{"id":574503,"date":"2023-01-20T18:55:59","date_gmt":"2023-01-20T17:55:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=574503"},"modified":"2023-01-20T18:55:59","modified_gmt":"2023-01-20T17:55:59","slug":"presidenti-begaj-forcat-politike-te-mos-e-shohin-si-armike-njera-tjetren-voa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/01\/20\/presidenti-begaj-forcat-politike-te-mos-e-shohin-si-armike-njera-tjetren-voa\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj: Forcat politike t\u00eb mos e shohin si armike nj\u00ebra-tjetr\u00ebn &#8211; VOA","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-574504\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA.jpg\" alt=\"\" width=\"963\" height=\"531\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA.jpg 963w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA-300x165.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA-768x423.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BEGAJ-VOA-750x415.jpg 750w\" sizes=\"auto, (max-width: 963px) 100vw, 963px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Shqip\u00ebri, presidenti Bajram Begaj thot\u00eb se forcat politike n\u00eb vend, nuk duhet ta shohin nj\u00ebra tjet\u00ebrn si armike dhe se konfliktualiteti e gjuha e urrejtjes duhet t\u2019I mbeten s\u00eb shkuar\u00ebs. K\u00ebto komente i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/6926997.html\"><span style=\"color: #0000ff;\">VOA<\/span><\/a>, \u00a0ku ai flet dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb te \u00e7\u00ebshtja e detit mes dy shteteve, fenomenin shqet\u00ebsues t\u00eb largimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb cil\u00ebn ai e konsideron prioritet, apo dhe mbi zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President! S\u00eb pari, faleminderit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj interviste! Ju keni disa muaj q\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Praktikisht n\u00eb k\u00ebto 30 vjet ju jeni i dyti kryetar shteti, q\u00eb vini nga radh\u00ebt e ushtris\u00eb. Sa i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimi nga nj\u00eb bot\u00eb si ajo e ushtris\u00eb me rregulla strikte n\u00eb at\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, ku rregullat shpesh shkelen, premtimet nuk mbahen?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Faleminderit p\u00ebr pyetjen! Besoj se ju k\u00ebt\u00eb pyetje e ndani me shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Un\u00eb nuk kam kaluar nga ushtria n\u00eb politik\u00eb. Un\u00eb kam kaluar nga nj\u00eb detyr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebtore n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, si shef i Shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb krye t\u00eb Shtetit. N\u00eb seanc\u00ebn e Parlamentit, ku un\u00eb dhe u betova, thash\u00eb se k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e konsideroj mision dhe do ta kryej mbi pal\u00ebt. Ushtrimi i funksionit tim si kryetar i Shtetit do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President! Meqen\u00ebse edhe ju e p\u00ebrmend\u00ebt fjal\u00ebn tuaj n\u00eb Parlament, ajo q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re \u00ebsht\u00eb se n\u00eb fjalimet tuaja t\u00eb para ju i keni m\u00ebshuar shpesh nevoj\u00ebs q\u00eb mes partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ket\u00eb dialog. Por n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebri, ku p\u00ebrvoja tregon se politika \u00ebsht\u00eb tejet e polarizuar, sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e shihni q\u00eb t\u00eb arrihet ky paqtim mes forcave politike?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: N\u00eb zbatim t\u00eb funksionit tim si kryetar Shteti, dhe n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs, un\u00eb do t\u00eb jem mbi pal\u00ebt. N\u00eb \u00e7do daljen time publike, edhe n\u00eb Kuvend apo kudo, un\u00eb jam drejtuar me thirrjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e m\u00ebrive partiake, opozicioni i fjal\u00ebve dhe jo i zgjidhjeve, fragmentarizimi i zgjidhjeve politike, duhet t\u2019i mbeten t\u00eb shkuar\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Duhet q\u00eb t\u00eb gjitha forcat politike t\u00eb rigjejn\u00eb frym\u00ebn e dialogut dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit, ta shohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn jo si kund\u00ebrshtar\u00eb apo armiq, por si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb bindjeve politike, me nj\u00eb mision dhe q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, zoti President, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur edhe nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl, p\u00ebrdoret si shkas p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje. Marr si shembull faktin q\u00eb kur ju disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke iu referuar stigmatizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit, e ngrit\u00ebt me shqet\u00ebsim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ky q\u00ebndrim i juaj u kritikua fort nga ajo pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb dejtohet nga ish kryeministri Sali Berisha, duke th\u00ebn\u00eb se ju po p\u00ebrdorni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Si u ndjet\u00eb kur d\u00ebgjuat k\u00ebto sulme?