{"id":572135,"date":"2023-01-08T22:29:48","date_gmt":"2023-01-08T21:29:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=572135"},"modified":"2023-01-08T22:29:48","modified_gmt":"2023-01-08T21:29:48","slug":"ku-i-ke-milionat-o-hysni-milloshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2023\/01\/08\/ku-i-ke-milionat-o-hysni-milloshi\/","title":{"rendered":"\u201cKu i ke milionat, o Hysni Milloshi!\u201d\u2026","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-572136\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/milloshi.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/milloshi.jpg 640w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/milloshi-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Kristo M\u00ebrtiri<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>T\u00eb njoh\u00ebsh mir\u00eb nj\u00eb njeri, duhet t\u00eb hash nj\u00eb thes me krip\u00eb, o bir!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb, Hysni Milloshin nuk e kam njohur si \u201ckomunist\u201d dhe as si Kryetar i PKSH n\u00eb pluraliz\u00ebm. Kur isha ushtar(3 vjet), e takova nga af\u00ebr si student ushtarak shum\u00eb simpatik n\u00eb Deg\u00ebn e Gazetaris\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Ishin fillimvitet \u201970 t\u00eb shekullit q\u00eb shkoi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pastaj vargjet e tij me prush t\u00eb vecant\u00eb atdhetarie e shqiptarie, e sidomos nga tekstet e k\u00ebng\u00ebve n\u00eb Festivalet e RTSH me kompozitor\u00eb e k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga m\u00eb cil\u00ebsor\u00ebt e koh\u00ebs.(Por gjat\u00eb Tranzicionit rrumpall\u00eb, n\u00eb ekranin shtet\u00ebror shpesh pa pik\u00eb turpi qytetar e profesional, emrin e autorit t\u00eb tekstit e retushonin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E b\u00ebnin ata q\u00eb vazhdonin t\u00eb hidhnin balt\u00eb me lopata mbi \u201ccensur\u00ebn diktatoriale\u201d t\u00eb djeshme. Harronin q\u00eb memoria njer\u00ebzore e identifikonte menj\u00ebher\u00eb !)\u2026Nuk mund t\u00eb m\u00eb ikin nga mendja ato dit\u00eb kur u dashurua marr\u00ebzisht me Net\u00ebn, q\u00eb i kishim pallatet ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb n\u00eb Tepelen\u00ebn ton\u00eb. I kushtoi edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vecant\u00eb me vjersha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbaj mend mir\u00eb stuhit\u00eb e peripecit\u00eb e para t\u00eb dashuris\u00eb pa kushte, por edhe psher\u00ebtimat e pikat e lotit t\u00eb kulluar djaloshar t\u00eb sinqeritetit e t\u00eb dhembshuris\u00eb pa kufi. Ishte dhe mbeti shpirtbardh\u00eb si rrall\u00eb kush, por edhe trim jo dosido, me cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mal\u00ebsorit shqiptar. \u201c\u2026Po t\u00eb mos kishe xhaket\u00eb, ai e hiqte nga krah\u00ebt e ta falte, kur t\u00eb duheshin lek\u00eb, Hysniu i zbrazte xhepat n\u00eb cast dhe nuk i k\u00ebrkoi kurr\u00eb borxhet e shumta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po t\u00eb mos kishe buk\u00eb, jepte edhe th\u00ebrrimen e fundit,-tregonte koh\u00eb m\u00eb par\u00eb poeti Lirim Deda, dikur i shkarkuar si Kryeredaktor e gazetar dhe i d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb bateri me ushtar\u00eb n\u00eb rrethinat e Elbasanit.