{"id":561654,"date":"2022-11-15T23:16:55","date_gmt":"2022-11-15T22:16:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=561654"},"modified":"2022-11-16T00:05:42","modified_gmt":"2022-11-15T23:05:42","slug":"mero-baze-promovon-librin-e-ri-per-historine-politike-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/11\/15\/mero-baze-promovon-librin-e-ri-per-historine-politike-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Mero Baze promovon librin e ri p\u00ebr historin\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/kopertina-mero-baze.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-561655\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/kopertina-mero-baze.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"488\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/kopertina-mero-baze.jpg 640w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/kopertina-mero-baze-300x229.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mero Baze vjen n\u00eb panairin e librit me nj\u00eb lib\u00ebr mbi historin\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs e cila ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht fatin e saj n\u00ebn Serbi. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1989, kur Kosov\u00ebs ju hoq dhe ajo pak autonomi q\u00eb kishte dhe deri n\u00eb vitin 1999, kur ajo fitoi lirin\u00eb e m\u00eb pas pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Libri \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dokumente origjinale t\u00eb ish qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebrgim shtypit t\u00eb koh\u00ebs arkivave t\u00eb huaja dhe dokumenteve t\u00eb deklasifikuara t\u00eb SHBA. Nj\u00eb pjes\u00eb interesante n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb dhe vet d\u00ebshmit\u00eb e gazetarit, autorit t\u00eb librit, i cili ka qen\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me pun\u00ebn e tij si gazetar\u00eb me Kosov\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Libri \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb ka nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs deri n\u00eb shpalljen formale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb saj dhe zgjedhjet e Majit t\u00eb vitit 1992.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb betej\u00ebs diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ndihm\u00ebn e pakursyer t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb at\u00eb drejtim si dhe konfliktet me Berish\u00ebn i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrdorte lidershipin e Kosov\u00ebs p\u00ebr interesa t\u00eb veta politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr depresionin pas Daytonit, krijimin e UCK, konfliktet brenda politik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, raportet e v\u00ebshtira me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe disa tendenca negative t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pjesa e fundit i kushtohet betej\u00ebs finale p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb nisi n\u00eb Rambuje dhe p\u00ebrfundoi me bombardimin e Serbis\u00eb dhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ka d\u00ebshmi personale t\u00eb autorit i cili ndoqi nga af\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konferenc\u00ebn e Rambujes dhe m\u00eb pasi si gazetar mbresat nga \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Libri ka mbi 600 referenca me burime informacioni dhe nj\u00eb album fotografish nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat autori fal\u00ebnderon ve\u00e7an\u00ebrisht fotografin Enver Bylykbashi q\u00eb i ka dhuruar foto e Kuvendit t\u00eb Ka\u00e7anikut Shtator 1990, ato t\u00eb 2 Korikut 1990 si dhe pamje nga dita e heqjes s\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 23 mars 1989.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Libri \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me nj\u00eb parath\u00ebnie nga publicisti i shquar Pre\u00e7 Zogaj. Ai \u00ebsht\u00eb botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cUET Press\u201d e Universitetit Evropain t\u00eb Tiran\u00ebs dhe do t\u00eb gjendet prej nes\u00ebr n\u00eb stendat e panairit t\u00eb librit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb posht\u00eb po botojm\u00eb hyrjen e k\u00ebtij libri nga vet autori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si shum\u00eb koleg\u00eb gazetar\u00eb, un\u00eb kisha d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shkruar lib\u00ebr rreth historis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, asaj nyjeje t\u00eb historis\u00eb q\u00eb ndryshoi p\u00ebrjet\u00ebsisht fatin e saj. I vetmi d\u00ebshmitar i madh ishte Bujar Bukoshi. K\u00ebrkesa ime p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mb\u00ebshtetur edhe mbi fakte arkivore, i ngjallte gjithmon\u00eb m\u00ebdyshje q\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb indiferenc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kishin mbetur ishin sh\u00ebnimet dhe dokumentet q\u00eb ai kishte konsultuar gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve angazhuar n\u00eb at\u00eb projekt. Rreth dhjet\u00eb kuti t\u00eb mbushura p\u00ebrplot; dokumente, fakse, letra, fjalime, dekrete, rekomandime, k\u00ebshilla, lista