{"id":530115,"date":"2022-06-15T14:38:09","date_gmt":"2022-06-15T12:38:09","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=530115"},"modified":"2022-06-15T14:38:09","modified_gmt":"2022-06-15T12:38:09","slug":"meta-kunder-hartes-se-re-gjyqesore-te-rishikohet-vetem-fsheh-problematikat-dhe-nuk-jep-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/06\/15\/meta-kunder-hartes-se-re-gjyqesore-te-rishikohet-vetem-fsheh-problematikat-dhe-nuk-jep-zgjidhje\/","title":{"rendered":"Meta kund\u00ebr Hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore: T\u00eb rishikohet, vet\u00ebm fsheh problematikat dhe nuk jep zgjidhje","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-527849\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"932\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta.jpg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta-300x218.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta-1024x746.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/ilir-meta-768x559.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi vendimin e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr miratimin e hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, e cila sipas tij nuk jep zgjidhje.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">\u201cShkrirja e nj\u00eb numri kaq t\u00eb madh t\u00eb Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave t\u00eb Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtar\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja as m\u00eb e mir\u00eb, as m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, dhe kurr\u00ebsesi nuk mundet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Grumbullimi i gjyqtar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb, as nuk p\u00ebrshpejton proceset gjyq\u00ebsore, as nuk zgjidh problematik\u00ebn tep\u00ebr shqet\u00ebsuese t\u00eb stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkes\u00ebs e gjyqtar\u00ebve, aq m\u00eb pak, as nuk plot\u00ebson vendet bosh t\u00eb krijuara n\u00eb sistem.\u201d<\/em>&#8211; shprehet Meta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai shton se as k\u00ebrkesat dhe as thirrjet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, por as t\u00eb Parlamentit Europian, nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta thot\u00eb se <em>\u201cKy riorganizim i ekstremisht i p\u00ebrqendruar sipas draftit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore t\u00eb miratuar nga KLGJ n\u00eb dat\u00eb 10 qershor 2022, p\u00ebrpiqet t\u2019i fsheh problematikat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, dhe as p\u00ebrshpejtimin e proceseve gjyq\u00ebsore dhe evadimin e stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore t\u00eb mbartura dhe t\u00eb patrajtuara q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb prej vitit 2016-2017.\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj ai k\u00ebrkon rishikimin e draftit q\u00eb KLGj propozon p\u00ebr riorganizimin e sistemit gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">REAGIMI I PLOT\u00cb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam njohur me njoftimin publik t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, sipas t\u00eb cilit K\u00ebshilli n\u00eb dat\u00ebn 10 qershor 2022, ka miratuar aktin e Hart\u00ebs s\u00eb Re Gjyq\u00ebsore, por dhe reagimet dhe q\u00ebndrimet e Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, shoq\u00ebsis\u00eb civile, dhe komunitetit t\u00eb biznesit, por dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb organizimeve t\u00eb tjera p\u00ebr profesionet e lira q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kam ndjekur k\u00ebt\u00eb proces, dhe n\u00eb vijim\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kam b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebrkundrejt KLGJ-s\u00eb dhe aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb bashk\u00ebpunues e vendimmar\u00ebs, q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb kujdes dhe objektivitet lidhur me riorganizimin e ri t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore dhe kompetencave tok\u00ebsore t\u00eb gjykatave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrpos faktit q\u00eb pas 5-vitesh pamund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet themelore t\u00eb saj, me 2 (dy) em\u00ebrimet t\u00eb reja, Gjykata e Lart\u00eb ka dal\u00eb tashm\u00eb nga zona e rrezikut e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb funksionalitetit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin dhe autoritetin e saj sublim sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, situata n\u00eb Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt kolapsit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo gjendje \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe duhet t\u2019i shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si President i Republik\u00ebs, prej m\u00eb shum\u00eb se 3 vitesh kam k\u00ebrkuar zyrtarisht dhe kam p\u00ebrs\u00ebritur thirrjen n\u00eb adres\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, institucioneve t\u00eb tjera qeveris\u00ebse t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por