-Ata q\u00eb kishin halle, ishin shum\u00eb t\u00eb sigurt se Hysniu qe gjithnj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tyre. Ai kishte cil\u00ebsi dhe virtyte q\u00eb nuk i gjejm\u00eb dot sot, kur k\u00ebto q\u00eb them mund t\u00eb duken si p\u00ebrralla\u2026\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si p\u00ebr t\u00eb mos u larguar as gjeografikisht asnj\u00eb moment nga Antoneta bionde bio dhe e bukur q\u00eb dukej se lezetonte m\u00eb tep\u00ebr qytetin buz\u00eb Vjos\u00ebs, ai po vinte m\u00eb shpesh edhe te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb mi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dit\u00ebt e fundit, gjeta nj\u00eb sh\u00ebnim me dor\u00ebn e tij, kur m\u00eb fali librin voluminoz e dinjitoz \u201cAtdheu\u201d te Brryli: \u201cShokut Kristo\u2026Kujtoj me respekt t\u00eb madh prind\u00ebrit e tij brilant\u00eb Gole e Evanthi, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb pritur n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb buk\u00eb e uj\u00eb\u2026\u201d etj.(N\u00ebntor 2009).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Por jeta nuk t\u00eb hedh vet\u00ebm lule, nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb v\u00ebrvit edhe gur\u00eb t\u00eb pamerituar. Neta vet\u00ebm 32 vjece, mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb !&#8230;P\u00ebrfytyroni Hysniun gazetar me 3 djemt\u00eb e vegj\u00ebl fare, Renaton, Marenglenin e Gjergjin. M\u00eb i madhi 8 vjec ! U ka sh\u00ebrbyer si rrall\u00eb burr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Duroi edhe baltrat politike si \u201ckryekomunist\u201d. Sepse si Njeri nuk fliste e nuk foli gati asnj\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendi p\u00ebrmbytej e mbytet ende nga Polit(h)ika pa moral. Elegjia e Arben Duk\u00ebs p\u00ebr birin e Macukullit, do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb\u2026Para se ta shkarkonin e degdisnin nga Revista e mir\u00ebnjohur \u201c10 Korriku\u201d, ishte d\u00ebnuar e burgosur miku im lab e djal\u00eb D\u00ebshmori i Luft\u00ebs Antifashiste Nacionalclirimtare, gazetari e shkrimtari Halil Laze, t\u00eb cilin sot mund ta kisha komshi te rruga \u201cVllaz\u00ebn Huta\u201d n\u00eb Tiran\u00eb !<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur ishte liruar nga qelit\u00eb e Spacit dhe kish nisur udh\u00eb Pluralizmi yn\u00eb rrumpall\u00eb, Halili po punonte si kryeredaktor i gazet\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Pavarura. \u201cAntikomunizmi\u201d kallp po b\u00ebnte k\u00ebrdin\u00eb dhe gj\u00ebmonte dhunsh\u00ebm kudo: Q\u00eb nga rrafshimi i uzinave, fabrikave, kombinateve; djegia e shkollave dhe e Bibliotekave pasurim\u00ebdha t\u00eb Kamz\u00ebs e t\u00eb Shkodr\u00ebs; prishja e p\u00ebrdhunimi i lapidar\u00ebve e busteve t\u00eb Heronjve e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Atdheut; shkat\u00ebrrimi i muzeve historik\u00eb; heqja e p\u00ebrz\u00ebnia paradoksale e k\u00ebng\u00ebve popullore labe t\u00eb trim\u00ebris\u00eb etj. nga ekrani i Televizionit t\u00eb shp\u00ebrfytyruar edhe prej habereve t\u00eb SHIK-ut q\u00eb transmetoheshin direkt pa asnj\u00eb filt\u00ebr qytetar e profesional; intrigat marramend\u00ebse politike t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, duke ia veshur si kau pel\u00ebs vet\u00ebm ish Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr cdo \u201cpenges\u00eb\u201d e veprim anadollak ose atyre veteran\u00ebve flok\u00ebbardh\u00eb q\u00eb ua mblodh\u00ebn\u00a0 me urgjenc\u00eb trofet\u00eb e ruajtura nga koha e Luft\u00ebs Clirimtare si \u201crrezik i madh\u201d p\u00ebr Rendin e Demokracin\u00eb( Dhe shkat\u00ebrruan barbarisht Ushtrin\u00eb e hap\u00ebn depot e arm\u00ebve luftarake, arm\u00eb q\u00eb mjerisht po vazhdojn\u00eb t\u00eb vrasin lirsh\u00ebm njeriun sot e k\u00ebsaj dite!) etj. etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e Kryeredaktorit Halil(I sapoliruar nga qelit\u00eb dhe prangat e padrejt\u00ebsis\u00eb),hyri nj\u00eb ish i burgosur me ca letra n\u00eb dor\u00eb. \u201cDua t\u00eb botohet shpejt, sepse ky kryekomunist i PP-s\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na pij\u00eb prap\u00eb gjakun !