{"id":531902,"date":"2022-06-24T09:39:22","date_gmt":"2022-06-24T07:39:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=531902"},"modified":"2022-06-24T09:29:12","modified_gmt":"2022-06-24T07:29:12","slug":"prodhimi-i-kriptovalutave-do-te-tatohet-duke-filluar-nga-viti-i-ardhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/06\/24\/prodhimi-i-kriptovalutave-do-te-tatohet-duke-filluar-nga-viti-i-ardhshem\/","title":{"rendered":"Prodhimi i kriptovalutave do t\u00eb tatohet duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-531903\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/kriptovaluta-768x432-1.jpg\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"432\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/kriptovaluta-768x432-1.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/kriptovaluta-768x432-1-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria pritet t\u00eb tatoj\u00eb procesin e prodhimit (mining) t\u00eb kriptovalutave duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji i ri i tatimit mbi t\u00eb ardhurat, i hedhur p\u00ebr konsultim publik nga qeveria shqiptare, parashikon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb konceptin e t\u00eb ardhurave nga mjetet virutale, p\u00ebrfshi kriptomonedhat dhe tatimin e tyre. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Projektligji sjell p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrkufizimin e mjetit virtual, si \u201cpasqyrim digjital t\u00eb nj\u00eb vlere q\u00eb mund t\u00eb depozitohet, t\u00eb tregtohet apo t\u00eb transferohet n\u00eb form\u00eb digjitale, si dhe q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime pagesash ose investimesh apo si mjet shk\u00ebmbimi, duke p\u00ebrfshir\u00eb por pa u kufizuar te kriptomonedha\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihen pasqyrimet digjitale t\u00eb monedhave t\u00eb njohura zyrtarisht si t\u00eb nxjerra ose t\u00eb garantuara nga bankat qendrore ose nj\u00eb autoritet publik, t\u00eb letrave me vler\u00eb dhe mjeteve t\u00eb tjera financiare q\u00eb jan\u00eb parashikuar nga legjislacioni n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa nxjerrja ose p\u00ebrfitimi i mjeteve virtuale (mining) sipas ligjit n\u00ebnkupton \u201cveprimtarin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb fuqis\u00eb kompjuterike t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb sistemit p\u00ebr zgjidhjen e algoritmeve kriptografike, me q\u00ebllim konfirmimin e transaksioneve dhe p\u00ebrfitimin e mjeteve virtuale n\u00eb k\u00ebmbim, si dhe veprimtaria e p\u00ebrpunimit dhe konfirmimit t\u00eb transaksioneve p\u00ebrmes investimit t\u00eb nj\u00eb mjeti virtual t\u00eb caktuar nga ana e p\u00ebrdoruesve t\u00eb nyjeve kompjuterike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga nxjerrja\/p\u00ebrfitimi i mjeteve virtuale dhe t\u00eb ardhurat nga transaksionet me mjetet virtuale, sipas projektligjit, do t\u00eb klasifikohen si t\u00eb ardhura nga biznesi (n\u00eb rastet kur k\u00ebto aktivitete kan\u00eb nj\u00eb lidhje efektive me aktivitetin e biznesit) ose, n\u00eb rastin kur nuk konsiderohen si t\u00eb ardhura nga biznesi, do t\u00eb klasifikohen si t\u00eb ardhura nga investimi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkalla e tatimit do t\u00eb p\u00ebrcaktohet m\u00ebnyra e klasifikimit. T\u00eb ardhurat nga investimi sipas ligjit aktual dhe projektligjit t\u00eb ri tatohen n\u00eb mas\u00ebn 15%, me p\u00ebrjashtim t\u00eb dividend\u00ebve. T\u00eb ardhurat nga biznesi kan\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme tatimi, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb dhe form\u00ebs ligjore t\u00eb biznesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas projektligjit, m\u00ebnyra e llogaritjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb mjeteve virtuale do t\u00eb p\u00ebrcaktohet me udh\u00ebzim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2020, Shqip\u00ebria u b\u00eb nj\u00eb nga vendet e para q\u00eb vendosi t\u00eb rregullonte me ligj aktivitetin e tregtimit t\u00eb kriptovalutave, por jo nxjerrjen apo p\u00ebrfitimin e tyre. Ky ndryshim ka krijuar nj\u00eb lloj paqart\u00ebsie edhe mes organeve ligjzbatuese. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitet e fundit, disa aktivitete t\u00eb prodhimit t\u00eb kriptovalutave jan\u00eb mbyllur dhe madje ndaj zot\u00ebruesve t\u00eb tyre jan\u00eb ngritur edhe akuza penale, megjith\u00ebse legjislacioni shqiptar nuk parashikon asnj\u00eb ndalim p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb\/p\u00ebrfituar kriptovaluta. P\u00ebrcaktimet e parashikuara n\u00eb ligjin e ri p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, pritet ta formalizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga momenti q\u00eb procesi i krijimit t\u00eb asetve virtuale p\u00ebrcaktohet shprehimisht si e ardhur e tatueshme, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha subjektet q\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb regjistrohen si tatimpagues dhe t\u00eb paguajn\u00eb detyrimin ligjor p\u00ebr vler\u00ebn e aseteve virtuale q\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka krijuar nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor p\u00ebr tregtimin e kriptomonedhave, n\u00eb fakt deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb subjekt t\u00eb licencuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. N\u00eb rezolut\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb AMF p\u00ebr vitin 2021, Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb ky institucion t\u00eb miratoj\u00eb brenda vitit 2022, aktet rregullatore n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tregjet financiare t\u00eb bazuara n\u00eb teknologjin\u00eb e regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb\u201d, si edhe t\u00eb intensifikoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me autoritetet rregullatore nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr marrjen e eksperiencave m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr k\u00ebt\u00eb treg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji hyri n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 