{"id":530701,"date":"2022-06-18T08:05:58","date_gmt":"2022-06-18T06:05:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=530701"},"modified":"2022-06-18T08:09:30","modified_gmt":"2022-06-18T06:09:30","slug":"bashkite-ne-cengelin-e-betonit-750-milione-euro-ndertime-ne-tirane-ne-vitin-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/06\/18\/bashkite-ne-cengelin-e-betonit-750-milione-euro-ndertime-ne-tirane-ne-vitin-2021\/","title":{"rendered":"Bashkit\u00eb, n\u00eb \u00e7engelin e \u201cbetonit\u201d: 750 milion\u00eb euro nd\u00ebrtime n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2021","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4-2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-530702\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4-2.jpg\" alt=\"\" width=\"814\" height=\"439\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4-2.jpg 814w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4-2-300x162.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4-2-768x414.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 814px) 100vw, 814px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Var\u00ebsia e buxheteve bashkiake po rritet nga viti n\u00eb vit nga t\u00eb ardhurat q\u00eb burojn\u00eb nga lejet e nd\u00ebrtimit, duke rrezikuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb buxhetit vendor. Situacioni buxhetor i vitit 2021 tregon se n\u00eb krahun e shpenzimeve shpenzimet operatove dhe ato t\u00eb personelit po rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar, teksa investimet po shfaqin problematika.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin b\u00ebn\u00eb hapa para n\u00eb drejtim t\u00eb rritjes se t\u00eb ardhurave gjat\u00eb vitit 2021, por buxhetet e tyre, sidomos Tirana, rrit\u00ebn var\u00ebsin\u00eb nga prurjet prej Taks\u00ebs s\u00eb Ndikimit n\u00eb Infrastruktur\u00eb q\u00eb vilet mbi nd\u00ebrtimit e reja, prurje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb krahun e shpenzimeve pushteti vendor shfaqi dob\u00ebsi n\u00eb investime dhe rriti shpenzimet e personelit t\u00eb cilat arrit\u00ebn rekorde p\u00ebr shkak t\u00eb fryrjes s\u00eb stafeve edhe pse efektet e transferimit t\u00eb funksioneve nga pushteti qendror me reform\u00ebn territoriale thuajse kane p\u00ebrfunduar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb analiz\u00eb Co Plan p\u00ebr ecurin\u00eb e situacionit buxhetor t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb vitin 2021 gjeti se pavar\u00ebsisht rritje s\u00eb burimeve financiare, k\u00ebnaq\u00ebsia e qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebrbimet bashkiake ka p\u00ebsuar r\u00ebnie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analiza tregoi se, p\u00ebrballja me dy fatkeq\u00ebsi natyrore t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme gjat\u00eb viteve 2019-2020 nga nj\u00eb an\u00eb n\u00ebnvizoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashkive n\u00eb jet\u00ebn e komuniteteve q\u00eb ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nxori n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb tyre: 61 bashkit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme nd\u00ebrmjet tyre, nuk kan\u00eb autonomi financiare apo jan\u00eb t\u00eb varura financiarisht nga transfertat nd\u00ebrqeveritare, nuk kan\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm financiar funksional p\u00ebr p\u00ebrballimin situatave t\u00eb emergjencave dhe aft\u00ebsit\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse pas tyre vler\u00ebsohen t\u00eb ul\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr pasoj\u00eb, bashkit\u00eb vler\u00ebsohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj goditjeve t\u00eb papritura t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb cilat materializohen shum\u00eb shpejt n\u00eb treguesit e t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb shpenzimeve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simetrike edhe reagimi i bashkive n\u00eb kahun rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebs duket t\u00eb jet\u00eb i shpejt\u00eb, bazuar n\u00eb ecurin\u00eb e treguesve kryesor\u00eb financiar\u00eb p\u00ebr vitin 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha burimet financiare t\u00eb pushtetit lokal duke p\u00ebrfshir\u00eb transfertat buxhetore gjate vitit 2021 ishin rreth 100 miliard\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 29 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura nga burimet e veta.