dhe aktor\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tjer\u00eb vendimmarr\u00ebs se, duhet t\u00eb angazhohen me seriozitet dhe me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha vakancat e krijuara n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, por dhe plot\u00ebsisht funksional dhe efi\u00e7ent. Qytetar\u00ebt presin drejt\u00ebsi dhe e meritojn\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb jepet, brenda afateve t\u00eb arsyeshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Funksionimi me trupat e nevojshme gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykatave t\u00eb Apelit dhe Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe plot\u00ebsimi i vakancave t\u00eb shumta t\u00eb krijuara n\u00eb k\u00ebto gjykata \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr vendin dhe respektimin e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Edhe pse kjo pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb (Gjykatat e Apelit) prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb pranuar nga KLGJ dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb se po shkon drejt kolapsit t\u00eb plot\u00eb, s\u00ebrish nuk konstatohet nj\u00eb angazhim i plot\u00eb, objektiv dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masat e duhura, legjislative, vendimmarr\u00ebse, apo organizative p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit sa m\u00eb t\u00eb shpejt dhe me cil\u00ebsi t\u00eb t\u00eb gjitha vakancave q\u00eb jan\u00eb krijuar dhe po krijohen n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto gjykata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Gjykatat e Apelit, civile, penale apo administrative, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyq\u00ebsore, aktualisht jan\u00eb tejet t\u00eb mbingarkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka ende nj\u00eb strategji me terma t\u00eb qart\u00eb kohore dhe plan-veprimi se kur kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb zgjidhet p\u00ebrfundimisht n\u00eb respekt t\u00eb standardeve europiane t\u00eb ngarkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar dhe kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura q\u00eb presin shqyrtimin n\u00eb Gjykatat e Apelit, prej m\u00eb shum\u00eb se 5-vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 N\u00eb 8 mars 2022 , i kam rik\u00ebrkuar publikisht K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshira p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00eb dhe transparent konsultimi t\u00eb draftit t\u00eb par\u00eb t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore; p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar me shum\u00eb kujdes dhe mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrpara miratimit p\u00ebrfundimtar, t\u00eb gjitha komentet, sugjerimet, v\u00ebrejtjet dhe \u00e7do propozim q\u00eb vjen nga pjes\u00ebt e tjera t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, sidomos t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdoruesit real\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 I nj\u00ebjti shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe nga Parlamenti Europian n\u00eb dat\u00ebn 19 maj 2022, i cili p\u00ebrmes Rezolut\u00ebs s\u00eb miratuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb , p\u00ebrve\u00e7 se ka mir\u00ebpritur rikthimin n\u00eb funksionalitet t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ka b\u00ebr\u00eb thirrje duke theksuar se, reforma e sistemit gjyq\u00ebsor sipas hart\u00ebs s\u00eb re t\u00eb gjyq\u00ebsorit duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb opinionet e pal\u00ebve t\u00eb interesuara dhe kushtet socio-ekonomike t\u00eb grupeve vulnerab\u00ebl, dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi dhe procesin rregull ligjor (shiko pik\u00ebn 37, e n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj Rezolute).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Konstatoj me keqardhje t\u00eb thell\u00eb, se as k\u00ebrkesat dhe thirrjet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, por as t\u00eb Parlamentit Europian, nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb dat\u00eb 10 qershor 2022, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka b\u00ebr\u00eb publik se, ka miratuar aktin mbi \u201cHart\u00ebn e Re Gjyq\u00ebsore\u201d, ku sipas njoftimit t\u00eb K\u00ebshillit, ky akt \u00ebsht\u00eb produkt i konsultimeve, sugjerimeve dhe opinionet e adresuara gjat\u00eb procesit t\u00eb konsultimeve publike t\u00eb organizuara n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dhomave vendore t\u00eb avokatis\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, gjyqtar\u00eb dhe n\u00ebpun\u00ebs civil gjyq\u00ebsor\u00eb, si dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe komunitetit t\u00eb biznesit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet fakti q\u00eb, prej dat\u00ebs 14 qershor 2022, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, ka nisur nj\u00eb proces t\u00eb bojkotimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb seancave gjyq\u00ebsore deri n\u00eb dat\u00eb 17 qershor 2022, n\u00eb shenj\u00eb proteste ndaj