{"id":517108,"date":"2022-04-11T16:48:08","date_gmt":"2022-04-11T14:48:08","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=517108"},"modified":"2022-04-11T18:21:25","modified_gmt":"2022-04-11T16:21:25","slug":"shba-ve-sanksione-ndaj-aqif-rakipit-dhe-ylli-ndroqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2022\/04\/11\/shba-ve-sanksione-ndaj-aqif-rakipit-dhe-ylli-ndroqit\/","title":{"rendered":"SHBA v\u00eb sanksione ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-517109\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"1000\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi.jpg 2000w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi-300x150.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi-1024x512.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi-768x384.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Rakipi-Ndroqi-1536x768.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot Departamenti i Thesarit Amerikan ka vendosur sanksione t\u00eb r\u00ebnda ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi si dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ata akuzohen p\u00ebr korrupsion, shantazhe, p\u00ebrvet\u00ebsim pronash, rryshfet e pjes\u00ebmarrje n\u00eb krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si rezultat i vendimit t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb gjitha pronat e k\u00ebtyre personave do t\u00eb bllokohen n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njoftimi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga faqja n\u00eb Facebook e Ambasad\u00ebs Amerikane, e cila shkruan se SHBA ka vendosur sanksione ndaj shtat\u00eb individ\u00ebve dhe nj\u00eb enti nga kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, me argumentin se k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb stabilitetin e rajonit p\u00ebrmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve t\u00eb tjera destabilizuese. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cSot, Zyra e Departamentit t\u00eb Thesarit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Kontrollin e Pasurive t\u00eb Huaja (OFAC) p\u00ebrcaktoi shtat\u00eb individ\u00eb dhe nj\u00eb ent n\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, bazuar n\u00eb Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i dyt\u00eb q\u00eb OFAC ka nd\u00ebrmarr\u00eb bazuar n\u00eb E.O. 14033 dhe q\u00eb sh\u00ebnjestron persona t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb stabilitetin e rajonit p\u00ebrmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve t\u00eb tjera destabilizuese. Vendimi i sot\u00ebm p\u00ebrforcon p\u00ebrkushtimin e Thesarit p\u00ebr t\u00eb nxitur llogaridh\u00ebnien p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sjellje destabilizuese dhe korruptive n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. E till\u00eb sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebto vende mund\u00ebsi dhe stabilitet.\u201d<\/em>&#8211; thuhet n\u00eb njoftimin e Ambasad\u00ebs Amerikane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Departamenti i Shtetit gjithashtu ka marr\u00eb masa, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndalimin e vizave p\u00ebr tre zyrtar\u00eb nga dy prej vendeve t\u00eb Ballkanit: Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky vendim prek deputetin boshnjak Asim Sarajlic, kryeprokuroren boshnjake Gordana Tadi\u00e7 si dhe ish-kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Nikola Gruevski. Ndryshe nga kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, Gruevskit, Sarajlicit e Tadi\u00e7it,\u00a0 u ndalohen edhe vizat p\u00ebr n\u00eb SHBA.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Ky vendim i b\u00ebn ata dhe pjestar\u00ebt e familjes s\u00eb tyre t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&#8221;<\/em>&#8211; thuhet n\u00eb njoftim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>NJOFTIMI I DEPARTAMENTIT T\u00cb THESARIT:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Uashington \u2013 Sot, Zyra e Departamentit t\u00eb Thesarit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Kontrollin e Pasurive t\u00eb Huaja (OFAC) p\u00ebrcaktoi shtat\u00eb individ\u00eb dhe nj\u00eb ent n\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, bazuar n\u00eb\u00a0Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i dyt\u00eb q\u00eb OFAC ka nd\u00ebrmarr\u00eb bazuar n\u00eb E.O. 14033 dhe q\u00eb sh\u00ebnjestron persona t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb stabilitetin e rajonit p\u00ebrmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve t\u00eb tjera destabilizuese. Vendimi i sot\u00ebm p\u00ebrforcon p\u00ebrkushtimin e Thesarit p\u00ebr t\u00eb nxitur llogaridh\u00ebnien p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sjellje destabilizuese dhe korruptive n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. E till\u00eb sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebto vende mund\u00ebsi dhe stabilitet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cPersonat e p\u00ebrcaktuar sot p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr stabilitetin rajonal, besimin n\u00eb institucione dhe aspiratat e atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb qeverisje demokratike dhe t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d<\/em>, tha N\u00ebn-Sekretari i Thesarit p\u00ebr Terrorizmin dhe Inteligjenc\u00ebn Financiare, Brian E. Nelson. <em>\u201cLufta kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi kryesore e administrat\u00ebs Biden-Harris dhe Thesari nuk do t\u00eb ngurroj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs aktor\u00eb t\u00eb korruptuar dhe destabilizues\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si