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Rritet pesha e t\u00eb ardhurave nga burimet vendore<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">R\u00ebnd\u00ebsia e qeverisjes vendore vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb rritur bazuar n\u00eb ecurin\u00eb e treguesve t\u00eb burimeve financiare t\u00eb bashkive (totale, t\u00eb disponueshme dhe nga burimet e veta vendore) ndaj PBB-s\u00eb nominale n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Treguesi i t\u00eb ardhurave nga burime t\u00eb veta vendore ndaj PBB-s\u00eb nominale rezulton t\u00eb jet\u00eb rritur me 0.2 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje nga 1.5% n\u00eb vitin 2020 n\u00eb rreth 1.7% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja nd\u00ebr vite e sh\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregues vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb ndikuar nga dy element\u00eb kryesor\u00eb: rritja e nivelit t\u00eb taksave vendore (ve\u00e7an\u00ebrisht taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja (TNI) dhe taksa e nd\u00ebrtes\u00ebs), rritja e nivelit t\u00eb tarifave vendore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb mbledhjen e tyre ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat urbane (duke p\u00ebrdorur si agjent\u00eb tatimor\u00eb nd\u00ebrmarrjet e UK-ve).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky p\u00ebrmir\u00ebsim nuk \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb n\u00eb vend, p\u00ebrkundrazi udh\u00ebhiqet nga ecuria e t\u00eb ardhurave t\u00eb regjistruara n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe konkretisht, nga t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja. Treguesi i t\u00eb ardhurave t\u00eb disponueshme ndaj PBB-s\u00eb nominale gjithashtu rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nga viti n\u00eb vit duke sh\u00ebnuar nj\u00eb nivel prej rreth 3.4% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021 nga rreth 3.2% q\u00eb vler\u00ebsohej n\u00eb vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat vendore, rritje me 27%, Mirdita dhe Ku\u00e7ova m\u00eb mir\u00eb, Puka dhe Lushnja m\u00eb keq<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore (t\u00eb ardhurat nga taksat, tarifat dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera) jan\u00eb nj\u00eb element thelb\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb pavarur t\u00eb bashkive. Mesatarisht, kjo kategori t\u00eb ardhurash p\u00ebrfaq\u00ebsoi rreth 27% t\u00eb burimeve financiare t\u00eb bashkive gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010 \u2013 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 29% t\u00eb burimeve totale, vler\u00eb kjo rreth 2 pik\u00eb p\u00ebrqindje mbi mesataren afatgjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb terma nominal\u00eb 61 bashkit\u00eb n\u00eb vend mblodh\u00ebn rreth 29 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021, n\u00eb rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur n\u00eb vitin 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrjashtuar Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs (e cila mbledh rreth 57% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore 2021), kjo kategori t\u00eb ardhurash sh\u00ebnoi rritje me rreth 24% n\u00eb terma vjetor\u00eb. Zgjerimi i t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore rezulton t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb rreth 82% t\u00eb bashkive (apo 50\/61 bashki) dhe t\u00eb luhatet n\u00eb nj\u00eb interval nga rreth +1% deri n\u00eb +91%. Nd\u00ebr to, n\u00eb rreth 86% t\u00eb bashkive (43\/50 bashki) rritja e t\u00eb ardhurave rezulton t\u00eb jet\u00eb mbi 10% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bashkit\u00eb Mirdit\u00eb dhe Ku\u00e7ov\u00eb u sh\u00ebnua rritja m\u00eb e theksuar n\u00eb t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore me rreth 91% n\u00eb terma vjetor\u00eb ndjekur nga bashkia Mallakast\u00ebr me rreth 89%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bashkit\u00eb Lezh\u00eb, Kurbin dhe Himar\u00eb norma e rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurve vendore ishte mbi 70% gjat\u00eb vitit 2021. N\u00eb bashkit\u00eb Finiq, Kam\u00ebz, Tepelen\u00eb, Tropoj\u00eb, K\u00eblcyr\u00eb dhe Has norma e rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore luhatet n\u00eb intervalin 50-65%. N\u00eb bashkin\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore sh\u00ebnuan rritje me rreth 48% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja vjetore e t\u00eb ardhurave nga burimet e veta n\u00eb bashkit\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Gramsh, Divjak\u00eb, Selenic\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Bulqiz\u00eb, Vlor\u00eb dhe Kavaj\u00eb luhatet n\u00eb intervalin 30\u00a0\u2013 39%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bashkit\u00eb Belsh, Tiran\u00eb, Kolonj\u00eb, Dib\u00ebr, Devoll, Libohov\u00eb dhe Roskovec luhatet n\u00eb intervalin 20\u00a0\u2013 26%. N\u00eb bashkit\u00eb C\u00ebrrik, Maliq, Shkod\u00ebr, Librazhd, Konispol, Berat, Dimal, Klos, Pogradec, Pustec, P\u00ebrrenjas, Dropull, Mat, Mal\u00ebsi e Madhe dhe Gjirokast\u00ebr luhatet n\u00eb intervalin 10% \u2013 20%dhe n\u00eb bashkit\u00eb Vau i Dej\u00ebs, Elbasan, Shijak, Sarand\u00eb, Kruj\u00eb, Fier dhe Patos norma vjetore e rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 