\u201d, foli prer\u00eb i sapoardhuri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Mir\u00ebpo, pa mbaruar s\u00eb lexuari faqen e par\u00eb, buz\u00ebqeshja e njohur ironike e Halilit n\u00eb pak sekonda u kthye n\u00eb shtr\u00ebngim nofullash, i palosi letrat dhe u p\u00ebrgjigj:\u201d- D\u00ebgjo pak, miku im ! Ky \u201ckryekomunisti\u201d q\u00eb thua ti, nuk ka qen\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe ti nuk e njeh hic nga af\u00ebr\u2026Kur u diskutua me t\u00eb madhe puna ime \u201carmiq\u00ebsore\u201d n\u00eb Revist\u00ebn \u201c10 Korriku\u201d, nga t\u00eb vetmit q\u00eb nuk u prononcua fare, ishte Hysni Milloshi !<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Kur t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb ran\u00eb me gryk\u00eb pushke e topi\u2026Sa t\u00eb jem un\u00eb kryeredaktor, k\u00ebt\u00eb lloj shkrimi denigrues pa dogan\u00eb e urrejt\u00ebs t\u00eb paan\u00eb, nuk e botoj ! Ta di sikur t\u00eb shkarkohem tani. Dhe mos harro: Nuk ka asnj\u00eb lidhje me Fjal\u00ebn e Lir\u00eb e t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilat h\u00ebngr\u00ebm burgje e internime\u2026\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kujtuam shkurt k\u00ebt\u00eb episod mjaft dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr karakteret e sh\u00ebndosha njer\u00ebzore, pasi pim\u00eb kafet\u00eb dhe cigaret e fundit bashk\u00eb, pak koh\u00eb se Hysniu i mir\u00eb e tep\u00ebr idealist t\u00eb ikte nga kjo bot\u00eb e trazuar. Sa her\u00eb kaloj aty te \u201cBrryli\u201d, dicka m\u00eb rr\u00ebnqeth vetiu. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndoshta at\u00ebhere e pyeta pa shum\u00eb takt e sy m\u00eb sy: Si \u00ebsht\u00eb ajo puna e \u201cmilionave\u201d q\u00eb paske marr\u00eb sipas disa militant\u00ebve t\u00eb majt\u00eb, kur ti dole i pavarur ?&#8230;Mori frym\u00eb thell\u00eb, nuk i uli syt\u00eb e rr\u00ebmbushur, thithi fort cigaren e mu drejtua jo pa tronditje e sinqeritet: \u201cKristo, miku im i vjet\u00ebr, edhe ti e beson k\u00ebt\u00eb rrufjanll\u00ebk e maskarall\u00ebk me ok\u00eb ?&#8230;Ja, po ta them troc: un\u00eb shkova disa her\u00eb n\u00eb selin\u00eb e PS p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Koalicion, k\u00ebrkova takime t\u00eb posacme, por asnj\u00eb drejtues aguridh nuk na pranoi n\u00eb zyr\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Trembeshin nga akuzat q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrshonin nga e djathta a nuk e di. Pas k\u00ebsaj mosbegenisjeje t\u00eb cuditshme, vendos\u00ebm t\u00eb dalim t\u00eb pavarur n\u00eb zgjedhje. Tjet\u00ebr gj\u00eb si rrodh\u00ebn uj\u00ebrat e votave\u2026Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta !\u201d.(Si p\u00ebr ta ndryshuar sadopak atmosfer\u00ebn e bised\u00ebs, para se t\u00eb ndaheshim i thash\u00eb se djali im i madh u martua me nj\u00eb vajz\u00eb nga Burreli. Menj\u00ebher\u00eb i ndrit\u00ebn syt\u00eb, u g\u00ebzua si f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb uroi me zem\u00ebr dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi fort\u2026).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas pak dit\u00ebsh, n\u00eb autobuzin e mbushur plot t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Kryeqytetit, pran\u00eb ish ATSH, befas u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb pasagjeri:\u201d-Ku i ke milionat, o Hysni Milloshi ?! Pse nuk blen nj\u00eb vetur\u00eb si gjith\u00eb lider\u00eb-kalander\u00ebt e partive shqiptare ?