u00eb nj\u00eb shkrimtar n\u00eb pasditen e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nisur nga ky q\u00ebllim, nuk do kisha menduar kurr\u00eb se vajza e Ismail Kadares\u00eb dhe rrethi i tij, do ishin p\u00ebrgjigjur kaq pa takt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive, fyese dhe ofenduese p\u00ebr mua si\u00e7 natyrisht nuk kisha pritur t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderonin. Por tani q\u00eb lexoj \u00e7far\u00eb kan\u00eb shkruar, q\u00eb nga vajza e tij e para, kuptoj se un\u00eb dhe ata kemi nj\u00eb dallim t\u00eb madh : ata mendojn\u00eb se Ismaili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhumbur, nuk \u00ebsht\u00eb i kthjell\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb fare lucid dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak mendojn\u00eb se duhet mbrojtur dhe izoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota mos njoh\u00eb Ismailin q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb. Me shum\u00eb pakujdesi, duke menduar m\u00eb shum\u00eb se si t\u00eb m\u00eb fyente mua dhe jo si t\u00eb mbronte babain e saj, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte pohuar vajza e Ismailit n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e sh\u00ebmtuar ndaj meje.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nd\u00ebrsa un\u00eb mendoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ismail Kadare po luan me ata dhe ndoshta edhe me veten. K\u00ebshtuq\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur nga un\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pa kuptim mbrojtja e Kadares\u00eb nga Ismaili, edhe kur kjo vjen nga nj\u00eb vajz\u00eb e paedukuar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i t\u00eb bij\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari dhe autori Ben Blushi, ka reaguar ndaj vajz\u00ebs s\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale. Blushi shkruan se Besiana Kadare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb pa denj\u00eb ndaj tij, por ai nuk do i p\u00ebrgjigjet si\u00e7 e meriton sepse ajo \u00ebsht\u00eb vajza e Kadares\u00eb. Blushi shkruan se ai \u00ebsht\u00eb takuar me Kadaren\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":576809,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-576777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576777"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576777\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/576809"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}