{"id":519561,"date":"2022-04-24T09:27:53","date_gmt":"2022-04-24T07:27:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=519561"},"modified":"2022-04-24T09:27:53","modified_gmt":"2022-04-24T07:27:53","slug":"kontrasti-ndertimi-fasoni-call-center-nuk-gjejne-punonjes-agroperpunimi-po-i-shkurton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/04\/24\/kontrasti-ndertimi-fasoni-call-center-nuk-gjejne-punonjes-agroperpunimi-po-i-shkurton\/","title":{"rendered":"Kontrasti, nd\u00ebrtimi, fasoni, call center nuk gjejn\u00eb punonj\u00ebs, agrop\u00ebrpunimi po i shkurton","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-519562\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Fason-prodhim-kepucesh-1025.jpg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"789\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para n\u00eb aktivitetin prodhues dhe n\u00eb bujq\u00ebsi pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb ka zbehur perspektivat e pun\u00ebsimit gjat\u00eb vitit 2022 n\u00eb raport me pritshm\u00ebrit\u00eb e fillimit t\u00eb vitit.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">Gjithsesi, ekonomia e vendit ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr rreth 45 mij\u00eb punonj\u00ebs shtes\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, kryesisht n\u00eb fason, call center, nd\u00ebrtim dhe turiz\u00ebm. Bujq\u00ebsia dhe industria agrop\u00ebrpunuese do t\u00eb shkurtojn\u00eb numrin e punonj\u00ebsve, pasi nuk mund t\u00eb transferojn\u00eb totalisht kostot e larta n\u00eb \u00e7mime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Turizmi dhe fasoni po rrezikojn\u00eb t\u00eb zgjerohen m\u00eb tej nga mungesa e punonj\u00ebsve, teksa jan\u00eb drejtuar n\u00eb tregjet aziatike. Mungesa e aft\u00ebsive tek t\u00eb papun\u00ebt po pengon mbushjen e hendekut<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tregu i pun\u00ebs, prej vitesh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb disa sektor\u00eb, por pandemia Covid-19, q\u00eb shk\u00ebputi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs n\u00eb shumic\u00ebn e deg\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb, la nj\u00eb hendek q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb mbushur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund t\u00eb vitit 2021 ishin mbi 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar m\u00eb pak se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2019, por lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe rritja e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e prodhimit dhe sh\u00ebrbimeve i ka ndryshuar perspektivat e pun\u00ebsimit k\u00ebt\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori i turizmit, nd\u00ebrtimit dhe fabrikat e tekstilit dhe k\u00ebpuc\u00ebve, call center parashikojn\u00eb t\u00eb zgjerojn\u00eb numrin e punonj\u00ebsve k\u00ebt\u00eb vit me ritme dyshifrore, nd\u00ebrsa sektori i bujq\u00ebsis\u00eb dhe industria p\u00ebrpunuese ushqimore do t\u00eb reduktojn\u00eb punonj\u00ebsit, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb mbajn\u00eb kuotat aktuale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb i d\u00ebmtoi m\u00eb tej zinxhir\u00ebt e furnizimit q\u00eb kishin nisur t\u00eb shfaqnin probleme q\u00eb pas pandemis\u00eb. \u00c7mimet e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para gati jan\u00eb dyfishuar n\u00eb nj\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e kotove me ritme m\u00eb t\u00eb larta se \u00e7mimet po frenon zgjerimin n\u00eb bujq\u00ebsi dhe industrin\u00eb ushqimore, q\u00eb t\u00eb dyja s\u00eb bashku pun\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00eb gjysm\u00ebn e forc\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb vend. Perspektivat e pun\u00ebsimit jan\u00eb zbehur pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, gjithsesi disa sektor\u00eb kan\u00eb nj\u00eb hendek q\u00eb shkon n\u00eb rreth 45 mij\u00eb punonj\u00ebs. Teksa n\u00eb vend num\u00ebrohen mbi 160 mij\u00eb t\u00eb papun\u00eb, 70% e tyre jan\u00eb afatgjat\u00eb, t\u00eb dekurajuar dhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevoj\u00ebs q\u00eb ka tregu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Turizmi, nevojat p\u00ebr punonj\u00ebs, rreth 20% m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori i turizmit dhe sh\u00ebrbimet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zgjerojn\u00eb pun\u00ebsimin me rreth 20-30% k\u00ebt\u00eb vit. Rritja e numrit t\u00eb vizitor\u00ebve nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe shtimi i strukturave akomoduese nga ana tjet\u00ebr, po rrisin