luft\u00ebtar\u00ebsh, rrog\u00ebtar\u00ebsh, m\u00ebsuesish, mjek\u00ebsh, k\u00ebrkesa, k\u00ebrc\u00ebnime, ankesa&#8230; ishin mbyllur e po jepnin shpirt n\u00eb ato bimsa kartoni, si d\u00ebshmitare p\u00ebr eksperimentin m\u00eb t\u00eb pabesu- esh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb &#8211; ngritjen e nj\u00eb shteti n\u00eb let\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Letrat, si gjymtyr\u00ebt e vetme, mitra e shtetit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Ko- sov\u00ebs, po zverdheshin, po \u201ctreteshin\u201d n\u00eb kuti kartoni, duke u v\u00ebrtitur si refugjate nga nj\u00eb apartament n\u00eb tjetrin, kudo ku zhvendosej n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, njeriu q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsoi. Ishte ky \u201cshtet n\u00eb letra\u201d q\u00eb n\u00eb fakt bindi n\u00eb fillim shqiptar\u00ebt, pastaj dhe bot\u00ebn, se mund t\u00eb b\u00ebhej shteti i v\u00ebrtet\u00eb i Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto kuti kartoni imitojn\u00eb fatin e dikursh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, fat i pamerituar edhe p\u00ebr to. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ibrahim Rugova, udh\u00ebheq\u00ebsi i pazakont\u00eb i nj\u00eb populli q\u00eb e adhuronte ngase nuk i ngjante, kishte vdekur nd\u00ebrkoh\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb eksperiment t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nje- riu q\u00eb kishte shkruar p\u00ebr Budin e Bogdanin e kat\u00ebrqind viteve\u00a0 \u00a0m\u00eb par\u00eb, q\u00eb i kishte zhvarrosur ata dhe i kishte sjell\u00eb t\u00eb gjall\u00eb para historis\u00eb, nuk shkroi m\u00eb shum\u00eb se tri fjali p\u00ebr kauz\u00ebn e vet. T\u00eb gjitha p\u00ebrmblidheshin te durimi dhe paqja p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, n\u00ebn mbi- k\u00ebqyrjen e OKB-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tri ide profetike q\u00eb n\u00eb fakt u b\u00ebn\u00eb realitet. Dhe ai, si p\u00ebr ta fshir\u00eb si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, la vet\u00ebm k\u00ebto tri fjali si d\u00ebshmi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bujar Bukoshi, t\u00eb cilin e ngarkoi kryeminist\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij projekti futurist, krejt i ndrysh\u00ebm, ishte nj\u00ebsh me t\u00eb, por jo i nj\u00ebjt\u00eb. Plot energji, impulsiv, i kulturuar dhe i suksessh\u00ebm si mjek, \u00a0ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari i fundit q\u00eb mund t\u00eb na l\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb nga \u00e7far\u00eb u b\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit t\u00eb shekullit XX, kur lindi shteti i dyt\u00eb shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fillimisht, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb sistemoj arkiv\u00ebn e tij, kuptova dy gj\u00ebra kryesore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E para, sesi nj\u00eb ide e madhe mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe nuk mposhtet nga meskinitetet e vogla; rr\u00ebmuja, pafuqia, mungesa e burimeve njer\u00ebzore, p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E dyta, nj\u00eb ide e madhe vret si me magji \u00e7do shfaqje t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb shoq\u00ebron shtetet tona t\u00eb lira e legjitime. Vret korrupsionin, abuzimin dhe mban t\u00eb ndezur energji idealizmi q\u00eb i kupton vet\u00ebm pasi ky eksperiment ka p\u00ebrfunduar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb shikosh si jan\u00eb grumbulluar miliona franga apo marka, si jan\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb struktura paralele arsimi apo sh\u00ebn- det\u00ebsie, si financoheshin institucionet akademike apo dhe shty- pi, pastaj si financoheshin luft\u00ebtar\u00eb dhe lobist\u00eb, pa asnj\u00eb in- stitucion kontrolli mbi ta, kupton se ajo ka qen\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb e magjishme q\u00eb askush nuk mund ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">As ata q\u00eb e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb here!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Padija p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i priste ka qen\u00eb arma e tyre e fort\u00eb. Ata nuk i dinin problemet me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballeshin, nuk e di- nin se mund t\u00eb d\u00ebshp\u00ebroheshin, a t\u00eb p\u00ebrlesheshin me nj\u00ebri- tjetrin, nuk e dinin se mund t\u2019i arrestonin, mund t\u2019i vrisnin, nuk e dinin se n\u00eb fund mund t\u00eb ishin edhe shkat\u00ebrruesit e asaj \u00ebn- drre. Ata thjesht e nd\u00ebrmor\u00ebn at\u00eb akt si rrug\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe ia dol\u00ebn!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe kjo \u00ebsht\u00eb kryearsye p\u00ebrse po zhytem n\u00eb k\u00ebto arka kartoni, p\u00ebr t\u00eb ngjallur s\u00eb paku di\u00e7ka nga d\u00ebshmit\u00eb e asaj de- kade. Pres plot t\u00eb zem\u00ebruar t\u00eb m\u00eb qortojn\u00eb q\u00eb nuk i kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha dhe plot entuziast\u00eb q\u00eb i hyra k\u00ebsaj pune. Por as do t\u00eb m\u00ebrzitem, as do t\u00eb g\u00ebzohem nga askush.