{"id":538704,"date":"2022-07-28T20:48:40","date_gmt":"2022-07-28T18:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=538704"},"modified":"2022-07-28T20:48:40","modified_gmt":"2022-07-28T18:48:40","slug":"kurti-dialogu-me-serbine-eshte-i-rendesishem-por-objektiv-eshte-njohja-reciproke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/07\/28\/kurti-dialogu-me-serbine-eshte-i-rendesishem-por-objektiv-eshte-njohja-reciproke\/","title":{"rendered":"Kurti: Dialogu me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm por objektiv \u00ebsht\u00eb njohja reciproke","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-538705\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kurti-shba.png\" alt=\"\" width=\"1110\" height=\"629\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kurti-shba.png 1110w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kurti-shba-300x170.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kurti-shba-1024x580.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/kurti-shba-768x435.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1110px) 100vw, 1110px\" \/><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, duke qen\u00eb se sfidat n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb duke u shtuar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Uashington, zoti Kurti vler\u00ebsoi marr\u00ebveshjen prej mbi 236 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb dhe tha se dy vendet synojn\u00eb t\u00eb thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin ekonomik dhe rritjen e shk\u00ebmbimeve tregtare. <\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa bisedimet me Serbin\u00eb kan\u00eb ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, kryeministri Kurti tha n\u00eb intervist\u00ebn me kolegen Keida Kostreci, se Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka mohuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bisedimeve por se ato duhet t\u00eb jen\u00eb parimore dhe me synimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr njohje reciproke.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti kryeminist\u00ebr n\u00eb takimin me sekretarin Blinken dhe zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Washington u theksua marr\u00ebdh\u00ebnia e fort\u00eb mes dy vendeve. Cilat jan\u00eb mesazhet konkrete q\u00eb merrni k\u00ebtu dhe q\u00eb po i p\u00ebrcillni me vete n\u00eb vendin tuaj?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Albin Kurti:<\/strong>\u00a0Kur isha para dy muajve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, vizita dy javore u dominua nga nevoja e investimeve shtes\u00eb amerikane n\u00eb Kosov\u00eb por gjithashtu edhe p\u00ebr nj\u00eb siguri shtes\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb kushtet kur p\u00ebrballemi me pasojat kontinentale dhe jo vet\u00ebm t\u00eb invazionit t\u00eb pajutifikuesh\u00ebm dhe t\u00eb paprovokuesh\u00ebm t\u00eb Federat\u00ebs Ruse n\u00eb Ukrain\u00eb. Nd\u00ebrkaq k\u00ebsaj radhe erdh\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb konkrete nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebnshkrimin e programit Kompakt prej gjithsejt 236.7 milion\u00eb dollar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kontribuoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs duke filluar me baterit\u00eb akumuluese e deri te trajnimet dhe shkatht\u00ebsit\u00eb tjera profesionale dhe teknike n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Mir\u00ebpo ne me sekretarin Blinken nuk u ndal\u00ebm me kaq, diskutuam q\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona t\u00eb shk\u00eblqyeshme bilaterale e shtet\u00ebrore t\u2019i thellojm\u00eb dhe avancojm\u00eb me bashk\u00ebpunim ekonomik dhe rritje t\u00eb shk\u00ebmbimit tregtar por gjithashtu edhe duke pasur se dy sektor\u00eb q\u00eb Kosova e ka rritur buxhetin vjetor; bujq\u00ebsia dhe mbrojtja jan\u00eb dy fusha ku ne duam ta rrisim bashk\u00ebpunimin me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Takimi me sekretarin Blinken ishte i shk\u00eblqyesh\u00ebm, ishte i frytsh\u00ebm dhe shum\u00eb i p\u00ebrzem\u00ebrt, \u00ebsht\u00eb kremtim i marr\u00ebdh\u00ebnieve tona t\u00eb cilat po hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shkak se sfidat n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb duke u shtuar por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe investimi amerikan n\u00eb Kosov\u00eb gjithashtu mund t\u00eb vij\u00eb duke u shtuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Sekretari Blinken theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e normalizimit t\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nd\u00ebrkaq se zyrtar\u00eb amerikan\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb mes t\u00eb tjerash se nj\u00eb normalizim i till\u00eb do t\u00eb pengonte synimet ruse p\u00ebr destabilizimin e rajonit. N\u00eb drit\u00ebn e nj\u00eb situate t\u00eb re gjeo-politike a ka ndryshuar q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre bisedimeve?