k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb rinj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik n\u00eb Tiran\u00eb, tha se, pavar\u00ebsisht problematikave q\u00eb ka krijuar lufta n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb sektorin e turizmit dhe sh\u00ebrbimeve ka nj\u00eb hendek 20-30% q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohet me punonj\u00ebs. K\u00ebrkesa m\u00eb e madhe p\u00ebr punonj\u00ebs shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zonat bregdetare, ku vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur turizmi i organizuar me kontrata e oferta paraprake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zonat e Durr\u00ebsit, Vlor\u00ebs, Velipoj\u00ebs, Sh\u00ebngjinit dhe Sarand\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shtojn\u00eb stafet k\u00ebt\u00eb sezon, por nd\u00ebrkoh\u00eb gjetja e punonj\u00ebsve t\u00eb rinj po has n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prej emigracionit l\u00eb lart\u00eb. Sektori i sh\u00ebrbimeve q\u00eb kontribuoi me rreth 30% t\u00eb pun\u00ebsimit total ofron pun\u00eb me sezone dhe paga n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se paga mesatare n\u00eb shkall\u00eb vendi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00ebse pagat u rrit\u00ebn me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, s\u00ebrish paga mesatare n\u00eb sektorin e akomodimit, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ishte 23% m\u00eb e ul\u00ebt se paga mesatare n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paga mesatare zyrtare bruto n\u00eb sektorin e turizmit arriti n\u00eb 45,988 lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit, nd\u00ebrsa paga mesatare mujore bruto n\u00eb shkall\u00eb vendi arriti n\u00eb 59,565 lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb tremujorin e fundit t\u00eb vitit 2020, paga mesatare n\u00eb sektorin e turizmit sh\u00ebnoi rritjen vjetore m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me rreth 12%, duke e ngushtuar hendekun me pag\u00ebn mesatare n\u00eb shkall\u00eb vendi me 2 pik\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb dy vjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori i sh\u00ebrbimeve, sidomos akomodimi dhe restorantet, udh\u00ebhoq\u00ebn rritjen e pagave dhe pun\u00ebsimit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, por nevojat s\u00ebrish mbeten shum\u00eb t\u00eb larta. Fatos \u00c7erenishti, i cili zot\u00ebron FAFA Group, nd\u00ebr grupet hoteliere m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, tha se gjetja e punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nga problematikat madhore n\u00eb sektor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mungesat e punonj\u00ebsve nga tregu vendas e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb z. \u00c7erenishti dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sektor t\u2019i drejtohen tregut aziatik. \u201cJemi munduar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rritje pagash, pasi na duhet t\u00eb mbajm\u00eb stafin e trajnuar q\u00eb na mund\u00ebson sh\u00ebrbim me standard. Gjithsesi, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb pagave, mjedisi mbetet sfidues, pasi hapen struktura t\u00eb reja dhe nevoja p\u00ebr staf \u00ebsht\u00eb e vazhdueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi m\u00eb i madh k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb punonj\u00ebsit dhe duke qen\u00eb se nuk po gjejm\u00eb n\u00eb vend, jemi lidhur me 2-3 agjenci p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nga shtete t\u00eb tjera. Ne shpresojm\u00eb q\u00eb 40 punonj\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb huaj nga vendet e Azis\u00eb t\u00eb vijn\u00eb s\u00eb shpejti, sikurse kemi r\u00ebn\u00eb dakord\u201d \u2013 tha \u00c7erenishti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Turizmi ka qen\u00eb n\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe shumica e strukturave t\u00eb m\u00ebdha pohojn\u00eb se u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb rrisin pagat, p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pun\u00eb stafin apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb rinj p\u00ebr nevojat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb pozicione specifike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pavar\u00ebsisht realitetit t\u00eb ri q\u00eb ka krijuar lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, strukturat akomoduese presin m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Pas gati dy vitesh kufizime t\u00eb rrepta n\u00eb l\u00ebvizje nga pandemia Covid-19, interesi