{"id":564237,"date":"2022-11-28T11:06:23","date_gmt":"2022-11-28T10:06:23","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=564237"},"modified":"2022-11-28T11:06:23","modified_gmt":"2022-11-28T10:06:23","slug":"presidenti-begaj-nga-ceremonia-e-flamurit-ne-vlore-duhet-ta-duam-atdheun-me-vepra-sherbim-e-idealizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/11\/28\/presidenti-begaj-nga-ceremonia-e-flamurit-ne-vlore-duhet-ta-duam-atdheun-me-vepra-sherbim-e-idealizem\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj nga ceremonia e flamurit n\u00eb Vlor\u00eb: Duhet ta duam atdheun me vepra, sh\u00ebrbim e idealiz\u00ebm","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-564238\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj.jpg\" alt=\"\" width=\"834\" height=\"425\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj.jpg 834w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj-300x153.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj-768x391.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/bbegaj-568x290.jpg 568w\" sizes=\"auto, (max-width: 834px) 100vw, 834px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb ceremonin\u00eb e ngritjes s\u00eb flamurit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, presidenti i vendit Bajram Begaj uroi shqiptar\u00ebt p\u00ebr 110-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Begaj tha se pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i madh i kombit shqiptar. Ai u shpreh se historia e vendit ka qen\u00eb e mbushur me luft\u00ebra dhe sakrifica p\u00ebr liri, dije e progres dhe shtoi se detyra e shqiptar\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb ta duam atdheun me vepra: <em>\u201cPavar\u00ebsisht arritjeve, kemi rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpara. Por ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, m\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb ta duam atdheun me vepra, me sh\u00ebrbim dhe idealiz\u00ebm, ashtu si patriot\u00ebt e m\u00ebdhenj, q\u00eb nderojm\u00eb sot\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Begaj shtoi se ne kemi detyrim p\u00ebr fuqizim t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Fjalimi i Begajt:<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me g\u00ebzim dhe krenari t\u00eb ligjshme, Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton sot p\u00ebr t\u00eb kremtuar 110 \u2013 vjetorin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kumboi Himni i Pavar\u00ebsimit t\u00eb Shtetit t\u00eb ri Shqiptar, t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb hynte n\u00eb epok\u00ebn e m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit, si kuror\u00ebzim i p\u00ebrpjekjeve, aspiratave dhe sakrificave t\u00eb panum\u00ebrta shekullore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Patriot\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe m\u00ebndjendritur, nga t\u00eb gjitha viset e Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebhequr nga i urti Ismail Qemali, jet\u00ebsuan p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare dhe i dhan\u00eb atdheut, vendin q\u00eb i takonte n\u00eb familjen e madhe t\u00eb kombeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia jon\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb histori luft\u00ebrash e sakrificash t\u00eb paepura p\u00ebr liri, \u00ebsht\u00eb histori p\u00ebrpjekjesh t\u00eb pafundme p\u00ebr dije e progres, \u00ebsht\u00eb histori e nj\u00eb populli q\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn dhe atdheun e ka mbi gjith\u00e7ka.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ngritja e flamurit n\u00eb Vlor\u00eb nuk qe nj\u00eb akt i ve\u00e7uar i nj\u00eb grupi atdhetar\u00ebsh. As dhurat\u00eb a produkt i konjukturave diplomatike, q\u00eb shpesh kishin d\u00ebmtuar interesat e kombit shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb ishte dhe mbetet vep\u00ebr e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriot\u00ebve t\u00eb panum\u00ebrt, q\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike, n\u00eb dit\u00ebt e rrezikut t\u00eb madh, jet\u00ebsuan vullnetin shekullor t\u00eb popullit, me shum\u00eb guxim dhe largpam\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishte trim\u00ebria e djelmnis\u00eb kosovare dhe asaj mbar\u00ebshqiptare, q\u00eb me heroizmin e q\u00ebndres\u00ebn e kultivuar nd\u00ebr shekuj, i dol\u00ebn p\u00ebr zot vatanit dhe i demonstruan mbar\u00eb bot\u00ebs shenjt\u00ebrin\u00eb e liris\u00eb, gjuh\u00ebs, atdheut dhe identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kurora e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb dashur \u00ebsht\u00eb e mbushur me gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, q\u00eb nga lavdia e Gjergj Kastriotit, tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hapja e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Lidhja e Pej\u00ebs, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme shqiptare n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XX.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I kujtojm\u00eb sot, t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit ton\u00eb, q\u00eb brezat t\u00eb mos harrojn\u00eb, q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb me mir\u00ebnjohje paraardh\u00ebsit e tyre dhe t\u00eb mbushen me krenari p\u00ebr atdheun, flamurin dhe identitetin komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I kujtojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, si individ\u00eb dhe shoq\u00ebri, p\u00ebr p\u00ebrparimin dhe begatimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb atdheut dhe kombit ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse ky flamur dhe kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb amaneti i t\u00eb par\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb gjith\u00ebve ne.