10%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb ardhurat nga burimet e veta vendore sh\u00ebnuan r\u00ebnie n\u00eb 11 nga 61 bashki n\u00eb vend, duke sh\u00ebnuar tkurrjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vjetore n\u00eb bashkin\u00eb Puk\u00eb me -32% dhe m\u00eb t\u00eb ult\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb Lushnje me rreth -1%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas kategorive, kontributin kryesor n\u00eb zgjerimin e t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore e dhan\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksat vendore (+13 pik\u00eb p\u00ebrqindje). T\u00eb ardhurat nga taksat vendore p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 62% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet vendore dhe sh\u00ebnuan rritje vjetore me 20%. Kontribut pozitiv (me rreth 9 pik\u00eb p\u00ebrqindje) dhan\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga tarifat vendore t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 37% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet vendore (dhe sh\u00ebnuan rritje me rreth 24%).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dyja k\u00ebto kategori t\u00eb ardhurash vler\u00ebsohet t\u00eb jen\u00eb rikuperuar me ritme t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2021 nga frenimi q\u00eb sh\u00ebnuan n\u00eb vitin e m\u00ebparsh\u00ebm. Pesh\u00eb dhe kontribut t\u00eb ul\u00ebt pozitiv n\u00eb ecurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore luajt\u00ebn t\u00eb ardhurat nga burime t\u00eb tjera vendore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analiza e t\u00eb ardhurave sipas bashkive p\u00ebr vitin 2021 tregon se rreth 72% e t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore mblidhet nga 6 bashki. Rreth 57% e t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore u mblodh n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb ndjekur m\u00eb tej nga bashkit\u00eb Durr\u00ebs (rreth 5%), Vlor\u00eb (rreth 3%), Kam\u00ebz (rreth 3%), Shkod\u00ebr dhe Elbasan (rreth 2% p\u00ebrkat\u00ebsisht).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E nj\u00ebjta prirje vihet re edhe n\u00eb pesh\u00ebn q\u00eb z\u00ebn\u00eb bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksat dhe nga tarifat vendore. Rreth 64% e t\u00eb ardhurave nga taksat vendore gjenerohet n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb, bashkia m\u00eb e madhe n\u00eb vend e cila g\u00ebzon numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bizneseve dhe popullsis\u00eb, ndjekur nga bashkit\u00eb Durr\u00ebs (rreth 4%) dhe Fier (rreth 3%). Rreth 48% e t\u00eb ardhurave nga tarifat vendore gjenerohet n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb, ndjekur nga bashkit\u00eb Durr\u00ebs (5%), Elbasan (4%), Kor\u00e7\u00eb (3%) etj.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Pasurit\u00eb e paluajtshme dhe nd\u00ebrtimi, kontribuuesit kryesor<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb struktur\u00ebn e t\u00eb ardhurave nga taksat vendore mbizot\u00ebron kontributi i t\u00eb ardhurave nga dy taksa kryesore, t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja dhe t\u00eb ardhurat nga taksa mbi pasurit\u00eb e paluajtshme (nd\u00ebrtesa, tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe truall). S\u00eb bashku k\u00ebtu dy lloje taksash p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 86% ndaj totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, pesha dhe kontributi i tatimit t\u00eb thjeshtuar mbi fitimin e biznesit t\u00eb vog\u00ebl dhe i taksave t\u00eb tjera vijuan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga taksa mbi pasurit\u00eb e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to (ve\u00e7an\u00ebrisht taksa e nd\u00ebrtes\u00ebs) kan\u00eb ndjekur p\u00ebrgjith\u00ebsisht prirje rrit\u00ebse nd\u00ebr vite. Megjithat\u00eb, problematikat e lidhura me t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb regjistrave kadastral\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, pengojn\u00eb shfryt\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb potencialit t\u00eb k\u00ebsaj takse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2021, t\u00eb ardhurat nga taksa mbi pasurit\u00eb e paluajtshme dhe transaksionet e kryera me to ishin rreth 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me rreth 20% n\u00eb terma vjetor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 34% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore dhe rreth 21% ndaj t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky zgjerim i v\u00ebrejtur n\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksat e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme mund t\u00eb jet\u00eb rezultat i pagesave t\u00eb transferuara n\u00eb koh\u00eb q\u00eb disa prej bashkive n\u00eb vend aplikuan gjat\u00eb vitit 2020 (si pasoj\u00eb e situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar pas t\u00ebrmetit t\u00eb fundvitit 2019 dhe pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19).