p\u00ebr udh\u00ebtime do t\u00eb rritet k\u00ebt\u00eb vit, edhe pse kostot e jetes\u00ebs po ushtrojn\u00eb presion mbi shpenzimet q\u00eb lidhen me arg\u00ebtimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Strukturat e m\u00ebdha hoteliere n\u00eb vend jan\u00eb shitur q\u00eb ver\u00ebn e kaluar. Mir\u00ebpo fitimet e sektorit k\u00ebrc\u00ebnohen nga rritja e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para k\u00ebt\u00eb vit, teksa \u00e7mimet e paketave turistike jan\u00eb negociuar me \u00e7mimet e vitit t\u00eb kaluar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Bujq\u00ebsia, pun\u00ebsimi me r\u00ebnie k\u00ebt\u00eb sezon<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fermat bujq\u00ebsore n\u00eb zonat m\u00eb prodhuese t\u00eb vendit raportuan r\u00ebnie t\u00eb nivelit t\u00eb pun\u00ebsimit k\u00ebt\u00eb sezon, p\u00ebr shkak t\u00eb reduktimit t\u00eb mbjelljeve n\u00eb bujq\u00ebsi dhe falimentit t\u00eb fermave t\u00eb kafsh\u00ebve. Sektori q\u00eb angazhon me pun\u00eb rreth 44% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb vend, prej vitesh ka shfaqur probleme p\u00ebr munges\u00eb punonj\u00ebsish prej braktisjes s\u00eb zonave rurale nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebt\u00eb vit, zonat prodhuese n\u00eb vend, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar punonj\u00ebsit me pag\u00eb, do t\u00eb ulin numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve. N\u00eb zonat e serrave t\u00eb Beratit, Fierit, Lushnj\u00ebs dhe Divjak\u00ebs, sezonin e kaluar, jan\u00eb reduktuar sip\u00ebrfaqet e mbjella me rreth 30%. Mariglen Ziu, i cili zot\u00ebron gati nj\u00eb hektar serr\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kutallis\u00eb n\u00eb Berat, tha se, sip\u00ebrfaqja serr\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon \u00ebsht\u00eb 30% m\u00eb e ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7mimet e plehrave kimike, karburantit dhe inputeve t\u00eb tjera u rrit\u00ebn mbi 60%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e fermer\u00ebve kishin trash\u00ebguar humbje nga sezoni i dyt\u00eb i mbjelljeve m\u00eb 2021. T\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb sezon me humbje t\u00eb larta, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e inputeve ishin me rritje, shum\u00eb fermer\u00eb kan\u00eb braktisur mbjelljet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb angazhuar m\u00eb pak pun\u00ebtor\u00eb sezonal\u00eb. Pun\u00ebsimi me pag\u00eb n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb nuk matet nga institucionet vendase, por n\u00eb total p\u00ebrllogariten rreth 450 mij\u00eb persona n\u00eb vitin 2020, ose 10 mij\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mosha mesatare e lart\u00eb e fermer\u00ebve dhe mungesa e pasardh\u00ebsve t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn n\u00eb bujq\u00ebsi paraqet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht, kostoja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se mesatarja e BE-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagat n\u00eb bujq\u00ebsi jan\u00eb n\u00ebn mesataren komb\u00ebtare. Kostot e fuqis\u00eb pun\u00ebtore mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb lira, por megjithat\u00eb jo t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar produktivitetin e makinerive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zhvendosja drejt qyteteve e t\u00eb rinjve, emigracioni dhe produktiviteti i ul\u00ebt i sektorit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn n\u00eb bujq\u00ebsi t\u00eb papreferueshme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. N\u00eb tremujorin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2021, paga mesatare n\u00eb bujq\u00ebsi ishte rreth 35 mij\u00eb lek\u00eb ose 36.8% m\u00eb e ul\u00ebt se paga mesatare n\u00eb ekonomi. N\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2019, kjo diferenc\u00eb ishte 25%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bujq\u00ebsia po humbet gradualisht fuqin\u00eb pun\u00ebtore, si\u00e7 tregohet n\u00eb anketat e INSTAT (p.sh. Anketa Tremujore e Forc\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb kryer nga INSTAT p\u00ebr tremujorin e tret\u00eb 2020, krahasuar me tremujorin e tret\u00eb 2019) se norma vjetore e rritjes s\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb bujq\u00ebsi ishte me minus -3.7%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">INSTAT hoqi dor\u00eb nga publikimi i rezultateve tremujore t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb bujq\u00ebsi. Edhe pse bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sektori m\u00eb i madh n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit si n\u00eb PBB, pun\u00ebsim, sektori \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga vrojtimet statistikore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb rajon dhe n\u00eb Europ\u00eb, q\u00eb nuk mat ndryshimin e kostove n\u00eb bujq\u00ebsi, nuk mat normat e fitimit, ecurin\u00eb e pun\u00ebsimit me pag\u00eb etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sektori zhvillohet pa orientim dhe mb\u00ebshtetja buxhetore nuk mund t\u00eb autorizohet p\u00ebr nevojat reale.