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">110 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Ballkan, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kombi shqiptar ka forcuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pozitat dhe rolin e tij t\u00eb merituar, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb faktor dhe aktor i besuesh\u00ebm p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe fqinj\u00ebsin\u00eb e mir\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e denj\u00eb e NATO-s, aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe politike dhe ushtarake n\u00eb bot\u00eb, por edhe aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vlerave, t\u00eb demokracis\u00eb dhe prosperitetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb partnere e besuar dhe aleate e SHBA-s\u00eb, BE-s\u00eb, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe shum\u00eb vendeve t\u00eb tjera mike n\u00eb bot\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse para 110 viteve diskutohej cozp\u00ebzimi i trojeve shqiptare, sot Shqip\u00ebria si nj\u00eb an\u00ebtare e p\u00ebrkohshme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb Organizat\u00ebn e\u00a0 Kombeve t\u00eb Bashkuara, luan rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e paqes, siguris\u00eb dhe p\u00ebr promovimin e demokracis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb objektivin strategjik t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, si e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb dhe rruga m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb faktorin shqiptar n\u00eb rajon dhe vet\u00eb rajonin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, mblidhet samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor. Nj\u00eb ngjarje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb mesazh mb\u00ebshtetjeje dhe inkurajimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb n\u00eb familjen evropiane duke nxitur nj\u00ebherazi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shtuar p\u00ebr institucionet dhe klas\u00ebn politike p\u00ebr vijimin e reformave dhe avancimin e agjend\u00ebs evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht arritjeve, kemi rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpara. Por ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, m\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb ta duam atdheun me vepra, me sh\u00ebrbim dhe idealiz\u00ebm, ashtu si patriot\u00ebt e m\u00ebdhenj, q\u00eb nderojm\u00eb sot.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Historia jon\u00eb e lasht\u00eb dhe e re na vjen si amanet. Askund m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb Vlor\u00ebn e flamurit, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, nuk mund t\u00eb marr\u00eb vler\u00eb mesazhi p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, dhe m\u00eb s\u00eb pari t\u00eb klas\u00ebs politike dhe institucioneve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne duhet t\u00eb jemi bashk\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor, p\u00ebr forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e \u00e7do individi dhe t\u00eb drejtave, q\u00eb burojn\u00eb nga kushtetuta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet t\u00eb jemi bashk\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pabarazis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb; bashk\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi; bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb arsimuar; p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb barabarta, t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb institucioneve q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve, e t\u00eb rinjve q\u00eb gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe shpres\u00eb p\u00ebr \u00ebndrrat dhe idealet e tyre q\u00eb t\u00eb ardhmen tyre ta nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb vendlindjen e ture shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kaq.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne kemi detyrim p\u00ebr fuqizim t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb rajon. Kemi detyrim ndaj v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Malin e Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe diaspor\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve kushtuese dhe komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me ata nuk na bashkon vet\u00ebm gjuha dhe historia e p\u00ebrbashk\u00ebt, por edhe aspirata komb\u00ebtare e Integrimit Europian dhe vlerat q\u00eb ne ndajm\u00eb e d\u00ebshmojm\u00eb p\u00ebr paqen, bashk\u00ebjetes\u00ebn, mir\u00ebkuptimin dhe begatin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kemi sakrifikuar si asnj\u00eb komb tjet\u00ebr n\u00eb rajon, por sot Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i lir\u00eb dhe i pavarur, q\u00eb synon integrimin n\u00eb BE dhe nATO.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria mundet dhe duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb fuqizimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do drejtim, t\u00eb jet\u00eb z\u00ebri i saj sa her\u00eb t\u00eb jet\u00eb e nevojshme; bashk\u00ebudh\u00ebtare dhe mb\u00ebshtet\u00ebse e pal\u00ebkundur e rrug\u00ebtimit t\u00eb saj Euro-Atlantik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Patriot\u00ebt e m\u00ebdhenj q\u00eb nderojm\u00eb sot jan\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i bashkimit p\u00ebr interesat komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me k\u00ebt\u00eb mesazh, un\u00eb dua t\u2019i b\u00ebj apel sot vet\u00ebdijes shqiptare se atdheu dhe kombi kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkushtimin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, sh\u00ebrbimin dhe dashurin\u00eb e secilit prej nesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga Vlora e bukur e flamurit, uroj sot t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi, n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, Arb\u00ebresh\u00ebt, dhe shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb: G\u00ebzuar dit\u00ebn e Flamurit! G\u00ebzuar 110-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e ngritjes s\u00eb flamurit n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, presidenti i vendit Bajram Begaj uroi shqiptar\u00ebt p\u00ebr 110-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Begaj tha se pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i madh i kombit shqiptar. Ai u shpreh se historia e vendit ka qen\u00eb e mbushur me luft\u00ebra dhe sakrifica p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":564238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-564237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/564237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=564237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/564237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/564238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=564237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=564237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=564237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}