draftit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore t\u00eb miratuar nga KLGJ, tregon qart\u00ebsisht se sugjerimet e Avokat\u00ebve Shqiptar\u00eb, vet\u00ebm jan\u00eb administruar, por nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebsaj strukture t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb (Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb), mund t`i jet\u00eb marr\u00eb mendimi, por duket qart\u00eb se komentet e dh\u00ebna prej saj, nuk jan\u00eb shqyrtuar sinqerisht dhe objektivisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, n\u00eb draftimin dhe miratimin e Hart\u00ebs s\u00eb re Gjyq\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr m\u00eb shum\u00eb nga tensioni dhe\/apo ngutja q\u00eb kan\u00eb krijuar vakancat e m\u00ebdha n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, pra mungesa e gjyqtar\u00ebve, dhe jo nga garantimi i nj\u00eb drejt\u00ebsie sa m\u00eb efi\u00e7ente, q\u00eb jepet n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe e prekshme p\u00ebr ta dhe mbrojt\u00ebsit e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkrirja e nj\u00eb numri kaq t\u00eb madh t\u00eb Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave t\u00eb Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtar\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja as m\u00eb e mir\u00eb, as m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, dhe kurr\u00ebsesi nuk mundet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Grumbullimi i gjyqtar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb, as nuk p\u00ebrshpejton proceset gjyq\u00ebsore, as nuk zgjidh problematik\u00ebn tep\u00ebr shqet\u00ebsuese t\u00eb stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkes\u00ebs e gjyqtar\u00ebve, aq m\u00eb pak, as nuk plot\u00ebson vendet bosh t\u00eb krijuara n\u00eb sistem.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komiteti Drejtues i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb ka konstatuar dhe b\u00ebr\u00eb prezent p\u00ebr gjith\u00eb opinionin publik se, vendimi p\u00ebr miratimin e hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb individit, t\u00eb mbrojtura posa\u00e7\u00ebrisht nga Kushtetuta, si dhe me keqardhje konstaton se ky vendim \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb konstatuara n\u00eb proceset penale, civile e administrative t\u00eb zhvilluara n\u00eb gjykatat e t\u00eb gjitha niveleve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nisur nga k\u00ebto zhvillime evidentoj edhe nj\u00eb her\u00eb se, vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb numrin e madh t\u00eb vendeve bosh t\u00eb krijuara n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo situat\u00eb nuk zgjidhet me shkrirje drastike t\u00eb disa gjykatave n\u00eb vend, pasi nj\u00eb riorganizim i till\u00eb, cenon dhe kufizon r\u00ebnd\u00eb aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb individit si dhe procesin e realizimit t\u00eb mbrojtjes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale, civile dhe administrative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nisur nga numri i vog\u00ebl i gjyqtar\u00ebve n\u00eb sistem sot, por dhe nga numri i lart\u00eb i \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore stok (t\u00eb mbartura dhe t\u00eb pashqyrtuara), n\u00ebse harta e re gjyq\u00ebsore, do t\u00eb miratohet p\u00ebrfundimisht sipas propozimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, at\u00ebher\u00eb natyrsh\u00ebm do t\u00eb kemi:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u2013 shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb individit, t\u00eb mbrojtura posa\u00e7\u00ebrisht nga Kushtetuta.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u2013 Kufizim\/cenim t\u00eb aksesit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u2013 Rritjen e kostove p\u00ebr qytetarin dhe p\u00ebrdoruesit real t\u00eb gjykatave, si dhe gjith\u00eb profesionet e lira t\u00eb lidhura me sistemin gjyq\u00ebsor;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u2013 Tronditje t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb faz\u00ebs tranzitore;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u2013 P\u00ebrqendrim t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb disa gjyqtar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">\u2013 P\u00ebrmes v\u00ebshtir\u00ebsive, koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pritjes p\u00ebr nj\u00eb vendim, si dhe rritjes s\u00eb kostove t\u00eb ndjekjes s\u00eb rrug\u00ebs gjyq\u00ebsor, do t\u00eb rritet ndjesh\u00ebm humbja e interesit t\u00eb qytetarit p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn ligjore, dhe kjo natyrsh\u00ebm p\u00ebrligj shqet\u00ebsimin se mund t\u00eb sjell\u00eb rritjen e fenomenit t\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke mir\u00ebkuptuar shqet\u00ebsimet e Komitetit Drejtues t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, dhe profesionist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ligjit, si dhe p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut, ku thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi dhe realizimi i nj\u00eb t\u00eb drejte