<\/span><\/p>\n<div id=\"attachment_519563\" style=\"width: 914px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-519563\" class=\"size-full wp-image-519563\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Numri-i-te-punesuarve-me-page-ne-sektorin-jobujqesor-1026.jpg\" alt=\"\" width=\"904\" height=\"1043\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Numri-i-te-punesuarve-me-page-ne-sektorin-jobujqesor-1026.jpg 904w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Numri-i-te-punesuarve-me-page-ne-sektorin-jobujqesor-1026-260x300.jpg 260w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Numri-i-te-punesuarve-me-page-ne-sektorin-jobujqesor-1026-888x1024.jpg 888w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Numri-i-te-punesuarve-me-page-ne-sektorin-jobujqesor-1026-768x886.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 904px) 100vw, 904px\" \/><p id=\"caption-attachment-519563\" class=\"wp-caption-text\"><\/span> <span style=\"color: #000000;\">Burimi: INSTAT<\/span><\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Fasoni, nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr 20 mij\u00eb punonj\u00ebs<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori fason po refuzon masivisht k\u00ebrkesa p\u00ebr porosi nga klient\u00eb europian\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Pandemia Covid-19 dhe tani lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka nxitur rritjen e porosive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fabrika \u00ebsht\u00eb rritur me mbi 100%, furnizimi me fuqi t\u00eb re pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb pothuajse zero. Florian Zekja, nga Unioni i Fason\u00ebve, pohon se fabrikat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin kan\u00eb s\u00eb paku nevoj\u00eb edhe p\u00ebr 20 mij\u00eb punonj\u00ebs shtes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fabrikat e tekstilit dhe k\u00ebpuc\u00ebve pun\u00ebsojn\u00eb rreth 60 mij\u00eb punonj\u00ebs me pag\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, ose 10% t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve me pag\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb e papun\u00eb nuk preferojn\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb fabrika, edhe pse pagat po rriten.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me gjith\u00eb zhvillimet pozitive, paga mesatare zyrtare n\u00eb sektorin e industris\u00eb p\u00ebrpunuese n\u00eb vitin 2020 arriti 79 mij\u00eb lek\u00eb, ose sa 70% e pag\u00ebs mesatare zyrtare. V\u00ebshtir\u00ebsia q\u00eb paraqet puna n\u00eb fabrika dhe konkurrenca q\u00eb ka sektori nga emigrimi e ka \u00e7uar n\u00eb zero k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb fabrika.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Forca pun\u00ebtore e specializuar n\u00eb k\u00ebto 30 vite \u00ebsht\u00eb drejt plakjes, teksa fabrikat po mundohen t\u00eb mbajn\u00eb nivelin e prodhimit n\u00eb kontroll, duke investuar n\u00eb teknologji, duke mbyllur ciklin dhe duke synuar klient\u00eb me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori fason pun\u00ebsoi zyrtarisht rreth 56 mij\u00eb punonj\u00ebs para kriz\u00ebs pandemike n\u00eb vitin 2019, por Unioni i Fason\u00ebve pohon se, nevojiten urgjentisht mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e porosive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb shpejt\u00eb, por shum\u00eb fabrika kan\u00eb refuzuar porosit\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt po synohet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me aziatik\u00eb ose me punonj\u00ebs nga Bangladeshi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb fabrika jan\u00eb lidhur me agjencit\u00eb e pun\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb rekrutuar punonj\u00ebs nga Azia, por po p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shum\u00eb vende aziatike, prej t\u00eb cilave Shqip\u00ebria k\u00ebrkon punonj\u00ebs, si, Bangladeshi dhe Sri Lanka nuk kan\u00eb ambasada n\u00eb Shqip\u00ebri. Procedurat burokratike jan\u00eb t\u00eb shumta dhe k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb, teksa nevoja p\u00ebr punonj\u00ebs paraqitet urgjente.