pjes\u00eb e k\u00ebtij vendimi, Departamenti i Shtetit p\u00ebrcakton publikisht individ\u00eb nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) t\u00eb Aktit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, Operacioneve t\u00eb Jashtme dhe Programeve t\u00eb Ngjashme, 2022, duke vendosur at\u00eb q\u00eb r\u00ebndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit p\u00ebrcakton gjithashtu edhe pjestar\u00ebt e familjes s\u00eb tyre t\u00eb ngusht\u00eb sipas 7031(c). Ky vendim i b\u00ebn ata dhe pjestar\u00ebt e familjes s\u00eb tyre t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>SHQIP\u00cbRIA<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krimi i organizuar mbetet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe aktor\u00ebt kriminal\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, duke p\u00ebrdorur para dhe dhun\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mb\u00ebshtetje drejt kandidat\u00ebve t\u00eb preferuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Aqif Rakipi<\/strong> (Rakipi)\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-deputet fam\u00ebkeq nga Elbasani, Shqip\u00ebri, i cili ka ndikim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe destabilizues n\u00eb proceset politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Grupe t\u00eb shumta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar (GKO) n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ofruar para, dhurata ose premtime p\u00ebr vende pune apo l\u00ebshime n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave p\u00ebr partin\u00eb e tyre t\u00eb preferuar politike. Rakipi ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb Grup Krimi t\u00eb Organizuar, brenda t\u00eb cilit ai ka ushtruar ndikim politik, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes korrupsionit. P\u00ebr shembull, Rakipi ka p\u00ebrdorur ndikimin e tij politik p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar miqt\u00eb e tij n\u00eb pozicione ky\u00e7e publike n\u00eb Elbasan dhe Tiran\u00eb. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pasi prokuror\u00ebt konfirmuan rolin e tij n\u00eb veprimtari kriminale n\u00ebn nj\u00eb pseudonim. Ai p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb korrupsion lidhur me Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshi korrupsionin nga, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb, ose t\u00eb lidhur me nj\u00eb qeveri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, apo nj\u00eb zyrtar aktual ose t\u00eb kaluar qeverie, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli t\u00eb qeverisjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave publike, shpron\u00ebsimi i pronave private p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose q\u00ebllime politike, apo ryshfete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ylli Ndroqi<\/strong> (Ndroqi)\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb pronar mediash, pasurit\u00eb e t\u00eb cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare n\u00eb vitet 2020 dhe 2021 p\u00ebr veprimtari t\u00eb m\u00ebparshme kriminale. Ndroqi ka shfryt\u00ebzuar mediat q\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin e tij p\u00ebr t\u00eb zhvatur dhe shantazhuar qytetar\u00eb shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkesave p\u00ebr para dhe blerjeve t\u00eb reklamave n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mospublikimit t\u00eb artikujve negativ\u00eb n\u00eb media. Gjithashtu, Ndroqi ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar ryshfete p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb subjekti q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnte biznes n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndroqi p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb korrupsion lidhur me Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshi korrupsionin nga, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb, ose t\u00eb lidhur me nj\u00eb qeveri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, apo nj\u00eb zyrtar aktual ose t\u00eb kaluar qeverie, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli t\u00eb qeverisjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave publike, shpron\u00ebsimi i pronave private p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose q\u00ebllime politike, apo ryshfete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>BOSNJE-HERCEGOVIN\u00cb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Thesarit n\u00eb 5 janar 2022 p\u00ebr Milorad Dodik dhe nj\u00eb ent biznesi n\u00ebn kontrollin e tij, OFAC sot p\u00ebrcaktoi edhe dy zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Asim Sarajlic<\/strong> (Sarajlic)\u00a0\u00ebsht\u00eb deputet n\u00eb parlamentin e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs (BiH) dhe deri von\u00eb ishte nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Partis\u00eb s\u00eb Aksionit Demokratik (SDA) n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb. Sarajlic \u00ebsht\u00eb subjekti fam\u00ebkeq i \u201cafer\u00ebs Asim\u201d, nj\u00eb skandal politik korrupsioni n\u00eb t\u00eb cilin Sarajlic u kap duke premtuar se do t\u2019i siguronte nj\u00eb vend pune gruas s\u00eb nj\u00eb delegati t\u00eb partis\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vote p\u00ebr nj\u00eb pozicion politik partiak. Sarajlic \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur p\u00ebr vepra t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe trafik influence.