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dua t\u00eb l\u00eb disa d\u00ebshmi mbi at\u00eb q\u00eb ka ndodhur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pastaj plot t\u00eb tjer\u00eb mund ta plot\u00ebsojn\u00eb e ta zgjerojn\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrshkruaj ndryshimet e viteve 1989- 1992, kur Kosova \u201cb\u00ebri letrat\u201d e shtetit t\u00eb saj, jo si biografi t\u00eb Bujar Bukoshit, por si histori t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi. M\u00eb pas do t\u00eb ndalem te qeveria e tij, te institucionet e Kosov\u00ebs, te betejat diplomatike t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, te miti i rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore, energjia e re q\u00eb solli Ushtria C\u0327lirimtare e Kosov\u00ebs, gjarp\u00ebrimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj n\u00eb shtigje t\u00eb panjohura, deri te liria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E v\u00ebrteta e madhe \u00ebsht\u00eb se rruga drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ko- sov\u00ebs mund t\u00eb ishte e gjat\u00eb dhe e pashpres\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb lindte UC\u0327K dhe t\u00eb provokonte nd\u00ebrhyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Por nga ana tjet\u00ebr, ajo dit\u00eb nuk do t\u00eb vinte kurr\u00eb, n\u00eb- se problemi i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb hynte n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebn- dimore si problem i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb orientuar nga Per\u00ebndimi q\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj themelore me rrug\u00eb paq\u00ebsore. Befasia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Per\u00ebndim pas vitit 1990, ishte rruga q\u00eb ndoqi Ibrahim Rugova p\u00ebr ta ruajtur Kosov\u00ebn nga goditja e par\u00eb fatale q\u00eb mund t\u00eb merrte bashk\u00eb me shembjen e Jugosllavis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Orientimi nga Per\u00ebndimi dhe rezistenca paq\u00ebsore, justifikuan lindjen e UC\u0327K-s\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjen ushtarake per\u00ebn- dimore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">UC\u0327K fillimisht ka qen\u00eb ide politike e nj\u00eb grupi t\u00eb cak- tuar, n\u00eb opozit\u00eb me p\u00ebrcaktimin e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore q\u00eb ki- shin institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Si ide politike ajo u kishte dh\u00ebn\u00eb autoritet t\u00eb caktuar mbart\u00ebsve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fillimisht ishte b\u00ebrtham\u00eb politike q\u00eb nxiste veprime ush- tarake sporadike n\u00eb Kosov\u00eb, duke dep\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebrmjet kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb ofensiv\u00ebs serbe t\u00eb pranver\u00ebs 1998, sidomos pas ma- sakr\u00ebs s\u00eb Drenic\u00ebs, \u00e7dokush q\u00eb rrokte pushk\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbije- tuar n\u00eb Kosov\u00eb deklarohej se ishte UC\u0327K. Edhe vet\u00eb formacio- net ushtarake t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, hyn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn emblem\u00ebn e UC\u0327K-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo s\u2019ishte organizat\u00eb e krijuar nga lart, por organizim spontan n\u00eb terren q\u00eb u vendos n\u00ebn kontroll politik nga mbart\u00ebsit e asaj ideje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kund\u00ebrshtar\u00ebt e pacifizimit nuk ishin kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb paqes. Ata u b\u00ebn\u00eb realizues t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pak para se t\u00eb p\u00ebrballej me gjykimin n\u00eb Hag\u00eb, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dikur ish-rival i ashp\u00ebr politik i Ibrahim Rugov\u00ebs, duke nderuar kujtimin e tij tha:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cLufta jon\u00eb ishte p\u00ebrpjekja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshtuar paqja n\u00eb Kosov\u00eb!\u201d. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.gazetatema.net\/kulture\/mero-baze-republika-e-pare-nje-perpjekje-per-te-shkruar-historine-politi-i364744\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Gazeta TemA<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze vjen n\u00eb panairin e librit me nj\u00eb lib\u00ebr mbi historin\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs e cila ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht fatin e saj n\u00ebn Serbi. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1989, kur Kosov\u00ebs ju hoq dhe ajo pak autonomi q\u00eb kishte dhe deri n\u00eb vitin 1999, kur ajo fitoi lirin\u00eb e m\u00eb pas pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Libri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":561655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-561654","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/561654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=561654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/561654\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/561655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=561654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=561654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=561654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}