1 shtator 2020, por zbatimi i plot\u00eb i tij ende nuk \u00ebsht\u00eb i mundur, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha akteve t\u00eb nevojshme n\u00ebnligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Bordi i AMF miratoi dy rregulloret e para n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji, \u201cP\u00ebr mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e kapitalit dhe fondet e veta t\u00eb subjekteve q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb n\u00eb tregjet financiare t\u00eb bazuara n\u00eb teknologjin\u00eb e regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb\u201d dhe \u201cP\u00ebr licencimin e subjekteve q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb si agjent i tokenit digjital\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebt\u00eb vit, AMF ka nxjerr\u00eb p\u00ebr konsultim edhe nj\u00eb projektrregullore t\u00eb tret\u00eb, \u201cP\u00ebr licencimin e subjekteve q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb si burs\u00eb DLT\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>R\u00ebnia e tregut t\u00eb kriptovalutave<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitet e fundit, kriptovalutat jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb fenomen t\u00eb tregjeve financiare, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb thyejn\u00eb konceptin klasik t\u00eb financ\u00ebs s\u00eb centralizuar, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me sistemet blockchain, nj\u00eb model i decentralizuar, q\u00eb nuk kontrollohet apo garantohet nga nj\u00eb emetues i vet\u00ebm. Ajo mund t\u00eb shpjegohet si nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash e decentralizuar q\u00eb regjistron origjin\u00ebn e nj\u00eb aseti dixhital. T\u00eb dh\u00ebnat ruhen t\u00eb inkriptuara n\u00eb blloqe, t\u00eb lidhura s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb vet\u00ebm dhe autentik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kriptomonedha e par\u00eb dhe m\u00eb njohur ishte bitcoin, nd\u00ebrsa suksesi i saj n\u00eb vitet e fundit ka nxitur prodhimin dhe hedhjen n\u00eb qarkullim t\u00eb disa mij\u00ebra kriptomonedhave t\u00eb tjera. Pas nj\u00eb faze lul\u00ebzimi, q\u00eb e \u00e7oi kriptomonedh\u00ebn m\u00eb t\u00eb famshme bitcoin deri sip\u00ebr vler\u00ebs s\u00eb 60 mij\u00eb dollar\u00ebve amerikan\u00eb, n\u00eb muajt e fundit ky treg po p\u00ebrballet me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb. Bitcoin (q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e gjith\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tregut t\u00eb kriptomonedhave), aktualisht tregohet pran\u00eb vler\u00ebs s\u00eb 20 mij\u00eb USD.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">R\u00ebnia e tregut t\u00eb kriptomonedhave lidhet me faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke filluar nga r\u00ebnia e tregjeve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb lidhur me inflacionin e lart\u00eb dhe me shtr\u00ebngimin monetar t\u00eb nisur nga bankat qendrore. Shum\u00eb ekspert\u00eb besojn\u00eb se ky treg ishte tejet i fryr\u00eb dhe i mbi\u00e7muar, ndaj n\u00eb momentin kur tregjet financiare u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb cik\u00ebl r\u00ebnieje, ato ishin nd\u00ebr asetet q\u00eb e vuajt\u00ebn m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">R\u00ebnia e vazhdueshme shkaktoi nj\u00eb efekt t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb panikut tek investitor\u00ebt, q\u00eb solli shitje n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe q\u00eb e ul\u00ebt edhe m\u00eb shum\u00eb vler\u00ebn e k\u00ebtyre aseteve. P\u00ebr shembull, kriptovaluta Terra n\u00eb maj p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebs shum\u00eb pran\u00eb zeros, nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kishte pausr nj\u00eb vler\u00eb tregu prej rreth 50 miliard\u00eb USD. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rrokullisja e tregut t\u00eb kriptove ka sjell\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shum\u00eb investitor\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb nga euforia e k\u00ebtyre instrumenteve, por megjithat\u00eb ky treg ende ka nj\u00eb vler\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 1 trilion\u00eb USD.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekspert\u00ebt e financ\u00ebs tradicionale vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim skeptik ndaj k\u00ebtyre aseteve. Presidentja e Bank\u00ebs Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi n\u00eb muajin maj se kriptomonedhat jan\u00eb asetet q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb. Edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje, ekspozimi i institucioneve financiare klasike ndaj k\u00ebtyre investimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb pap\u00ebrfillshme.\u00a0 E\/ Shehu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span> Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/prodhimi-i-kriptovalutave-do-te-tatohet-duke-filluar-nga-viti-i-ardhshem\/\">Monitor<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria pritet t\u00eb tatoj\u00eb procesin e prodhimit (mining) t\u00eb kriptovalutave duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm. Ligji i ri i tatimit mbi t\u00eb ardhurat, i hedhur p\u00ebr konsultim publik nga qeveria shqiptare, parashikon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb konceptin e t\u00eb ardhurave nga mjetet virutale, p\u00ebrfshi kriptomonedhat dhe tatimin e tyre. Projektligji sjell p\u00ebr her\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":531903,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-531902","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/531902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=531902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/531902\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/531903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=531902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=531902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=531902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}