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj komente rreth deklaratave politike. E thash\u00eb, do t\u00eb jem mbi pal\u00ebt. N\u00eb ushtrimin e funksionit tim do t\u00eb respektoj dhe t\u00eb zbatoj Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebrcaktohet se Presidenti mbron interesat e kombit shqiptar, interesat e shqiptar\u00ebve, kudo ku ata jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb. Besoj se k\u00ebt\u00eb e kam treguar me vepra. N\u00eb \u00e7do takim, n\u00eb \u00e7do aktivitet, n\u00eb \u00e7do pritje, q\u00eb ka organizuar Presidenti i Republik\u00ebs, ka patur t\u00eb ftuar nga gjith\u00eb forcat politike. Dhe k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb me vullnet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb batuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe drejt\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb gjuha e konfliktit t\u2019ia l\u00ebr\u00eb vendin p\u00ebrplasjes s\u00eb ideve dhe zhvillimit t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Duke qen\u00eb se tema e k\u00ebsaj p\u00ebrplasje ishte \u00e7\u00ebshtja e emigracionit, kujtoj se nj\u00eb nga vizitat tuaja t\u00eb para ishte n\u00eb veri t\u00eb vendit, n\u00eb Has dhe Kuk\u00ebs, dy zona t\u00eb prekura fort nga \u00e7\u00ebshtja e emigracionit dhe largimit t\u00eb popullat\u00eb. P\u00ebr ju, sa shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb kjo dukuri?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Globalizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri, e cila ka jo vet\u00ebm an\u00ebt e veta t\u00eb mira, por edhe an\u00ebt e k\u00ebqija, efektet an\u00ebsore. N\u00eb fakt, \u00e7do njeri nga ne, k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb komunikimit dhe nd\u00ebrveprimit njer\u00ebzor e pranon, pavar\u00ebsisht se ka sfida dhe v\u00ebshtir\u00ebsi. Tashm\u00eb, qendra e veprimtaris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb nj\u00eb individi, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lokale, por ajo mund t\u00eb jet\u00eb kudo, n\u00eb \u00e7do skaj t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, bazuar n\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individit, \u00e7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb se si do ta nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn dhe se ku do ta nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mendoj se pasuria m\u00eb e madhe e nj\u00eb kombi jan\u00eb njer\u00ebzit e tij. Dhe p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Ata shqiptar\u00eb q\u00eb ne shohim p\u00ebrdit\u00eb, se kan\u00eb arritur sukseset e tyre n\u00eb fushat e shkenc\u00ebs, artit, kultur\u00ebs, sportit. Por, si\u00e7 e that\u00eb edhe ju, me shqet\u00ebsim konstatoj emigrim, largim nga vendi t\u00eb profesionist\u00ebve dhe specialist\u00ebve, at\u00eb q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit, e quajm\u00eb largim t\u00eb trurit. Me dhimbje e shoh dhe e ndjej largimin e \u00e7do individi nga vendi, \u00e7do familjari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, q\u00eb t\u00eb analizojn\u00eb situat\u00ebn, t\u00eb shikojn\u00eb gjetjen e mund\u00ebsive dhe hartimit t\u00eb politikave zhvillimore, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb reforma, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit ta ndjejn\u00eb veten t\u00eb qet\u00eb dhe komod\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Duhet t\u00eb mb\u00ebshtesim t\u00eb rinjt\u00eb, jo me fjal\u00eb, por me vepra. Duhet t\u00eb pranojm\u00eb dhe t\u00eb zhvillojm\u00eb idet\u00eb e tyre. Dhe pse jo, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ata, ta \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb dhe ta nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb vendin e tyre, n\u00eb trojet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President! M\u00eb lejoni t\u00eb ndalem tek nj\u00eb tjet\u00ebr tem\u00eb, ajo e marr\u00ebdh\u00ebnieve m\u00eb Greqin\u00eb, nj\u00eb vend an\u00ebtar i Bashkimit Europian si dhe fqinj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb. Pararend\u00ebsi juaj, zoti Meta, ka ngritur nj\u00eb seri pik\u00ebpyetjesh ndaj qeveris\u00eb, pasi kjo e fundit vendosi q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit me Greqin\u00eb t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ju a jeni informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e deritanishme t\u00eb k\u00ebtij procesi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Vendi yn\u00eb ka raporte t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt. K\u00ebtu hyn edhe Greqia. Greqia fqinje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner strategjik p\u00ebr vendin ton\u00eb, po ashtu nj\u00eb partner shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik. Ne jemi vend aleat\u00eb n\u00eb NATO dhe i nd\u00ebrtojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet bazuar n\u00eb reciprocitet dhe n\u00eb respekt t\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Historia dhe kultura e lasht\u00eb e t\u00eb dy vendeve, si dhe komuniteti shqiptar n\u00eb Greqi, ashtu edhe komuniteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb ura t\u00eb forta lidh\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi dhe miq\u00ebsie. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura, si kjo q\u00eb ju sapo p\u00ebrmend\u00ebt, un\u00eb shprehem q\u00eb, \u00e7do \u00e7\u00ebshtje e re apo e vjet\u00ebr, e lidhur me shtetin grek, do ta trajtoj n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb marr\u00ebveshjeve dhe t\u00eb Drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kuptohet, n\u00eb respekt t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, reciprocitetit dhe si aleat\u00eb n\u00eb NATO.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ministrja e jashtme, Olta Xha\u00e7ka, tha pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb se Shqip\u00ebria po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb nisur bisedimet me Greqin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e detit, p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromisin me Greqin\u00eb mbi pyetjet, q\u00eb do t\u2019i drejtohen gjykat\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb merret nj\u00eb autorizim nga ana juaj. A keni patur kontakte me ministrin\u00eb e jashtme? A \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ky autorizim?<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Kam informacionin q\u00eb ministria p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme ka zhvilluar konsultime diplomatike n\u00eb lidhje me detajet dhe procedurat n\u00eb vijim, se si do t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje. Autorizimi q\u00eb ju p\u00ebrmendet do t\u00eb l\u00ebshohet konform k\u00ebrkes\u00ebs nga ana e ministris\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, dhe do t\u00eb l\u00ebshohet nga un\u00eb, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb par\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb vendimeve r\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb marr\u00ebveshjeve dhe t\u00eb Drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President, ju zhvilluat nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb jug pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Mediat k\u00ebtu njoftuan, se rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Bashkin\u00eb e Finiqit ju nuk ndaluat atje, ndon\u00ebse Kryetari i Bashkis\u00eb ju priste. Mediat greke e komentuan k\u00ebt\u00eb, si nj\u00eb arsye q\u00eb lindi nga fakti, se aty po val\u00ebvitej flamuri grek. \u00c7far\u00eb ndodhi realisht?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Para nj\u00eb muaji, ndoshta pak m\u00eb shum\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb bashkit\u00eb e jugut, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tur vizitash ishte planifikuar dhe vizita n\u00eb bashkin\u00eb e Finiqit. S\u00eb bashku m\u00eb kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Finiqit, Prefektin e qarkut dhe deputet\u00eb t\u00eb zones, kam zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb parkun arkiologjik t\u00eb Finiqit, dhe m\u00eb pas u takuam dhe bashk\u00ebbiseduam me nj\u00eb grup qytetar\u00ebsh t\u00eb bashkis\u00eb Finiq, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb ata i shqet\u00ebsonin m\u00eb shum\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb i b\u00ebj thirrje \u00e7do shqiptari, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb parkun arkeologjik t\u00eb Finiqit. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb ton\u00eb kulturore. Mendoj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb park i harruar, por duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb tur-operator\u00ebt, turist\u00ebt, njer\u00ebzit e tjer\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb ta vizitojn\u00eb si \u00e7do atraksion tjet\u00ebr turistik n\u00eb vendin ton\u00eb. Sa i p\u00ebrket t\u00eb tjerave, un\u00eb si President i Republik\u00ebs, jam i detyruar t\u00eb zbatoj Protokollin shtet\u00ebror, ceremonialin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ligjin p\u00ebr simbolet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ra n\u00eb sy gjat\u00eb vizit\u00ebs tuaj, koe\u00e7idenc\u00eb apo jo, ishte se ajo u zhvillua dy dit\u00eb para vizit\u00ebs s\u00eb kryeministrit grek n\u00eb zonat minoritare\u2026<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Ju siguroj, ishte thjesht rast\u00ebsi, dhe nuk ka vend p\u00ebr asnj\u00eb teori konspirative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President, ju keni njoftuar thirrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit Komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb analizuar gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar prioritetet p\u00ebr vitin 2023. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb mbledhje rutin\u00eb, apo ju mendoni se ka gj\u00ebra q\u00eb duhen trajtuar ndryshe, p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u00ebsht\u00eb thirrur nga ana ime p\u00ebr t\u00eb zbatuar detyrimet kushtetuese t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.Mbledhja ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe gjithashtu t\u00eb shohim p\u00ebrpara p\u00ebr prioritetet e vitit 2023, ku t\u00eb parashikohet dhe t\u00eb planifikohet, q\u00eb \u00e7do institucion i angazhuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb, t\u00eb marr\u00eb veprimet e duhura p\u00ebr t\u00eb garantuar lirin\u00eb, mir\u00ebqenien dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Meqen\u00ebse jemi tek \u00e7\u00ebshtja e siguris\u00eb, zoti President, prej nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Sh\u00ebrbimi Informativ ka qen\u00eb pa drejtuesin e vet, i larguar p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit, dhe vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb Kryeministri Edi Rama, njoftoi se kishte pranuar dor\u00ebheqjen e tij. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb mira, sa i p\u00ebrket aspekteve t\u00eb siguris\u00eb, a \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pa kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb?<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Sh\u00ebrbimi Informativ shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i siguris\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb respekt t\u00eb detyrimeve ligjore drejtori dhe zv. drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, em\u00ebrohet dhe lirohet nga detyra me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe propozim t\u00eb Kryeministrit. Drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra me dekret t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb institucion shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Jemi n\u00eb konsultime me Kryeministrin p\u00ebr gjetjen e emrit p\u00ebr drejtuesin e SHISH.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A pritet q\u00eb k\u00ebto konsultime t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb shpejt dhe t\u00eb mos kemi muaj t\u00eb tjer\u00eb pa drejtuesin e SHISH?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Patjet\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prioritetet tona. Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt, \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Sfidat e siguris\u00eb globale kan\u00eb ndryshuar, jan\u00eb shtuar. P\u00ebrve\u00e7 sfidave t\u00eb siguris\u00eb kemi dhe sfidat q\u00eb lidhen m\u00eb sigurin\u00eb energjiktike, at\u00eb kibernetike, sigurin\u00eb ushqimore, sigurin\u00eb publike, k\u00ebshtu q\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti President, dhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. N\u00eb pritjen q\u00eb ju organizuat pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik, i kushtuat nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Kosov\u00ebs, zhvillimeve atje, tensioneve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb veri, duke folur, po ju citoj, \u201cp\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanosej Ballkanit deri pak pak dit\u00ebsh\u201d\u2026 Mendoni se ky rrezik mund t\u00eb konsiderohet i tejkaluar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Bajram Begaj: Siguria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor dhe t\u00eb vet\u00eb Europ\u00ebs. \u00c7do tensionim i situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb sigurin\u00eb e Ballkanit per\u00ebndimor dhe t\u00eb vet\u00eb Europ\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb promovuese dhe p\u00ebrforcuese e z\u00ebrit t\u00eb Kosov\u00ebs, kudo n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne mb\u00ebshtesim fuqimisht dialogun midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me njohje t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe me respektim t\u00eb minoriteteve sipas kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. Sovraniteti dhe integriteti territorial \u00ebsht\u00eb i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, presidenti Bajram Begaj thot\u00eb se forcat politike n\u00eb vend, nuk duhet ta shohin nj\u00ebra tjet\u00ebrn si armike dhe se konfliktualiteti e gjuha e urrejtjes duhet t\u2019I mbeten s\u00eb shkuar\u00ebs. K\u00ebto komente i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, VOA, \u00a0ku ai flet dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":574504,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-574503","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/574503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=574503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/574503\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/574504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=574503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=574503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=574503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}