p\u00ebrmes nj\u00eb gjykate t\u00eb paanshme, t\u00eb caktuar me ligj dhe brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm, i b\u00ebj thirrje K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, dhe organeve t\u00eb ekzekutivit, t\u00eb rishqyrtojn\u00eb me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie, jo vet\u00ebm t\u00eb pavarur, por dhe plot\u00ebsisht funksional, eficient, n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve, dhe sa m\u00eb af\u00ebr tyre, dhe jo riorganizimin e tij t\u00eb p\u00ebrqendruar q\u00eb e largon drejt\u00ebsin\u00eb nga qytetari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky riorganizim i ekstremisht i p\u00ebrqendruar sipas draftit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore t\u00eb miratuar nga KLGJ n\u00eb dat\u00eb 10 qershor 2022, p\u00ebrpiqet t\u2019i fsheh problematikat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, dhe as p\u00ebrshpejtimin e proceseve gjyq\u00ebsore dhe evadimin e stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore t\u00eb mbartura dhe t\u00eb patrajtuara q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb prej vitit 2016-2017.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mungesa e nj\u00eb strategjie dhe nj\u00eb plani veprimi me terma t\u00eb qart\u00eb kohore se kur do t\u00eb plot\u00ebsohen vakancat e krijuara n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat se kur kjo \u00e7\u00ebshtje do adresohet p\u00ebrfundimisht n\u00eb respekt t\u00eb standardeve evropiane t\u00eb ngarkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar, nuk mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb s\u00ebrish mbi qytetar\u00ebt, duke i kufizuar atyre aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi, deri n\u00eb ato nivele sa t\u00eb pamund\u00ebsojn\u00eb dhe vet marrjen e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb at\u00eb moment kur ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe pse Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb po vuajn\u00eb shum\u00eb nga mbingarkesa e sistemit, dhe munges\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, kjo nuk zgjidhet me p\u00ebrqendrimin e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00ebm pas plot\u00ebsimin t\u00eb vakancave t\u00eb krijuara me numrin e nevojsh\u00ebm t\u00eb gjyqtar\u00ebve, sipas standardeve evropiane, mund t\u00eb kishim nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re gjyq\u00ebsore, q\u00eb objektivisht mund t\u00eb trajtonte rishp\u00ebrndarjen e burimeve njer\u00ebzore, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs, zhvillimeve ekonomike dhe sociale, por gjith\u00ebmon\u00eb sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkojn\u00eb angazhim serioz t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, t\u00eb sinqert\u00eb, masa konkrete dhe t\u00eb prekshme, ve\u00e7an\u00ebrisht kur kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me procesin e integrimit evropian dhe k\u00ebrkesat e organeve m\u00eb t\u00eb larta evropiane (Parlamenti i BE-s\u00eb), stabilitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe respektimin e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut, pjes\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb dhe aksesi i plot\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb e paanshme, e caktuar me ligj dhe brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj p\u00ebrs\u00ebris k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb v\u00ebmendja e KLGJ-s\u00eb, KLP-s\u00eb, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb p\u00ebrfshira dhe\/apo t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duhet t\u00eb jet\u00eb e shtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebr t\u00eb respektuar parimet dhe detyrimet kushtetuese, duke hartuar e implementuar masa konkrete, t\u00eb prekshme dhe objektive n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik n\u00eb gjykata, sa m\u00eb cil\u00ebsor, sa m\u00eb pran\u00eb qytetarit, dhe p\u00ebrmes nj\u00eb kostoje t\u00eb pranueshme n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimin dhe gjendjen ekonomike, duke rishikuar draftin q\u00eb KLGj propozon p\u00ebr riorganizimin e sistemit gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi vendimin e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr miratimin e hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, e cila sipas tij nuk jep zgjidhje. \u201cShkrirja e nj\u00eb numri kaq t\u00eb madh t\u00eb Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave t\u00eb Apeleve (5 Gjykata), me justifikimin se nuk ka gjyqtar\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":527849,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-530115","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/530115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=530115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/530115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/527849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=530115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=530115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=530115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}