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sarajli\u00e7 ka abuzuar gjithashtu me pozicionin e tij n\u00eb lidhje me BH Telecom, nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e madhe shtet\u00ebrore e BiH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, Sarajlic pranoi personalisht pages\u00eb nga aplikant\u00ebt p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pozicioneve, si dhe ushtroi ndikim t\u00eb pavend n\u00eb procesin e pun\u00ebsimit. Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj veprimtarie, Sarajlic rekomandoi kandidat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt raportohet se ishin shum\u00eb t\u00eb pakualifikuar, duke d\u00ebmtuar integritetin e kompanis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sarajlic p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb korrupsion lidhur me Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshi korrupsionin nga, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb, ose t\u00eb lidhur me nj\u00eb qeveri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, apo nj\u00eb zyrtar aktual ose t\u00eb kaluar qeverie, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli t\u00eb qeverisjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave publike, shpron\u00ebsimi i pronave private p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose q\u00ebllime politike, apo ryshfete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gordana Tadi\u00e7<\/strong> (Tadic)\u00a0ka sh\u00ebrbyer si Kryeprokurore e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb BiH nga viti 2019 deri n\u00eb 2021. N\u00eb vitin 2021, ajo u hoq zyrtarisht nga pozicioni i saj nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe i Prokuroris\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019i caktuar \u00e7\u00ebshtjet tek prokuror\u00ebt p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi automatik shp\u00ebrndarjeje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, i krijuar p\u00ebr t\u00eb parandaluar vendimet e caktimit t\u00eb prokuror\u00ebve bazuar n\u00eb arsye personale ose politike. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Tadi\u00e7 raportohet se p\u00ebrdori pozicionin e saj si Kryeprokurore p\u00ebr t\u00eb nxitur interesat e saj personale dhe familjare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo dyshohet se ka mbledhur tarifat e strehimit shtet\u00ebror p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate fiktive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tadic p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse ose bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb, ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb veprime apo politika q\u00eb minojn\u00eb proceset apo institucionet demokratike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>MALI I ZI<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Svetozar Marovic<\/strong> (Marovic)\u00a0ka qen\u00eb President i shtetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi nga viti 2003 deri n\u00eb 2006 dhe sh\u00ebrbeu si ish-z\u00ebvend\u00ebs president i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi (DPS) deri n\u00eb vitin 2015. Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze n\u00eb 2015 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dyshimeve p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb raste korrupsioni n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb lidhur me projektet e nd\u00ebrtimit n\u00eb bashkin\u00eb e Budv\u00ebs. Prokuror\u00ebt malazez\u00eb e akuzuan Marovicin se p\u00ebrdori ndikimin e tij si zyrtar i lart\u00eb n\u00eb DPS p\u00ebr t\u00eb miratuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb blerje pronash dhe ujdish nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat soll\u00ebn p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr disa kompani, por shkaktuan humbje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr qeverin\u00eb vendore. N\u00eb vitin 2016, Marovic n\u00ebnshkroi dy marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb, duke pranuar t\u00eb gjitha akuzat kund\u00ebr tij p\u00ebr korrupsion. Ai u d\u00ebnua me disa vite burg dhe u urdh\u00ebrua t\u2019i kthente shtetit mbi 1 milion\u00eb dollar\u00eb, por u arratis n\u00eb Serbi p\u00ebrpara se t\u00eb vuante d\u00ebnimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Marovic p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb korrupsion lidhur me Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshi korrupsionin nga, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb, ose t\u00eb lidhur me nj\u00eb qeveri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, apo nj\u00eb zyrtar aktual ose t\u00eb kaluar qeverie, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli t\u00eb qeverisjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave publike, shpron\u00ebsimi i pronave private p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose q\u00ebllime politike, apo ryshfete.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>MAQEDONIA E VERIUT<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nikola Gruevski\u00a0<\/strong>(Gruevski)\u00a0\u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe mbetet i dyshuar n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje korrupsioni, dhe \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, pastrim parash dhe vepra t\u00eb tjera penale t\u00eb lidhura me koh\u00ebn e tij si Kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2016. Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet p\u00ebr d\u00ebnimin e vitit 2018 nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr akuza t\u00eb lidhura me korrupsionin, gj\u00eb e cila paraqet nj\u00eb penges\u00eb serioze p\u00ebr llogaridh\u00ebnien p\u00ebr korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Gruevski \u00ebsht\u00eb pronar dhe drejtues i kompanis\u00eb hungareze\u00a0I.C.I.C. KFT, e cila \u00ebsht\u00eb e regjistruar si shoq\u00ebri me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb Pecel, Hungari.