<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">750 milion\u00eb euro nd\u00ebrtime n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 2021, si po rritet var\u00ebsia e buxhetit vendor nga nd\u00ebrtimet reja, rreziqet<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb hyrat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja (TNI) historikisht kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb buxhetin vendor (m\u00eb i lart\u00eb edhe se t\u00eb ardhurat nga taksat e pron\u00ebs).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitin 2021, t\u00eb ardhurat nga TNI p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 53% ndaj totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore, rreth 32% ndaj totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga burimet e veta vendore dhe u vler\u00ebsuan n\u00eb rreth 0.5% t\u00eb PBB-s\u00eb nominale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi i pesh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij z\u00ebri n\u00eb buxhetet vendore vler\u00ebsohet t\u00eb jen\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm nga zbatimi i Planeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme Vendore (PPV) n\u00ebp\u00ebrmjet lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr nd\u00ebrtesa t\u00eb reja ve\u00e7an\u00ebrisht prej vitit 2018: n\u00eb vitin 2018 u dhan\u00eb 1,194 leje, n\u00eb vitin 2019 rreth 1,094 leje, n\u00eb vitin 2020 rreth 961 leje dhe n\u00eb vitin 2021 u dhan\u00eb rreth 1,396 leje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm n\u00eb tre vitet e fundit, dh\u00ebnia e rreth 3,451 lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtim p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi t\u00eb shtuar prej rreth 6 milion\u00eb m2. Zbatimi i PPV-ve n\u00ebp\u00ebrmjet lejeve t\u00eb reja t\u00eb nd\u00ebrtimit, nga nj\u00eb an\u00eb, ka kontribuar pozitivisht n\u00eb rritjen e t\u00eb ardhurave nga TNI p\u00ebr bashkit\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, i vendos ato n\u00eb nj\u00eb pozicion sfidues p\u00ebr ofrimin e infrastrukturave t\u00eb nevojshme publike, t\u00eb cilat gjithashtu k\u00ebrkojn\u00eb financime si n\u00eb zhvillim fillestar ashtu dhe n\u00eb mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja sh\u00ebnuan nj\u00eb nivel prej rreth 9.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021, n\u00eb rritje me rreth 19% n\u00eb terma vjetor\u00eb, ose rreth 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm. P\u00ebrjashtuar t\u00eb ardhurat e ark\u00ebtuara nga bashkia Tiran\u00eb, 60 bashkit\u00eb e tjera n\u00eb vend mblodh\u00ebn rreth 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb nga TNI, n\u00eb rritje me rreth 40% n\u00eb terma vjetor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Teksa taksa e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb 8% e vler\u00ebs s\u00eb shitjes, n\u00eb kryeqytet nd\u00ebrtimet arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb rekord prej 750 milion\u00eb euro (p\u00ebrllogaritje t\u00eb Monitor).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndon\u00ebse me pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksat vendore, t\u00eb ardhurat nga TNI nuk realizohen nj\u00ebtrajt\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Rreth 77% e t\u00eb ardhurave t\u00eb gjeneruara n\u00eb vitin 2021 nga kjo taks\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe diferenca n\u00eb 60 bashkit\u00eb e tjera n\u00eb vend. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, t\u00eb ardhurat nga TNI t\u00eb mbledhura nga bashkia Tiran\u00eb u rrit\u00ebn me rreth 14% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me diferenc\u00eb t\u00eb theksuar nga bashkia Tiran\u00eb, bashkit\u00eb Kam\u00ebz dhe Himar\u00eb mblodh\u00ebn respektivisht rreth 4% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga TNI dhe ndjekur nga bashkia Durr\u00ebs (rreth 3%). Bazuar n\u00eb informacionin p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb dh\u00ebna periudh\u00ebn janar \u2013 shtator 2021, n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb shtohen rreth 1.5 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore t\u00eb reja apo rreth 63% e sip\u00ebrfaqes totale nd\u00ebrtimore t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb ardhurat nga TNI kan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive kontributin e tyre n\u00eb buxhetet vendore matur nga raporti i t\u00eb ardhurave nga TNI ndaj t\u00eb ardhurave nga taksat vendore. Sa m\u00eb i lart\u00eb ky raport aq m\u00eb e lart\u00eb var\u00ebsia (dhe r\u00ebnd\u00ebsia e t\u00eb ardhurave nga TNI n\u00eb buxhetin vendor) dhe ekspozimi i bashkis\u00eb ndaj luhatjeve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb periudh\u00ebn 2010-2015, t\u00eb ardhurat nga TNI p\u00ebrfaq\u00ebsuan mesatarisht rreth 26% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale nga taksat vendore dhe n\u00eb periudh\u00ebn 2016-2020 pesha e tyre u rrit n\u00eb rreth 45% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, t\u00eb ardhurat totale nga TNI p\u00ebr 61 bashkit\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuan rreth 53% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr 8\/61 bashki, t\u00eb ardhurat nga TNI japin kontribut mbi mesataren n\u00eb totalin e t\u00eb ardhurave nga taksat vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb bashkit\u00eb Himar\u00eb (89%), Tropoj\u00eb (78%), Kam\u00ebz (77%), Tepelen\u00eb (72%), Kurbin (64%), Tiran\u00eb (63%), Dib\u00ebr (59%) dhe Mal\u00ebsi e Madhe (55%). Pesha e lart\u00eb e t\u00eb ardhurave nga TNI-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto bashki i ekspozon buxhetet vendore drejtp\u00ebrdrejt ndaj zhvillimeve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb ardhurat nga TNI japin kontribut n\u00ebn mesataren n\u00eb totalin e t\u00eb ardhurave nga taksat vendore n\u00eb 53\/61 bashki. Ky kontribut vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00eb pak se 10% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat vendore n\u00eb 8\/61 bashkit\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb (0%), Patos (2%), Mallakast\u00ebr (3%), Roskovec dhe Fier (5% respektivisht), Poli\u00e7an, Belsh dhe Kuk\u00ebs (9% respektivisht).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb paraqesin nj\u00eb portofol relativisht t\u00eb diversifikuar t\u00eb ardhurave nga taksat vendore (apo kontribut t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebr taksat e ndryshme vendore), ekspozimi i buxheteve vendore nga nj\u00eb goditje e papritur n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb relativisht m\u00eb i ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Performanca n\u00eb t\u00eb ardhurat prej k\u00ebsaj takse sugjeron p\u00ebr vijim\u00ebsi t\u00eb presioneve zhvillimore matur nga numri i lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, ndon\u00ebse ky presion \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb (rreth 15% e totalit t\u00eb lejeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vitin 2021 dhe 20% e lejeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb tre vitet e fundit).<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Dinamikat dhe zhvillimet e p\u00ebrshpejtuara t\u00eb evidentuara nga treguesi i t\u00eb ardhurave nga TNI dhe treguesit p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb perceptuar edhe nga bizneset n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, pasqyruar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebnuar n\u00eb Treguesin e Besimit n\u00eb Nd\u00ebrtim (TBN).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">TBN, ndon\u00ebse mbetet negativ, regjistroi p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2021. Megjithat\u00eb, ndon\u00ebse deri n\u00eb vitin 2017 treguesi i TBN-s\u00eb dhe i t\u00eb ardhurave nga TNI-s\u00eb paraqesin korrelacion t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrmjet tyre, n\u00eb vitet n\u00eb vijim ecuria e tyre \u00ebsht\u00eb e ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo diferenc\u00eb rezulton t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga ecuria e t\u00eb ardhurave nga TNI n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi i presioneve zhvillimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki pas vitit 2017. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb ardhurat nga TNI p\u00ebr 60 bashkit\u00eb e tjera n\u00eb vend dhe TBN paraqesin korrelacion pozitiv n\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE:<\/span> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.monitor.al\/bashkite-ne-cengelin-e-betonit-750-milione-euro-ndertime-ne-tirane-ne-vitin-2021\/\">Monitor.al<\/a><\/span><\/span><\/strong><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Var\u00ebsia e buxheteve bashkiake po rritet nga viti n\u00eb vit nga t\u00eb ardhurat q\u00eb burojn\u00eb nga lejet e nd\u00ebrtimit, duke rrezikuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb buxhetit vendor. Situacioni buxhetor i vitit 2021 tregon se n\u00eb krahun e shpenzimeve shpenzimet operatove dhe ato t\u00eb personelit po rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar, teksa investimet po shfaqin problematika. Bashkit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":530702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-530701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/530701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=530701"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/530701\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/530702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=530701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=530701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=530701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}