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pandemia pati ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, sepse si pasoj\u00eb e infektimeve dhe karantinave t\u00eb gjata, punonj\u00ebsit humb\u00ebn lidhjen me vendet e pun\u00ebs. Por me rikthimin drejt normalitetit, i gjith\u00eb globi po p\u00ebrballet p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb jo t\u00eb zakont\u00eb p\u00ebr mallra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebs kan\u00eb refuzuar t\u00eb kthehen n\u00eb pun\u00eb pas pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Eva Laro, e cila zot\u00ebron ProDyn, nj\u00eb nga fabrikat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb prodhimit t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb vend, tha se, sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb punonj\u00ebsit, ku shihet nj\u00eb r\u00ebnie e vazhdueshme e personave t\u00eb rinj t\u00eb interesuar p\u00ebr pun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevoj\u00ebn p\u00ebr punonj\u00ebs, ProDyn po nd\u00ebrmerr nj\u00eb projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja e cil\u00ebsis\u00eb\/sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb list\u00ebs s\u00eb personave q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb papun\u00eb, por q\u00eb v\u00ebrtet d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar (edhe pse pa aft\u00ebsi teknike specifike, pasi ata mund t\u00eb trajnohen nga qendra e trajnimit n\u00eb fabrik\u00eb) \u2013 tha ajo.<\/span><\/p>\n<div id=\"attachment_519564\" style=\"width: 1388px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-519564\" class=\"size-full wp-image-519564\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-numrit-te-te-punesuarve-1026.jpg\" alt=\"\" width=\"1378\" height=\"580\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-numrit-te-te-punesuarve-1026.jpg 1378w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-numrit-te-te-punesuarve-1026-300x126.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-numrit-te-te-punesuarve-1026-1024x431.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-numrit-te-te-punesuarve-1026-768x323.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1378px) 100vw, 1378px\" \/><p id=\"caption-attachment-519564\" class=\"wp-caption-text\"><\/span> <span style=\"color: #000000;\">Burimi: INSTAT (Anketa e forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs)<\/span><\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Call center parashikon rritje t\u00eb pun\u00ebsimit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Call center, ofruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e arsimuar, parashikojn\u00eb t\u00eb zgjerohen edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb vit. Lorenc Goga, i cili drejton kompanin\u00eb \u201cFacile.it\u201d, tha se edhe pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, nevoja p\u00ebr pun\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se oferta nga tregu i pun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai tha se, n\u00eb kushtet e mungesave, kompanit\u00eb e m\u00ebdha do t\u00eb mundohen t\u00eb p\u00ebrthithin gati t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00ebp\u00ebrmjet pagave mesatarisht m\u00eb t\u00eb larta dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb tjera. Kompanit\u00eb e vogla, sipas tij, do ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit, sektori call center ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 1000 punonj\u00ebs shtes\u00eb sipas vler\u00ebsimeve nga tregu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prej 2-3 vitesh, kompanit\u00eb po hasin v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e punonj\u00ebsve t\u00eb rinj. P\u00ebrve\u00e7 emigracionit, faktor frenues \u00ebsht\u00eb edhe konkurrenca e pandershme nga lul\u00ebzimi i platformave t\u00eb paligjshme Forex.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori nuk gjen punonj\u00ebs kryesisht p\u00ebr dy arsye kryesore: emigracioni dhe mungesa e njohurive e gjuh\u00ebs italiane tek t\u00eb rinjt\u00eb e sotsh\u00ebm. Duke qen\u00eb se 90% e call center ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr tregun italian tani shihet q\u00eb gjenerata q\u00eb ka lindur pas viteve 1990 nuk e njohin italishten si brezi q\u00eb lindi n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit dhe e m\u00ebsoi italishten nga televizioni.