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Albin Kurti:<\/strong>\u00a0Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi mohuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre bisedimeve por kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb ato duhet t\u00eb jen\u00eb bisedime parimore n\u00eb t\u00eb cilat Kosova \u00ebsht\u00eb pal\u00eb dhe jo tem\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. P\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ashtu edhe p\u00ebr qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Kosova \u00ebsht\u00eb vend i pavarur, sovran, demokratik dhe integritet t\u00eb qart\u00eb territorial por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb ne e pranojm\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Serbin\u00eb nuk jan\u00eb normale, ne duam marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore rrjedhimisht duam normalizim t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe normalizimi b\u00ebhet me dialog i cili duhet ta ket\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme t\u00eb p\u00ebrqendruar te njohja reciproke dhe k\u00ebtu kemi dakordim t\u00eb plot\u00eb me sekretarin Blinken i cili \u00ebsht\u00eb aleat, partner dhe mik i madh i Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Kurti, Beogradi reagoi me zem\u00ebrim ndaj vendimit tuaj p\u00ebr t\u00eb kufizuar p\u00ebrdorimin aktual t\u00eb targave t\u00eb makinave q\u00eb hyjn\u00eb nga Serbia apo jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Serbi dhe p\u00ebr mas\u00ebn e reciprocitetit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dokumenteve personale t\u00eb qytetar\u00ebve serb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ka shqet\u00ebsime se vendosja e masave t\u00eb tilla mund t\u00eb nxis\u00eb tensione t\u00eb reja mes dy pal\u00ebve. Si ju p\u00ebrgjigjeni juve?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Albin Kurti:<\/strong>\u00a0Para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji ne kemi marr\u00eb dy vendime n\u00eb qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb japim nj\u00eb afat dy mujor i cili fillon prej t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gushtit q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb nacionalitetit serb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb targa t\u00eb automjeteve nga koha e (Slobodan) Milloshevi\u00e7it si PR, KM, PE, UR, GL, DJ, PZ e k\u00ebshtu me radh\u00eb t\u2019i shnd\u00ebrrojn\u00eb ato n\u00eb targa legjitime dhe legale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me \u00e7\u2019rast ne kemi ofruar edhe leht\u00ebsime p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shnd\u00ebrrim t\u00eb till\u00eb dhe gjithashtu nga e h\u00ebna t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dokumente t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia dhe duan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ne do t\u2019i pajisim me nj\u00eb dokument t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i cili tregon q\u00eb ata do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizin lirisht n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb e marrim 11 vjet pasi q\u00eb k\u00ebt\u00eb tashm\u00eb e ka nd\u00ebrmarr\u00eb Serbia nd\u00ebrkaq sa i p\u00ebrket atyre targave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Milloshevi\u00e7it, Serbia vet\u00eb e ka pranuar n\u00eb Bruksel q\u00eb ato duhet t\u00eb marrin fund mir\u00ebpo duket q\u00eb po i pengon zbatimi. Ne nuk jemi kund\u00ebr qytetar\u00ebve serb\u00eb p\u00ebrkundrazi ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb me ata t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligj e respektim kushtetutshm\u00ebris\u00eb. Pra k\u00ebto jan\u00eb masa p\u00ebr ligj dhe barazi dhe kund\u00ebr askujt.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti kryeminist\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Bashkimit Evropian p\u00ebr nj\u00eb takim nd\u00ebrmjet jush dhe presidentit serb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 m\u00eb 19 korrik d\u00ebshtoi. Ju that\u00eb se faji duhet t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa p\u00ebrmend\u00ebt q\u00eb p\u00ebrpjekjet nuk duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe e kritikuat Serbin\u00eb p\u00ebr moszbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve. A mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka nga pala juaj q\u00eb ky takim t\u00eb mos d\u00ebshtonte dhe m\u00eb gjer\u00eb si mund t\u00eb kontribuoj\u00eb Kosova drejt nj\u00eb dialogu konstruktiv?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Albin Kurti:<\/strong>\u00a0Un\u00eb jam gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb Bruksel p\u00ebr takimin e radh\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje bilaterale dhe nj\u00eb takim i till\u00eb ka pasur plan q\u00eb t\u00eb mbahet me dat\u00ebn 19 korrik, mir\u00ebpo nuk u mbajt p\u00ebr shkak se Beogradi zyrtar e refuzoi at\u00eb dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb shtyrje mbi nj\u00eb mujore. Pra dikur thoshin se duhet t\u00eb presin meqen\u00ebse nuk i kan\u00eb mbajtur zgjedhjet, e tash ndon\u00ebse po b\u00ebhen gati kat\u00ebr muaj q\u00eb i kan\u00eb mbajtur zgjedhjet, s\u00ebrish shkaktojn\u00eb vonesa t\u00eb paarsyeshme, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thjesht me faktin se p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrkesave t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Evropian, ata nuk d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb distancohen nga presidenti despotik Putin, nga Kremlini zyrtar dhe lufta q\u00eb e shkaktoi kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Pra, nuk duan q\u00eb t\u2019i v\u00ebn\u00eb sanksione Mosk\u00ebs, andaj edhe nuk e konstituojn\u00eb kuvendin, nuk e formojn\u00eb qeverin\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb takimet e parapara n\u00eb Bruksel me mua t\u00eb spostohen n\u00eb koh\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb do t\u00eb theksoj q\u00eb Kosova ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb me \u00e7do zyrtar t\u00eb saj, gjat\u00eb procesit t\u00eb Brukselit, konstruktive, kreative dhe e p\u00ebrkushtuar. Sekretari Blinken k\u00ebrkoi q\u00eb ne edhe m\u00eb tej t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb, por \u00ebsht\u00eb Beogradi ai i cili po punon kund\u00ebr marr\u00ebveshjeve dhe kund\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne jemi konstruktiv\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb Brukseli tashm\u00eb e ka regjistruar. Pra, n\u00eb vend se t\u00eb ndodh\u00eb takimi me 19 korrik, tash shpresohet q\u00eb mbase mund t\u00eb mbahet n\u00eb fund t\u00eb gushtit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb Beogradi thekson se ju nuk doni t\u2019i zbatoni marr\u00ebveshjet p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe dhe as vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr pronat e manastirit t\u00eb De\u00e7anit, p\u00ebr t\u00eb cilin ushtrohet trysni edhe nga autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si do t\u2019i zgjidhni k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Albin Kurti:<\/strong>\u00a0Jan\u00eb rreth 33 marr\u00ebveshje t\u00eb Brukselit dhe midis tyre nuk ka hierarki p\u00ebr ndonj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se nj\u00eb tjet\u00ebr. Pra Beogradi d\u00ebshiron q\u00eb marr\u00ebveshjet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn t\u2019i trajtoj si nj\u00eb tryez\u00eb suedeze ku mund t\u00eb p\u00ebrzgjedhin ata sipas interesave t\u00eb tyre shtet\u00ebrore. M\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin as t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb Asociacion i till\u00eb \u00e7far\u00eb e ka dashur gjithmon\u00eb Serbia. Ata m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kompensohen n\u00eb stilin e nj\u00eb Republike Serbe n\u00eb Bosnj\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb e kan\u00eb humbur Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dashur ta ken\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs praktikisht ka konstatuar q\u00eb asnj\u00ebri prej shtat\u00eb kapitujve t\u00eb asaj marr\u00ebveshje t\u00eb vitit 2015, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht m\u00eb gjithsej 23 nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ndon\u00ebse un\u00eb marr\u00eb shum\u00eb letra nga serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, asnj\u00ebra prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Asociacion. Pra, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr interes i Beogradit, sesa nevoj\u00eb e serb\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb manastirit t\u00eb De\u00e7anit, ne jemi p\u00ebr ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, pa dallim religjioni por trash\u00ebgimia kulturore dhe pron\u00ebsia nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe un\u00eb kam shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb time q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb bisedimet me autoritetet religjioze ortodokse n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb nacionalitetit serb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb mir\u00eb. Por duhet theksuar se ashtu si\u00e7 ne k\u00ebrkojm\u00eb nga Serbia t\u00eb distancohet n\u00eb t\u00eb tashmen nga Putini, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb distancohet edhe nga e kakuara, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Millosheviqi sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 24 hektar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dhurat\u00eb e Millosheviqit p\u00ebr manastirin e De\u00e7anit, ajo ka qen\u00eb pron\u00eb publike dhe nuk do t\u00eb duhej q\u00eb ta abstrahojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt. Por, un\u00eb dua nj\u00eb zgjidhje t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn publike, pa c\u00ebnuar e diskriminuar ask\u00ebnd.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong> <\/span>Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/6677824.html\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti thot\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, duke qen\u00eb se sfidat n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb duke u shtuar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Uashington, zoti Kurti vler\u00ebsoi marr\u00ebveshjen prej mbi 236 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb dhe tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":538705,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149,13],"tags":[],"class_list":["post-538704","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=538704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/538705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=538704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=538704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=538704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}