&#8230;\u201d. Ironi e revolt\u00eb bashk\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00ebr\u00eb udh\u00ebtar\u00ebt kthyen kokat nga fundi i autobuzit ku qe ulur, mbledhur e ngjeshur edhe Hysniu. Miku im, Iliri, m\u2019i p\u00ebrmend shpesh ato caste t\u00eb paharruara. Sht\u00ebpia e tij e thjesht\u00eb q\u00eb nga koha e monizmit, mbushur plot me libra, flet e do t\u00eb flas\u00eb m\u00eb fort se ca militant\u00eb llafazan\u00eb e provincial\u00eb t\u00eb pagdhendur\u2026 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A e shikoni\u00a0 shumic\u00ebn e lider\u00ebve t\u00eb partive politike sot ? Kan\u00eb harruar t\u00eb ecin me k\u00ebmb\u00eb, me autobuz\u00eb, furgona e bicikleta. Kan\u00eb harruar apartamentet ku jetojn\u00eb shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit. Jan\u00eb strukur n\u00ebp\u00ebr vila, fuoristrada, avion\u00eb e zyra luksoze, fal\u00eb \u201crrogave shtet\u00ebrore\u201d ?! Dhe mbajn\u00eb me gjongul fjalime patetike kund\u00ebr Korrupsionit q\u00eb paska mbytur gjithcka. Dhe guxojn\u00eb e b\u00ebjn\u00eb thirrje e b\u00ebrtasin n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit p\u00ebr \u201crevolucion\u201d! <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Revolucion i panginjur p\u00ebr kolltuqe e ulluqe. Dhe kujtojn\u00eb ende se p\u00ebrball\u00eb kan\u00eb nj\u00eb elektorat debil q\u00eb i ha pa p\u00ebrtypur k\u00ebto profka e koqe ulliri. Sa shum\u00eb larg t\u00eb v\u00ebrtetave p\u00ebrv\u00ebluese q\u00eb jan\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ku Hysni Milloshi, e ku k\u00ebta pehlivan\u00eb e zab\u00ebrhan\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb hesapet kaluar dhe shajn\u00eb e tallen vet\u00ebm se p\u00ebrse u b\u00eb Kryetar i PKSH ! (Kur t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin milituar me dekada duartrokiteshin e u l\u00ebpihen edhe sot (?).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Por ideali dhe bindja e tij personale nuk ishte aspak p\u00ebr karrier\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb mjelur lop\u00ebn sic b\u00ebn\u00eb disa bllokmen\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe n\u00eb fund iknin \u201csi ata minjt\u00eb q\u00eb largohen tufa-tufa nga nj\u00eb anije q\u00eb po mbytet\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu bllokmen\u00ebt e rinj. Idealizmit dhe ndershm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij nuk i qasen as te thembra e k\u00ebmb\u00ebs. Disa tekste t\u00eb k\u00ebng\u00ebve q\u00eb kompozoi e interpretoi Avni Mula me shok\u00eb, mjaft qytetar\u00eb e politikan\u00eb majtas e djathtas, i m\u00ebrm\u00ebrijn\u00eb ende. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paradokse trishtuese. Rrodh\u00ebn mbi 10 vite q\u00eb Hysniu iku e prehet te Neta e shtrenjt\u00eb, n\u00eb paqe me veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u2026Ai ishte dhe mbeti disa minare m\u00eb lart nga k\u00ebta sojs\u00ebz\u00eb me spaleta verbuese \u201cdemokratike\u201d, q\u00eb edhe turpin duan ta han\u00eb me buk\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.gazetatema.net\/blogu-tema\/-ku-i-ke-milionat-o-hysni-milloshi--i372284\"><span style=\"color: #0000ff;\">Tema<\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kristo M\u00ebrtiri T\u00eb njoh\u00ebsh mir\u00eb nj\u00eb njeri, duhet t\u00eb hash nj\u00eb thes me krip\u00eb, o bir! Un\u00eb, Hysni Milloshin nuk e kam njohur si \u201ckomunist\u201d dhe as si Kryetar i PKSH n\u00eb pluraliz\u00ebm. Kur isha ushtar(3 vjet), e takova nga af\u00ebr si student ushtarak shum\u00eb simpatik n\u00eb Deg\u00ebn e Gazetaris\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":572136,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-572135","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/572135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=572135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/572135\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/572136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=572135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=572135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=572135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}