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb vitet 2020-2021, n\u00eb vend pati nj\u00eb bum t\u00eb hapjes s\u00eb platformave Forex. Funksionimi i paligjsh\u00ebm i tyre deformoi parametrat e tregut t\u00eb pun\u00ebs. K\u00ebto kompani ofrojn\u00eb paga shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se tregu dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb call center u larguan p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb Forex.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por duke qen\u00eb se disa platforma Forex n\u00eb vendin ton\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb hetim, pritet q\u00eb kjo t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht te sh\u00ebrbimet call center. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb rritur volumi i kontratave t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbimet e blerjes online, q\u00eb njoh\u00ebn hov zhvillimi n\u00eb pandemin\u00eb e COVID-19.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sh\u00ebrbimet e asistenc\u00ebs ndaj klientit po evoluojn\u00eb fuqish\u00ebm, sepse shtytja drejt dixhitalizimit po i zhvendos v\u00ebllimet drejt vet\u00ebkujdesit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ulje t\u00eb v\u00ebllimeve, pavar\u00ebsisht sektor\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, pandemia ka larguar qytetar\u00ebt nga kanalet fizike, duke rritur ndjesh\u00ebm blerjet online n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. Tregtia online dhe menaxhimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sh\u00ebrbimet call center ndaj klientit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb INSTAT, k\u00ebto nj\u00ebsi pun\u00ebsuan rreth 8 mij\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb vitin 2020, ose rreth 1,5% t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve me pag\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit.<\/span><\/p>\n<div id=\"attachment_519565\" style=\"width: 1388px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-519565\" class=\"size-full wp-image-519565\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Te-papune-15-vjec-e-lart-1026.jpg\" alt=\"\" width=\"1378\" height=\"580\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Te-papune-15-vjec-e-lart-1026.jpg 1378w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Te-papune-15-vjec-e-lart-1026-300x126.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Te-papune-15-vjec-e-lart-1026-1024x431.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Te-papune-15-vjec-e-lart-1026-768x323.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1378px) 100vw, 1378px\" \/><p id=\"caption-attachment-519565\" class=\"wp-caption-text\"><\/span> <span style=\"color: #000000;\">Burimi: INSTAT (Anketa e forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs)<\/span><\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Industria ushqimore, r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria agroushimore n\u00eb vend parashikon r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve k\u00ebt\u00eb vit, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00ebndrimin n\u00eb vendnum\u00ebro p\u00ebr shkak se, klima e biznesit n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm, nga rritja e kostos s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, kryesisht karburantit, gazit dhe energjis\u00eb elektrike, si dhe konkurrenc\u00ebs nga importi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Nikolin Jaka, tha se, ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur numrin e punonj\u00ebsve aktual\u00eb, nd\u00ebrsa Alban Zusi, i cili zot\u00ebron nj\u00eb fabrik\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mishit, parashikon reduktim t\u00eb stafit. Rritja e shpejt\u00eb e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, sidomos t\u00eb energjis\u00eb me 300% dhe karburantit, ka rr\u00ebnuar projektet p\u00ebr zgjerim t\u00eb industris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2020, pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin e agrop\u00ebrpunimit ishte rreth 13 mij\u00eb persona, ose 2.6% e totalit, nd\u00ebrsa n\u00eb sektorin e peshkimit dhe n\u00eb industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb peshkut ishin t\u00eb pun\u00ebsuar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, mbi 9000 persona. Z. Jaka tha se kostot e prodhimit jan\u00eb shum\u00ebfishuar prej rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, nd\u00ebrsa ato nuk mund t\u00eb reflektohen n\u00eb \u00e7mimet finale, p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs nga importet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjendja \u00ebsht\u00eb alarmuese n\u00eb fabrikat e p\u00ebrpunimit