{"id":565802,"date":"2022-12-05T20:00:38","date_gmt":"2022-12-05T19:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=565802"},"modified":"2022-12-05T20:04:46","modified_gmt":"2022-12-05T19:04:46","slug":"afera-e-inceneratoreve-ne-qender-te-vetingut-te-prokurores-mariola-mertiri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/12\/05\/afera-e-inceneratoreve-ne-qender-te-vetingut-te-prokurores-mariola-mertiri\/","title":{"rendered":"\u2018Afera e incenerator\u00ebve\u2019 n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vetingut t\u00eb prokurores Mariola M\u00ebrtiri","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_565803\" style=\"width: 1034px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Mertiri.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-565803\" class=\"wp-image-565803 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Mertiri.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"768\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Mertiri.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Mertiri-300x225.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Mertiri-768x576.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-565803\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Mariola M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto nga: BIRN<\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Vladimir Karaj<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prezantoi si gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb kriterin e figur\u00ebs s\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Mariola M\u00ebrtiri dhe i k\u00ebrkoi asaj shpjegime p\u00ebr lidhjet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit me personat e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsionit n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si\u00e7 lexoi relatori Roland Ilia, prokurores i ishin k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr lidhje \u201c<em>t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb t\u00ebrthorta\u201d<\/em> me Stela Gugalljan, Klodian Zoton dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim apo marr\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK me akuza t\u00eb korrupsionit. Ilia vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto kontakte nuk ishin deklaruar, pavar\u00ebsisht se bashk\u00ebshorti i subjektit kishte punuar p\u00ebr kompanit\u00eb e drejtuar nga Zoto e Gugallja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurorja Mariola M\u00ebrtiri \u00ebsht\u00eb kunata e Mirel M\u00ebrtirit dhe Stela Gugalljes, por ajo mohoi n\u00eb fjal\u00ebn e saj t\u00eb kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. \u00a0Ajo i tha KPK-s\u00eb se njohjet e saj me kunat\u00ebn \u00a0kishin qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipta dhe lidheshin vet\u00ebm prej faktit se ajo ishte bashk\u00ebjetuese e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Nd\u00ebrsa mohoi t\u00eb njihte Zoton dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb afer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebrtirit iu k\u00ebrkuan po ashtu shpjegime mbi blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa iu vun\u00eb n\u00eb dukje dyshimet e ngritura p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me shit\u00ebsin e apartamentit dhe iu b\u00ebn\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me tre dosje q\u00eb kishte hetuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimi administrativ po kryhet nga trupa e kryesuar prej Etleda \u00c7iftjas, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtare Pamela Qirko, nd\u00ebrsa v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Willem Brower.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mariola M\u00ebrtiri p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe punoi si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Prej vitit 2016, M\u00ebrtiri e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimi mbi figur\u00ebn<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr prokuroren Mariola M\u00ebrtiri. Po ashtu edhe n\u00eb raportin e dyt\u00eb, pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsim nga KPK, DSIK nuk kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje probleme sa i p\u00ebrket prokurores, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre raporteve, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit i kishte paraqitur Komisionit gjetje n\u00eb lidhje me kontakte t\u00eb M\u00ebrtirit me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr shfryt\u00ebzim prostitucioni dhe trafik narkotik\u00ebsh. Komisioneri Roland Ilia p\u00ebrmendi inicialet A.G dhe V.Z\u00a0 t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb. Ilia tha se M\u00ebrtiri nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb kontakt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas KPK, A.G., ishte personi q\u00eb i kishte shitur M\u00ebrtirit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj apartamentin n\u00eb Fier p\u00ebr 4.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011. Ilia vuri n\u00eb dukje m\u00eb her\u00ebt edhe dyshimet se apartamenti ishte bler\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe po ashtu edhe se ndaj personit kishte pasur hetime n\u00eb prokurorin\u00eb e Fierit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurorja M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi t\u00eb kishte pasur njohje apo kontakt me k\u00ebt\u00eb person. Sipas saj, ai ishte thjesht personi me prokur\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shiste apartamentin. Ajo kund\u00ebrshtoi q\u00eb apartamenti t\u00eb ishte bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb dhe iu referua disa fakteve q\u00eb sipas saj kishin ndikuar n\u00eb \u00e7mim. Ajo mohoi po ashtu t\u00eb kishte hetuar personin n\u00eb konflikt interesi dhe tha se kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga dosja q\u00eb p\u00ebrfshinte k\u00ebt\u00eb person.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">ONM kishte referuar po ashtu mbi lidhjet e subjektit me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy t\u00eb par\u00ebt t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe i treti i arrestuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si afera e incenerator\u00ebve. Raporti i ONM p\u00ebrfshinte edhe Mirel M\u00ebrtirin, kunat i subjektit, por KPK nuk i kishte kaluar barr\u00eb prove prokurores, duke qen\u00eb se SPAK nuk e kishte at\u00eb t\u00eb pandehur n\u00eb momentin e kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Emrat e personave n\u00eb fjal\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn me iniciale nga Ilia, q\u00eb lexoi raportin, por ata jan\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebrisht dhe n\u00ebn akuz\u00eb nga SPAK p\u00ebr korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Zoto e Gugallja jan\u00eb t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, nd\u00ebrsa Myrtezani \u00ebsht\u00eb i arrestuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-administratorit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Fierit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas ONM-s\u00eb, M\u00ebrtiri dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb t\u00ebrthorta dhe kishin pasur p\u00ebrfitime nga personat n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrfshi pages\u00ebn e bashk\u00ebshortit n\u00eb pun\u00eb nga kompanit\u00eb e tyre, p\u00ebrdorimin p\u00ebr udh\u00ebtim t\u00eb makinave t\u00eb k\u00ebtyre personave e t\u00eb ngjashme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurorja i kund\u00ebrshtoi gjetjet. Ajo tha se ishte indinjuar nga ato q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb fusnot\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se kontaktet me kunatin dhe kunat\u00ebn kishin qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes familjare. Ajo tha se kishte nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do lidhje pas akuzave nga SPAK ndaj Gugalljas dhe shtoi se kjo kishte ndodhur \u201cmadje edhe para se (akuzat) t\u00eb b\u00ebheshin publike\u201d. Ajo tha se personat e tjer\u00eb nuk i njihte, e cil\u00ebsoi rolin e bashk\u00ebshortit si drejtues sigurie n\u00eb kompani si jo vendimmarr\u00ebs dhe pretendoi se kishte vet\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebtim familjar me Gugallen n\u00eb Vjen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">V\u00ebzhguesi Willem Brower i b\u00ebri disa pyetje M\u00ebrtirit n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet me Gugalljan dhe k\u00ebrkoi m\u00eb pas sqarime mbi rolin e bashk\u00ebshortit n\u00eb kompanit\u00eb e akuzuara nga SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eblloj M\u00ebrtiri mohoi akuzat se kishte hetuar n\u00eb konflikt interesi nj\u00eb dosje ndaj nj\u00eb kompanie n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb vit pas hetimeve ishte pun\u00ebsuar bashk\u00ebshorti. Ajo tha se i shoqi ishte pun\u00ebsuar nga administratori i ri i kompanis\u00eb dhe jo nga personi i cili ishte hetuar prej saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimi pasuror<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Hetimi p\u00ebr pasurin\u00eb e prokurores duket se ishte fokusuar n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2011, p\u00ebrmes 2.2 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb marra dhurat\u00eb nga vjehrri dhe v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit dhe 2.2 milion\u00eb t\u00eb marra si kredi e but\u00eb nga Bashkia e Fierit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KPK vuri n\u00eb dukje fillimisht se kishte hetuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dhuruesve. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni, v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, Mirel M\u00ebrtiri nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb dhuronte shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, as vjehrri nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb dhuronte shum\u00ebn prej 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh. Analiza financiare e b\u00ebr\u00eb nga KPK, duke mos i marr\u00eb parasysh k\u00ebto shuma e nxirrte prokuroren me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebrtiri e cil\u00ebsoi analiz\u00ebn si pa logjik\u00eb ekonomike. Ajo tha se hetimi ndaj dy dhuruesve ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishin subjekte rivler\u00ebsimi, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e tyre nuk ishin marr\u00eb parasysh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebrtiri tha se si kunati dhe vjehrri kishin pasur t\u00eb ardhura. Duke iu referuar Mirel M\u00ebrtirit, ajo tha se KPK kishte konsideruar shpenzim nj\u00eb investim n\u00eb vitin 2004, por q\u00eb sipas saj nuk mund t\u00eb ndikonte n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2011. Ajo tha se kunati kishte shitur aksione dhe po ashtu ai dhe bashk\u00ebjetuesja, kishin pasur t\u00eb ardhura dhe vet\u00ebm pagat e tyre ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb siguruar shum\u00ebn e dhuruar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr vjehrrin ajo tha se KPK nuk kishte marr\u00eb parasysh p\u00ebrfitimet nga blegtoria dhe nj\u00eb kthim huaje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 95\u2019 dhe kthyer n\u00eb vitin 2009. M\u00ebrtiri tha se ishin paraqitur prova t\u00eb plota p\u00ebr k\u00ebto burime dhe se i kishte deklaruar ato n\u00eb vijim. Ajo iu referua precedent\u00ebve t\u00eb vendosur nga KPA n\u00eb lidhje me burimet financiare t\u00eb personave t\u00eb lidhur. M\u00ebrtiri shtoi se ky ishte bilanci i vet\u00ebm negativ dhe kishte t\u00eb b\u00ebnte me blerjen e sht\u00ebpis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurores iu k\u00ebrkuan shpjegime n\u00eb lidhje me p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb. Ajo pretendoi se n\u00eb momentin e aplikimit kishte plot\u00ebsuar kriteret ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00ebrtiri po ashtu dha p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me mos deklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb kompani. Ajo tha se ato ishin krijuar para martese, ajo nuk kishte pasur as kontribut n\u00eb to dhe as p\u00ebrfitim dhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb deklarimi k\u00ebto aksione nuk kishin asnj\u00eb vler\u00eb pasi kompania ishte mbyllur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurores iu k\u00ebrkua llogari edhe n\u00eb lidhje me hetimet e kryera prej saj n\u00eb tre raste. KPK vuri n\u00eb dukje se ajo nuk kishte kryer veprime n\u00eb hetimin e nj\u00eb dosje dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjime. M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se vepra penale d\u00ebnohej m\u00eb pak se limiti i k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb autorizuar p\u00ebrgjime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte kryer detyr\u00ebn me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet n\u00eb dat\u00ebn 7 n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE<\/span>: Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2022\/12\/05\/afera-e-inceneratoreve-ne-qender-te-vetingut-te-prokurores-mariola-mertiri\/\">Reporter.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prezantoi si gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb kriterin e figur\u00ebs s\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Mariola M\u00ebrtiri dhe i k\u00ebrkoi asaj shpjegime p\u00ebr lidhjet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit me personat e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsionit n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve. Si\u00e7 lexoi relatori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":565803,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-565802","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/565802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=565802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/565802\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/565803"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=565802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=565802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=565802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}