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gruevski p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb korrupsion lidhur me Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshi korrupsionin nga, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb, ose t\u00eb lidhur me nj\u00eb qeveri n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, apo nj\u00eb zyrtar aktual ose t\u00eb kaluar qeverie, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli t\u00eb qeverisjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave publike, shpron\u00ebsimi i pronave private p\u00ebr p\u00ebrfitime personale ose q\u00ebllime politike, apo ryshfete. I.C.I.C. KFT p\u00ebrcaktohet n\u00eb zbatim t\u00eb E.O. 14033 sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb apo e kontrolluar nga Gruevski.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Sasho Mijalkov<\/strong> (Mijalkov)\u00a0\u00ebsht\u00eb ish-shefi i kund\u00ebrzbulimit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Mijalkov dyshohet se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb manipulimit t\u00eb votave dhe nj\u00eb operacion t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrgjimi t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb sh\u00ebnjestroi 20,000 njer\u00ebz, p\u00ebrfshir\u00eb politikan\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, gjyqtar\u00eb dhe gazetar\u00eb, q\u00eb siguroi p\u00ebrfitime politike dhe ekonomike dhe q\u00eb nxiti nj\u00eb kriz\u00eb politike dyvje\u00e7are n\u00eb vend duke zbuluar nd\u00ebrhyrjen e pretenduar t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, kontrollin mbi disa media dhe nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zgjedhje. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb tij si organizator kryesor i skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjimeve, ai u d\u00ebnua nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr bashk\u00ebpunim kriminal, shp\u00ebrdorim detyre dhe marrjen e shp\u00ebrblimeve p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb prill 2021, nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut e d\u00ebnoi Mijalkovin p\u00ebr shp\u00ebrdorim pushteti n\u00eb lidhje me nj\u00eb marr\u00ebveshje prokurimi p\u00ebr pajisje survejimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mijalkov p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb E.O. 14033 sepse ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ose bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb, ose p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb veprime apo politika q\u00eb minojn\u00eb proceset apo institucionet demokratike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>PASOJAT E SANKSIONEVE<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si rezultat i vendimit t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb gjitha pronat dhe interesat n\u00eb prona t\u00eb individ\u00ebve ose subjekteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara q\u00eb ndodhen n\u00eb Shtetet e Bashkuara ose n\u00eb zot\u00ebrim apo kontroll t\u00eb personash t\u00eb SHBA, duhet t\u00eb bllokohen dhe t\u00eb raportohen n\u00eb OFAC. Rregullat e OFAC n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndalojn\u00eb t\u00eb gjitha transaksionet nga qytetar\u00ebt amerikan\u00eb ose qytetar\u00ebt brenda (ose q\u00eb kalojn\u00eb tranzit) Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb prona ose interesa n\u00eb prona t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrcaktuar ose p\u00ebrndryshe t\u00eb bllokuar. Personat e SHBA mund t\u00eb p\u00ebrballen me nd\u00ebshkime civile ose penale p\u00ebr shkelje t\u00eb E.O. 14033.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Forca dhe integriteti i sanksioneve t\u00eb OFAC rrjedhin jo vet\u00ebm nga aft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe p\u00ebrfshir\u00eb persona n\u00eb List\u00ebn e Personave t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb P\u00ebrcaktuar dhe Bllokuar (Lista SDN), por edhe nga vullneti i saj p\u00ebr t\u00eb hequr persona nga Lista SDN n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i sanksioneve nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb, por t\u00eb sjellin ndryshime pozitive n\u00eb sjellje.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot Departamenti i Thesarit Amerikan ka vendosur sanksione t\u00eb r\u00ebnda ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi si dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. Ata akuzohen p\u00ebr korrupsion, shantazhe, p\u00ebrvet\u00ebsim pronash, rryshfet e pjes\u00ebmarrje n\u00eb krimin e organizuar. Si rezultat i vendimit t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb gjitha pronat e k\u00ebtyre personave do t\u00eb bllokohen n\u00eb SHBA. Njoftimi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":30,"featured_media":517109,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,65,13],"tags":[],"class_list":["post-517108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/517108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/30"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=517108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/517108\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/517109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=517108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=517108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=517108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}