t\u00eb qum\u00ebshtit, t\u00eb cilat po vuajn\u00eb munges\u00ebn e furnizimeve me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb (qum\u00ebsht) nga tregu vendas, nga r\u00ebnia e numrit t\u00eb bag\u00ebtive. \u00c7mimi i qum\u00ebshtit nga furnizuesit ndaj fabrikave \u00ebsht\u00eb rritur me 20-30% k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrsa faturat e pages\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb jan\u00eb rritur me 300%, p\u00ebr shkak se shumica e tyre furnizohen nga tregu i lir\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb ekspozuar totalisht nga tregu i lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fabrikat pohojn\u00eb se rritja e kostove nuk mund t\u00eb transferohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb \u00e7mime, pasi produktet tona konkurrohen nga importi, t\u00eb cilat mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb tregjet shqiptare me \u00e7mime konkurruese, pasi vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs i subvencionoj\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e bujq\u00ebsis\u00eb nga prodhimi deri te p\u00ebrpunimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Industria agroushqimore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, duke shfaqur rritje vjetore t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb prodhimit. N\u00eb vitin 2020, numri m\u00eb i madh i nd\u00ebrmarrjeve p\u00ebrpunuese ishte n\u00eb sektorin e prodhimit t\u00eb buk\u00ebs (55.9%), at\u00eb t\u00eb qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit (12.7%) dhe t\u00eb prodhimit t\u00eb vajit vegjetal (7.7%).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrmarrjet agroushqimore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara kryesisht n\u00eb Tiran\u00eb (31%), Fier (12%) dhe n\u00eb Durr\u00ebs (10%). Numri m\u00eb i lart\u00eb i t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb industrin\u00eb agroushqimore ishte n\u00eb Tiran\u00eb (34.8%), i ndjekur nga Durr\u00ebsi (14.6%) dhe Elbasani (9.5%).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e v\u00ebllimit t\u00eb prodhimit \u00ebsht\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mishit t\u00eb ngrir\u00eb dhe t\u00eb produkteve t\u00eb mishit t\u00eb ngrir\u00eb, prodhimit t\u00eb miellit, buk\u00ebs dhe makaronave, qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb prodhimit t\u00eb pijeve alkoolike. Nd\u00ebrsa vlera e prodhimit \u00ebsht\u00eb rritur, kryesisht n\u00eb sektor\u00ebt e qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit, n\u00eb sektorin e peshkut t\u00eb konservuar, n\u00eb sektorin e ujit t\u00eb ambalazhuar dhe t\u00eb pijeve joalkoolike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb prodhimit t\u00eb \u00ebmb\u00eblsirave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pesha m\u00eb e madhe e investimeve gjat\u00eb viteve 2015 \u2013 2020 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb prodhimin e miellit nga drith\u00ebrat, n\u00eb prodhimin e buk\u00ebs, prodhimin e ujit t\u00eb ambalazhuar dhe t\u00eb pijeve joalkoolike, produkteve t\u00eb peshkut t\u00eb p\u00ebrpunuar, qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nd\u00ebrtimi ka nevoj\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs shtes\u00eb, por tregu ka mungesa<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Operator\u00ebt n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs shtes\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb projekteve t\u00eb reja q\u00eb pritet t\u00eb nisin k\u00ebt\u00eb vit, por tregu i pun\u00ebs ka mungesa, sidomos me profesionist\u00eb. Kompanit\u00eb q\u00eb preferuan t\u00eb ruanin anonimatin pohuan se, sektori po zgjerohet nga rritja e lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe k\u00ebrkesa e lart\u00eb p\u00ebr rikonstruksione dhe p\u00ebr arredim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori i nd\u00ebrtimit pun\u00ebsoi rreth 51 mij\u00eb persona n\u00eb vitin 2020, duke kontribuar n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10% t\u00eb pun\u00ebsimit jobujq\u00ebsor. Edhe pse vit pandemik, nd\u00ebrtimi ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt sektor\u00eb q\u00eb rriti pun\u00ebsimin me mbi 7% gjat\u00eb vitit 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjetja e pun\u00ebtor\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7se po v\u00ebshtir\u00ebsohet, po ndikon n\u00eb rritjen e kostos s\u00eb pun\u00ebs. Punonj\u00ebsit n\u00eb nd\u00ebrtim po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, pohojn\u00eb nd\u00ebrtuesit, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se po aplikojn\u00eb rritje t\u00eb pagave \u00e7do 6 muaj p\u00ebr t\u00eb stimuluar mbajtjen e punonj\u00ebsve q\u00eb po joshen \u00e7do dit\u00eb nga emigracioni.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00eb nd\u00ebrtuesit pohojn\u00eb se e kan\u00eb keqtrajtuar forc\u00ebn pun\u00ebtore me paga t\u00eb ul\u00ebta, teksa tani, shum\u00eb prej tyre po marrin punonj\u00ebs nga rajoni, Bosnja dhe Kosova, me paga shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se punonj\u00ebsit shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Perspektiva e pun\u00ebsimit n\u00eb nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb pozitive k\u00ebt\u00eb vit. T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga INSTAT p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend treguan se sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb kryeqytet, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin 2021, arriti n\u00eb 1.65 milion\u00eb metra katror\u00eb, duke sh\u00ebnuar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2010, kur raportohen t\u00eb dh\u00ebnat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb krahasim me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr leje \u00ebsht\u00eb rritur me 47%, teksa n\u00eb vitin 2020 u vu re nj\u00eb frenim i lejeve t\u00eb dh\u00ebna, p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve t\u00eb krijuara nga pandemia. N\u00eb raport me vitin 2019, kur u sh\u00ebnua rekordi i ri i dekad\u00ebs s\u00eb fundit, sip\u00ebrfaqja e lejeve \u00ebsht\u00eb rritur me 17%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa n\u00eb raport me 2015-n, viti kur u dhan\u00eb m\u00eb pak leje, sip\u00ebrfaqja \u00ebsht\u00eb 7.4-fishuar. Pas 2015-s, Bashkia \u00ebsht\u00eb treguar \u201cdor\u00ebl\u00ebshuar\u201d me nd\u00ebrtuesit. Sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2021 \u00ebsht\u00eb sa 71% e totalit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb lejeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrtim, mbi 70% e saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr banesa, e ndikuar edhe nga rind\u00ebrtimi pas t\u00ebrmetit. Pjesa m\u00eb e madhe e lejeve q\u00eb u dhan\u00eb vitin e kaluar nisin nga puna k\u00ebt\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<div id=\"attachment_519566\" style=\"width: 1388px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-519566\" class=\"size-full wp-image-519566\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-shkalles-se-papunesise-gjithsej-dhe-papunesise-afatgjate-1026.jpg\" alt=\"\" width=\"1378\" height=\"580\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-shkalles-se-papunesise-gjithsej-dhe-papunesise-afatgjate-1026.jpg 1378w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-shkalles-se-papunesise-gjithsej-dhe-papunesise-afatgjate-1026-300x126.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-shkalles-se-papunesise-gjithsej-dhe-papunesise-afatgjate-1026-1024x431.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Ecuria-e-shkalles-se-papunesise-gjithsej-dhe-papunesise-afatgjate-1026-768x323.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1378px) 100vw, 1378px\" \/><p id=\"caption-attachment-519566\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p><\/div>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/kontrasti-ndertimi-fasoni-call-center-nuk-gjejne-punonjes-agroperpunimi-po-i-shkurton\/?utm_content=bufferbed6b&amp;utm_medium=social&amp;utm_source=facebook.com&amp;utm_campaign=buffer&amp;fbclid=IwAR2PtJaMgPtl-Ro_eRvHoO8HXKm99Gi8bpvwSjLC2gCVpWCxjS9ru4gbgBI\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>Revista Monitor<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para n\u00eb aktivitetin prodhues dhe n\u00eb bujq\u00ebsi pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb ka zbehur perspektivat e pun\u00ebsimit gjat\u00eb vitit 2022 n\u00eb raport me pritshm\u00ebrit\u00eb e fillimit t\u00eb vitit. Gjithsesi, ekonomia e vendit ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr rreth 45 mij\u00eb punonj\u00ebs shtes\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, kryesisht n\u00eb fason, call center, nd\u00ebrtim dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-519561","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/519561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=519561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/519561\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=519561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=519561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=519561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}